Vendim

Vlerësim i kushtetutshmërisë së aktit të paspecifikuar

Nr. të lëndës KI268/23

Parashtruesit: Hysen Shehu

Shkarko:

 

Prishtinë,​​ më 26 prill 2024​​ 

Nr. ref.:RK​​ 2420/24​​ 

 

 

 

 

 

 

 

VENDIM PËR REFUZIM TË KËRKESËS

 

 

rastin nr.​​ KI268/23

 

Parashtrues

 

Hysen Shehu

 

 

Vlerësim i​​ kushtetutshmërisë​​ 

së​​ aktit të paspecifikuar

 

 

GJYKATA KUSHTETUESE E REPUBLIKËS SË​​ KOSOVËS

 

 

e​​ përbërë nga:

 

Gresa Caka - Nimani, kryetare

Bajram Ljatifi,​​ zëvendëskryetar

Selvete Gërxhaliu-Krasniqi, gjyqtare

Safet Hoxha, gjyqtar

Radomir Laban, gjyqtar

Remzije Istrefi-Peci, gjyqtare

Nexhmi Rexhepi, gjyqtar​​ 

Enver Peci, gjyqtar dhe

Jeton Bytyqi, gjyqtar

 

 

 

Parashtruesi i kërkesës​​ 

 

  • Kërkesa është parashtruar nga​​ Hysen Shehu, nga Prizreni​​ (në tekstin e mëtejmë: parashtruesi i kërkesës).

 

Vendimi i kontestuar​​ 

 

  • Parashtruesi i kërkesës​​ nuk​​ ka specifikuar se cilin akt të autoritetit publik e konteston.

 

Objekti i çështjes​​ 

 

  • Objekt i çështjes është vlerësimi i kushtetutshmërisë së aktit të paspecifikuar të autoritetit publik.​​ Parashtruesi​​ i kërkesës​​ nuk​​ ka specifikuar​​ se cilat të​​ drejta të​​ garantuara​​ me​​ Kushtetutën e​​ Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Kushtetuta) i​​ janë​​ shkelur.​​ 

 

Baza juridike​​ 

 

  • Kërkesa bazohet në paragrafët 1 dhe 7 të nenit 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës,​​ në nenet 22 [Procedimi i kërkesës] dhe 47 [Kërkesa individuale] të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës, nr. 03/L-121 (në tekstin e mëtejmë: Ligji), si dhe në rregullin 25​​ [Parashtrimi i kërkesave dhe përgjigjeve] të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Rregullorja e punës).

 

Procedura në Gjykatën Kushtetuese

 

  • Më​​ 6​​ dhjetor​​ 2023,​​ parashtruesi i kërkesës​​ e dorëzoi kërkesën e tij​​ në Gjykatën​​ Kushtetuese​​ ​​ Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Gjykata).

 

  • Më 8 dhjetor​​ 2023, Kryetarja e Gjykatës,​​ përmes Vendimit [GJR.KI268/23],​​ caktoi gjyqtaren​​ Remzije Istrefi-Peci​​ gjyqtare​​ raportuese​​ dhe​​ përmes Vendimit [KSH.KI268/23]​​ Kolegjin shqyrtues, të përbërë nga gjyqtarët:​​ Gresa Caka-Nimani​​ (kryesuese),​​ Radomir Laban​​ dhe​​ Nexhmi Rexhepi​​ (anëtarë).

 

  • Më 21 dhjetor​​ 2023,​​ Gjykata e njoftoi parashtruesin e kërkesës për regjistrimin e kërkesës dhe​​ i kërkoi të: (i) plotësonte formularin e kërkesës; (ii) të​​ specifikonte se cilin vendim të​​ autoritetit publik e konteston; (iii) të​​ saktësonte cilat të​​ drejta dhe liri kushtetuese​​ pretendon​​ se i janë​​ shkelur; si​​ dhe (iv) të bashkëngjiste dokumentet e nevojshme, brenda afatit prej 15 (pesëmbëdhjetë) ditësh.

 

  • Më 11 janar 2024, Gjykata e njoftoi përsëri parashtruesin e kërkesës dhe kërkoi​​ dokumentet​​ e njëjta, në afatin prej 7 (shtatë) ditësh.

 

  • Më 11 mars 2024, gjyqtari Jeton Bytyqi dha betimin para Presidentes së Republikës së Kosovës, me ç’rast filloi mandati i tij në Gjykatë.

 

  • ​​ 26​​ mars​​ 2024, Kolegji shqyrtues shqyrtoi raportin e​​ gjyqtares​​ raportuese​​ dhe njëzëri i rekomandoi Gjykatës​​ që të refuzojë kërkesën me procedurë të shkurtër.​​ 

 

Përmbledhja e fakteve​​ 

 

  • Bazuar në​​ kërkesën që​​ e ka dërguar në​​ Gjykatë, duket që​​ parashtruesi i kërkesës ka qenë​​ ​​ marrëdhënie​​ pune në​​ Korporatën Energjetike të​​ Kosovës.​​ Pasi ishte larguar nga puna, Gjykata Themelore në​​ Prizren kishte marrë​​ vendim për kthimin e tij në​​ vendin e punës dhe caktimin e dëmshpërblimit financiar. Mesa duket Gjykata Supreme e ndryshoi vendimin në dëm​​ ​​ parashtruesit të​​ kërkesës.

