Vendim

Vlerësim i kushtetutshmërisë së aktit të paspecifikuar të autoritetit publik

Nr. të lëndës KI169/22

Parashtruesit: Erxhan Ajeti

Shkarko:

 

 

 

 

 

 

 

 

Prishtinë, më 29​​ shtator 2023

Nr.ref.: RK 2274/23

 

 

 

 

 

VENDIM PËR REFUZIM​​ TË KËRKESËS

 

 

rastin nr.​​ KI169/22

 

Parashtrues

 

Erxhan Ajeti

 

 

Vlerësim i kushtetutshmërisë

së​​ aktit të paspecifikuar të autoritetit publik

 

 

GJYKATA KUSHTETUESE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS

 

 

e përbërë nga:

 

Gresa Caka-Nimani, kryetare

Bajram Ljatifi, zëvendëskryetar

Selvete Gërxhaliu-Krasniqi, gjyqtare

Safet Hoxha, gjyqtar

Radomir Laban, gjyqtar

Remzie Istrefi-Peci, gjyqtare​​ 

Nexhmi Rexhepi, gjyqtar dhe

Enver Peci, gjyqtar

 

 

Parashtruesi i kërkesës

 

  • Kërkesa është dorëzuar nga​​ Erxhan Ajeti​​ nga Komuna e​​ Prishtinës​​ (në tekstin e mëtejmë: parashtruesi i kërkesës).

 

 

Vendimi i kontestuar

 

  • Parashtruesi i kërkesës​​ nuk specifikon se cilin akt konkret të autoritetit publik e konteston para Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Gjykata Kushtetuese).​​ 

 

Objekti i çështjes​​ 

 

  • Objekt​​ i çështjes​​ është​​ vlerësimi i kushtetutshmërisë së​​ aktit të paspecifikuar të autoritetit publik.​​ 

 

  • Parashtruesi i kërkesës nuk ka qartësuar saktësisht se cilat të drejta dhe liri themelore të garantuara me Kushtetutë i janë cenuar përmes​​ ndonjë akti​​ të kontestuar.

 

Baza juridike​​ 

 

  • Kërkesa bazohet në paragrafët 1 dhe 7 të nenit 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës, në nenet 22 (Procedimi i kërkesës) dhe 47 (Kërkesa individuale) të Ligjit nr. 03/L-121 për Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Ligji) dhe në rregullin​​ 25​​ (Parashtrimi i kërkesave dhe përgjigjeve) të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Rregullorja e punës).​​ 

 

  • Me 7 korrik 2023, Rregullorja e punës së Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës Nr. 01/2023, u publikua në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës dhe hyri ne fuqi 15 ditë pas publikimit te saj. Rrjedhimisht gjatë shqyrtimit të kërkesës, Gjykata Kushtetuese i referohet dispozitave të Rregullores së lartcekur.​​ Lidhur me këtë,​​ konform Rregullit 78 (Dispozitat kalimtare) të Rregullores së punës Nr. 01/2023, përjashtimisht, dispozita të caktuara të Rregullores së punës Nr. 01/2018, do të vazhdojnë të zbatohen në lëndët e regjistruara në Gjykatë përpara shfuqizimit të saj, vetëm nëse dhe për aq sa janë më të favorshme për palët.

 

Procedura​​ në Gjykatën Kushtetuese

 

  • Më​​ 7 nëntor 2022, Gjykata pranoi kërkesën e parashtruesit të kërkesës të cilën e kishte dorëzuar në postë më​​ 4 nëntor 2022.

 

  • ​​ 14 nëntor 2022, Kryetarja e Gjykatës​​ përmes Vendimit [Nr.GJR.KI169/22]​​ caktoi gjyqtarin​​ Nexhmi Rexhepi​​ gjyqtar raportues​​ dhe Kolegjin shqyrtues, të përbërë nga gjyqtarët:​​ Gresa Caka Nimani​​ (kryesues),​​ Safet Hoxha​​ dhe​​ Radomir Laban​​ (anëtarë).

 

  • Më​​ 16 nëntor 2022, Gjykata e njoftoi parashtruesin e kërkesës për regjistrimin e kërkesës dhe kërkoi nga ai që të plotësojë kërkesën me dokumentet dhe informatat si në vijim:​​ (i)​​ të plotësojë formularin e kërkesës;​​ (ii)​​ të specifikoni se cilin vendim të autoritetit publik e kontestoni;​​ (iii)​​ të cekni cilat të drejta dhe liri pretendoni se u janë cenuar; dhe (iv) të bashkëngjitni vendimin të cilin e kontestoni së bashku me vendimet apo dokumentet tjera që kanë të bëjnë me kërkesën.

