Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Njoftimit [KMLC.nr.1/23] të Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, të 14 shkurtit 2023; dhe Aktvendimit [Ac.nr.1726/2022], të Gjykatës së Apelit në Prishtinë, të 4 tetorit 2022

Nr. të lëndës KI124/23

Parashtruesit: Sherife Bllaca dhe Blendi Bllaca

Shkarko:
llogo_gjkk_png_2

Prishtinë, më​​ 15​​ shkurt 2024

Nr. Ref.:​​ RK 2332/24

 

 

 

 

 

 

 

AKTVENDIM PËR PAPRANUESHMËRI​​ 

 

 

rastin nr. KI124/23

 

Parashtrues

 

Sherife Bllaca​​ dhe Blendi Bllaca

 

 

Vlerësim i kushtetutshmërisë

​​ Njoftimit​​ [KMLC.nr.1/23]​​ ​​ Zyrës​​ së Kryeprokurorit të Shtetit, të​​ 14​​ shkurtit​​ 2023;​​ dhe Aktvendimit​​ [Ac.nr.1726/2022], të Gjykatës së Apelit në Prishtinë,​​ të​​ 4​​ tetorit​​ 2022

 

GJYKATA KUSHTETUESE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS

  

e përbërë nga:

 

Gresa Caka-Nimani, kryetare

Bajram Ljatifi, zëvendëskryetar

Selvete Gërxhaliu-Krasniqi, gjyqtare

Safet Hoxha, gjyqtar

Radomir Laban, gjyqtar

Remzije Istrefi-Peci, gjyqtare

Nexhmi Rexhepi, gjyqtar dhe

Enver Peci, gjyqtar.

 

 

 

Parashtruesit​​ e​​ kërkesës

 

  • Kërkesa është dorëzuar nga​​ Sherife Bllaca dhe Blendi Bllaca​​ nga​​ Gjilani,​​ të cilën​​ e​​ përfaqëson​​ avokati Bajram Morina​​ nga Gjakova​​ (në tekstin e mëtejmë: parashtruesit​​ e​​ kërkesës).​​ 

 

Vendimi i kontestuar

 

  • Parashtruesit​​ e​​ kërkesës​​ e​​ kontestojnë​​ Njoftimin​​ [KMLC.nr.1/2023]​​ ​​ Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit,​​ të​​ 14​​ shkurtit 2023;​​ dhe​​ Aktvendimin [Ac.nr.1726/2022]​​ e 4 tetorit 2022​​ të Gjykatës së Apelit në Prishtinë​​ (në tekstin e mëtejmë: Gjykata e Apelit)​​ në lidhje me Aktvendimin [C.nr. 738/19] të 10 dhjetorit 2021, të Gjykatës Themelore në Gjilan (në tekstin në vijim: Gjykata Themelore).

 

  • Parashtruesit e​​ kërkesës Vendimin e kontestuar e kanë​​ pranuar më 1 dhjetor 2022.

 

Objekti i çështjes

 

  • Objekt​​ i çështjes​​ është​​ vlerësimi i kushtetutshmërisë së​​ Njoftimit [KMLC.nr.1/2023] të Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, aktvendimit ​​ te​​ lartcekur,​​ me të cilat​​ pretendohet se parashtrueseve​​ të kërkesës​​ u​​ janë shkelur të drejtat e tyre​​ të garantuara me nenin​​ 22 [Zbatimi i drejtpërdrejtë i Marrëveshjeve dhe Instrumenteve Ndërkombëtare] dhe nenit 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm] të​​ Kushtetutës së Republikës së Kosovës (në​​ tekstin e mëtejmë: Kushtetuta), në lidhje me nenin 6 (E drejta për një proces të rregullt)​​ të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (në tekstin në vijim: KEDNJ-së) dhe​​ nenin 7, 8, 17​​ të​​ Deklaratës​​ Universale për të Drejtat e Njeriut (në tekstin në vijim DUDNJ)​​ dhe nenin 26 të​​ Konventës Ndërkombëtare për të Drejtat Civile e Politike.

 

Baza juridike

 

  • Kërkesa bazohet në​​ paragrafët​​ 1 dhe 7 të nenit 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës, në nenet 22 [Procedimi i kërkesës] dhe 47 [Kërkesa​​ individuale]​​ të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës, nr. 03/L-121 (në tekstin e mëtejmë: Ligji) dhe në rregullin​​ 32​​ [Parashtrimi i kërkesave dhe përgjigjeve] të Rregullores së punës​​ së Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Rregullorja e punës).​​ 

 

  • Më 7 korrik 2023, Rregullorja e punës së Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës Nr. 01/2023, u publikua në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës dhe hyri ne fuqi 15 ditë pas publikimit te saj. Rrjedhimisht gjatë shqyrtimit të kërkesës, Gjykata Kushtetuese i referohet dispozitave të Rregullores së lartcekur. Lidhur me këtë, konform Rregullit 78 (Dispozitat kalimtare) të Rregullores së punës Nr. 01/2023, përjashtimisht, dispozita të caktuara të Rregullores së punës Nr. 01/2018, do të vazhdojnë të zbatohen në lëndët e regjistruara në Gjykatë përpara shfuqizimit të saj, vetëm nëse dhe për aq sa janë më të favorshme për palët.

