Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës [A.A.7/2022], të 6 qershorit 2022

Nr. të lëndës KI104/22

Parashtruesit: Emine Shabani

Shkarko:
llogo_gjkk_png_2

 

Prishtinë, më 4 mars 2024

Nr. Ref.:RK 2390/24

 

 

 

 

 

AKTVENDIM PËR PAPRANUESHMËRI

 

 

rastin​​ nr. KI100/23

 

Parashtrues

 

Miradije Tusha, Naser Tusha,​​ Artan Tusha, Ajshe Tusha, Hatixhe Tusha, Nadire Tusha dhe Nurhane​​ Vladi-Tusha

 

 

Vlerësim i kushtetutshmërisë​​ ​​ 

 

Aktgjykimit​​ Rev. nr. 43/2019 ​​ të 24 dhjetorit 2020 të Gjykatës Supreme të​​ Kosovës;

Aktvendimit,​​ C. Nr.​​ 2/2023,​​ ​​ 13​​ shkurtit​​ 2023​​ të Gjykatës Supreme të Kosovës; dhe

Aktvendimit,​​ CPP. Nr. 2/2022 të​​ 27 dhjetorit 2022​​ të Gjykatës Supreme të Kosovës

 

 

GJYKATA KUSHTETUESE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS

 

 

e përbërë nga:

 

Gresa Caka-Nimani, kryetare

Bajram Ljatifi, zëvendëskryetar

Selvete Gërxhaliu-Krasniqi, gjyqtare

Safet Hoxha, gjyqtar

Radomir Laban, gjyqtar​​ 

Remzije Istrefi-Peci, gjyqtare​​ 

Nexhmi Rexhepi, gjyqtar dhe

Enver Peci, gjyqtar

 

 

Parashtruesit e kërkesës​​ 

 

  • Kërkesa​​ është​​ parashtruar nga​​ Miradije Tusha, Naser Tusha,​​ Artan Tusha, Ajshe Tusha, Hatixhe Tusha, Nadire Tusha dhe Nurhane Vladi-Tusha, të​​ përfaqësuar​​ me autorizim​​ nga​​ Yll Sadiku, nga Kompania ligjore​​ “Legalis”​​ ​​ Prishtinë​​ (në tekstin e mëtejmë: parashtruesit e ​​ kërkesës).

 

Vendimi i kontestuar​​ 

 

  • Parashtruesit e kërkesës kontestojnë: (i) Aktgjykimin [Rev. nr. 43/2019] ​​ të 24 dhjetorit 2020 të Gjykatës Supreme​​ të Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Gjykata Supreme), të​​ nxjerrë​​ ​​ procedurë​​ kontestimore;​​ dhe (ii)​​ Aktvendimin​​ [CN. Nr. 2/2023] të 13 shkurtit 2023 të Gjykatës Supreme në​​ lidhje me​​ Aktvendimin [CPP. Nr. 2/2022] të 27 dhjetorit 2022 të​​ Gjykatës Supreme, të​​ nxjerra në​​ kuadër të​​ procedurës për lejimin e ripërsëritjes së​​ procedurës në​​ Gjykatë​​ Supreme.

 

Objekti i çështjes​​ 

 

  • ​​ Objekt i çështjes është vlerësimi i kushtetutshmërisë së​​ aktvendimeve​​ të kontestuara​​ të​​ Gjykatës Supreme, përmes të cilave​​ pretendohet se parashtruesve të kërkesës iu​​ janë shkelur të drejtat dhe liritë themelore të garantuara me​​ nenin​​ 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm], në​​ ndërlidhje me nenin 6 ​​ (E drejta për një proces të rregullt) të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (në tekstin e mëtejmë: KEDNJ)​​ dhe​​ nenin 46 [Mbrojtja e Pronës] të​​ Kushtetutës, në​​ ndërlidhje me nenin 1 (Mbrojtja e Pronës) të​​ Protokollit nr. 1 të​​ KEDNJ-së.​​ 

 

Baza juridike

 

  • Kërkesat bazohen në paragrafët 1 dhe 7 të nenit 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës, në nenet 22 (Procedimi i kërkesës), dhe 47 (Kërkesa Individuale) të Ligjit nr. 03/L-121 për Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Ligji) dhe rregullin​​ 25 (Parashtrimi i Kërkesave dhe Përgjigjeve), të Rregullores së punës së Gjykatës​​ (në tekstin e mëtejmë: Rregullorja e punës).​​ 

 

  • Më 7 korrik 2023, Rregullorja e punës së Gjykatës​​ Kushtetuese të Republikës së Kosovës Nr. 01/2023, u publikua në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës dhe hyri në fuqi 15 ditë pas publikimit të saj. Rrjedhimisht gjatë shqyrtimit të kërkesës, Gjykata Kushtetuese i referohet dispozitave të Rregullores së lartcekur.​​ Lidhur me këtë,​​ konform Rregullit 78 (Dispozitat kalimtare) të Rregullores së punës Nr. 01/2023, përjashtimisht, dispozita të caktuara të Rregullores së punës Nr. 01/2018, do të vazhdojnë të zbatohen në lëndët e regjistruara në Gjykatë përpara shfuqizimit të saj, vetëm nëse dhe për aq sa janë më të favorshme për palët.

 

Procedura në Gjykatë​​ 

 

  • Më​​ 22 maj​​ 2023, parashtruesit e kërkesës, të​​ përfaqësuar nga Fitim Shabani, avokat në​​ Ferizaj​​ e dorëzuan kërkesën në​​ Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Gjykata).

 

  • ​​ 31 maj​​ 2023,​​ Kryetarja e Gjykatës përmes Vendimeve​​ [Nr. GJR.KI100/23]​​ dhe​​ [Nr. KSH. KI100/23] e caktoi gjyqtarin​​ Safet Hoxha, gjyqtar raportues, dhe Kolegjin shqyrtues të përbërë nga gjyqtarët:​​ Selvete Gërxhaliu-Krasniqi​​ (kryesuese),​​ Radomir Laban dhe Nexhmi Rexhepi​​ (anëtarë).​​ 

 

  • ​​ 2 qershor 2023, Gjykata njoftoi parashtruesit e kërkesës për regjistrimin e kërkesës​​ dhe një​​ kopje të​​ kërkesës i dorëzoi edhe Gjykatës​​ Supreme.