 

  • ​​ 24 dhe 25 nëntor 2022,​​ parashtruesi i kërkesës​​ dorëzoi në Gjykatë​​ disa dokumente, mirëpo nuk​​ dorëzoi formularin e kërkesës,​​ si​​ dhe nuk qartësoi dhe​​ nuk​​ plotësoi kërkesën e tij.​​ 

 

  • Më 1 dhjetor 2022, Gjykata i dërgoi sërish shkresë parashtruesit të kërkesës dhe kërkoi nga ai: (i) të plotësojë formularin e kërkesës; (ii) të specifikoi se cilin​​ akt​​ të autoritetit publik e konteston; (iii) të​​ specifikoj​​ cilat të drejta dhe liri pretendon se​​ i​​ janë cenuar;​​ dhe (iv) të bashkangjes​​ vendimin​​ e kontestuar​​ së bashku me vendimet apo dokumentet tjera që kanë të bëjnë me kërkesën.​​ 

 

  • Më 15 dhjetor 2022, pasi që shkresa e dërguar me postë nuk ishte pranuar nga parashtruesi i kërkesës, Gjykata ia dërgoi shkresën parashtruesit të kërkesës përmes e-mailit zyrtar të Gjykatës.

 

  • Më 16 dhjetor 2022, gjyqtari Enver Peci dha betimin para Presidentes së Republikës së Kosovës, me ç’ rast filloi mandati i tij në Gjykatë.

 

  • Më 20 dhjetor​​ 2022,​​ Gjykata​​ përmes e-mailit zyrtar,​​ pranoi përgjigje nga parashtruesi i kërkesës, i cili ndër të tjera theksoi​​ “ Meqenëse shëndeti im nuk është mire dhe nuk ndjehem mire dhe ne anën tjetër padrejtësitë po vazhdojnë e po vazhdojnë e nuk po kane te ndalur! Ju njoftoj se për momentin nuk jam ne mundësi te ju dërgoj momentalisht informacione konkrete ! Por këto informacione te kërkuara janë te shënuara e te regjistruara neper arkivat e institucioneve përkatëse ne kohen kur kane ndodhur ato ! Nqs ka vullnet edhe profesionalizëm ato nxirren prej sistemit brenda disa orësh !”,​​ mirëpo nuk​​ dërgoi formularin e​​ plotësuar​​ të kërkesës si dhe​​ nuk bëri​​ qartësimet e kërkuara nga Gjykata.

 

  • Më 27 dhjetor 2022, parashtruesi i kërkesës dorëzoi në gjykatë dokumente shtesë, në të cilat kishte bashkëngjitur disa komunikime​​ me Gjykatën Themelore, ku ndër të tjera kishte kërkuar që ti tregohet emri i gjyqtarit që merret me lëndën e tij.

 

  • Më 4 maj 2023, parashtruesi i kërkesës dorëzoi në Gjykatë një shkresë, ku përmes saj tregon se në adresën e tij i kanë arritur disa zarfe nga Gjykata Themelore, ku kjo e fundit e kishte njoftuar lidhur me lëndët që ai i kishte dorëzuar në Gjykatën Themelore.​​ 

 

  • Më 9 qershor 2023, parashtruesi i kërkesës dorëzoi në Gjykatë një letër drejtuar disa gjyqtarëve të Gjykatës Themelore, ku kërkonte nga ta që të caktohen seancat gjyqësore.

 

  • ​​ 31 gusht 2023,​​ Kolegji shqyrtues shqyrtoi raportin e gjyqtarit​​ raportues dhe njëzëri i rekomandoi Gjykatës që ta refuzojë kërkesën me procedurë të shkurtë.

 

Përmbledhja e fakteve

 

  • Parashtruesi i​​ kërkesës​​ pohon​​ se i është drejtuar me kërkesë Gjykatës Themelore në Prishtinë (në tekstin e mëtejmë: Gjykata Themelore) që të fillojë shqyrtimi gjyqësor për lëndën C.nr.2077/2022.​​ 

 

  • Gjithashtu, parashtruesi i kërkesës në​​ Gjykatë ka dorëzuar disa shkresa ku i ishte drejtuar disa institucioneve si: Kryetares së Gjykatës Themelore, Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, prokurorit M.M, ku kishte kërkuar përjashtimin e gjyqtarit E.G .

