Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësimi i kushtetutshmërisë  së Aktgjykimit të Kolegjit të Apelit të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme për çështje që lidhen  me Agjencinë Kosovare të Privatizimit, të 15 gushtit 2019

Nr. të lëndës KI 233/19

Parashtruesit: Qaush Mulliqi

Shkarko:

KI 233/19 parashtrues i kërkesës: Qaush Mulliqi, vlerësimi i kushtetutshmërisë  së Aktgjykimit të Kolegjit të Apelit të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme për çështje që lidhen  me Agjencinë Kosovare të Privatizimit, të 15 gushtit 2019

KI233/19, Aktvendim për papranueshmërinë i 29 korrikut 2020, i publikuar më 27 gusht 2020

Fjalë kyçe: Kërkesë individuale, vlerësim i kushtetutshmërisë së aktgjykimit të kontestuar të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme, qartazi e pabazuar

Kërkesa bazohet në nenin 113.7 të Kushtetutës, nenet 22 dhe 47 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës Nr.03 / L-121 dhe rregullin 32 të Rregullores së Punës së Gjykatës Kushtetuese.

Më 11 tetor 1991, parashtruesit të kërkesës, me vendimin nr. 2331 të Ndërmarrjes Shoqërore Kombinati  Bujqësor Industrial IK „Dushan Mugosha“ (në tekstin e mëtejmë: NSH) nga Peja,  i është ndërprerë marrëdhënia e tij e punës.

Në Nëntor  të vitit 1991, Parashtruesi i kërkesës paraqiti një  kërkesëpadi në Gjykatën Themelore të Punës së Bashkuar në Gjakovë kundër vendimit të NSH-së nr. 2331 me kërkesën që ky vendim të anullohet dhe ai të rikthehet në vendin e tij të mëparshëm të punës. Kjo padi më vonë u transferua në Gjykatën Komunale në Pejë.

Më 19 korrik 2007, Gjykata Komunale në Pejë, përmes Vendimit  C.no. 741/07, e ndërpreu këtë procedurë në lidhje me padinë e paraqitur, sepse kundër NSH-së së paditur ishte inicuar procedura e likuidimit, përkatësisht NSH-ja në fjalë ka qenë nën administrimin e Agjencisë Kosovare të Privatizimit(në tekstin e mëtejmë: AKP)  që nga 8 qershori 2007.

Në vitin 2007, NSh-ja në fjalë hyri në procesin e likuidimit, ndërsa më 3 shtator 2007, parashtruesi i kërkesës paraqiti pranë autoritetit të likuidimit të NSH-së në fjalë një kërkesë për pagesën e pagave të papaguara për periudhën nga marsi i vitit 1991 deri në mars të vitit 1999.

Kjo procedurë gjyqësore u përmbyll me një aktgjykim të formës së prerë të Kolegjit të Apelit të Gjykatës Supreme, me të cilin ankesa e parashtruesit u konsiderua si e parashtkruar sepse kërkesa për kompensimin e pagave të papaguara u dorëzua në vitin 2007, përkatësisht pas afatit ligjor prej 3 vjetësh.

Gjykata thekson se parashtruesi i kërkesës nuk mbështet në asnjë mënyrë pretendimet e tij për shkeljen e  të drejtave të tij. Në fakt, Gjykata thekson se parashtruesi i kërkesës kishte një mjet juridik efektiv në dispozicionin e tij dhe se dështimi që të veprohet brenda afateve për paraqitjen e kërkesëpadive dhe ankesave në asnjë mënyrë nuk mund të rezultojë në pretendime të argumentuara për shkelje të të drejtave të garantuara me Kushtetutë.

Gjykata konstaton se parashtruesi i kërkesës nuk ka dëshmuar dhe mbështetur në mënyrë të mjaftueshme pretendimet se janë shkelur të drejtat e tij të mbrojtura nga neni 32 [E drejta për mjete juridike] dhe neni 54 [Mbrojtja gjyqësore e të drejtave] i Kushtetutës.

Rrjedhimisht, kërkesa e parashtruesit të kërkesës duhet të deklarohet e papranueshme mbi baza kushtetuese si qartazi e pabazuar në pajtim me rregullin 39 (2) të Rregullores së punës.

Parashtruesit:

Qaush Mulliqi

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesa është qartazi e pabazuar

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Civile