Aktgjykim

Vlerësim i kushtetutshmërisë te Vendimit te Dhomës se Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës, ASC-09-089, te 4 shkurtit 2010

Nr. të lëndës KI 25/10

Parashtruesit: Agjencia Kosovare e Privatizimit

Parashtruesi i kërkesës, Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP), e kishte dorëzuar Kërkesën në bazë të nenit 113.7 të Kushtetutës, duke pohuar se janë shkelur të drejtat e saj sipas neneve 3.2, 31.1, 31.2, 54, 102.2, 102.3. 102.4, 112.2, 116.3, 143 dhe 145.2 të Kushtetutës, si dhe sipas nenit 13 të Konventës Evropiane për të Drejtat dhe Liritë Themelore të Njeriut (KEDNJ) nga vendimi i marrë nga Kolegji i Apelit i Dhomës së Posaçme të Gjykatës Kushtetuese (“Dhoma e Posaçme”) sepse ai bazohej në një opinion ligjor të UNMIK-ut ku ai i jepte prioritet Agjencisë Kosovare të Mirëbesimit (AKM), agjenci kjo e krijuar nga UNMIK, mbi AKP-në, e cila ishte krijuar nga Kuvendi si pasardhëse e AKM-së, duke shfuqizuar në mënyrë efektive legjislacionin. Parashtruesi po ashtu e kontestonte përbërjen e kolegjit të Dhomës së Posaçme pasi që asnjë nga anëtarët e tij nuk ishte gjyqtar kosovar, Parashtruesi argumentoi se kështu ai ishte privuar nga mundësia për gjykim të drejtë dhe të paanshëm publik nga një gjykatë e pavarur dhe e paanshme, Gjykata vendosi se Kërkesa ishte e pranueshme, duke konstatuar se Parashtruesi ishte palë e autorizuar sipas nenit 113.7 pasi që Ligji për AKP-në i jepte atij “personalitet të plotë ligjor,” Kërkesa e plotësonte afatin prej katër muajsh të përcaktuar në nenin 49 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese (“Ligji”), se ajo e plotësonte parakushtin për shterjen e mjeteve juridike sipas nenit 47.2 të Ligjit, dhe ajo në mënyrë të saktë kishte specifikuar të drejtat dhe liritë e shkelura si dhe veprimet përkatëse të autoriteteve publike sipas nenit 48 të Ligjit, Në lidhje me meritat e Kërkesës, Gjykata konstatoi se Dhoma e Posaçme nuk i kishte dhënë mundësi Parashtruesit që t’i përgjigjet paraqitjes së UNMIK-ut dhe se ajo e kishte përfshirë gjuhën e UNMIK-ut në vendimin e saj. Gjykata konstatoi se Dhoma e Veçantë nuk kishte vepruar në mënyrë të paanshme, gjë që kishte shkelur të drejtën e Parashtruesit për gjykim të drejtë sipas nenit 31 të Kushtetutës dhe nenit 6 të KEDNJ-së. Ajo po ashtu konstatoi se Dhoma e Posaçme e kishte shkelur të drejtën e Parashtruesit për gjykim të drejtë sipas nenit 31 dhe nenit 6 të KEDNJ-së dhe nenit 16.3 të Kushtetutës, kur e kishte refuzuar pohimin e Parashtruesit se ka status të subjektit juridik sepse Kosova ishte shtet sovran, duke cituar Mendimin Këshillimor të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (22 korrik 2010). Gjykata po ashtu konstatoi se Dhoma e Posaçme ishte pjesë e gjyqësorit të Kosovës dhe e kishte obligim kushtetues që të zbatojë ligjet e miratuara nga Kuvendi i Kosovës, duke cituar nenin 102.3 dhe nenin 1.1 të Propozimit Gjithëpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit të Kosovës, Duke përmendur nenin 145 të Kushtetutës, Gjykata theksoi se ligjet që kanë ekzistuar në datën kur ka filluar zbatimi i Kushtetutës vazhdonin të jenë në fuqi derisa të shfuqizoheshin, zëvendësoheshin apo ndryshoheshin në pajtim me Kushtetutën, përfshirë edhe Rregulloret e UNMIK-ut dhe Vendimet Administrative të lëshuara nga Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm (PSSP). Prandaj Gjykata vendosi se ligji për AKP-në e kishte shfuqizuar Rregulloren e UNMIK-ut për krijimin e AKM-së, dhe e kishte zëvendësuar atë më AKP-në, e cila kishte status të plotë juridik, duke cituar nenin 31 të Ligjit për AKP-në. Gjykata theksoi se gjyqtarët e EULEX-it ishin të obliguar të respektojnë ligjet e Kosovës, duke cituar Ligjin për Kompetencat, Përzgjedhjen e Lëndëve dhe Caktimin e Lëndëve të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve të EULEX-it në Kosovë. Në analizën e vet përfundimtare, Gjykata konstatoi se Dhoma e Posaçme kishte shkelur nenin 102 të Kushtetutës kur nuk e kishte pranuar se AKM ishte zëvendësuar nga AKP, si dhe statusin e AKP-së si subjekt juridik sipas ligjit për AKP-në, Duke konstatuar se nuk kishte shkelje të neneve 31.2 dhe 54 të Kushtetutës, Gjykata hodhi poshtë ankesën e Parashtruesit për përbërjen e kolegjit dhe gjykatës pasi që pjesëmarrja e gjyqtarëve të Kosovës në marrjen e vendimeve nga Kolegji i Ankesave nuk është e obligueshme. Më saktë, neni 14 i Udhëzimit Administrativ nr. 2008/6 e specifikon se një kuorum prej tre gjyqtarësh është parakusht për të vendosur për një lëndë dhe nuk thotë asgjë në lidhje me përkatësinë kombëtare të gjyqtarëve, Për arsyet e lartcekura, Gjykata nxori Aktgjykimin për ta kthyer mbrapsht vendimin e Dhomës së Posaçme sipas neneve 31 dhe 32 të Kushtetutës dhe nenit 6.1 të KEDNJ-së, duke e kthyer rastin në Dhomën e Posaçme për rishqyrtim në përputhje me aktgjykimin sipas rregullës 74.1 të Rregullores së Punës dhe duke i kërkuar Dhomës së Posaçme që ta informojë Gjykatën në lidhje me masat e ndërmarra për të zbatuar ketë aktgjykim

Parashtruesit:

Agjencia Kosovare e Privatizimit

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktgjykim

Shkelje e të drejtave kushtetuese

Neni 31 - E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm , Neni 102 – Parimet e Përgjithshme të Sistemit Gjyqësor

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Administrative