Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktvendimit [PPRKR. Nr. 269/19] të Gjykatës Themelore, i datës 16 janar 2023

Nr. të lëndës KI107/23

Parashtruesit: Maria Thuraya Bamieh

Shkarko:

​​ Prishtinë, më​​ 15​​ korrik 2024​​ 

          Nr. ref.: RK 2469/24

 

 

 

 

 

AKTVENDIM PËR PAPRANUESHMËRI

 

 

rastin nr. KI107/23

 

Parashtrues​​ 

 

Maria Thuraya Bamieh

 

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktvendimit​​ PPRKR.​​ nr.​​ 269/19​​ të Gjykatës Themelore të​​ 16​​ janarit​​ 2023

 

 

GJYKATA KUSHTETUESE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS

 

 

e përbërë nga:​​ 

 

Gresa Caka-Nimani, kryetare

Bajram Ljatifi, zëvendëskryetar

Selvete Gërxhaliu-Krasniqi,​​ gjyqtare

Safet Hoxha, gjyqtar

Radomir Laban, gjyqtar​​ 

Remzije Istrefi-Peci, gjyqtare​​ 

Nexhmi Rexhepi, gjyqtar​​ 

Enver Peci, gjyqtar dhe

Jeton Bytyqi, gjyqtar

 

 

Parashtruesi i kërkesës​​ 

 

  • Kërkesa është dorëzuar nga​​ Maria Thuraya Bamieh​​ ​​ me adresë, Rowsley Ave Hendon London northwest four 1A J,​​ Britania e Madhe​​ (në tekstin e mëtejmë: parashtruesja e kërkesës).​​ Parashtruesen e kërkesës e përfaqëson​​ Ridvan M. Kajtazi, avokat​​ nga​​ Prishtina.

 

Vendimi i kontestuar

 

  • Parashtruesja e kërkesës konteston Aktvendimin​​ [PPRKR.​​ nr.​​ 269/19]​​ e Gjykatës Themelore​​ ​​ Prishtinë​​ (në tekstin e mëtejmë:​​ Gjykata Themelore)​​ ​​ 16​​ janarit​​ 2023.

 

  • Aktvendimi i kontestuar​​ [PPRKR.​​ nr.​​ 269/19]​​ i Gjykatës Themelore,​​ ​​ i është dorëzuar përfaqësuesit ligjor të parashtrueses së kërkesës më 30 janar 2023.

 

Objekti i çështjes​​ 

 

  • Objekt i çështjes së kësaj kërkese është vlerësimi i kushtetutshmërisë së aktvendimit të kontestuar, përmes të cilit, pretendohet se parashtrueses së kërkesës i janë shkelur të drejtat dhe liritë themelore të garantuara me nenin​​ 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm];​​ nenin​​ 32 [E Drejta për Mjete Juridike]​​ në lidhje me nenin​​ 54 [Mbrojtja Gjyqësore e të Drejtave]​​ të Kushtetutës së Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Kushtetuta),​​ në lidhje me nenin​​ 6 (E drejta për një proces të rregullt)​​ dhe nenin​​ 13 (E drejta për zgjidhje efektive)​​ të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (në tekstin e mëtejmë: KEDNJ).​​ 

 

  • Parashtruesja e kërkesës gjithashtu kërkon mbajtjen e seancës dëgjimore publike​​ për t'ua mundësuar avokatëve të​​ saj​​ që të paraqesin argumente verbale në lidhje me shkeljen e të drejtave​​ të radhitura në këtë kërkesë.“

 

Baza juridike​​ 

 

  • Kërkesa​​ bazohet​​ në paragrafin​​ 4 të nenit​​ 21 [Parimet e Përgjithshme], paragrafët​​ 1 dhe 7 të nenit 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës, në nenet 22 [Procedimi i kërkesës] dhe 47 [Kërkesa individuale] të Ligjit nr. 03/L-121 për Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Ligji), si dhe në rregullin 25 [Parashtrimi i kërkesave dhe përgjigjeve]​​ të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Rregullorja e punës).

 

  • Më 7 korrik 2023, Rregullorja e Punës e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës nr. 01/2023, është botuar në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës dhe ka hyrë në fuqi pesëmbëdhjetë (15) ditë nga data e publikimit të saj. Prandaj, gjatë shqyrtimit të kërkesës, Gjykata Kushtetuese i referohet dispozitave të Rregullores së Punës në fjalë, e cila e shfuqizoi Rregulloren e Punës së Gjykatës Kushtetuese nr. 01/2018. Në këtë drejtim, në përputhje me rregullin 78 (Dispozita Tranzicionale) të Rregullores së Punës nr. 01/2023, përjashtimisht, dispozita të caktuara të Rregullores së Punës të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës Nr. 01/2018, të miratuar më 31 maj 2018, do të vazhdojnë të zbatohen në lëndët e regjistruara në Gjykatë përpara shfuqizimit të saj, vetëm nëse dhe për aq sa janë më të favorshme për palët.​​ 

 

Procedura në Gjykatën Kushtetuese​​ 

 

  • ​​ 29​​ maj​​ 2023,​​ përfaqësuesi i parashtrueses së kërkesës dorëzoi kërkesën në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Gjykata).

 

  • ​​ 31​​ maj​​ 2023,​​ ​​ Kryetarja e Gjykatës, përmes Vendimit​​ [GJR.​​ KI107/23]​​ caktoi gjyqtarin​​ Safet Hoxha ​​​​ gjyqtar raportues dhe Kolegjin shqyrtues, të përbërë nga gjyqtarët:​​ Radomir Laban​​ (kryesues),​​ Remzije Istrefi-Peci​​ dhe​​ Enver Peci​​ (anëtarë).

  • ​​ 6​​ qershor​​ 2023,​​ Gjykata e njoftoi përfaqësuesin e parashtrueses për regjistrimin e kërkesës. Të njëjtën ditë, një kopje e kërkesës i është dërguar Gjykatës Themelore.

 

  • ​​ 11​​ mars​​ 2024,​​ gjyqtari​​ Jeton Bytyqi​​ dha betimin para Presidentes së Republikës së​​ Kosovës, me ç’ rast filloi mandati i tij në Gjykatë.

 

  • ​​ 26 qershor​​ 2024, Kolegji shqyrtues shqyrtoi raportin e gjyqtarit raportues dhe njëzëri i rekomandoi Gjykatës papranueshmërinë e kërkesës.

 

Përmbledhja e fakteve​​ 

 

  • Parashtruesja​​ e​​ kërkesës ka punuar në Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (në tekstin e mëtejmë: EULEX), në pozitën e prokurores. Siç shihet nga shkresat e lëndës, pas përfundimit të mandatit të saj në EULEX,​​ parashtruesja e kërkesës​​ ka shprehur qëndrimet e saj për punën e misionit të EULEX-it në media.

 

  • Më 15 korrik 2022, parashtruesja e kërkesës​​ ishte ftuar nga Prokuroria Themelore në Prishtinë (në tekstin e mëtejmë: Prokuroria) që të paraqitej në Prokurori më 25 korrik 2022, për të dhënë deklaratë për shkak të dyshimit​​ të bazuar​​ se ka kryer vepra penale nga nenet 422, 423 (5) dhe 433 të Kodit Penal të Kosovës.

 

  • Më 27 gusht 2022, përfaqësuesit e​​ parashtrueses së kërkesës​​ u​​ njoftuan​​ se kundër saj po zhvilloheshin dy​​ procedura​​ penale, konkretisht [PP/I.​​ nr.​​ 775/15] dhe [PP/I.​​ nr.​​ 984/15]. Në të njëjtën ditë, përfaqësuesit e​​ parashtrueses së kërkesës​​ kanë​​ parashtruar​​ kërkesë në Prokurori në lidhje me rastet [PP/I.​​ nr.​​ 775/15] dhe [PP/I.​​ nr.​​ 984/15], në të cilën kanë kërkuar qasje në shkresat/provat e lëndës në përputhje me dispozitën e nenit 213 të KPP-së.