 

  • ​​ 13 korrik​​ 2023,​​ përfaqësuesi​​ ligjor, përkatësisht avokati Fitim Shabani në​​ Gjykatë​​ dorëzoi si dëshmi Aktgjykimin e Gjykatës në​​ rastin KI212/21 [të​​ vendosur më​​ 22 maj 2023​​ dhe të​​ publikuar më​​ 22 qershor 2023].

 

  • Më​​ 7 gusht 2023, Kompania​​ ligjore​​ “Legalis”​​ në​​ Prishtinë, përmes​​ z.​​ Yll Sadiku dorëzoi dokumentin “Komente plotësues për kërkesën KI100/23”.​​ Dokumentit​​ të​​ dorëzuar, i ishte bashkëngjitur autorizimi i dhënë​​ më​​ 7 gusht 2023 ​​ nga parashtruesit të​​ kërkesës për përfaqësim të​​ tyre nga​​ z.​​ Yll Sadiku nga Kompania “Legalis”.​​ 

 

  • ​​ 13 shkurt​​ 2024, Kolegji shqyrtues shqyrtoi raportin e Gjyqtarit raportues dhe me  ​​ ​​ ​​ ​​ ​​​​ njëzëri, i rekomandoi Gjykatës papranueshmërinë e kërkesave.​​ 

 

Përmbledhja e fakteve​​ 

 

  • Gjykata​​ fillimisht​​ vë në dukje, se​​ parashtruesit Isa Tusha, Miradije Tusha dhe Naser Tusha​​ më​​ 22 shkurt 2021​​ kishin parashtruar kërkesë në Gjykatë, të regjistruar më numër KI37/21, përmes të cilës kontestonin Aktgjykimin [Rev.​​ Nr. 343/2019] të​​ 24 dhjetorit​​ 2020 të Gjykatës Supreme. Gjykata në vijim, ​​ dhe​​ në​​ mënyrë​​ të përmbledhur do të paraqes​​ kronologjinë​​ e fakteve deri në​​ nxjerrjen e Aktvendimit për Papranueshmëri të​​ Gjykatës në​​ rastin​​ KI37/21, për aq sa ato janë​​ të​​ ndërlidhura me kërkesën e tanishme.

 

Përmbledhja e fakteve deri në nxjerrjen e Aktvendimit për Papranueshmëri të Gjykatës në rastin KI37/21

 

  • Bazuar në​​ shkresat e lëndës rezulton që​​ ​​ vitin 1987, Kuvendi Komunal​​ ​​ Kaçanik pas shpalljes së interesit publik për ndërtimin e një ndërtese të përbashkët shoqërore, kishte filluar procedurën për shpronësimin e pronës të ngastrës nr. 11129/1 në Zonën Kadastrale në Komunën e Kaçanikut në pronësi të paraardhësit ​​ të parashtruesve të kërkesës në rastin KI37/21. Si rezultat i ndarjes së fondeve në formën e një oferte për kompensim prej 2,300,000.00 dinarësh, Kuvendi Komunal i Komunës së Kaçanikut ngastrën e lartcekur e shndërroi në tokë ndërtimore përkatësisht në prone shoqërore.​​ 

 

  • Në vitin 1997, paraardhësi i parashtruesve të kërkesës​​ Sh.T.​​ ​​ iu ishte drejtuar organeve përkatëse të Komunës se Kaçanikut me kërkesë që të abrogohet Vendimi për eksproprijim.

 

  • Më​​ 20​​ mars​​ 2007​​ parashtruesit e kërkesës në​​ rastin KI37/21, në kuadër të procedurës kontestimore​​ parashtruan​​ kërkesëpadi për​​ (i)​​ vërtetimin e pronësisë, në​​ pjesën e ngastrës nr. 1129/1 në sipërfaqe prej 367 m2]​​ së një pjese të ngastrës kadastrale;​​ ​​ dhe​​ (ii) kompensim për eksproprijimin në shumë prej 293.500,00 euro për pjesën e ngastrës kadastrale nr. 1129/1, në sipërfaqe prej 625 m2.​​ Procedura e zhvilluar kontestimore, kishte rezultuar në nxjerrjen e Aktgjykimit​​ [C. nr. 92/19], të​​ 19 nëntorit 2009​​ nga Gjykata Komunale, përmes së cilës pjesërisht ishte aprovuar kërkesëpadia e parashtruesve të kërkesës, dhe​​ përmes të​​ cilës​​ Komuna e Kaçanikut ishte obliguar që​​ parashtruesve të​​ kërkesës​​ t’iu​​ paguajë një shumë të caktuar për kompensim për shpronësim. Aktvendimi i Gjykatës Komunale ishte​​ vërtetuar​​ ​​ përmes Aktgjykimit [Ac. nr. 1432/2009] të​​ 31 janarit 2012 të​​ Gjykatës së​​ Qarkut në Prishtinë, dhe si rezultat i aprovimit të revizionit​​ përmes Aktvendimit​​ [Rev. nr. 62/12] ​​ të 16 shtatorit 2012​​ të​​ ​​ Gjykatës Supreme, lënda ishte kthyer në rigjykim në​​ Gjykatën​​ Komunale. Në procedurë të rigjykimit, Gjykata Themelore​​ në Ferizaj-Dega në Kaçanik përmes ​​ Aktgjykimit [C. nr. 234/13]të 27 janarit 2014​​ sërish pjesërisht​​ aprovoi​​ ​​ kërkesëpadinë e parashtruesve,​​ dhe si rezultat i aprovimit të ankesës së palës së paditur nga ana e Gjykatës së Apelit​​ përmes Aktvendimit [Ac. nr. 1134/14] të 15 marsit 2017​​ , çështja ishte kthyer sërish në rigjykim në Gjykatën Themelore. Në procedurë të dytë të rigjykimit, Gjykata Themelore përmes Aktgjykimit [C. nr. 58/17] ​​ 20 dhjetorit 2017, pjesërisht aprovoi kërkesëpadinë e parashtruesve të kërkesës, dhe ky vendim u vërtetua edhe përmes Aktgjykimit [Ac. nr. 593/18] të 20 gushtit 2019 të Gjykatës së Apelit. Kundër këtyre dy Aktgjykimeve të fundit,​​ Komuna e​​ Kaçanikut në Gjykatë Supreme​​ parashtroi revizion, përmes të cilës pretendoi se​​ kërkesëpadia e parashtruesve ishte parashkruar.​​ 

