Parashtruesit e paraqitën kërkesën në pajtim me nenin 113,7 të Kushtetutës së Kosovës, duke e kontestuar Aktgjykimin e Gjykatës Supreme, Rev, nr, 521/2009, të 4 qershorit 2012, sepse parashtruesit e kërkesës pretendojnë se “[…] janë pronarë të pronës së patundshme të kontestuar, sepse e kanë trashëguar atë, Kjo e drejtë, sipas Kushtetutës, është e paprekshme dhe e garantuar, Sidoqoftë, me aktgjykimet e gjykatave të rregullta, e drejta e pronës i takon A,Q,,,” Për me tepër, parashtruesit e kërkesës gjithashtu pretendojnë se Gjykata Komunale në Prizren, më 2 qershor 2008, ishte e paanshme, nuk ka vepruar në pajtim me vërejtjet e bëra nga Gjykata Supreme, Në lidhje me çështjen e pranueshmërisë së kërkesës, Gjykata vlerësoi se kërkesa ishte e papranueshme, sepse parashtruesit e kërkesës nuk e kanë mbështetur pretendimin e tyre në baza kushtetuese dhe nuk kanë paraqitur asnjë provë që tregon se të drejtat dhe liritë e tyre ishin shkelur nga Gjykata Supreme
Muhamet Ukalo, Neime Ukalo
KI - Kërkesë individuale
Aktvendim për papranueshmëri
Kërkesa është qartazi e pabazuar
Civile