 

  • Më 3 tetor 2022,​​ përfaqësuesit e parashtrueses së kërkesës parashtruan​​ kërkesë të re në Prokurori,​​ përsëri duke kërkuar​​ informata,​​ ​​ nëse në çështjen penale​​ [​​ PP/I.​​ nr.​​ 775/15]​​ i​​ [PP/I.​​ nr.​​ 984/15],​​ personi​​ Z.​​ A.,​​ a është dëshmitar,​​ dhe nëse po, t'i paraqesë mbrojtjes procesverbalin/transkriptin​​ e​​ marrjes në pyetje/deklaratën e tij, në përputhje me dispozitat e nenit 213 të​​ Kodit​​ të Procedurës Penale (në tekstin e mëtejmë: KPPK).

 

  • Më 12 tetor 2022, përfaqësuesit e​​ parashtrueses së kërkesës​​ dërguan​​ edhe​​ kërkesën​​ e​​ tretë në Prokurori​​ përkitazi​​ me dhënien e​​ informatave​​ në lidhje me personin ​​​​ Z.​​ A.

 

  • Më 21 tetor 2022, Prokuroria​​ ​​ lëshoi​​ Njoftim – Vendimin​​ [2019:0055803 dhe​​ me​​ numër PP/I.​​ nr.​​ 775/15 dhe PP/I.nr.984/15] me të cilin​​ refuzoi​​ kërkesat e mbrojtjen​​ ​​ 27 gushtit​​ 2022 dhe 3 tetorit​​ 2022, në kuptim të nenit 213, par. 6 të​​ Kodit​​ të Procedurës Penale, ku thuhet​​ se në këtë fazë të procedurës penale refuzohet kërkesa për qasje në shikim, kopjimin ose fotografimin e shkresave të lëndës, sepse në këtë fazë ka gjasa reale se shikimi, kopjimi ose fotografimi mund të rrezikojë qëllimin e hetimit.

 

  • Pas pranimit të Njoftimit-Vendimit të Prokurorisë [2019:0055803 me numër PP/I.​​ nr.​​ 775/15 dhe PP/I.​​ nr.​​ 984/15], bazuar në dispozitat e nenit 409, par. 2 të KPP-së,​​ përfaqësuesi i parashtrueses së kërkesës​​ parashtroi​​ ankesë​​ te​​ gjyqtari​​ i​​ procedurës​​ paraprake të Gjykatës Themelore,​​ duke pretenduar,​​ se përmes vendimit janë shkelur të drejtat dhe garancitë procedurale​​ të të akuzuarës​​ (parashtrueses së kërkesës),​​ të garantuara me nenin​​ 30​​ par. 1, 2, 3, 4​​ dhe​​ 5​​ i Kushtetutës së Republikës së Kosovës​​ (neni​​ 415,​​ par.​​ 1.​​ Nën para.​​ 1.1​​ i KPP-)​​ dhe shkeljes së neneve​​ 3, 7, 9, 23, 61,​​ par. 3, 213​​ par. 2,​​ 3, 4, 5, 6, 7​​ dhe nenin​​ 384.​​ par. 2​​ në part. 2.1​​ dhe​​ 2.2​​ të KPP-.

 

  • Më 16 janar 2023, gjyqtari i procedurës paraprake të Gjykatës Themelore​​ nxori​​ aktvendimin [PPRLR.​​ nr.​​ 269/19], me të cilin refuzohet ankesa e përfaqësuesit të parashtrueses​​ së kërkesës kundër njoftimit/vendimit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë numër [PP.I. nr.​​ 775/15 dhe PP./I.​​ nr.​​ 984/15]​​ ​​ 21 tetorit​​ 2022, duke vërtetuar vendimin e kontestuar.

 

  • ​​ arsyetimin​​ e​​ aktvendimit [PPRLR.​​ nr.​​ 269/19] të Gjykatës Themelore thuhet:

 

Prokurori i shtetit ka dhënë arsyetim të mjaftueshëm lidhur me shkaqet që mund të rrezikojnë personat e përfshirë në këtë qështje penale, nëse mbrojtësi i të pandehurës ka qasje në shkresat e lëndës ,duke sqaruar se ne këtë fazë të procedurës refuzohet kërkesa për qasje në shikimi, kopjimi ose fotografimi e shkresave të lëndës sepse në këtë fazë ka gjasa reale se shikimi, kopjimi ose fotografimi mund të rrezikojnë qëllimin e hetimit.

 

Vendimi i prokurorit është i bazuar në dispozitën e nenit 213 te Kodit te procedurës penale sipas të cilës dispozitë jo më vonë se nga ngritja e aktakuzës prokurori i shtetit siguron mbrojtësit materialet ose kopjen e tyre të cilat janë në posedim ,në kontroll ose në mbrojtje të tij, nëse këto materiale nuk i janë dhënë mbrojtësit gjatë hetimit ,andaj mbrojtësi i të pandehurës do të ketë mundësi që ti kenë në disponim të gjitha materialet e siguruara gjatë hetimeve,​​ konform kësaj dispozite ligjore jo më vonë se nga ngritja e aktakuzës.

 

Sipas dispozitës se nenit 213 par.6 te KPPK-se prokurori i shtetit mund të refuzoj mbrojtjes shikimin, kopjimin ose fotografimin e shkresave të caktuara ,të dokumenteve ,fotografive dhe objekteve të tjera materiale në posedim, ruajtje ose nën kontroll të tij, nëse ka gjasa reale qe shikimi, kopjimi ose fotografimi i tyre mund të rrezikoj qëllimin e hetimit, jetën ose shëndetin e njerëzve, andaj në rastin konkret prokurori i shtetit ka vepruar drejtë kur ka refuzuar kërkesën e mbrojtësit të të pandehurës në qasjen në shkresat e lëndës dhe kërkesës për informacion ,ndërsa ankesa e mbrojtësit kundër këtij​​ vendimi është e pabazuar.

 

Pretendimet e parashtrueses së kërkesës​​ 

 

  • Parashtruesja​​ në kërkesë​​ pretendon​​ se​​ përmes vendimit të​​ Gjykatës Themelore i​​ janë​​ shkelur​​ të drejtat dhe liritë themelore të garantuara me nenin 31 [E​​ Drejta për​​ Gjykim të​​ Drejtë dhe të​​ Paanshëm], nenin​​ 32 [E​​ Drejta për​​ Mjete Juridike] në lidhje me nenin 54 [Mbrojtja Gjyqësore​​ e​​ të​​ Drejtave] të Kushtetutës, në lidhje me nenin 6 (E drejta për një​​ proces të rregullt) dhe nenin 13 (E drejta për​​ zgjidhje efektive) të KEDNJ-së.

 

Shkelja e së drejtës për një gjykim të drejtë dhe të paanshëm të garantuar​​ me​​ nenin​​ 31​​ ​​ Kushtetutës në lidhje me nenin 6 të KEDNJ-së

 

  • Më konkretisht, në lidhje me shkeljen e nenit 31 të Kushtetutës në lidhje me nenin 6 të KEDNJ-së,​​ parashtruesja e kërkesës​​ pretendon shkelje në lidhje me, i)​​ vendimin e​​ paarsyetuar​​ gjyqësor, si dhe, ii) interpretimin​​ arbitrar të ligjit.

