Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktvendimit të Gjykatës së Apelit të Kosovës, PN.S.nr 57/2022, të 6 dhjetorit 2022

Nr. të lëndës KI110/23 dhe KI111/23

Parashtruesit: Nora Grajçevci-Mehmeti dhe Besnik Berisha

Shkarko:
llogo_gjkk_png_2

 

Prishtinë, më 4 mars 2024

Nr. Ref.:RK 2387/24

 

 

 

 

AKTVENDIM PËR PAPRANUESHMËRI

 

 

rastet​​ nr. KI110/23​​ dhe​​ KI111/23

 

Parashtrues

 

Nora Grajçevci-Mehmeti​​ dhe​​ Besnik Berisha

 

 

Vlerësim i kushtetutshmërisë​​ 

​​ Aktvendimit,​​ ​​ [PN.S.nr.57/2022], të 6 dhjetorit 2022

​​ ​​ Gjykatës​​ ​​ Apelit

 

 

e përbërë nga:

 

Gresa Caka-Nimani, kryetare

Bajram Ljatifi, zëvendëskryetar

Selvete Gërxhaliu-Krasniqi, gjyqtare

Safet Hoxha, gjyqtar

Radomir Laban, gjyqtar​​ 

Remzije Istrefi-Peci, gjyqtare​​ 

Nexhmi Rexhepi, gjyqtar dhe

Enver Peci, gjyqtar

 

 

Parashtruesit e​​ kërkesës​​ 

 

  • Kërkesat​​ janë​​ parashtruar nga​​ Nora Grajçevci-Mehmeti,​​ (në tekstin e mëtejmë: parashtruesja​​ e kërkesës​​ në rastin KI110/23),​​ dhe Besnik Berisha​​ i përfaqësuar​​ nga Florian Petani, avokat​​ ​​ Prishtinë​​ (në tekstin e mëtejmë: parashtruesi​​ i​​ kërkesës​​ në rastin KI111/23).

 

 

Vendimi i kontestuar​​ 

 

  • Parashtruesit​​ e​​ kërkesës​​ e​​ kontestojnë​​ Aktvendimin​​ [PN.S.nr.57/2022]​​ e​​ 6 dhjetorit 2022,​​ ​​ Gjykatës​​ ​​ Apelit​​ të​​ Kosovës (në​​ tekstin e mëtejmë: Gjykata e Apelit)​​ në lidhje me Aktvendimin [PKR.Nr.193/18] e 7 nëntorit 2022 të Gjykatës Themelore në​​ Prishtinë,​​ Departamenti​​ Special (në tekstin e mëtejmë: Gjykata Themelore).

 

  • Parashtruesit​​ e​​ kërkesës​​ aktvendimin e kontestuar​​ ​​ Gjykatës të​​ Apelit​​ e​​ kanë​​ pranuar​​ ​​ 26 janar 2023.

 

Objekti i çështjes​​ 

 

  •  ​​​​ Objekt i çështjes​​ ​​ rastin KI110/23​​ është​​ vlerësimi​​ i​​ kushtetutshmërisë së​​ aktvendimit të​​ kontestuar,​​ përmes të​​ cilit pretendohet se parashtrueses së​​ kërkesës i janë​​ shkelur të​​ drejtat dhe liritë​​ themelore të​​ garantuara me:​​ nenet 31​​ [E Drejta për Gjykim të​​ Drejtë​​ dhe të​​ Paanshëm]​​ dhe 32 [E Drejta për Mjete Juridike] të​​ Kushtetutës​​ të​​ Republikës së​​ Kosovës (në​​ tekstin e mëtejmë:​​ Kushtetuta), në ndërlidhje me nenet 6 (E drejta për një proces të rregullt) dhe 13 (E drejta për zgjidhje efektive)​​ të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (në tekstin e mëtejmë: KEDNJ); dhe nenet 49 [E Drejta e Punës dhe Ushtrimit të Profesionit] ​​ 54 [Mbrojtja gjyqësore e të​​ drejtave]​​ dhe​​ 55 [Kufizimi i të​​ Drejtave dhe Lirive Themelore]​​ të​​ Kushtetutës. E njëjta pretendon edhe shkelje të​​ nenit​​ 111 [Avokatura]​​ të Kushtetutës.

 

  • ​​ Objekt i çështjes​​ në​​ rastin KI111/23​​ është vlerësimi i kushtetutshmërisë së​​ aktvendimit të​​ kontestuar, përmes të​​ cilit pretendohet se parashtruesit të​​ kërkesës i janë​​ shkelur të​​ drejtat dhe liritë​​ themelore të​​ garantuara me nenet: 32 [E Drejta për Mjete Juridike]​​ të​​ Kushtetutës, në​​ ndërlidhje me nenin 13 (E drejta për zgjidhje efektive) të KEDNJ-së; dhe nenet​​ 49 [E Drejta e Punës dhe Ushtrimit të​​ Profesionit] dhe 54 [Mbrojtja gjyqësore e të drejtave] të​​ Kushtetutës. I njëjti po ashtu pretendon edhe shkelje të​​ nenit​​ 111​​ [Avokatura]​​ të​​ Kushtetutës.​​ 

 

Baza juridike

 

  •  ​​​​ Kërkesat bazohen​​ në paragrafët 1 dhe 7 të nenit 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara]​​ të Kushtetutës, në nenet​​ 22​​ (Procedimi i kërkesës),​​ dhe 47​​ (Kërkesa Individuale)​​ të Ligjit nr. 03/L-121 për Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Ligji) dhe rregullin​​ 25​​ (Parashtrimi i Kërkesave dhe Përgjigjeve),​​ të Rregullores së punës​​ së Gjykatës​​ (në tekstin e mëtejmë: Rregullorja e punës).​​ 

 

  • Më 7 korrik 2023, Rregullorja e punës së Gjykatës​​ Kushtetuese të Republikës së Kosovës Nr. 01/2023, u publikua në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës dhe hyri në fuqi 15 ditë pas publikimit të saj. Rrjedhimisht gjatë shqyrtimit të kërkesës, Gjykata Kushtetuese i referohet dispozitave të Rregullores së lartcekur.​​ Lidhur me këtë,​​ konform Rregullit 78 (Dispozitat kalimtare) të Rregullores së punës Nr. 01/2023, përjashtimisht, dispozita të caktuara të Rregullores së punës Nr. 01/2018, do të vazhdojnë të zbatohen në lëndët e regjistruara në Gjykatë përpara shfuqizimit të saj, vetëm nëse dhe për aq sa janë më të favorshme për palët.

 

Procedura në Gjykatë​​ 

 

  • Më​​ 31 maj 2023,​​ parashtruesit e kërkesës​​ e​​ dorëzuan​​ kërkesën në​​ Gjykatën​​ Kushtetuese​​ ​​ Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Gjykata).

 

  • ​​ 8 qershor​​ 2023, në​​ rastin KI110/23,​​ Kryetarja e Gjykatës​​ përmes​​ Vendimeve​​ [Nr. GJR.KI110/23]​​ dhe​​ [Nr. KSH. KI110/23]​​ e​​ caktoi gjyqtarin​​ Nexhmi Rexhepi,​​ gjyqtar raportues,​​ dhe​​ Kolegjin shqyrtues të përbërë nga gjyqtarët:​​ Selvete Gërxhaliu-Krasniqi​​ (kryesuese),​​ Safet Hoxha​​ dhe​​ Remzije Istrefi-Peci (anëtarë).​​ 

 

  • ​​ 8 qershor 2023, në​​ rastin KI111/23, Kryetarja e Gjykatës​​ përmes​​ Vendimeve​​ [Nr. GJR.KI111/23]​​ dhe​​ [Nr. KSH. KI111/23] e caktoi​​ ​​ Enver Pecin, gjyqtar raportues, dhe Kolegjin shqyrtues të​​ përbërë​​ nga gjyqtarët: Gresa Caka-Nimani (kryesuese), Bajram Ljatifi dhe Radomir Laban (anëtarë).

 

  • Më 16 qershor 2023, në pajtim me paragrafin 1 të rregullit 40 (Bashkimi dhe ndarja e kërkesave) të Rregullores së punës, Kryetarja e Gjykatës urdhëroi bashkimin e kërkesës KI111/223 me kërkesën KI110/223. Bazuar në paragrafin 3 të rregullit të lartcekur, Gjyqtari raportues dhe përbërja e Kolegjit mbetet në përbërje të përcaktuar për kërkesën e parë, përkatësisht kërkesën në rastin KI110/23.​​ 

 

  • ​​ 26 qershor 2023, Gjykata njoftoi parashtruesit​​ e kërkesës për regjistrimin e kërkesës, dhe për bashkimin e kërkesës KI111/23 me kërkesën​​ KI110/23. Në​​ ​​ njëjtën ditë, Gjykata njoftoi Gjykatën e Apelit për regjistrimin e kërkesave dhe bashkimin e kërkesës​​ KI110/23 me kërkesën KI111/23.

 

  • ​​ 26 qershor 2023, Gjykata kërkoi nga Gjykata Themelore​​ dorëzimin​​ e​​ ​​ fletëkthesës​​ ​​ dëshmon se kur parashtruesit e kërkesës​​ e kanë​​ pranuar Aktvendimin [PN.S.nr.57/2022] e Gjykatës së​​ Apelit.​​ 

 

  • Më 29 qershor 2023, Gjykata Themelore dorëzoi në Gjykatë fletëkthesën që ​​ dëshmon se​​ parashtruesit e kërkesës​​ Aktvendimin​​ [PN.S.nr.57/2022]​​ ​​ e Gjykatës së Apelit​​ e kanë ​​​​ pranuar​​ më 26 janar 2023.

 

  • ​​ 23 janar​​ ​​ 2024, Kolegji shqyrtues shqyrtoi raportin e Gjyqtarit raportues dhe njëzëri i rekomandoi Gjykatës papranueshmërinë e kërkesave.​​ 

 

Përmbledhja e fakteve​​ 

 

  • Nga shkresat e lëndë​​ rezulton që​​ parashtruesi i kërkesës​​ ​​ rastin KI111/23​​ ​​ ishte avokat​​ mbrojtës​​ i F.M. ndaj të​​ cilit më​​ 12 dhjetor 2013, Prokuroria Speciale e Republikës së​​ Kosovës​​ kishte ngritur​​ aktakuzë​​ për shkak të​​ dyshimit të​​ bazuar​​ ​​ kryerjes së​​ dy veprave penale sipas Kodit​​ Penal​​ ​​ Republikës së​​ Kosovës​​ ​​ fuqi. Si rezultat​​ i kësaj,​​ ndaj të​​ akuzuarit dhe një​​ akuzuari tjetër ishte duke u zhvilluar procedura penale para​​ gjykatave​​ ​​ rregullta, përkatësisht para Gjykatës Themelore në​​ Prishtinë.

