Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim i kushtetutshmërisë së nenit 177, pika 1.6 e Statutit të  Universitetit të Prishtinës

Nr. të lëndës KO147/22

Parashtruesit: Gjykata Supreme e Republikës së Kosovës

Shkarko:
llogo_gjkk_png_2

Prishtinë, më​​ 21​​ shtator 2023

Nr. ref.:RK 2261/23

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

AKTVENDIM PËR PAPRANUESHMËRI​​ 

 

 

rastin nr. KO147/22

 

Parashtrues

 

Gjykata Supreme e Republikës së Kosovës​​ 

 

Vlerësim i kushtetutshmërisë së nenit​​ 177,​​ pika 1.6​​ e​​ Statutit të​​ 

Universitetit të Prishtinës​​ 

 

GJYKATA KUSHTETUESE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS

 

 e përbërë nga:

 

Gresa Caka-Nimani, kryetare

Bajram Ljatifi, zëvendëskryetar

Selvete Gërxhaliu-Krasniqi, gjyqtare

Safet Hoxha, gjyqtar

Radomir Laban, gjyqtar

Remzije Istrefi-Peci, gjyqtare

Nexhmi Rexhepi, gjyqtar.

 

 

 

Parashtruesi i kërkesës

 

  • Kërkesa është parashtruar nga Gjykata Supreme e Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Gjykata referuese) e nënshkruar nga kryetari i saj, Enver Peci.

Ligji i kontestuar

 

  • Gjykata referuese ngre dyshime për kushtetutshmërinë e nenit 177 pika 1.6 të Statutit të Universitetit të Prishtinës​​ (në tekstin e mëtejmë: Statuti i kontestuar).​​ 

 

  • Statuti i kontestuar është miratuar nga Kuvendi i Kosovës​​ dhe​​ ka hyrë në fuqi​​ në vitin 2012, ndërsa Ligji​​ për Arsimin e Lartë​​ është miratuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës dhe ka hyrë në fuqi më 24 shtator 2011.​​ 

 

Objekti i çështjes

 

  • Objekt i çështjes së​​ kërkesës është vlerësimi i kushtetutshmërisë së nenit 177 pika 1.6 të Statutit të Universitetit të Prishtinës, lidhur me nenin 17, paragrafit 1, të Ligjit për Arsimin e Lartë në Republikën e Kosovës nr.04/L-037, të cilat pretendohet se janë në kundërshtim me nenet 22 [Zbatimi i drejtpërdrejtë i Marrëveshjeve dhe Instrumenteve Ndërkombëtare], 24 [Barazia para Ligjit], 49​​ [E Drejta e Punës dhe Ushtrimit të Profesionit] dhe​​ 53 [Interpretimi i Dispozitave për të Drejtat e Njeriut] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Kushtetuta) në lidhje me nenin 14 (Ndalimi i diskriminimit) të​​ Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (në tekstin e mëtejmë: KEDNJ).

 

Baza juridike

 

  • Kërkesa bazohet në paragrafin 8 të nenit 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës, në nenet 51 (Saktësimi i kërkesës), 52 (Procedura para Gjykatës) dhe 53 (Vendimi) të Ligjit​​ nr.03/L-121​​ për Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Ligji), si dhe në rregullin​​ 75​​ [Kërkesa në pajtim me​​ paragrafin 8 të nenit​​ 113 të Kushtetutës dhe me nenet 51, 52 dhe 53 të Ligjit] të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës​​ Nr. 01/2023​​ (në tekstin e mëtejmë: Rregullorja e punës).

 

  • Më 7 korrik 2023, Rregullorja e punës së Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës Nr. 01/2023, u publikua në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës dhe hyri ne fuqi 15 ditë pas publikimit te saj. Rrjedhimisht gjatë shqyrtimit të kërkesës, Gjykata Kushtetuese i referohet dispozitave të Rregullores së lartcekur.​​ Lidhur me këtë,​​ konform Rregullit 78 (Dispozitat kalimtare) të Rregullores së punës Nr. 01/2023, përjashtimisht, dispozita të caktuara të Rregullores së punës Nr. 01/2018, do të vazhdojnë të zbatohen në lëndët e regjistruara në Gjykatë përpara shfuqizimit të saj, vetëm nëse dhe për aq sa janë më të favorshme për palët.

 

Procedura në Gjykatë

 

  • Më 28 shtator 2022, Gjykata referuese e dorëzoi kërkesën në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Gjykata).​​ 

 

  • Më 10 tetor 2022, Kryetarja e Gjykatës me Vendim [Nr.GJR.K0147/22]​​ caktoi gjyqtaren Selvete Gërxhaliu-Krasniqi gjyqtare raportuese dhe përmes Vendimit [Nr.KSH.KO147/22] caktoi Kolegjin shqyrtues, të përbërë nga gjyqtarët: Gresa Caka-Nimani (kryesuese), Bajram Ljatifi dhe Safet Hoxha (anëtarë).

 

  • Më 26 tetor 2022, Gjykata njoftoi për regjistrimin e kërkesës:​​ (i) Gjykatën referuese; (ii) Presidenten e Republikës së Kosovës; (iii) Kryeministrin e Republikës së Kosovës; (iv) Kuvendin​​ e​​ Republikës së Kosovës; (v) Avokatin e Popullit; dhe (vi) Universitetin​​ e​​ Prishtinës.

 

  • Më 26 tetor 2022, Gjykata njoftoi për regjistrimin e kërkesës U.d. Sekretarin e Përgjithshëm të Universitetit të Prishtinës, si dhe i dha mundësinë e paraqitjes së komenteve deri më 10 nëntor 2022.​​ 

 

  • Më 10 nëntor 2022, U.d. Sekretari i Përgjithshëm i Universitetit të Prishtinës (UP) dorëzoi komentet e UP-së.​​ 

 

  • Më 11 nëntor 2022, Avokati i Popullit dorëzoi në Gjykatë komentet e tij, të paraqitura në​​ “Opinion të Avokatit të Popullit për kërkesën e Gjykatës Supreme dërguar në Gjykatën Kushtetuese lidhur me vlerësimin e përputhshmërisë me Kushtetutën e Republikës së Kosovës të nenit 17, paragrafi 1, të Ligjit nr. 04/L-037 për Arsimin e Lartë në Republikën e Kosovës, që ndërlidhet me nenin 177, pika 1.6, të Statutit të Universitetit të Prishtinës”.

 

  • Më​​ 16 dhjetor 2022, gjyqtari Enver Peci dha betimin para Presidentes së Republikës së Kosovës, me ç ‘rast filloi mandati i tij në Gjykatë.​​ 

​​ 

  • Më​​ 18​​ maj​​ 2023, gjyqtari​​ Enver Peci, në​​ bazë​​ të​​ nenit 18 (Përjashtimi i gjyqtarit) të​​ Ligjit për Gjykatën Kushtetuese, kërkoi përjashtimin e tij nga vendimmarrja në​​ rastin​​ KO147/22.

 

  • Më​​ 18​​ maj​​ 2023, Kryetarja​​ e Gjykatës, përmes Vendimit [Nr. KK183/23], miratoi kërkesën për përjashtim nga vendimmarrja në​​ rastin KO147/22, të​​ parashtruar nga gjyqtari Enver Peci.

 

  • Më 7 qershor 2023, Kolegji shqyrtues shqyrtoi raportin e gjyqtares raportuese dhe​​ kërkoi plotësimin e raportit.

 

  • ​​ 30 gusht​​ 2023, Kolegji shqyrtues shqyrtoi raportin e​​ gjyqtares​​ raportuese​​ dhe njëzëri i rekomandoi Gjykatës papranueshmërinë e kërkesës.

 

Përmbledhja e fakteve

 

  • Parashtruesi i kërkesës, përkatësisht Gjykata referuese, në kërkesën e saj për kontroll incidental të kushtetutshmërisë së​​ nenit 177 pika 1.6 të Statutit të Universitetit të Prishtinës, lidhur me nenin 17, paragrafit 1, të Ligjit për Arsimin e Lartë në Republikën e Kosovës nr.04/L-037, kërkoi nga Gjykata​​ “që të vlerësohet dhe eventualisht të shpallet nga e​​ njëjta​​ Gjykatë, se dispozita e​​ lartpërmendur​​ ligjore është në kundërshtim me dispozitat e Kushtetutës së Republikës së Kosovës.”​​ Në këtë drejtim, Gjykata​​ referuese​​ në kërkesën e saj​​ paraqiti ​​ edhe kronologjinë e​​ rastit​​ para gjykatave të rregullta të Kosovës, me ç’​​ rast edhe shprehu dyshimin lidhur me përputhshmërinë e Statutit me nenet 22 [Zbatimi i drejtpërdrejtë i Marrëveshjeve dhe Instrumenteve Ndërkombëtare], 24 [Barazia para Ligjit], 49​​ [E Drejta e Punës dhe Ushtrimit të Profesionit] dhe​​ 53 [Interpretimi i Dispozitave për të Drejtat e Njeriut] të Kushtetutës në lidhje me nenin 14 të KEDNJ-së.

​​ 

  • Nga shkresat e lëndës rezulton se më 27 prill 2018, Universiteti i Prishtinës kishte shpallur konkurs për zgjedhje të personelit akademik, në të cilin kishte aplikuar F.H., për pozitën Profesor Asistent në Fakultetin Juridik të Universitetit të​​ Prishtinës “Hasan Prishtina” për lëndët: (i) E Drejta penale - Pjesa e posaçme, (ii) Klinika juridike nga E Drejta penale (iii), Klinika juridike nga E Drejta penale. F.H. e kishte gradën e profesorit asistent nga viti 2014 në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan.

 

  • Më 29 maj 2018, Komisioni Profesional vlerësues, i emëruar me vendim nga Këshilli i Fakultetit Juridik, dha vlerësim pozitiv për zgjedhjen e F.H. si mësimdhënës i lëndës “E drejta penale” dhe disa lëndëve tjera penale, duke konkluduar se i plotëson më së miri kushtet.

