Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktvendimit të Gjykatës së Apelit të Kosovës, CA. nr. 925/2018, i 16 korrikut 2018

Nr. të lëndës KI 172/18

Parashtruesit: Arbër Kryeziu, pronar i “Al-Petrol” Sh.p.k

Shkarko:

KI172/18, Parashtrues: Arbër Kryeziu si pronar i kompanisë “Al-Petrol” Sh.p.k., Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktvendimit të Gjykatës së Apelit të Kosovës, CA. nr. 925/2018, i 16 korrikut 2018

KI172/18, Aktvendim për Papranueshmëri i 18 dhjetorit 2019, publikuar më 23 janar 2020

Fjalët kyçe: kërkesë individuale, e drejta për gjykim të drejtë dhe të paanshëm, kërkesë e parakohshme,  kërkesë  qartazi e pabazuar

Parashtruesi i kërkesës para Gjykatës Kushtetuese, kontestoi Aktgjykimin [CA.nr.925/2018], e Gjykatës së Apelit të Kosovës, të 16 korrikut 2018, me të cilin refuzoi si të të pathemeltë ankesën e parashtruesit të kërkesës dhe vërtetoi Aktvendimin [PPP. nr. 62/18] e Gjykatës Themelore në Prishtinë, të 26 janarit 2018.

Esenca e kërkesës kishte të bënte me gjobën të cilën Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale-Trupa Ekzekutive e Inspektoratit të Punës i kishte shqituar parashtruesit të kërkesës si pronar i kompanisë sh.p.k. “Al-Petrol” për shkak të moszbatimit të dispozitave të nenit 38, paragrafët 1, 2 dhe 3 dhe nenit 55, paragrafët 1, 2, 4, 5 dhe 6 të Ligjit të Punës, nr. 03/L-212, pasi që nuk kishte respektuar vërejtjet e dhëna në Aktvendimin e Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale-Trupa Ekzekutive e Inspektoratit të Punës [Nr. 02/b-170/16], të 26 shkurtit 2016.

Parashtruesi i kërkesës, pretendon se  vendimi i kontestuar ishte nxjerrë në shkelje të të drejtave dhe lirive themelore të tij të përcaktuara me nenin 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm] dhe nenin 102 [Parimet e përgjithshme të Sistemit Gjyqësor] të Kushtetutës.

Parashtruesi i kërkesës fillimisht pretendon se, e njëjta gjyqtare kishte marrë pjesë dy herë në të njëjtën instance në rastin e tij, dhe për më tepër për marrjen e vendimeve të ndryshme për të njëjtin rast.

Parashtruesi i kërkesës më tej kishte pretenduar se Gjykata e Apelit kishte bërë konstatim të gabuar të gjendjes faktike.

Lidhur me pretendimin e parë, Gjykata konstatoi se kërkesa lidhur me pretendimin e parë të parashtruesit të kërkesës, që ka të bëjë me faktin se e njëjta gjyqtare ka vendosur dy herë për rastin e tij, ishte refuzuar si e papranueshme në baza procedurale për shkak të mos shterimit substancial të të gjitha mjeteve juridike, siç kërkohet përmes paragrafit 7 të nenit 113 të Kushtetutës, nenit 47 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës, nr. 03/L-121 dhe rregullit 39 (1) (b)  të Rregullores së punës.

Lidhur me pretendimin e dytë, Gjykata konstatoi se parashtruesi i kërkesës nuk e kishte mbështetur pretendimin e tij, dhe ishte deklaruar si qartazi e pabazuar në baza kushtetuese.

Parashtruesit:

Arbër Kryeziu, pronar i “Al-Petrol” Sh.p.k

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesa është qartazi e pabazuar

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Administrative