 

  • Si​​ rrjedhojë, Gjykata Supreme përmes Aktgjykimit të kontestuar [Rev. nr. 43/2019] e pranoi si të bazuar revizionin​​ e​​ Komunës së Kaçanikut dhe ndryshoi Aktgjykimin [Ac. nr. 593/18] të 20 gushtit 2019, të​​ Gjykatës së Apelit dhe Aktgjykimin [C. nr. 58/17] të 20 dhjetorit 2017 të Gjykatës Themelore, duke refuzuar kërkesëpadinë​​ e parashtruesve të​​ kërkesës.

 

  • Gjykata Supreme konstatoi se: (i) gjykatat e shkallës më të ulët gabimisht kanë zbatuar të drejtën materiale kur kanë​​ përcaktuar​​ se​​ kërkesëpadia​​ e parashtruesve të kërkesës është e bazuar; (ii) parashtruesit e​​ kërkesës​​ nuk​​ janë​​ ​​ mirëbesim​​ ngase gjatë tërë posedimit​​ ​​ pretenduar ata​​ kanë qenë​​ ne dijeni se ngastra është eksproprijuar dhe është regjistruar në​​ kadastër​​ si pronë publike,​​ dhe si rrjedhojë​​ nuk janë​​ plotësuar​​ kushtet ligjore​​ për​​ parashkrim fitues; (iii) sipas dispozitave të nenit 45 të​​ Ligji mbi marrëdhëniet themelore juridike-pronësore [Gazeta Zyrtare 6/1980 e ish-RSFJ-së]​​ (në​​ tekstin​​ e mëtejmë: LTHMPJ)​​ ​​ e drejta e pronësisë​​ ​​ e ka personi i caktuar mbi​​ një​​ send pushon kur personi​​ tjetër​​ fiton​​ pronësinë​​ mbi atë send, ndërsa ne rastin konkret e paditura ka fituar​​ pronësinë​​ me vendime të autoriteteve publike;(iv) parashtruesit e​​ kërkesës kanë​​ kundërshtuar​​ fitimin e​​ pronësisë​​ të palës së​​ paditur me mjete ligjore por pa sukses; ​​ (v) gjykatat e rregullta gabimisht kane zbatuar nenin 379 të​​ Ligjit mbi Marrëdhënien e Detyrimeve,​​ në lidhje me nenet 28 dhe 29 te LTHMPJ-së​​ sepse parashtruesit e​​ kërkesës​​ me​​ asnjë provë​​ nuk​​ kanë​​ dëshmuar​​ se brenda afatit 10​​ vjeçar​​ kanë​​ kërkuar​​ kompensim; dhe​​ (vi)​​ paraardhësi​​ i parashtruesve të​​ kërkesës​​ Sh.T., nuk ka​​ kërkuar​​ çmim​​ apo kompensim për eksproprijim në interesin publik, por vetëm ka​​ kërkuar​​ abrogimin e eksproprijimit.

 

  • Më ​​​​ 22​​ shkurt​​ 2021,Isa Tusha, Naser Tusha dhe Miradije​​ Tusha​​ parashtruan kërkesës në​​ Gjykatë​​ [parashtruesit e kërkesës në​​ rastin KI37/21]​​ përmes të​​ cilës kërkuan vlerësimin e kushtetutshmërisë​​ së​​ Aktgjykimit [Rev. nr. 43/2019] të​​ 24 dhjetorit 2022 të​​ Gjykatës Supreme dhe mbajtjen e seancës dëgjimore. Parashtruesit e kërkesës në​​ kërkesën e tyre pretenduan shkelje​​ të​​ të​​ drejtave të​​ tyre të​​ garantuara me nenin​​ 31​​ të​​ Kushtetutës, në​​ lidhje me nenin 6 të​​ KEDNJ-së​​ dhe​​ nenin​​ 46 të​​ Kushtetutës, në​​ lidhje me nenin 1 të​​ Protokollit nr. 1 të​​ KEDNJ-së.

 