 

  • Pretendimet për vendim gjyqësor të paarsyetuar

  • Parashtruesja e kërkesës​​ e arsyeton shkeljen e​​ së drejtës për vendim gjyqësor të arsyetuar me faktin se Gjykata Themelore nuk e ka marrë fare parasysh pretendimin e saj, por Gjykata ka nxjerrë një konstatim të përgjithshëm,​​ ​​të​​ pa elaboruar​​ dhe më tepër​​ shabllonik. Më konkretisht, Gjykata Themelore nuk ka dhënë deklaratë lidhur me​​ pretendimin, „Se vendimi ​​​​ i Prokurorisë Themelore në Prishtinë nuk është në përputhje me formën pasi që sipas paragrafit 6 të nenit 213, Prokuroria refuzimin për shikim, kopjim ose fotografim duhet ta bëjë me aktvendim, ndërsa për GJPP-në në aktvendimin e saj ky pretendim fare nuk ka qenë me ndikim edhe pse një gjë e tillë është jashtëzakonisht e rëndësishme për faktin se arsyetimi i një vendimi që cenon një të drejtë të garantuar me ligj dhe kushtetutë, mbrojtësit i krijohet mundësia për paraqitje të ankesës e jo sikurse në rastin konkret kur Prokuroria me një Njoftim-Vendim pa formë adekuate dhe pa dhënie të këshillës juridike i mohon mbrojtësit dhe palës në procedurë garantimin e të drejtave procedurale por edhe të drejtave minimale të garantuara me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe Konventën Evropiane për të Drejta të Njeriut e që ë përputhje me nenin 53 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës karakteri i tyre është detyrues”.

 

  • Përveç kësaj,​​ parashtruesja e kërkesës​​ pretendon shkelje të së drejtës për një vendim të arsyetuar​​ gjyqësor​​ në lidhje me faktin,​​ se argumentet e prokurorisë që të refuzohet kërkesa për qasje në dokumente​​ ​​ me arsyetim se rrezikohet qëllimi i hetimit, mbështetet vetëm në supozime dhe jo mbi fakte konkrete dhe prova specifike që dëshmojnë se ekziston një rrezik real se nëse mbrojtja do të kishte qasje në shkresat e lëndës,​​ e cenon rëndë të drejtën kushtetuese të përcaktuar në nenin 31, par. 4 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës ku përcaktohet se çdokush i akuzuar për vepër penale ka të drejtë t’ju bëjë pyetje dëshmitarëve dhe të kërkojë paraqitjen e detyrueshme te dëshmitarëve, të ekspertëve dhe të personave të tjerë, të cilët mund të sqarojnë faktet, lidhur me nenin 6 (3) pika d të KEDNJ-së.”

 

  • Pretendimet për interpretim arbitrar të ligjit

 

  • Më tej, në lidhje me pretendimin se neni 31 i Kushtetutës në lidhje me nenin 6 të​​ KEDNJ-së​​ është shkelur për shkak të interpretimit​​ arbitrar të ligjit,​​ parashtruesja e kërkesës e lidh me faktin​​ se gjyqtari​​ i​​ procedurës​​ paraprake të Gjykatës Themelore​​ në Prishtinë​​ në vendimin e kontestuar​​ pranoi argumentet e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, me arsyetimin se​​ Prokurori i shtetit ka dhënë arsyetim të mjaftueshëm lidhur me shkaqet që mund të rrezikojnë personat e përfshirë në këtë qështje penale, nëse mbrojtësi i të pandehurës ka qasje në shkresat e lëndës ,duke sqaruar se në​​ këtë fazë të procedurës refuzohet kërkesa për qasje në shikimi, kopjimi ose fotografimi e shkresave të lëndës sepse në këtë fazë ka gjasa reale se shikimi, kopjimi ose fotografimi mund të rrezikojnë qëllimin e hetimit”.​​ Andaj arsyetimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë është më shumë arsyetim i dështimit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë për garantimin dhe respektimin e garancive procedurale të përcaktuara në nenin 31 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës lidhur me nenin 6 (3) të KEDNJ-së, në këtë mënyrë, Gjykata Themelore në Prishtinë ka bërë interpretime qartazi arbitrare ligjore, që bien ndesh me garancionet që ofron​​ neni 31 i Kushtetutës dhe neni 6 i KEDNJ.

 

Shkeljet e së drejtës për mjete juridike efektive sipas nenit 32 të Kushtetutës në lidhje me nenin 13 të KEDNJ-së

 

  • Parashtruesja e kërkesës e arsyeton shkeljen e nenit​​ 32​​ të Kushtetutës në lidhje me nenin​​ 13​​ të KEDNJ-së,​​ me pretendimin se​​ „është penguar të përdorë në mënyrë efektive mjetet juridike, për shkak se në Aktvendimin kontestues me numër PPRKR. nr. 269/19, datë​​ 16.01.2023 tek pjesa e këshillës juridike është përcaktuar se "kundër këtij aktvendimi nuk lejohet ankesa", përkundër kësaj që dispozita e nenit 32 lidhur me nenin 54 të Kushtetues së Republikës së Kosovës lidhur me nenin 13 të KEDNJ-së përcaktojnë garanci për përdorimin e mjeteve juridike kundër vendimeve gjyqësore dhe administrative të cilat cenojnë të drejtat dhe interesat e mia, andaj aktvendimi PKRKR. nr. 269/19 i datës 16.01.2023 ka cenuar të drejtat e mia të garantuara andaj pamundësia për të përdorur mjetet juridike është bërë pengesë për mua që të shfrytëzoj mjetet juridike në procedurë gjyqësore.

 

Kërkesa​​ për mbajtjen e seancës dëgjimore publike

 

  • Sa i përket kërkesës për mbajtjen e seancës​​ dëgjimore​​ publike,​​ parashtruesja e kërkesës​​ nuk ka dhënë një​​ arsyetim​​ specifik për këtë kërkesë, por vetëm​​ konsideron​​ se është e nevojshme​​ për t'ua mundësuar avokatëve që të paraqesin argumente verbale në lidhje me shkeljen e të drejtave​​ që i kam radhitur në këtë kërkesë.

 

  • Parashtruesja e kërkesës kërkon nga​​ Gjykata​​ që ta deklarojë kërkesën të pranueshme; dhe të​​ konstatojë​​ se ka pasur shkelje të nenit 31 [E​​ Drejta për​​ Gjykim​​ të​​ Drejtë​​ dhe të​​ Paanshëm];​​ neni 32 [E​​ Drejta​​ për​​ Mjete Juridike] në lidhje me nenin 54 [Mbrojtja Gjyqësore e të Drejtave], të Kushtetutës, në lidhje me nenin 6 (E drejta për një​​ proces​​ të​​ rregullt) dhe nenin 13 (E drejta për​​ zgjidhje​​ efektive) të​​ KEDNJ-së​​ dhe​​ aktvendimi [PPRKR.​​ nr.​​ 269/19] i Gjykatës Themelore, i 16 janarit​​ 2023,​​ të shpallet​​ i pavlefshëm. ​​ 

 

Dispozitat përkatëse kushtetuese dhe ligjore​​ 

 

Neni​​ 31

[E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm]

 

  • Çdokujt i garantohet mbrojtje e barabartë e të drejtave në procedurë para gjykatave, organeve të tjera shtetërore dhe bartësve të kompetencave publike.

​​ 

  • Çdokush gëzon të drejtën për shqyrtim publik të drejtë dhe të paanshëm lidhur me vendimet për të drejtat dhe obligimet ose për cilëndo akuzë penale që ngrihet kundër saj/tij brenda një afati të arsyeshëm, nga një gjykatë e pavarur dhe e paanshme, e themeluar me ligj.

 

  • Gjykimi është publik, me përjashtim të rasteve kur gjykata, në rrethana të veçanta, konsideron se, në të mirë të drejtësisë, është i domosdoshëm përjashtimi i publikut, ose i përfaqësuesve të medieve, sepse prania e tyre do të përbënte rrezik për rendin publik ose sigurinë kombëtare, interesat e të miturve, ose për mbrojtjen e jetës private të palëve në proces, në mënyrën e përcaktuar me ligj.​​ 

 

[...]“

 

Neni​​ 32

[E Drejta për Mjete Juridike]

 

Secili person ka të drejtë të përdorë mjetet juridike kundër vendimeve gjyqësore dhe administrative të cilat cenojnë të drejtat ose interesat e saj/tij në mënyrën e përcaktuar me ligj.”

