Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktvendimit të Gjykatës Themelore në Pejë – Dega në Klinë C. nr. 239/2017 të 6 shtatorit 2018

Nr. të lëndës KI 09/19

Parashtruesit: Leutrim Hajdari

Shkarko:

KI09/19  Parashtrues i kërkesës: Leutrim Hajdari, i cili kërkon vlerësimin e kushtetutshmërisë së Aktvendimit të Gjykatës Themelore në Pejë dega në Klinë C. nr. 239/2017 të 6 shtatorit 2018 

KI09/19, aktvendim për papranueshmëri i 5 shkurtit 2020, publikuar më 18 mars 2020 

Fjalët kyç; kërkesë individuale, vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktvendimit të Gjykatës Themelore në Pejë dega në Klinë, qartazi e pabazuar, e parakohshme

Parashtruesi parashtroi kërkesën në pajtim me nenin 113.7 të Kushtetutës, nenet 22 dhe 47 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës nr. 03/L-121 dhe rregullin 32 të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese.

  Më 18 korrik 2017, parashtruesi i kërkesës parashtroi padi për zgjidhje të martesës në Gjykatën Themelore në Pejë, Dega në Klinë.

Pas disa seancave të mbajtura shqyrtuese, Gjykata Themelore në Pejë. Dega në Klinë me aktvendim ndërpreu këtë procedurë derisa të zgjidhet çështja paraprake në lidhje me njohjen e aktgjykimit të Republikës së Shqipërisë.

Parashtruesi i kërkesës parashtroi ankesë në Gjykatën e Apelit kundër aktvendimit të Gjykatës Themelore në Pejë, Dega në Klinë.

Më 29 shtator 2019, Gjykata e Apelit e aprovoi si të bazuar ankesën e parashtruesit të kërkesës, anuloi aktvendimin e Gjykatës Themelore në Pejë Dega në Klinë dhe ia ktheu çështjen të njëjtës për rivendosje.

Gjykata vëren se, pasi që ishte njoftuar me përmbajtjen e aktvendimit të Gjykatës Themelore, parashtruesi i kërkesës parashtroi ankesë në Gjykatën e Apelit, e cila më 29 shtator 2019 e aprovoi ankesën si të bazuar, anuloi aktvendimin e Gjykatës Themelore dhe ia ktheu të njëjtës për rivendosje. Prandaj, rezulton se procedura në Gjykatën Themelore në Pejë – dega në Klinë,  ende nuk ka përfunduar.

Prandaj, për arsyet e lartpërmendura, Gjykata konstaton se kërkesa nuk i plotëson kushtet e pranueshmërisë, sepse parashtruesi i kërkesës nuk i ka shteruar mjetet juridike sipas nenit 113.7 të Kushtetutës, nenit 47 të Ligjit dhe rregullit 39 (1) (b) të Rregullores së punës, dhe si e tillë, kërkesa duhet të deklarohet e papranueshme.

Parashtruesit:

Leutrim Hajdari

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Nuk janë shterur mjetet juridike

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Civile