Aktvendim

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës, Rev. nr. 50/2011, të 22 nëntorit 2012

Nr. të lëndës KI 14/13

Përmbledhje

Parashtruesi, Komuna e Podujevës, e parashtroi kërkesën në pajtim me nenin 113,7 të Kushtetutës së Kosovës, duke e kontestuar Aktgjykimin e Gjykatës Supreme, Rev, nr, 50/2011, të 22 nëntorit 2012, i cili pretendon t’i ketë shkelur të drejtat e tij, të garantuara me nenin 46 [Mbrojtja e Pronës] së Kushtetutës dhe neni 1 i Protokollit 1 [Mbrojtja e Pronës] së KEDNJ-së, sepse “në pajtim me […] Aktvendimin nr, 04-466-765/3 të 28 korrikut 1980, prona është eksproprijuar me kompensim dhe paraardhësi i paditësve është kompensuar, ku i njëjti aktvendim e ka marrë formën e prerë më 22,12,1982 dhe Shtëpia e Kulturës është ndërtuar në pronën e lartpërmendur,” Për më tepër, parashtruesi kërkoi nga Gjykata vendosjen e masës së përkohshme për të ndaluar ekzekutimin e Aktgjykimit të Gjykatës Supreme, Sa i përket çështjes së pranueshmërisë së kërkesës, Gjykata konstatoi se kërkesa ishte e papranueshme sepse parashtruesi kishte dështuar të paraqesë prova se procedurat përkatëse ishin në ndonjë mënyrë të padrejta apo arbitrare, Në këtë mënyrë, Gjykata konkludoi se kërkesa ishte qartazi e pabazuar në pajtim me rregullin 36 (1,c) të Rregullores së punës, Për më tepër, sa i përket kërkesës për masë të përkohshme, Gjykata konstatoi se, duke pasur parasysh se kërkesa u gjet si e papranueshme, parashtruesi i kërkesës nuk ka të drejtë, sipas rregullit 54,1 të Rregullores së punës, të kërkojë masë të përkohshme

Parashtruesit:

Komuna e Podujevës

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim

Kërkesa është qartazi e pabazuar

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Civile