Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktvendimit, P.M.L. nr. 63/2024, të 6 shkurtit 2024 të Gjykatës Supreme të Kosovës

Nr. të lëndës KI51/24

Parashtruesit: Isa Salihi

Shkarko:
llogo_gjkk_png_2

Prishtinë, më 20 dhjetor​​ 2024​​ 

Nr. Ref.:RK​​ 2591/24

 

 

 

 

 

 

 

 

AKTVENDIM PËR PAPRANUESHMËRI

 

 

rastin​​ KI51/24

 

Parashtrues

 

Isa Salihi​​ 

 

 

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktvendimit,​​ P.M.L.​​ nr. 63/2024,

të 6 shkurtit 2024 të Gjykatës Supreme të Kosovës

 

GJYKATA KUSHTETUESE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS

 

e përbërë nga:

 

Gresa Caka-Nimani, kryetare

Selvete Gërxhaliu-Krasniqi, gjyqtare

Bajram Ljatifi, gjyqtar

Safet Hoxha, gjyqtar

Radomir Laban, gjyqtar​​ 

Remzije Istrefi-Peci, gjyqtare​​ 

Nexhmi Rexhepi, gjyqtar

Enver Peci, gjyqtar dhe

Jeton Bytyqi, gjyqtar

 

 

Parashtruesi i kërkesës​​ ​​ 

 

  • Kërkesa është dorëzuar nga​​ Isa Salihi,​​ avokat​​ nga Prishtina​​ (në tekstin e mëtejmë: parashtruesi i kërkesës).

 

 

Vendimi i kontestuar​​ 

 

  • Parashtruesi i kërkesës​​ konteston Aktvendimin​​ [P.M.L.​​ nr. 63/2024]​​ e​​ 6 shkurtit 2024 të Gjykatës Supreme të Kosovës​​ (në tekstin e mëtejmë:​​ Gjykata Supreme)​​ në lidhje me Aktvendimin​​ [PN.​​ nr. 4/2024]​​ e 11 janarit 2024 të Gjykatës së Apelit të Kosovës​​ (në tekstin e mëtejmë:​​ Gjykata e Apelit), si​​ dhe Aktvendimin​​ [PKR.​​ nr. 323/2017]​​ e 22 dhjetorit 2023 të Gjykatës Themelore në Prishtinë​​ ​​ Departamenti për Krime të Rënda​​ (në tekstin e mëtejmë:​​ Gjykata Themelore).

 

Objekti i çështjes​​ 

 

  •  ​​​​ Objekt i çështjes është vlerësimi i kushtetutshmërisë së aktvendimeve të kontestuara të gjykatave të rregullta,​​ përmes të cilave​​ pretendohet se parashtruesit të kërkesës i janë shkelur të drejtat dhe liritë themelore të garantuara me nenet​​ 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm],​​ 32 [E Drejta për Mjete Juridike]​​ dhe​​ 54 [Mbrojtja Gjyqësore e të Drejtave]​​ të Kushtetutës së Republikës së Kosovës​​ (në tekstin e mëtejmë:​​ Kushtetuta)​​ në lidhje me nenin​​ 6 (E drejta për një proces të rregullt)​​ dhe​​ 13 (E drejta për zgjidhje efektive)​​ të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut​​ (në tekstin e mëtejmë:​​ KEDNJ).​​ 

 

Baza juridike​​ 

 

  • Kërkesa bazohet në paragrafët​​ 1​​ dhe​​ 7​​ të nenit​​ 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara]​​ të Kushtetutës, në nenet​​ 22 (Procedimi i kërkesës)​​ dhe​​ 47 (Kërkesa individuale)​​ të Ligjit nr.​​ 03/L-121​​ për Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës​​ (në tekstin e mëtejmë:​​ Ligji)​​ dhe rregullin​​ 25 (Parashtrimi i kërkesave dhe përgjigjeve)​​ të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese​​ (në tekstin e mëtejmë:​​ Rregullorja e punës).​​ 

 

Procedura në Gjykatë​​ 

 

  • ​​ 23​​ shkurt​​ 2024, parashtruesi i kërkesës përmes postës dorëzoi kërkesën e tij në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës​​ (në tekstin e mëtejmë:​​ Gjykata).​​ Kërkesa e parashtruesit të kërkesës është regjistruar​​ në Gjykatë​​ më​​ 26​​ shkurt​​ 2024.

 

  • ​​ 8​​ mars​​ 2024,​​ Kryetarja e Gjykatës përmes​​ Vendimeve​​ [GJR.KI51/24]​​ dhe [KSH.KI51/24]​​ caktoi gjyqtarin​​ Safet Hoxha gjyqtar raportues dhe Kolegjin shqyrtues, të përbërë nga gjyqtarët:​​ Selvete Gërxhaliu-Krasniqi (kryesuese),​​ Radomir Laban​​ dhe​​ Nexhmi Rexhepi​​ ​​ (anëtarë).

 

  • ​​ 25​​ mars​​ 2024,​​ Gjykata e njoftoi parashtruesin e kërkesës për regjistrimin e kërkesës. Të njëjtën ditë, Gjykata e njoftoi edhe Gjykatën Supreme.​​ 

 

  • ​​ 30. tetor​​ 2024,​​ Kolegji shqyrtues shqyrtoi raportin e gjyqtarit raportues dhe njëzëri​​ ​​ i​​ rekomandoi Gjykatës papranueshmërinë e kërkesës.​​ ​​ 

 

Përmbledhja e fakteve

 

  • Në bazë të shkresave të lëndës, Gjykata vëren se parashtruesi i kërkesës është avokat i cili ka përfaqësuar​​ ​​ akuzuarin​​ G.A. pranë Gjykatës Themelore në​​ procedurën​​ penale​​ [PKR.​​ nr.​​ 323/2017].

 

  • Më​​ 21​​ dhjetor​​ 2023, Gjykata Themelore caktoi dhe mbajti seancën e shqyrtimit lidhur me rastin penal​​ [PKR.​​ nr.​​ 323/2017],​​ ku morën pjesë​​ Prokurorja e​​ Shtetit si dhe i akuzuari​​ G.A.,​​ me parashtruesin e kërkesës si mbrojtësin e tij. Gjatë seancës së​​ shqyrtimit​​ fillestar, avokati i të dëmtuarit​​ A.Sh​​ në procedurën penale,​​ deklaroi se​​ […]​​ një avokat​​ (duke​​ iu referuar​​ parashtruesit​​ të​​ kërkesës)​​ nuk mund të përfaqësojë​​ dy​​ palë​​ kur pala e dëmtuar është e njëjtë”.​​ Me këtë rast, Gjykata Themelore kërkoi që për këtë çështje të deklarohet edhe​​ Prokurori i​​ Shtetit.​​ 

 

  • Lidhur me këtë çështje,​​ Prokurori i​​ Shtetit para Gjykatës Themelore​​ inter alia​​ deklaroi:​​ 