 

  • ​​ kuadër të​​ zhvillimit të​​ procedurës penale ndaj të​​ akuzuarve të​​ lartcekur,​​ ​​ ​​ 14 shtator 2022, Gjykata Themelore caktoi​​ seancën​​ e shqyrtimit gjyqësor,​​ e cila nuk u mbajt për​​ arsye​​ procedurale, dhe me pajtimin e palëve​​ e njëjta u​​ ricaktua​​ për​​ tu mbajtur më​​ 18 tetor 2022.​​ 

 

  • ​​ 18 tetor 2022, në​​ seancën e shqyrtimit gjyqësor​​ ​​ Gjykatën Themelore​​ morën​​ pjesë:​​ Prokurori i​​ Shtetit nga Prokuroria Speciale; i akuzuari F.M;​​ parashtruesja e kërkesës në​​ rastin KI110/23, e cila ishte e autorizuar si​​ avokate​​ zëvendësuese, nga​​ parashtruesi i kërkesës në​​ rastin KI111/23​​ ​​ cilësinë​​ e avokatit të​​ F.M.; avokati i të​​ akuzuarit tjetër​​ ​​ procedurën penale, si dhe dy dëshmitarë.

 

  • Në​​ këtë​​ seancë​​ të​​ shqyrtimit​​ gjyqësor në​​ Gjykatën Themelore, të​​ 18 tetorit 2022, i​​ akuzuari F.M​​ deklaroi​​ si në​​ vijim: “Meqenëse nuk​​ është​​ prezent mbrojtësi av. Besnik Berisha​​ [parashtruesi i kërkesës në​​ rastin KI111/23], për të​​ cilin sot jam njoftuar se​​ nuk mund të​​ jetë​​ prezent në​​ këtë​​ seancë, për shkak se​​ është​​ i angazhuar në​​ Gjykatën Themelore në​​ Pejë​​ dhe meqë​​ kanë​​ për tu dëgjuar dëshmitarët që​​ janë​​ prezent, i​​ njëjti​​ ka kërkuar që​​ të​​ jetë​​ prezent mbrojtësi i tij av. Besnik Berisha gjatë​​ marrjes në​​ pyetje të​​ këtyre dëshmitarëve, duke shtuar se nuk ka qenë​​ në​​ dijeni se për këtë​​ seancë​​ do ta përfaqësoj sipas autorizimit zëvendësuar av. Nora Grajcevci Mehmeti​​ [parashtruesja e kërkesës në​​ rastin KI110/23]. Para kësaj seance kam biseduar me mbrojtësin tim, av. Besnik Berisha dhe i​​ njëjti​​ më​​ ka​​ thënë​​ se do të​​ bisedojë​​ me gjykatën për koordinim të​​ datës. I​​ njëjti​​ ka kërkuar që​​ avokati i tij ta përfaqësoj prej fillimit e deri në​​ mbarim edhe gjatë​​ dëgjimit të​​ dëshmitarëve dhe nuk​​ është​​ pajtuar që​​ ta përfaqësoj dikush tjetër sipas autorizimit zëvendësues dhe as av. Nora Grajcevci Mehmeti”.

 

  • Si rezultat i mospranimit të përfaqësimit të tij nga ana e parashtrueses së​​ kërkesës​​ në rastin KI110/23 si avokate​​ zëvendësuese, në​​ po të​​ njëjtën seancë​​ ​​ 18 tetorit 2022, kjo e fundit​​ i​​ kërkoi​​ gjykatës​​ shtyrjen e seancës gjyqësore.​​ 

 

  • Më​​ 7 nëntor 2022, Gjykata Themelore​​ përmes​​ Aktvendimit [PKR.nr.193/18]​​ detyroi​​ dy parashtruesit të kërkesës​​ që​​ në mënyrë solidare ti paguajnë shpenzimet e procedurës si rezultati i shtyrjes së seancës së 18 tetorit 2022, përkatësisht të paguajnë shpenzimet e mbrojtësit të akuzuarit tjetër në procedurë, i caktuar sipas detyrës zyrtare​​ si dhe shpenzimet e paushallit gjyqësor në shumën prej 100 euro, të gjitha këto në afat prej 15 ditëve nga dita e plotfuqishmërisë së këtij aktvendimi, nën kërcënim të përmbarimit me dhunë.

 

  • Gjykata Themelore Aktvendimin e saj e bazoi në nenin 452 (Pagimi i shpenzimeve sipas fajit të personit që i ka shkaktuar) të Kodit Nr. 04/L-123 të Procedurës Penale të​​ Republikës së​​ Kosovës ​​ (në tekstin e mëtejmë: KPPRK).

 

  • ​​ Gjykata Themelore,​​ Aktvendimin e saj e arsyetoi ​​ si në​​ vijim:​​ 

 

“Gjykata ka ardhur në​​ përfundim se seanca e shqyrtimit gjyqësor e datës 18.10.2022​​ është​​ shtyrë​​ me fajin e mbrojtësve të​​ lartpërmendur​​ përkatësisht për shkak të​​ mos koordinimit të​​ mirë​​ ​​ mes tyre lidhur me përfaqësimin e të​​ akuzuarit F.M për këtë​​ seancë, ashtu që​​ faji​​ për mbrojtësin e autorizuar nga i akuzuari, avokatin Besnik Berisha​​ [parashtruesi i kërkesës në​​ rastin KI111/23], rezulton të​​ jetë​​ se i njëjti ka dërguar për ta mbrojtur të​​ akuzuarin, sipas autorizimit zëvendësues avokaten Nora Grajcevci-Mehmeti​​ [parashtruesja e kërkesës në​​ rastin KI110/23]​​ pa e marrë​​ pëlqimin e të​​ akuzuarit duke mos pasur një​​ koordinimin paraprak me të. Ndërsa​​ faji​​ për mbrojtësen avokaten Nora Grajcevci Mehmeti, rezulton se e njëjta ishte paraqitur​​ ​​ seancë​​ para gjykatës duke mos u​​ koordinuar​​ mirë​​ me mbrojtësin avokatin Besnik Berisha​​ duke ardhur që​​ ta përfaqësoj të​​ akuzuarin pa e pasur pëlqimin paraprak të​​ tij dhe po ashtu duke mos​​ u koordinuar paraprakisht me të​​ akuzuarin F.M”.

 

Gjykata për organizimin dhe mbarëvajtjen e seancës të datës 18.10.2022, e cila është shtyre me fajin e mbrojtësve, ka krijuar shpenzime ku për përfaqësimin e te akuzuarit​​ [tjetër]​​ ka pasur të​​ caktuar sipas detyrës zyrtare av.​​ [F.P.] ​​ ​​ te cilit për përfaqësimin e këtij të akuzuari i është kompensuar pagesa në​​ shumë​​ prej 127.50 €uro, si dhe ka bere edhe shpenzime tjera paushallë duke lëshuar​​ urdhëresa​​ për Stacionet Policore, për sjellje me force të​​ dëshmitarëve​​ dhe urdhëresa​​ për​​ dorëzimin e thirrjeve të dëshmitareve të cilët kanë pasur të​​ procedohen gjatë​​ kësaj seance për të cilat veprime kanë​​ qenë​​ po ashtu të​​ njoftuar të​​ gjitha palët, që​​ nga seanca e shqyrtimit gjyqësor e datës 14.09.2022.”

 

  • Më​​ 17 nëntor 2022, parashtruesja e kërkesës​​ në​​ rastin KI110/23 kundër Aktvendimit [PKR.nr.193/18] të Gjykatës Themelore​​ parashtroi​​ ankesë​​ në​​ Gjykatën e Apelit​​ për shkak​​ (i)​​ të​​ shkeljes​​ së​​ dispozitave​​ të​​ procedurës penale,​​ përkatësisht​​ nenit​​ 451 (Aktvendimi për shpenzimet e procedurës penale )​​ dhe​​ nenit 452​​ (Pagimi i shpenzimeve sipas fajit të personit që i ka shkaktuar)​​ të​​ KPPRK-së​​ dhe (ii) vlerësimit të​​ gabuar dhe jo të​​ plotë​​ të​​ gjendjes faktike.​​ 

 

  • Së​​ pari, parashtruesja e kërkesës në​​ rastin KI110/23 pretendoi se​​ Gjykata Themelore kishte caktuar seancën gjyqësore të​​ 18 tetorit 2022 pa u konsultuar​​ paraprakisht​​ me avokatin e të​​ akuzuarit F.M​​ [parashtruesin e kërkesës në​​ rastin KI111/23]​​ dhe​​ si rrjedhojë​​ e​​ pamundësisë​​ së​​ tij për të​​ qenë​​ prezent në​​ këtë​​ seancë,​​ si rezultat i caktimit të​​ një​​ seance tjetër të​​ gjykimit që​​ ishte caktuar të​​ mbahej​​ në​​ po të​​ njëjtën​​ ditë​​ në​​ Gjykatën​​ Themelore në​​ Pejë,​​ ky i fundit e kishte autorizuar atë​​ për ta zëvendësuar në​​ këtë​​ seancë. Së​​ dyti, ajo në​​ ankesën e saj theksoi se​​ më​​ 14 shtator 2022​​ në​​ po të​​ njëjtën​​ procedurë​​ e kishte zëvendësuar​​ parashtruesin e kërkesës në​​ rastin KI111/23, avokat i të​​ akuzuarit F.M,​​ ku ky i fundit nuk​​ kishte shprehur kundërshtim​​ për mbrojtjen e saj në​​ cilësinë​​ e​​ zëvendësueses.​​ Së​​ treti, parashtruesja e kërkesës​​ deklaroi​​ se​​ më​​ 18 tetor 2022:​​ [...]​​ pas​​ fillimit​​ te​​ seancës​​ gjyqësore, kur gjykata kishte filluar konstatimin e​​ prezencës​​ se​​ palëve​​ në​​ procedurë, F.M pasi ka pare se si​​ dëshmitar​​ do te​​ dëgjohej​​ polici hetues [...], i cili sipas​​ vlerësimit​​ te tij​​ përbën​​ dëshmitarin​​ kryesor ne​​ çështjen​​ penale​​ kundër​​ tij, si dhe duke pasur parasysh se kjo​​ çështje​​ penale ishte ne rigjykim​​ për​​ herë​​ të​​ tretë, rezulton se i​​ njëjti​​ ka​​ vlerësuar​​ se​​ për​​ marrjen e​​ këtij​​ dëshmitari​​ ne​​ pyetje​​ do te duhej te ishte prezent avokati i​​ përzgjedhur​​ nga ai z. Besnik Berisha dhe ka deklaruar se nuk pajtohet qe te​​ njëjtin​​ ta mbroje dikush​​ tjetër​​ përveç​​ avokatit Besnik Berisha.​​ Përballë​​ kësaj​​ situate, duke qene se​​ kërkesa​​ e klientit ishte imperative qe ta mbroje​​ vetëm​​ avokati Besnik Berisha, kam​​ kërkuar​​ shtyrjen e​​ seancës​​ për një​​ datë​​ tjetër, duke qenë​​ se​​ është​​ në​​ kundërshtim​​ me Kodin e Etikes Profesionale te Avokatit,​​ që të veprohet në​​ kundërshtim​​ me vullnetin e klientit.​​ Për​​ me​​ tepër, e drejta e te pandehurit​​ për​​ te pasur​​ mbrojtës​​ sipas​​ përzgjedhjes​​ se tij​​ është​​ një​​ e drejte kushtetuese e​​ patjetërsueshme​​ e parapare me nenin 30 te​​ Kushtetutës​​ së​​ Republikës​​ se​​ Kosovës.​​ Në​​ fund​​ të​​ ankesës së​​ saj, ajo theksoi se detyrimi për t’i paguar shpenzimet procedurale​​ është​​ dëm i parevokueshëm që​​ cenon ushtrimin e profesionit të​​ avokaturës.​​ 