  • Më​​ 8​​ shtator​​ 2021, Gjykata​​ (i) shpalli​​ kërkesën e​​ parashtruesve​​ të​​ kërkesës në​​ rastin KI37/21 si të​​ papranueshme, duke​​ konstatuar​​ që​​ e​​ njëjta në​​ tërësinë​​ e saj​​ ishte qartazi e pabazuar në​​ bazë​​ kushtetuese dhe​​ (ii)​​ refuzoi​​ kërkesën​​ e tyre për​​ mbajtjen e seancës dëgjimore. Gjykata:​​ (i) konkludoi​​ se pretendimet e parashtruesve të​​ kërkesës për​​ shkelje​​ të​​ së​​ drejtës​​ për gjykim të​​ drejtë​​ dhe të​​ paanshëm të​​ garantuar me nenin 31 të​​ Kushtetutës dhe nenin 6 të​​ KEDNJ-se për shkak të​​ vërtetimit të​​ gabuar të​​ gjendjes faktike dhe interpretimit dhe zbatimit​​ të​​ gabuar të​​ ligjit te aplikueshëm janë (i) pretendime qe kualifikohen si pretendime të​​ "shkallës​​ së​​ katërt"​​ dhe si të​​ tilla, këto pretendime​​ janë​​ qartazi të​​ pabazuara në​​ bazë​​ kushtetuese,​​ siç​​ është​​ përcaktuar në​​ paragrafin (2) të​​ rregullit 39 të​​ Rregullores​​ Nr. 01/2018​​ të​​ punës​​ dhe (ii) konstatoi​​ se​​ pretendimet e parashtruesve​​ të​​ kërkesës për shkelje​​ të​​ së​​ drejtës së​​ tyre në​​ pronë, të​​ garantuar me nenin 46 të​​ Kushtetutës ne lidhje me nenin 1 të​​ Protokollit 1 të​​ KEDNJ-së​​ dhe nenin 17 të​​ DUDNJ-së, janë​​ qartazi të​​ pabazuara​​ pasi këto pretendime kualifikohen si pretendime​​ që​​ i​​ takojnë kategorisë​​ së​​ pretendimeve "të​​ pambështetura​​ ose të​​ paarsyetuara"​​ pasi të​​ njëjtit​​ thjesht cituan​​ dispozitat​​ e Kushtetutës dhe të​​ KEDNJ-së​​ pa shpjeguar se si ato janë shkelur (shih Aktvendimin për​​ Papranueshmëri​​ në​​ rastin KI37/21, të​​ vendosur më​​ 8 shtator 2021, dhe të​​ publikuar më​​ 5 tetor 2021).​​ 

 

Propozimi për lejimin e përsëritjes së​​ procedurës, e parashtruar në​​ Gjykatë​​ Supreme

 

  • Më​​ 11​​ tetor​​ 2021, parashtruesit e kërkesës​​ [Naser Tusha dhe Miradije Tusha] dhe Isa Tusha​​ bazuar në​​ pikën g) të​​ nenit 232 të​​ Ligjit për Procedurën​​ Kontestimore​​ (në​​ tekstin e mëtejmë: LPK) në​​ Gjykatën Supreme parashtruan propozimin për lejimin e përsëritjes së​​ procedurës​​ në​​ mënyrë​​ që​​ të​​ anulohet Aktgjykimi [Rev. nr. 43/2019] të​​ 24 dhjetorit 2022 të​​ Gjykatës Supreme.​​ Parashtruesit e kërkesës në​​ propozimin e tyre pretenduan se palët​​ ndërgjyqëse​​ nuk kanë​​ ngritur pretendim për parashkrim të​​ kërkesëpadisë​​ dhe se një​​ fakt i tillë​​ dëshmohet​​ nga “intervista televizive e gjyqtarit​​ Sh.S., i cili fakt​​ është​​ konfirmuar në​​ këtë​​ intervistë​​ dhe për këtë​​ si provë​​ është​​ bashkëngjitur CD-ja e intervistës.”

 

  • Më​​ 27​​ dhjetor​​ 2022,​​ Gjykata​​ Supreme​​ përmes Aktvendimit [CPP. Nr. 2/2022] propozimin e​​ parashtruesve​​ të​​ kërkesës​​ për përsëritje të​​ procedurës​​ e hodhi​​ si të​​ pasafatshëm. Vendimin e saj, Gjykata Supreme e mbështeti në​​ nenin 235 dhe paragrafin 1 të​​ nenit 237 të​​ LPK-së.

 

  • Gjykata​​ Supreme fillimisht dhe në​​ lidhje me kompetencën e saj lëndore konstatoi se propozimi për përsëritjen e procedurës i referohet Aktgjykimit [Rev. nr. 43/2019] të​​ 24 dhjetorit 2022 të​​ Gjykatës Supreme, i nxjerrë​​ në​​ procedurë​​ të​​ revizionit dhe si rezultat i kësaj, kompetente për të​​ vendosur në​​ lidhje me këtë​​ propozim​​ është​​ Gjykata Supreme pasi që​​ gjykatat e shkallës më​​ të​​ ulët nuk​​ mund t’a anulojnë​​ vendimin përfundimtar të​​ Gjykatës Supreme.

 

  • ​​ Gjykata​​ Supreme​​ fillimisht konstatoi se bazuar në​​ paragrafin​​ 1 të​​ nenit 234​​ të​​ LPK-së,​​ propozimi për përsëritje të​​ procedurës​​ është​​ dorëzuar jashtë​​ afatit të​​ përcaktuar tridhjetë​​ (30)​​ ditor. Në​​ lidhje me këtë​​ Gjykata​​ Supreme arsyetoi se:​​ “Faktet apo provat e reja në​​ të​​ cilat​​ thirret pala paditëse apo pretendimi se nuk kanë​​ paraqitur palët ndërgjyqëse kundërshtim për parashkrim të​​ kërkesëpadisë​​ dhe se një​​ fakt ​​ i tillë​​ dëshmohet​​ nga​​ intervista​​ e​​ gjyqtarit, kjo gjykatë​​ vlerëson​​ se paditësit kanë​​ mundur që​​ faktin e tillë​​ ta përdorin nga data 22.05.2021 kur​​ intervista​​ e gjyqtarit​​ është​​ shfaqur në​​ emision televiziv në​​ të​​ cilën​​ intervistë​​ shfaqet edhe avokati E.K [përfaqësues​​ i ​​​​ familjes Tusha] si dhe data 10.08.2021 që​​ mban CD e prezantuar nga paditësit si provë, mirëpo paditësit kanë​​ pritur që​​ propozimin për përsëritje të​​ procedurës ta paraqesin me datë​​ 12. 10.2021, që​​ rezulton se propozimi​​ është​​ paraqitur përtej afatit subjektiv të​​ përcaktuar me nenin 232, pika g) të​​ LPK-së.”​​ 

 