 

“[…] kur kanë filluar të urdhërohen masat e fshehta nga Gjykata për rreth 16 të dyshuar më vonë të akuzuar, për shkak të volumit dhe numrit të madh të dyshuarve lënda është ndarë në​​ 4​​ pjesë, dhe pasi është ndarë secili prej prokurorëve ka bërë aktvendim për fillim të hetimeve ndaras, e në të cilën çështje janë të përfshirë të pandehurit​​ G.A.​​ dhe personi​​ A.Sh. në rastin​​ PKR.​​ nr.​​ 757/2016,​​ të cilët i përfaqëson av.​​ Isa Salihi (parashtruesi i kërkesës), […]​​ pavarësisht procedurave gjyqësore të ndara që janë duke u zhvilluar, kemi të bëjmë me një rast të njëjtë penal…”.​​ ​​ 

 

  • ​​ 22​​ dhjetor​​ 2023,​​ Gjykata Themelore nxori Aktvendimin​​ [PKR.​​ nr.​​ 323/2017]​​ përmes​​ ​​ cilit​​ refuzoi parashtruesin e​​ kërkesës​​ si​​ mbrojtës​​ ​​ pandehurit​​ G.A.,​​ ​​ procedurën​​ penale sipas​​ Aktakuzës​​ [PP/I.​​ nr.​​ 812/2015]​​ ​​ 13​​ tetorit​​ 2017.​​ 

 

  • Në arsyetimin e Aktvendimit​​ të saj, Gjykata Themelore theksoi:​​ 

 

“dispozita e nenit​​ 54​​ par.​​ 1​​ të KPPRK-së përcakton se:​​ 1.​​ Në një procedurë penale mbrojtësi nuk mund të mbrojë dy ose më tepër të pandehur në të
njëjtën çështje, pavarësisht se a është bërë veçimi i procedurës apo fazës së procedurës”.
​​ Në rastin konkret kemi të bëjmë me​​ të njëjtën​​ çështje penale dhe​​ me të njëjtin të​​ dëmtuar,​​ ku ndalohet​​ që një mbrojtës në një situatë të tillë të​​ përfaqësojë​​ dy të pandehur.​​ ​​ 

 

  • Parashtruesi i kërkesës​​ paraqiti​​ ankesë në Gjykatën e Apelit kundër Aktvendimit​​ [PKR.​​ nr.​​ 323/2017]​​ të Gjykatës Themelore, duke pretenduar se,​​ “Gjykata Themelore ka vërtetuar gabimisht pretendimin e paraqitur nga përfaqësuesja e palës së​​ i​​ dëmtuar​​ [A.Sh.],​​ e cila ka cekë se një avokat nuk mund të përfaqësoj dy të pandehur kur pala e dëmtuar është e njëjtë”.​​ 

 

  • ​​ 11​​ janar 2024,​​ Gjykata e Apelit​​ përmes​​ Aktvendimit​​ [PN.​​ nr.​​ 4/2024]​​ refuzoi si të pabazuar ankesën e parashtruesit të kërkesës dhe vërtetoi në tërësi Aktvendimin​​ [PKR.​​ nr.​​ 323/2017]​​ e Gjykatës Themelore.​​ 

 

  • Në arsyetimin e Aktvendimit​​ ​​ Gjykatës​​ ​​ Apelit​​ theksohet:​​ 

 

“Sipas vlerësimit të kësaj Gjykate në aktvendimin e ankimuar, Gjykata e shkallës së parë ka dhënë arsyeshmëri të drejtë​​ […]​​ dispozita e nenit​​ 54​​ par.​​ 1​​ të KPPRK-së përcakton​​ se:​​ 1.​​ Në një procedurë penale mbrojtësi nuk mund të mbrojë dy ose më tepër të pandehur në të​​ njëjtën çështje, pavarësisht se a është bërë veçimi i procedurës apo fazës së procedurës”.

 

Gjykata e Apelit rikujton se kjo dispozitë ligjore është në thelb në funksion të mbrojtjes efektive pa u dëmtuar cilido i pandehur në përfaqësim nga dhënia e ndihmës juridike profesionale, duke qenë se çështjet penale shpesh herë ndërlidhen ndërmjet subjekteve aktive si të bashkëpandehur e rrjedhimisht në mbrojtje efektive ka rëndësi të veçantë bashkëpunimi i mbrojtësit me të pandehurin që e përfaqëson, ky bashkëpunim shpërfaq edhe aspekt të konfidencës ndërmjet mbrojtësit dhe të pandehurit, rrjedhimisht kjo normë parandalon çfarëdo​​ pasiviteti në mbrojtjen efektive​​ e njëkohësisht duke pamundësuar që një mbrojtës të përfaqësoj më shumë se një të​​ pandehur pavarësisht procedurës penale të bashkuar apo të veçuar, kjo e bënë të pandehurin më të pacenueshëm dhe me siguri më të lartë juridike pa mëdyshje në bashkëpunimin e ndërtimit të strategjisë së mbrojtjes”.​​ 

 

  • Në​​ një​​ datë​​ të​​ paspecifikuar, kundër Aktvendimit​​ [PKR.​​ nr.​​ 323/2017]​​ të Gjykatës Themelore dhe Aktvendimit​​ [PN.​​ nr.​​ 4/2024]​​ të Gjykatës së Apelit, parashtruesi​​ i kërkesës​​ paraqiti kërkesë për mbrojtje të ligjshmërisë në Gjykatën Supreme, pa i deklaruar​​ bazat​​ ligjore,​​ por​​ me propozimin që “Gjykata Supreme​​ ta aprovojë kërkesën dhe vendimet të anulohen dhe çështja të kthehet në rivendosje”.

 

  • ​​ 6​​ shkurt​​ 2024,​​ Gjykata Supreme​​ përmes​​ Aktvendimit​​ [PML.​​ nr.​​ 63/2024]​​ e hodhi poshtë si të​​ palejueshme​​ kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë të paraqitur nga parashtruesi i kërkesës.​​ 

 

  • Në arsyetimin e Aktvendimit të saj, Gjykata Supreme theksoi:​​ 

 

“Sipas dispozitës së nenit​​ 432​​ par.​​ 1​​ të KPP kërkesa për mbrojtje të ligjshmërisë mund të paraqitet vetëm kundër vendimit gjyqësor të formës së prerë ose kundër procedurës gjyqësore e cila i ka paraprirë marrjes së vendimit të tillë, pas përfundimit të procedurës penale në formë të prerë në rast të shkeljes së ligjit penal, në rast të shkeljeve esenciale të dispozitave të procedurës penale nga neni​​ 384​​ par.​​ 1​​ i këtij kodi ose në rast të shkeljeve tjera të procedurës penale kur shkeljet e tilla kanë ndikuar në ligjshmërisë mund të paraqitet, gjatë procedurës penale e cila nuk ka përfunduar në formë të prerë, vetëm kundër vendimeve të formës së prerë lidhur me caktimin, vazhdimin ose ndërprerjen e paraburgimit.​​ 