 

  • Më​​ 17 nëntor 2022, parashtruesi i kërkesës​​ në​​ rastin KI111/23 kundër Aktvendimit [PKR.nr.193/18] të Gjykatës Themelore​​ parashtroi​​ ankesë​​ në​​ Gjykatën e Apelit​​ për shkak të​​ shkeljeve të​​ dispozitave të​​ procedurës penale. Parashtruesi i kërkesës​​ pretendoi​​ se​​ aktvendimi i atakuar, me të​​ cilin jemi detyruar që​​ të​​ paguajmë​​ shpenzimet e procedurës të​​ krijuara me rastin e dështimit të​​ seancës së​​ datës 18.10.2022​​ është​​ ligjërisht i palejuar, sepse​​ është​​ i parakohshëm, për shkak se vendimi i tillë​​ për shpenzimet e procedurës penale, pavarësisht që​​ është​​ i natyrës së​​ posaçme, mund të​​ merret vetëm pas përfundimit të​​ procedurës penale”.​​ Sipas tij,​​ Gjykata Themelore nuk e kishte konsultuar për mbajtjen e seancës së​​ 18 tetorit 2022,​​ në​​ të​​ cilën seancë​​ ai nuk mund të​​ merrte​​ pjesë​​ për shkak të​​ pjesëmarrjes​​ së​​ tij​​ në​​ një​​ seancë​​ tjetër​​ gjyqësore​​ në​​ po​​ të​​ njëjtën ditë, të​​ paracaktuar më​​ herët.​​ ​​ Parashtruesi i kërkesës​​ në​​ ankesën e tij arsyetoi se sipas dispozitave ligjore, nuk kërkohet marrja e pëlqimit nga klienti në​​ rastet e zëvendësimit, dhe trupi gjykues ka mundur të​​ mos e miratojë​​ propozimin për shtyrjen e seancës por të​​ vazhdonte mbajtjen e seancës gjyqësore​​ përkundër kundërshtimit nga i akuzuari F.M.​​ 

 

  • ​​ 6 dhjetor 2022, Gjykata e Apelit​​ përmes​​ Aktvendimit [PN.S.nr.57/2022], refuzoi si të​​ pabazuara ankesat e parashtruesve të​​ kërkesës.​​ 

 

  • Gjykata e Apelit​​ ​​ Aktvendimin e saj duke iu referuar rrethanave faktike të​​ vërtetuara nga Gjykata Themelore​​ arsyetoi​​ se​​ dy parashtruesit e kërkesës​​ më​​ 14 shtator 2023​​ ishin njoftuar për mbajtjen e seancës së​​ 18 tetorit 2023, dhe si rezultati i mos-koordinimit në​​ mes tyre në​​ cilësinë​​ e mbrojtësve me të​​ akuzuarin F.M.,​​ këtij të​​ fundit​​ nuk i kishin ofruar​​ mbrojtje​​ efektive”.

 

  • ​​ vijim, në​​ lidhje me pretendimin e parashtruesit të​​ kërkesës në​​ rastin KI111/23 se​​ shpenzimet e procedurës sipas këtij aktvendimi të​​ ankimuar duhet të​​ merren pas përfundimit të​​ procedurës​​ penale​​ ashtu siç përcaktohet me paragrafin 1 të​​ nenit​​ 450​​ ​​ KPPRK-së, Gjykata e Apelit​​ arsyetoi se ky pretendim​​ është​​ i​​ paqëndrueshëm​​ për arsye se pas përfundimit të​​ procedurës penale shpenzimet përcaktohen për palët në procedurë.​​ ​​ 

 

Pretendimet e​​ parashtruesve​​ ​​ kërkesës

 ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​​​ A.​​ Pretendimet e parashtrueses​​ ​​ kërkesës​​ ​​ rastin KI110/23

 

  • Parashtruesja e kërkesës pretendon që​​ Aktvendimi i Gjykatës së​​ Apelit i ka shkelur të​​ drejtat​​ dhe liritë themelore të​​ saj të​​ garantuara me​​ ​​ nenet: 31, 32, 49, 54 të​​ Kushtetutës, në​​ lidhje me nenet​​ 6 dhe 13 të​​ KEDNJ-së.​​ Në​​ vijim, parashtruesja e kërkesës po ashtu pretendon​​ shkelje​​ të​​ nenit 111​​ [Avokatura]​​ të​​ Kushtetutës.

 

(i)​​ Pretendimet për​​ shkeljen e nenit 31 të Kushtetutës​​ 

 

  • Parashtruesja e kërkesës​​ në kuptim të pretendimit të saj për shkelje të së drejtës për gjykim të drejtë dhe të paanshëm pretendon mungesë të arsyetimit të vendimit gjyqësor, përkatësisht mosadresim të pretendimeve të saj të ngritura nga ajo në ankesën e saj para Gjykatës së Apelit. Në këtë kuptim, ajo​​ pretendon se: “Gjykata e Apelit ka shpërfillur dhe injoruar një​​ numër të​​ konsiderueshëm të​​ pretendimeve tona specifike mbi shkeljet thelbësore të​​ nenit 452 të​​ KPPRK-së, të​​ ngritura në​​ ankesën e ushtruar kundër​​ vendimit​​ të​​ gjykatës së​​ shkallës së​​ parë, duke mos dhënë​​ asnjë​​ përgjigje të​​ vetme specifike lidhur me shkeljet e pretenduara, në​​ raport me aplikimin e gabuar të​​ nenit 252 të​​ KPPRK-së​​ lidhur me përcaktimin e fajësisë-përgjegjësisë​​ time mbi dështimin e seancës së​​ datës 18.10.2022.”​​ 

 

  • Në​​ këtë​​ kuptim ajo specifikon se:​​ “Si pasojë​​ e mangësive thelbësore në​​ nivel të​​ arsyetimit të​​ vendimit gjyqësor, mbetet​​ tërësisht​​ i paqartë​​ dhe i pa​​ elaboruar qëndrimi faktik i Gjykatës së​​ Apelit mbi faktet vendimtare të​​ elaboruara gjerësisht në​​ ankesë, të​​ cilat dëshmonin mungesën e fajit/përgjegjësisë​​ për shtyrjen e seancës së​​ datës 18.10.2022”. ​​ Sipas saj, në​​ autorizimin për mbrojtje askund nuk kërkohet pëlqimi i personit të​​ mbrojtur​​ për dërgimin e avokatit zëvendësues​​ dhe se i akuzuari​​ ​​ F.M​​ në​​ dy seanca​​ paraprake​​ të​​ 13 shtatorit 2022 dhe 14 shtatorit 2022, respektivisht​​ nuk kishte kundërshtuar​​ mbrojtjen e saj në​​ cilësinë​​ e​​ ​​ avokates​​ zëvendësuese. Në​​ lidhje me këtë, ai specifikon se​​ ​​ shqyrtimi gjyqësor​​ i 18 tetorit 2022 “​​ mund të​​ vazhdonte përmes marrjes së​​ drejtpërdrejtë​​ në​​ pyetje të​​ dëshmitarit​​ [...]”

 

  • Parashtruesja e kërkesës pretendon se: “Në​​ praktikën e gjykatës, por edhe në​​ frymën e dispozitave të​​ procedurës penale avokati për shpenzimet e procedurës mund të​​ ndëshkohet për “mosparaqitje” të​​ arsyetuar, por në​​ asnjë​​ mënyrë​​ nuk​​ është​​ e paraparë​​ që​​ avokati të​​ ndëshkohet përkundër përpjekjeve për të​​ mos prolonguar​​ çështjen​​ duke dërguar avokat sipas autorizimit zëvendësues, i cili​​ është​​ i njohur mirë​​ me rastin dhe me strategjinë​​ e mbrojtjes. Konstatimi​​ i Gjykatës së​​ Apelit se avokatët “nuk kanë​​ krijuar kushte për mbrojtje efektive” përbën një​​ konstatim arbitrar dhe tërësisht të​​ pabazuar duke mos dhënë​​ arsye se mbi cilat fakte dhe për​​ çfarë​​ arsye ka arritur në​​ një​​ konkluzion të​​ tillë”.

 

  • Në​​ vijim,​​ parashtruesja​​ e​​ kërkesës​​ pretendon se​​ Aktvendimi​​ i kontestuar​​ i​​ Gjykatës​​ ​​ Apelit:​​ [...]​​ reflekton një​​ qasje dhe logjikë​​ ndëshkuese të​​ paprecedent, që​​ njëkohësisht​​ cenojnë​​ jo vetëm pavarësinë​​ e avokatisë, por edhe substancën e të​​ drejtës kushtetuese për mbrojtje efikase dhe​​ përmbajtjesore, që​​ i garantohet​​ çdo​​ të​​ pandehuri, konform nenit 31 të​​ Kushtetutës së​​ Republikës së​​ Kosovës dhe nenit 6.3 të​​ KEDNJ-së.”​​ Sipas saj,​​ ​​ ​​ gjykatat e rregullta, vullnetin dhe të​​ drejtën e klientit për të​​ proceduar me mbrojtës sipas zgjedhjes së​​ tij e konsiderojnë/cilësojnë​​ si faj të​​ mbrojtësit, duke penalizuar këtë​​ të​​ fundit me kompensimin e shpenzimeve të​​ procedurës penale”.

 

  • ​​ ​​ lidhje me​​ pretendimet për shkeljen garancive kushtetuese të​​ neneve​​ 32, 54 dhe 111 të​​ Kushtetutës, parashtruesja e kërkesës nuk ofroi arsyetime​​ specifike.