 

Procedura në Gjykatën Kushtetuese

 

  • Më​​ 7​​ qershor 2023,​​ parashtruesit e kërkesës përmes postës dorëzuan kërkesën në​​ Gjykatën​​ Kushtetuese​​ ​​ Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Gjykata).​​ ​​ 

 

  • ​​ 15​​ qershor​​ 2023, Kryetarja e Gjykatës caktoi gjyqtaren Remzie Istrefi Peci,​​ Gjyqtare​​ raportuese​​ dhe Kolegjin shqyrtues, të përbërë nga gjyqtarët:​​ Gresa Caka Nimani​​ (kryesuese),​​ Radomir Laban​​ dhe​​ Nexhmi Rexhepi, anëtarë.​​ 

 

  • ​​ 22​​ qershor​​ 2023, Gjykata​​ i​​ njoftoi​​ parashtruesit​​ e​​ kërkesës​​ për regjistrimin e kërkesës.​​ 

 

  • Më 22 qershor 2023, Gjykata njoftoi për regjistrimin e kërkesës Gjykatën e Apelit dhe të​​ njëjtës i ofroi një​​ kopje të kërkesës.​​ 

 

  • Më 22 qershor 2023, Gjykata e njoftoi Gjykatën Themelore për regjistrimin e kërkesës si dhe kërkoi nga ajo që ta bashkëlidhte fletëkthesën që dëshmonte datën e pranimit të vendimit të kontestuar nga ana e parashtruesve të kërkesës.

 

  • Më 28 shkurt 2023, Gjykata Themelore dorëzoi në Gjykatë dosjen e plotë të lëndës, ku përmes fletëkthesës u dëshmua se parashtruesit e kërkesës e kishin pranuar Aktvendimin e kontestuar më 1 dhjetor 2022.

 

  • Më​​ 17​​ janar 2024,​​ Kolegji shqyrtues shqyrtoi raportin e Gjyqtares​​ raportuese​​ dhe njëzëri i rekomandoi Gjykatës papranueshmërinë e kërkesës.

 

Përmbledhja e fakteve

 

  • Nga shkresat e lëndës rezulton që parashtruesit e kërkesës kishin ushtruar padi, për pengim posedim, ndaj të paditurit S.A., ku kërkonin që të vërtetohet se i padituri (S.A), me datë 19 korrik 2019, i kishte penguar parashtruesit e kërkesës në posedimin e qetë të paluajtshmërisë [P-70403013-04107-0], e cila parcelë gjendet në vendin e quajtur "qytet", ZK Gjilan, në atë formë dhe mënyrë që me datën e lartcekur ka ndërtuar mur prej betoni, në gjatësi prej 1.59m, gjerësi 0.30m dhe lartësi 2.20m dhe me këtë ia ka pamundësuar parashtruesve të kërkesës posedimin e qetë të paluajtshmërisë së tyre,​​ ​​ si dhe që të detyrohet i padituri​​ (S.A)​​ që t'i eliminojë pengesat, respektivisht të heqë murin kontestues dhe në të ardhmen mos t'i pengojë në këtë formë apo në forma tjera parashtruesit e kërkesës në shfrytëzimin dhe posedimin e qetë të paluajtshmërisë së tyre, dhe te detyrohet pala e paditur ne kompensim te shpenzimeve te procedures kontestimore.

 

  • Më 10 dhjetor 2021, Gjykata Themelore përmes Aktvendimit [C.nr. 738/19]: I. Refuzoi në tërësi si të pabazuar me ligj, kërkesëpadinë e parashtruesve të kërkesës; II. Detyroi parashtruesit e kërkesës që në mënyrë solidare t’ia kompensojnë të paditurit shpenzimet e procedurës kontestimore në lartësi prej 366.00€, në afat prej 7 dite, pas plotfuqishmërisë së këtij Aktvendimi, nën pasojat e përmbarimit te dhunshëm ligjor.

 

  • Më 28 dhjetor 2021, parashtruesit e kërkesës dorëzuan ankesë për shkak të:​​ (i)​​ konstatimit të​​ gabuar dhe jo të​​ plotë​​ ​​ gjendjes faktike; (ii)​​ zbatimit të​​ gabuar të​​ ​​ drejtës materiale, dhe (iii) shkeljes së​​ dispozitave të​​ procedurës kontestimore, me propozim që aktvendimi i atakuar të ndryshohet dhe të aprovohet kërkesëpadia e parashtruesve të kërkesës si e bazuar.

 

  • Më 4 tetor 2022, Gjykata e Apelit përmes Aktvendimit [AC.nr. 1726/2022] refuzoi si të pabazuar ankesën parashtruesve të kërkesës dhe vërtetoi Aktvendimin e Gjykatës Themelore.

 

  • ​​ 4​​ janar​​ 2023, parashtruesit​​ e​​ kërkesës paraqitën​​ propozim për inicimin e kërkesës për mbrojtjen e ligjshmërisë, pranë Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit.

 

  • Më​​ 14​​ shkurt 2023, Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit përmes njoftimit [KMLC.nr.1/2023]​​ nuk e aprovoi​​ propozimin​​ për inicimin e kërkesës për mbrojtjen e ligjshmërisë, të parashtruar nga parashtruesit​​ e​​ kërkesës, duke konkluduar se​​ nuk ka bazë ligjore për të ngritur kërkesë për mbrojtje të ligjshmërisë.

 

Pretendimet e parashtruesit të kërkesës

 

  • Parashtruesit e​​ kërkesës​​ pretendojnë​​ para Gjykatës se​​ vendimi i kontestuar​​ dhe​​ Njoftimi​​ [KMLC.nr.1/23]​​ i​​ Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, janë nxjerrë në shkelje të​​ të drejtave dhe lirive themelore​​ te tyre​​ të garantuara me​​ nenin 22 [Zbatimi i drejtpërdrejtë i Marrëveshjeve dhe Instrumenteve Ndërkombëtare] dhe nenit 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm] të Kushtetutës, në lidhje me nenin 6 (E drejta për një proces të rregullt) të KEDNJ-së dhe nenin 7, 8, 17 të DUDNJ-së dhe nenin 26 të​​ Konventës Ndërkombëtare për të Drejtat Civile e Politike.