 

Neni​​ 54

[Mbrojtja Gjyqësore e të Drejtave]

 

Çdokush gëzon të drejtën e mbrojtjes gjyqësore në rast të shkeljes ose mohimit të ndonjë të drejte të garantuar me këtë Kushtetutë ose me ligj, si dhe të drejtën në mjete efektive ligjore nëse konstatohet se një e drejtë e tillë është shkelur.​​ 

 

Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut ​​ 

 

Neni 6

(E drejta për një proces të rregullt)

 

„[…]

 

3.​​ Çdo i akuzuar për një vepër penale ka të drejtat minimale të mëposhtme:​​ 

a. të informohet brenda një afati sa më të shkurtër, në një gjuhë që ai e kupton dhe në mënyrë të hollësishme, për natyrën dhe për shkakun e akuzës që ngrihet ndaj tij;​​ 

b. t’i jepet koha dhe lehtësitë e përshtatshme për përgatitjen e mbrojtjes;​​ 

c. të mbrohet vetë ose të ndihmohet nga një mbrojtës i zgjedhur prej tij, ose në qoftë se ai nuk ka mjete të mjaftueshme për të shpërblyer mbrojtësin, t’i mundësohet ndihma ligjore falas kur këtë e kërkojnë interesat e drejtësisë;​​ 

d. të pyesë ose të kërkojë që të merren në pyetje dëshmitarët e akuzës dhe të ketë të drejtën e thirrjes dhe të pyetjes të dëshmitarëve në favor të tij, në kushte të njëjta me dëshmitarët e akuzës;​​ 

e. të ndihmohet falas nga një përkthyes në qoftë se nuk kupton ose nuk flet gjuhën e përdorur në gjyq“.

 

Neni 13

(E drejta për zgjidhje efektive)

 

Çdokush, të cilit i janë shkelur të drejtat dhe liritë e përcaktuara në këtë Konventë, ka të drejtën e një zgjidhjeje efektive para një organi kombëtar, pavarësisht se shkelja është kryer nga persona që veprojnë në përmbushje të funksioneve të tyre zyrtare.”

 

KODI​​ NR. 04/L-123​​ I PROCEDURËS PENALE​​ i zbatueshëm prej​​ janarit​​ 2013​​ deri më shkurt​​ 2023

 

Neni​​ 213

Qasja e të dyshuarit dhe të pandehurit në shkresat e lëndës

 

  • Gjatë hapave fillestarë të policisë, i dyshuari duhet të ketë qasje në dëshmitë që janë duke u mbledhur me kërkesë të tij, përveç rasteve ku paragrafi 6. ose 7. i këtij neni mund të aplikohet mutatis mutandis.​​ 

 

  • Me fillimin e hetimit, prokurori i shtetit është i detyruar që t’i sigurojë cilitdo të pandehur apo mbrojtësve të tyre qasje në shkresat e lëndës, përveç përjashtimeve të parapara me këtë nen.​​ 

 

  • Në asnjë fazë të hetimit mbrojtjes nuk mund t’i mohohet shikimi i shkresave lidhur me procesin e marrjes në pyetje të të pandehurit, shikimi i materialit të marrë nga i pandehuri apo materialit që i përket atij, shikimi i​​ materialit lidhur me veprimet hetimore në të cilat është lejuar ose është dashur të lejohet pjesëmarrja e mbrojtësit ose shikimi i ekspertizave.​​ 

 

  • Pas përfundimit të hetimit, mbrojtja ka të drejtë të shikojë, të kopjojë ose t’i fotografojë të gjitha shkresat dhe provat materiale me të cilat disponon gjykata.​​ 

 

  • Pas ngritjes së aktakuzës, të pandehurit ose të pandehurve të cekur në aktakuzë mund t’u sigurohet kopja ose kopjet e shkresave të lëndëve.​​ 

 

  • Përveç të drejtave që i gëzon mbrojtja nga paragrafët 2., 3. dhe 4. të këtij neni, mbrojtjes i lejohet nga prokurori i shtetit që të shikojë, të kopjojë ose të fotografojë shkresa, libra, dokumente, fotografi dhe objekte të tjera materiale në posedim, ruajtje ose kontroll të prokurorit të shtetit, materiale të cilat shërbejnë për përgatitjen e mbrojtjes ose të cilat kanë për qëllim që të shfrytëzohen nga prokurori i shtetit si prova gjatë shqyrtimit gjyqësor, ose që janë marrë nga i pandehuri apo kanë qenë pronë e tij, varësisht nga rasti. Prokurori i shtetit mund t’i refuzojë mbrojtjes shikimin, kopjimin ose fotografimin e shkresave të caktuara, të librave, dokumenteve, fotografive dhe objekteve të tjera materiale në posedim, ruajtje ose nën kontroll të tij, nëse ka gjasa reale se shikimi, kopjimi ose fotografimi mund të rrezikojë qëllimin e hetimit, jetën ose shëndetin e njerëzve. Në rast të tillë, mbrojtja mund të kërkojë nga gjyqtari i procedurës paraprake, gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues që të lejojë shikimin, kopjimin ose fotokopjimin. Vendimi i gjyqtarit është përfundimtar.

 

  • Informacionet mund të redaktohet ose të shënjohen nga prokurori i shtetit me vijë të trashë të zezë për të fshehur të dhëna të caktuara në kopjet e shkresave të cilat përmbajnë të dhëna të ndjeshme. I pandehuri mund të kundërshtojë redaktimin te gjyqtari i procedurës paraprake, gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues brenda tre (3) ditëve nga pranimi i kopjes së redaktuar. Prokurorit të shtetit i jepet mundësia që të shpjegojë bazën ligjore të redaktimit pa zbuluar informacionin e ndjeshëm. Gjyqtari shqyrton informacionin e ndjeshëm dhe merr vendim brenda tre (3) ditëve nëse redaktimi është ligjërisht i arsyetuar.​​ 

 

  • Dispozitat e këtij neni varen nga masat për mbrojtjen e të dëmtuarve, dëshmitarëve dhe privatësisë së tyre si dhe për mbrojtjen e informacioneve konfidenciale, siç parashihet me ligj.​​ 

 

[...]”

 

Neni​​ 68

Fazat e procedurës penale

 

Sipas këtij Kodi të Procedurës Penale, procedura penale ka katër faza të ndryshme: fazën e hetimit, fazën e ngritjes së aktakuzës dhe deklarimit, fazën e shqyrtimin gjyqësor dhe fazën e mjetit juridik. Procedurës penale mund t’i paraprijnë veprimet fillestare të policisë ose mbledhja e informatave sipas nenit 86​​ të këtij Kodi

 

Neni​​ 384

Shkelja esenciale e dispozitave të procedurës penale​​ 

 

2.​​ Shkelje esenciale e dispozitave të procedurës penale konsiderohet edhe kur gjatë procedurës penale, duke përfshirë edhe procedurën paraprake, gjykata, prokurori i shtetit dhe policia:

 

[...]

 

2.2.kanë shkelur të drejtat e mbrojtjes;

 

Nënkapitulli​​ ​​ X. –​​ Paraqitja e provave

 

Neni 329​​ 

Rregullat e përgjithshme të paraqitjes së provave

 

“[...]

 

3.​​ Deri në përfundim të shqyrtimit gjyqësor, palët dhe i dëmtuari mund të propozojnë shqyrtimin e fakteve të reja, mbledhjen e provave të reja dhe të përsërisin propozimet të cilat gjyqtari i vetëm gjykues, kryetari i trupit gjykues ose trupi gjykues më herët i ka refuzuar

 

[...]”