 

 ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​​​ B. Pretendimet e parashtruesit të​​ kërkesës në​​ rastin KI111/23

 

  • Parashtruesi i kërkesës pretendon se​​ Aktvendimi i Gjykatës së​​ Apelit ka​​ cenuar të​​ ​​ drejtat​​ dhe liritë​​ themelore të​​ tij​​ ​​ garantuara me​​ nenet:​​ 31,​​ 32,​​ 49 dhe 54​​ ​​ Kushtetutës.​​ ​​ vijim, parashtruesi i kërkesës pretendon se në​​ rastin e tij​​ është​​ shkelur edhe nenin 111​​ i Kushtetutës.​​ Gjykata në vijim, do t’i paraqes pretendimet​​ e parashtruesit e kërkesës sipas kronologjisë​​ ​​ pretendimeve të ngritura në kërkesën e tij para Gjykatës.

 

(i) Pretendimet​​ për shkeljen e nenit 31 të Kushtetutës

 

  • Parashtruesi i kërkesës​​ pretendon se​​ është​​ shkelur e​​ drejta​​ e tij për gjykim të​​ drejtë​​ dhe të​​ paanshëm, e garantuar me nenin 31 të​​ Kushtetutës​​ si rezultat i​​ mos arsyetimit​​ të​​ vendimit gjyqësor nga ana e Gjykatës së​​ Apelit. Në​​ lidhje me këtë​​ ai thekson se:​​ “Nga tërësia e aktvendimit të​​ Gjykatës së​​ Apelit rezulton se e njëjta ka përsëritur me automatizëm qëndrimet juridike të​​ Gjykatës së​​ shkallës së​​ parë, duke përdorur madje të​​ njëjtin formulim tekstual të​​ përdorur nga gjykata në​​ fjalë​​ në​​ aktvendimin e kundërshtuar. Arsyetimi i dhënë​​ në​​ aktvendimin e Gjykatës së​​ Apelit nuk reflekton shqyrtimin e kujdesshëm dhe vlerësimin e bazueshmërisë​​ juridike dhe faktike të​​ çështjeve​​ specifike, të​​ ngritura në​​ ankesën në​​ ankesën e datës 17.11.2022, të​​ cilat edhe më​​ sot kanë​​ mbetur të​​ pa trajtuara​​ dhe pa një​​ përgjigje konkrete nga Gjykata e Apelit, nga ku rezulton se​​ çështjet​​ në​​ fjalë​​ janë​​ shpërfillur dhe injoruar nga Gjykata​​ e Apelit, qëndrimi juridik dhe​​ faktit i së​​ cilës, lidhur me këto​​ çështje​​ specifike, ende mbetet i paqartë​​ dhe i pashtjelluar”.

 

  • Parashtruesi i kërkesës pretendon se​​ arsyetimi i Gjykatës së​​ Apelit​​ është​​ juridikisht i paqëndrueshëm, për arsye se sipas tij​​ paragrafi​​ 1 i nenit 450 të​​ KPPRK-së​​ përcakton “​​ natyrën dhe llojin e shpenzimeve të​​ procedurës, por jo​​ momentin​​ e përcaktimit të​​ tyre.” Në​​ lidhje me këtë, parashtruesi i kërkesës thekson se bazuar në​​ po të​​ njëjtën dispozitë​​ ​​ përcaktohet​​ qartë​​ se​​ shpenzimet e procedurës penale janë​​ shpenzime të​​ bëra gjatë​​ procedurës penale dhe shpenzimet e shkaktuara lidhur me të, të​​ cilat përcaktohen në​​ fund të​​ procedurës penale​​ [...]”.

 

  • Parashtruesi i kërkesës​​ në​​ vijim​​ pretendon se​​ si rezultat i mosprezencës së​​ tij në​​ seancën e 14 shtatorit 2023, ku ishte caktuar mbajtja e seancës së​​ 18 tetorit 2023, ai nuk ishte konsultuar në​​ lidhje me mbajtjen e kësaj seance. Pamundësinë​​ e pjesëmarrjes së​​ tij në​​ seancë​​ të​​ 18 tetorit 2023, parashtruesi i kërkesës e arsyeton me faktin se ishte prezent në​​ seancë​​ tjetër,​​ në​​ një​​ gjykatë​​ tjetër, të​​ paracaktuar më​​ herët.​​ Parashtruesi i kërkesës, në​​ vijim të​​ kësaj autorizimin e avokates​​ zëvendësuese​​ për të​​ marrë​​ pjesë​​ në​​ seancën e 18 tetorit 2023, e arsyeton me qëllimin konstruktiv për të​​ mos zvarritur procedurën​​ gjyqësore​​ ndaj klientit të​​ tij F.M dhe faktit se ky i fundit nuk kishte​​ refuzuar​​ mbrojtjen e parashtrueses së​​ kërkesës në​​ rastin​​ KI110/23, në​​ cilësinë​​ e avokates​​ zëvendësuese​​ më​​ 14 shtator 2023.

 

  • Parashtruesi i kërkesës pretendon se:​​ “Propozimi i mbrojtësit nuk​​ është​​ i detyrueshëm për Gjykatën dhe që​​ në​​ fund​​ është​​ trupi gjykues ai që​​ vendos për ta aprovuar, apo refuzuar propozimin e mbrojtjes, si dhe​​ veçanërisht​​ marrë​​ parasysh faktin se dëshmitari​​ [...]” ​​ ​​ ishte propozuar nga​​ Prokuroria Speciale, Gjykata​​ nuk kishte asnjë​​ pengesë​​ objektive për ta refuzuar propozimin për shtyrje të​​ seancës, si dhe për të​​ lejuar së​​ paku marrjen e drejtpërdrejtë​​ në​​ pyetje të​​ dëshmitarit nga ana​​ e Prokurorisë​​ Speciale.

 

  • Parashtruesi i kërkesës pretendon se​​ konstatimi i Gjykatës​​ Themelore, i mbështetur në​​ tërësi nga Gjykata e Apelit​​ “se kinse​​ janë​​ bërë​​ shpenzime të​​ tjera paushallë, duke lëshuar urdhëresa për stacionet policore për sjellje me forcë​​ të​​ dëshmitarëve dhe​​ urdhëresa​​ për dorëzimin e thirrjeve të​​ dëshmitarëve​​ që​​ do të​​ dëgjoheshin gjatë​​ seancës së​​ datës 18.10.2022, mbi bazën e të​​ cilës Gjykata ka kalkuluar paushallin gjyqësor në​​ lartësi prej 100 euro, duke na detyruar që​​ ta paguajmë​​ të​​ njëjtin në​​ mënyrë​​ solidare,​​ është​​ tërësisht​​ e paqëndrueshme, sepse këto veprime procedurale janë​​ ndërmarrë​​ përpara datës 18.10.2022, kanë​​ ardhur si pasojë​​ e mosbindjes dhe mungesës së​​ paarsyetuar të​​ dëshmitarëve​​ [....]​​ ​​ dhe asesi nuk janë​​ rezultat i dështimit të​​ mbajtjes së​​ seancës së​​ datës 18.10.2022”.

 

(ii) Pretendimet​​ për shkeljen e nenit 49 të Kushtetutës

 

  • Parashtruesi i kërkesës pretendon gjithashtu se: “Në​​ rastin konkret, marrë​​ parasysh se ky​​ është​​ rigjykimi i tretë​​ në​​ këtë​​ çështje​​ penale, duhet të​​ ishte vetë​​ Gjykata ajo që​​ duhet të​​ kujdeset sipas detyrës zyrtare për kërkesat e të​​ akuzuarit, me qëllim të​​ sigurimit të​​ një​​ mbrojte​​ efikase dhe substanciale, nga avokati sipas përzgjedhjes së​​ tij të​​ lirë.

 

(iii) Pretendimet për shkeljen e​​ neneve​​ 32 dhe 54 të Kushtetutës

 

  • Parashtruesi i kërkesës pretendimin për shkelje të​​ nenit 32 dhe​​ nenit​​ 54 e ndërlidhë​​ me mosadresimin e​​ pretendimeve​​ ​​ tij thelbësore, të​​ ngritura​​ ​​ ankesën e tij para Gjykatës së​​ Apelit.​​ ​​ 

 

  • Parashtruesi thekson gjithashtu se “nëse parashtruesi i mjetit juridik nuk merr përgjigje specifike lidhur me pretendimet e tij me natyrë​​ kushtetuese, i cenohet jo vetëm e drejta e​​ aksesit, në​​ kuptim të​​ nenit 32 të​​ Kushtetutës së​​ Kosovës, por edhe drejta e ankimit në​​ kuptimin substancial”.

 

  • Parashtruesi i kërkesës​​ në​​ fund përmbledh se si rezultat i cenimit të​​ parimit​​ për​​ vendim​​ të​​ arsyetuar​​ ligjor atij i​​ është​​ cenuar e drejta​​ për mjete ligjore​​ dhe e drejta​​ e të​​ akuzuarit për t’u mbrojtur nga përfaqësuesi ligjor​​ sipas zgjedhjes së​​ tij të​​ lirë​​ dhe​​ “pavarësinë​​ e profesionit te​​ avokatisë, si kategori kushtetuese, e rregulluar me nenin 111 të​​ Kushtetutës së​​ Republikës​​ se​​ Kosovës.

 

Dispozita relevante Kushtetuese dhe Ligjore

 

Kushtetuta e Republikës së Kosovës

 

 

Neni 30

[Të Drejat e të Akuzuarit]

 

Çdokush që akuzohet për vepër penale, gëzon të drejtat minimale në vijim:​​ 

[…]

​​ (5) të ketë ndihmën e një mbrojtësi që e zgjedh, të komunikojë lirisht me të dhe, nëse nuk ka mjete të mjaftueshme, t’i sigurohet mbrojtja falas;​​ 

[…]

 

Neni 31​​ 

[E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm]

 

“1. Çdokujt i garantohet mbrojtje e barabartë e të drejtave në procedurë para gjykatave, organeve të tjera shtetërore dhe bartësve të kompetencave publike.

2. Çdokush gëzon të drejtën për shqyrtim publik të drejtë dhe të paanshëm lidhur me vendimet për të drejtat dhe obligimet ose për cilëndo akuzë penale që ngrihet kundër saj/tij brenda një afati të arsyeshëm, nga një gjykatë e pavarur dhe e paanshme, e themeluar me ligj.”

[...]

 

Neni 32

​​ [E Drejta për Mjete Juridike]​​ 

 

Secili person ka të drejtë të përdorë mjetet juridike kundër vendimeve gjyqësore dhe administrative të cilat cenojnë të drejtat ose interesat e saj/tij në mënyrën e përcaktuar me ligj.