 

  • Parashtruesit e kërkesës pretendojnë​​ se gjykatat e rregullta​​ nuk kanë respektuar njësoj të drejtat e palëve në kontest, duke e favorizuar palën kundërshtare që përmes një deklarate / kondradiktor të​​ ekspertit.​​ Palët nuk kanë​​ qenë​​ të​​ barabarta para ligjit.

 

  • Parashtruesit e kërkesës gjithashtu pretendojnë se nuk janë përfillur pretendimet ankimore të tyre, por Gjykata e Apelit vetëm se ka​​ përshkruar arsyetimin​​ nga shkalla e parë.

 

  • Përtej këtyre pretendimeve, parashtruesit e kërkesës vetëm i cituan nenet e caktuara të Kushtetutës, KEDNJ-së, DUDNJ-së dhe të​​ Konventës Ndërkombëtare për të Drejtat Civile e Politike.

 

  • Përfundimisht, parashtruesit e kërkesës nga Gjykata kërkojnë që të vlerësohet ligjshmëria e njoftimit të Prokurorit të Shtetit [KMLC.nr.1/23] se a kishte vepruar ligjërisht në lidhje me kërkesën e​​ tyre​​ me të​​ cilin ka​​ kërkuar mbrojtje​​ ​​ ligjshmërisë​​ së​​ shkelur nga​​ Prokurori i shtetit​​ duke ia mohuar parashtruesve të kërkesës​​ mundësinë​​ e shqyrtimit të​​ çështjes juridike-civile nga Gjykata Supreme.

 

Dispozitat relevante​​ kushtetuese dhe​​ ligjore

 

Kushtetuta e Republikës së Kosovës

 

Neni 31

​​ [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm]

 

“1. Çdokujt i garantohet mbrojtje e barabartë e të drejtave në procedurë para gjykatave, organeve të tjera shtetërore dhe bartësve të kompetencave publike.

2. Çdokush gëzon të drejtën për shqyrtim publik të drejtë dhe të paanshëm lidhur me vendimet për të drejtat dhe obligimet ose për cilëndo akuzë penale që ngrihet kundër saj/tij brenda një afati të arsyeshëm, nga një gjykatë e pavarur dhe e paanshme, e themeluar me ligj.”

[...]

 

Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut

 

Neni 6​​ 

E drejta për një proces të rregullt​​ 

 

1. Çdo person ka të drejtë që çështja e tij të dëgjohet drejtësisht, publikisht dhe brenda një afati të arsyeshëm nga një gjykatë e pavarur dhe e paanshme, e krijuar me ligj, e cila do të vendosë si për mosmarrëveshjet në lidhje me të drejtat dhe detyrimet e tij të natyrës civile, ashtu edhe për bazueshmërinë e çdo akuze penale në ngarkim të tij. Vendimi duhet të jepet publikisht, por prania në sallën e gjykatës mund t’i ndalohet shtypit dhe publikut gjatë tërë procesit ose gjatë një pjese të tij, në interes të moralit, të rendit publik ose sigurisë kombëtare në një shoqëri demokratike, kur kjo kërkohet nga interesat e të miturve ose mbrojtja e jetës private të palëve në proces ose në shkallën që çmohet tepër e nevojshme nga gjykata, kur në rrethana të veçanta publiciteti do të dëmtonte interesat e drejtësisë.

 

Deklarata Universale për të Drejtat e Njeriut

 

Neni 7.​​ 

 

Të gjithë janë të barabartë pёrpara ligjit dhe kanë të drejtë që, pa kurrfarë diskriminimi, tё mbrohen njёsoj nga ligji. Të gjithë kanë të drejtën për mbrojtje të barabartë kundër çdo diskriminimi që do tё shkelte këtë Deklaratë, dhe kundër çdo nxitjeje për një diskriminim të tillë.​​ 

 

Neni 8.​​ 

 

Secili ka të drejtë që me mjete juridike efektive para gjykatave kompetente kombëtare të mbrohet nga veprimet e shkeljes së të drejtave themelore të garantuara me kushtetutë a me ligj.

 

Neni 17.

 

1. Secili ka të drejtë të ketë pasuri, vetë dhe në bashkësi me të tjerët.​​ 

 

2. Askush nuk duhet të privohet arbitrarisht nga pasuria e tij.

 

Konventa​​ Ndërkombëtare për të Drejtat Civile​​ dhe Politike

 

Neni 26​​ 

 

Tё gjithë njerëzit janë tё barabartë përpara ligjit dhe kanë tё drejtё mbrojtjeje tё barabartë tё ligjit pa kurrfarë dallimi. Lidhur me kёtё, ligji duhet tё ndalojё çdo diskriminim dhe tё garantojё për tё gjithë, mbrojtje tё barabartë dhe efektive, kundër çdo diskriminimi e sidomos për shkak tё racës, ngjyrës, seksit, gjuhës, fesë, opinionit politik dhe çdo opinioni tjetër, origjinës kombëtare apo shoqërore, pasurisë, lindjes ose çdo situate tjetër.