  • Gjykata​​ Supreme konkludoi​​ se​​ ”nëse [parashtruesit​​ e​​ kërkesës] pretendojnë​​ në​​ intervistën e gjyqtarit si fakt i ri apo mjet provues të​​ ri, atëherë​​ intervista​​ është​​ shfaqur me datë​​ 22.05.2021(në​​ të​​ cilën​​ intervistë​​ për këtë​​ fakt deklarohet edhe përfaqësuesi i familjes Tusha) si dhe CD mban datën 10.08.2021,​​ që​​ rezulton se paditësit që​​ nga ajo kohë​​ kanë​​ qenë​​ në​​ dijeni të​​ faktit të​​ tillë​​ dhe se marrë​​ për bazë​​ kohën kur paditësit kanë​​ mundur​​ që​​ ta paraqesin këtë​​ fakt të​​ ri apo mjet provues të​​ ri dhe datën kur e paraqiti propozimin në​​ gjykatë, rezulton se​​ është​​ lëshuar afati subjektiv prej 30​​ ditësh​​ dhe​​ rrjedhimisht​​ kjo e bënë​​ që​​ propozimi të​​ trajtohet si i pasafatshëm.”

 

  • Më​​ 18​​ janar​​ 2023, parashtruesit e kërkesës, kundër Aktvendimit [CPP. Nr. 2/2022]​​ të 27 dhjetorit 2022 të Gjykatës Supreme parashtruan ankesë në Gjykatën Supreme.

 

  • Më 13 shkurt 2023, Gjykata Supreme përmes Aktvendimit​​ [CN.​​ Nr. 2/2023] ankesën e​​ Isa Tushës dhe dy​​ parashtruesve​​ ​​ kërkesës [Miradije, Tusha dhe Naser Tusha]​​ e​​ kishte hedhur poshtë​​ si të palejuar.

 

  • Gjykata​​ Supreme,​​ mbështetur​​ në dispozitat e kreut XIII​​ [Mjetet e Zakonshme të​​ Goditjes]​​ dhe kreut XIV​​ [Mjetet e Jashtëzakonshme të​​ Goditjes]​​ të LPK-së konstatoi se kundër Aktvendimit të​​ lartcekur​​ përmes të cilës propozimi për përsëritje të procedurë është​​ hedhur​​ si​​ i​​ palejuar për shkak se i njëjti ishte i​​ pasafatshëm nuk është paraparë mjeti ligjor i ankesës.

 

Pretendimet e parashtruesve të kërkesës

 

 ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​​​ A.​​ Pretendimet e ngritura në​​ kërkesën e dorëzuar më​​ 22 maj 2023

 

  • Gjykata​​ fillimisht rikujton se në​​ kërkesën​​ e tyre, të​​ dorëzuar më​​ 22 maj 2023, parashtruesit e kërkesës sipas autorizimit të​​ nënshkruar më​​ 3 maj 2023​​ përfaqësoheshin​​ nga Fitim Shabani, avokat në​​ Ferizaj. Në​​ vijim të​​ kësaj, Gjykata po ashtu sqaron se​​ parashtruesit e kërkesës​​ Artan Tusha, Ajshe Tusha, Hatixhe Tusha, Nadire Tusha dhe Nurhane Vladi-Tusha​​ në​​ autorizimin e nënshkruar më​​ 3 maj 2023 deklaruan se​​ janë​​ trashëgimtarët e të​​ ndjerit​​ Isa Tushës,​​ ky i fundit si​​ palë​​ në​​ procedurë​​ para gjykatave të​​ rregullta dhe njëri nga tre​​ (3)​​ parashtruesit e kërkesës në​​ rastin KI37/21.

 

  • Në​​ kërkesën e tyre, parashtruesit e kërkesës kontestojnë​​ vendimet e Gjykatës si në​​ vijim: Aktgjykimin​​ [Rev. nr. 43/2019] ​​ të​​ 24 dhjetorit 2020 të​​ Gjykatës Supreme; Aktvendimin [CPP. Nr. 2/2022] të 27 dhjetorit 2022 të Gjykatës Supreme dhe Aktvendimin [CN.​​ Nr. 2/2023] të​​ 13 shkurtit 2023 të​​ Gjykatës Supreme.

 

  • Në​​ lidhje me Aktgjykimin​​ [Rev. nr. 43/2019] ​​ të​​ 24 dhjetorit 2020 të​​ Gjykatës Supreme parashtruesi e kërkesës pretendojnë​​ se i njëjti ka shkelur të​​ drejtën e tyre për gjykim të​​ drejtë​​ dhe të​​ paanshëm, të​​ garantuar me nenin 31 të​​ Kushtetutës, në​​ ndërlidhje me nenin 6 të​​ KEDNJ-së.

 

  • Sipas​​ parashtruesve​​ të​​ kërkesës, Gjykata Supreme ka​​ konstatuar​​ se kërkesëpadia​​ është​​ e parashkruar, bazuar në​​ pretendimin e​​ palës së​​ paditur i cili pretendim për herë​​ të​​ parë​​ është​​ parashtruar në​​ revizionin e tyre kundër Aktgjykimit​​ [Ac. nr. 593/18]​​ të​​ 20 gushtit 2019​​ të​​ Gjykatës së​​ Apelit.​​ Sipas tyre, ky pretendim nuk ishte ngritur asnjëherë​​ gjatë​​ të​​ procedurës së​​ gjykimit pranë​​ Gjykatës Komunale dhe dy​​ herëve​​ në​​ procedurën e rigjykimit​​ pranë​​ Gjykatës Themelore; tri procedurave të​​ gjykimit pranë​​ Gjykatës së​​ Qarkut në​​ Prishtinë​​ dhe Gjykatës së​​ Apelit​​ dhe në​​ procedurë​​ të​​ revizionit para Gjykatës Supreme [Aktgjykimi [Rev. nr. 62/12] i 16 shtatorit 2013].​​ Në​​ lidhje me këtë, parashtruesit e kërkesës theksojnë​​ se:​​ “meqë​​ dispozitat ligjore në​​ mënyrë​​ të​​ hapur janë​​ shpërfillur në​​ rastin konkret e që​​ këtë​​ fakt e pohon​​ edhe vetë​​ anëtari​​ i kolegjit që​​ kishte vendosur në​​ këtë​​ çështje, gjyqtari i Gjykatës Suprem, Sh.S., i cili pranon se thirrja në​​ institucionin e​​ parashkrimit pranë​​ Gjykatës Suprem​​ është​​ i pamundshëm, rrjedhimisht nuk mund të​​ bëhet, argument ky i cili në​​ mënyrë​​ të​​ qartë​​ argumenton faktin se Gjykata Supreme me rastin ​​ e vendosjes ka shkelur një​​ të​​ drejtë​​ themelore procedurale e që​​ përveq​​ gjykatën​​ dhe​​ gjyqtarin​​ S., një​​ gjë​​ e tillë​​ nuk do duhej të​​ ndodhte [...]”.