 

Neni 54

[Mbrojtja Gjyqësore e të Drejtave]​​ 

 

“Çdokush ​​ gëzon ​​ ​​ drejtën ​​ e ​​ mbrojtjes ​​ gjyqësore ​​ ​​ rast ​​ ​​ shkeljes ​​ ose ​​ mohimit ​​ ​​ ndonjë ​​ ​​ drejte të garantuar me këtë Kushtetutë ose me ligj, si dhe të drejtën në mjete efektive ligjore nëse konstatohet se një e drejtë e tillë është shkelur.”

 

Neni 49

[E Drejta e Punës dhe Ushtrimit të Profesionit]

1. E drejta e punës garantohet.​​ 

2. Secili person është i lirë të zgjedhë profesionin dhe vendin e punës.

 

Neni 111

[Avokatura]

 

1. Avokatura është profesion i pavarur, e cila ofron shërbime sikur është e rregulluar me ligj.​​ 

2. Mënyra e fitimit të së drejtës për të ushtruar profesionin e avokatit, si dhe marrja e kësaj të drejte, rregullohen me ligj.

 

 ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​​​  ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​​​ Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut

 

Neni​​ 6

(E drejta për një proces të rregullt)

 

“1.Çdo person ka të drejtë që çështja e tij të dëgjohet drejtësisht, publikisht dhe brenda një afati të arsyeshëm nga një gjykatë e pavarur dhe e paanshme, e krijuar me ligj, e cila do të vendosë si për mosmarrëveshjet në lidhje me të drejtat dhe detyrimet e tij të natyrës civile, ashtu edhe për bazueshmërinë e çdo akuze penale në ngarkim të tij. Vendimi duhet të jepet publikisht, por prania në sallën e gjykatës mund t’i ndalohet shtypit dhe publikut gjatë tërë procesit ose gjatë një pjese të tij, në interes të moralit, të rendit publik ose sigurisë kombëtare në një shoqëri demokratike, kur kjo kërkohet nga interesat e të miturve ose mbrojtja e jetës private të palëve në proces ose në shkallën që​​ çmohet tepër e nevojshme nga gjykata, kur në rrethana të veçanta publiciteti do të dëmtonte interesat e drejtësisë.”

[...]

3. Çdo i akuzuar për një vepër penale ka të drejtat minimale të mëposhtme:​​ 

[...]

c. të mbrohet vetë ose të ndihmohet nga një mbrojtës i zgjedhur prej tij, ose në qoftë se ai nuk ka mjete të mjaftueshme për të shpërblyer mbrojtësin, t’i mundësohet ndihma ligjore falas kur këtë e kërkojnë interesat e drejtësisë;

[...]

 

Neni 13

(E drejta për zgjidhje efektive)

 

“Çdokush, të cilit i janë shkelur të drejtat dhe liritë e përcaktuara në këtë Konventë, ka të drejtën e një zgjidhjeje efektive para një organi kombëtar, pavarësisht se shkelja është kryer nga persona që veprojnë në përmbushje të funksioneve të tyre zyrtare.”

 

Kodi​​ Nr. 04/L-123 i​​ Procedurës Penale të Republikës së Kosovës

 

Neni 450

Lloji i shpenzimeve të procedurës penale

 

1. Shpenzimet e procedurës penale janë shpenzime të bëra gjatë procedurës penale dhe shpenzimet e shkaktuara lidhur me të.

​​ 2. Shpenzimet e procedurës penale përfshijnë:

​​ 2.1. shpenzimet për dëshmitarë, ekspertë, përkthyes, specialistë, stenografim, regjistrime teknike dhe për këqyrjen e vendit;​​ 

2.2. shpenzimet e transportit të të pandehurit;​​ 

2.3. shpenzimet për shoqërimin e të pandehurit apo të personit të paraburgosur;​​ 

2.4. shpenzimet e transportit dhe të udhëtimit të personave zyrtarë;

​​ 2.5. shpenzimet e mjekimit të të pandehurit gjatë kohës sa gjendet në paraburgim ose në institucionin shëndetësor në bazë të vendimit të gjykatës, si dhe shpenzimet e lindjes së fëmijës;

​​ 2.6. shpenzimet paushalle;​​ 

2.7. shpërblimet dhe shpenzimet e nevojshme të mbrojtësit; dhe​​ 

2.8. shpenzimet e nevojshme për të dëmtuarin dhe përfaqësuesin e tij ligjor, si dhe kompenzimet dhe shpenzimet e nevojshme të përfaqësuesit të autorizuar.

 

Neni 452

Pagimi i shpenzimeve sipas fajit të personit që i ka shkaktuar

 

1. I pandehuri, i dëmtuari, mbrojtësi, përfaqësuesi ligjor, përfaqësuesi i autorizuar, dëshmitari, eksperti, përkthyesi dhe specialisti, pavarësisht nga rezultati i procedurës penale, paguajnë shpenzimet e shoqërimit të tyre forcërisht, të shtyrjes së një veprimi hetimor, shpenzimet tjera të procedurës të shkaktuara me fajin e tyre, si dhe pjesën përkatëse të shumës paushalle.

​​ 2. Për shpenzimet nga paragrafi 1. i këtij neni merret aktvendim i posaçëm, përveç kur për shpenzimet që i paguan i pandehuri vendoset me vendim për çështjen kryesore.

 

LIGJI Nr. 04/L-193 PËR AVOKATINË

 

Neni 20​​ 

Zëvendësimi i avokatit

 

1. Avokatin mund ta zëvendësojë praktikanti i punësuar në zyrën e tij ose ndonjë avokat tjetër në pajtim me këtë ligj.

 

Vlerësimi i pranueshmërisë së kërkesës

 

  • Gjykata së pari vlerëson nëse parashtruesi i kërkesës i ka përmbushur kriteret e pranueshmërisë, të përcaktuara në Kushtetutë dhe të parashikuara më tej në Ligj dhe në Rregullore të punës.​​ 

 

  • Në këtë drejtim, Gjykata i referohet paragrafëve 1 dhe 7 të nenit 113 [Juridiksioni dhe Palët e​​ Autorizuara] të Kushtetutës, në lidhje me paragrafin 4 të nenit 21 [Parimet e Përgjithshme] të Kushtetutës, që përcaktojnë:​​ 

 

Neni 113

[Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara]

 

“1. Gjykata Kushtetuese vendos vetëm për rastet e ngritura para gjykatës në mënyrë ligjore nga pala e autorizuar.

[...]

7. Individët janë të autorizuar të ngrenë shkeljet nga autoritetet publike të të drejtave dhe lirive të tyre individuale, të garantuara me Kushtetutë, mirëpo vetëm pasi të kenë shteruar të gjitha mjetet juridike të përcaktuara me ligj.”

[...]

 

  • Gjykata në vazhdim shqyrton nëse parashtruesi i kërkesës i ka përmbushur kriteret e pranueshmërisë, siç përcaktohen më tutje në Ligj, përkatësisht me nenet 47, 48 dhe 49 të Ligjit, që përcaktojnë:​​ 

 

Neni 47

[Kërkesa individuale]

 

“1. Çdo individ ka të drejtë të kërkojë nga Gjykata Kushtetuese mbrojtje juridike në rast se pretendon se të drejtat dhe liritë e tija individuale të garantuara me Kushtetutë janë shkelur nga ndonjë autoritet publik.

2. Individi mund ta ngritë kërkesën në fjalë vetëm pasi që të ketë shteruar të gjitha mjetet juridike të përcaktuara me ligj.”

 

Neni 48

[Saktësimi i kërkesës]

 

“Parashtruesi i kërkesës ka për detyrë që në kërkesën e tij të qartësoj saktësisht se cilat të drejta dhe liri pretendon se i janë cenuar dhe cili është akti konkret i autoritetit publik të cilin parashtruesi dëshiron ta kontestoj.”

 

Neni 49

[Afatet]

 

“Kërkesa parashtrohet brenda afatit prej katër (4) muajve. Afati fillon të ecë që nga dita kur parashtruesit i është dorëzuar vendimi gjyqësor. Në të gjitha rastet e tjera, afati fillon të ecë në ditën kur vendimi ose akti është shpallur publikisht...”.

 

  • Përkitazi me përmbushjen e kritereve të lartcekura, Gjykata vlerëson se parashtruesit e kërkesës janë palë e autorizuar, në kuptim të nenit 113.7 të Kushtetutës; kontestojnë kushtetutshmërinë e një​​ akti të një autoriteti publik, përkatësisht Aktvendimin​​ [PN.S.nr.57/2022] e 6 dhjetorit 2022,​​ ​​ Gjykatës​​ ​​ Apelit, pasi i kanë​​ shteruar të gjitha mjetet juridike në dispozicion, sipas nenit 113.7 të Kushtetutës dhe nenit 47.2 të Ligjit; i kanë​​ specifikuar të drejtat e garantuara me Kushtetutë, të cilat pretendojnë​​ se i janë shkelur, në pajtim me kërkesat e nenit 48 të Ligjit; dhe ​​ kërkesën e kanë​​ parashtruar brenda afatit ligjor prej 4 (katër) muajve, siç parasheh neni 49 i Ligjit.

 

  • Përveç kësaj, Gjykata shqyrton nëse parashtruesit e​​ kërkesës i ka​​ përmbushur kriteret e pranueshmërisë të përcaktuara në​​ paragrafin (2)​​ të rregullit 34​​ [Kriteret e pranueshmërisë]​​ të Rregullores së punës.​​ Paragrafi 2 i rregullit 34 të Rregullores së punës përcakton kriteret në bazë të së cilave Gjykata mund të shqyrtojë kërkesën, duke përfshirë kriterin që kërkesa të mos jetë qartazi e pabazuar. Specifikisht, paragrafi 2 i rregullit 34​​ të Rregullores së punës përcakton që:​​ 

 

Rregulli 34

[Kriteret e pranueshmërisë]

 

(2) Gjykata mund ta konsiderojë​​ kërkesën të​​ papranueshme nëse kërkesa është qartazi e pabazuar, kur parashtruesi/ja nuk dëshmon dhe nuk mbështetë në​​ mënyrë të​​ mjaftueshme pretendimin e tij/saj.