 

Neni 432​​ 

Arsyet për paraqitje të kërkesës për mbrojtje të ligjshmërisë

 

“1.​​ Kundër vendimit gjyqësor të formës së prerë ose kundër procedurës gjyqësore e cila i ka paraprirë marrjes së vendimit të tillë, pas përfundimit të procedurës penale në formë të prerë mund të paraqitet kërkesë për mbrojtjen e ligjshmërisë në rastet vijuese:​​ 

 

1.1.​​ në rast të shkeljes së ligjit penal;​​ 

 

1.2.​​ në rast të shkeljes esenciale të ligjit të procedurës penale nga neni 384, paragrafi 1. i këtij Kodi; ose

 

1.3.​​ në rast të shkeljeve të tjera të dispozitave të procedurës penale kur shkeljet e tilla kanë ndikuar në ligjshmërinë e vendimit gjyqësor.​​ 

 

2.​​ Kërkesa për mbrojtjen e ligjshmërisë nuk mund të ushtrohet për shkak të konstatimit të gabueshëm ose jo të plotë të gjendjes faktike, as kundër vendimit të Gjykatës Supreme të Kosovës me të cilën është vendosur mbi kërkesën për mbrojtjen e ligjshmërisë.​​ 

 

3. Pavarësisht nga dispozitat e paragrafit 1. të këtij neni, Kryeprokurori i Shtetit mund të paraqesë kërkesë për mbrojtjen e ligjshmërisë për cilëndo shkelje ligjore.​​ 

 

4. Pavarësisht nga dispozitat e paragrafit 1. të këtij neni, kërkesë për mbrojtje të ligjshmërisë mund të paraqitet, gjatë procedurës penale e cila nuk ka përfunduar në​​ formë të prerë, vetëm kundër vendimeve të formës së prerë lidhur me caktimin ose vazhdimin e paraburgimit”.

 

Neni 415​​ 

Arsyet e ankesës kundër aktvendimit

 

“1.​​ Aktvendimi i gjyqtarit të procedurës paraprake, gjyqtarit të vetëm gjykues, kryetarit të trupit gjykues ose trupit gjykues mund të ankimohet kur ai aktvendim shkel:​​ 

 

1.1.​​ të drejtën e cila i njihet palës me Kushtetutën e Republikës së Kosovës;​​ 

1.2. të drejtën thelbësore të palës të paraparë me këtë Kodi;​​ 

1.3. të drejtën thelbësore të palës të paraparë me ndonjë ligj tjetër të Kosovës; dhe 1.4. të drejtën procedurale që ka për qëllim garantimin e të drejtës nga nën-paragrafët 1.1. deri 1.3. të këtij neni;​​ 

 

2.​​ Pala e cila kundërshton aktvendimin e gjykatës themelore duhet të demonstrojë se shkelja e së drejtës i shkakton asaj dëm të parevokueshëm.

​​ 

3.​​ Nëse arsyet e ankesës nuk janë në pajtim me paragrafët 1. dhe 2. të këtij neni, Gjykata e Apelit mund të hudhë ankesën. Ankesa e cila hudhet sipas këtij paragrafi mund të paraqitet sërish me ankesë kundër aktgjykimit nga neni 380 i këtij Kodi”.

 

Vlerësimi i pranueshmërisë së kërkesës​​ 

 

  • Gjykata së pari shqyrton nëse kërkesa i ka përmbushur kriteret e pranueshmërisë, të përcaktuara me Kushtetutë, të parapara me Ligj dhe të parashikuara më tej me Rregullore të punës.

 

  • Në këtë drejtim, Gjykata i referohet paragrafëve 1 dhe 7 të nenit 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës, që përcaktojnë:

 

“1.​​ Gjykata Kushtetuese vendos vetëm për rastet e ngritura para gjykatës në mënyrë ligjore nga pala e autorizuar.

 

[...]

 

7. Individët janë të autorizuar të ngrenë shkeljet nga autoritetet publike të të drejtave dhe lirive të tyre individuale, të garantuara me Kushtetutë, mirëpo vetëm pasi të kenë shteruar të gjitha mjetet juridike të përcaktuara me ligj”.

 

  • Në vazhdim, Gjykata gjithashtu shqyrton nëse parashtruesi i kërkesës i ka përmbushur kriteret e pranueshmërisë, siç përcaktohen me Ligj dhe me​​ Rregullore të punës. Në lidhje me këtë, Gjykata fillimisht i referohet nenit​​ 47 (Kërkesa individuale)​​ dhe pikës​​ (b)​​ të paragrafit​​ (1)​​ të rregullit​​ 34​​ ​​ rregullores së punës,​​ të cilët përcaktojnë:

 

Neni 47

(Kërkesa individuale)

 

1. Çdo individ ka të drejtë të kërkojë nga Gjykata Kushtetuese mbrojtje juridike në rast se pretendon se të drejtat dhe liritë e tija individuale të garantuara me Kushtetutë janë shkelur nga ndonjë autoritet publik.

 

2. Individi mund ta ngritë kërkesën në fjalë vetëm pasi që të ketë shteruar të gjitha mjetet juridike të përcaktuara me ligj”.

 

Rregulli 34​​ 

(Kriteret e pranueshmërisë)

 

“1.​​ Gjykata mund ta konsiderojë një kërkesë të pranueshme nëse:

 

[…]

 

(b)​​ janë shteruar të gjitha mjetet efektive të përcaktuara me ligj kundër aktit të kontestuar.

 

  • Gjykata rikujton se rregulli për shterimin e mjeteve juridike sipas nenit 113.7 të Kushtetutës, nenit 47 të Ligjit dhe rregullit 34 (1) (b) të Rregullores së punës i obligon ata që dëshirojnë të paraqesin rastin e tyre në Gjykatën Kushtetuese që së pari duhet të shfrytëzojnë mjetet juridike efektive në dispozicion në pajtim me ligjin, kundër një aktgjykimi ose vendimi të kontestuar.

 

  • Para se të vazhdojë​​ me vlerësimin e kritereve të shterimit të mjeteve juridike në rastin konkret, Gjykata do të përmbledhë faktet e rastit konkret për të​​ pasur një pasqyrë​​ ​​ ​​ qartë​​ ​​ pjesës​​ ​​ procedurës që ka rezultuar me​​ aktvendimin e kontestuar të Gjykatës Themelore,​​ të cilën​​ parashtruesja e kërkesës e sjell në lidhje me, i) shkeljen​​ e së drejtës për gjykim të drejtë, dhe ii) shkeljen​​ e së drejtës për një mjet efektiv​​ juridik.

 

  • Parashtruesja e kërkesës, si punëtore​​ e​​ EULEX-it, ka punuar në Kosovë si prokurore. Pas përfundimit të mandatit, siç​​ rezulton nga shkresat e lëndës, në një numër të caktuar​​ të medieve, ajo ka shprehur​​ qëndrimet e saj për punën e misionit të EULEX-it në Kosovë. Ajo është ftuar nga Prokuroria që më 25 korrik 2022 të paraqitet në Prokurorinë Themelore në Prishtinë për të dhënë deklaratë për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer dy vepra penale, përkatësisht veprën​​ penale nga nenet 422, 423 (5) dhe 433 të​​ KPK-së. Përfaqësuesit e​​ parashtrueses së kërkesës​​ parashtruan kërkesë në Prokurorinë Themelore në të cilën ata kërkuan qasje në​​ informata​​ specifike, më konkretisht qasje në​​ informata​​ nëse personi​​ i caktuar, Z.A., është dëshmitar në procedurën kundër saj, dhe nëse po,​​ t’i sigurohet​​ mbrojtjes së parashtrueses së kërkesës​​ procesverbali/transkripti​​ i​​ marrjes në pyetje/deklaratat e tij, në përputhje me​​ dispozitat​​ e nenit 213 të KPPK-së.

