Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktvendimit të Gjykatës Supreme, Rev. nr. 459/21, të 21 prillit 2022, në lidhje me Aktvendimin e Gjykatës së Apelit [Ac. nr. 2580/20], të 8 prillit 2021

Nr. të lëndës KI93/22

Parashtruesit: Jovan Ristič

Shkarko:

KI93/22, Parashtrues: Jovan Ristič, Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktvendimit të Gjykatës Supreme, Rev. nr. 459/21, të 21 prillit 2022, në lidhje me Aktvendimin e Gjykatës së Apelit [Ac. nr. 2580/20], të 8 prillit 2021

Fjalët kyç: kërkesë individuale, kërkesë e dorëzuar jashtë afatit ligjor

ndërlidhen me rrethanat kur procedura ndaj parashtruesit të kërkesës e zhvilluar para gjykatave të rregullta në lidhje me kërkesën e tij, kishte përfunduar me Aktvendimin e Gjykatës së Apelit, përmes së cilit ishte refuzuar ankesa kundër Aktvendimit të Gjykatës Themelore. Parashtruesi i kërkesës paraqiti edhe kërkesën për revizion në Gjykatën Supreme, duke pretenduar shkelje të dispozitave të procedurës dhe të së drejtës materiale. Mirëpo, Gjykata vëren se në pajtim me Aktvendimin e Gjykatës Supreme, parashtruesi i kërkesës kishte përdorur mjet juridik të palejuar në procedurën respektive.

Në bazë të praktikës së saj të konsoliduar, Gjykata rikujton po ashtu se parashtruesi i kërkesës duhet t’i shterojë të gjitha mjetet juridike të cilat pritet të jenë efektive dhe të mjaftueshme. Vetëm mjetet efektive mund të merren parasysh nga Gjykata, pasi parashtruesi i kërkesës nuk mund të zgjasë afatet kohore strikte të parapara me Ligj dhe Rregullore të punës, duke u përpjekur të ushtrojë mjete juridike që nuk janë të lejuara ose duke u ankuar në institucionet të cilat nuk kanë kompetencë që të ofrojnë mbrojtje të të drejtave për të cilat ankohet parashtruesi i kërkesës.

Rrjedhimisht, Gjykata konstatoi se procedura ndaj parashtruesit të kërkesës e zhvilluar para gjykatave të rregullta në lidhje me kërkesën e tij, kishte përfunduar me Aktvendimin e Gjykatës së Apelit, përmes së cilit ishte refuzuar ankesa kundër Aktvendimit të Gjykatës Themelore. Prandaj, Gjykata konkludon se kërkesa e parashtruesit të kërkesës në lidhje me Aktvendimin e Gjykatës së Apelit, është dorëzuar pas afatit ligjor prej 4 (katër) muajsh.

Përfundimisht,Gjykata konkludon se kërkesa e parashtruesit të kërkesës është dorëzuar jashtë afatit ligjor të përcaktuar me nenin 49 të Ligjit dhe me rregullin 39 (1) (c) të Rregullores së punës, dhe si e tillë është e papranueshme.

Parashtruesit:

Jovan Ristič

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesa është paraqitur pas afatit

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Civile