Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktvendimit të Gjykatës Komerciale në Prishtinë, Dhoma e Shkallës së Dytë, Kom.Dh.SHk.Dytë. nr. 696/22, të 23 gushtit 2022

Nr. të lëndës KI136/22

Parashtruesit: “Marash Petrol-D” Sh.p.k.

Shkarko:
llogo_gjkk_png_2

Prishtinë, më 6 shkurt 2023

Nr. ref.:RK 2119/23

 

 

 

 

 

 

AKTVENDIM PËR PAPRANUESHMËRI​​ 

 

 

 

rastet nr. KI136/22

 

Parashtrues

 

“Marash Petrol-D”​​ Sh.p.k.

 

 

Vlerësim i kushtetutshmërisë së​​ 

Aktvendimit​​ të Gjykatës Komerciale në Prishtinë, Dhoma e Shkallës së Dytë,​​ Kom.Dh.SHk.Dytë. nr. 696/22,​​ të 23 gushtit 2022

 

 

GJYKATA KUSHTETUESE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS

 

 

e përbërë nga:

 

Gresa Caka-Nimani, kryetare

Bajram Ljatifi, zëvendëskryetar

Selvete Gërxhaliu-Krasniqi, gjyqtare

Safet Hoxha, gjyqtar

Radomir Laban, gjyqtar​​ 

Remzije Istrefi-Peci, gjyqtare​​ 

Nexhmi Rexhepi, gjyqtar dhe

Enver Peci, gjyqtar

 

 

Parashtruesi i​​ kërkesës​​ 

 

  • Kërkesa është parashtruar nga​​ Marash Petrol-D, Sh.p.k me seli në​​ fshatin Lugbunar, Komuna e Gjakovës,​​ i​​ përfaqësuar me autorizim nga​​ Yll Xhiha,​​ avokat në​​ Prishtinë​​ (në tekstin e mëtejmë: parashtruesi i​​ kërkesës).

 

 

 

Vendimi i kontestuar​​ 

 

  • Parashtruesi i​​ kërkesës e konteston Aktvendimin,​​ Kom.Dh.SHk.Dytë. nr. 696/22,​​ të​​ 23 gushtit 2022,​​ të​​ Gjykatës Komerciale në Prishtinë, Dhoma e Shkallës së Dytë​​ (në tekstin e mëtejmë: Gjykata​​ Komerciale)​​ në lidhje me Aktvendimin [PPP. Nr. 153/21,​​ nr. i dokumentit 02080890], të 12 gushtit 2021 të​​ Gjykatës Themelore në​​ Gjakovë, Departamenti i Përgjithshëm (në tekstin e mëtejmë: Gjykata Themelore) që​​ ndërlidhet me​​ kërkesën​​ për eliminimin e parregullsive të përmbaruesit privat në procedurën përmbarimore dhe​​ Aktvendimin​​ [PPP. Nr. 153/21,​​ nr. i dokumentit 02080766], të 12 gushtit 2021 të​​ Gjykatës Themelore në​​ Gjakovë​​ që ndërlidhet me kërkesën për përjashtimin e përmbaruesit privat.

 

Objekti i çështjes​​ 

 

  • Objekt i çështjes është vlerësimi i kushtetutshmërisë së vendimeve​​ të kontestuara, përmes të​​ cilëve​​ pretendohet se parashtruesit të​​ kërkesës i janë shkelur të drejtat dhe liritë​​ e​​ ​​ tij​​ themelore​​ të garantuara me nenet​​ 3 [Barazi para Ligjit] dhe​​ 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm] të Kushtetutës​​ ​​ Republikës​​ ​​ Kosovës (në​​ tekstin e mëtejmë: Kushtetuta)​​ ​​ lidhje me nenin 6​​ (E​​ drejta​​ për​​ një​​ proces të​​ rregullt) të​​ Konventës​​ Evropiane​​ për të​​ Drejtat e Njeriut (në​​ tekstin e mëtejmë:​​ KEDNJ).​​ 

 

Baza juridike​​ 

 

  • Kërkesa bazohet​​ në​​ paragrafin 4 të nenit 24 [Barazia para Ligjit] dhe paragrafin 1 dhe 7 të nenit 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës, në nenet 22 [Procedimi i kërkesës] dhe 47 [Kërkesa Individuale] të Ligjit​​ për​​ Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës, nr. 03/L-121 (në tekstin e mëtejmë: Ligji) dhe në rregullin 32 [Parashtrimi i kërkesave dhe përgjigjeve] të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Rregullorja e punës).​​ 

 

Procedura në Gjykatë​​ 

 

  • Më 9 shtator 2022, parashtruesi i kërkesës e dorëzoi kërkesën në​​ Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Gjykata).

 

  • Më 14 shtator 2022, Kryetarja e Gjykatës përmes Vendimit [Nr. GJR.KSH 136/22] e caktoi gjyqtaren Selvete Gërxhaliu-Krasniqi raportuese dhe Kolegjin shqyrtues të përbërë nga gjyqtarët: Gresa Caka-Nimani, Bajram Ljatifi dhe Safet Hoxha.

 

  • Më 19 shtator ​​ 2022, Gjykata i kërkoi përfaqësuesit ligjor të parashtruesit të kërkesës që të​​ saktësojë nëse parashtrues i kërkesës është personi juridik dhe nëse ky është rasti të specifikojë emrin e personit juridik dhe adresën dhe të dorëzojë: dëshminë se kush është përfaqësues/pronar i kompanisë; ​​ autorizimin e ​​ vlefshëm për përfaqësimin para Gjykatës; kopjen Aktvendimit, PPP. Nr. 153/2021 te 12 gushtit 2021 të Gjykatës Themelore në Gjakovë, Departamenti i Përgjithshëm, Divizioni Civil; dhe kopjen e dokumentit përmbarimor.

 

  • Më 23 shtator ​​ 2022, përfaqësuesi ligjor i parashtruesit të kërkesës në Gjykatë specifikoi se parashtrues i kërkesës është personi juridik, kompania Marash—D Petrol, SH.P.K; dhe dorëzoi autorizimin për përfaqësim të nënshkruar nga përfaqësuesja e kompanisë; kopjen e Aktvendimit [PPP. Nr. 153/2021, nr. i dokumentit 02080766] ​​ te 12 gushtit 2021 të Gjykatës Themelore në Gjakovë. Megjithatë, përfaqësuesi ligjor nuk dorëzoi kopjen e kërkuar të dokumentit përmbarimor.

 

  • Më​​ 28 tetor​​ 2022, Gjykata njoftoi Gjykatën Komerciale në lidhje me regjistrimin e kërkesës.