 

Vlerësimi i Pranueshmërisë së​​ kërkesës

 

  • Gjykata së pari​​ shqyrton​​ nëse kërkesa i ka përmbushur kriteret e pranueshmërisë, të​​ përcaktuara​​ me Kushtetutë dhe të specifikuara më tej me Ligj dhe të përcaktuara me Rregullore të punës.

 

  • Në këtë drejtim, Gjykata i referohet​​ paragrafëve 1 dhe 7, të nenit 113​​ [Juridiksioni dhe​​ Palët​​ e Autorizuara] të Kushtetutës, të cilët përcaktojnë:

 

Neni 113

[Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara]

 

“1. Gjykata​​ Kushtetuese​​ vendos vetëm për rastet e ngritura para gjykatës në mënyrë ligjore nga pala e autorizuar.

 

[…]

 

7.​​ Individët janë të autorizuar të ngrenë shkeljet nga autoritetet publike të të drejtave dhe​​ lirive​​ të tyre individuale, të garantuara me Kushtetutë, mirëpo vetëm pasi të kenë shteruar të gjitha mjetet juridike të përcaktuara me ligj.

 

  • Gjykata fillimisht​​ konstaton se parashtruesi i kërkesës është palë e autorizuar i cili konteston një akt të një autoriteti publik, përkatësisht Njoftimin [KMLC.nr.1/2023] të​​ Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, të​​ 14​​ shkurtit​​ 2023; dhe​​ Aktvendimin [Ac.nr.1726/2022], të Gjykatës së Apelit, të​​ 4​​ tetorit​​ 2022.

 

  • Gjykata ​​ në vazhdim i referohet nenit 47 [Kërkesa individuale]​​ dhe 48 [Saktësimi i kërkesës]​​ të Ligjit, që përcaktojnë:​​ 

 

Neni 47​​ 

[Kërkesa individuale]

 

“1. Çdo​​ individ​​ ka të drejtë të kërkojë nga Gjykata Kushtetuese mbrojtje juridike në​​ rast​​ se pretendon se të drejtat dhe liritë e tij individuale të garantuara me Kushtetutë janë shkelur nga ndonjë autoritet publik.

 

2.​​ Individi​​ mund​​ të ngre kërkesën në fjalë vetëm pasi që të ketë shteruar të gjitha mjetet juridike të përcaktuara me ligj.

 

 ​​ ​​ ​​​​ Neni 48

[Saktësimi i kërkesës]

 

Parashtruesi i kërkesës ka për detyrë që në kërkesën e tij të qartësoj saktësisht​​ se​​ cilat​​ të drejta dhe liri pretendon se i janë cenuar dhe cili është akti konkret i autoritetit publik të cilin parashtruesi dëshiron ta kontestoj.

 

  • Gjykata​​ shqyrton​​ gjithashtu nëse janë përmbushur kriteret e përcaktuara me nenin 49 [Afatet] të Ligjit dhe rregullin 34​​ [Kriteret e pranueshmërisë], respektivisht paragrafët​​ (1) (b) dhe (c) të Rregullores së punës. Ato përcaktojnë si në vijim:

 

 ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​​​ Neni 49 i Ligjit

 ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​​​ ​​ [Afatet]

 

“Kërkesa parashtrohet brenda​​ afatit​​ prej katër (4) muajve. Afati fillon të ecë që nga dita kur parashtruesit i është dorëzuar vendimi gjyqësor...”.

 

Rregulli 34​​ i Rregullores së punës

[Kriteret e pranueshmërisë]

 

“(1)​​ Gjykata mund ta konsiderojë një kërkesë të pranueshme nëse:​​ 

 

[…]

b) janë shteruar të gjitha mjetet efektive të përcaktuara me ligj kundër aktgjykimit ose vendimit të kontestuar;

c) kërkesa parashtrohet brenda katër (4) muajsh nga dita kur vendimi i mjetit të fundit efektiv juridik i është dorëzuar parashtruesit, dhe

[…].”

 

  • Në këtë kontekst,​​ Gjykata​​ rikujton​​ se​​ si rregull,​​ afati 4 (katër) mujor fillon nga​​ “vendimi i fundit”​​ në procesin e shterjes së mjeteve juridike me të cilin është refuzuar kërkesa e parashtruesit​​ të kërkesës​​ (shih​​ mutatis mutandis,​​ rastet e​​ GJEDNJ-së,​​ Gavrilov kundër Ish Republikës​​ Jugosllave të Maqedonisë,​​ aplikimi nr.7837/10,Vendim i 1 korrikut 2014, paragrafi 25; dhe​​ Paul dhe Audrey Edwards kundër Mbretërisë së Bashkuar,​​ aplikimi nr.​​ 46477/99,​​ Vendim i 14 marsit 2002; shih gjithashtu rastin e Gjykatës:​​ KI234/21, me parashtrues​​ N.P.N Çlirimi, Aktvendim për Papranueshmëri i 27 qershorit 2022, paragrafi 35).​​ 

 