 

  • Po ashtu, parashtruesi i kërkesës kishte dorëzuar një shkresë ku i ishte drejtuar disa institucioneve publike përfshirë edhe Gjykatën,​​ ku ndër të tjera thekson​​ “ ... kërkoj nga prokurori e apelit ti nisë hetimet kundër znj. A.SH.R me dyshimin moslejimi – urdhërimi i gjyqtarëve në punë jo të hijshme – keqpërdorim i detyrës zyrtare”​​ , por pa specifikuar se kujt i drejtohet konkretisht, dhe pa shtjelluar se për çka bëhet fjalë.

 

 

Pretendimet e parashtruesit të kërkesës

 

  • Parashtruesi​​ i kërkesës nuk ka kontestuar​​ asnjë akt konkret të ndonjë autoriteti publik dhe nuk ka qartësuar​​ saktësisht​​ se cilat të drejta dhe liri themelore të garantuara me​​ Kushtetutë​​ pretendon se i janë cenuar përmes ndonjë akti të një autoriteti publik.​​ 

 

  • Bazuar në shkresat e lëndës, parashtruesi i kërkesës nga Gjykata kërkon që “​​ ...​​ lus Gjykatën Kushtetuese përmes organeve ligjore – procedurave ligjore ti nisë hetimet​​ në prokurori themelore, pse nuk kanë epilog përfundimtar kush po i bllokon ... kërkojmë nga gjykata kushtetuese të jap të drejtat e grave ...”.

 

  • Parashtruesi i kërkesës më tej thekson “​​ ... pres nga gjykata kushtetuese fillimin e hetimeve edhe për M.T, nuk e ka kryer​​ lëndën...​​ të urdhërojë ose​​ sugjeroj​​ me shkrim nisjen e hetimeve për kryetarin e pallatit të rinisë me akuzën për tentim vrasje”.

 

Dispozitat​​ relevante të Ligjit dhe Rregullores së​​ punës

 

Ligji

 

Neni 48

(Saktësimi i kërkesës)

 

Parashtruesi i kërkesës ka për detyrë që në kërkesën e tij të qartësoj saktësisht se cilat të drejta dhe liripretendon se i janë cenuar dhe cili është akti konkret i autoritetit publik të cilin parashtruesi dëshiron takontestoj.

 

Rregullorja e​​ punës​​ 

 

Rregulli​​ 25​​ 

(Parashtrimi i kërkesave dhe përgjigjeve)

 

[...]

 

2) Kërkesa, po ashtu, duhet të përmbajë edhe:

h) informacionet dhe dokumentacionin mbështetës.

 

Rregulli​​ 54
(Hedhja poshtë dhe refuzimi i kërkesës)

 

(2) Gjykata mund të vendosë ta refuzojë një kërkesë me procedurë të shkurtër në qoftë se:

​​ (a)​​ kërkesa​​ është jo e​​ plotë ose e paqartë përkundër​​ kërkesës​​ ose​​ kërkesave nga Gjykata ndaj palës që të plotësojë ose​​ të qartësojë kërkesën.

Vlerësimi i​​ pranueshmërisë së kërkesës

 

  • Gjykata​​ së pari​​ shqyrton​​ nëse​​ janë​​ përmbushur kriteret e pranueshmërisë,​​ të​​ përcaktuara me​​ Kushtetutë dhe të specifikuara më tej me​​ Ligj dhe​​ Rregullore të​​ punës.​​ Në këtë​​ drejtim, sipas paragrafit 1 të nenit 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës,​​ Gjykata​​ vendos​​ vetëm për rastet e ngritura para​​ Gjykatës në mënyrë ligjore nga pala e autorizuar. Ndërsa, sipas paragrafit 7 i të njëjtin nen të Kushtetutës, individët janë të autorizuar të ngrenë shkeljet nga autoritetet publike të të drejtave dhe lirive të tyre individuale të garantuara me Kushtetutë, mirëpo vetëm pasi të kenë shteruar të gjitha mjetet juridike të përcaktuara me ligj.

