Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësimi i kushtetutshmërisë së Vendimit të Gjykatës së Apelit të Kosovës, K.P./K.V. nr-186/2013, të 1 qershorit 2013

Nr. të lëndës KI 88/13

Parashtruesit: Nazmi Mustafi

Shkarko:

Parashtruesi i kërkesës e parashtroi kërkesën në pajtim me nenin 113,7 të Kushtetutës së Kosovës, duke kërkuar vlerësim kushtetues të Vendimit të Gjykatës së Apelit të Kosovës, K,P,/K,V, nr-186/2013, të 1 qershorit 2013, me të cilin parashtruesit të kërkesës
ia kishte zëvendësuar masën e sigurimit të pranisë së të pandehurit në procedurën penale, ashtu që e kishte anuluar masën e sigurimit të dorëzanisë në shumë prej 25000 eurosh dhe e ka caktuar masën e paraburgimit, si masë për të siguruar praninë e të pandehurit në procedurën penale, Parashtruesi i kërkesës konsideronte se është shkelur neni 5 i Konventës për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe lirive themelore, shkelja e Kushtetutës së Republikës së Kosovës, shkelja e dispozitave të neneve 274, 275 paragrafi 1, nenit 276, dhe nenit 277 (veçanërisht e rëndësishme shkelja e paragrafit 4), e në lidhje me nenin 393, paragrafi 1, nenin 281, paragrafi 1 dhe 2, nënparagrafi 1, pika (i), (ii), (iii), të Kodit të Procedurës Penale të Kosovës, Duke vendosur në lidhje me kërkesën e parashtruesit Nazmi Mustafi, pas shqyrtimit të procedurës në tërësi, Gjykata Kushtetuese nuk kishte gjetur se procedurat përkatëse në gjykatat e rregullta ishin në ndonjë mënyrë të padrejta ose arbitrare dhe se vendimet e gjykatave të rregullta ishin plotësisht të arsyetuara, Prandaj, Gjykata konkludoi se kërkesa është qartazi e pabazuar, sepse faktet e paraqitura nuk e arsyetojnë në asnjë mënyrë pretendimin për shkeljen e të drejtave kushtetuese

Parashtruesit:

Nazmi Mustafi

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesa është qartazi e pabazuar

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Penale