  • Gjykata​​ rikujton​​ po ashtu se parashtruesi​​ i kërkesës​​ duhet t’i shterojë të gjitha mjetet juridike të cilat pritet të jenë efektive dhe të mjaftueshme. Vetëm mjetet efektive mund të merren parasysh nga Gjykata, pasi parashtruesi​​ i kërkesës​​ nuk mund të zgja​​ afatet kohore strikte të parapara me Ligj dhe Rregullore të punës, duke u përpjekur të ushtrojë mjete juridike të cilat​​ nuk janë​​ efektive​​ që të ofrojnë mbrojtje të të drejtave për të cilat ankohet parashtruesi i kërkesës (shih,​​ mutatis mutandis,​​ rastet e GJEDNJ-së,​​ Gavrilov kundër Ish Republikës​​ Jugosllave të Maqedonisë, cituar më lart, ​​ paragrafi 25;​​ dhe,​​ Fernie​​ kundër Mbretërisë së Bashkuar,​​ nr.14881/04,​​ Vendim i 5 janarit 2006).​​ Lidhur me kriteret e lartcekura,​​ Gjykata vlerëson fillimisht se kërkesa për shterjen e mjeteve juridike dhe kriterin që kërkesa të paraqitet brenda afatit prej 4 (katër) muajve janë të ndërlidhura ngushtësisht (shih,​​ mutatis mutandis, rastin e GJEDNJ-së​​ Jeronovičs kundër​​ Letonisë,​​ nr.44898/10,​​ ​​ Aktgjykim i​​ 5 korrikut​​ 2016, paragrafi 75; shih gjithashtu rastin e Gjykatës:​​ KI234/21, me parashtrues​​ N.P.N Çlirimi, cituar më lartë, paragrafi 36).

 

  • ​​ këtë​​ aspekt, Gjykata​​ ​​ vazhdim do të​​ vlerësojë​​ nëse në​​ rrethanat e​​ rastit konkret​​ Njoftimi [KMLC.nr.1/2023] i Zyrës​​ së Kryeprokurorit të Shtetit, i​​ 14​​ shkurtit​​ 2023​​ ishte mjet efektiv lidhur me pretendimet e parashtruesit për shkelje kushtetuese. Përgjigja në këtë pyetje, do të jetë vendimtare​​ për​​ vlerësimin nëse kërkesa e parashtruesit​​ të kërkesës​​ është paraqitur brenda afatit katër (4) mujor.​​ 

 

  • Në lidhje me këtë, Gjykata vëren se​​ në rastin konkret,​​ procedura​​ gjyqësore e​​ parashtruesve​​ të kërkesës​​ e zhvilluar para gjykatave të rregullta në lidhje me​​ pretendimin e pengim posedimit të pronës,​​ ishte zhvilluar para dy instancave gjyqësore,​​ Gjykatës Themelore dhe asaj të​​ Apelit, që kishte​​ rezultuar​​ me nxjerrjen e​​ Aktvendimit të​​ Gjykatës së Apelit [Ac.nr.1726/2022]​​ të​​ 4​​ tetorit​​ 2022.​​ 

 

  • Megjithatë, pas pranimit të Aktvendimit të Gjykatës së Apelit, parashtruesi i​​ kërkesës i​​ ishte​​ drejtuar​​ Zyrës së​​ Kryeprokurorit​​ të Shtetit,​​ me​​ propozimin​​ ​​ kjo e fundit​​ ​​ paraqesë​​ në emër të parashtruesit​​ të kërkesës,​​ kërkesë​​ për mbrojte të​​ ligjshmërisë​​ para Gjykatës Supreme, kundër Aktvendimit të Gjykatës së Apelit.​​ Lidhur me këtë,​​ Gjykata thekson se kjo​​ kërkesë është plotësisht diskrecionale për Zyrën​​ e Kryeprokurorit të Shtetit.​​ 

 

  • Në​​ këtë​​ aspekt, duke u bazuar në praktikën gjyqësore të GJEDNJ, në harmoni me të cilën, bazuar në nenin 53 [Interpretimi i Dispozitave për të Drejtat e Njeriut] të Kushtetutës, është e detyruar të interpretojë të drejtat dhe liritë themelore të garantuara me Kushtetutë, KEDNJ nuk kërkon që​​ mjetet juridike diskrecionale,​​ apo mjetet juridike që nuk janë drejtpërdrejtë në dispozicion të​​ parashtruesve​​ dhe që varen nga ushtrimi i diskrecionit nga ndërmjetësi,​​ siç është rasti me kërkesën​​ para​​ Zyrës​​ së ​​ Kryeprokurorit​​ të Shtetit,​​ duhet të​​ shteren​​ para se parashtruesit​​ e kërkesave​​ ti drejtohen GJEDNJ-së​​ (shih,​​ mutatis mutandis,​​ rastin e GJEDNJ-së​​ X dhe të tjerët kundër Letonisë,​​ Vendim i 6 qershorit 2008, paragrafi 20, dhe referencat e cekura aty; shih po ashtu rastin e Gjykatës​​ KI174/20,​​ me parashtrues​​ DE-KO SH.p.k,​​ Aktvendimi për papranueshmëri, i​​ 25 shkurtit 2021, paragrafi 38;​​ KI234/21, me parashtrues​​ N.P.N Çlirimi, cituar më lartë, paragrafi 41).

 

