Parashtruesi paraqiti kërkesën bazuar në Nenin 113.7 të Kushtetutës së Kosovës duke pohuar se të drejtat e tij ishin cenuar me aktgjykimin e Gjykatës Supreme, me ç’rast ishte vërtetuar vendimi i komisionit diciplinor të Korporatës Energjetike të Kosovës për largim të parashtruesit nga puna, Gjykata konstatoi se kërkesa e parashtruesit ishte qartazi e pabazuar, sepse parashtruesi nuk kishte mbështetur me prova pohimet e tij, pra si dhe pse është kryer shkelja e pretenduar. Gjykata po ashtu theksoi se nuk vëren që procedurat përkatëse të zhvilluara në gjykatat e rregullta ishin arbitrare ose të padrejta. Duke cituar rastin Edwards kundër Mbretërisë së Bashkuar nga praktika e GJEDNJ-së, Gjykata më tutje arsyetoi se, si rregull i përgjthshëm, vlerësimi i fakteve është detyrë e gjykatave të rregullta. Për shkak të arsyeve të përmendura, Gjykata vendosi të hedhë poshtë kërkesën e parashtruesit si të papranueshme.
Mehdi Sopjani
KI - Kërkesë individuale
Aktvendim për papranueshmëri
Kërkesa është qartazi e pabazuar
Civile