 

  • Më​​ 8 nëntor 2022, Gjykata e njoftoi ​​ përfaqësuesin ligjor të parashtruesit të kërkesës se kërkesa e parashtruar nga ai është e paplotë, dhe në mënyrë që Gjykata të vazhdojë me shqyrtimin e kërkesës i kërkoi atij ​​ të plotësojë kërkesën me informatat dhe dokumentacionin si në vijim plotësimin e kërkesës, të përcjellë me dokumentacionin si në vijim: (i) që të shpjegojë të gjithë kronologjinë  faktike dhe juridike të procedurave të zhvilluara para gjykatave të rregullta në lidhje me lëndën, përfshirë edhe procedurën kontestimore [e iniciuar në vitin 2010] pranë gjykatave të rregullta, duke dorëzuar të gjithë dokumentacionin përkatës që ndërlidhet me lëndën; (ii) në lidhje me procedurën përmbarimore që i referohet propozimit për përmbarim të​​ 4 marsit 2021, luteni që të dorëzoni të gjitha kopjet e vendimeve, përfshirë konkluzionet dhe parashtresat e juaja para gjykatave të rregullta, që i paraprijnë Aktvendimit​​ të kontestuar nga ju [Kom.Dh.SHk.Dytë. nr. 696/22] të Gjykatës Komerciale,​​ të 23 gushtit 2022; dhe (iv) në mënyrë specifike, përveç gjithë dokumentacionit relevant në lidhje me rastin, luteni që edhe njëherë të dorëzoni kopjen e propozimit për përmbarim [të kërkuar edhe më shkresën e Gjykatës, të19 shtatorit 2022], kopjen e kërkesës tuaj për përjashtim të përmbaruesit privat nga çështja e rastit, si dhe kopjen e ankesës​​ së​​ tij​​ kundër Aktvendimit [PPP.nr. 153/21] të Gjykatës Themelore në Gjakovë, Departamenti i Përgjithshëm, të 12 gushtit 2021.

 

  • Më 18 nëntor 2022, përfaqësuesi ligjor i parashtruesit të kërkesës në Gjykatë dorëzoi vetëm kopjen e propozimit të përmbarimit të parashtruar më 18 janar 2006, kopjen e kërkesës për përjashtim të përmbaruesit privat, kopjen e ankesës kundër Aktvendimit të Aktvendimit [PPP.nr. 153/21] të Gjykatës Themelore në Gjakovë, Departamenti i Përgjithshëm, të 12 gushtit 2021. Në vijim, parashtruesi i kërkesës kishte dorëzuar edhe kopjen e​​ Aktvendimeve [PPP.nr. 153/21,​​ nr. i dokumentit 02080766] për refuzimin e kërkesës së tij për përjashtimin e përmbaruesit privat dhe të Aktvendimit [PPP. Nr. 153/21, nr. i dokumentit 02080890]​​ për refuzimin e ankesës së tij për parregullsi nga ana e përmbaruesit privat​​ të Gjykatës Themelore në Gjakovë, Departamenti i Përgjithshëm, të​​ ​​ dyja aktvendime të nxjerra më 12 gusht​​ 2021.

 

  • Më 16 dhjetor 2022, gjyqtari Enver Peci dha betimin para Presidentes së Republikës së Kosovës, me ç’rast filloi mandati i tij në Gjykatë.

 

  • ​​ 18 janar​​ 2023, Kolegji shqyrtues shqyrtoi raportin e Gjyqtares raportuese dhe njëzëri i rekomandoi Gjykatës papranueshmërinë e kërkesës.​​ 

 

Përmbledhja e fakteve​​ 

 

  • Më 28 qershor 2004 dhe 6 tetor 2005, respektivisht parashtruesi i kërkesës me Kasabankën (tani NLB Bankën) nënshkroi Kontratë për Mbitërheqje [01/04] ​​ në vlerë pesë dhjetë mijë (50. 000, 00) euro dhe kartelë të llogarisë.

 

  • Të njëjtën ditë ishte nënshkruar edhe Marrëveshje mbi Hipotekën [e vërtetuar përmes Aktgjykimit IN nr.​​ 233/2004​​ të Gjykatës Komunale] dhe Marrëveshja e pengut.

 

  • Më 28 janar 2006, sipas shkresave të lëndës,​​ Kasabanka në cilësinë e kreditorit në Gjykatën Komunale në Gjakovë paraqiti propozim për përmbarim të borxhit​​ në shumën prej 274,924,52 euro​​ duke kërkuar që në bazë të Marrëveshjes mbi Hipotekën të sekuestrohen dy paluajtshmëri në emër të parashtruesit të kërkesës​​ dhe në bazë të Marrëveshjes së Pengut të bëhet sekuestrimi i sendeve të paluajtshme në emër të parashtruesit të kërkesës deri në pagesën definitive të borxhit.

 

  • Në lidhje me propozimin e lartcekur për përmbarim, parashtruesi i kërkesës përkundër kërkesës së Gjykatës, nuk ka dorëzuar informatat përkatëse në lidhje me ecurinë e mëtejme të këtij propozimi për përmbarim.

 

 ​​​​  ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​​​ Procedura kontestimore​​ 

 

  • Parashtruesi i kërkesës në kërkesën e tij ka dorëzuar edhe kopje të disa vendimeve gjyqësore, nga të cilat rezulton që në lidhje me​​ Marrëveshjen e lartcekur për Mbitërheqje​​ është iniciuar edhe procedurë kontestimore. Megjithatë, përkundër kërkesës së Gjykatës për të sqaruar kronologjinë procedurale të përcjellë me dokumentacionin përkatës në lidhje me këtë procedurë, parashtruesi i kërkesës nuk dorëzoi të gjitha informatat relevante dhe dokumentacionin përkatës, dhe për pasojë kronologjia faktike në lidhje me këtë procedurë është e paplotë.