  • Më​​ konkretisht, lidhur me​​ propozimet e ngjashme, siç është propozimi​​ që​​ bëhen​​ para​​ Zyrës së​​ Prokurorit​​ të​​ Shtetit,​​ duke kërkuar​​ që​​ ky i fundit të​​ paraqesë​​ kërkesë​​ për​​ mbrojtje​​ të​​ ligjshmërisë​​ para​​ organeve​​ gjyqësore​​ në​​ emër të​​ parashtruesve​​ të kërkesave, GJEDNJ​​ e​​ kishte trajtuar në​​ rastin​​ Lepojić​​ kundër Serbisë.​​ Në këtë​​ rast,​​ GJEDNJ kishte​​ vlerësuar​​ nëse​​ propozimi i​​ paraqitur para prokurorit të​​ shtetit​​ duke kërkuar që​​ ky i fundit të​​ paraqesë​​ kërkesë​​ për​​ mbrojte​​ të​​ ligjshmërisë​​ është mjet efektiv,​​ ku​​ kishte deklaruar se​​ “[GJEDNJ] gjen se​​ është​​ vetëm​​ prokurori​​ i shtetit​​ ai që​​ mund të​​ dorëzoj [kërkesë​​ për mbrojte të​​ ligjshmërisë] në​​ emër të​​ parashtruesit, dhe, për më​​ tepër, ky i​​ fundit ka diskrecion nëse dëshiron të​​ bëjë​​ një​​ gjë​​ të​​ tillë. Përderisa parashtruesi i kërkesës​​ mund të​​ kërkoj një​​ veprim të​​ tillë​​ të​​ prokurorit, ai nuk ka të​​ drejtë​​ sipas ligjit për të​​ përdorur një​​ mjetë​​ të​​ tillë​​ juridik [kërkesën për​​ mbrojte​​ të​​ ligjshmërisë] personalisht [...] Kërkesa për mbrojte të​​ ligjshmërisë, për këtë​​ arsye, ishte jo efektive [...]” (shih rastin e GJEDNJ-së​​ Lepojić​​ kundër​​ Serbisë,​​ aplikimi nr.​​ 13909/05,​​ Aktgjykim​​ i​​ 6​​ nëntorit 2007, paragrafi 54; po ashtu shih rastin e Gjykatës KI174/20, cituar më lartë, paragrafi 39).

 

  • Po ashtu, duke u thirrur në​​ këtë​​ praktikë​​ gjyqësore​​ (rastin e GJEDNJ-së​​ Lepojić​​ kundër Serbisë), GJEDNJ në​​ rastin​​ Stojanovski kundër ish Republikës​​ Jugosllave të​​ Maqedonisë, nuk kishte marrë​​ për bazë​​ njoftimin e prokurorit të​​ shtetit​​ për qëllim të llogaritjes së afatit,​​ kur ky i fundit kishte konstatuar se nuk kishte bazë​​ të​​ mjaftueshme për të​​ paraqitur​​ kërkesë​​ për mbrojtje të​​ ligjshmërisë​​ para Gjykatës Supreme të​​ Maqedonisë.​​ GJEDNJ​​ në këtë rast​​ kishte​​ theksuar se “kërkesa​​ e parashtruesit para prokurorit publik, nuk ishte mjet që​​ duhej të​​ shterej​​ [KEDNJ]. Rrjedhimisht, periudha​​ kohore​​ për të​​ përdorur atë​​ mjet juridik nuk e ndal​​ rrjedhjen e​​ afatit​​ gjashtë​​ (6) mujor [për të​​ paraqitur​​ kërkesë​​ para GJEDNJ lidhur me vendimin e Gjykatës së​​ Apelit]​​ dhe rrjedhimisht, GJEDNJ gjeti se​​ kërkesa​​ e​​ parashtruesit​​ të kërkesës​​ ishte paraqitur jashtë​​ afatit​​ të paraparë​​ (shih​​ rastin e GJEDNJ-së:​​ Stojanovski kundër ish Republikës​​ Jugosllave të Maqedonisë,​​ nr. 1431/03,​​ Vendim i​​ 16​​ shtatorit​​ 2008). Në rrethana të ngjashme GJEDNJ kishte​​ mbajtur​​ të njëjtin qëndrim edhe ne rastin​​ Knapić kundër Kroacisë​​ (Shih rastin e GJEDNJ​​ Knapić kundër Koracisë,​​ nr. 2839/08,​​ Vendim i 4​​ qershorit​​ 2009).

 

  • Megjithatë, Gjykata rikujton që praktika e saj gjyqësore,​​ ​​ njeh edhe raste në të cilat është vlerësuar kushtetutshmëria e njoftimeve të Prokurorit të Shtetit përmes së cilit nuk është pranuar kërkesa e palëve për ngritje të kërkesës për mbrojtje të​​ ligjshmërisë në favor të tyre.​​ Lidhur me këtë,​​ Gjykata i referohet rastit të​​ saj​​ nr.​​ KI42/18,​​ parashtruese​​ Asija Muslija,​​ Aktvendim për papranueshmëri, i 22 marsit 2020,​​ i cili kishte vlerësuar pretendimet e parashtrueses​​ për shkelje kushtetuese ndaj Njoftimit të Prokurorit të Shtetit, mbështetur edhe në​​ rastin e​​ GJEDNJ​​ Gorou kundër Greqisë​​ (Nr. 2),​​ nr.12686/03,​​ Aktgjykim i 20 marsit 2009.​​ 

 

  • Megjithatë, rasti​​ i​​ lartcekur, KI42/18,​​ dallon​​ nga rasti konkret. Në​​ këtë​​ kontest, Gjykata rikujton se në​​ rastin e lartcekur,​​ KI42/18, parashtruesja​​ e​​ kërkesës​​ kishte kontestuar specifikisht Njoftimin​​ KMLC nr. 09/2018 të Prokurorit të Shtetit, të 2 marsit 2018,​​ duke argumentuar se si ky Njoftim kishte shkelur të​​ drejtat e​​ saj​​ kushtetuese,​​ që​​ ndërlidheshin​​ mes tjerash,​​ edhe​​ me​​ mungesën e arsyetimit të pretenduar të Njoftimit të kontestuar të Prokurorit të Shtetit. Ndërsa lidhur me​​ Aktvendimin​​ AC. nr. 3538/2017​​ të Gjykatës së Apelit, të 8 dhjetorit 2017,​​ që po ashtu ishte kontestuar në rastin KI42/18,​​ si pretendim kryesor ishte mos​​ vërtetimi i faktit nga Gjykata e Apelit se parashtruesja e kërkesës nuk e kishte nënshkruar Kontratën për Hipotekën të 2 dhjetorit 2011.​​ Kërkesa​​ e parashtruesit të​​ kërkesës së​​ rastit KI42/18,​​ lidhur me​​ Aktvendimin​​ AC. nr. 3538/2017​​ ​​ Gjykatës së Apelit​​ ndaras nga Njoftimi i​​ Zyrës​​ së Kryeprokurorit, ishte paraqitur në Gjykatë​​ po ashtu brenda afatit të paraparë me Ligj dhe Rregullore të​​ punës.