 

Në rastin konkret bëhet​​ fjalë​​ për vendim me të​​ cilin është refuzuar përfaqësimi i avokatit në​​ një çështje penale, i cili vendim është vërtetuar nga gjykata e shkallës së​​ dyte, pra, vendimet kundër të​​ cilave​​ është​​ paraqitur kërkesa nuk​​ janë​​ vendime me të​​ cilat ka përfunduar procedura penale, e nuk kanë​​ të​​ bëjnë​​ as me​​ çështjen e paraburgimit, prandaj kjo gjykatë​​ vlerëson se kërkesa​​ është​​ e papranueshme”.​​ ​​ 

 

Pretendimet e parashtruesit të kërkesës​​ 

 

  • Parashtruesi i kërkesës pretendon se​​ përmes aktvendimeve të gjykatave të rregullta​​ i janë shkelur të drejtat e tij,​​ të garantuara me nenet​​ 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm], 32 [E Drejta për Mjete Juridike]​​ dhe​​ 54 [Mbrojtja Gjyqësore e të Drejtave]​​ të Kushtetutës në lidhje me nenin​​ 6 (E drejta për një proces të rregullt)​​ dhe​​ 13 (E drejta për zgjidhje efektive)​​ të​​ KEDNJ-së.

 

Pretendimet për shkelje​​ ​​ nenit​​ 31​​ të Kushtetutës në lidhje me nenin​​ 6​​ ​​ ​​ KEDNJ-së​​ 

 

  • Përkitazi me​​ pretendimet​​ për shkelje të së drejtës për gjykim të drejtë dhe të paanshëm, parashtruesi i kërkesës thekson se,​​ Është parim fundamental i drejtësisë dhe i së drejtës së garantuar me nenin 31 të Kushtetutës dhe nenin​​ 6​​ të KEDNJ-së, që çështja të gjykohet drejtë dhe në afat të arsyeshëm. Ky parim dhe obligim kushtetues dhe ligjor është shkelur rëndë fillimisht me aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, më pastaj Gjykatës së Apelit dhe së fundi me Aktgjykimin e Gjykatës Supreme të Kosovës.​​ Sipas dispozitave ligjore të ligjeve të aplikuar në Republikën e Kosovës, çështjen e përfaqësimit – mbrojtjen efikase të palëve në procedurë penale nga Neni​​ 52​​ i KPPRK-së. E drejta e të pandehurit për të pasur mbrojtës:​​ 1.​​ I dyshuari dhe i pandehuri kanë të drejtë të kenë mbrojtës gjatë gjithë fazave të procedurës penale.​​ 2. Para çdo marrjeje në pyetje të të dyshuarit ose të pandehurit, policia ose organi tjetër kompetent, prokurori i shtetit, gjyqtari i procedurës paraprake, gjyqtari i vetëm gjykues ose​​ kryetari i trupit gjykues udhëzon të dyshuarin ose të pandehurin për të drejtën e tij në angazhimin e mbrojtësit dhe që mbrojtësi mund të jetë prezent gjatë marrjes së tij në pyetje”.

​​ 

  • Për më tepër, parashtruesi i kërkesës pretendon se Gjykata e Apelit, duke mos ndryshuar dispozitivin e aktvendimit të shkallës së parë, ka vepruar në kundërshtim të plotë me dispozitat ligjore të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës dhe se gjykata e shkallës së dytë nuk ka marrë fare parasysh shkeljet procedurale dhe materiale të cilat i ka bërë shkalla e parë në dëm të parashtruesit të kërkesës, por vetëm e refuzon ankesën e mbrojtësit të të akuzuarit si të pabazuar dhe vërteton aktvendimin e shkallës së parë.​​ ​​ 

 

  • Parashtruesi i kërkesës gjithashtu shton se,​​ edhe Gjykata Supreme shkeli të drejtën për gjykim të drejtë, sepse ai përmes kërkesës për mbrojtje të ligjshmërisë kishte kërkuar që Gjykata Supreme të konstatojë se Gjykata e Apelit, si gjykatë e shkallës së dytë fare gabimisht ka shqyrtuar dispozitat ligjore nga neni​​ 54​​ të KPPRK-së, gjë që ajo nuk e bëri. Ajo e hudh si të pa pranueshme kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë dhe në asnjë paragraf nuk​​ i​​ ka shqyrtuar pretendimet e parashtruesit të kërkesës....​​ 

 

  • Në mbështetje të shkeljes së nenit​​ 32 [E Drejta për Mjete Juridike],​​ parashtruesi i kërkesës në një paragraf pretendon se, “Secili person ka të drejtë të përdorë mjetet juridike kundër vendimeve gjyqësore dhe administrative të cilat cenojnë të drejtat ose interesat e saj/tij në mënyrën e përcaktuar me ligj”.​​ ​​ 

 

  • Gjithashtu, parashtruesi i kërkesës edhe shkeljen e pretenduar të nenit​​ 54 (Mbrojtja Gjyqësore e të Drejtave)​​ e shpjegon me një deklaratë se, “Çdokush gëzon të drejtën e mbrojtjes gjyqësore në rast të shkeljes ose mohimit të ndonjë të drejtë të garantuar me këtë Kushtetutë ose me ligj, si dhe të drejtën në mjete efektive ligjore nëse konstatohet se një e drejtë e tillë është shkelur”.

 

  • Parashtruesi i kërkesës kërkon nga Gjykata​​ të shpallë se kërkesa është e pranueshme, të konstatojë se Gjykata Supreme përmes Aktvendimit​​ [PML.​​ nr.​​ 63/2024]​​ të​​ 6​​ shkurtit​​ 2024, shkeli të drejtën​​ për​​ gjykim të​​ drejtë dhe të​​ paanshëm​​ të garantuar me nenin 31​​ të Kushtetutës dhe nenin​​ 6​​ të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, si dhe të drejtën për mjete efektive​​ juridike​​ të garantuar me nenin 32​​ të Kushtetutës dhe nenin​​ 13​​ të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, si dhe të shpallë të pavlefshëm Aktvendimin​​ [PML.​​ nr. 63/2021]​​ e​​ Gjykatës Supreme të Kosovës të​​ 6​​ shkurtit​​ 2024. ​​ 

 

Dispozitat përkatëse kushtetuese dhe ligjore​​ 

 

 ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​​​ Dispozitat përkatëse të Kushtetutës​​ ​​ 

 

Neni​​ 31

[E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm]

 

“1.​​ Çdokujt i garantohet mbrojtje e barabartë e të drejtave në procedurë para gjykatave, organeve të tjera shtetërore dhe bartësve të kompetencave publike.