 

  • Më 13 korrik 2018, Këshilli i Fakultetit Juridik i propozoi Senatit të UP-së zgjedhjen e F.H. si profesor asistent, në përputhje me raportin e Komisionit vlerësues.

 

  • Më 27 nëntor 2018, Senati i UP-së, e kishte njoftuar kandidatin F.H. për Vendimin [nr. Prot.: 4/472] të 5 tetorit 2018, për refuzim të zgjedhjes në thirrjen akademike Profesor Asistent për shkak të mosplotësimit të kushteve të parapara me nenin 177, pika 6 të Statutit të UP-së, që kanë të bëjnë me moshën, ku kërkohet që kandidati të jetë jo më i moshuar se 50 vjeç.

 

  • Më 3 dhjetor 2018, brenda afatit, F.H. parashtroi ankesë para Komisionit për Ankesa dhe Parashtresa të UP-së, kundër Vendimit nr. 4/472, por ky Komision nuk mori vendim brenda afatit.

 

  • Më 8 janar 2019, F.H. parashtroi padi ​​ pranë Gjykatës Themelore në Prishtinë, për anulimin e Vendimit të Senatit. F.H. në padinë e tij kishte theksuar që Vendimi i Senatit ishte i paqëndrueshëm juridikisht dhe se ishte në kundërshtim​​ me nenet 24 dhe 49 të Kushtetutës, pasiqë i njëjti pretendonte se ishte diskriminuar për shkak të moshës, me ç’​​ rast i ishte mohuar edhe e drejta e punës. F.H. gjithashtu kishte kërkuar vendosjen e masës së sigurisë përmes së cilës do të detyrohej Universiteti i Prishtinës që të pezullojë zgjedhjen e mësimdhënësit për lëndën “E drejta Penale”.​​ ​​ 

 

  • Më 17 dhjetor 2020, Gjykata​​ Themelore në Prishtinë (në tekstin në vijim: Gjykata Themelore)​​ nxori Aktgjykimin​​ [C.nr.35/19]​​ përmes së cilit: (I) aprovoi në tërësi si të bazuar​​ kërkesëpadinë​​ e paditësit F.H.;​​ (II)​​ Anuloi​​ Vendimin​​ (njoftimin)​​ e​​ Senatit të​​ UP-së,​​ me numër​​ [Nr.4/472],​​ ​​ 5 tetorit​​ 2018, me të​​ cilin​​ është​​ refuzuar kandidatura e​​ paditësit për pozitën profesor asistent​​ në UP, si i kundërligjshëm; (III) detyrohet i padituri​​ – UP​​ ​​ paditësit​​ F.H.​​ t'ia​​ kompensoj shpenzimet e procedurës kontestimore në​​ shumë​​ ​​ përgjithshme prej 290.00€, në​​ afat prej shtatë​​ (7) ditësh nga pranimi i këtij aktgjykimi, nën kërcënim të​​ përmbarimit të​​ detyrueshëm.

 

  • Pas administrimit të provave, Gjykata​​ Themelore​​ vërejti se kontestuese mes palëve ishte vetëm ligjshmëria e refuzimit për emërim të kandidatit FH për shkak të moshës dhe​​ e njëjta​​ erdhi në përfundim se kandidati​​ F.H.,​​ “[...] përjashtuar kushtin e moshës, kishte plotësuar të gjitha kriteret e konkursit për t'u​​ përzgjedhur​​ në këtë pozitë, duke filluar nga kriteri i gradës shkencore, publikimet shkencore, përvojën e punës në procesin mësimor në arsim të lartë, e nuk është kontestuar as aftësia mësimdhënëse e tij.”​​ 

 

  • Sipas Gjykatës​​ Themelore, përcaktimi i kriterit të moshës më të ulët​​ se mosha e pensionimit,​​ për pozitën e Profesor Asistent,​​ është në kundërshtim me Ligjin Nr. 04/L-037 për Arsimin e Lartë dhe Ligjin Nr. 03/L-212 e Punës. Një përcaktim i tillë, sipas saj, mund të bëhet vetëm me ligj – e statuti nuk është ligj - atëherë kur e kërkon natyra e punës ose domosdoshmëria për mbrojtjen e shëndetit të të punësuarve, por edhe qëllime legjitime që mund të ketë punëdhënësi. Madje, Gjykata vlerësoi se kriteri është në kundërshtim edhe me Ligjin Nr. 05/L-021 për Mbrojtjen nga Diskriminimi, ngase kriteri moshë është përcaktuar vetëm për ata që e themelojnë për herë të parë marrëdhënien e punës, pra për kandidatët e jashtëm dhe jo ata të brendshëm dhe një gjë e tillë paraqet trajtim ndryshe, përkatësisht më të pafavorshëm për kandidatët e jashtëm. Këtë e ka cilësuar si diskriminim, që ndalohet nga KEDNj. Për më tepër,​​ Gjykata​​ Themelore theksoi që​​ F.H.​​ ka qenë profesor asistent në Universitetin “Kadri Zeka” dhe titulli i fituar në një universitet publik duhet të vlejë edhe në universitet tjera.

 

  • Në një datë të paspecifikuar, UP-ja​​ ushtroi ankesë ndaj Aktgjykimit C. Nr.35/19 të Gjykatës ​​ Themelore, me pretendimin se ka pasur konstatim të gabuar dhe jo të plotë të gjendjes faktike dhe aplikim të aplikim të gabuar të dispozitave juridike.

 

  • Në anën tjetër, paditësi F.H. parashtroi përgjigje në ankesë duke propozuar që Gjykata e Apelit ta refuzojë ankesën si të pabazuar, ndërsa të vërtetojë Aktgjykimin e Gjykatës Themelore.​​ 

 

  • Më 9 qershor 2021, Gjykata e Apelit nxori Aktgjykimin​​ [Ac.nr. 1360/21]​​ me të cilin e refuzoi si të pabazuar ankesën e UP-së dhe e vërtetoi Aktgjykimin e​​ lartpërmendur të Gjykatës Themelore, duke argumentuar se qëndrimi juridik i gjykatës së shkallës së parë është i drejtë e i ligjshëm, nuk është i përfshirë në shkelje thelbësore të dispozitave kontestimore, as në ato që i ka pretenduar pala dhe e drejta materiale është zbatuar drejt.

 

  • Sipas Gjykatës së Apelit, gjykata e shkallës së parë ka vërtetuar të gjitha faktet e rastit dhe të njëjtat i ka arsyetuar. Gjithnjë sipas saj, kufizimi sa i përket moshës​​ pesëdhjetë​​ vjeçare​​ ka karakter diskriminues dhe në kundërshtim me legjislacionin përkatës.​​ 

 

  • Universiteti i Prishtinës ushtroi revizion ndaj Aktgjykimit​​ ​​ lartcekur, mbi bazën e shkeljes thelbësore të dispozitave kontestimore dhe zbatimit të gabuar të së drejtës materiale.

 

  • Në anën tjetër,​​ paditësi​​ F.H.​​ ​​ përgjigje të kërkesës për​​ revizion ka kërkuar që​​ Gjykata Supreme ta hedh revizionin si të​​ pa lejuar ose qe revizioni te refuzohet si i pa bazuar.

 

  • Më 26 shtator 2021, Gjykata Supreme e Republikës së Kosovës mori Aktvendimin​​ [Rev. nr. 505/2021]​​ me të cilin suspendoi punën deri në nxjerrjen e një vendimi nga Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës.

 

  • Më 28​​ shtator 2022, Gjykata Supreme paraqiti kërkesë në Gjykatën​​ Kushtetuese për vlerësimin e përputhshmërisë me Kushtetutën të nenit 17.1. të Ligjit nr.04/L-037​​ për Arsimin e Lartë në Republikën e Kosovës lidhur me nenin 177, pika 1.6, të Statutit të Universitetit të Prishtinës. ​​ 

 

Pretendimet e Gjykatës referuese

 

  • Thelbi i kërkesës së Gjykatës referuese ka të bëjë me vlerësimin e përputhshmërisë me Kushtetutën të nenit 17.1. të Ligjit për Arsimin e Lartë në Republikën e Kosovës nr.04/L-037 lidhur me nenin 177, pika 1.6, të Statutit të Universitetit të Prishtinës, duke propozuar që “të vlerësohet dhe shpallet, eventualisht, që dispozita e lartpërmendur​​ është në kundërshtim me dispozitat e Kushtetutës”.

 

  • Gjykata referuese thekson që Gjykata e shkallës së parë kishte konsideruar se aplikimi i nenit 177 pika 1.6 të​​ Statutit të Universitetit të Prishtinës është diskriminues dhe në kundërshtim me dispozitat e nenit 22, 24 paragrafi 1 dhe 2, nenit 49 paragrafi 1 dhe 53 e Kushtetutës, dispozitat e KEDNJ-së dhe më pas edhe Gjykata e shkallës së dytë ishte pajtuar me këtë konstatim dhe qëndrim ligjor duke e​​ refuzuar ankesën.

 

  • Gjykata referuese thekson se para se të​​ vendosë “për qëndrimin juridik të gjykatave të instancës më të ulëta, në këtë fazë të procedurës ka gjetur se Gjykata Kushtetuese sipas​​ Kushtetutës është autoriteti përfundimtar për interpretimin e Kushtetutës dhe për te interpretuar përfundimisht përputhshmërinë e ligjeve me Kushtetutën. Gjykata Supreme e Kosovës konsideron se për ta shqyrtuar përputhshmërinë e kësaj norme me Kushtetutën gjykatat e instancës më të ulët kanë tejkaluar kompetencën sepse një tagër e tillë i takon Gjykatës Kushtetuese. Shih aktgjykimin ne rastin nr. KI207/19 Parashtrues NISMA Socialdemokrate, Aleanca Kosova e Re dhe Partia e Drejtësisë, Vlerësim i kushtetutshmërisë se Aktgjykimeve [A.A.U.ZH.nr.20/2019], të​​ 30 tetorit 2019; dhe A.A.U.ZH.nr.21/2019, te 5 nëntorit 2019 të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës.”