 

  • Prokuroria​​ nxori​​ Njoftimin​​ – Vendimin​​ [2019:0055803 me numër PP/I.​​ nr.​​ 775/15 dhe PP/I.​​ nr.​​ 984/15],​​ përmes të cilit refuzoi​​ ​​ kërkesat e mbrojtjes në​​ pajtim me nenin​​ 213 para. 6 të Ligjit të Procedurës Penale, ku thuhet​​ se​​ në​​ këtë fazë të procedurës refuzohet kërkesa për qasje në shikimin, kopjimin​​ ose fotografimin​​ e shkresave të lëndës sepse në këtë fazë ka gjasa reale se shikimi, kopjimi ose fotografimi mund të rrezikojnë qëllimin e hetimit.​​ Përfaqësuesit e​​ parashtrueses së kërkesës​​ parashtruan ankesë​​ në Gjykatën​​ Themelore​​ kundër Njoftimit – Vendimit të Prokurorisë, duke​​ pretenduar​​ se një vendim i tillë cenon të drejtat dhe garancitë procedurale të të akuzuarës​​ (parashtrueses së kërkesës), të garantuara​​ me​​ nenin​​ 30, par. 1, 2, 3, 4 dhe 5 të Kushtetutës. Gjyqtari​​ i​​ procedurës​​ paraprake në Gjykatën Themelore në Prishtinë-Departamenti për​​ krime​​ të rënda​​ nxori​​ aktvendimin​​ përmes të cilit​​ refuzoi​​ ankesën e përfaqësuesit të parashtrueses së kërkesës, duke konsideruar se​​ vendimi​​ i Prokurorisë bazohet në dispozitën e nenit 213 të KPP-së, sipas të cilit Prokurori i Shtetit​​ i dorëzon​​ mbrojtjes,​​ jo më vonë se para ngritjes së aktakuzës,​​ materialet​​ ose një kopje të tyre që​​ i ka​​ në posedim, kontroll ose mbrojtje të tij, nëse këto materiale nuk i janë dhënë mbrojtësit gjatë hetimit, atëherë mbrojtja e të pandehurës,​​ do të ketë mundësinë të disponojë me të gjitha materialet e siguruara gjatë hetimit, në përputhje me këtë dispozitë ligjore jo më vonë se​​ nga ngritja e​​ aktakuzës.

 

  • Prandaj, në mënyrë që Gjykata të përcaktojë fazën në të cilën ndodhet procedura​​ penale​​ e parashtrueses së kërkesës, i referohet dispozitave të Kodit të Procedurës Penale që ishte në fuqi në rastin e parashtrueses së kërkesës. Bazuar në nenin 68 (Fazat e procedurës penale) të Kodit nr. 04/L-123​​ ​​ Procedurës​​ Penale, Gjykata dëshiron të theksojë se “Procedura penale ka katër faza të ndryshme: (i) fazën e hetimit, (ii) fazën e ngritjes së aktakuzës dhe deklarimit, (iii) fazën e shqyrtimin gjyqësor dhe (iv) fazën e mjetit juridik”.​​ ​​ 

 

  • Sipas gjendjes faktike, Gjykata konstaton se rasti i parashtrueses së kërkesës në momentin e paraqitjes së kërkesës në Gjykatë ishte në​​ ​​ (i)​​ fazën e hetimit.​​ Gjykata konstaton gjithashtu se vetë faza e​​ hetimit​​ e​​ procedurës penale​​ ​​ përbëhet nga një numër i madh veprimesh dhe çështjesh procedurale që duhet të ndërmerren dhe të shtrohen si nga pala paditëse ashtu edhe nga mbrojtja dhe gjykata. Pikërisht nga veprimet e tilla procedurale mund të lindin faza të ndërmjetme, në të cilat çështjet dhe procedurat individuale zgjidhen me përdorimin e mjeteve juridike të përcaktuara me ligj​​ me qëllim të drejtimit të rrjedhës së procedurës penale​​ drejt fazave të tjera, deri në procedurën e konfirmimit të aktakuzës dhe fillimit të procedurës penale.

 ​​​​ 

  • Duke pasur parasysh këtë, Gjykata duhet të shqyrtojë nëse parashtruesja e kërkesës në rastin konkret i ka shfrytëzuar të gjitha mjetet juridike në procedurën penale​​ përkitazi​​ me të drejtën e​​ qasjes në informata në lidhje me pjesën e hetimit të zhvilluar​​ kundër​​ saj në Prokurori.

 

  • Gjykata, në vlerësimin e detyrimit për shterimin e të gjitha mjeteve “efektive” juridike, rikujton se vlerësimi nëse ky detyrim është përmbushur është i përcaktuar mirë në praktikën gjyqësore të GJEDNJ-së, në pajtim me të cilën, sipas nenit 53 [Interpretimi i Dispozitave për të Drejtat e Njeriut] të Kushtetutës, Gjykata është e detyruar të interpretojë të drejtat dhe liritë themelore të garantuara me Kushtetutë. Të njëjtat parime janë shtjelluar dhe zbatuar në praktikën e konsoliduar të Gjykatës, ku përfshihen edhe kërkesat që janë shqyrtuar në procedura civile, penale dhe administrative.

 

  • Siç është sqaruar përmes praktikës gjyqësore të GJEDNJ-së, e cila u vërtetua edhe përmes praktikës gjyqësore të Gjykatës, bazuar në parimin e subsidiaritetit, qëllimi dhe arsyetimi i detyrimit për të shteruar mjetet juridike ose rregulli i shterimit është t'ju ofrojë autoriteteve përkatëse, para së gjithash gjykatave të rregullta, mundësinë për të parandaluar ose për të korrigjuar shkeljet e pretenduara të Kushtetutës. Ky detyrim bazohet në supozimin që pasqyrohet në nenin 32 [E Drejta për Mjete Juridike] të Kushtetutës dhe në nenin 13 (E drejta për zgjidhje efektive) të KEDNJ-së, se rendi juridik i Republikës së Kosovës siguron mjet efektiv për mbrojtjen e të drejtave​​ dhe lirive themelore të​​ garantuara me Kushtetutë. Ky është një aspekt i rëndësishëm i karakterit subsidiar të makinerisë së drejtësisë kushtetuese (shih rastet e Gjykatës;​​ KI106/21,​​ parashtrues​​ Bujar Shehu dhe të tjerët, aktvendim për papranueshmëri i 20 janarit 2022;​​ KI43/20,​​ parashtruese​​ Fitore Sadikaj, aktvendim për papranueshmëri i 31 gushtit 2020, paragrafi 37; dhe​​ KI42/20,​​ parashtrues​​ Armend Hamiti, aktvendim për papranueshmëri i 31 gushtit 2020, paragrafi 44; shih​​ gjithashtu rastet e GJEDNJ-së​​ Vernillo​​ kundër Francës,​​ nr. 11889/85,​​ aktgjykim i 20 shkurtit 1991, paragrafi 27;​​ Selmouni​​ kundër Francës,​​ nr. 25803/94,​​ aktgjykim i 28 korrikut 1999;​​ Kudła​​ kundër Polonisë​​ [DHM],​​ nr.​​ 30210/96,​​ Aktgjykim i 26 tetorit 2000, paragrafi 152,​​ Andrášiki​​ dhe të tjerët kundër Sllovakisë,​​ nr.​​ 57984/00​​ dhe 6 kërkesa të tjera, vendim i 22 tetorit 2022).