 

  • Parashtruesi i kërkesës më​​ 9 shtator​​ ​​ 2022, respektivisht në Gjykata ka dorëzuar kopjet e Aktgjykimit [I.C. nr. 126/2010] të Gjykatës Ekonomike të Qarkut në Prishtinë dhe të Aktgjykimit​​ [Ae. Nr. 126/2018]​​ të Gjykatës së Apelit, të 11 qershorit 2020 përmes të cilit ishte prishur Aktgjykimi [C. Nr. 709/2013] i Gjykatës Themelore në Prishtinë, Departamenti për Çështje Ekonomike dhe çështja i ishte kthyer kësaj gjykatë për rigjykim dhe rivendosje. Në përmbajtjen e Aktgjykimit të Gjykatës së Apelit theksohet se NLB Banka [trashëgimtare e ish-Kasabankës] në Gjykatën Themelore ndaj parashtruesit të kërkesës më 23 mars 2010 kishte parashtruar kërkesëpadi për pagesë të borxhit. Për shkak të mungesës së informatave përkatëse në ​​ shkresat e lëndës nuk rezulton e qartë nëse këto vendime i përkasin procedurës së njëjtë apo kërkesëpadive të njëjta të NLB-Bankës. Parashtruesi po ashtu ka dorëzuar edhe një kopje të procesverbalit të seancës së Gjykatës Themelore në Prishtinë, Departamenti për Çështje Ekonomike me nr. EK. Nr. 290/20, të 28 marsit 2022 me paditës NLB Bankën dhe palë të paditur parashtruesin e kërkesës me objekt “anulim kontrate-kompensim dëmi”, në të cilën seancë është vendosur që shqyrtimi i çështjes të mbahet në një seancë të radhës me pjesëmarrje të ekspertëve financiarë. Megjithatë, Gjykatës sërish i mungojnë informatat përkatëse në lidhje me atë nëse edhe kjo procedurë ndërlidhet me kërkesëpadinë e njëjtë të NLB Bankës. Në vijim, parashtruesi i kërkesës po ashtu nuk ka specifikuar dhe mbështetur se si kjo procedurë ndërlidhet me procedurën përmbarimore, në të cilën është nxjerrë Aktvendim i Gjykatës Komerciale të cilin ai e konteston para kësaj Gjykate.

 

  • Për më tepër, parashtruesi i kërkesës në kërkesën e tij thekson se në lidhje me​​ Marrëveshjen​​ për Mbitërheqje, të cilën e konsideron si kontratë fiktive dhe se kishte vetëm 12 muaj afat ishte iniciuar procedurë gjyqësore, e regjistruar në gjykatë me nr. C. Nr. 897/2018, e cila​​ procedurë​​ është në zhvillim e sipër. Megjithatë në lidhje me këtë të fundit, parashtruesi i kërkesës nuk ka dorëzuar informatat dhe dokumentacionin përkatës.

 

 ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​​​ ​​ Procedura përmbarimore

 

  • Nga përmbajtja e dokumentacionit të dorëzuar nga parashtruesi i kërkesës rezulton që më 4 mars 2021, kreditori NLB Banka (trashëgimtare e ish-Kasabankës) tek Përmbaruesi Privat Gjokë Radi paraqiti propozimin për përmbarim të borxhit, përkatësisht shitjen e paluajtshmërive në emër të parashtruesit të kërkesës në bazë të​​ Marrëveshjes për Mbitërheqje​​ të 28 qershorit 2004 dhe kartelës së llogarisë të 6 tetorit 2005. ​​ Lënda në këtë çështje përmbarimore është regjistruar me numër P. Nr. 92/21.​​ 

 

  • Gjykata vë në dukje se nga parashtruesi i kërkesës ka pranuar si të plotë vetëm dokumentacionin e procedurës gjyqësore​​ dhe vendimet e kontestuara nga ana e tij e që ndërlidhen​​ me​​ (i)​​ kërkesën e tij për përjashtim të përmbaruesit privat dhe​​ (ii)​​ ​​ ankesat e tij të parashtruar në Gjykatën Themelore në Gjakovë dhe në Gjykatën Komerciale për parregullsi në procedurën përmbarimore​​ nga ana e​​ përmbaruesit​​ privat, të cilat do t’i përmbledh si në vijim.​​ 

 

Kërkesa për përjashtimin e përmbaruesit privat

 

  • Më 26 prill 2021, parashtruesi i kërkesës bazuar në​​ nenin 67 (pa titull) të​​ LPK-së​​ në Gjykatën Themelore parashtroi kërkesë për përjashtimin e përmbaruesit privat z. Gjokë Radit që të procedojë me përmbarimin e propozimit në çështjen P.Nr. 92/21. Parashtruesi i kërkesës arsyetoi se derisa lënda ishte në shqyrtim në Gjykatën Themelore, përmbaruesi privat në këtë gjykatë ishte në cilësinë e gjyqtarit.

 

  • Më 12 gusht 2021, Gjykata Themelore në Gjakovë, Departamenti i Përgjithshëm (në tekstin e mëtejmë: Gjykata Themelore) përmes Aktvendimit [PPP.nr. 153/21, nr. i dokumentit 02080766] refuzoi kërkesën e ​​ parashtruesit të kërkesës për përjashtimin e përmbaruesit privat Gjokë Radi.

 

  • Gjykata Themelore arsyetoi se: “Pretendimi nga kërkesa e debitorit se përmbaruesi privat ka ndërmarrë veprime sa ka qene gjyqtar ne Gjykatën Themelore në​​ Gjakovë, gjykata vlerësoi si të​​ pa bazuar kërkesën e debitorit [parashtruesit të kërkesës] pasi që​​ kërkesa e debitorit nuk përbën asnjë nga shkaqet e cekura ne nenin ​​ 67 te LPK-se, i cili ne kuptim te nenit 17 dhe 325 par.2 te LPP, aplikohet përshtatshmërisht (mutatis mutandis) edhe për përmbaruesin privat, pasi qe ne rastin konkret përmbaruesi privat Gjokë​​ Radi deri sa ka qene gjyqtar ne Gjykatën Themelore ne Gjakove përkundër faktit se i është ndare kjo lëndë ne pune i njëjti nuk ka marre pjesë​​ në​​ dhënien e ndonjë vendimi përfundimtar te gjykatës dhe as të​​ ndonjë organi tjetër dhe as në​​ procedurën e ndërmjetësimit por kemi te bëjmë me një çështje të njëjtë të pa përfunduar e cila me Ligjin e Procedurës Përmbarimore është rregulluar qe lendet para dt. 01 janar Janar 2014 mund të​​ barten për veprime te mëtutjeshme tek përmbaruesi privat i cili e vazhdon procedurën e njëjtë të përmbarimit[ ...]”