 

  • Bazuar në praktikën gjyqësore të GJEDNJ-së por edhe të Gjykatës, një kërkesë mund të shpallet e papranueshme si​​ “qartazi e pabazuar”​​ në tërësinë e saj ose vetëm përkitazi me ndonjë pretendim specifik që një kërkesë mund të ngërthejë. Në këtë drejtim, është më e saktë t’iu referohet të njëjtave si “pretendime qartazi të pabazuara”. Këto të fundit, bazuar në praktikën gjyqësore të GJEDNJ-së, mund të kategorizohen në katër grupe të veçanta: (i) pretendime që kualifikohen si pretendime​​ “të shkallës së katërt”;​​ (ii) pretendime që kategorizohen me një​​ “mungesë të dukshme ose evidente të shkeljes”;​​ (iii) pretendime​​ “të pambështetura apo të paarsyetuara”;​​ dhe në fund, (iv) pretendime​​ “konfuze dhe të paqarta”.​​ Këtë ​​ koncept të papranueshmërisë mbi bazën e një kërkese të vlerësuar si “qartazi të pabazuar”, dhe specifikat e katër kategorive të lartcekura të pretendimeve të kualifikuara si “qartazi të pabazuara”​​ të zhvilluara përmes praktikës gjyqësore të GJEDNJ-së, Gjykata i ka përvetësuar edhe në praktikën e saj gjyqësore përfshirë por duke mos u kufizuar në rastet KI40/20, parashtrues​​ Sadik Gashi, Aktvendim për Papranueshmëri, i 20 janarit 2021; KI163/18, parashtrues​​ Kujtim Lleshi, Aktvendim për Papranueshmëri, i 24 qershorit 2020; KI21/21, parashtrues,​​ Asllan Meka, Aktvendim për Papranueshmëri, i 28 prillit 2021, KI107/21, parashtrues​​ Ramiz Hoti, Aktvendim për Papranueshmëri, i 21 tetorit 2021).

 

  • Në kontekst të vlerësimit të pranueshmërisë së kërkesës, përkatësisht, në vlerësimin nëse e njëjta është qartazi e pabazuar në baza kushtetuese, Gjykata, fillimisht do të rikujtojë esencën e rastit që ngërthen kjo kërkesë dhe pretendimet përkatëse të parashtruesve​​ të kërkesës, në vlerësimin e të cilave, Gjykata do të aplikojë standardet e praktikës gjyqësore të GJEDNJ-së në harmoni me të cilën, në bazë të nenit 53 [Interpretimi i Dispozitave për të Drejtat e Njeriut] të Kushtetutës, ajo është e detyruar të interpretojë të drejtat dhe liritë themelore të garantuara me Kushtetutë.​​ 

 

  • Në këtë aspekt, dhe fillimisht, Gjykata rikujton që rrethanat e rastit konkret​​ ndërlidhen​​ me​​ vendimin​​ e Gjykatës Themelore për obligimin e pagesës së​​ shpenzimeve procedurale nga ana e dy parashtruesve të​​ kërkesës si rezultat i shtyrjes së​​ seancës së​​ shqyrtimit​​ gjyqësor, të 18 tetorit 2022​​ ​​ kuadër të​​ procedurës​​ penale. Parashtruesi i kërkesës​​ ​​ rastin KI111/23, në​​ cilësinë​​ e​​ mbrojtësit​​ ​​ akuzuarit F.M në​​ procedurë​​ penale, për shkak të​​ pamundësisë​​ ​​ pjesëmarrjes së​​ tij në​​ seancën e caktuar më​​ 18​​ tetor 2022 kishte autorizuar parashtruesen e kërkesës në​​ rastin KI110/23​​ për të​​ marrë​​ pjesë​​ ​​ këtë​​ seancës​​ si​​ avokate​​ zëvendësuese. Megjithatë, gjatë​​ seancës së​​ shqyrtimit​​ gjyqësor,​​ i​​ akuzuari​​ F.M kishte refuzuar mbrojtjen nga ana e parashtrueses së​​ kërkesës​​ ​​ rastin KI110/23, si avokate​​ zëvendësuese, duke theksuar se në​​ këtë​​ seancë​​ dhe për marrjen në​​ pyetje​​ ​​ dy​​ dëshmitarëve​​ ​​ ftuar në​​ këtë​​ seancë​​ kërkonte mbrojtjen nga ana e avokati të​​ tij, parashtruesit të​​ kërkesës në​​ rastin KI111/23. Si rezultat i​​ kërkesës​​ ​​ ​​ akuzuarit F.M.,​​ parashtruesja e kërkesës në​​ rastin KI110/23 kërkoi shtyrjen e​​ seancës​​ ​​ shqyrtimit​​ gjyqësor për një​​ datë​​ tjetër dhe për pasojë​​ e njëjta me vendim të​​ trupit​​ gjykues ishte shtyrë​​ për të​​ mbajtur me​​ një​​ datë​​ tjetër.​​ ​​ ​​ vijim të​​ kësaj,​​ Gjykata Themelore përmes Aktvendimit​​ [PKR.nr.193/18] të​​ 7​​ nëntorit​​ 2022​​ vendosi​​ ​​ parashtruesit e kërkesës në​​ mënyrë​​ solidare t’i paguajnë​​ shpenzimet e procedurës të​​ shkaktuara si rezultat i​​ shtyrjes​​ ​​ seancës së​​ 18​​ tetorit 2022. Kundër këtij Aktvendimi të​​ Gjykatës Themelore, të​​ dy parashtruesit e kërkesës​​ veç​​ e​​ veç​​ parashtruan ankesa në​​ Gjykatën e Apelit, dhe kjo e fundit përmes Aktvendimit​​ [PN.S.nr.57/2022] të​​ 6 dhjetorit 2022 refuzoi si të pabazuara ankesat e parashtruesve të kërkesës.

 

  • Gjykata​​ fillimisht​​ ​​ në pah, se objekt i vlerësimit​​ ​​ kërkesës janë​​ dy (2) Aktvendimet e gjykatave të rregullta që ndërlidhen vetëm me obligimin e pagesës së shpenzimeve procedurale në​​ mënyrë​​ solidare nga ana e parashtruesve të kërkesës, në cilësi të mbrojtësit ​​ të të​​ akuzuarit​​ F.M. dhe avokates​​ zëvendësuese, respektivisht, ​​​​ si rezultat i shtyrjes së seancës​​ ​​ shqyrtimit​​ gjyqësor të​​ 18​​ tetorit 2022.​​ 

 

  • ​​ vijim,​​ Gjykata​​ rikujton se parashtruesit e kërkesës,​​ ​​ thelb pretendojnë​​ shkelje​​ ​​ ​​ drejtës së​​ tyre për gjykim të​​ drejtë​​ dhe të​​ paanshëm si rezultat i mosarsyetimit​​ ​​ vendimit gjyqësor dhe mosadresimit​​ ​​ pretendimeve​​ ​​ tyre, të​​ ngritura në​​ ankesën e tyre para Gjykatës së​​ Apelit. Si rezultat i mosarsyetimit​​ ​​ vendimit gjyqësor të​​ njëjtit pretendojnë​​ edhe shkelje të​​ ​​ drejtave të​​ tyre, të​​ garantuara me​​ nenet​​ 32 dhe 54 të​​ Kushtetutës.​​ 

 

  • ​​ dyti, parashtruesit e kërkesës, po ashtu​​ pretendojnë​​ se si rezultat i Aktvendimit të​​ kontestuar të​​ Gjykatës së​​ Apelit atyre​​ i​​ është​​ cenuar e drejta për ushtrimin e profesionit të​​ avokatit, duke e ndërlidhur këtë​​ pretendim me shkelje të​​ nenit 49 dhe​​ nenit​​ 111 të​​ Kushtetutës.​​ 

 

  • ​​ ​​ lidhje me pretendimin për arsyetim të​​ vendimit gjyqësor

 

  • Gjykata fillimisht vë në dukje se parashtruesit e kërkesës në kuptim të pretendimeve të tyre për mungesë të arsyetimit të vendimit të Gjykatës së Apelit pretendojnë shkelje të neneve 32 dhe 54 të Kushtetutës. Megjithatë, Gjykata pretendimin e tyre për cenim të së drejtës për vendim të arysetuar gjyqësor do ta shyqrtojë në kuptim të së drejtës së tyre për gjykim të drejtë dhe të paanshëm, të garantuar me nenin 31 të Kushtetutës, në ndërlidhje me nenin 6 të KEDNJ-së, përmes së cilave përfshihet edhe detyrimi për vendim të arsyetuar gjyqësor.

 

  • Në parim, Gjykata​​ rithekson se garancitë e mishëruara në nenin 31 të Kushtetutës dhe nenin 6 të KEDNJ-së përfshijnë detyrimin që gjykatat të japin arsye të mjaftueshme për vendimet e tyre (shih, rastin e GJEDNJ-së,​​ H. kundër Belgjikës, Aktgjykimi i 30 nëntorit 1987, paragrafi 53; si dhe shih rastin e Gjykatës KI230/19, me parashtrues​​ Albert Rakipi, të cituar më lart, paragrafi 139 dhe rastin KI87/18, me parashtrues​​ IF Skadiforsikring, të cituar më lart, paragrafi 44).​​ 

 

  • Gjykata po ashtu thekson se bazuar në praktikën e saj gjyqësore, gjatë vlerësimit të parimit i cili i referohet administrimit të duhur të drejtësisë, vendimet e gjykatave duhet të përmbajnë arsyetimin në të cilat ato bazohen. Shkalla në të cilën zbatohet detyrimi për të dhënë arsye mund të ndryshojë varësisht nga natyra e vendimit dhe duhet të përcaktohet në dritën e rrethanave të rastit konkret. Janë argumentet thelbësore të parashtruesve të kërkesës që duhet të adresohen dhe arsyet e dhëna duhet të jenë të​​ bazuara në ligjin e aplikueshëm (shih në mënyrë të ngjashme rastet e GJEDNJ-së​​ Garcia Ruiz kundër Spanjës, i cituar më lart, paragrafi 29;​​ Hiro Balani kundër Spanjës, i cituar më lart, paragrafi 27; dhe​​ Higgins dhe të tjerët kundër Francës, i cituar më lart,paragrafi 42, shih, po ashtu, rastin e Gjykatës KI97/16, me parashtrues​​ IKK Classic, i cituar më lart, paragrafi 48; dhe rastin KI87/18, me parashtrues​​ IF Skadeforsikring, të cituar më lart, paragrafi 48). Duke mos kërkuar një përgjigje të detajuar për secilën ankesë të ngritur nga parashtruesi i kërkesës, ky obligim nënkupton që palët në procedurë gjyqësore mund të presin që të pranojnë një përgjigje specifike dhe eksplicite ndaj pretendimeve të tyre që janë vendimtare për rezultatin e procedurës së zhvilluar (shih rastin​​ Moreira Ferreira kundër Portugalisë, Aktgjykim i 5 korrikut 2011, paragrafi 84 dhe të gjitha referencat e përdorura aty; si dhe rastet e Gjykatës KI230/19, parashtrues​​ Albert Rakipi,​​ Aktgjykim i 9 dhjetorit 2020, paragrafi 137, KI107/21, me parashtrues​​ Ramiz Hoti, Aktvendim për papranueshmëri, i 22 tetorit 2021, paragrafët 69).