 

  • Nga sa më sipër,​​ rezulton se prioriteti i mbrojtjes gjyqësore të të drejtave në gjykatat e rregullta dhe i së drejtës për mjete juridike efektive është një aspekt shumë i rëndësishëm i mbrojtjes së të drejtave të njeriut që gjykatat e rregullta duhet ta kenë parasysh dhe që merret parasysh edhe nga Gjykata Kushtetuese, nëse një rast i tillë, parashtrohet nga personat e autorizuar edhe pas përmbushjes së kritereve të pranueshmërisë, duke përfshirë shterimin e mjeteve juridike.

 

  • Gjatë vlerësimit nëse pretendimet e lartpërmendura të parashtrueses​​ së kërkesës mund të paraqiten në procedurat e mëtejshme të procedurës penale, e cila është ende duke u zhvilluar, Gjykata do t'i referohet: (i) dispozitave përkatëse të Kodit ​​ të Procedurës Penale, të cilat parashohin faza të ndryshme të zbatimit të procedurës penale; (ii) arsyetimin e vendimit të kontestuar të Gjykatës Themelore; (iii) parimin​​ që përcakton se drejtësia e procedurës penale duhet të shqyrtohet në tërësi; dhe (iv) detyrimin e gjykatave të rregullta që gjatë kryerjes së procedurës penale të zbatojnë ​​ standardet dhe garancitë e përcaktuara në nenin 31 të Kushtetutës, në lidhje me nenin 6 të KEDNJ-së,​​ si dhe nenin​​ 32​​ të Kushtetutës, në lidhje me nenin​​ ​​ 13​​ të KEDNJ-së dhe parimet e vendosura përmes praktikës gjyqësore të GJEDNJ-së.

 

  • Duke iu kthyer rastit konkret, dhe duke shqyrtuar shkresat e lëndës, rezulton se çështja​​ shkeljes së neneve 31 dhe 32 të Kushtetutës në lidhje me nenet 6 dhe 13 të KEDNJ-së, ka lindur​​ si çështje e parashtrueses së kërkesës​​ në lidhje me fazën e parë të​​ procedurës​​ penale, që është​​ (i) faza e hetimit. Prandaj, fillimi dhe zgjidhja e çështjes së qasjes në​​ informata​​ specifike në lidhje me​​ çështjen e hetimit të​​ prokurorisë është diçka që​​ ka kërkuar të zgjidhet nga​​ Gjykata​​ Themelore, në mënyrë që të largohen të gjitha dyshimet për të drejtat e​​ parashtrueses së kërkesës​​ dhe në këtë mënyrë të mundësohet​​ rrjedha e mëtejshme e​​ vazhdimit të​​ procedurës​​ penale.

 

  • Prandaj, për këtë Gjykatë është e qartë se​​ Aktvendimi [PPRKR.​​ nr.​​ 269/19] i Gjykatës Themelore, të cilin parashtruesja e kërkesës​​ e konteston,​​ në kuptim të shkeljeve të neneve 31 dhe 32 të Kushtetutës, është ekskluzivisht pjesë e fazës së ndërmjetme të procedurës penale kryesore. Në mbështetje të kësaj, Gjykata thekson se është pikërisht kompetencë e gjykatave të rregullta që të zgjidhin çështjet procedurale në të gjitha pjesët dhe fazat e procedurës penale, për të mundësuar zhvillimin e një procedure të drejtë. Sigurisht, asgjë nuk i pengon palët që të​​ ngrenë pretendime ankimore​​ në vazhdim të​​ procedurës​​ ​​ gjyqësore, të​​ cilat ata​​ i​​ konsiderojnë të bazuara.

 

  • Në​​ rastin konkret, Gjykata thekson se​​ Aktvendimi i kontestuar [PPRKR.​​ nr.​​ 269/19] i Gjykatës Themelore​​ për​​ refuzimin e​​ mundësisë​​ ​​ qasjes​​ në​​ informata një​​ personi​​ të​​ caktuar në​​ fazën e parë​​ të​​ procedurës​​ penale, nuk paraqet vendim që​​ është​​ rezultat i padrejtësisë​​ gjatë​​ tërë​​ procedurës penale të​​ zhvilluar​​ kundër​​ parashtrueses së kërkesës​​ në​​ aspektin e vërtetimit të​​ bazueshmërisë​​ së​​ kallëzimit penal kundër saj, sepse me vendimin e kontestuar​​ është​​ zgjidhur vetëm një​​ çështje procedurale.

 

  • Gjykata vëren se në Aktvendimin [PPRKR. nr. 269/19], Gjykata Themelore thekson se sipas nenit 213 të KPP-së, prokurori i shtetit është i detyruar t'i dorëzojë mbrojtjes materialet ose​​ kopjet e tyre më së voni para ngritjes së aktakuzës. Nëse këto materiale nuk i janë dhënë mbrojtjes gjatë hetimit, mbrojtësi i të pandehurës do të ketë mundësi që t’i ketë në dispozicion të gjitha materialet e siguruara gjatë hetimit në përputhje me këtë dispozitë ligjore, jo më vonë se nga ngritja e aktakuzës. Kështu,​​ Gjykata konkludon​​ se parashtrueses së kërkesës nuk i është mohuar e drejta për qasje në informata në lidhje me dëshmitarin specifik dhe deklaratën e tij. Përkundrazi, avokatët mbrojtës të parashtrueses së kërkesës, në pajtim me nenin 213 të KPP-së,​​ kanë​​ qasje në të gjitha shkresat e lëndës, përfshirë deklaratën e dëshmitarit specifik, që është në dispozicion të prokurorisë, para fillimit të fazës kryesore të gjykimit. Kjo përfshin garancitë procedurale të neneve 31 dhe 32 të Kushtetutës, të cilat parashtruesja e kërkesës mund t'i përdorë për të vërtetuar bazueshmërinë e aktakuzës penale.

 

  • Në lidhje me këtë dhe bazuar në praktikën gjyqësore të GJEDNJ-së dhe​​ ​​ vet Gjykatës, u theksua se drejtësia e procedurës duhet të shqyrtohet në tërësi, e cila në kontekstin e rrethanave të parashtrueses​​ së kërkesës përfshin respektimin e së drejtës për mbrojtje, (shih rastin e Gjykatës​​ KI14/18,​​ parashtrues​​ Hysen Kamberi,​​ Aktgjykim i 15 janarit 2020, paragrafi​​ 43).

 

  • Gjykata, pas shqyrtimit të dispozitave ligjore përkatëse që i ka përmendur në pjesën përkatëse të aktvendimit, ka konstatuar se parashtruesi i kërkesës në​​ kontekst​​ të KPPRK nr. 04/L-123 dhe në pajtim me parimin e subsidiaritetit mund të paraqesë pretendimet e tij për shkeljen e​​ të drejtave nga neni​​ 31​​ dhe​​ 32​​ të Kushtetutës, të cilët konsideron se janë shkelur me aktvendimin e kontestuar të Gjykatës Themelore​​ gjatë tërë kohëzgjatjes së procedurës penale kryesore pranë gjykatave të rregullta,​​ siç parashihet me dispozitat përkatëse të KPPRK nr. 04/L-123.​​ 

 

  • Në këtë kontekst, Gjykata vëren se:​​ (i)​​ neni 384.2.2 (Shkelja esenciale e dispozitave të procedurës penale) i KPPRK nr. 04/L-123 përcakton se shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale konsiderohen vetëm ato shkelje që kanë ndikuar në marrjen e aktgjykimit të ligjshëm dhe të drejtë dhe se në rastet në vijim, kur në veçanti cenohen të drejtat e mbrojtjes, që është këtu pretendimi kryesor i parashtrueses​​ së kërkesës,​​ ii)​​ në nenin 329 (Rregullat e përgjithshme të paraqitjes së provave), në paragrafin 3 theksohet​​ qartë se deri në përfundim të shqyrtimit gjyqësor, palët mund të propozojnë shqyrtimin e fakteve të reja, mbledhjen e provave të reja dhe përsëritjen e propozimeve, të cilat gjyqtari i vetëm, kryetari i trupit gjykues ose trupi gjykues i kishin refuzuar më parë. Gjithashtu, e njëjta çështje mund të jetë objekt shqyrtimi edhe në kërkesën për mbrojtjen e ligjshmërisë, e cila në nenin 432 (Arsyet për paraqitje të kërkesës për mbrojtje të ligjshmërisë) përcakton që pas përfundimit të procedurës penale në formë të prerë mund të paraqitet kërkesa për mbrojtjen e ligjshmërisë për shkak të shkeljes esenciale të procedurës penale dhe shkeljeve tjera që kanë ndikuar në ligjshmërinë e vendimit gjyqësor.