 

“Sipas dispozitës së nenit 397 par. 2 te LPP, është parapare se lëndët e parashtruara ne Gjykate para dt.01 janar 2014 do te mbesin nen juridiksionin e Gjykatës përveç nëse kreditoret - propozuesit e përmbarimit parashtrojnë kërkese për transferin e lëndës(rastit) tek përmbaruesi privat, dhe ne par.3 është paraparë se në çdo lëndë kur procedura përmbarimore nuk është përfunduar deri me 01 Janar 2014, ne te cilën kreditori ka kërkuar qe lënda te vazhdoi te procedohet nga përmbaruesi privat, Gjykata do ta kompletoi tere dokumentacionin lidhur me rastin e përmbarimit dhe te specifikoi shpenzimet e ngarkuara nga Gjykata dhe do ta transferoi te përmbaruesi privat për veprime te mëtutjeshme.”

 

  • Në këshillën juridike të këtij Aktvendimi përcaktohet që ndaj të njëjtit nuk është e lejuar ankesa ashtu siç është e përcaktuar me nenin 325, paragrafin 3 të​​ Ligjit 04/L-139 për Procedurën Përmbarimore (në tekstin e mëtejmë: LPP).

 

Ankesa e parashtruesit të kërkesës për eliminimin e parregullsive të përmbaruesit privat në procedurën përmbarimore

 

  • Në një datë të paspecifikuar, parashtruesi i kërkesës​​ bazuar në nenin 52 (Parregullsitë me rastin e kryerjes së përmbarimit) të​​ LPP​​ në Gjykatën Themelore po ashtu parashtroi ankesë për parregullsi në procedurën përmbarimore nga ana e përmbaruesit privat. Në ankesën e tij, parashtruesi i kërkesës pretendoi se propozimi për përmbarim ishte i bazuar në një kontratë fiktive me ish-Kasabankën.

 

  • Më 12 gusht 2021, Gjykata përmes​​ Aktvendimit [PPP.nr. 153/21, nr. i dokumentit 02080890] refuzoi si të pabazuar ankesën e parashtruesit të kërkesës​​ për eliminimin e parregullsive​​ nga ana e​​ përmbaruesit​​ privat Gjokë​​ Radi, nga Gjakova, në​​ lëndën​​ P.nr.92/21 dhe se ankesa e ushtruar kundër këtij aktvendimi nuk e ndalon procedurën përmbarimore,​​ “përveç nëse janë dhënë garancitë për shumen e plotë të detyrimit në të holla.”

 

  • Gjykata Themelore vlerësoi se nga shkresat e lëndës nuk ka konstatuar asnjë parregullsi nga ana e përmbaruesit privat. Më specifikisht, Gjykata Themelore theksoi se:​​ “Nga shkresat e lëndës vërtetohet se propozimi për përmbarim është lejuar në bazë të dokumentit përmbarimor kontratës për hipotekën e lidhur në mes të kreditorit dhe debitorit te parë "Marash Petroil-D" të cilën e përfaqëson Gjyste Balaj. Kontrata për hipotekën e dt.25.06.2004 respektivisht nga Gjykata Komunale ne Gjakove është lejuar vendosja e hipotekës me aktvendimin e saj IN.nr.233/2004 te dt. 28.06.2004, poashtu ne shkresat e lendes është edhe kontrata për hipotekën e lidhur me dt.25.06.2004 ne mes te kreditorit dhe "Marash Petroil-D" te cilën e përfaqëson drejtori Dedë Balaj edhe kjo kontrate është lejuar vendosja e regjistrimit te hipotekës nga Gjykata Komunale ne Gjakove me aktvendimin e saj IN.nr.232/2004. Nga shkresat e lëndës konstatohet se debitorët i kane shfrytëzuar te drejtat e tyre ne mjete juridike ndërsa tani sipas kërkesës se kreditorit lënda është bartur tek përmbaruesi privat Gjoke Radi i cili do t'a zhvilloje procedurën e përmbarimit në këtë çështje dhe i njëjti përmbarues deri me tani nuk ka ndërmarrë ndonjë veprim përveç që i ka njoftuar palët se përmbarimi do të vazhdoje tek përmbaruesi privat Gjokë Radi.”

 

  • Kundër Aktvendimit të lartcekur të Gjykatës Themelore, të 12 gushtit 2021, parashtruesi i kërkesës paraqiti ankesë në Gjykatën Komerciale për shkak të shkeljeve esenciale të procedurës kontestimore dhe përmbarimore, vërtetimit jo të plotë dhe të gabuar të gjendjes faktike dhe zbatimit të gabuar të gjendjes materiale. Në ankesën e tij, parashtruesi i kërkesës kishte theksuar se përmbaruesi privat ka lejuar përmbarimin​​ Marrëveshjes për Mbitërheqje,​​ e cila​​ kontratë​​ sipas tij​​ ishte kontratë fiktive.

 

  • Më 23 gusht 2022, Gjykata Komerciale, si gjykatë e shkallës së dytë përmes Aktvendimit [Kom.Dh.SHk.Dytë. nr. 696/22] ankesën e parashtruesit të kërkesës për eliminimin e parregullsive e refuzoi si të pathemeltë dhe vërtetoi Aktvendimin e Gjykatës Themelore, të 12 gushtit 2021.

 

  • Gjykata Komerciale vlerësoi se Gjykata Themelore ka nxjerrë vendim të drejtë dhe të bazuar në ligj dhe i njëjti nuk është i përfshirë në shkelje të nenit 182, paragrafët 1 dhe 2 të Ligjit për Procedurën Kontestimore. Në vijim, Gjykata Komerciale vlerësoi se​​ “gjykata e shkallës së parë ka konstatuar drejtë gjendjen faktike të dokumentacioneve në procedurë përmbarimore. Kjo gjykatë nuk ka gjetur asnjë provë materiale nga të cilat mund të vërtetohen pretendimet ankimore të [parashtruesit të kërkesës] se ekzistojnë parregullsi në veprimet e përmbaruesit privat Gjokë Radi nga Gjakova.”​​ Sipas Gjykatës Komerciale​​ Marrëveshja mbi Hipotekën e 25 qershorit 2004 [e vërtetuar përmes Aktgjykimit In nr. 232/2004] është dokument përmbarimor ashtu siç përcaktohet me nenin 22, paragrafin 1, pika 1.2 të LPP-së.

 

  • Në fund, Gjykata Komerciale konstatoi se:​​ “në procedurën përmbarimore bëhet realizimi direkt i mbrojtjes juridike të konstatuar në dokumentin përmbarimor i cili përmban aktin juridik me të cilin vërtetohet ekzistimi i kërkesës dhe se nga ky dokument rrjedh e drejta e organit përmbarues që sipas propozimit të kreditorit të caktoj dhe zbatoj përmbarimin.”​​ duke konkluduar se përmbarimi është i lejuar në​​ “bazë të aktit administrativ i cili i plotëson kushtet për përmbarim dhe është i përshtatshëm për përmbarim.”

