Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësimi i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme, Pkl. nr. 25/2011, të 22 marsit 2011, dhe të Aktvendimit të Gjykatës Supreme, Kp. nr. 255/2010, të 2 nëntorit 2010

Nr. të lëndës KI 76/11

Parashtruesit: Avni Aliaj

Kërkesa bazohet në nenin 113,7, të Kushtetutës; nenin 46, 47, 48 dhe 49, të Ligjit nr. 03/L-121 të Gjykatës Supreme të Kosovës (në tekstin vijues:Ligji) dhe rregullin 56 (2) të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës (në tekstin vijues:Rregullorja e punës), Paraqitësi i kërkesës, më 8 qershor 2011 i ka paraqitur kërkesë Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Kryetari i gjykatës, më 17 gusht 2011 e ka emëruar gjyqtarin Ivan Çukaloviq gjyqtar raportues, si dhe Kolegjin për shqyrtim në përbërje të gjyqtarëve: Robert Carolan (kryesues), Almiro Rodrigues dhe Iliriana Islami, Më 2 korrik 2012, kryetari e ka emëruar gjyqtaren Snezhana Botusharova në vend të gjyqtares Iliriana Islami, Me aktgjykimin e Gjykatës së Qarkut në Prizren P,nr,17/2007 të datës 9 korrik 2007, paraqitësi i kërkesës është shpallur fajtor për dy vepra penale, raste të rënda të vjedhjes grabitqare nga neni 256.1, të Ligjit të Përkohshëm Penal të Kosovës (LPPK),Rrjedhimisht, paraqitësit të kërkesës i është shqiptuar dënimi unik me burg në kohëzgjatje prej 12 (dymbëdhjetë) vjetësh, I pakënaqur me rrjedhën e aktgjykimit, paraqitësi i kërkesës ka ushtruar ankesë në Gjykatën Supreme, Më 27 shkurt 2008, Gjykata Supreme e Kosovës ka marrë aktvendim nën numrin Ap,nr424/2007 dhe e ka refuzuar si të pabazë ankesën e paraqitësit të kërkesës, Pas kësaj, më 18 shkurt 2011 ka paraqitur kërkesë për mbrojtje të ligjshmërisë në Gjykatën Supreme të Kosovës, Gjykata Supreme e Kosovës, më 22 shkurt 2011, ka marrë aktgjykim Pkl.nr.25/2011 dhe e ka refuzuar si të pabazë kërkesën për mbrojtjen e ligjshmërisë kundër aktgjykimit të plotfuqishëm të Gjykatës së Qarkut në Prizren, Kp.nr.255/2010 nga data 2 nëntor 2010, Pas shqyrtimit të procedurës në tërësi, gjykata nuk ka konstatuar se veprimet përkatëse në çfarëdo mënyre kanë qenë të padrejta apo të njollosura me arbitraritet (shih mutatis mutandis, Shub kundër Lituanisë, vendimi ESLJP lidhur me pranueshmërinë e kërkesës nr.17064/06 nga data 30 qershor 2009),Rrjedhimisht, në këtë kërkesë nuk janë plotësuar kushtet e pranueshmërisë,Paraqitësi i kërkesës nuk ka arritur ta vërtetoj se vendimi i kontestuar ia ka shkelur të drejtat dhe liritë kushtetuese paraqitësit të kërkesës,Gjykata Kushtetuese, në pajtim me nenin 113,7 të Kushtetutës, nenet 48 dhe 56, të Ligjit dhe rregullit 36, të Rregullores së punës së Gjykatës, njëzëri ka vendosur që kërkesën ta shpallë të papranueshme

Parashtruesit:

Avni Aliaj

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesa është qartazi e pabazuar

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Penale