 

Pretendimet e parashtruesit​​ të kërkesës

 

  • Parashtruesi i kërkesës thekson se Gjykata Themelore në Prizren vendosi që​​ ai t’i kthej paratë​​ ​​ vlerë​​ prej 5.463.17 euro, që​​ i ishin dhënë​​ ​​ formë​​ ​​ dëmshpërblimit për periudhën kohore që​​ ishte larguar nga puna nga Korporata Elektro-energjetike e Kosovës.

 

  • Parashtruesi i kërkesës pretendon që​​ ish-kolegët e tij të​​ punës që​​ ishin larguar nga puna bashkë​​ me të, kishin marrë​​ dëmshpërblim financiar dhe ishin kthyer në​​ vendin e punës sipas vendimeve të​​ Gjykatës Supreme.​​ 

 

  • Parashtruesi i kërkesës thekson se​​ tek rasti im, pasi që​​ më​​ është​​ dhënë​​ dëmshpërblimi financiar në​​ vlerë​​ 5.463.17 euro, pas 4 muajsh​​ është​​ marrë​​ vendim dhe po kërkohet nga unë​​ që​​ t’i kthej të​​ gjitha”.

 

  • Parashtruesi i​​ kërkesës​​ kërkon​​ nga Gjykata Kushtetuese​​ ​​ ta​​ shqyrtojë​​ ​​ gjithë​​ lëndën​​ dhe​​ ​​ marr​​ vendim​​ ​​ drejtë.

 

Vlerësimi i pranueshmërisë​​ ​​ kërkesës

 

  • Gjykata shqyrton nëse në​​ rastin konkret janë​​ plotësuar kriteret e pranueshmërisë,​​ të​​ përcaktuara me Kushtetutë​​ dhe të​​ specifikuara me Ligj dhe Rregullore të​​ punës.​​ 

 

  • Sipas paragrafit 1 të​​ nenit 113 të​​ Kushtetutës, Gjykata vendos vetëm për rastet e ngritura para gjykatës në​​ mënyrë​​ ligjore nga pala e autorizuar. Paragrafi 7 i nenit 113 përcakton që​​ individët janë​​ ​​ autorizuar të​​ ngrenë​​ shkeljet nga autoritetet publike të​​ ​​ drejtave dhe lirive të​​ tyre individuale, të​​ garantuara me Kushtetutë, mirëpo vetëm pasi të​​ kenë​​ shteruar të​​ gjitha mjetet juridike të​​ përcaktuara me ligj.​​ 

 

  • Bazuar në​​ nenin 47​​ [Kërkesa individuale]​​ ​​ Ligjit, Gjykata pranon dhe procedon kërkesën e ngritur sipas nenit 113, paragrafi 7 të​​ Kushtetutës, nëse konstaton se janë​​ plotësuar të​​ gjitha kushtet e përcaktuara ligjore. Ndërkaq, neni 48​​ [Saktësimi i kërkesës]​​ i Ligjit​​ parasheh që​​ parashtruesi i kërkesës ka për detyrë​​ ​​ ​​ kërkesën e tij të​​ qartësoj saktësisht se cilat të​​ drejta dhe liri pretendon se i janë​​ cenuar dhe cili​​ është​​ akti konkret i autoritetit publik të​​ cilin parashtruesi dëshiron ta kontestoj. Rregulli 25 (Parashtrimi i kërkesave dhe përgjigjeve) i Rregullores së​​ punës parasheh që​​ kërkesa e parashtruesve duhet të​​ përmbajë, ndër të​​ tjera, (e) mbrojtjen juridike të​​ kërkuar; (f) përmbledhjen e shkurtër të​​ fakteve; (g) arsyetimin​​ rreth​​ pranueshmërisë​​ dhe meritave të​​ kërkesës; dhe (h) informacionet dhe dokumentacionin mbështetës.​​ Sipas nenit 22 (Procedimi i kërkesës) të​​ Ligjit, nëse kërkesa ose përgjigjja në​​ kërkesë​​ nuk​​ është​​ e qartë​​ ose e kompletuar, gjyqtari raportues njofton palët apo pjesëmarrësit përkatës për këtë​​ dhe ia cakton një​​ afat prej jo më​​ shumë​​ se​​ pesëmbëdhjetë​​ (15) ditëve për të​​ qartësuar ose plotësuar kërkesën, përkatësisht përgjigjen në​​ kërkesë.​​ Rregulli 54 (2) (a)​​ [Hedhja poshtë dhe refuzimi i kërkesës]​​ i Rregullores së punës​​ përcakton që​​ Gjykata mund të​​ vendosë​​ ta refuzojë​​ një​​ kërkesë​​ me procedurë​​ ​​ shkurtër në​​ qoftë​​ se kërkesa​​ është​​ jo e plotë​​ ose e paqartë, përkundër kërkesës ose kërkesave nga Gjykata ndaj palës që​​ ta plotësojë​​ ose të​​ qartësojë​​ kërkesën.