 

  • Gjykata referuese theksoi se dispozita që kërkohet të vlerësohet ka të ​​ bëjë ​​ me zbatimin e nenit 177, pika 1.6. e Statutit, i cili parasheh se kandidati që zgjedhet për herë të parë​​ në pozitën profesor asistent​​ nuk​​ duhet të jetë më i moshuar se 50 vjet. Sipas saj, vendimi meritor lidhet drejtpërdrejt me normën ligjore të kontestuar, andaj Gjykata s’mund të vendosë sipas revizionit pa e nxjerrë Gjykata Kushtetuese një vendim.​​ 

 

  • Rrjedhimisht, përderisa Gjykata referuese pretendon që gjykatat e instancave më të ulëta kanë tejkaluar kompetencat, ngase vlerësimi i përputhshmërisë së normës me Kushtetutën është tagër e Gjykatës Kushtetuese, e njëjta gjithashtu thekson që​​ “[...] vendimi meritor në rastin konkret është i lidhur në mënyrë të drejtpërdrejtë me normën ligjore të kontestuar më lartë, kështu që gjykata Supreme nuk mund të vendosë sipas revizionit deri sa Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës të merr vendim meritor lidhur me këtë kërkesë, andaj në Gjykatën Supreme deri në marrjen e vendimit nga ana e Gjykatës Kushtetuese në kuptim të nenit 52 të Ligjit procedura para kësaj si gjykatës referuese do të suspendohet në rastet që janë në pritje të vlerësimit të kësaj dispozite.”

 

Komentet e dorëzuara nga Universiteti i Prishtinës

 

  • Në komentet e dorëzuara nga UP thuhet se Universiteti ka aplikuar një nen të një akti të miratuar në mënyrë të ligjshme nga Kuvendi i Republikës së Kosovës. Meqë ky nen i Statutit të UP-së parasheh se kandidati që zgjedhet për herë të parë profesor asistent s’mund të jetë mbi moshën 50-vjeçare, pranimi i kandidatit F.H. do të paraqiste shkelje të Statutit dhe favorizim të kundërligjshëm në raport me kandidatët tjerë dhe kjo do të implikonte përgjegjësi penale​​ për anëtarët e senatit të UP-së. Nëse Statuti përmban shkelje kushtetuese, atëherë, sipas UP-së​​ atyre ju mungon legjitimiteti pasiv,​​ pasiqë​​ palë e paditur duhet të jetë Kuvendi, që e ka miratuar atë​​ Statut.​​ 

 

  • Në vijim, UP-ja argumentoi që​​ “Mbi bazën e kompetencës së përcaktuar në nenin 65 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe obligimin nga 17 i Ligjit Nr.04/L-037 për Arsimin e Lartë në Republikën e Kosovës, Kuvendi i Republikës së Kosovës si akt të përgjithshëm dhe ekuivalent me ligjin, ka miratuar Statutin e Universitetit të Prishtinës "Hasan Prishtina", si aktin më të lartë mbi bazën e të cilit funksionon Universiteti dhe mbi bazën e të cilit akt sigurohet autonomia e Universitetit të Prishtinës.​​ Neni 177.1.1.6 i këtij statuti përcakton se Kandidati i cili zgjidhet për herë​​ të​​ parë, nuk duhet të​​ jetë​​ më​​ i vjetër se 50 vjet.​​ ​​ 

 

  • UP-ja gjithashtu theksoi që​​ është pikërisht kjo dispozitë e cila është zbatuar nga Universiteti në rastin e refuzimit të zgjedhjes në thirrjen akademike Profesor Asistent, të kandidatit F.H.​​ Sipas UP-së​​ mos zbatimi i kësaj dispozite​​ nga ana e​​ tyre​​ do të​​ ishte shkelje ligjore (normës së​​ statutit të UP-së) dhe favorizim i kundërligjshëm i F.H., në raport me kandidatët e tjerë.”​​ 

 

  • Tutje, UP-ja​​ argumentoi se​​ kufizimi i moshës i vendosur me statutin e Universitetit të​​ Prishtinës duhet të​​ vleresohet se a​​ është​​ bërë​​ në bazë​​ të​​ nenit​​ 55 të Kushtetutës, të cilin​​ nen sipas UP-së,​​ Gjykata Kushtetuese e kishte​​ interpretuar në rastin​​ nr. K054/20, teksa ka theksuar se kufizimi i një të drejte mund të bëhet vetëm me ligj të Kuvendit, duhet të ketë qëllim legjitim, të jetë i domosdoshëm dhe proporcional, si dhe duhet të jetë i nevojshëm në një shoqëri demokratike. Sipas UP-së, të gjitha këto kondita janë plotësuar në këtë rast.

 

  • Përkitazi me çështjen e​​ përcaktimit me ligj, UP-ja thekson që: “Në rastin konkret, dispozitat e Statutit të Universitetit dhe kufizimet e moshës, për zgjedhjen për herë të parë të Profesorit Asistent, jo më i vjetër se 50 vjet, kanë qenë të përcaktuara me ligj, për shkak se Statuti i Universitetit është akt i përgjithshëm (ligj) që miratohet sipas nenit 65.1 të Kushtetutës, nen ky i cili i ka dhënë Kuvendit atributet e pushtetit ligjvenës. Po ashtu, Statuti i Universitetit të Prishtinës ka qenë i arritshëm për personat dhe për të gjitha palët e interesuara e në këtë rast edhe per F.H.. Që nga viti 2012, ky Statut i miratuar nga Kuvendi, është zbatuar si i tillë dhe për të ka pasur një pranueshmëri​​ gjithëpërfshirëse, në​​ kuptimin e kushteve dhe kufizimeve që​​ përcakton, përfshirë​​ këtu​​ edhe kufizimet në​​ moshë, sikur në​​ rastin konkret.​​ 

 

  • Në vijim UP-ja thekson se​​ përderisa​​ Statuti është akt i përgjithshëm që miratohet nga Kuvendi sipas nenit 65.1 të Kushtetutës, ai duhet të trajtohet në kuptim të “ligjit”. Gjithnjë sipas UP-së,​​ ​​ rastin KO 131/12, Gjykata kishte theksuar​​ se: "kufizimi i pretenduar për të​​ drejtën për punë​​ është​​ përfshirë​​ në​​ një​​ ligj të​​ miratuar nga Kuvendi i Kosovës, i cili​​ është​​ institucion shtetëror i veshur me pushtet legjislativ nga Kushtetuta. Si i tillë, kufizimi përputhet me kërkesën që​​ kufizimi​​ është​​ dhënë​​ nga ligji, si përshkruhet në​​ paragrafin 1 të​​ nenit 55".

 

  • Për sa i​​ përket çështjes së dytë të testit vlerësues të nenit 55 të Kushtetutës, lidhur​​ me të pasurit e një​​ “qëllimi legjitim”, UP-ja theksoi të kufizuarit e një të drejte që ndjek një qëllim legjitim dhe ka një raport të proporcionalitetit midis mjeteve të përdorura dhe qëllimit të caktuar është i lejuar.​​ Lidhur me këtë, UP-ja​​ theksoi se Statuti e siguron autonominë universitare, e cila nënkupton të drejtën e​​ vet rregullimit​​ të Universitetit, në mënyrë që me statut të bëjë një gjë të tillë dhe të sigurojë cilësinë. Duke e​​ thirrur në qëllimin legjitim, UP-ja theksonte se me rastin e caktimit të moshës, ka ndjekur një qëllim legjitim,​​ duke pasur parasysh çështjen e​​ cilësi,​​ dhe specifikave të vendit të punës, respektivisht punën akademike.​​ Ajo argumentoi se është duke ndjekur qëllim legjitim, i cili ka të bëjë me cilësinë, zhvillimin shkencor, zhvillimin akademik, krijimin e mundësive për shkencëtarët e rinj, etj.​​ Në vijim, UP-ja gjithashtu thekson që:​​ “Vendosja e moshës ka të​​ bëjë​​ me specifikat e vendit të​​ punës, në​​ kuptimin e ngritjes dhe zhvillimit akademik, duke pasur parasysh që​​ karriera akademike ne UP zhvillohet në​​ atë​​ mënyrë, duke filluar nga grada më​​ e ulët asistent, deri tek grada më​​ e lartë​​ profesor i rregullt”.​​ 

 

  • Në vijim, për sa i​​ përket çështjes së tretë të testit vlerësues të nenit 55 të Kushtetutës, lidhur me çështjen​​ e​​ proporcionalitetit,​​ UP-ja thekson që​​ “vendosja e moshës 50 vjet për zgjedhje për herë të parë, e profesorit asistent​​ është proporcionale me qëllimin që synohet të arrihet, për rritjen e cilësisë në Universitet.​​ Proporcionaliteti konsiston në faktin që procesi i avancimit në UP, nga zgjedhja për herë të parë deri në gradën e fundit, kërkon një proces të shkallëshmërisë.​​ [...]​​ Duhet te theksojmë faktin se sipas ligjit, pensioni arrihet në moshën 65 vjeçare. Kështu, periudha nga mosha se kur lejohet zgjedhja e profesorit asistent e deri në moshën e pensionimit është vetëm 15 vite. Kjo kohë 15 vite mund të jetë edhe më e shkurtër, varësisht se në cilën moshë ndodh zgjedhja përkatëse.​​ Përcaktimi i kritereve më​​ të​​ ulëta nuk do ta arrinte qëllimin proprocional dhe se Universiteti nuk do të​​ mund të​​ gëzonte frytet, produktet dhe të​​ arriturat eventuale shkencore dhe akademike, të​​ një​​ profesori të​​ zgjedhur për herë​​ të​​ parë​​ mbi​​ moshën 50 vjeçare​​ që mund të jetë nga 51 deri në 64 vjet, varësisht se në​​ cilën moshë ndodh zgjedhja e tij/saj.