 

Pretendimet e parashtruesit të kërkesës

 

  • Parashtruesi i kërkesës pretendon se Aktvendimi i kontestuar,​​ i Gjykatës Komerciale është nxjerrë në shkelje të të drejtave dhe lirive të tij themelore të garantuara me nenet 3 [Barazia para Ligjit] dhe​​ 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm] të Kushtetutës.

 

  • Në lidhje me procedurën që ndërlidhet me ankesën për parregullsi nga përmbaruesi privat, parashtruesi i kërkesës thekson se bazuar në nenin 52, paragrafin 2 të LPP-së, Gjykata është dashur të nxjerrë vendim brenda tri ditësh. Për pasojë, parashtruesi i kërkesës pretendon shkelje​​ të së​​ drejtës së tij për gjykim të drejtë dhe të​​ paanshëm brenda një afati të arsyeshëm kohor.

 

  • Parashtruesi i kërkesës po ashtu thekson se në Gjykatën Themelore lënda “ishte nën menaxhimin e ish-gjyqtarit Gjokë Radi tani përmbarues privat në këtë çështje. Sipas parashtruesit të kërkesës në raste tjera​​ “Gjykata Themelore në Gjakovë kishte përjashtuar vendimmarrjen në lëndë ku kishte ndërmarrur veprime Gjyqtari Gjokë Radi meqenëse cenohen dispozita e Ligjit për parandalimin e Konfliktit të Interesit në Ushtrimin e Funksionit Publik.”

 

  • Në vijim, parashtruesi i kërkesës thekson se​​ “para nesh ndodhte një kontratë e pafirmosur nga ana e [parashtruesit të kërkesës], ndryshe në mungesën e nënshkrimit, vënia e shenjës së gishtit, ajo mund të jetë draft, formular ose gjithqka tjetër përpos që jo kontratë, shtu kësaj deklaratat​​ e tyre të cilët e mohojnë dhe kundërshtojnë të kenë marrur kredi apo shumë të caktuar të mjeteve financiare, dhe se ky nuk është një supozim kjo vërtetohet edhe nga qëndrimi zyrtare i ekspertit të ekonomisë A.Sh.”

 

  • Parashtruesi i kërkesës po ashtu pohon se​​ “për kundërshtimet e bëra të njëjtës çështje kohë me parë kemi ngritur kallëzim penale dhe presim veprimet konkrete hetimore, me çka propozojmë ndërprerjen e procesit deri sa të përfundon procedura penale [...]”

 

  • Në vijim, parashtruesi i kërkesës pretendon se Aktvendimi i Gjykatës Themelore dhe ai i Gjykatës Komerciale në lidhje me ankesat e tij për parregullsi janë të përfshira në mungesë të arsyetimit të vendimit gjyqësor. Në lidhje me këtë, parashtruesi i kërkesës i referohet parimeve të vendosur për një vendim të arsyetuar gjyqësorë përmes praktikës gjyqësore të Gjykatës Kushtetuese, përkatësisht rastit KI75/21 me parashtrues të kërkesës​​ “Abrazen LLC”, “Energy Development GroupKosovaLLC”, “Alsi & Co. Kosovë LLC” dhe “Building Construction LLC”​​ [Aktgjykim, i 19 janarit 2022]​​ duke​​ pohuar se këto dy gjykata pretendimet e tija​​ ankimore​​ është dashur që ti shqyrtojnë veç e veç.

 

  • Në fund, parashtruesi i kërkesës kërkon nga Gjykata që të:

 

  • Shpallë kërkesën e tij të pranueshme;

  • Të konstatojë shkelje të nenit 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm] ​​ të Kushtetutës, në lidhje me nenin 6 (E drejta për një proces të rregullt) të KEDNJ-së;

  • Të shpallë të pavlefshëm Aktvendimin e Gjykatës Komerciale, të 23 gushtit 2022 dhe Aktvendimin e Gjykatës Themelore në Gjakovë të 12 gushtit 2021 dhe të mos lejohet përmbarimi në këtë çështje.

 

 

Dispozita relevante Kushtetuese dhe Ligjore

 

Kushtetuta e Republikës së Kosovës

 

Neni 31

[E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm]

 

1. Çdokujt i garantohet mbrojtje e barabartë e të drejtave në procedurë para gjykatave, organeve të tjera shtetërore dhe bartësve të kompetencave publike.

[...]

 

 

Ligji 04/L-139 për Procedurën Përmbarimore

 

Neni 52​​ 

(Parregullsitë me rastin e kryerjes së përmbarimit)

 

​​ 1. Pala ose pjesëmarrësi tjetër i procedurës mund të kërkojë nga Gjykata me anë të parashtresës që t’i eliminoj parregullsitë e bëra nga organi përmbarues gjatë kryerjes së veprimeve përmbarimore. Kjo kërkese i bëhet Gjykatës brenda shtatë (7) ditëve nga dita e ndodhjes së parregullsisë së pretenduar.

​​ 2. Sipas kërkesës nga paragrafi 1. i këtij neni, po qe se parashtruesi e ka propozuar këtë, Gjykata nxjerrë aktvendim brenda tre (3) ditësh nga dita e dorëzimit të parashtresës.

 

Ligji Nr.03/L006 për Procedurën Kontestimore

 

Neni ​​ 67

(pa titull)

 

Gjyqtari nuk mund ta procedojë çështjen juridike:

 

a) në qoftë se është vetë palë, përfaqësues ligjor apo me prokurë i palës, apo në qoftë se me palën është bashkëkreditor apo bashkëdebitor ose i obliguar për regresim, apo në qoftë se në të njëjtën çështje është dëgjuar si dëshmitar ose si ekspert;

 

b) në qoftë se pala ose përfaqësuesi ligjor apo me prokurë i saj është kushëri gjaku në vijën vertikale deri në cilëndo shkallë, kurse në vijën horizontale deri në shkallë të katërt, apo në qoftë se është bashkëshort, apo gjini e krushqisë deri ​​ në shkallë të dytë, pavarësisht nëse martesa ka pushuar ose jo;

 

c) në qoftë se është kujdestar, adoptues ose i adoptuar i palës, i përfaqësuesit të saj ligjor ose me prokurë;

 

d) në qoftë se në të njëjtën çështje ka marrë pjese në dhënien e vendimit të gjykatës më të ulët, ose te organit tjetër, ose në procedurën e ndërmjetësimit;

 

e) në qofte se ka vepruar në çështjen në të cilën është bërë ujdia gjyqësore, e me padinë e ngritur kërkohet anulimi i ujdisë së këtillë;

 

f) në qoftë se është aksionar apo anëtar i shoqërisë tregtare që është palë në procedurën e iniciuar me padi;

 

g) në qoftë se ekzistojnë rrethana të tjera që e vejnë në dyshim paanësinë e tij.

