Parashtruesi i kërkesës pretendonte se autoritetet gjyqësore, përkatësisht Kolegji i Ankesave i DHPGJS-së me Aktvendimin AC-II-12-0212, të 7 marsit 2013,shkeli të drejtat e tij kushtetuese, të garantuara me nenin 102, paragrafi 3 të Kushtetutës, si dhe të drejtën për gjykim të drejtë dhe të paanshëm, të garantuar me nenin 31 të Kushtetutës, si dhe nenin 6 të KEDNJ-së, Parashtruesi, posaçërisht mëtonte se, Kolegji i Ankesave i DHPGJS-së, kur vendosi për ankesën e AKP-së, duke e lëne anash shqyrtimin e objektit të kontestit pronësor, përkitazi me mungesën e juridiksionit të Gjykatës Komunale në Prishtinë, gjykoi në kundërshtim me nenin 102,3 të Kushtetutës dhe në kundërshtim me kërkesat e nenit 6 të KEDNJ-së, Gjykata, në këtë rast, gjeti se procedurat përkatëse të zhvilluara në Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme, nuk ishin në ndonjë mënyrë të padrejta apo arbitrare, sepse gjykata në fjalë kishte argumentuar dhe arsyetuar bindshëm verdiktin e saj, përkitazi me vendimi e marrë (Shih, mutatis mutandis, Shub vs, Lithuania, Vendimi i GJEDNJ-së për pranueshmërinë e kërkesës Nr, 17064/06, i 30 qershorit 2009), Në tërësi, Gjykata gjeti se kërkesa e parashtruesit nuk i përmbushte kriteret e pranueshmërisë, sepse parashtruesi kishte dështuar të provojë se me vendimin e kontestuar i ishin shkelur të drejtat e garantuara me Kushtetutë, Prandaj, në pajtim me rregullin 36 (2) b) të Rregullores së punës, Gjykata e deklaroi kërkesën të papranueshme
Agjencia Kosovare e Privatizimit
KI - Kërkesë individuale
Aktvendim për papranueshmëri
Kërkesa është qartazi e pabazuar
Civile