 

  • Parashtruesit​​ e kërkesës i referohen kërkesës KI37/21, duke pohuar se Gjykata kishte vendosur se kjo kërkesë​​ është​​ e “parakohshme”. Në​​ lidhje me këtë, parashtruesit e kërkesës, pohojnë​​ se pas Aktvendimit të​​ Gjykatës Kushtetuese në​​ rastin KI37/21 kishin parashtruar​​ propozim për lejimin e përsëritjes së​​ procedurës pranë​​ Gjykatës Supreme, duke u mbështetur në​​ prova të​​ reja, përkatësisht deklaratën e gjyqtarit Sh.S në​​ intervistën e tij. Parashtruesit e kërkesës​​ sqarojnë​​ se Gjykata Supreme përmes Aktvendimit​​ [CPP. Nr. 2/2022]​​ të 27 dhjetorit 2022​​ propozimin e tyre​​ për lejimin e përsëritjes së​​ procedurës në​​ Gjykatë​​ Supreme​​ e kishte​​ hedhur​​ si të​​ pasafatshëm përkundër​​ “që​​ ishin bërë​​ 5 ditë​​ pas vendimit të​​ Gjykatës​​ Kushtetutës.”​​ Në​​ vijim, parashtruesit e kërkesës​​ sqarojnë​​ se kundër Aktvendimit​​ [CPP. Nr. 2/2022]​​ të 27 dhjetorit 2022, të​​ Gjykatës Supreme, të​​ njëjtit​​ kishin parashtruar ankesë​​ në​​ Gjykatën Supreme, ku kjo e fundit ankesën e tyre e kishte​​ hedhur​​ si të​​ palejuar​​ dhe sipas tyre​​ “përkundër që​​ Ligji për Procedurën Kontestimore, përcakton dyshkallshmërinë​​ tek kërkesa për përsëritje të​​ procedurës.”

 

  • ​​ vijim, parashtruesit të​​ kërkesës​​ pretendojnë​​ shkeljen e nenit 46 të​​ Kushtetutës në​​ lidhje me nenin 1 të​​ Protokollit nr. 1 të​​ KEDNJ-së, duke theksuar se: “ky nen qartazi dhe shprehimisht​​ është​​ shkelur nga ana e Gjykatës Supreme me vendimin e nxjerrë, duke e​​ refuzuar​​ kërkesëpadinë​​ ë​​ paditësve​​ me të​​ cilën kanë​​ kërkuar realizmin e të​​ drejtës së​​ tyre, e cila i takon me ligj, ndonëse e njëjta ishte aprovuar paraprakisht në​​ dy shkallë​​ të​​ gjykimit [....]”

 

  • ​​ fund, parashtruesit e kërkesës kërkojnë​​ nga Gjykata që​​ (i) kërkesën e tyre ta shpallë​​ ​​ pranueshme; (ii) të​​ konstatojë​​ shkelje​​ ​​ nenit 31 të​​ Kushtetutës në​​ lidhje me nenin 6 të​​ KEDNJ-së; (iii) të​​ konstatojë​​ shkelje të​​ nenit 46 të​​ Kushtetutës, në​​ lidhje me nenin 1 të​​ Protokollit nr. 1 të​​ KEDNJ-së; dhe (iv) të​​ shpallë​​ ​​ pavlefshëm vendimet si në​​ vijim: Aktvendimin [CN. Nr. 2/2023] të​​ 13 shkurtit 2023 të​​ Gjykatës Supreme; Aktvendimin​​ [Cpp. Nr. 2/2022] të​​ 27 dhjetorit 2022 të​​ Gjykatës Supreme; dhe Aktgjykimin [Rev. Nr. 343/2019] të​​ 24 dhjetorit 2020.

 

B.​​ Pretendimet​​ e ngritura në​​ komentet plotësuese në​​ kërkesën KI100/23​​ të​​ dorëzuara​​ më​​ 7 gusht 2023​​ 

 

  • Gjykata rikujton se më​​ 7 gusht 2023,​​ parashtruesit​​ kërkesës,​​ përkatësisht​​ Yll Sadiku nga​​ Kompania​​ “Legalis”​​ dorëzoi në​​ Gjykatë​​ “komente plotësuese në​​ kërkesën KI100/23”.​​ Bazuar në​​ dokumentet​​ plotësuese, të dorëzuara​​ në​​ Gjykatë, parashtruesit e kërkesës më​​ 7 gusht 2023 kishin autorizuar Yll Sadikun nga Kompania​​ “Legalis”​​ që​​ t’i përfaqësojë​​ ata në​​ procedurë​​ para Gjykatës duke dorëzuar edhe komente plotësuese në​​ lidhje me kërkesën e tyre.

 

  • Në​​ komentet e tyre plotësuese, parashtruesit e kërkesës kontestojnë​​ Aktvendimin [CN. Nr. 2/2023] të 13 shkurtit 2023 të Gjykatës Supreme në​​ lidhje me Aktvendimin [CPP. Nr. 2/2022] të 27 dhjetorit 2022 të Gjykatës Supreme.