 

Neni 68

(pa titull)​​ 

 

[...]

 

68.4 Pala ka për detyrë që në kërkesën për përjashtim t’i cekë rrethanat nga të cilat përfundon se ekziston ndonjë bazë ligjore për përjashtimin e gjyqtarit.

 

Vlerësimi i pranueshmërisë së kërkesës

 

  • Gjykata duhet së pari të shqyrtojë nëse parashtruesi i kërkesës i ka​​ përmbushur kriteret e pranueshmërisë, të përcaktuara me Kushtetutë dhe të specifikuara më tej me Ligj dhe me Rregullore të punës.

 

  • Në këtë drejtim, Gjykata u referohet paragrafëve 1 dhe 7 të nenit 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës, i cili përcakton:

 

“1. Gjykata Kushtetuese vendos vetëm për rastet e ngritura para gjykatës në mënyrë ligjore nga pala e autorizuar.

[…]

7. Individët janë të autorizuar të ngrenë shkeljet nga autoritetet publike të të drejtave dhe lirive të tyre individuale, të garantuara me Kushtetutë, mirëpo vetëm pasi të kenë shteruar të gjitha mjetet juridike të përcaktuara me ligj.”

 

  • Gjykata gjithashtu i referohet nenit 47 [Kërkesa individuale], nenit 48 [Saktësimi i kërkesës] dhe nenit 49 [Afatet] të Ligjit të cilët përcaktojnë:

 

Neni 47

[Kërkesa individuale]

 

​​ Çdo individ ka të drejtë të kërkojë nga Gjykata Kushtetuese mbrojtje juridike në rast se pretendon se të drejtat dhe liritë e tija individuale të garantuara me Kushtetutë janë shkelur nga ndonjë autoritet publik.

 

Individi mund ta ngritë kërkesën në fjalë vetëm pasi që të këtë shteruar të gjitha mjetet juridike të përcaktuara me ligj.

 

 

Neni 48

[Saktësimi i kërkesës]

 

“Parashtruesi i kërkesës ka për detyrë që në kërkesën e tij të qartësoj  ​​​​ saktësisht se cilat të drejta dhe liri pretendon se i janë cenuar dhe cili është akti konkret i autoritetit publik të cilin parashtruesi dëshiron ta kontestoj.”

 

Neni 49

[Afatet]

 

“Kërkesa parashtrohet brenda afatit prej katër (4) muajve. Afati fillon të ecë që nga dita kur parashtruesit i është dorëzuar vendimi gjyqësor.”

 

  • Gjykata​​ rikujton se rrethanat e rastit konkret ndërlidhen me​​ një Marrëveshje të mbitërheqjes, të 28 qershorit 2004 të nënshkruar në mes tij dhe Kasabankës (tani NLB​​ Banka), mosrespektimi i kushteve të të cilës sipas shkresave të lëndës, rezultoi në fillimin e procedurave gjyqësore ​​ nga ana e kreditorit.​​ 

 

  • Gjykata​​ fillimisht vë​​ në​​ pah, se objekt i​​ çështjes​​ së​​ vlerësimit të​​ kushtetutshmërisë​​ janë​​ vendimet e nxjerra në​​ procedurë​​ përmbarimore, që​​ i referohen (i) kërkesës së​​ parashtruesit të​​ kërkesë​​ për përjashtim të​​ përmbaruesit privat, kërkesë kjo​​ e bazuar në nenin 67 të LPK-së; dhe (ii) ankesës së​​ tij për parregullsi procedurale nga ana e​​ përmbaruesit​​ privat, e bazuar në nenin 52 të LPP-së. Në​​ vijim, Gjykata po ashtu rikujton se kërkesës së​​ tij i mungon kronologjia e plotë​​ faktike dhe procedurale​​ si në procedurë kontestimore dhe atë përmbarimore,​​ që​​ i ka paraprirë​​ nxjerrjes së​​ vendimeve të​​ kontestuara në​​ procedurë​​ përmbarimore. Prandaj, Gjykata pa paragjykim ndaj​​ procedurave të tjera që mund të jenë në zhvillim e sipër pranë gjykatave të rregullta do të kufizohet vetëm në vlerësimin e kërkesës së parashtruesit të kërkesës që ndërlidhet me Aktvendimin e Gjykatës Themelore [PPP. Nr. 153/21,​​ nr. i dokumentit 02080766], të 12 gushtit 2021 për refuzimin e kërkesës për përjashtim të përmbaruesit privat; dhe Aktvendimin e Gjykatës Komerciale, të 23 gushtit 2022, në lidhje me Aktvendimin [PPP. Nr. 153/21,​​ nr. i dokumentit 02080890], të 12 gushtit 2021 të Gjykatës Themelore për refuzimin e ankesës së tij për parregullsi procedurale nga ana​​ e përmbaruesit privat.​​ 

 

​​ lidhje me Aktvendimin e [PPP. Nr. 153/21] të​​ Gjykatës Themelore për refuzimin e kërkesës për përjashtim të​​ përmbaruesit privat

 

  • Në ​​​​ lidhje me Aktvendimin e kontestuar të​​ Gjykatës Themelore, përmes të​​ cilit kërkesa e tij për përjashtimin e përmbaruesit privat ishte refuzuar, Gjykata​​ në​​ kuptimin e përmbushjes së​​ kritereve​​ të​​ pranueshmërisë​​ konstaton​​ se parashtruesi i kërkesës​​ është​​ palë​​ e autorizuar, i cili konteston një​​ akt të​​ autoritetit publik. Në​​ vijim, Gjykata rikujton​​ se ndaj këtij vendimi të​​ Gjykatës Themelore ashtu​​ siç​​ është​​ përcaktuar​​ me dispozitat e LPP-së​​ ankesa nuk​​ është​​ e lejuar. Prandaj, Gjykata në​​ vijim do të​​ vlerësojë​​ nëse lidhur me këtë​​ Aktvendim të​​ Gjykatës Themelore, parashtruesi i kërkesës i ka përmbushur​​ kriterin​​ e afatit katër (4)​​ mujor ashtu​​ siç​​ është​​ përcaktuar me nenin 49 të​​ Ligjit dhe rregullit 39 (1) (c) të​​ Rregullores së​​ punës.

