Aktvendim

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktvendimit të Gjykatës së Apelit PN. nr. 825/17 të 6 tetorit 2017

Nr. të lëndës KI 93/20

Shkarko:
Përmbledhje

KI93/20, Parashtrues: Tush Kolgjeraj, vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktvendimit të Gjykatës së Apelit PN. nr. 825/17 të 6 tetorit 2017

KI93/20, vendim për refuzim të kërkesës së 14 tetorit 2020, publikuar më 12 nëntor 2020

Fjalët kyçe: kërkesë individuale, procedurë e  shkurtër  

Parashtruesi i kërkesës  i drejtohet Gjykatës për herë të tretë dhe atë në rastet KI 127/18, KI201/19 dhe KI93/20 me të njëjtën kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Aktvendimit të Gjykatës së Apelit PN. nr. 825/17 të 6 tetorit 2017.

Gjykata  vlerësoi që në mënyrë që ta shqyrtojë një kërkesë që ka të bëjë me faktet e njëjta si në kërkesën e mëparshme, parashtruesi i kërkesës duhet që vërtetë të ofrojë informata të reja të cilat më parë nuk janë shqyrtuar nga Gjykata. Në lidhje me këtë, Gjykata rikujtoi se vendimet e saj janë vendime të formës së prerë dhe detyrueshme për gjyqësorin, të gjithë personat dhe të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës.

Gjykata konkludon se kërkesa e parashtruesit është, në fakt, kërkesë për përsëritjen e procedurave të mëhershme, për të cilat Gjykata tanimë ka vendosur. Prandaj, në pajtim me rregullin 35 (5) të Rregullores së punës, kërkesa nr. KI201/19 refuzohet me procedurë të shkurtër.

Parashtruesit:

Tush Kolgjeraj

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim

Kërkesa është qartazi e pabazuar

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Civile