 

  • Në​​ lidhje me lejushmërinë​​ e dorëzimit të​​ komenteve​​ plotësuese​​ në​​ kërkesën e tyre në​​ Gjykatë, parashtruesit e ​​ kërkesës​​ duke iu referuar​​ ​​ dispozitave të​​ Ligjit dhe të​​ Rregullores së​​ Punës pohojnë se “aktet e mësipërme janë​​ të​​ heshtura sa i përket të​​ drejtës/mundësisë​​ së​​ parashtruesit/parashtruesve për të​​ paraqitur komente në​​ përgjigjen e palës kundërshtare, sikundër edhe në​​ të​​ drejtën e parashtruesit për të​​ plotësuar apo për të​​ sqaruar kërkesën e vet fillestare.”​​ Në​​ lidhje me këtë, parashtruesit e kërkesës duke iu referuar praktikës gjyqësore të​​ Gjykatës [rasteve KI48/18, me parashtrues​​ Arban Abrashi dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, Aktgjykim, i 23 janarit 2019; KI31/18, me parashtrues​​ Komuna e Pejës,​​ Aktgjykim, i​​ 12 prillit 2019;​​ dhe KI34/17​​ me parashtruese​​ Valdete Daka, Aktgjykim, i ​​ qershorit 2017] pohojnë​​ se:​​ “Gjykata Kushtetuese në​​ shumë​​ raste ka​​ pranuar​​ përgjigje nga​​ pala kundërshtare,​​ dhe si dhe ka lejuar paraqitjen e komenteve dhe sqarime​​ plotësuese​​ nga parashtruesit e kërkesës, në​​ disa raste edhe kur nuk ka pasur përgjigje nga pala kundërshtare në​​ procedurë.”

 

  • Në​​ vijim të​​ këtyre sqarimeve, parashtruesit e kërkesës “[...]​​ duke pasur parasysh edhe të​​ drejtën për barazi para ligjit, që​​ është​​ e mishëruar në​​ nenet 3 dhe 24 të​​ Kushtetutës, kërkoj[në] nga Gjykata Kushtetuese, që​​ siç​​ ka vepruar në​​ shumë​​ raste të​​ tjera, të​​ marrë​​ parasysh këto komente​​ plotësuese​​ në​​ kërkesën​​ KI100/23.”

 

  • ​​ lidhje me pranueshmërinë​​ e kërkesës së​​ tyre, dhe gjithnjë​​ ​​ kuptim të​​ vendimit të​​ kontestuar, përkatësisht​​ Aktvendimit [CN. Nr. 2/2023] të 13 shkurtit 2023 të Gjykatës Supreme, parashtruesit​​ e​​ kërkesës​​ specifikojnë se ata janë palë të autorizuara, që kontestojnë një akt të autoritetit publik, kanë shteruar mjetet ligjore dhe kanë dorëzuar kërkesën e tyre brenda afatit të përcaktuar​​ me Ligj dhe Rregullore të punës. Në​​ vijim të​​ kësaj, parashtruesit e kërkesës po ashtu specifikojnë​​ se kërkesa e tyre nuk​​ është​​ përsëritje e kërkesës KI37/21. Në​​ lidhje me këtë, ata theksojnë​​ se kërkesa e​​ tanishme​​ është​​ “paraqitur nga disa parashtrues tjerë​​ (përveç​​ atyre të​​ KI37/21) dhe kundër​​ një​​ akti tjetër (kundër një​​ Aktvendimi tjetër të​​ Gjykatës Supreme, gjegjësisht Aktvendimit CN. Nr. 2/2023); pas zhvillimit të​​ procedurave të​​ tjera/të​​ reja në​​ Gjykatën Supreme, të​​ cila janë​​ iniciuar/pas paraqitjes/zbulimit të​​ fakteve të​​ reja, të​​ cilat janë​​ ​​ një​​ rëndësie qenësore për​​ vendosjen​​ e drejtë​​ ​​ kësaj​​ çështjeje​​ gjyqësore (përkatësisht deklarimeve publike të​​ gjyqtarit të​​ Gjykatës Supreme, i cili i ka konfirmuar se Gjykata Supreme ka vendosur në​​ mënyrë​​ ​​ gabuar rastin e parashtruesve të​​ kërkesës). Në​​ fund, parashtruesit e kërkesës​​ ​​ konsiderojnë se kërkesa e tyre plotëson të gjitha kriteret për t’u​​ shqyrtuar​​ në meritat e saj.

 

  • ​​ lidhje me meritat e kërkesës, parashtruesit e kërkesës​​ pretendojnë​​ shkelje​​ ​​ ​​ drejtave të​​ tyre të​​ garantuara me nenin 31 të​​ Kushtetutës, në​​ lidhje me nenin 6 të​​ KEDNJ-së​​ dhe nenin 46 të​​ Kushtetutës, në​​ lidhje me nenin 1 të​​ Protokollit nr. 1 të​​ KEDNJ-së.

 

​​ lidhje me pretendimin për​​ shkelje​​ ​​ nenit 31 të​​ Kushtetutës

 

  • Parashtruesit e kërkesës pretendojnë​​ interpretim​​ qartazi arbitrare të​​ ligjit, që​​ sipas tyre kanë​​ rezultuar​​ ​​ konkluzione “qartazi të​​ gabuara”.​​ 

 

  • ​​ lidhje me këtë​​ pretendim, parashtruesit e kërkesës fillimisht specifikojnë​​ se:

 