 

  • Gjykata fillimisht vë në pah se bazuar në​​ Aktvendimin e Gjykatës Themelore, parashtruesit e kërkesës ishin obliguar që​​ në mënyrë solidare ti paguajnë shpenzimet e procedurës si rezultati i shtyrjes së seancës së 18 tetorit 2022, përkatësisht të paguajnë shpenzimet e mbrojtësit të akuzuarit tjetër në procedurë, i caktuar sipas detyrës zyrtare “si dhe shpenzimet e paushallit gjyqësor në shumën prej 100 euro, të gjitha këto në afat prej 15 ditëve nga dita e plotfuqishmërisë së këtij aktvendimi, nën kërcënim të përmbarimit me dhunë.”​​ Gjykata rikujton, se këtë​​ Aktvendim, Gjykata Themelore e kishte bazuar në​​ nenin 452 (Pagimi i shpenzimeve sipas fajit të personit që i ka shkaktuar) të KPPRK-së, pasi kishte konstatuar që​​ seanca ishte shtyer si​​ rezultat​​ i moskoordinimit të​​ dy parashtruesve të​​ kërkesës me të​​ akuzuarin F.M. i cili​​ gjatë​​ seancës së​​ 18 tetorit 2022​​ kishte​​ kërkuar​​ që​​ të​​ përfaqësohej nga avokati i tij i zgjedhur, parashtruesin e kërkesës në​​ rastin KI111/23.

 

  • Parashtruesit e kërkesës, pretendojnë​​ se Gjykata e Apelit nuk kishte adresuar pretendimet e tyre të​​ ngritura në​​ ankesën e tyre para kësaj gjykate. Në​​ lidhje me këtë, Gjykata rikujton se​​ të​​ dy​​ parashtruesit e kërkesës, në​​ ankesat e tyre​​ respektive,​​ në​​ thelb kishin pretenduar se:​​ (i) Aktvendimi i Gjykatës Themelore​​ është​​ “ligjërisht i palejuar” për arsye se i​​ njëjti​​ është​​ i parakohshëm dhe një​​ vendim i tillë​​ për shpenzimet e procedurës penale, pavarësisht që është i natyrës së posaçme, mund të merret vetëm pas përfundimit të procedurës penale”; (ii)​​ ​​ Gjykata Themelore nuk e kishte konsultuar​​ paraprakisht​​ parashtruesin​​ e kërkesës në​​ rastin KI111/23​​ për mbajtjen e seancës së 18 tetorit 2022, në të cilën seancë ai nuk mund të merrte pjesë për shkak të pjesëmarrjes së tij në një seancë tjetër gjyqësore në po të njëjtën ditë, të paracaktuar më herët. Në​​ këtë​​ kuptim, Gjykata po ashtu vë​​ në​​ pah edhe pretendimin e parashtruesit të​​ kërkesës në​​ rastin KI111/23, i cili në​​ ankesën e tij kishte specifikuar se sipas dispozitave ligjore, nuk kërkohet marrja e pëlqimit nga klienti në rastet e zëvendësimit, dhe trupi gjykues ka mundur të mos e miratojë propozimin për shtyrjen e seancës por të vazhdojë​​ me mbajtjen e seancës gjyqësore përkundër kundërshtimit nga i akuzuari F.M. dhe me marrjen në​​ pyetje të​​ dëshmitarëve​​ nga ana e Prokurorisë​​ Speciale, përderisa ​​ parashtruesja e​​ kërkesës në​​ rastin KI111/23 në​​ anën tjetër​​ në​​ ankesën​​ e saj para Gjykatës së​​ Apelit kishte specifikuar se​​ “ duke qenë​​ se kërkesa e klientit ishte imperative që​​ ta mbroje vetëm [parashtruesi i kërkesës në​​ rastin KI111/23], kam kërkuar​​ shtyrjen e seancës për një datë​​ tjetër, duke qenë se është në​​ kundërshtim me Kodin e Etikës Profesionale të​​ Avokatit, që​​ të​​ veprohet në​​ kundërshtim me vullnetin e klientit.”​​ Sipas kësaj të​​ fundit e ​​ drejta e të​​ akuzuarit​​ për të​​ pasur mbrojtës sipas përzgjedhjes se tij është​​ e garantuar edhe me nenin 30 të​​ Kushtetutës.

 

  • Në vijim, Gjykata po ashtu i referohet edhe​​ Aktvendimit​​ të Gjykatës së Apelit e cila​​ bazuar në​​ vërtetimin e gjendjes faktike nga ana e Gjykatës Themelore kishte konstatuar se (i)​​ dy parashtruesit e kërkesës më 14 shtator 2023 ishin njoftuar për mbajtjen e​​ seancës së 18 tetorit 2023, dhe si rezultati i mos-koordinimit në mes tyre në cilësinë e mbrojtësve me të akuzuarin F.M.,​​ këtij të​​ fundit nuk i ishte ofruar “mbrojtje efektive” dhe (ii) në​​ përgjigje të​​ pretendimit specifik të​​ parashtruesit të​​ kërkesës në​​ rastin KI111/23 se​​ shpenzimet e procedurës duhet të merren ​​ vetëm pas përfundimit të procedurës penale konstatoi se ky pretendim është i paqëndrueshëm për arsye se pas përfundimit të procedurës penale shpenzimet përcaktohen për palët në procedurë. ​​ 

 

  • Bazuar në praktikën gjyqësore të GJEDNJ-së, Gjykata po ashtu vë në pah se nga gjykatat kërkohet që të shqyrtojnë dhe japin një përgjigje specifike dhe të qartë në lidhje me (i) pretendimet dhe argumentet thelbësore të palës (shih, rastet e GJEDNJ-së,​​ Buzescu kundër Rumanisë, cituar më lart, paragrafi 67; dhe​​ Donadze kundër Gjeorgjisë, Aktgjykim i 3 marsit 2006, paragrafi 35); (ii) pretendimet dhe argumentet që janë vendimtare për rezultatin e procedurës (shih, rastet e GJEDNJ-së:​​ Ruiz Torija kundër Spanjës, Aktgjykim i 9 dhjetorit 1994, paragrafi 30; dhe​​ Hiro Balani kundër Spanjës, i cituar më lart, paragrafi 28); dhe (iii) pretendimet në lidhje me të drejtat dhe liritë e garantuara me KEDNJ dhe Protokollet e saj (shih rastin e Gjykatës, KI40/21, parashtrues​​ Sadik Gashi, i cituar më lart, paragrafi 50).

 

  • Në këtë kontekst, Gjykata po ashtu rikujton se në rastet kur një gjykatë,​​ e cila vërteton vendimin​​ e marrë​​ nga​​ një​​ gjykatë​​ e shkallës më​​ të​​ ulët​​ – obligimi i saj për të arsyetuar vendimmarrjen dallon nga rastet kur një gjykatë ndryshon vendimmarrjen e gjykatës më​​ të​​ ulët. Në rastin konkret, Gjykata​​ e Apelit​​ nuk ka ndryshuar vendimin e Gjykatës Themelore, përmes të cilit parashtruesit e kërkesës u obliguan që​​ të​​ paguajnë​​ shpenzimet procedurale si rezultat i shtyrjes së​​ seancës​​ gjyqësore​​ të​​ 18 tetorit 2022​​ (shih​​ në​​ mënyrë​​ të​​ ngjashme,​​ ​​ rastin e Gjykatës KI194/18, me parashtrues​​ Kadri Muriqi dhe Zenun Muriqi, Aktvendim për papranueshmëri, i 5 shkurtit 2020, paragrafi 106).

 

  • Në këtë aspekt, Gjykata konsideron se, ndonëse Gjykata​​ e Apelit​​ mund të mos jetë përgjigjur në secilën pikë të mundshme të ngritur nga parashtruesit e kërkesës në​​ ankesat e​​ ​​ tyre, ajo i ka adresuar argumentet thelbësore që ndërlidhen me zbatimin e së drejtës procedurale​​ dhe vërtetimin​​ e gjendjes faktike​​ (shih,​​ mutatis mutandis,​​ rastet e GJEDNJ-së:​​ Van de Hurk kundër Holandës, paragrafi 61;​​ Buzescu kundër Rumanisë, cituar më lart, paragrafi 63; dhe​​ Pronina kundër Ukrainës, i cituar më lart, paragrafi 25, shih rastin e Gjykatës KI194/18, parashtrues​​ Kadri Muriqi dhe Zenun Muriqi, Aktvendim për papranueshmëri, i 5 shkurtit 2020, paragrafi 107).

 

  • Gjykata, duke u bazuar në sqarimet si më sipër, dhe në mënyrë specifike duke marrë parasysh pretendimet e ngritura nga parashtruesit e kërkesës dhe faktet e paraqitura nga ata, dhe gjithashtu arsyetimin​​ e gjykatave të rregullta e të shtjelluara më lart, konsideron se​​ Aktvendimi i kontestuar i Gjykatës së​​ Apelit​​ nuk karakterizohet me mungesë të vendimit të arsyetuar gjyqësor. Rrjedhimisht, pretendimi i parashtruesve të kërkesës përkitazi me mungesën e vendimit të arsyetuar gjyqësor në kuptim të nenit 31 të Kushtetutës, në lidhje me nenin 6 të KEDNJ-së është qartazi i pabazuar në baza kushtetuese në​​ “mungesë të dukshme ose evidente të shkeljes”​​ ashtu​​ siç përcaktohet me rregullin 34​​ (2) të Rregullores së punës.

 

  • Gjykata në​​ vijim, dhe në​​ kuptim të​​ pretendimit të​​ parashtruesit të​​ kërkesës për shkelje​​ ​​ neneve 32 dhe 54 të​​ Kushtetutës, si rezultat i mosarsyetimit​​ ​​ vendimit gjyqësor, thekson se një​​ pretendim i tillë​​ është​​ po ashtu qartazi i pabazuar​​ dhe i pambështetur​​ ​​ për arsye se në​​ kuptim të​​ neneve 32 dhe 54 të​​ Kushtetutës, atyre i​​ është​​ dhënë​​ mundësia për​​ parashtrimin​​ e mjeteve​​ ligjore, përkatësisht​​ paraqitjes së​​ ankesës në​​ Gjykatën e Apelit ashtu​​ siç​​ parashihet me dispozitat ligjore në​​ fuqi. Përderisa parashtruesja e kërkesës në​​ rastin KI110/23 nuk kishte ofruar arsyetim se si​​ janë​​ shkelur të​​ drejtat e saja​​ ​​ garantuara me nenet 32 dhe 54 të​​ Kushtetutës.

