Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme Rev. nr. 254/2009 të 16 janarit 2012

Nr. të lëndës KI 59/12

Parashtruesit: Remzi Berisha

Parashtruesi e kishte dorëzuar Kërkesën në bazë të nenit 113.7 të Kushtetutës, duke pretenduar se Gjykata Supreme, duke miratuar revizionin e ushtruar nga Komuna e Kaçanikut, ka bërë shkelje të të drejtave kushtetuese të tij, të garantuara me nenin 21 [Parimet e Përgjithshme] dhe me nenin 46 [Mbrojtja e Pronës], Gjykata në rastin konkret i është referuar nenit 48 te ligjit dhe rregullit 36.2 pika b) dhe d)të Rregullores së punës. Në këtë drejtim, Gjykata ka konstatuar se parashtruesi nuk kishte treguar pse dhe si Gjykata e Supreme, ia kishte shkelur të drejtat e tij të garantuara me Kushtetutë dhe Konventën Evropiane dhe as që kishte ofruar prova për shkeljet e pretenduara të të drejtave të garantuara me Kushtetutë. Në këtë drejtim, Gjykata konstatoi se parashtruesi nuk kishte treguar pse dhe si Gjykata e Supreme, ia kishte shkelur të drejtat e tij të garantuara me Kushtetutë dhe Konventën Evropiane dhe as që kishte ofruar prova për shkeljet e pretenduara të të drejtave të garantuara me Kushtetutë, Gjykata, kishte theksuar se nuk mund të veprojë si gjykatë e shkallës së katërt në këtë rast. Sepse eshtë detyrë dhe obligim i gjykatave të rregullta që t’i interpretojnë dhe t’i zbatojnë rregullat e caktuara të së drejtës procedurale dhe materiale, Gjykata në këtë rast ka përmendur rastin García Ruiz kundër Spanjës [DHM], nr. 30544/96, para. 28, Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut [GJEDNJ] 1999-I). Gjykata në përfundim kishte konsideruar që kërkesa nuk i përmbushte kriteret e kërkuara në nenin 48 të Ligjit dhe të rregullit 36.2 (b) dhe (d) të Rregullores së punës, prandaj, si e tillë kërkesa është konsideruar si qartazi e pabazuar

Parashtruesit:

Remzi Berisha

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesa është qartazi e pabazuar

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Civile