 

  • Në komentet e saj UP-ja theksoi edhe më tej që:​​ “Për këtë arsye, në kuptim të qëllimit që ndjek, kjo masë është proporcionale dhe përmes masave të tjera nuk ka​​ mundësi​​ që​​ të​​ arrihet​​ qëllimi, i cili​​ është​​ legjitim, siç​​ u elaborua më​​ sipër, në​​ kuadër të​​ testit të​​ nenit 55 të​​ Kushtetutës. Një​​ arsyetim për​​ këtë​​ siç​​ u tha edhe më​​ sipër​​ është​​ mosha e caktuar si kufizuese, nga të​​ gjitha Universitetet Publike në​​ Kosovë​​ për të​​ gjithë​​ asistentet. Në​​ analogji me argumentet e rastit konkret,​​ nënkupton që​​ nëse mosha 50 vjet, për zgjedhje për herë​​ të​​ parë​​ në​​ UP​​ është​​ jo në​​ pajtim me kushtetutën, atëherë​​ kështu duhet te jetë​​ edhe kufizimi i moshës për pozitën​​ akademike Asistent.​​ 

 

  • Në vijim, UP-ja thekson se​​ [...]​​ një​​ kufizim i tillë​​ i moshës,​​ është​​ bërë​​ i nevojshëm për një​​ shoqëri demokratike me qëllim të​​ rritjes së​​ cilësisë​​ në​​ Universitetin e Prishtinës dhe parandalimit që​​ në​​ Universitet, për herë​​ të​​ parë​​ të​​ emërohen persona që​​ kanë​​ mbi 50 vjet, e të​​ cilët potencialisht nuk kanë​​ mundësi të​​ zhvillimit akademik, më​​ të​​ madh, sikurse ata që​​ janë​​ pranuar për herë​​ të​​ parë​​ nga pozita e asistentit. ​​​​ Kjo është arsyeja, që siç u tha, në të gjitha Universitetet publike në Republikën e Kosovës, është e kufizuar mosha e zgjedhjes së personelit akademik, përkatësisht asistentëve 30 vjeç,​​ respektivisht 28 vjeç në Universitetin e Prizrenit dhe 50 vjeç për zgjedhje për herë të parë, në pozitën e Profesorit Asistent, siç ka qenë rasti i F .H.

 

  • Rrjedhimisht sipas UP-së: “Kështu, ky kufizim në​​ asnjë​​ rrethanë​​ nuk mund të​​ konsiderohet se bie ndesh me Kushtetutën e Republikës së​​ Kosovës dhe standardet e​​ përcaktuara​​ nga Gjykata Evropiane​​ për​​ të​​ Drejtat e Njeriut. Ky trajtim ndryshe në​​ moshë, assesi nuk mund te konsiderohet diskriminim. Jurisprudenca e​​ Gjykatës​​ Evropiane​​ për​​ te Drejtat e Njeriut ka​​ përcaktuar​​ se jo te gjitha dallimet ne trajtim​​ përbëjnë​​ diskriminim, por​​ vetëm​​ ato dallime të​​ cilat nuk kanë​​ një​​ justifikim objektiv dhe të​​ arsyeshëm​​ (Rasti Molla Sali kundër Greqisë, 2018, paragrafi, 135; Fabris​​ kundër​​ Francës​​ 2013, paragrafi 56; D.H. dhe të​​ tjerët​​ kundër​​ Republikës​​ Çeke, 2007, paragrafi 175 dhe​​ Hoogendijk kundër​​ Holandës​​ 2005).”

 

  • Përfundimisht,​​ UP-ja​​ argumentoi se​​ Mbi të gjitha, në rastin e vendosjes për këtë çështje, Gjykata Kushtetuese duhet të​​ ketë parasysh edhe parimin e sigurisë juridike në rastin konkret dhe pasojat eventuale​​ që mund t'i krijoje kjo çështje. Në secilin rast, pasojat, sipas praktikës së Gjykatës​​ Kushtetuese dhe standardeve ndërkombëtare, nuk duhet të jenë retroaktive dhe të​​ kenë efekt për kohën e zbatimit të dispozitës së Statutit, për sa kohë ajo ka qenë në​​ fuqi. Gjithsesi, parashtruesi i këtyre komenteve e konsideron që në rastin konkret, dispozita​​ e Statutit të UP-së dhe Ligjit për Arsimin e Lartë (si ligj me interes vital), nuk është​​ në kundërshtim me Kushtetutën, për arsyeje të plotësimit të testit, bazuar në nenin 55​​ të​​ Kushtetutës, praktikës së​​ Gjykatës Kushtetuese si dhe praktikës së​​ GJEDNJ-së.

 

Opinioni i Avokatit të​​ Popullit​​ për kërkesën e Gjykatës Supreme dërguar në Gjykatën Kushtetuese lidhur me vlerësimin e përputhshmërisë me Kushtetutën e Republikës së Kosovës të nenit 17, paragrafi 1, të Ligjit nr. 04/L-037 për Arsimin e Lartë në Republikën e Kosovës, që ndërlidhet me nenin 177, pika 1.6, të Statutit të Universitetit të Prishtinës

 

  • Avokati i Popullit fillimisht ka cituar dispozitat relevante të Kushtetutës dhe ligjeve përkatëse. Pastaj ai i është referuar praktikës së GjEDNj-së, duke thënë se​​ sipas jurisprudencës së Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, jo të gjitha dallimet në trajtim, ose dështimi për të trajtuar ndryshëm persona në situata përkatëse të​​ ndryshme, përbëjnë diskriminim, por vetëm ato pa "një justifikim objektiv dhe të arsyeshëm.”​​ Ai ka cituar Gjykatën:​​ “Gjatë vendosjes për rastet e diskriminimit, gjykata do ta zbatojë testin: A ka pasur dallime në trajtimin e personave në situata analoge apo përkatësisht të ngjashme - apo dështim për të trajtuar ndryshe personat në situata të ndryshme përkatëse? b) Nëse po a është i justifikuar objektivisht një ndryshim i tillë apo mungesa e dallimit?​​ Veçanërisht​​ a ndjek trajtimi një qellim legjitim? A janë mjetet e përdorura në mënyrë të arsyeshme proporcionale me qëllimin e ndjekur?”

 

  • Thelbi i Opinionit të Avokatit të Popullit qëndron në konstatimin se “kushti i moshës i përcaktuar me nenin 177, pika 1.6, të Statutit të Universitetit të Prishtinës është kriter përjashtues dhe përbën diskriminim në bazë të moshës. Pra, është në kundërshtim me normat ligjore të parapara me legjislacionin vendor dhe me instrumente ndërkombëtare. Rrjedhimisht kjo dispozitë është në kundërshtim me parimin e kushtetutshmërisë dhe të ligjshmërisë si dhe me parimin e​​ sigurisë​​ juridike”.​​ Këtë konstatim ai e mbështet me argumentet e paraqitura në disa​​ paragrafë, që janë si në vijim:

 

[...]

“16. Avokati i Popullit rikujton se neni 6 i Ligjit nr. 05/L-021 për Mbrojtje nga Diskriminimi thekson: "[...] nuk konsiderohet diskriminim dallimi në trajtim i cili bazohet në dallimet e dhëna në bazat e nenit (1) të këtij Ligji, mirëpo i cili si i tillë paraqet karakteristikën reale dhe përcaktuese me rastin e punësimit, qoftë për shkak të natyrës së aktiviteteve profesionale ose të vetë kontekstit në të cilin kryhen punët e caktuara profesionale, nëse ajo dispozitë, kriter ose praktikë është e justifikuar nga një qëllim legjitim dhe ekziston një marrëdhënie e arsyeshme proporcionaliteti ndërmjet mjeteve të përdorura dhe qëllimit të synuar.​​ 

 

17. ​​ Me këtë rast, Avokati i Popullit thekson se nga shkresat e lëndës nuk ka mundur të kuptonte se cili është qëllimi legjitim i trajtimit ndryshe në rastin konkret.

 

18. Bazuar në dispozitat ligjore të​​ lartpërmendura, Avokati i Popullit thekson se diskriminimi në moshë ndodh kur bazuar në moshën e tij/saj, një person trajtohet në mënyrë më pak të favorshme sesa personi i një grup-moshe tjetër, në rrethana të​​ njëjta​​ apo të ngjashme, pa një justifikim objektiv që ndjek një qëllim legjitim.​​ 

19. Sa i përket funksionimit të bartësit publik të arsimit të lartë, Avokati i Popullit vëren se Ligji nr. 04/L-037 për Arsimin e Lartë në Republikën e Kosovës parasheh në nenin 17, paragrafi 1: "Funksionimi dhe menaxhimi i bartësit publik të arsimit të lartë përcaktohet në statut të propozuar nga ana e Ministrisë dhe të miratuar nga Kuvendi." Neni 26, paragrafi 1, i të njëjtit ligj specifikon: "Titujt dhe gradat e personelit, kriteret e emërimeve dhe riemërimeve dhe çështje të tjera të lidhura me këto, specifikohen në statutin e çdo bartësi të arsimit të lartë. Ato duhet të jenë [...] në pajtim me legjislacionin në fuqi për marrëdhënien e punës në Republikën e Kosovës." Pra, autonomia e bartësve të arsimit të lartë që vet të përzgjedhin staf akademik duhet të jetë në përputhje me Ligjin nr.03/L-212 të Punës.​​ 


20. Sipas nenit 26, paragrafi 3, të Ligjit nr. 041/L-037 për Arsimin e Lartë në Republikën e Kosovës, kandidatët për pozita akademike "duhet të jenë në gjendje të dëshmojnë një sfond të suksesshëm të mësimdhënies, hulumtimit dhe të praktikës profesionale." Kjo do të thotë se vetëm kualifikimet profesionale kërkohen sipas ligjit për zgjedhje në pozita akademike, duke përfshirë pozitën e profesorit asistent.

 

21. Përkitazi me këtë çështje, Avokati i Popullit ka analizuar Ligjin nr.03/L-212 e Punës dhe ka vërejtur se neni 3, paragrafi 1, ndalon diskriminimin dhe përcakton: "Diskriminimi është i ndaluar në punësim dhe profesion, lidhur me rekrutimin në punësim, trajnimin, promovimin· e punësimit, kushtet e punësimit, masat disiplinore, ndërprerjen e kontratës së punës ose çështjeve të tjera nga marrëdhënia e punës të rregulluara me këtë ligj dhe me ligjet e tjera në fuqi.”

 ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​​​ 

22. Lidhur me moshën për themelimin e marrëdhënies së punës, Avokati i Popullit vëren se Ligji nr.03/L-212 i Punës parasheh në nenin 7, paragrafi 1: "Marrëdhënia e punës mund të themelohet me çdo person prej moshës tetëmbëdhjetë (18) vjeç." Ligji nuk përcakton ndonjë kufizim në moshë për themelimin e marrëdhënies së punës, përveç nga mosha e pensionimit, e cila sipas nenit 67, paragrafi 1.4, është 65 vjeç.

 

23. Për më tej, Ligji nr.03/L-212 i Punës, në nenin 8, paragrafi 2, parasheh kushtet e konkursit publik për punëdhënësin në sektorin publik dhe përcakton: "Konkursi duhet të jetë i barabartë për të gjithë kandidatët e synuar pa asnjë lloj diskriminimi, ashtu siç parashihet me këtë ligj dhe aktet tjera në fuqi." Vënia e kushtit të moshës në nenin 177 pika 1.6, të Statutit të Universitetit të Prishtinës nuk e mundëson që konkursi të jetë i barabartë për të gjithë kandidatët që konkurrojnë për pozitën profesor asistent.​​ 


24. Duke pasur parasysh faktet dhe përcaktimet ligjore të prezantuara më sipër, Avokati i Popullit thekson që Kushtetuta dhe ligji i aplikueshëm në Kosovë ndalojnë diskriminimin apo çdo lloj dallimi, përjashtimi, kufizimi ose preference që cenon ushtrimin e të drejtave të garantuara me Kushtetutë dhe me ligjet e aplikueshme. Në rastin konkret, dispozita e nenit 177, pika 1.6, të Statutit të Universitetit të Prishtinës, e cila parasheh kushtin e moshës për zgjedhjen në pozitën profesor asistent, nuk mundëson zgjedhjen e kandidateve me të vjetër se 50 vjeç dhe në këtë mënyrë i diskriminon ata duke i privuar nga gëzimi i së drejtës për punë e garantuar me Kushtetutë.​​  

25. Mbrojtja e së drejtës për punë nënkupton zbatimin e plotë të kriterit të kapacitetit profesional dhe ofrimin e konkurrencës së hapur dhe të barabartë në procesin e punësimit të të gjithë kandidatëve të interesuar. Prandaj detyrimi për ta respektuar këtë të drejtë kërkon shmangien e masave që e pengojnë ose e parandalojnë gëzimin e së drejtës për punë dhe përfshin respektimin e parimit të barazisë në procedurat e aplikimit për punësim pa kritere diskriminuese.​​ 


26. Barazia në punësim është pjesë e barazisë para ligjit. Prandaj një person, për shkak të ndonjë karakteristike të tij personale, përkatësisht në rastin konkret - të moshës së tij, nuk mund të privohet nga e drejta për punë, pa justifikim objektiv dhe të arsyeshëm, në rastet kur ekziston një​​ qëllim​​ legjitim dhe duke përdorur mjete proporcionale që ndjekin këtë qëllim legjitim.


27. Prandaj Avokati i Popullit vlerëson se dispozita e nenit 177, pika 1.6, të Statutit të Universitetit të Prishtinës, e cila parasheh kushtet për zgjedhjen në pozitën profesor asistent është diskriminuese dhe në kundërshtim me Kushtetutën dhe me​​ 

legjislacionin në fuqi. Kjo për arsyen se dispozita në fjalë kufizon moshën për punësim në pozitën profesor asistent në Universitetin e Prishtinës në 50 vjeç edhe pse Ligji nr.03/L-212 i Punës parashikon që mosha e punësimit në​​ Republikën​​ e Kosovës është 18 deri në 65 vjeç.​​ 

 

28. Avokati i Popullit gjithashtu rikujton se në​​ vitin 2010 kishte trajtuar një rast të​​ ngjashëm me rastin e paditësit. Në​​ këtë rast, Avokati i Popullit i kishte rekomanduar Senatit te Universitetit të​​ Prishtinës ta rishqyrtonte Vendimin nr.1/499, date 25 maj​​ 2010, qe kishte parashikuar qe Universiteti i Prishtinës të​​ mos rekrutonte mësimdhënës të​​ cilët kishin arritur moshën mbi 50 vjeç, e që​​ paraprakisht nuk kishin se paku​​ tri vjet përvojë pune në​​ procesin e mësimdhënies universitare. Meqenëse Avokati i Popullit nuk kishte marrë​​ përgjigje për rekomandimet, në​​ bazë​​ ​​ nenit 132 të​​ Kushtetutës së​​ Republikës së​​ Kosovës, të​​ neneve 1,​​ 3,​​ 6, 15 dhe 16 te Ligjit m. 03/L-195 për Avokatin e Popullit, i cili kishte qenë​​ ​​ fuqi në​​ atë periudhë, dhe të​​ neneve 9 dhe 10, paragrafët 2 dhe 3, te Ligjit nr. 03/L-202 për Konflikte Administrative; më​​ 21 dhjetor 2010 Avokati i Popullit i kishte parashtruar kërkesë Gjykatës Supreme të​​ Kosovës për vlerësimin e ligjshmërisë së​​ vendimit që​​ ​​ mos rekrutonte mësimdhënës që​​ kishin arritur moshën mbi 50 vjeç. Me rastin e riorganizimit të​​ sistemit gjyqësor Gjykata Supreme e kishte deleguar rastin në​​ kompetencë​​ ​​ Gjykatës Themelore në​​ Prishtinë​​ -Departamenti për​​ Çështje Administrative.​​ 

 

29.​​ ​​ bazë​​ ​​ provave dhe pas shqyrtimit të​​ kërkesëpadisë​​ ​​ Avokatit të​​ Popullit, datë​​ 21 dhjetor 2010, lidhur me​​ ligjshmërinë​​ e Vendimit​​ nr.1/499, datë​​ 25 maj 2010, të​​ Senatit të​​ Universitetit të​​ Prishtinës, Gjykata Themelore në​​ Prishtinë​​ -Departamenti për​​ Çështje Administrative, me Aktgjykimin A.nr.1242/2010, datë​​ 9 dhjetor 2013, e kishte aprovuar si të​​ bazuar kërkesëpadinë​​ e Avokatit të​​ Popullit dhe kishte kërkuar nga Universiteti i Prishtinës që​​ ​​ riprocedurë​​ ​​ vepronte sipas vërejtjeve të​​ dhëna​​ ​​ aktgjykim. Universiteti i​​ Prishtinës​​ "Hasan Prishtina" nuk kishte vepruar sipas​​ kërkesave​​ ​​ këtij​​ aktgjykimi të​​ Gjykatës​​ Themelore në​​ Prishtinë​​ -Departamenti​​ për​​ Çështje Administrative, por as nuk kishte parashtruar ankesë​​ ​​ Aktgjykimin A.nr.1242/2010, datë​​ 9 dhjetor 2013, në​​ Gjykatën e Apelit, e i cili ishte bërë​​ i plotfuqishëm.​​ 

 

30.​​ Avokati i Popullit, ne rastin konkret, por edhe në​​ rastin e paditësit për çështjen që​​ tanimë Gjykata Kushtetuese e ka regjistruar rastin KO147/22, vëren se Universiteti i Prishtinës "Hasan Prishtina", lidhur me vendosjen e kriterit të​​ përcaktuar me nenin 177, pika 1.6, të​​ Statutit te Universitetit të​​ Prishtinës, nuk ka arritur ta dëshmonte/provonte se ka një justifikim objektiv dhe të​​ arsyeshëm, që​​ ndjek një qëllim legjitim dhe se ka një​​ lidhje të​​ arsyeshme proporcionale ndërmjet këtij qëllimi dhe vendosjes së​​ kriterit në​​ fjalë.​​ 

 

Kriteret e​​ punësimit​​ te personelit akademik ne disa vende te rajonit

31. Avokati i Popullit ka vërejtur se kriteret për punësimin e personelit akademik në disa vende të rajonit, janë të rregulluara me statutet e universiteteve dhe asnjë nga kushtet e përcaktuara nuk kufizon moshën e kandidatëve për përzgjedhjen për pozitën e mësimdhënësit. Në këto vende, si kriter për përzgjedhjen e personelit akademik kërkohen aftësitë profesionale, pjesëmarrje paraprake në procesin mësimor, punime shkencore të publikuara, kontributi shkencor dhe profesional në institucione akademike etj.

 

•​​ Statuti i Universitetit të​​ Tiranës​​ në​​ nenin 66 i përcakton titujt e personelit akademik, si në​​ vijim: profesor, profesor i asociuar, lektor, asistent lektor. Kriteret e punësimit të​​ personelit përcaktohen me nenin 67, në​​ të​​ cilin përcaktohet: "2.​​ Kandidatët duhet të​​ plotësojnë​​ këto kritere të​​ përgjithshme: a)​​ Të​​ kenë​​ zotësi të​​ plotë​​ për të​​ vepruar; b)​​ Të​​ zotërojnë​​ aftësi​​ e nevojshme profesionale për vendin e punës për të​​ cilin​​ konkurrojnë: c)​​ Të​​ kenë​​ përfunduar studimet master shkencor dhe/ose studime të​​ doktoratës në​​ të​​ njëjtën​​ fushë; d)​​ Të​​ mos jenë​​ dënuar me vendim të​​ formës së​​ prerë​​ të​​ gjykatës për kryerjen e një​​ vepre penale me dashje;​​ e) të​​ mos jetë​​ marrë​​ ndaj tyre masa disiplinore e largimit nga puna." Statuti nuk parasheh asnjë​​ kufizim për moshën e të​​ punësuarit të​​ personelit akademik.

