Aktgjykim

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktvendimit të Gjykatës së Qarkut në Mitrovicë, Ac. Nr. 61/12, të 13 shkurtit 2012

Nr. të lëndës KI 112/12

Parashtruesit: Adem Meta

Parashtruesi kërkon realizimin e të drejtës për kthim në vendin e tij të punës dhe zbatimin në tërësi të vendimit të KPM-së, si dhe kërkon anulimin e Aktvendimit të Gjykatës Komunale në Skenderaj dhe Aktvendimin e Gjykatës së Qarkut në Mitrovicë, në pjesën në të cilën nuk është miratuar kërkesa e tij për kthim në vend të punës,
Parashtruesi i kërkesës pretendon se Aktvendimi i Gjykatës së Qarkut, Ac, Nr, 61/12, i 13 shkurtit 2012, ka shkelur të drejtat e tij të garantuara me nenin 21 [Parimet e Përgjithshme], nenin 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm], nenin 32 [E Drejta për Mjete Juridike], nenin 49 [E Drejta e Punës dhe Ushtrimit të Profesionit], dhe nenin 54 [Mbrojtja Gjyqësore e të Drejtave] të Kushtetutës, si dhe me nenin 6 [E Drejta për Proces të Rregullt] dhe nenin 13 [E Drejta për Zgjidhje Efektive] të Konventës Evropinae për të Drejtat dhe Liritë Themelore të Njeriut (KEDNJ), Gjykata vlerësoi që përmbarimi i vendimit të KPM-së, i cili është përfundimtar dhe i përmbarueshëm duhet të konsiderohet pjesë përbërëse e të drejtës për gjykim të drejtë, e drejtë kjo e garantuar me nenin 31 të Kushtetutës dhe nenin 6 të KEDNJ-së, Gjykata më tej vlerësoi se mosekzistimi i mjeteve tjera juridike apo mekanizmave efektiv, që do të mundësonin obligimin e organeve përkatëse për përmbarimin me kohë të vendimit të KPM-së, ngre po ashtu çështjen e së drejtës të garantuar me nenin 32 [ E Drejta për Mjete Juridike] të Kushtetutës, në bazë të së cilit secili person ka të drejtë të përdorë mjetet juridike kundër vendimeve gjyqësore dhe administrative të cilat cenojnë të drejtat ose interesat e tij në mënyrën e përcaktuar me ligj, Në fund, Gjykata konstatoi se moszbatimi në tërësi i vendimit të KPM-së nga gjykatat e rregullta dhe dështimi i organeve kompetente të Republikës së Kosovës për të siguruar mekanizma efikas në lidhje me zbatimin e vendimeve përkatëse të organeve dhe të gjykatave përbën shkelje të neneve 31, 32 dhe 54 të Kushtetutës dhe të nenit 6 në lidhje me nenin 13 të KEDNJ-së

Parashtruesit:

Adem Meta

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktgjykim

Shkelje e të drejtave kushtetuese

Neni 31 - E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm , Neni 32 - E Drejta për Mjete Juridike , Neni 54 - Mbrojtja Gjyqësore e të Drejtave

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Administrative