 

  • Ndërsa,​​ ​​ rastin konkret, parashtruesit​​ e​​ kërkesës​​ pretendimet kryesore i kanë lidhur me mos miratimin e kërkesëpadisë së tyre lidhur me pengim posedim, ku kërkonin që të vërtetohet se i padituri S.A.​​ i kishte penguar parashtruesit e kërkesës në posedimin e qetë të paluajtshmërisë së tyre.​​ Gjykata​​ vëren se​​ këto​​ pretendime ishin​​ shqyrtuar nga Gjykata e Apelit dhe jo nga Zyra e Prokurorit të​​ Shtetit. Kjo e fundit, në fakt,​​ kishte vendosur vetëm nëse janë​​ plotësuar​​ kushtet​​ ligjore që​​ ​​ paraqitet një​​ kërkesë​​ e tillë​​ ​​ Gjykatën Supreme.

 

  • Në këtë aspekt, Gjykata rikujton se në Njoftimin​​ [KMLC.nr.1/23]​​ i​​ 14​​ shkurtit​​ 2023, Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit informoi parashtruesit​​ e kërkesës se ishte refuzuar propozimi i tyre​​ për inicimin e kërkesës për mbrojtje të ligjshmërisë kundër Aktvendimit të Gjykatës së​​ Apelit [Ac.nr.1726/2022]​​ të​​ 4​​ tetorit​​ 2022,​​ pasi konsideroi​​ se nuk ishin plotësuar kushtet ligjore​​ për ngritjen e kërkesës për mbrojtjen e ligjshmërisë të parapara me​​ Ligjin​​ e​​ Procedurës Kontestimore përkatësisht​​ sipas dispozitës së nenit 247.1 pika a)​​ dhe pika b).

 

  • Andaj, bazuar në​​ praktikën e GJEDNJ-së, Gjykata rikujton se në​​ rastin​​ konkret, kërkesa për​​ mbrojtje të​​ ligjshmërisë përmes Prokurorit të Shtetit, përveç që është në diskrecionin e këtij të fundit, do të mund të​​ ngritej​​ nga Prokurori Shtetit vetëm nëse plotësohen kushtet e caktuara ligjore. Gjithashtu,​​ ​​ pretendimet e​​ parashtruesve​​ të​​ kërkesës​​ kanë​​ të​​ bëjnë​​ me​​ mënyrën se si Gjykata Themelore dhe ajo e Apelit kanë​​ zbatuar​​ ligjin kur kanë​​ vendosur lidhur​​ me kërkesëpadinë dhe ankesën e tyre lidhur me çështjen e pengim posedimit.​​ Për më tepër,​​ Zyra e Kryeprokurorit nuk ka pasur juridiksion ti adresojë​​ këto pretendime​​ sepse ajo vetëm ka kompetencë të paraqesë​​ kërkesë për mbrojtje të ligjshmërisë para Gjykatës Supreme dhe jo të vlerësojë​​ shkeljet ligjore të bëra​​ nga Gjykata e Apelit.​​ Andaj, lidhur me këto pretendime, në rastin e parashtruesve​​ të kërkesës, pas pranimit të Aktvendimit të Gjykatës së Apelit, [Ac.nr.1726/2022] të​​ 4​​ tetorit​​ 2022, asgjë nuk​​ i​​ ka ndaluar ata​​ t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese.​​ 

 

  • Andaj,​​ Gjykata vlerëson​​ se​​ “vendim i fundit”,​​ sipas nenit 49​​ të Ligjit, lidhur me procedurat që​​ ndërlidhen me​​ pengim posedimin,​​ konsiderohet​​ Aktvendimi i Gjykatës së​​ Apelit​​ [Ac.nr.1726/2022]​​ i​​ 4​​ tetorit 2022, me të cilin ishte​​ refuzuar ankesa e parashtruesve​​ të​​ kërkesës​​ kundër Aktvendimit ​​ të​​ Gjykatës​​ Themelore​​ [C.nr.738/2019] të​​ 10​​ dhjetorit​​ 2021​​ (shih,​​ mutatis mutandis,​​ rastin e GJEDNJ-së:​​ Paul dhe Audrey Edwards kundër Mbretërisë së Bashkuar,​​ nr.46477/99,​​ Vendim i 14 marsit 2002; shih rastin e Gjykatës​​ KI115/20, parashtrues​​ Muharem Rama, Aktvendimi për papranueshmëri, i​​ 2 dhjetorit 2021, paragrafi 51).​​ 

 

  • Në lidhje me këtë,​​ Gjykata​​ rikujton se Aktvendimi i​​ Gjykatës​​ ​​ Apelit [Ac.nr.1726/2022]​​ ishte nxjerrë më​​ 4​​ tetor​​ 2022.​​ Në​​ bazë të​​ shkresave​​ ​​ lëndës, rezulton që​​ parashtruesit e kërkesës e​​ ka​​ pranuar këtë​​ vendim​​ me 1 dhjetor 2022. Lidhur me këtë, Gjykata vëren se​​ koha në mes të pranimit të​​ Aktvendimit​​ dhe të datës së parashtrimit të kërkesës së tij, më​​ 7​​ qershor 2023, në Gjykatën Kushtetuese,​​ ka kaluar periudhën kohore prej 4 (katër) muajsh.​​ Si pasojë, Gjykata konkludon se kërkesa e parashtrueseve të kërkesës​​ në lidhje me Aktvendimin e​​ Gjykatës​​ ​​ Apelit​​ [Ac.nr.1726/2022]​​ të​​ 4​​ tetorit 2022,​​ është dorëzuar pas afatit ligjor prej 4 (katër) muajsh.