2.​​ Çdokush gëzon të drejtën për shqyrtim publik të drejtë dhe të paanshëm lidhur me vendimet për të drejtat dhe obligimet ose për cilëndo akuzë penale që ngrihet kundër saj/tij brenda një afati të arsyeshëm, nga një gjykatë e pavarur dhe e paanshme, e themeluar me ligj”.

 

 

 

 

 

Neni​​ 32

​​ [E Drejta për Mjete Juridike]​​ 

 

Secili person ka të drejtë të përdorë mjetet juridike kundër vendimeve gjyqësore dhe administrative të cilat cenojnë të drejtat ose interesat e saj/tij në mënyrën e përcaktuar me ligj.

 

Neni​​ 54

[Mbrojtja Gjyqësore e të Drejtave]​​ 

 

Çdokush gëzon të drejtën e mbrojtjes gjyqësore në rast të shkeljes ose mohimit të ndonjë të drejte të garantuar me këtë Kushtetutë ose me ligj, si dhe të drejtën në mjete efektive ligjore nëse konstatohet se një e drejtë e tillë është shkelur”.​​ 

 

Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut​​ 

 

Neni​​ 6

(E drejta për një proces të rregullt)

 

1.​​ Çdo person ka të drejtë që çështja e tij të dëgjohet drejtësisht, publikisht dhe brenda një afati të arsyeshëm nga një gjykatë e pavarur dhe e paanshme, e krijuar me ligj, e cila do të vendosë si për mosmarrëveshjet në lidhje me të drejtat dhe detyrimet e tij të natyrës civile, ashtu edhe për bazueshmërinë e çdo akuze penale në ngarkim të tij. Vendimi duhet të jepet publikisht, por prania në sallën e gjykatës mund t’i ndalohet shtypit dhe publikut gjatë tërë procesit ose gjatë një pjese të tij, në interes të moralit, të rendit publik ose sigurisë kombëtare në një shoqëri demokratike, kur kjo kërkohet nga interesat e të miturve ose mbrojtja e jetës private të palëve në proces ose në shkallën që çmohet tepër e nevojshme nga gjykata, kur në rrethana të veçanta publiciteti do të dëmtonte interesat e drejtësisë.

[...]

3.​​ Çdo i akuzuar për një vepër penale ka të drejtat minimale të mëposhtme:​​ 

[...]

c)​​ të mbrohet vetë ose të ndihmohet nga një mbrojtës i zgjedhur prej tij, ose në qoftë se ai nuk ka mjete të mjaftueshme për të shpërblyer mbrojtësin, t’i mundësohet ndihma ligjore falas kur këtë e kërkojnë interesat e drejtësisë.​​ 

[...]”.​​ 

 

Neni​​ 13

(E drejta për zgjidhje efektive)

 

Çdokush, të cilit i janë shkelur të drejtat dhe liritë e përcaktuara në këtë Konventë, ka të drejtën e një zgjidhjeje efektive para një organi kombëtar, pavarësisht se shkelja është kryer nga persona që veprojnë në përmbushje të funksioneve të tyre zyrtare”.

 

KODI​​ NR.​​ 08/L-032​​ I PROCEDURËS PENALE​​ 

 

KAPITULLI​​ V​​ 

 

MBROJTËSI​​ 

 

Neni​​ 52​​ 

E drejta e të pandehurit për të pasur mbrojtës

 

  • “I dyshuari dhe i pandehuri kanë të drejtë të kenë mbrojtës gjatë gjithë fazave të procedurës penale”.​​ 

[...]​​ 

 

Neni​​ 54​​ 

Kufizimet në përfaqësim nga mbrojtësi

 

  • “Në një procedurë penale mbrojtësi nuk mund të mbrojë dy ose më tepër të pandehur në të njëjtën çështje, pavarësisht se a është bërë veçimi i procedurës apo fazës së procedurës. Një mbrojtës nuk mund të përfaqësoj personin juridik dhe personin fizik në të njëjtin rast, përveç nëse personi fizik është i vetmi person që ka në pronësi, menaxhon dhe është i punësuar nga personi juridik.

  • I pandehuri mund të ketë deri në tre (3) mbrojtës dhe e drejta për mbrojtje konsiderohet se është përmbushur kur në procedurë merr pjesë njëri nga mbrojtësit.

 

[...]”

 

C.​​ Kërkesa për mbrojtjen e ligjshmërisë

 

Neni​​ 432​​ 

Arsyet për paraqitje së kërkesës për mbrojtje të ligjshmërisë

 

1.​​ Kundër vendimit gjyqësor të formës së prerë ose kundër procedurës gjyqësore e cila i ka paraprirë marrjes së vendimit të tillë, pas përfundimit të procedurës penale në formë të prerë mund të paraqitet kërkesë për mbrojtjen e ligjshmërisë në rastet vijuese:

 

1.1.​​ në rast të shkeljes së ligjit penal;​​ 

1.2.​​ në rast të shkeljes esenciale të dispozitave të procedurës penale nga neni 384, paragrafit 1 i këtij Kodi; ose

​​ 1.3.​​ në rast të shkeljeve të tjera të dispozitave të procedurës penale kur shkeljet e tilla kanë ndikuar në ligjshmërinë e vendimit gjyqësor.

 

[…]“

 

Vlerësimi i pranueshmërisë së kërkesës​​ 

 

  • Gjykata së pari vlerëson nëse parashtruesi i kërkesës i ka përmbushur kriteret e pranueshmërisë, të përcaktuara me Kushtetutë, të parashikuara me Ligj dhe të specifikuara më tej me Rregullore të punës.​​ ​​ 

 

  • Në këtë drejtim, Gjykata fillimisht i referohet paragrafëve​​ 1​​ dhe​​ 7​​ të nenit​​ 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara]​​ të Kushtetutës, në lidhje me nenin​​ 4​​ të nenit​​ 21​​ ​​ [Parimet e Përgjithshme]​​ të Kushtetutës, që përcaktojnë:​​ ​​ 

 

Neni​​ 113

[Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara]

 

1.​​ Gjykata Kushtetuese vendos vetëm për rastet e ngritura para gjykatës në mënyrë ligjore nga pala e autorizuar.

[...]

7.​​ Individët janë të autorizuar të ngrenë shkeljet nga autoritetet publike të të drejtave dhe lirive të tyre individuale, të garantuara me Kushtetutë, mirëpo vetëm pasi të kenë shteruar të gjitha mjetet juridike të përcaktuara me ligj”.​​ 

[...]

