Parashtruesi e kishte dorëzuar Kërkesën në bazë të nenit 113.7 të Kushtetutës duke pretenduar se moszbatimi nga Komuna e Gjakovës i vendimit të Bordit të Pavarur Mbikëqyrës (BPM) që kërkonte shqyrtimin e rastit dhe marrjen e vendimit meritor kishte shkelur të drejtat e tij sipas neneve 21.1 dhe 49.1 të Kushtetutës. Duke iu përgjigjur kësaj, Komuna argumentoi se Kërkesa nuk i plotësonte kushtet për marrje të vendimit pasi që ankesa që ajo përmbante ndaj vendimit të Gjykatës Komunale të Gjakovës për dhënien e rrogës së papaguar ende nuk ishte zgjidhur nga Gjykata e Qarkut në Pejë, Gjykata vendosi se Kërkesa ishte e papranueshme sipas nenit 113.7 të Kushtetutës dhe nenit 47 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese, pasi që ankesa e komunës ende nuk ishte zgjidhur në Gjykatën e Qarkut, duke arsyetuar se ende nuk ishin shterur të gjitha mjetet juridike. Vendimi i Gjykatës dëshmonte se rregulla për shterjen e mjeteve juridike është e bazuar në supozimin se sistemi ligjor i Kosovës ofron mjete juridike për shkeljet kushtetuese
Agron Vula
KI - Kërkesë individuale
Aktvendim për papranueshmëri
Nuk janë shterur mjetet juridike
Civile