 

  • Në rrethanat e rastit konkret,​​ Gjykata vëren se Aktvendimi​​ [PPP. Nr. 153/21,​​ nr. i dokumentit 02080766]​​ i Gjykatës Themelore​​ ​​ është​​ nxjerrë​​ me 12 gusht 2021​​ dhe në lidhje me këtë Gjykata përsërit se ndaj këtij vendim nuk lejohet ankesa, që nënkupton se i vetmi mjet juridik në dispozicion ishte ankesa kushtetuese. Prandaj, Gjykata konstaton se vendim i fundit në këtë procedurë është Aktvendimi [PPP.nr. 153/21] i 12 gushtit 2021 i nxjerrë jashtë afatit kohor të përcaktuar me Ligj dhe Rregullore të punës.

 

  • Gjykata rikujton se​​ qëllimi​​ i afatit ligjor prej 4 (katër) muajve, sipas nenit 49 te Ligjit dhe sipas rregullit 39 (1) (c) te Rregullores se​​ punës,​​ është​​ që të promovojë​​ siguri​​ juridike, duke siguruar që rastet që kanë​​ të bëjnë me çështje​​ kushtetuese të​​ trajtohen brenda​​ një​​ periudhe te arsyeshme dhe vendimet e​​ mëparshme​​ te mos jene vazhdimisht te hapura​​ për​​ t'u kontestuar (shih, nder te tjera, rastet e​​ Gjykatës​​ KI48/21, me parashtrues​​ Xhavit R. Sadrija,​​ Aktvendimi​​ për​​ papranueshmëri, i 30 qershorit 2021, paragrafi 44; dhe KI45/21, me parashtrues​​ Samedin Bytyqi, Aktvendim​​ për​​ papranueshmëri, i 20 majit 2021, paragrafi 35; shih gjithashtu, ndër të​​ tjera, rastin e GJEDNJ-se​​ Mocanu dhe të​​ tjerët​​ kundër​​ Rumanisë, nr. 10865/09.45886/07 dhe 32431/08, te 17 shtatorit 2014, paragrafi 258).​​ 

 

  • Si​​ përfundim,​​ nga arsyet e shtjelluara si më​​ sipër, Gjykata konstaton se​​ pretendimet e parashtruesit të kërkesës në lidhje me Aktvendimin e Gjykatës Themelore, të 12 gushtit 2021 për refuzimin e kërkesës për përjashtimin e përmbaruesit privat duhet të​​ refuzohen si të pasafatshme ashtu siç është​​ ​​ përcaktuar​​ me nenin 49 te Ligjit dhe rregullin 39​​ ​​ (1) (c) te Rregullores se​​ punës.

 

​​ lidhje me Aktvendimin e Gjykatës Komerciale, të​​ 23 gushtit 2022​​ për refuzimin e ankesës së​​ parashtruesit të​​ kërkesës për parregullsi procedurale

 

  • Në​​ lidhje me procedurën e iniciuar nga ana e parashtruesit të​​ kërkesës për parregullsi​​ procedurale nga ana e përmbaruesit privat,​​ Gjykata konstaton se parashtruesi​​ i​​ kërkesës​​ është​​ palë e autorizuar dhe​​ konteston​​ akte​​ të ​​ autoriteteve publike, përkatësisht​​ Aktvendimin​​ [Kom.Dh.SHk.Dytë. nr. 696/22]​​ të 23 gushtit 2022, në​​ lidhje me Aktvendimin [PPP. Nr. 153/21, nr. i​​ dokumentit​​ 02080890]​​ të​​ 12 gushtit 2021​​ për refuzimin e ankesës së​​ tij,​​ pasi i ka shteruar të gjitha mjetet juridike të përcaktuara me ligj. ​​ Parashtruesi i kërkesës gjithashtu i ka specifikuar të drejtat dhe liritë që ai pretendon se i janë shkelur, në pajtim me kërkesat e nenit 48 të Ligjit dhe e ka dorëzuar kërkesën në pajtim me afatet e përcaktuara në nenin 49 të Ligjit.

 

  • Përveç këtyre kritereve, Gjykata po ashtu i referohet rregullit 39 [Kriteret e pranueshmërisë] të Rregullores së punës. Specifikisht, rregulli 39 (2) përcakton që:

 

“(2) Gjykata mund ta konsiderojë kërkesën të papranueshme, nëse kërkesa është qartazi e pabazuar, sepse parashtruesi nuk dëshmon dhe nuk mbështetë në mënyrë të mjaftueshme pretendimin e tij.”

 

  • Bazuar në praktikën gjyqësore të GJEDNJ-së por edhe të Gjykatës, një kërkesë mund të shpallet e papranueshme si “qartazi e pabazuar” në tërësinë e saj ose vetëm përkitazi me ndonjë pretendim specifik që një kërkesë mund të ngërthejë. Në këtë drejtim, është më e saktë t’iu referohet të njëjtave si “pretendime qartazi të pabazuara”. Këto të fundit, bazuar në praktikën gjyqësore të GJEDNJ-së, mund të kategorizohen në katër grupe të veçanta: (i) pretendime që kualifikohen si pretendime “të shkallës së katërt”; (ii) pretendime që kategorizohen me një “mungesë të dukshme ose evidente të shkeljes”; (iii) pretendime “të pambështetura apo të paarsyetuara”; dhe në fund, (iv) pretendime “konfuze dhe të paqarta”.

 

  • Gjykata rikujton se parashtruesi i kërkesës në​​ lidhje me Aktvendimin e Gjykatës Komerciale në​​ thelb pretendon se kjo e fundit​​ ka shkelur të​​ drejtat e tij të​​ garantuara me nenin 3 [Barazia para Ligjit] dhe nenin 31 [E Drejta për​​ Gjykim​​ të​​ Drejtë​​ dhe të​​ Paanshëm] të​​ Kushtetutës, në​​ lidhje me nenin 6 (E drejta për një​​ proces të​​ rregullt) të​​ KEDNJ-së. Në​​ lidhje me këtë​​ të​​ fundit, Gjykata vëren se​​ parashtruesi​​ i kërkesës​​ nuk ka dhënë​​ arsye të​​ mjaftueshme​​ në​​ lidhje me ankesën e tij, dhe se Gjykata Themelore nuk ka nxjerrë​​ vendim brenda afatit të​​ përcaktuar me ligj.

