Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim i kushtetutshmërisë së njoftimit të Zyrës për Vlerësim dhe Verifikim Prokurorial, ZZVP/12/123, të 23 nëntorit 2012

Nr. të lëndës KI 130/12

Parashtruesit: Xhymshit Xhymshiti

Parashtruesi paraqiti kërkesën bazuar në Nenin 113,7 të Kushtetutës duke pohuar se të drejtat e tij kushtetuese janë cenuar me vendimet e Panelit Vlerësues të Këshillit Prokurorial të Kosovës, Parashtruesi, ndër të tjera, pohoi se ishte shkelur e drejta në punë dhe e drejta për përfaqësim në punësim në institucionet publike për shkak se ai nuk ishte rekomanduar për pozitën e prokurorit në Gjilan dhe në Ferizaj, Gjykata konstatoi se parashtruesi nuk kishte shteruar të gjitha mjetet juridike të parapara me Nenin 113,7 të Kushtetutës, Gjykata, më tej, arsyetoi se rregulli i shterimit të mjeteve juridike është që t’u ofrohet autoriteteve kompetente, përfshirë gjykatat, mundësinë për të parandaluar ose korrigjuar shkeljet e supozuara të Kushtetutës, Për shkak të arsyeve të përmendura, Gjykata bazuar në Nenin 113,7 të Kushtetutës, Nenin 47 të Ligjit dhe rregullin 36 (1) a) të Rregullores së punës vendosi të hedhë poshtë kërkesën e parashtruesit si të papranueshme

Parashtruesit:

Xhymshit Xhymshiti

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Nuk janë shterur mjetet juridike

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Civile