 

  • Gjykata në vazhdim shqyrton nëse parashtruesi i kërkesës i ka përmbushur kriteret e pranueshmërisë, siç përcaktohen​​ më tej në Ligj, përkatësisht në nenet 47, 48​​ dhe​​ 49​​ të Ligjit, që parashikojnë:​​ ​​ 

 

Neni​​ 47

(Kërkesa individuale)

 

“1.​​ Çdo individ ka të drejtë të kërkojë nga Gjykata Kushtetuese mbrojtje juridike në rast se pretendon se të drejtat dhe liritë e tija individuale të garantuara me Kushtetutë janë shkelur nga ndonjë autoritet publik.​​ 

2. Individi mund ta ngritë kërkesën në fjalë vetëm pasi që të ketë shteruar të gjitha mjetet juridike të përcaktuara me ligj”.​​ 

 

Neni​​ 48

(Saktësimi i kërkesës)

 

Parashtruesi i kërkesës ka për detyrë që në kërkesën e tij të qartësoj saktësisht se cilat të drejta dhe liri pretendon se i janë cenuar dhe cili është akti konkret i autoritetit publik të cilin parashtruesi dëshiron ta kontestoj”.​​ 

 

Neni​​ 49

(Afatet)

 

Kërkesa parashtrohet brenda afatit prej katër (4) muajve. Afati fillon të ecë që nga dita kur parashtruesit i është dorëzuar vendimi gjyqësor.​​ Në të gjitha rastet e tjera, afati fillon të ecë në ditën kur vendimi ose akti është shpallur publikisht...”.​​ 

 

  • Përkitazi me përmbushjen e kritereve të lartcekura, Gjykata vlerëson se parashtruesi ​​ i kërkesës është palë e autorizuar, në kuptim të nenit​​ 113.7​​ të Kushtetutës;​​ konteston kushtetutshmërinë e një akti të një autoriteti publik, përkatësisht Aktvendimin​​ [P.M.L.​​ nr.​​ 63/2024]​​ e 6 shkurtit 2024 të Gjykatës Supreme të Kosovës;​​ pasi​​ i ka shteruar të gjitha mjetet juridike në dispozicion, sipas nenit​​ 113.7​​ të Kushtetutës dhe nenit​​ 47.2​​ të Ligjit;​​ ka specifikuar të drejtat e garantuara me Kushtetutë, të cilat pretendon se i janë shkelur, në pajtim me kërkesat e nenit​​ 48​​ të Ligjit;​​ dhe​​ kërkesën e ka​​ parashtruar brenda afatit ligjor prej​​ 4 (katër)​​ muajve, siç parashihet me nenin​​ 49​​ ​​ Ligjit.​​ 

 

  • Përveç kësaj,​​ Gjykata shqyrton nëse parashtruesi i kërkesës i ka përmbushur kriteret e pranueshmërisë të përcaktuara në paragrafin​​ (2)​​ të rregullit​​ 34 [Kriteret e pranueshmërisë]​​ të Rregullores së punës. Paragrafi​​ 2​​ i rregullit​​ 34​​ të Rregullores së punës përcakton kriteret në bazë të së cilave Gjykata mund të shqyrtojë kërkesën, duke përfshirë kriterin që kërkesa të mos jetë qartazi e pabazuar.​​ Konkretisht, paragrafi​​ 2​​ i rregullit​​ 34​​ të Rregullores së punës përcakton që:​​ 

 

Rregulli​​ 34

(Kriteret e pranueshmërisë)

 

(2)​​ Gjykata mund ta konsiderojë​​ kërkesën të​​ papranueshme nëse​​ kërkesa​​ është​​ qartazi e pabazuar, kur parashtruesi/ja nuk dëshmon dhe nuk mbështetë​​ në​​ mënyrë​​ të​​ mjaftueshme pretendimin e tij/saj”.​​ 

 

  • Bazuar në praktikën gjyqësore të GJEDNJ-së, por edhe të Gjykatës, një kërkesë mund të shpallet e papranueshme si​​ “qartazi e pabazuar”​​ në tërësinë e saj ose vetëm përkitazi me ndonjë pretendim specifik që një kërkesë mund të ngërthejë. Këto të fundit, bazuar në praktikën gjyqësore të GJEDNJ-së, mund të kategorizohen në katër grupe të veçanta: (i) pretendime që kategorizohen si pretendime​​ “të shkallës së katërt”;​​ (ii) pretendime që kategorizohen me një “mungesë të dukshme ose evidente të shkeljes”; (iii) pretendime​​ “të pambështetura apo të paarsyetuara”,​​ dhe në fund, (iv) pretendime​​ “konfuze dhe të paqarta”​​ (shih, rastet e GJEDNJ-së​​ Kemmachev​​ kundër Francës,​​ aplikimi nr.​​ 17621/91, kategoria (i),​​ Mentzen​​ kundër Lituanisë,​​ aplikimi nr.​​ 71074/01, kategoria (ii)​​ dhe​​ Trofimchuk​​ kundër​​ Ukrainës,​​ aplikimi​​ nr.​​ 4241/03, kategoria (iii)),​​ (shih rastet e Gjykatës,​​ KI04/21, parashtruese​​ Nexhmije Makolli,​​ Aktvendim për papranueshmëri i​​ 12 majit​​ 2021,​​ paragrafi​​ 26;​​ dhe​​ KI175/20, parashtruese​​ Agjencia Kosovare e Privatizimit,​​ Aktvendim për papranueshmëri i​​ 27​​ prillit​​ 2021,​​ paragrafi​​ 37).

 

  • Në kontekst të vlerësimit të pranueshmërisë së kërkesës, përkatësisht, në vlerësimin nëse kërkesa është qartazi e pabazuar në baza kushtetuese, Gjykata fillimisht do të rikujtojë esencën e rastit si dhe pretendimet përkatëse të parashtruesit të kërkesës, në vlerësimin e të cilave, Gjykata do të aplikojë standardet e praktikës gjyqësore të​​ Gjykatës Evropiane për të​​ Drejtat e Njeriut (në​​ tekstin e mëtejmë: GJEDNJ)​​ në harmoni me të cilën, në bazë të nenit​​ 53 [Interpretimi i Dispozitave për të Drejtat e Njeriut]​​ të Kushtetutës, ajo është e detyruar të interpretojë të drejtat dhe liritë themelore të garantuara me Kushtetutë.​​ ​​ 

 

  • Gjykata​​ rikujton se parashtruesi i kërkesës është avokat i cili në një​​ fazë​​ të procedurës penale​​ e​​ përfaqësonte​​ si mbrojtës të​​ akuzuarin​​ G.A, në çështjen penale sipas​​ Aktakuzës​​ [PP/I.​​ nr.​​ 812/2015]​​ ​​ 13​​ tetorit​​ 2017.​​ Përmes​​ Aktvendimit të​​ Gjykatës Themelore, atij i​​ ishte​​ pamundësuar​​ përfaqësimi i të​​ akuzuarit​​ G.A duke konstatuar se,​​ “përfaqësimi i tij i mëtejshëm i personit​​ G.A​​ është në kundërshtim me nenin​​ 54,​​ paragrafin​​ 1​​ të KPPRK-së”.​​ Gjykata konstaton se edhe Gjykata e Apelit në procedurën ankimore i ka mbështetur konkluzionet e Gjykatës Themelore si të drejta dhe të bazuara në dispozitën përkatëse ligjore. Kundër Aktvendimit të Gjykatës së Apelit, parashtruesi​​ kishte​​ paraqitur​​ kërkesë për mbrojtje të ligjshmërisë​​ në​​ Gjykatën Supreme, ku kjo e fundit të​​ njëjtën​​ e hudhi poshtë​​ si të​​ palejueshme.