 

  • Megjithatë, Gjykata vëren se në​​ lidhje me​​ pretendimet​​ e tij​​ (i)​​ për mungesë​​ të​​ arsyetimit të​​ vendimit gjyqësor,​​ parashtruesi​​ i kërkesës nuk ka specifikuar dhe arsyetuar se si Gjykata Komerciale nuk i ka adresuar pretendimet e tija të​​ ngritura në​​ ankesën e tij para​​ kësaj​​ gjykate. Për më​​ tepër, as në​​ lidhje me​​ (ii)​​ vendimmarrjen e Gjykatës Themelore,​​ parashtruesi​​ i kërkesës nuk ka​​ arsyetuar​​ apo​​ mbështetur​​ se si vendimmarrja para kësaj gjykate përbën shkelje​​ të​​ së​​ drejtës së​​ tij për gjykim të​​ drejtë​​ dhe të​​ paanshëm për shkak të​​ mungesës së​​ vendimmarrjes brenda një​​ afati të​​ arsyeshëm​​ kohor.​​ Në​​ lidhje me këtë​​ të​​ fundit, Gjykata nga shkresat e lëndës nuk mund të​​ përcaktojë​​ nëse Aktvendimi i Gjykatës Themelore​​ është​​ nxjerrë​​ jashtë​​ afatit tre (3) ditor të​​ përcaktuar me paragrafin 2 të​​ nenit 52 të​​ LPP-së, për arsye se​​ parashtruesi​​ i kërkesës në​​ Gjykatë​​ nuk ka dorëzuar kopjen e ankesës së​​ tij në​​ Gjykatë, e cila dëshmon se kur ai ka parashtruar​​ ankesën e tij në​​ Gjykatën Themelore.

 

  • Në​​ vijim,​​ Gjykata vëren se pretendimet e parashtruesit të​​ kërkesës ndërlidhen me atë​​ se përmbaruesi privat ka lejuar përmbarimin e​​ Marrëveshjes për Mbitërheqje, e cila sipas tij​​ është​​ “fiktive”.​​ Gjykata rikujton se përkundër​​ dy (2)​​ kërkesave të​​ Gjykatës për të​​ plotësuar kërkesën e tij me informata dhe dokumentacionin, të​​ cilat​​ informata do të qartësonin më tej​​ kronologjinë​​ e plotë​​ procedurale që​​ nga momenti i paraqitjes së​​ propozimit për përmbarim në​​ vitin 2006 deri më​​ tani,​​ ky i fundit nuk ka sqaruar në mënyrë të plotë apo dorëzuar dokumentacionin e plotë përkatës në lidhje me procedurat e zhvilluara kontestimore dhe atyre përmbarimore, të cilat i kanë paraprirë vendimeve të kontestuar para kësaj Gjykate, dhe po ashtu nuk ka dorëzuar informatat përkatëse se në cilin fazë të procedurës gjendet procedura kontestimore e iniciuar nga pala kundërshtare apo nga vetë ai, siç e ka specifikuar në kërkesën tij. Prandaj, në mungesë të informacionit dhe dëshmive përkatëse, Gjykata vlerëson se pretendimet e parashtruesit të kërkesës në lidhje me Aktvendimin e kontestuar të Gjykatës Komerciale dhe asaj të Apelit, do ti shqyrtojë bazuar në dokumentacionin në dispozicion të Gjykatës.​​ 

 

  • Në kuptim të kësaj të fundit, Gjykata duke​​ u bazuar në nenin 48 të Ligjit dhe paragrafët (1) (d) dhe (2) të rregullit 39 të Rregullores së punës dhe praktikën e saj gjyqësore,​​ vazhdimisht​​ ka theksuar se (i)​​ palët kanë detyrim që të qartësojnë saktësisht dhe në mënyrë adekuate të paraqesin faktet dhe pretendimet; dhe gjithashtu (ii) të dëshmojnë dhe në mënyrë të mjaftueshme të mbështesin pretendimet e tyre për shkelje të të drejtave apo dispozitave kushtetuese.​​ 

 

  • Gjykata gjithashtu rikujton se ajo​​ po ashtu​​ vazhdimisht ka theksuar se vetëm përmendja e një neni të Kushtetutës, pa arsyetim të qartë dhe adekuat se si është shkelur ajo e drejtë, nuk mjafton si​​ argument​​ për të aktivizuar makinerinë e mbrojtjes që ofron Kushtetuta dhe Gjykata, si institucion që përkujdeset për respektimin e të drejtave dhe lirive të njeriut (shih, në këtë kontest, rastet e Gjykatës KI02/18, parashtrues​​ Qeveria e Republikës së Kosovës [Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor], Aktvendim për papranueshmëri, i 20 qershorit 2019, paragrafin 36; dhe KI95/19, parashtrues​​ Ruzhdi Bejta,​​ Aktvendim për papranueshmëri i 8 tetorit 2019, paragrafët 30-31).

 

  • Në rastin konkret, parashtruesi i kërkesës pretendon shkelje​​ të nenit 3 dhe të nenit 31 të​​ Kushtetutës, pa arsyetuar​​ dhe mbështetur​​ ​​ shkeljen e të njëjtave përmes Aktvendimit të kontestuar të Gjykatës​​ Komerciale.

 

  • Prandaj, pretendimet e parashtruesit të kërkesës për shkelje të nenit​​ ​​ 3 dhe 31​​ të Kushtetutës janë pretendime “të pambështetura apo paarsyetuara”, dhe rrjedhimisht, të papranueshme si qartazi të pabazuara në bazë kushtetuese, siç është përcaktuar përmes paragrafit​​ (2) të rregullit 39 të Rregullores së punës.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

PËR KËTO ARSYE

 

Gjykata Kushtetuese, në pajtim me nenin 113.7 të Kushtetutës, në nenet​​ 48 dhe 49​​ të Ligjit dhe​​ në pajtim me rregullat 39 (1) (c)​​ dhe​​ 39 (2)​​ të Rregullores së punës, më​​ 18​​ janar 2023​​ njëzëri:

 

VENDOS

 

  • TË DEKLAROJË kërkesën​​ të papranueshme;

 

  • T'UA KUMTOJË​​ këtë Aktvendim palëve;

 

  • TË PUBLIKOJË​​ këtë Aktvendim në Gazetën Zyrtare, në pajtim me nenin 20.4 të Ligjit;

 

  • Ky Aktvendim hyn në fuqi menjëherë.

 

 

 

 

 

Gjyqtarja raportuese   ​​  ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​​​ Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese

 

 

 

 

Selvete Gërxhaliu-Krasniqi   ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​​​ Gresa Caka-Nimani​​ 

 

 

1

Parashtruesit:

“Marash Petrol-D” Sh.p.k.

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesa është qartazi e pabazuar

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Civile