Aktvendim

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktvendimit të Kolegjit të Apelit të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës për çështje që lidhen me Agjencinë Kosovare të Privatizimit, AC-I-17-0032-A0001 të 26 dhjetorit 2019

Nr. të lëndës KI 13/20

Shkarko:
Përmbledhje

KI13/20, Parashtrues:  Hidajet Canziba, Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktvendimit të Kolegjit të Apelit të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës për çështje që lidhen me Agjencinë Kosovare të Privatizimit, AC-I-17-0032-A0001 të 26 dhjetorit 2019

KI13/20, Aktvendim për papranueshmëri i 18 shkurtit 2021, pubikuar më 24 mars 2021

Fjalët kyçe: kërkesë individuale, qartazi e pabazuar, aktvendim për papranueshmëri

Pretendimi kryesor i parashtruesit të kërkesës është shkelja e të drejtave të garantuara me nenin 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm], nenin 46 [Mbrojtja e Pronës] të Kushtetutës, si dhe nenin 6 (E drejta për një proces të rregullt) të KEDNJ-së, si rezultat i mos-shqiptimit të një aktgjykimi nga DHPGJS që do t’ia vërtetonte të drejtën e pronësisë mbi pronën e kontestuar, të cilën, pretendon se e ka trashëguar nga babai i tij I.C.

Gjykata fillimisht vërejti që DHPGJS e kishte refuzuar ankesën e tij. Arsyet për refuzim të ankesës së parashtruesit të kërkesës, DHPGJS i kishte bazuar në dispozita përkatëse të LPK-së dhe Ligjit për DHPGJS që ajo i kishte konsideruar si relevante përkitazi me rrethanat e rastit konkret dhe përkitazi me pretendimet thelbësore të ngritura nga parashtruesi i kërkesës.

Gjykata vërejti se Kolegji i Specializuar i DHPGJS e kishte refuzuar ankesën e parashtruesit të kërkesës për arsye të mungesës se legjitimitetit pasiv. Ndërsa, Kolegji i Apelit i DHPGJS e kishte konsideruar kërkesën e parashtruesit të kërkesës si të tërhequr me arsyetimin se parashtruesi nuk e kishte paguar taksën gjyqësore dhe as nuk e kishte paraqitur kërkesën për lirim nga taksa gjyqësore

Gjykata vërejti  se refuzimi i kërkesës për shqyrtim nga ana e Kolegjit te Apelit te DHPGJS ka të bëjë drejtpërdrejt me dështimin e parashtruesit të kërkesës që të paguajë taksën gjyqësore në pajtim me nenin 253, paragrafin 4 të LPK-së ose me dështimin e tij që të paraqesë kërkesën për lirim nga taksa gjyqësore

Prandaj, duke u bazuar në krejt këtë që është sqaruar më lart Gjykata konsideroi se kërkesa e parashtruesit të kërkesës është qartazi e pabazuar në baza kushtetuese dhe si e tillë duhet të deklarohet e papranueshme, në pajtim me rregullin 39 (2) të Rregullores

Parashtruesit:

Hidajet Canziba

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim

Kërkesa është qartazi e pabazuar

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Civile