 

  • Prandaj, Gjykata,​​ rikujton se parashtrues i kërkesës​​ është​​ avokati, të​​ cilit në​​ procedurë​​ penale i​​ është​​ pamundësuar përfaqësimi apo mbrojtja e të​​ akuzuarit G.A.. Parashtruesi i kërkesës, pretendon se në​​ rastin konkret të​​ akuzuarit i janë​​ shkelur​​ e drejta për​​ zgjedhje​​ ​​ mbrojtësit në​​ procedurë​​ penale, dhe në​​ këtë​​ kuptim ai pretendon shkelje​​ ​​ nenit 31 të​​ Kushtetutës, përderisa në​​ lidhje me të, ai pretendon se i janë​​ shkelur të​​ drejta për mjete juridike dhe mbrojtja gjyqësore e të​​ drejtave, të​​ garantuara me nenet 32 dhe 54, respektivisht.​​ 

 

  • ​​ lidhje me të​​ lartcekurat, Gjykata vë​​ ​​ dukje​​ se në​​ kërkesën KI11/24 ka trajtuar​​ çështjen​​ e të​​ drejtës për të​​ zgjedhur mbrojtësin në​​ procedurë​​ penale, e drejtë​​ kjo e garantuar me paragrafin 5 të​​ nenit 30 të​​ Kushtetutës, në​​ ndërlidhje me pikën c) të​​ paragrafit​​ 3 të​​ nenit 6 (E drejta për një​​ proces të​​ rregullt) të​​ KEDNJ-së.​​ Megjithatë, ndryshe nga rrethanat e rastit konkret, parashtrues në​​ kërkesën KI11/24 ishte i pandehuri, të​​ cilit i ishte refuzuar mbrojtja sipas​​ zgjedhjes​​ ​​ tij, për shkak se​​ gjykata e rregullta kishin​​ konstatuar​​ se dy të​​ pandehur në​​ çështjen​​ e​​ njëjtë​​ penale nuk kanë​​ ​​ drejtë​​ ​​ kenë​​ mbrojtësin e njëjtë, ashtu​​ siç​​ përcaktohet në​​ paragrafin 1 të​​ nenit​​ 54 të​​ KPPK-së.​​ 

 

  • Duke​​ iu rikthyer rrethanave të​​ rastit konkret, Gjykata thekson se nuk​​ do t’i​​ vlerësojë​​ të​​ lëshohet në​​ pretendimet e parashtruesit të​​ kërkesës​​ që​​ ndërlidhen me​​ shkeljen e të​​ drejtës për të​​ zgjedhur, për shkak se i akuzuari G.A. nuk​​ është​​ parashtrues para​​ Gjykatës. Në​​ këtë​​ kuptim, Gjykata marrë​​ për bazë​​ procedurën e zhvilluar para gjykatave të​​ rregullta, përkatësisht para Gjykatës Themelore dhe asaj të​​ Apelit si dhe pretendimet e ngritura në​​ kërkesë​​ që​​ ndërlidhen drejtpërdrejtë​​ me parashtruesin e kërkesës në​​ cilësinë​​ e palës së​​ autorizuar, në​​ thelb i​​ referohen​​ të​​ drejtave të​​ tij të​​ garantuar me nenin 49​​ ​​ të​​ Kushtetutës.​​ ​​ Megjithatë, parashtruesi i kërkesës​​ nuk ka arsyetuar dhe ofruar asnjë​​ argument në​​ lidhje me shkeljen e të​​ drejtës, të​​ garantuar me nenin 49 të​​ Kushtetutës. Rrjedhimisht, Gjykata do t,i vlerësojë​​ pretendimet e tij të​​ ngritura në​​ kërkesën e tij në​​ kontekst të​​ neneve 32 dhe 54 të​​ Kushtetutës, si dhe të​​ drejtës së​​ tij për vendim të​​ arsyetuar, të​​ garantuar me nenin 31 të​​ Kushtetutës, në​​ lidhje me neni 6 të​​ KEDNJ-së. ​​ 

 

Pretendimet​​ për shkelje të nenit​​ 31​​ të Kushtetutës në lidhje me nenin​​ 6​​ ​​ KEDNJ-së

 

  • ​​ ndërlidhje me pretendimet e tij, të​​ ngritura në​​ kontekst​​ ​​ nenit 31 të​​ Kushtetutës, në​​ lidhje me nenin 6 të​​ KEDNJ-së, e që​​ i referohen arsyetimit të​​ gjykatave të​​ rregullta, Gjykata vëren se pretendimet e tij ndërlidhen me interpretimin e dispozitave ligjore nga ana e gjykatave të​​ rregullta. Në​​ lidhje me këtë, parashtruesi i kërkesës specifikon se​​ Gjykata Themelore dhe ajo e Apelit kanë vepruar​​ “në kundërshtim të plotë me dispozitat ligjore të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës dhe gjykata e shkallës së dytë fare nuk është marrur me shkeljet procedurale dhe materiale të cilat i ka bërë shkalla e parë”.​​ 

 

  • Në​​ lidhje me të​​ lartcekurat, në​​ kuptim të​​ parimit të​​ subsidiaritetit​​ dhe doktrinës së​​ shkallës së katërt,​​ Gjykata​​ vazhdimisht ka theksuar dallimin në mes të​​ “kushtetutshmërisë”​​ dhe​​ “ligjshmërisë”​​ dhe ka pohuar se nuk është detyrë e saj të merret me gabimet e fakteve ose interpretimin dhe aplikimin e gabuar të ligjit, që pretendohet se janë bërë nga një gjykatë e rregullt, përveç dhe për aq sa gabimet e tilla mund të kenë shkelur të drejtat dhe liritë e mbrojtura me Kushtetutë dhe/ose KEDNJ (shih, ndër të tjera, rastet e Gjykatës​​ KI96/21, parashtrues​​ Xhelal Zherka,​​ Aktvendim për papranueshmëri i​​ 23​​ shtatorit​​ 2021,​​ paragrafi​​ 49;​​ KI145/20, parashtruese​​ Belgjyzar Latifi,​​ Aktvendim për papranueshmëri i​​ 23​​ korrikut​​ 2020, paragrafi​​ 68).​​ Si rrjedhojë, roli i Gjykatës Kushtetuese është të përcaktojë nëse efektet e interpretimit të gjykatave të rregullta janë në përputhje me normat dhe standardet kushtetuese dhe të konstatojë nëse zbatimi i ligjit ka rezultuar me përfundime arbitrare që kanë rezultuar me cenimin e të drejtave dhe lirive themelore të parashikuara me Kushtetutë.