  • Përtej​​ kritereve​​ ​​ përcaktuara​​ ​​ lart, në vlerësimin nëse​​ parashtruesi i kërkesës​​ i plotëson kriteret për vlerësimin e kërkesës së tij, Gjykata rikujton se neni 48​​ (Saktësimi i kërkesës)​​ i Ligjit specifikisht detyron parashtruesit e kërkesave që të qartësojnë saktësisht aktin konkret të autoritetit publik të cilin e kontestojnë dhe që të qartësojnë saktësisht se cilat të drejta dhe liri​​ kushtetuese​​ pretendojnë të jenë cenuar. Ndërsa, rregulli 32​​ (Parashtrimi i kërkesave dhe përgjigjeve)​​ i Rregullores së punës parasheh që kërkesa e parashtruesve​​ duhet​​ të përmbajë edhe: (a) emrin dhe adresën e palës që parashtron kërkesën; (b) emrin dhe adresën e përfaqësuesit për dorëzimin e dokumenteve, nëse ka; (c) autorizimin për përfaqësuesin ligjor; (d) emrin dhe adresën e palës, ose të palëve kundërshtare, nëse janë të njohura, të cilave u dërgohen dokumentet; (e) mbrojtjen juridike të kërkuar; (f) përmbledhjen e shkurtër të fakteve; (g) arsyetimin procedural dhe substantiv të kërkesës; dhe (h) informacionet dhe dokumentacionin mbështetës.

 

  • ​​ këtë​​ kontekst, sipas paragrafit 4​​ ​​ nenit​​ 22​​ (Procedimi i kërkesës)​​ të Ligjit, që​​ parasheh se​​ nëse kërkesa ose përgjigja në kërkesë nuk është e qartë ose e kompletuar, gjyqtari raportues njofton palët apo pjesëmarrësit përkatës për këtë dhe ia cakton një afat prej jo më shumë se pesëmbëdhjetë (15) ditëve për të qartësuar ose plotësuar kërkesën, përkatësisht përgjigjen në​​ kërkesë.​​ Atëherë, kur palët përkatëse, nuk dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar në Gjykatë, bazuar në​​ rregullin​​ 54​​ (Hedhja poshtë dhe refuzimi i kërkesës)​​ të​​ Rregullores së punës, Gjykata mund të vendosë të refuzojë një kërkesë me procedurë të shkurtër, duke marrë parasysh që kërkesa është e paplotë ose e paqartë, përkundër kërkesave të saj ndaj palës që të plotësojnë apo qartësojnë të njëjtën.

 

  • Në këtë aspekt, Gjykata rikujton se kërkesën e​​ parashtruesit të kërkesës​​ e kishte pranuar më​​ 7 nëntor 2022. Duke marrë parasysh që kërkesa nuk ishte e kompletuar, pasi​​ në dosje të kërkesës mungonin dokumentet si në vijim:​​ (i)​​ formulari i kërkesës;​​ (ii)​​ nuk​​ kishte specifikuar aktin e autoritetit publik të cilin e konteston;​​ si dhe​​ (iii)​​ nuk kishte cekë se cila të drejta dhe liri pretendon se iu janë shkelur,​​ Gjykata, më​​ 16 nëntor 2022,​​ kërkoi nga parashkruesi i kërkesës që​​ të dorëzon në Gjykatë dokumentet:​​ (i) të plotësojë formularin e kërkesës; (ii) të specifikoni se cilin vendim të autoritetit publik e kontestoni; (iii) të cekni cilat të drejta dhe liri pretendoni se u janë cenuar; dhe (iv) të bashkëngjitni vendimin të cilin e kontestoni së bashku me vendimet apo dokumentet tjera që kanë të bëjnë me kërkesën.

 

  • Më​​ 24 dhe 25 nëntor 2022, parashtruesi i kërkesës dorëzoi në Gjykatë​​ disa dokumente shtesë, përfshirë këtu një ankesë drejtuar disa institucioneve publike si dhe disa vendime të Gjykatës Themelore për raste të ndryshme.

 

  • Megjithatë, Gjykata vlerëson se përkundër kërkesës specifike​​ të Gjykatës,​​ parashtruesi i​​ kërkesës​​ nuk​​ i​​ dorëzoi dokumentet si në vijim​​ :​​ (​​ i)​​ formularin e kërkesës​​ ;​​ (ii) nuk kishte specifikuar aktin e autoritetit publik të cilin e konteston; (iii) nuk kishte cekë se cila të drejta dhe liri pretendon se iu janë shkelur; si dhe (iv) nuk bashkëngjiti dokumentet tjera lidhur me kërkesën.