​​ 

•​​ Neni 82 i Statutit të​​ Universitetit te Zagrebit​​ përcakton​​ se pozitat​​ mësimdhënëse​​ janë: docent, profesor i asociuar dhe profesor ordinar. Sipas vendimit te Bordit te rektoreve dhe​​ Këshillit​​ kombëtar​​ te arsimit te larte dhe zhvillimit teknologjik, i cili​​ përcakton​​ kushtet​​ për​​ vlerësimin​​ e​​ veprimtarisë​​ mësimore​​ dhe shkencore në​​ procedurën​​ e​​ përzgjedhjes​​ për​​ pozicionet shkencore dhe​​ mësimdhënëse,​​ janë​​ parashikuar kushtet​​ për​​ përzgjedhjen​​ ne pozita​​ mësimdhënëse.​​ Këto​​ kushte​​ janë:​​ pjesëmarrja​​ paraprake ne procesin​​ mësimor, publikimi i punimeve shkencore dhe prezantimi i punimeve ne takimet e eksperteve, si dhe kontributi shkencor dhe profesional në​​ veprimtarinë​​ e institucioneve akademike. Kushtet nuk​​ parashikojnë​​ kufizim moshe​​ për​​ fitimin e​​ ndonjërit​​ prej titujve​​ mësimdhënës.​​ 

 

•​​ Statuti i​​ Universitetit të​​ Beogradit​​ parasheh ne nenin 128 qe titujt e​​ mësimdhënësve​​ janë: profesor ordinar, profesor i asociuar dhe docent. Rregullorja​​ për​​ kushtet minimale​​ për​​ marrjen e titullit​​ mësimdhënës​​ në​​ Universitetin e Beogradit​​ përcakton​​ kushtet​​ për​​ marrjen e titullit.​​ Këto​​ kushte​​ parashikojnë:​​ përvojë​​ në​​ punë​​ pedagogjike me studentë, punime shkencore të​​ botuara dhe pjesëmarrje në​​ takime shkencore ose profesionale. Asnjë​​ nga kushtet e përcaktuara nuk kufizon moshën e kandidatëve që​​ përzgjidhen për pozitën e mësimdhënësit.​​  ​​ ​​ ​​​​ 


32.​​ Avokati i Popullit konsideron se kushti i moshës i përcaktuar me nenin 177, pika 1.6, të Statutit të Universitetit të Prishtinës është kriter përjashtues dhe përbën diskriminim në bazë të moshës. Pra është në kundërshtim me normat ligjore të parapara me legjislacionin vendor dhe me instrumente ndërkombëtare. Rrjedhimisht kjo dispozitë është në kundërshtim me parimin e kushtetutshmërisë dhe të​​ ligjshmërisë​​ si dhe​​ me parimin e sigurisë juridike”.

 

Kompetenca e gjykatave të​​ instancave të​​ ulëta në​​ shqyrtimin e përputhshmërisë së​​ kësaj norme me Kushtetutën​​ 

 

33. Gjykata Supreme e Kosovës, me rastin e shqyrtimit të​​ kërkesës për revizion, të​​ paraqitur nga Universiteti i Prishtinës (Rev.nr.505/2022), ka konstatuar se për ta shqyrtuar përputhshmërinë e nenit 177, pika 1.6, të ​​ ​​​​ ​​ Statutit te Universitetit të​​ Prishtinës me Kushtetutën, gjykatat e instancës më​​ ​​ ulët kanë​​ tejkaluar kompetencën, sepse një tagër i tille i takon Gjykatës Kushtetuese.​​ 

 

34.​​ Lidhur me këtë, Avokati i Popullit vëren se Gjykata Kushtetuese, në​​ Aktgjykimin për rastin​​ nr. KI10/22, në​​ vlerësimin lidhur me​​ çështjen e kontrollit të​​ kushtetutshmërisë​​ dhe të​​ ligjshmërisë​​ ​​ akteve juridike dhe rolin e gjykatave të​​ rregullta në​​ zbatimin e drejtpërdrejtë​​ ​​ normave kushtetuese, ka ritheksuar praktikën e saj, sipas së​​ cilës rezulton që​​ gjykatat e rregullta kanë​​ ​​ drejtë​​ dhe, për më​​ tepër, obligim që​​ gjatë​​ ushtrimit të​​ funksioneve të​​ tyre, të​​ gjykojnë, fillimisht sipas Kushtetutës, e pastaj sipas ligjit. Për më​​ tepër, duke pasur parasysh hierarkinë​​ e normave juridike, gjykatat e rregullta janë​​ ​​ obliguara që​​ t'i interpretojnë​​ normat ligjore në​​ harmoni me normat kushtetuese. (Aktgjykimi për rastin KI 10/22, paragrafi 72).​​ 

 

35. Po ashtu, Avokati i Popullit​​ vëren​​ se Gjykata Kushtetuese, në​​ Aktgjykimin​​ për​​ rastin nr.​​ KI10/22, ka​​ vlerësuar​​ se e drejta dhe detyrimi​​ për​​ ​​ zbatuar dhe interpretuar​​ Kushtetutën​​ u njihet të​​ gjitha Gjykatave​​ ​​ Republikës​​ ​​ Kosovës, duke​​ përfshirë​​ edhe​​ Gjykatën​​ Supreme, si instance më​​ e lartë​​ gjyqësore​​ ​​ nivel të​​ Republikës. Rrjedhimisht, Kushtetuta autorizimin​​ për​​ te interpretuar​​ Kushtetutën​​ si dhe autorizimin​​ për​​ te interpretuar ligjet ne pajtim me​​ Kushtetutën​​ ua njeh të​​ gjitha gjykatave dhe autoriteteve të​​ tjera publike në​​ Republikën​​ e​​ Kosovës.​​ Megjithatë, Gjykata Kushtetuese​​ është​​ autoriteti i​​ vetëm​​ ​​ Republikën​​ e​​ Kosovës​​ me autorizim​​ ekskluziv kushtetues​​ për​​ ta shfuqizuar​​ një​​ ligj ose norme ligjore si dhe​​ për​​ ​​ bërë​​ interpretimin​​ përfundimtar​​ ​​ Kushtetutës​​ dhe të​​ përputhshmërisë​​ se ligjeve me të​​ (Aktgjykimi​​ për​​ rastin KI10/22, paragrafi 73).

 

Dispozitat përkatëse Kushtetuese dhe Ligjore

 

Statuti i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”

 

Neni 177

 

1. Për titullin e profesorit asistent kandidati duhet t’i plotësojë këto kushte:​​ 

 

1.1. Të ketë gradën e doktorit te shkencës, (Në fakultetin e Arteve ekuivalente me te);

 

1.2. Të ketë numër të zgjedhur të monografive dhe publikimeve të shqyrtuara në revista ndërkombëtare shkencore ose artistike me së paku një punim kryesor të publikuar dhe të shqyrtuar në revista ndërkombëtare, si autor i pare ose korrespodent;​​ 

 

1.3. Të ketë krijuar punime artistike ose të ketë pasur prezantime publike, kur është fjala për Fakultetin e Arteve;​​ 

 

1.4. Të tregojë aftësi për mësimdhënie.​​ 

 

1.5. Të ketë së paku tri vite përvojë pune në procesin mësimor në Arsimin e larte.​​ 

 

1.6. Kandidati i cili zgjidhet për herë të parë, nuk duhet të jetë më i vjetër se 50 vjet. ​​ 

 

Ligji​​ Nr. 03/L-212​​ i​​ Punës


Neni 3​​ 

Përkufizimet

 

 ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​​​ 1. Shprehjet e përdorura në këtë ligj kanë këtë kuptim:

 

1.17. Diskriminimi - çdo dallim që përfshin përjashtim ose dhënie të përparësisë në bazë të racës, ngjyrës, gjinisë, fesë, moshës, gjendjes familjare, mendimit politik, prejardhjes kombëtare ose sociale, gjuhës ose anëtarësisë sindikale, që e ka fuqinë e anulimit ose mosdhënies së mundësive të barabarta për punësim apo profesion apo ngritje profesionale.

 

 ​​​​ Neni 5​​ 

Ndalimi i të gjitha llojeve të diskriminimit


​​ 1. Diskriminimi është i ndaluar në punësim dhe profesion, lidhur me rekrutimin në punësim, trajnimin, promovimin e punësimit, kushtet e punësimit, masat disiplinore, ndërprerjen e kontratës së punës ose çështjeve të tjera nga marrëdhënia e punës të rregulluara me këtë ligj dhe me ligjet e tjera në fuqi.

 

Neni 8​​ 

 ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​​​ Konkursi Publik​​ 

 

1. Punëdhënësi në sektorin publik, është i obliguar që të shpall konkurs publik sa herë që pranon një​​ 

punëmarrës dhe themelon një marrëdhënie të punës.​​ 

2. Konkursi duhet të jetë i barabartë për të gjithë kandidatët e synuar, pa asnjë lloj diskriminimi, ashtu siç​​ 

parashihet me këtë ligj dhe aktet tjera në fuqi.


Ligji​​ Nr. 04/L-037​​ Për Arsimin e Lartë në Republikën e Kosovës


 ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​​​ Neni 2

 ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​​​ Parimet

1. Ofrimi i arsimit të lartë në Republikën e Kosovës bazohet në parimet si në vijim:


1.2. barazia para ligjit për të gjithë bartësit e arsimit të lartë.​​ 

 

1.3. mundësi të barabarta për të gjithë studentët dhe personelin në institucionet e arsimit të lartë pa diskriminim.


 ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​​​ Neni 6​​ 

 ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​​​ ​​ Kompetencat dhe përgjegjësitë e Ministrisë në ofrimin e Arsimit të​​ Lartë

 ​​ ​​ ​​ ​​ ​​​​ 
1. ​​ [...]​​ Ministria është përgjegjëse për:

 

1.2. rregullimin e statusit të bartësve publik dhe privatë të arsimit të lartë dhe miratimin e statuteve të tyre. Statutet e të gjitha universiteteve dhe të cilit do aplikues për titull ‘universitet’ duhet të ratifikohen nga Kuvendi;

 ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​​​ 
 ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​​​ Neni 17​​ 

 ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​​​ Statuti i​​ bartësve të arsimit të lartë

 

1. Funksionimi dhe menaxhimi i bartësit publik të arsimit të lartë përcaktohet në statut të propozuar nga ana e Ministrisë dhe të miratuar nga Kuvendi. Ky statut mund të ndryshohet në përputhje me dispozitat e tij dhe me pëlqimin e Ministrisë dhe miratimin nga ana e Kuvendit.