 

  • Gjykata, pas shqyrtimit të gjendjes faktike të rastit konkret, shkresave të lëndës, si dhe aktvendimeve të Gjykatës Themelore dhe​​ Gjykatës​​ së Apelit, vëren se qëndron fakti i parashtruesit të kërkesës se Gjykata Themelore dhe​​ ajo​​ e Apelit i​​ kanë bazuar​​ përfundimet e tyre për pamundësinë e tij për të mbrojtur një person të caktuar në procedurën gjyqësore në nenin 54 paragrafin 1 të KPPK-së. Megjithatë, duke shqyrtuar më konkretisht arsyetimin e Aktvendimit të Gjykatës Themelore, Gjykata konstaton se vendimi, të cilin Gjykata Themelore e bazoi në nenin​​ 54​​ paragrafin​​ 1​​ të KPPK-së, nuk​​ është nxjerrë​​ vetëm në bazë të kërkesës së mbrojtësit të palës së dëmtuar në procedurën penale, i cili kërkoi nga Gjykata Themelore​​ të vërtetojë,​​ a mundet një mbrojtës i njëjtë të përfaqësojë dy palë kur​​ pala e dëmtuar​​ është​​ e​​ njëjtë”,​​ por edhe në bazë të arsyetimit të detajuar të prokurorit, të cilit​​ i është kërkuar nga​​ Gjykata Themelore​​ të sqarojë në mënyrë të hollësishme lidhjet ndërmjet shkakut dhe pasojës dhe thelbin e rasteve të referuara nga mbrojtësi i palës së paditur, si dhe korrelacionin e parashtruesit të kërkesës në të dyja çështjet penale në të cilat ai paraqitet si mbrojtës i të pandehurve.​​ 

 

  • Pikërisht në mbështetje të kësaj, Gjykata vëren se prokurori kompetent ka​​ ofruar​​ arsyetime të cilat kanë mjaftuar për Gjykatën Themelore t’i referohet nenit​​ 54,​​ paragrafit​​ 1​​ të KPP-së, duke konstatuar se përkundër faktit se këtu kemi dy procedura​​ gjyqësore të pavarura dhe të​​ veçuara,​​ “kemi të bëjmë me një rast të njëjtë penal, e që dispozita e nenit​​ 54​​ par.​​ 1​​ të KPPRK-së, përcakton​​ se:​​ 1.​​ Në një procedurë penale​​ nuk mund të mbrojë dy apo më tepër të pandehur në të njëjtën çështje penale,​​ pavarësisht se a është bërë​​ veçimi i procedurës apo fazës së procedurës”.​​ Prandaj, Gjykata Themelore konkludoi se në rastin konkret kemi të bëjmë me​​ një​​ çështje të njëjtë penale dhe​​ me të njëjtin të dëmtuar, në të cilën ndalohet që një mbrojtës në një situatë të tillë t’i përfaqësojë dy të pandehur, duke përmbushur​​ kështu kushtet për zbatimin e kufizimeve të nenit 54 paragrafit 1 të KPP-së.​​ ​​ ​​ 

 

  • Gjykata, në bazë të sqarimeve të lartpërmendura, konsideron se parashtruesi i kërkesës thjeshtë është i pakënaqur me rezultatin e procedurës pranë gjykatave të rregulla, megjithatë, pakënaqësia e tij nuk mund vetvetiu të ngrejë pretendim të argumentueshëm për shkeljen e të drejtave dhe lirive themelore të garantuara me Kushtetutë​​ (shih,​​ rastin​​ e GJEDNJ-së​​ Mezotur-Tiszazugi Tarsulat​​ kundër Hungarisë,​​ kërkesa nr.​​ 5503/02,​​ Aktgjykim i​​ 26​​ korrikut​​ 2005,​​ paragrafi​​ 21).

 

  • Prandaj, Gjykata konsideron se parashtruesi i kërkesës nuk dëshmon dhe nuk mbështet në mënyrë të mjaftueshme pretendimin e tij se gjykatat e rregullta mund të​​ kenë​​ zbatuar​​ dispozitën e lartpërmendur të KPP-së​​ në mënyrë të gabuar, dhe rrjedhimisht pretendimet e tij për interpretimin dhe​​ zbatimin​​ e gabuar të ligjit të aplikueshëm, kualifikohen si pretendime​​ që bien në kategorinë e “shkallës së katërt”​​ dhe si të tilla, reflektojnë pretendime në nivel të​​ “ligjshmërisë”​​ dhe nuk janë argumentuar në nivel të “kushtetutshmërisë.​​ Për pasojë, të njëjtat janë qartazi të pabazuara në baza kushtetuese, siç është përcaktuar përmes paragrafit​​ (2)​​ të rregullit​​ 34​​ të Rregullores së punës.​​ ​​ 

 

  • Për më tepër, Gjykata vëren se parashtruesi i kërkesës e ndërlidhë​​ shkeljen e nenit 31 të Kushtetutës në lidhje me nenin 6 të KEDNJ-së, me Aktvendimin e Gjykatës Supreme, duke konsideruar se Gjykata Supreme në​​ kontekst të​​ kërkesës​​ për mbrojtje të ligjshmërisë nuk e ka trajtuar​​ çështjen​​ e​​ zbatimit të​​ gabuar të paragrafit 1 të nenit 54 të KPPK-së.​​ Megjithatë, Gjykata rikujton se kërkesa e tij për​​ mbrojtje​​ të​​ ligjshmërisë​​ e parashtruar në​​ Gjykatën Supreme ishte hudhur poshtë​​ si e​​ palejueshme​​ për shkak​​ se nuk kishte plotësuar kushtet e parapara me paragrafin 1 të​​ nenit​​ 432​​ të KPPK-së.​​ ​​ 

 

  • Për rrjedhojë, Gjykata vlerëson se edhe pretendimet e parashtruesit të kërkesës për shkelje të nenit 31 të Kushtetutës në lidhje me nenin 6 të KEDNJ-së​​ e që​​ ndërlidhen me Aktvendimin e kontestuar të​​ Gjykatës Supreme​​ ​​ janë pretendime​​ që kualifikohen si pretendime​​ të kategorisë​​ (ii)​​ që karakterizohen me një​​ “mungesë të dukshme ose evidente të shkeljes”.​​ ​​ Për pasojë, të njëjtat janë qartazi të pabazuara në baza kushtetuese, siç përcaktohet përmes paragrafit​​ (2)​​ të rregullit​​ 34​​ të Rregullores së punës.​​ 

 

Pretendimet​​ për shkelje të nenit 32 të Kushtetutës në lidhje me nenin 13 të KEDNJ-së

 

