Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktvendimit të Gjykatës Supreme Rev. 311/2009 të 15 korrikut 2009, Aktgjykimit të Gjykatës së Qarkut në Prizren Ac. nr. 393/08, të 18 shkurtit 2009 dhe Aktgjykimit të Gjykatës Komunale C.nr.749/07 të 4 korrikut 2008

Nr. të lëndës KI 96/12

Parashtruesit: Ramiz Asllani

Parashtruesi e kishte dorëzuar Kërkesën në bazë të nenit 113.7 të Kushtetutës, duke pretenduar se me vendimet gjyqësore të gjykatave të rregullta i është shkelur e drejta e garantuar me nenin 46 [Mbrojtja e Pronës] të Kushtetutës, Parashtruesi, tregon se qëllimi i tij dhe i anëtareve tjerë të familjes është kthimi i patundshmërisë së kontestuar që ua kishte lënë nëna e tyre, pasuri të cilën pretendon se iu është marrë atyre në mënyrë të paligjshme nga bashkëfshatari i tij, Në këtë rast, Gjykata, ka vërejtur që vendimi gjyqësor përfundimtar për parashtruesin ishte Aktvendimi i Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës Rev.nr.311/2009 të cilin parashtruesi e kishte pranuar më 23 tetor 2010, përderisa, parashtruesi kërkesën në Gjykatë e kishte dorëzuar më 8 tetor 2012, që nënkupton se kërkesa ishte dorëzuar jashtë afatit katër (4) mujor të paraparë me nenin 49 të Ligjit dhe rregullin 36.1 (b) të Rregullores së punës

Parashtruesit:

Ramiz Asllani

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesa është paraqitur pas afatit

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Civile