 

  • ​​ ​​ lidhje me pretendimin për cenim të​​ ushtrimit të​​ profesionit​​ të avokatit

 

  • Parashtruesja e kërkesës në​​ rastin KI111/23 pretendon se Aktvendimi i kontestuar i Gjykatës së Apelit: “[...] reflekton një qasje dhe logjikë ndëshkuese të paprecedent, që njëkohësisht cenojnë jo vetëm pavarësinë e avokatisë, por edhe substancën e të drejtës kushtetuese për mbrojtje efikase dhe përmbajtjesore, që i garantohet çdo të pandehuri, konform nenit 31 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe nenit 6.3 të KEDNJ-së.”​​ Sipas saj, ​​ “ gjykatat e rregullta, vullnetin dhe të drejtën e klientit për të proceduar me mbrojtës sipas zgjedhjes së tij e konsiderojnë/cilësojnë si faj të mbrojtësit, duke penalizuar këtë të fundit me kompensimin e shpenzimeve të procedurës penale”.

 

  • Ndërsa, parashtruesi i kërkesës në​​ rastin KI110/23​​ specifikon​​ se:​​ Në rastin konkret, marrë parasysh se ky është rigjykimi i tretë në këtë çështje penale, duhet të ishte vetë Gjykata ajo që duhet të kujdeset sipas detyrës zyrtare për kërkesat e të akuzuarit, me qëllim të sigurimit të një mbrojte efikase dhe substanciale, nga avokati sipas përzgjedhjes së tij të lirë.”

 

  • ​​ Këtë​​ pretendim, parashtruesit​​ e kërkesës e ndërlidhin edhe​​ me të​​ drejtën e tyre të​​ garantuar me nenin 49 të​​ Kushtetutës, në​​ lidhje me nenin 111​​ [Avokatura]​​ të​​ Kushtetutës.

 

  • ​​ Në​​ lidhje​​ me këtë të fundit, Gjykata vë në dukje se neni 111​​ i​​ Kushtetutës, pjesë e Kapitullit VII [Sistemi i Drejtësisë] të Kushtetutës, i​​ cili​​ përcakton që:

 

​​ “1. Avokatura është profesion i pavarur, e cila ofron shërbime sikur është e rregulluar me ligj.

​​ 2. Mënyra e fitimit të së drejtës për të ushtruar profesionin e avokatit, si dhe marrja e kësaj​​ të drejte, rregullohen me ligj”.​​ 

 

  • Në vijim të kësaj, Gjykata vë në pah se bazuar në nenin 113, paragrafin 7 të​​ Kushtetutës, individët kanë të drejtë që të kontestojnë​​ vendimet​​ autoriteteve publike për shkelje të të drejtave dhe​​ lirive​​ të tyre të garantuara me Kushtetutë, përkatësisht të drejtave të tyre të garantuara me Kapitullin II.​​ 

 

  • Në​​ vijim, të​​ pretendimeve​​ të​​ lartcekura të​​ parashtruesve të​​ kërkesës,​​ ​​ Gjykata bazuar në​​ shkresat e lëndës, rikujton se seanca e 18 tetorit 2022, ishte shtyrë​​ si rezultat i kërkesës specifike të​​ akuzuarit​​ F.M që​​ në​​ këtë​​ seancë​​ të​​ përfaqësohej nga avokati i tij i përzgjedhur, duke​​ refuzuar​​ përfaqësimin nga ana e parashtrueses së​​ kërkesës në​​ rastin​​ KI110/23, në​​ cilësinë​​ e avokates​​ zëvendësuese. Thënë​​ këtë, Gjykata vë​​ në​​ pah se të​​ drejtat e të​​ pandehurve​​ në​​ procedurë​​ penale për t’u përfaqësuar nga përfaqësues apo mbrojtës sipas zgjedhjes së​​ tyre​​ janë​​ të​​ garantuara​​ me nenin 30 të​​ Kushtetutës, dhe nenin 6 të​​ KEDNJ-së. Në​​ këtë​​ kuptim, Gjykata po ashtu vë​​ në​​ pah se edhe praktika gjyqësore e​​ GJEDNJ-së​​ në​​ mënyrë​​ të​​ vazhdueshme​​ ka afirmuar këtë​​ të​​ drejtë.​​ Në​​ kuptim të​​ pikës c,​​ paragrafit​​ 3 të​​ nenit 6 të​​ KEDNJ-së, GJEDNJ në​​ parim ka theksuar se:​​ “Një person i akuzuar për një vepër penale që nuk dëshiron të mbrojë veten personalisht duhet të jetë në gjendje të ketë qasje në​​ ndihmë juridike sipas ​​ zgjedhjes së tij që​​ nga fazat fillestare të procedurës dhe përgjithësisht Standardet​​ ndërkombëtare të​​ ​​ të drejtave të njeriut​​ njihet​​ si një mekanizëm për sigurimin e një mbrojtjeje efektive​​ të​​ ​​ të akuzuarve​​ (shih në​​ këtë​​ aspekt rastin e GJEDNJ-së​​ Dvorski​​ kundër Kroacisë​​ [DHM],​​ kërkesa nr. 25703/11, Aktgjykim, i 20 tetorit​​ 2015,​​ paragrafi​​ 78;​​ dhe​​ Martin​​ kundër​​ ​​ Estonisë,​​ kërkesa nr. 35985/09,​​ Aktgjykim, i​​ 30 majit​​ 2013,​​ paragrafët​​ 90-93).​​ Për më​​ tepër sipas GJEDNJ-së​​ kjo e drejtë​​ është​​ e aplikueshme në​​ të​​ gjitha​​ fazat​​ e procedurës penale, përfshirë​​ edhe atë​​ të​​ shqyrtimit​​ kryesor (shih rastin​​ Elif Nazan Şeker​​ kundër ​​ Turqisë,​​ kërkesa nr. 41954/10,​​ Aktgjykim, i​​ 8 marsit​​ 2022, paragrafi 50).

 

  • Thënë​​ këtë, Gjykata marrë​​ për bazë​​ faktin që​​ procedura penale​​ është​​ ende duke u zhvilluar para gjykatave të​​ rregullta nuk mund të​​ paragjykojë​​ çështjet​​ e së​​ drejtës për mbrojtje të​​ ​​ akuzuarit. Kjo për faktin që,​​ objekt​​ i​​ vlerësimit​​ para kësaj Gjykate​​ është​​ vetëm vendimi që​​ ndërlidhet me obligimin e pagesës së​​ shpenzimeve procedurale si rezultat i​​ shtyrjes​​ ​​ një​​ seance bazuar në​​ kërkesën e​​ ​​ akuzuarit​​ F.M.​​ ​​ ​​ mbrohet nga avokati i tij i zgjedhur,​​ dhe si​​ rrjedhojë​​ e një​​ kërkesë​​ ​​ tillë​​ ishte kërkuar dhe aprovuar shtyrja e mbajtjes së​​ seancës. ​​ Prandaj, Gjykata vlerëson se kërkesa e të ​​ akuzuarit​​ F.M në​​ kuadër të​​ drejtës​​ së tij për zgjedhje të mbrojtësit sipas përzgjedhjes së tij kishte rezultuar në shtyrjen e seancës së shqyrtimit kryesor, përderisa gjykatat e rregullta dështimin e mbajtjes si rezultat i mungesës së bashkërendimit nga ana e parashtruesve të kërkesës paraprak me të akuzuarin ia kishin atribuuar vetëm parashtruesve të kërkesës, në cilësinë e tyre të mbrojtësit të të akuzuarit në këtë procedurë dhe​​ ​​ avokates​​ zëvendësuese, respektivisht.

 

  • ​​ Sa i përket​​ çështjes​​ ​​ pretendimit që​​ ndërlidhet me cenimin e ushtrimit të​​ profesionit të​​ avokatit, Gjykata rikujton se​​ parashtruesit e kërkesës përmes Aktvendimit të​​ kontestuar ishin​​ detyruar për​​ pagesën​​ e​​ shpenzimeve​​ procedurale si rezultat i​​ konstatimit​​ ​​ gjykatave të​​ rregulla për mungesë​​ ​​ bashkërendimit të​​ tyre me klientin e tyre F.M..​​ Gjykata vlerëson se Aktvendimi i kontestuar në​​ asnjë​​ mënyrë​​ nuk i ka ndaluar apo kufizuar parashtruesit e kërkesës që​​ ​​ ushtrojnë​​ profesionin e tyre të​​ përfaqësimit të​​ klientit para gjykatës. Thënë​​ këtë, Gjykata vlerëson se Gjykata Themelore, vendimin e saj e kishte bazuar në​​ dispozitat përkatëse të​​ procedurës penale.

 

  • Prandaj, Gjykata konsideron se parashtruesit e​​ kërkesës nuk kanë​​ paraqitur fakte që tregojnë se procedurat në gjykatat e rregullta, në ndonjë mënyrë, kanë rezultuar në shkelje të​​ së​​ drejtës së​​ tyre të​​ garantuar me nenin 49 të​​ Kushtetutës. Rrjedhimisht, Gjykata arrin në përfundim se ky pretendim i parashtruesit të​​ kërkesës​​ është qartazi i pabazuar mbi baza kushtetuese​​ në​​ “mungesë të dukshme ose evidente të shkeljes”​​ ashtu siç përcaktohet me rregullin 34 (2) të Rregullores së punës.​​ 

 

  • Si përmbledhje, Gjykata konsideron se pretendimet e​​ parashtruesve​​ të kërkesës për shkelje të neneve 31, 32, 49 dhe 54 të Kushtetutës konsiderohen si pretendime​​ qartazi të pabazuara​​ në baza kushtetuese, dhe si rrjedhojë kërkesa e tyre duhet të shpallet e papranueshme ashtu​​ siç​​ përcaktohet me rregullin 34 (2) të​​ Rregullores​​ së punës.

 

 

 

PËR KËTO ARSYE

 

Gjykata Kushtetuese, në pajtim me​​ paragrafin 7 të​​ nenit​​ 113 të Kushtetutës, nenet 20​​ dhe 47 të Ligjit dhe në pajtim me​​ rregullat​​ 34 (2)​​ dhe 48 (1) (b)​​ të Rregullores së punës,​​ më​​ 23 janar 2024,​​ njëzëri:

 

VENDOS

 

  • TË DEKLAROJË,​​ kërkesat​​ KI110/23 dhe KI111/23 të​​ papranueshme;

 

  • T'UA KUMTOJË,​​ këtë Aktvendim palëve;

 

  • TË PUBLIKOJË,​​ këtë Aktvendim në Gazetën Zyrtare, në pajtim me​​ paragrafin 4 të​​ nenit​​ 20 të Ligjit;

 

  • Ky Aktvendim hyn në fuqi në ditën e shpalljes në Gazetën Zyrtare, në pajtim me paragrafin 5 të nenit 20 të Ligjit.

 

 

 

Gjyqtari raportues ​​ Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese

 

 

 

Nexhmi Rexhepi   ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​​​  ​​ ​​​​ Gresa Caka-Nimani​​ 

 

1

Parashtruesit:

Nora Grajçevci-Mehmeti dhe Besnik Berisha

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesa është qartazi e pabazuar

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Penale