  • Për sa i përket pretendimeve për shkelje të nenit 32 të Kushtetutës në lidhje me nenin 13 të KEDNJ-së, Gjykata konstaton se parashtruesi i kërkesës e arsyeton këtë shkelje me pretendimin se​​ Secili person ka të drejtë të përdorë mjetet juridike kundër vendimeve gjyqësore dhe administrative të cilat cenojnë të drejtat ose interesat e saj/tij në mënyrën e përcaktuar me ligj, që është në pajtim me nenin​​ 32​​ të Kushtetutës dhe nenin​​ 13​​ të​​ KEDNJ-së”.​​ 

 

  • Në mbështetje të kësaj, Gjykata thekson se pretendimi i parashtruesit të kërkesës se GJEDNJ në praktikën e saj ka përcaktuar parimet dhe kriteret në​​ lidhje me të​​ drejtën​​ ​​ për mjete efektive juridike, të​​ garantuar me nenin 13 të​​ KEDNJ-së.​​ Për më tepër,​​ Gjykata rikujton se edhe Gjykata Kushtetuese, duke​​ u​​ bazuar në praktikën gjyqësore të GJEDNJ-së, ka theksuar se neni 32 i Kushtetutës në ndërlidhje me nenin 13 të KEDNJ-së, garanton qasjen në mjete juridike për të adresuar pretendimet për shkeljen e të drejtave dhe lirive, në çfarëdo forme që ato mund të kenë ndodhur​​ (shih,​​ rastet e Gjykatës​​ KI86/18,​​ me parashtruese​​ Slavica​​ Đorđević,​​ Aktgjykim i​​ 3​​ shkurtit​​ 2021,​​ paragrafët​​ 124-125;​​ shih​​ gjithashtu​​ rastin​​ e GJEDNJ-së​​ Boyle​​ dhe​​ Rice​​ kundër Mbretërisë së Bashkuar,​​ nr. 9659/82, 9658 /82,​​ Aktgjykim i 27​​ prillit​​ 1988, paragrafi​​ 52).​​ 

 

  • Gjykata gjithashtu rikujton se neni 32 [E Drejta për Mjete Juridike] i Kushtetutës në lidhje me nenin 13 të KEDNJ-së, garanton të drejtën për të përdorur mjet juridik kundër vendimeve gjyqësore dhe administrative të cilat cenojnë të drejtat e garantuara në mënyrën e përcaktuar me ligj; (i) të drejtën në mjete efektive ligjore nëse konstatohet se një e drejtë është shkelur; dhe (ii) të drejtën për një zgjidhje efektive nëse është shkelur një e drejtë e garantuar me Kushtetutë dhe me KEDNJ (shih, në mënyrë analoge, rastin e GJEDNJ-së​​ Boyle Rice kundër Mbretërisë së Bashkuar,​​ Aktgjykim i 27 prillit 1998, paragrafi 52).​​ Në vijim, Gjykata duke iu referuar qëndrimit të GJEDNJ-së vëren se kjo e fundit ka vënë në pah se neni 13 duhet të jetë​​ “efektiv”​​ si në praktikë ashtu edhe në ligj (shih,​​ rastin e GJEDNJ-së​​ Ilhan kundër Turqisë,​​ Aktgjykim i 27 qershorit 2000) dhe se​​ “efektiviteti i mjetit juridik”, në kuptim të nenit 13 të KEDNJ-së, nuk është i kushtëzuar me garancinë për një zgjidhje të favorshme për parashtruesin e kërkesës (shih,​​ rastin e GJEDNJ-së​​ Kudla kundër Polonisë,​​ nr. 30210/96, Aktgjykim i 26 tetorit 2000, paragrafi 157).

 

  • Në​​ kuptim, të​​ procedurës së​​ ndjekur,​​ Gjykata vëren se parashtruesi i kërkesës, në procedurën e mbrojtjes së të drejtave të tij,​​ parashtruesi i kërkesës ka paraqitur ankesë në Gjykatën e Apelit kundër Aktvendimit të Gjykatës Themelore, duke përdorur kështu mjetin juridik të përcaktuar me ligj. ​​ Megjithatë,​​ sa i përket mjetit juridik, atij të​​ kërkesës për mbrojtje të​​ ligjshmërisë​​ të​​ paraqitur në​​ Gjykatën​​ Supreme, Gjykata thekson se neni​​ 432,​​ paragrafi​​ 1​​ i KPPK-​​ së, përcakton​​ qartë​​ se​​ kur mund të përdoret ky mjet juridik,​​ përkatësisht​​ cilat janë vendimet gjyqësore​​ dhe shkeljet ndaj të cilave mund të përdoret.​​ Për pasojë, Gjykata thekson se vetë fakti se parashtruesi i kërkesës nuk i ka përmbushur kushtet​​ formale​​ për​​ paraqitjen e këtij​​ mjeti juridik nuk e bën​​ këtë mjet, si​​ jo-efektiv.​​ 

 

  • Rrjedhimisht, Gjykata​​ konstaton se pretendimet e parashtruesit të kërkesës që ndërlidhen me shkelje të të drejtave të tij, të garantuara me nenet 32 dhe 54 të Kushtetutës, në ndërlidhje me nenin 13 të KEDNJ-së janë hyjnë në kategorinë e pretendimeve të​​ kategorisë​​ ​​ që karakterizohen me një​​ mungesë të dukshme ose evidente të shkeljes,​​ dhe si të tilla duhet të shpallen të papranueshme si​​ qartazi të pabazuara në baza kushtetuese, në pajtim me paragrafin​​ (2)​​ të rregullit 34 të Rregullores së punës.​​ 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

PËR KËTO ARSYE​​ 

 

Gjykata Kushtetuese, në pajtim me paragrafin​​ 7​​ të nenit​​ 113​​ të Kushtetutës, nenet​​ 20​​ dhe​​ 47​​ të Ligjit dhe në pajtim me rregullat​​ 34 (2)​​ dhe​​ 48 (1) (b)​​ të Rregullores së punës, më​​ 30.tetor​​ 2024,​​ njëzëri,

 

VENDOS​​ 

 

  • TË DEKLAROJË ​​ kërkesën të papranueshme;​​ 

 

  • T’UA KUMTOJË këtë Aktvendim palëve;

 

  • TË PUBLIKOJË këtë Aktvendim në Gazetën Zyrtare, në pajtim me paragrafin​​ 4​​ të nenit​​ 20​​ të Ligjit;

 

  • Ky Aktvendim hyn në fuqi në ditën e shpalljes në Gazetën Zyrtare, në pajtim me paragrafin​​ 5​​ të nenit​​ 20​​ të Ligjit.​​ 

 

 

 

 

 

Gjyqtari raportues​​ Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese​​ 

 

 

 

Safet Hoxha ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​​​ Gresa Caka-Nimani​​ 

1

Parashtruesit:

Isa Salihi

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesa është qartazi e pabazuar

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Penale