Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Vendimit nr. 32/2022 të 26 majit 2022, të Komisionit të Ankesave për Shtetësi të Ministrisë së Punëve të Brendshme

Nr. të lëndës KI151/22

Parashtruesit: Celal Bütüç

Shkarko:

KI151/22, Parashtrues: Celal Bütüç, Vlerësim i kushtetutshmërisë së Vendimit nr. 32/2022 të 26 majit 2022, të Komisionit të Ankesave për Shtetësi të Ministrisë së Punëve të Brendshme

KI151/22, Aktvendim për papranueshmëri, i 13 dhjetorit 2022, publikuar më 11 janar 2023

Fjalët kyç: kërkesë individuale, mosshterim i mjeteve juridike

Rrethanat e rastit konkret ndërlidhen me atë se parashtruesi i kërkesës kishte parashtruar ankesë pranë Komisionit të Ankesave të Ministrisë së Punëve të Brendshme  kundër Vendimit [Nr. 4802/16] të 14 dhjetorit 2016, të Departamentit për Shtetësi, përmes të cilit kërkesa e tij për shtetësi të Kosovës ishte refuzuar. Si rrjedhojë e kësaj, parashtruesi i kërkesës kishte paraqitur padi administrative në Gjykatën Themelore, e cila përmes Aktgjykimit [A. nr. 2126/19], të 14 nëntorit 2019 ishte refuzuar si e pabazuar. Në vijim, parashtruesi i kërkesës kundër Aktgjykimit të Gjykatës Themelore kishte parashtruar ankesë në Gjykatën e Apelit, dhe kjo e fundit përmes Aktgjykimit [AA. nr. 123/2020] të 19 prillit 2022 kishte aprovuar ankesën e parashtruesit të kërkesës dhe çështjen e kishte rikthyer në rivendosje në Komisionin e Ankesave të Ministrisë së Punëve të Brendshme. Ky i fundit, përmes Vendimit [Nr. 32/2022] të 26 majit 2022 e kishte refuzuar ankesën e parashtruesit të kërkesës, duke e udhëzuar këtë të fundit në procedurë të rregullt gjyqësore.

Parashtruesi i kërkesës para Gjykatës konteston se Vendimi [Nr. 32/2022] i 26 majit 2022 i Komisionit të Ankesave të Ministrisë së Punëve të Brendshme, që ndërlidhet me procedurën e fitimit të shtetësisë së Republikës së Kosovës përmes natyralizimit, është nxjerrë në shkelje të të drejtave dhe lirive të tij kushtetuese, të garantuar me nenet 3 [Barazia para Ligjit], 14 [Shtetësia] dhe 24 [Barazia para Ligjit] të Kushtetutës.

Bazuar në shkresat e lëndës, Gjykata gjeti se parashtruesi i kërkesës nuk e kishte shfrytëzuar të drejtën për të parashtruar padi për konflikt administrativ në Gjykatën Themelore. Rrjedhimisht, Gjykata konkludoi  se kërkesa e parashtruesit të kërkesës duhet të deklarohet e papranueshme, për shkak se parashtruesi i kërkesës nuk i ka shteruar mjetet juridike në pajtim me nenin 113.7 të Kushtetutës, nenin 47 të Ligjit dhe rregullin 39 (1) (b) të Rregullores së punës.

Parashtruesit:

Celal Bütüç

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Nuk janë shterur mjetet juridike

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Administrative