Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktvendimit të Gjykatës së Apelit PN. nr. 1297/21 të 28 janarit 2022

Nr. të lëndës KI38/22

Parashtruesit: Elvis Durmaku

Shkarko:

KI38/22parashtrues:  Elvis Drmaku, Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktvendimit të Gjykatës së Apelit PN. nr. 1297/21 të 28 janarit 2022

KI38/22, aktvendim për papranueshmëri i 5 qershorit 2023, publikuar më 4 korrik 2023

Fjalët kyçe: kërkesë individuale, mosshterim i mjeteve juridike

Thelbi i procedurës gjyqësore para gjykatave të rregullta në rastin konkret i referohej procedurës penale e cila është zhvilluar në Gjykatën Themelore për shkak të dyshimit të bazuar se parashtruesi ka kryer vepër penale “vjedhje e rëndë në vazhdimësi, nga neni 327 par. 1 nën par. 1.1 lidhur me nenin 81 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: KPRK) dhe veprës penale vjedhje në vazhdimësi, nga neni 325 par. 2 lidhur me nenin 81 të KPRK-së”.

Gjatë procedurës gjyqësore, gjyqtari i Gjykatës Themelore e informoi parashtruesin e kërkesës për të drejtat e tij lidhur me të drejtën e mbrojtjes dhe të drejtën për të përdorur gjuhën që flet.

Parashtruesit të kërkesës i caktohet një avokat mbrojtës ex officio gjatë seancës gjyqësore dhe i mundësohet të ndjekë gjykimin në gjuhën që ai kupton.

Gjykata vëren se procedura penale është në fazën e dytë të shqyrtimit pranë Gjykatës Themelore. Rrjedhimisht, Gjykata vlerëson se parashtruesi i kërkesës mund të parashtrojë pretendimet e tij për shkeljen e të drejtave të tij të garantuara me Kushtetutë, duke përfshirë të drejtën e gjuhës dhe të drejtën për një avokat mbrojtës, të garantuar nga nenet 5 dhe 30 të Kushtetutës, në procedimin penal të zhvilluar. në Gjykatën Themelore. Prandaj, përderisa çështja në lidhje me aktakuzën e kontestuar të prokurorisë është në vazhdim dhe parashtruesi i kërkesës ka mjete juridike në dispozicion para gjykatave të rregullta për të kundërshtuar shkeljen e të drejtave të tij të garantuara me Kushtetutë, bazuar në parimin e subsidiaritetit,

Gjykata nuk mund të vlerësojë dhe të paraqesë konkluzionin e saj lidhur me shkeljet e pretenduara. Duke parë shkresat e lëndës, Gjykata konstatoi se rasti i parashtruesit të kërkesës është ende në fazën e vendimmarrjes dhe se për çështjen e tij nuk është marrë një vendim gjyqësor përfundimtar. Rrjedhimisht, Gjykata vendos se kërkesa e parashtruesit është e parakohshme dhe duhet të refuzohet, si e papranueshme, bazuar në nenin 113.7 të Kushtetutës, nenet 20 dhe 47 të Ligjit dhe rregullin 39 (1) (b) të Rregullores së punës.

 

Parashtruesit:

Elvis Durmaku

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Nuk janë shterur mjetet juridike

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Penale