 

  • Gjykata thekson se parashtruesi i kërkesës dorëzoi kërkesë​​ ​​ Gjykatë, e cila​​ është​​ e paqartë. Kërkesa nuk​​ përmban​​ përmbledhjen e fakteve; arsyetimin rreth meritave dhe dokumentacionin mbështetës.

 

  • Gjykata më​​ 21 dhjetor​​ e njoftoi parashtruesin e kërkesës për regjistrimin e kërkesës dhe kërkoi nga ai që​​ ​​ plotësonte formularin e kërkesës; të​​ specifikonte aktin e autoritetit publik që​​ e kontestonte; të​​ cekte të​​ drejtat dhe liritë​​ ​​ cilat pretendonte se i janë​​ shkelur dhe të​​ bashkëngjiste dokumentacionin mbështetës. Parashtruesi i​​ kërkesës​​ e pranoi njoftimin e Gjykatës më​​ 27 dhjetor 2023, mirëpo nuk iu përgjigj kërkesave të​​ Gjykatës.

 

  • ​​ 11 janar 2024, Gjykata​​ përsëri kërkoi nga parashtruesi i kërkesës të​​ plotësonte kërkesën e tij sipas kritereve ligjore.​​ Parashtruesi​​ i kërkesës e pranoi kërkesën e Gjykatës më​​ 15 janar​​ 2024,​​ mirëpo as kësaj radhe nuk e plotësoi kërkesën dhe nuk dorëzoi asnjë​​ përgjigje në​​ Gjykatë.​​ 

 

  • Gjykata rithekson se barra për të​​ ndërtuar dhe plotësuar kërkesën bie mbi parashtruesin e kërkesës. Në​​ rastet kur parashtruesit e kërkesës nuk i përgjigjen kërkesave të​​ Gjykatës për plotësimin e kërkesës dhe qartësimin e tyre, Gjykata i shpall ato si jo të​​ plota dhe nuk i shqyrton në​​ merita​​ (rastet e Gjykatës,​​ KI133/23, parashtrues​​ Musli Mehmetaj, Vendim për refuzim​​ të kërkesës, i 14 nëntorit 2023, para. 30;​​ KI135/21,​​ parashtrues Isuf Musliu, Vendim për refuzim të kërkesës, i 10 shtatorit 2021, para. 35;​​ KI89/18,​​ parashtrues Agim Jashari, Vendim për refuzim të kërkesës, i 27 nëntorit 2018, para. 29).​​ 

 

  • Gjykata rithekson se në rastin konkret, parashtruesi i kërkesës parashtroi një​​ kërkesë të paqartë në​​ Gjykatë, dhe përkundër dy kërkesave të Gjykatës për ta plotësuar dhe qartësuar kërkesën e tij, brenda afateve ligjore, parashtruesi i kërkesës nuk u përgjigj.​​ 

 

  • ​​ bazë​​ ​​ rregullit 54 (2) (a) të​​ Rregullores së​​ punës, Gjykata konstaton se kërkesa e parashtruesit të​​ kërkesës​​ është​​ e paqartë​​ dhe jo e plotë, prandaj​​ vendos se kërkesa duhet të​​ refuzohet me procedurë​​ ​​ shkurtër.

​​ 

 ​​ ​​ ​​​​ PËR KËTO ARSYE

 

Gjykata Kushtetuese e Kosovës, në pajtim me nenin 113.7 të Kushtetutës, në nenin 48​​ të Ligjit dhe rregullin​​ 54 (2)​​ (a)​​ të Rregullores së punës, në seancën e mbajtur më​​ 26​​ mars​​ 2024,​​ njëzëri

 

VENDOS

 

  • TË REFUZOJË kërkesën​​ me procedurë të shkurtër;

 

  • T'UA KUMTOJË këtë vendim palëve;

 

  • TË PUBLIKOJË këtë vendim në Gazetën Zyrtare, në pajtim me nenin

20.4 të Ligjit;

 

  • Ky vendim hyn​​ në fuqi në momentin e publikimit​​ në Gazetën Zyrtare, në pajtim me paragrafin 5 të nenit 20 të Ligjit.

 

 

 

 

Gjyqtarja​​ raportuese ​​ Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese

 

 

 

 

Remzije Istrefi-Peci  ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​​​ ​​   ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​​​  ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​​​ Gresa Caka-Nimani

 

 

1

 

Parashtruesit:

Hysen Shehu

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Vendim

Vendim për refuzim të kërkesës

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Civile