 

[...]


5. Statuti i çdo bartësi të arsimit të lartë që merr fonde publike siguron zbatimin e parimeve të mëposhtme nga bartësi:​​ 

 

5.1. mundësi të barabarta për punësim dhe qasje të barabartë në studim e kërkim shkencor pa diskriminim.​​ 

 

 ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​​​ 

Vlerësimi i pranueshmërisë së kërkesës

 

  • Gjykata së pari do të shqyrtojë nëse kërkesa i ka përmbushur kriteret e pranueshmërisë, të përcaktuara me Kushtetutë dhe të specifikuara më tej me Ligj dhe me Rregullore të punës.

 

  • Në këtë drejtim, Gjykata i referohet paragrafëve 1 dhe 8 të nenit 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës, që përcaktojnë:

 

  • Gjykata Kushtetuese vendos vetëm për rastet e ngritura para gjykatës në mënyrë ligjore nga pala e autorizuar.

 

(…)

 

8. Gjykatat kanë të drejtë t’i referojnë Gjykatës Kushtetuese çështje përkitazi me përputhshmërinë kushtetuese të një ligji, nëse ajo përputhshmëri është ngritur gjatë procedurës gjyqësore dhe gjykata referuese nuk është e sigurt për përputhshmërinë e ligjit të kontestuar me Kushtetutën dhe nëse vendimi i gjykatës referuese për rastin e caktuar, varet nga përputhshmëria e ligjit në fjalë.

 

  • Gjykata i referohet neneve 51, 52 dhe 53 të Ligjit, që përcaktojnë:

 

Neni 51​​ 

Saktësimi i kërkesës

 

1. Kërkesat e ngritura në pajtim me nenin 113, paragrafi 8 të Kushtetutës do të parashtrohet nga gjykata vetëm nëse ligji i kontestuar duhet zbatohet drejtpërsëdrejti në çështjen që është pjesë e lëndës në shqyrtim dhe vetëm nëse ligjshmëria e ligjit të kontestuar​​ është parakusht për marrjen e vendimit nga ana e gjykatës.

 

2. Kërkesa do të specifikoj cilat dispozita të ligjit konsiderohen në kundërshtim me Kushtetutën.

 

Neni 52

Procedura para Gjykatës

 

Pas ngritjes së kërkesës në pajtim me nenin 113, paragrafi 8 të Kushtetutës, procedura para gjykatës referuese do të​​ suspendohet​​ deri në nxjerrjen e një vendimi nga ana e Gjykatës Kushtetuese.​​ 

 

Neni 53

Vendimi

 

Gjykata Kushtetuese vendos vetëm për pajtueshmërinë e dispozitës ligjore me Kushtetutën dhe nuk vendos për​​ çështje​​ të tjera faktike ose juridike që kanë të bëjnë me kontestin para gjykatës referuese.​​ 

 

  • Gjykata, po ashtu, merr parasysh rregullin​​ 75​​ të Rregullores së punës, që specifikon:

 

Rregulli 77 [Kërkesa në​​ pajtim me​​ paragrafin 8 të​​ nenit​​ 113 të Kushtetutës

dhe me nenet 51, 52 dhe 53 të Ligjit]

 

(1) Kërkesa e ngritur sipas këtij rregulli duhet të përmbushë kriteret e përcaktuara me​​ paragrafin (8) të​​ nenin 113 të Kushtetutës dhe me nenet 51​​ (Saktësimi i kërkesës), 52​​ (Procedura para gjykatës)​​ dhe 53​​ (Vendimi)​​ të Ligjit.

 

(2)​​ Kërkesa​​ e parashtruar sipas​​ këtij​​ rregulli ka efekt suspenziv.​​ 

 

(3)​​ Çdo gjykatë​​ e Republikës së​​ Kosovës mund të​​ parashtrojë​​ kërkesë sipas këtij rregulli, me kusht që: (a) ligji i kontestuar duhet të​​ zbatohet drejtpërdrejtë​​ nga një​​ gjykatë​​ ​​ lidhje me​​ çështjen që​​ është​​ pjesë​​ e lëndës në​​ shqyrtim; dhe (b)​​ ligjshmëria​​ e ligjit te kontestuar​​ është​​ parakusht​​ për​​ marrjen e vendimit nga ana e​​ gjykatës​​ përkatëse.​​ 

 

(4)​​ Kërkesa​​ e parashtruar sipas​​ këtij​​ rregulli duhet te specifikoje se cilat dispozita të​​ ligjit të​​ kontestuar konsiderohen në​​ kundërshtim me Kushtetutën. Lënda që​​ është​​ duke u shqyrtuar nga gjykata referuese i bashkëngjitet kërkesës.​​ 

 

(5) Gjykata referuese mund te parashtrojë​​ kërkesë​​ ex officio ose me kërkesën e njërës prej palëve në​​ procedurë.​​ 

 

(6) Pas parashtrimit të​​ kërkesës, Gjykata njofton gjykatën referuese në​​ pajtim me paragrafin (8) të​​ nenit 113 të​​ Kushtetutës dhe nenet 51 (Saktësimi i kërkesës) dhe 52 (Procedura para gjykatës) të​​ Ligjit për efektin suspenziv të​​ kërkesës, përkatësisht që​​ ​​ pezullojë​​ procedurën lidhur me rastin në​​ fjale derisa Gjykata të​​ marrë​​ vendim.​​ ​​ ​​ 

 

  • Në dritën e kornizës së mësipërme normative, rezulton se çdo kërkesë e dorëzuar sipas paragrafit 8 të nenit 113 të Kushtetutës, që të jetë e pranueshme, duhet t’i plotësojë kriteret në vijim:

 

a) Kërkesa të jetë dorëzuar nga një “gjykatë”;

b) Gjykata (referuese)​​ duhet​​ të​​ mos jetë e sigurt për përputhshmërinë e ligjit të kontestuar me Kushtetutën;

c) Gjykata referuese duhet të specifikojë se cilat dispozitat të ligjit të kontestuar konsiderohen të papajtueshme me Kushtetutën;

d) Ligji i kontestuar duhet të zbatohet drejtpërdrejt nga gjykata referuese në rastin në shqyrtim para saj; dhe​​ 

e) Ligjshmëria e ligjit të​​ kontestuar​​ është parakusht për të marrë vendim në rastin​​ në shqyrtim.

 

  • Gjykata sjellë në vëmendje praktikën e saj gjyqësore e cila konfirmon kriteret e lartpërmendura, përkitazi me pranueshmërinë e kërkesave të paraqitura në bazë të nenit 113.8 të Kushtetutës (shih, mutatis mutandis,​​ rastet e Gjykatës Kushtetuese,​​ KO190/19, me parashtrues​​ Gjykata Supreme e Kosovës, Vlerësim i kushtetutshmërisë së nenit 8, paragrafit 2, të Ligjit nr. 04/L-131 për Skemat Pensionale të Financuara nga Shteti lidhur me nenin 5 dhe 6 të Udhëzimit Administrativ (MPMS) nr. 09/2015 për Kategorizimin e Shfrytëzuesve të Pensionit Kontributpagues sipas Strukturës Kualifikuese dhe Kohëzgjatjes së Pagesës së Kontributeve,​​ Aktgjykim i 16 janarit 2023, paragrafi 137;​​ KO157/18, parashtrues,​​ Gjykata Supreme e Kosovës për çështjen Vlerësim i kushtetutshmërisë së nenit 14, paragrafit 1.7 te Ligjit nr. 03/L- 179 për Kryqin e Kuq të Republikës së Kosovës, Aktgjykim i 28 marsit 2019, paragrafi 45;​​ KO126/16, parashtrues,​​ Kolegji i Specializuar i Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës për çështje që lidhen me Agjencinë Kosovare të Privatizimit, Aktvendim për papranueshmëri, i 27 marsit 2017, paragrafi 62;​​ KO142/16, parashtrues,​​ Kolegji i Specializuar i Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës për çështje që lidhen me Agjencinë Kosovare të Privatizimit,​​ Aktgjykim i 9 majit 2017, paragrafi 58).

 

  • Rrjedhimisht, Gjykata fillimisht vlerëson nëse Gjykata referuese është palë e autorizuar për të parashtruar një kërkesë të tillë. Në lidhje me këtë, Gjykata rikujton se kërkesa është dorëzuar nga Gjykata Supreme dhe është nënshkruar nga kryetari i saj, në kuadër të autorizimeve që lidhen me funksionin e tij. Kërkesa thekson qartë se ajo paraqitet nga Gjykata Supreme e cila duhet të vendosë për kërkesën për revizion të vendimit gjyqësor. Prandaj, Gjykata konsideron se kërkesa e tanishme është dorëzuar nga një​​ gjykatë” në kuptim të nenit 113.8 të Kushtetutës (shih, rastet e Gjykatës Kushtetuese,​​ KO190/19, parashtrues Gjykata Supreme e Kosovës, cituar më lartë, paragrafi 138;  ​​​​ KO157/18, parashtrues,​​ Gjykata Supreme e Kosovës, cituar më lart, paragrafi 48;​​ KO126/16, parashtrues,​​ Kolegji i Specializuar i Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës për çështje që lidhen me Agjencinë Kosovare të Privatizimit, cituar më lart, paragrafët 55-60).

 

  • Gjykata po ashtu vëren se Gjykata referuese ka ngritur dyshime për sa i përket kushtetutshmërisë së Statutit të Universitetit të Prishtinës në lidhje me Ligjin për Arsimin e Lartë në Republikën e Kosovës. Për më tepër, Gjykata referuese ka specifikuar në mënyrë të veçantë pikën 1.6 të nenit 177 të Statutit të kontestuar, lidhur me nenin 17, paragrafit 1, të Ligjit të kontestuar, si dispozita të cilat i konsideron se mund të jenë në kundërshtim me Kushtetutën.