 

  • Gjykata rikujton se qëllimi i afatit ligjor prej 4 (katër) muajsh, sipas nenit 49 të Ligjit dhe sipas rregullit 34​​ (1) (c) të Rregullores së punës, është që të promovojë siguri juridike, duke siguruar që rastet që kanë të bëjnë me çështje kushtetuese të trajtohen brenda një periudhe të arsyeshme dhe vendimet e mëparshme të mos jenë vazhdimisht të hapura për t'u kontestuar (shih, ndër të tjera, rastet e GJEDNJ-se:​​ Mocanu dhe të tjerët kundër Rumanisë,​​ kërkesat nr. (10865/09, 45886/07 dhe 32431/08),​​ të​​ 17 shtatorit 2014, paragrafi 258;​​ Lopes de Sousa Fernandes kundër Portugalisë,​​ nr.​​ 56080/13,​​ Aktgjykim i​​ 19 dhjetorit 2017, paragrafi 129; shih gjithashtu, ndër të tjera, rastet e Gjykatës:​​ KI120/17, me parashtrues​​ Hafiz Rizahu, Aktvendimi për papranueshmëri, i 7 dhjetorit 2017, paragrafi 39; KI115/20, cituar më lartë, paragrafi 54).

 

  • Ky afat gjithashtu i mundëson parashtruesit potencial te kërkesës që​​ të​​ shqyrtojë​​ nëse dëshiron të​​ paraqesë kërkesë dhe, nëse dëshiron, të​​ vendosë​​ për ankesat dhe​​ argumentet konkrete që​​ duhet ngritur dhe në​​ të​​ njëjtën kohë​​ lehtëson vërtetimin e fakteve në​​ këtë rast, meqë me kalimin e kohës, çdo shqyrtim i drejtë​​ i çështjeve të​​ ngritura bëhet problematik (shih Aktgjykimin e GJEDNJ-së:​​ Sabri Gunes kundër Turqisë, nr. 27396/06, 29 qershorit 2012, paragrafi 39; shih po ashtu edhe rastin e Gjykatës KI12/20, parashtruese e kërkesës​​ Hamijete Dinarama-Daija, Aktvendim për papranueshmëri, i 6 nëntorit 2020, paragrafi 42).​​ 

 

  • Ky rregull specifikon afatin kohor për kontrollin e ushtruar nga Gjykata dhe paralajmëron individët dhe autoritetet shtetërore për afatin pas të cilit kontroll i​​ tillë​​ nuk është më​​ i mundur (shih Vendimin e GJEDNJ-së:​​ Walker kundër Mbretërisë se Bashkuar, nr. 34979/97, te 25 janarit 2000; shih, gjithashtu, Aktgjykimin e GJEDNJ-se,​​ Sabri Gunes kundër Turqisë, cituar më​​ lart, paragrafi 40; shih po ashtu edhe rastet​​ e Gjykatës KI53/18, parashtrues i kërkesës​​ Hajri Ramadani, Aktvendimi për papranueshmëri, i 6 dhjetorit 2018, paragrafi 45; KI115/20, cituar më lartë, paragrafi 56).​​ 

 

  • Andaj, mbi bazën e arsyetimeve te mësipërme, Gjykata konkludon se kërkesa e parashtruesit te kërkesës është dorëzuar jashtë afatit ligjor të përcaktuar me nenin 49 te Ligjit dhe me rregullin 34​​ (1) (c) të​​ Rregullores se punës, dhe si e tillë është e papranueshme.

 

 

PËR KËTO ARSYE

 

Gjykata Kushtetuese, në​​ pajtim me nenin​​ 113.7 të Kushtetutës,​​ me​​ nenet 20​​ dhe​​ 49 të Ligjit dhe në pajtim me rregullin 34​​ (1) (c)​​ dhe​​ 48​​ (1)​​ (b)​​ të Rregullores së punës, më​​ 17 janar​​ 2024,​​ njëzëri:

 

VENDOS

 

  • TË DEKLAROJË kërkesën të papranueshme;

 

  • T'UA KUMTOJË​​ këtë​​ Aktvendim palëve;

 

  • TË PUBLIKOJË​​ këtë​​ Aktvendim në Gazetën Zyrtare, në pajtim me nenin 20.4 të Ligjit;

 

  • Ky Aktvendim hyn ne fuqi në ditën e shpalljes në Gazetën Zyrtare, ne pajtim me paragrafin 5 të nenit 20 të Ligjit.​​ 

 

 

 

 

 

Gjyqtarja​​ raportuese​​ Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese

 

 

 

 

Remzie Istrefi Peci ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​​​ ​​ Gresa Caka Nimani​​ 

1

 

Parashtruesit:

Sherife Bllaca dhe Blendi Bllaca

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesa është paraqitur pas afatit

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Civile