 

  • Gjykata vlerëson se parashtruesja e kërkesës​​ në kontekstin e ligjit aktual procedural KPPRK-së dhe në pajtim me parimin e subsidiaritetit, ende mund t'i paraqesë pretendimet e​​ saj​​ gjatë procedurës penale kryesore pranë gjykatave të rregullta, siç parashihet me dispozitat përkatëse të KPPRK-së, gjegjësisht neni 384 (Shkelja esenciale e dispozitave të procedurës penale), neni 329 (Rregullat e përgjithshme​​ të paraqitjes së provave) dhe neni 432 (Arsyet për paraqitje të kërkesës për mbrojtje të ligjshmërisë) e cila gjithashtu mund të dorëzohet pas përfundimit të procedurës penale në formë të prerë ​​ për shkak të shkeljes esenciale të procedurës penale dhe shkeljeve të tjera që kanë ndikuar në ligjshmërinë e vendimit gjyqësor.

 

  • Në fund, Gjykata dëshiron të theksojë detyrimin kushtetues, i cili përcaktohet në paragrafin 3, të nenit 102 [Parimet e Përgjithshme të Sistemit Gjyqësor] të Kushtetutës, që gjykatat gjykojnë në bazë të Kushtetutës dhe ligjit. Prandaj, Gjykata gjithashtu dëshiron të theksojë se detyrimi për interpretimin e të drejtave të njeriut në përputhje me praktikën gjyqësore të GJEDNJ-së, i cili është i paraparë me nenin 53 të Kushtetutës, vlen edhe për gjyqësorin e rregullt. Prandaj, Gjykata vlerëson se gjykatat e rregullta, në pajtim me parimin e kontradiktoritetit dhe të barazisë së armëve, duhet të zbatojnë parimet dhe standardet që janë zhvilluar përmes praktikës gjyqësore të GJEDNJ-së dhe që u referohen garancive të përcaktuara në nenet 30 dhe 31 të Kushtetutës, në lidhje me nenin 6 të KEDNJ-së.​​ 

 

  • Në dritën sa më sipër, Gjykata, duke marrë për bazë faktin se procedura penale kundër parashtrueses së kërkesës, përkatësisht hetimi gjyqësor në procedurën penale kundër saj është duke u zhvilluar dhe bazuar në parimin e përcaktuar se procedura penale duhet të vlerësohet në tërësi,​​ konsideron​​ se pretendimet e saj që kanë të bëjnë me shkeljen e neneve 31 dhe 32 të Kushtetutës në lidhje me nenet 6 dhe 13 të KEDNJ-së, janë pretendime të parakohshme.

 

  • Gjykata,​​ deri më tani,​​ në praktikën e saj gjyqësore,​​ ka përcaktuar se nëse procedurat janë duke u zhvilluar në gjykatat e rregullta, atëherë kërkesa e parashtruesve të kërkesës konsiderohet e parakohshme (shih rastin e Gjykatës:​​ KI35/23,​​ parashtrues:​​ Pajtim Shabani, aktvendim për papranueshmëri i 7 qershorit 2023, paragrafi 54). ​​ 

 

  • Andaj, për sa i përket respektimit të parimit të subsidiaritetit, Gjykata vlerëson se kërkesa e parashtrueses​​ në këtë fazë të procedurës është e parakohshme.

 

  • Gjykata dëshiron të theksojë se ky konkluzion i Gjykatës nuk e pengon parashtruesen e kërkesës që në të ardhmen të parashtrojë përsëri ankesë kushtetuese brenda afatit ligjor pas përfundimit të procedurës penale kundër saj si dhe pas shterimit të të gjitha mjeteve efektive ​​ juridike të përcaktuara me dispozitat ligjore në fuqi. ​​ 

 

  • Në fund, Gjykata konkludon se kërkesa e parashtrueses është e parakohshme dhe në bazë të nenit 113.7 të Kushtetutës, nenit 47 të Ligjit dhe në bazë të rregullit 34 (1) (b) të Rregullores së punës, duhet të refuzohet si e papranueshme.

 

Kërkesa për mbajtjen e seancës dëgjimore publike

 

  • Përveç pretendimeve të tjera në kërkesë, Gjykata​​ vëren​​ se parashtruesja​​ gjithashtu​​ kërkon​​ mbajtjen e një seance​​ dëgjimore publike, duke pretenduar​​ se​​ konsideron se është e nevojshme​​ për t'ua mundësuar avokatëve që të paraqesin argumente verbale në lidhje me shkeljen e të drejtave​​ që i kam radhitur në këtë kërkesë“.

 

  • Në këtë drejtim, Gjykata i referohet nenit 20 të Ligjit:

 

“1.​​ Gjykata Kushtetuese vendosë mbi çështjen pas mbarimit të seancës së shqyrtimit verbal. Palët kanë të drejtë të heqin dorë nga shqyrtimi verbal.

 

2.​​ Pavarësisht nga paragrafi 1 i këtij neni, sipas vlerësimit të saj, gjykata mund të vendosë mbi çështjen që është objekt shqyrtimi kushtetues mbi bazën e shkresave të lëndës.“

 

  • Gjykata vëren se nuk ka asnjë arsye të referuar nga parashtruesja e kërkesës në mbështetje të kësaj kërkese.

 

  • Gjykata konsideron se dokumentet të cilat gjenden në kërkesë janë të mjaftueshme për të vendosur për këtë rast në pajtim me formulimin e nenit 20, paragrafi 2 të Ligjit (shih,​​ mutatis mutandis, rastin e Gjykatës Kushtetuese nr.​​ KI34/17,​​ parashtruese e kërkesës:​​ Valdete Daka, Aktgjykim i 12 qershorit 2017, paragrafët​​ ​​ 108-110).​​ 

 

  • Prandaj, kërkesa e parashtrueses për të mbajtur seancë​​ dëgjimore publike​​ refuzohet si e pabazuar.

 

PËR KËTO ARSYE

 

Gjykata Kushtetuese​​ ,​​ në pajtim me nenin​​ 113.7​​ të Kushtetutës,​​ nenet​​ 20, 27 dhe 47 të Ligjit dhe rregullin​​ 34 (1) (b) të Rregullores së punës, më​​ 26 qershor​​ 2024,​​ njëzëri,​​ 

 

VENDOS

 

  • TA DEKLAROJË kërkesën të papranueshme;

 

  • TA REFUZOJË kërkesën për mbajtje të​​ seancës dëgjimore​​ publike;

 

  • T’UA KUMTOJË këtë aktvendim palëve;

 

  • TA PUBLIKOJË këtë vendim në Gazetën Zyrtare, në pajtim me nenin 20.4 të Ligjit;

 

  • Ky Aktvendim hyn në fuqi në ditën e shpalljes në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës, në pajtim me paragrafin 5 të nenit 20 të Ligjit.​​ 

 

 

 

 

Gjyqtari raportues    ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​​​   Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese​​ 

 

 

 

 

Safet Hoxha ​​   ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​​​  ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​​​  ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​​​ ​​ Gresa Caka​​ Nimani      ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​​​ 

 

 

 

 

 

1

​​ 

Parashtruesit:

Maria Thuraya Bamieh

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesa është paraqitur pas afatit

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Civile