 

  • Më 1 dhjetor 2022​​ përkatësisht më 15 dhjetor 2022,​​ Gjykata, në pajtim me paragrafin (2)​​ (a)​​ të rregullit​​ 54​​ të Rregullores së punës, i dërgoi një kërkesë të përsëritur parashtruesit të kërkesës, për të qartësuar dhe plotësuar kërkesën e tij. Megjithatë, edhe pas tentimit të dytë të Gjykatës, parashtruesi i kërkesës nuk e plotësoi dhe qartësoi kërkesën e tij.

 

  • Gjykata pranoi​​ një​​ përgjigje nga parashtruesi i kërkesës​​ mirëpo​​ parashtruesi i kërkesës nuk e plotësoi kërkesën​​ e tij me​​ dokumentet si në vijim :​​ (i) formularin e kërkesës; (ii) nuk kishte specifikuar aktin e autoritetit publik të cilin e konteston; (iii) nuk kishte cekë​​ se cila të drejta dhe liri pretendon se iu janë shkelur; si dhe (iv) nuk kishte bashkëngjit vendimet dhe dokumentet tjera lidhur me kërkesën.

 

  • Gjykata rikujton se barra për të ndërtuar, sqaruar dhe plotësuar kërkesën bie mbi parashtruesit e kërkesave, të cilët kanë interes të drejtpërdrejtë në mënyrë që pohimet dhe​​ pretendimet​​ e tyre të adresohen në mënyrë efektive nga Gjykata. Në rastet kur parashtruesit e kërkesave​​ nuk i përgjigjen kërkesës së Gjykatës për qartësimin dhe plotësimin e kërkesës, Gjykata, i deklaron këto kërkesa si të paqarta dhe jo të plota, dhe si rezultat nuk i shqyrton pretendimet e parashtruesve​​ të​​ kërkesave​​ (shih,​​ ndër​​ tjerash,​​ rastet e Gjykatës,​​ KI121/21, parashtrues​​ Bajram​​ Hasani,​​ Vendim për refuzimin e kërkesës, i​​ 23 shtatorit 2021,​​ paragrafi​​ 38;​​ KI135/21​​ Isuf Musliu,​​ Vendim për refuzimin e kërkesës, i​​ 10 shtatorit 2021, paragrafi​​ 35; dhe​​ KI101/21,​​ ‘N.T.SH. Morina B,​​ Vendim për refuzimin e kërkesës, i​​ 8 shtatorit 2021, paragrafi​​ 36).

 

  • Rrjedhimisht,​​ Gjykata konsideron se kërkesa e parashtruesit​​ të kërkesës​​ nuk i përmbush kriteret​​ procedurale​​ për​​ shqyrtim​​ të mëtejmë, për shkak të​​ mos kompletimit​​ të saj me​​ dokumentacion​​ mbështetës, ashtu siç kërkohet me nenet 21, 22.4 dhe 48 të​​ Ligjit dhe me rregullin​​ 25​​ (2)​​ (h) dhe​​ 54​​ (2)​​ (a)​​ të Rregullores së punës.​​ Prandaj,​​ Gjykata​​ përfundon​​ se​​ kërkesa​​ duhet të refuzohet me procedurë të shkurtër.

 

PËR KËTO ARSYE

 

Gjykata Kushtetuese, në pajtim me nenin 113.7 të Kushtetutës, të​​ nenit​​ 48 të Ligjit dhe në pajtim me rregullat​​ 25​​ (2)​​ (h)​​ dhe​​ 54​​ (2)​​ (a),​​ ​​ Rregullores së punës, më​​ 31 gusht 2023​​ njëzëri

 

VENDOS

 

  • TË REFUZOJË kërkesën;

 

  • T'UA KUMTOJË këtë Vendim palëve;

 

  • TË PUBLIKOJË këtë Vendim në Gazetën Zyrtare, në pajtim me nenin 20.4 të Ligjit;

 

​​ IV.​​  Ky​​ vendim​​ hyn në fuqi ​​ në ditën e shpalljes në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës në pajtim me paragrafin 5 të nenit 20 të Ligjit. ​​​​ 

 

 

 

 

 

Gjyqtari​​ raportues ​​​​ Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese

 

 

 

 

Nexhmi Rexhepi​​ Gresa Caka-Nimani

1

Parashtruesit:

Erxhan Ajeti

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Vendim

Vendim për refuzim të kërkesës