 

  • Për të pasur të qartë natyrën e aktit juridik të normave të kontestuara nga Gjykata referuese, Gjykata fillimisht vë në pah​​ paragrafin 1 të nenit 17 të Ligjit të kontestuar, si dhe pikën 1.6 të nenit 177 të Statutit të kontestuar që përcaktojnë si në vijim:

 

Ligji për Arsimin e Lartë në Republikën e Kosovës

 

 ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​​​ Neni 17​​ 

 ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​​​ Statuti i bartësve të arsimit të lartë

 

1. Funksionimi dhe menaxhimi i bartësit publik të arsimit të lartë përcaktohet në statut të propozuar nga ana e Ministrisë dhe të miratuar nga Kuvendi. Ky statut mund të ndryshohet në përputhje me dispozitat e tij dhe me pëlqimin e Ministrisë dhe miratimin nga ana e Kuvendit.

 

Statuti i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”

 

Neni 177

 

1. Për titullin e profesorit asistent kandidati duhet t’i plotësojë këto kushte:​​ 

 

1.1. Të ketë gradën e doktorit te shkencës, (Në fakultetin e Arteve ekuivalente me te);

 

1.2. Të ketë numër të zgjedhur të monografive dhe publikimeve të shqyrtuara në revista ndërkombëtare shkencore ose artistike me së paku një punim kryesor të publikuar dhe të shqyrtuar në revista ndërkombëtare, si autor i pare ose korrespodent;​​ 

 

1.3. Të ketë krijuar punime artistike ose të ketë pasur prezantime publike, kur është fjala për Fakultetin e Arteve;​​ 

 

1.4. Të tregojë aftësi për mësimdhënie.​​ 

 

1.5. Të ketë së paku tri vite përvojë pune në procesin mësimor në Arsimin e larte.​​ 

 

1.6. Kandidati i cili zgjidhet për herë të parë, nuk duhet të jetë më i vjetër se 50 vjet. ​​ 

 

  • Në këtë drejtim,​​ Gjykata​​ fillimisht qartëson​​ se për​​ sa i përket përmbushjes së kritereve të pranueshmërisë së kërkesës në kuadër të procedurës kushtetuese të përcaktuar me​​ nenin 113.8, objekt vlerësimi kushtetues mund të jetë vetëm ligji si akt juridik i miratuar nga Kuvendi, e jo dhe aktet tjera.​​ 

 

  • Gjykata rikujton që gjykata referuese kishte ngritur dyshime për kushtetutshmërinë e nenit 17 të Ligjit për Arsimin e Lartë, vetëm si të ndërlidhur dhe me qëllim të vlerësimit të pikës 1.6 të nenit 117 të Statutit të UP-së.​​ Pra, pretendimi kryesor i gjykatës referuese ndërlidhej me kontrollin e kushtetutshmërisë së nenit të Statutit të UP-së.​​ Bazuar në reflektimet e mësipërme dhe duke marrë parasysh që neni 17.1 i Ligjit për Arsimin e Lartë përfaqëson vetëm kornizën ligjore në bazë të së cilës propozohet dhe më pas miratohet Statuti i Universitetit të Prishtinës, si dhe statutet e Universiteteve tjera publike në Kosovë, Gjykata vlerëson se në rrethanat e rastit konkret, ajo do të vlerësojë vetëm përmbushjen e kritereve të pranueshmërisë për sa i përket pretendimeve për kundër kushtetutshmëri që pretendohet se kanë zanafillën nga pika 1.6 e nenit 117 të Statutit të UP-së.

 

  • Fillimisht, Gjykata sqaron që Statuti i UP-së “Hasan Prishtina” në preambulën e tij si bazë të nxjerrjes së Statutit të kontestuar, Kuvendi i është referuar nenit 65.1 të Kushtetutës, si dhe nenit 17.1 të Ligjit për Arsimin e Lartë, si në vijim:

​​ 

Kuvendi i Republikës së Kosovës;​​ 

 

Në bazë të nenit 65​​ (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe nenit 17, paragrafi 1 i Ligjit për Arsimin e Lartë në Republikën e Kosovës nr.04/L-037​​ 

 

Miraton :​​ 

 

STATUTI I UNIVERSITETIT TË PRISHTINËS “HASAN PRISHTINA”​​ 

 

  • Në këtë drejtim, Gjykata thekson disa karakteristika të Statutit të UP-së, për pikën 1.6 të nenit 177 të të cilit u kërkua kontrolli i kushtetutushmërisë. Në këtë drejtim, për sa i përket natyrës së aktit juridik, që i njëjti të konsiderohet ligj, vlejnë disa parime procedurale dhe përmbajtësore. Për sa i përket cilësive procedurale të miratimit​​ dhe përmbajtjes​​ së Statutit të UP-së, këto janë disa nga pikat të cilat duhet të kihen parasysh: (i) Statuti i kontestuar kalon në procedurë të miratimit​​ në​​ Kuvendin e Kosovës; (ii) Kuvendi i Kosovës vepron në kuadër të kompetencave të përcaktuara në paragrafin 1 të nenit 65 të Kushtetutës, i cili përcakton​​ që Kuvendi:​​ “miraton ligje, rezoluta dhe akte tjera të përgjithshme”;​​ (iii)​​ Statuti i UP-së si bazë kushtetuese të miratimit të këtij akti i referohet nenit 65 të Kushtetutës, ndërsa poashtu ka edhe bazën ligjore në Ligjin për Arsimin e Lartë;​​ si dhe​​ (iv) Statuti përcakton të drejta dhe detyrime për UP-në.​​ 

 

  • Në këtë kontekst,​​ përkundër cilësive të lartcekura të Statutit të kontestuar të UP-së, ​​ ​​ Gjykata​​ qartazi​​ konstaton se Statuti i UP-së​​ nuk​​ i​​ ka atributet e një ligji të miratuar nga Kuvendi i Kosovës. I njëjti bazën kryesore të miratimit të tij e ka nga​​ neni 17 i​​ Ligjit​​ për Arsimin e Lartë. Për më tepër, i njëjti në bazë të përcaktimeve të këtij ligji​​ propozohet ekskluzivisht nga Ministria përgjegjëse për fushën e Arsimit, si dhe miratohet nga Kuvendi i Kosovës (Krahaso me nenin 79 të Kushtetutës ku nismën për të propozuar ligje mund ta marrin: (i) Presidenti i Republikës së Kosovës nga fushëveprimtaria e saj/tij; (ii) Qeveria; (iii) deputetët e Kuvendit; (iv) ose më së paku dhjetëmijë qytetarë).​​ ​​ 

 

  • Gjykata sqaron që në bazë të procedurës kushtetuese të përcaktuar në paragrafin 5 të nenit 113 të Kushtetutës,​​ vlerësimi​​ i​​ pikës 1.6 të nenit 117 të Statutit të UP-së, do të​​ ishte i mundur sikurse procedura të​​ ishte iniciuar brenda 8 ditëve nga dita e miratimit të​​ Statutit, nga së​​ paku dhjetë​​ (10) deputetë​​ ​​ Kuvendit të​​ Kosovës.

 

  • ​​ anën tjetër, Gjykata sqaron se në​​ rastin KO190/19 (ku Gjykata kishte bërë vlerësimin​​ e​​ kushtetutshmërisë së nenit 8, paragrafit 2, të Ligjit nr. 04/L-131 për Skemat Pensionale të Financuara nga Shteti lidhur me nenin 5 dhe 6 të Udhëzimit Administrativ (MPMS) nr. 09/2015 për Kategorizimin e Shfrytëzuesve të Pensionit Kontributpagues sipas Strukturës Kualifikuese dhe Kohëzgjatjes së Pagesës së Kontributeve) kishte shpallur të pavlefshme dispozita të aktit nënligjor, vetëm si të ndërlidhura me Ligjin e kontestuar dhe të cilat kishin bazë ligjore në ligjin e kontestuar (shih nenin 8.2 të Ligjit​​ nr. 04/L-131 për Skemat Pensionale të Financuara nga Shteti).

 

  • Në dritë të kësaj që u tha më lart, Gjykata konstaton se kriteri i pranueshmërisë sipas së cilit gjykatat e rregullta mund të referojnë në Gjykatën Kushtetuese çështje përkitazi me përputhshmërinë kushtetuese të një ligji, nuk plotësohet ne rrethanat e rastit konkret meqë Statuti i UP-së, nuk është “ligj”.

 

  • Duke qenë se ky kriter nuk plotësohet, Gjykata nuk e sheh të nevojshëm shqyrtimin e mëtejmë të kritereve të tjera të pranueshmërisë.

 

  • Si përfundim, ne pajtim me nenin 113.8 të Kushtetutës, nenet 20, 51, 52 dhe 53 të Ligjit dhe rregullin​​ 75​​ të Rregullores së punës, Gjykata e deklaron kërkesën si të papranueshme për shqyrtim të mëtejmë.

 

PËR KETO ARSYE

 

Gjykata Kushtetuese, në bazë të nenit 113.8 të Kushtetutës, neneve 20, 51, 52 dhe 53 të Ligjit dhe rregullave 48 (1) (b) dhe​​ 75​​ të Rregullores së punës, më​​ 30 gusht​​ 2023, njëzëri:​​ 

 

VENDOS​​ 

 

  • ​​ SHPALLË​​ kërkesën​​ ​​ papranueshme;​​ 

 

  • T'UA​​ KUMTOJË​​ këtë​​ Aktvendim palëve;​​ 

 

  • ​​ PUBLIKOJË​​ këtë​​ Aktvendim në​​ Gazetën Zyrtare, në​​ pajtim me nenin 20.4 të​​ Ligjit;​​ 

 

  • Ky​​ Aktvendim hyn ne fuqi​​ në ditën e shpalljes në​​ Gazetën Zyrtare, ne pajtim me paragrafin 5 të​​ nenit 20 të​​ Ligjit.

 

 

 

Gjyqtarja​​ raportuese​​  Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese   

 

 

 

Selvete Gërxhaliu Krasniqi Gresa Caka-Nimani

 

 

 

 

1

 

Parashtruesit:

Gjykata Supreme e Republikës së Kosovës

Lloji i kërkesës:

KO - Kërkesë nga organet shtetërore

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesa është qartazi e pabazuar

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Civile