Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Komunale në Prishtinë, C. nr. 2005/2005, të 13 tetorit 2008; të Aktgjykimit të Gjykatës së Qarkut në Prishtinë, Ac. nr. 76/2007, të 22 tetorit 2008; dhe të Aktvendimit të Gjykatës Supreme, Rev. nr. 27/2009, të 14 majit 2012

Nr. të lëndës KI 70/12

Parashtruesit: Zahir dhe Hazir Sinani

Parashtruesit e kishin dorëzuar Kërkesën në bazë të nenit 113.7 të Kushtetutës, duke pretenduar se, të gjitha instancat gjyqësore me vendimet e tyre kanë shkelur të drejtat e tyre kushtetuese, parashtruesit nuk kishin specifikuar dispozitën kushtetuese me te cilën pretendonin se u ishin shkelur të drejtat e tyre, Gjykata në rastin konkret i është referuar nenit 48 te ligjit dhe rregullit 36.2 pika b) dhe d) të Rregullores së punës. Në këtë drejtim, Gjykata ka konstatuar se parashtruesi nuk kishte treguar pse dhe si Gjykata e Supreme, ia kishte shkelur të drejtat e tij të garantuara me Kushtetutë dhe Konventën Evropiane dhe as që kishte ofruar prova për shkeljet e pretenduara të të drejtave te garantuara me Kushtetutë. Gjykata, nuk mundur të gjejë pse dhe si procedurat përkatëse në Gjykatën Supreme, ishin në ndonjë mënyrë të padrejta apo arbitrare lidhur me këtë përmend rastin Shub kundër Lituanisë, Vendimi i GJEDNJ-së për Pranueshmëri të Kërkesës, Nr. 17064/06, i 30 qershorit 2009. Gjykata ne përfundim kishte konsideruar që kërkesa nuk i përmbushte kriteret e kërkuara në nenin 48 të Ligjit dhe të rregullit 36.2 (b) dhe (d) të Rregullores së punës, prandaj, si e tillë kërkesa është konsideruar si qartazi e pabazuar

Parashtruesit:

Zahir dhe Hazir Sinani

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesa është qartazi e pabazuar

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Civile