  • përmes Aktgjykimit [Rev. Nr.​​ 343/2019] të​​ 24 dhjetorit 2020, Gjykata Supreme në​​ mënyrë​​ arbitrare ka interpretuar legjislacionin në​​ fuqi për arsye se “ka pranuar si të​​ bazuar revizionin e Komunës së​​ Kaçanikut, duke ndryshuar Aktgjykimin e Gjykatës së​​ Apelit dhe Aktgjykimin e Gjykatës Themelore [...] , shënim​​ (i​​ parashtruesve të​​ kërkesës “Gjykata Supreme ka pranuar​​ revizion​​ në​​ një​​ rast që, në​​ thelb, ka të​​ bëj me eksproprijimin ku revizioni nuk​​ është​​ lejuar sipas ligjit i cili ishte në​​ fuqi në​​ atë​​ kohë​​ dhe për më​​ tepër,​​ është​​ lëshuar në​​ çështje​​ të​​ faktit, që​​ nuk lejohet në​​ procedurat sipas mjetit të​​ jashtëzakonshëm juridik.”)​​ Parashtruesit e kërkesës vijojnë​​ me sqarimin se derisa kërkesa KI 37/21 ishte në​​ shqyrtim​​ para Gjykatës​​ “gjyqtari Sh.S [intervistë​​ e publikuar më​​ 22 maj 2021] ka​​ pranuar​​ se Gjykata Supreme ka bërë​​ interpretim qartazi të​​ gabuar të​​ ligjit me rastin e marrjes së​​ vendimit të​​ saj në​​ rastin [e parashtruesve të​​ kërkesës KI37/21]”;

 

  • propozimi për lejimin e përsëritjes së​​ procedurës në​​ Gjykatë​​ Supreme​​ është​​ dorëzuar pas nxjerrjes së​​ Aktvendimit për​​ Papranueshmëri​​ ​​ rastin KI37/21 të​​ Gjykatës, për arsye se sipas tyre “kanë​​ pritur vendimin e Gjykatës Kushtetuese do e adresojë​​ këtë​​ çështje. Nuk ka qenë​​ e arsyeshme që​​ ​​ pritej nga parashtruesit e kërkesës që​​ ​​ kërkonin​​ përsëritje​​ ​​ procedurës, ndërkohë​​ ​​ rasti ka qenë​​ ​​ pritje të​​ vendosjes në​​ Gjykatën Kushtetuese.” Në​​ lidhje me këtë, parashtruesit e kërkesës specifikojnë​​ se propozimi i tyre për lejimin e përsëritjes së​​ procedurës​​ është​​ paraqitur në​​ afatin e paraparë​​ tridhjetë​​ ditor dhe vijojnë ​​​​ “Gjykata Supreme ka bërë​​ interpretime të​​ gabuara​​ ligjore,​​ duke​​ arritur në​​ përfundime qartazi arbitrare, kur ka refuzuar propozimin për përsëritje të​​ procedurës për shkak të​​ kalimit të​​ afatit;

 

  • ​​ dispozitat e LPK-së​​ “përcakto[jnë] dyshkallshmëri në trajtimin e kërkesës për përsëritje të procedurës.”​​ Në këtë kuptim, parashtruesit e kërkesës i referohen neneve 232, 233, 234, 235 dhe 240 të LPK-së. Në vijim të kësaj, parashtruesit e kërkesës specifikojnë se:​​ “Gjykata Supreme ka shpërfillur faktin se LPK përcakton dyshkallshmëri në trajtimin e kërkesës për përsëritje të procedurës.” Në vijim të kësaj, parashtruesit e kërkesës theksojnë se “edhe nëse Gjykata Supreme do të kishte mëdyshje dhe paqartësi rreth aplikimit të dispozitave të mësipërme të LPK-së në rrethanat e rastit aktual, kjo Gjykatë nuk do duhej që jo-fleskibilitetin e saj ta përdorë në dëm te qytetarëve, në këtë rast duke ua mohuar drejtësinë familjes Tusha. Për më tepër kur përballë tyre, si palë në procedurë, është autoriteti publik, përkatësisht shteti.”

 

Në lidhje me pretendimin për shkelje të nenit 46 të Kushtetutës

 

  • Parashtruesit e kërkesës, fillimisht i referohen​​ praktikës gjyqësore të​​ Gjykatës [KI50/16, 86/18, 44/18; 194/18 dhe KI86/18] dhe të​​ GJEDNJ-së​​ [rastet​​ Sporrong dhe Lonnrot kundër Suedisë;​​ James dhe të​​ Tjerët​​ kundër Mbretërisë​​ së​​ Bashkuar; Presso Compania Naviera S.A. dhe Të​​ Tjerët kundër Belgjikës; Pye LTd dhe J.A. Pye Ltd. kundër Mbretërisë​​ së​​ Bashkuar; Von Maltzan dhe Të​​ Tjerët​​ kundër​​ Gjermanisë​​ dhe​​ Kopecky kundër Sllovakisë].

 

  • Në vijim të kësaj, parashtruesit e kërkesës specifikojnë se:​​ “Siç është e dukshme nga dosja e lëndës, në rastin [e parashtruesve të kërkesës], përkatësisht gjykatat, u kanë vënë atyre barrë joproporcionale, duke kërkuar dëshmi përtej asaj që është e mundur të​​ dëshmohet​​ nga ta lidhur me privimin e tyre nga ta drejta pronësore gjatë periudhës së komunizimit dhe gjatë viteve të 90-ta. Pavarësisht se gjykata e shkallës së parë dhe të dytë në​​ disa raste​​ kanë vënë një ekuilibër të drejtë në mes të barrës së të provuarit nga ana e parashtruesve të kërkesës dhe Komunës së Kaçanikut, Gjykata Supreme e ka përmbysur këtë, përmes interpretimeve të saja thellësisht arbitrare dhe të gabueshme.”

 

  • Në fund, parashtruesit e kërkesës kërkojnë nga Gjykata që: (i) të pranojë komentet plotësuese në kërkesën KI100/23; (ii) të shpallë kërkesën e pranueshme’ dhe (iii) të konstatojë së Aktvendimi [CN. Nr. 2/2023] i 13 shkurtit 2023 i Gjykatës Supreme “i ka shkelur parashtruesve të kërkesës të drejtën për gjykim të drejtë dhe të drejtë për mbrojtjen e pronës.”

 

​​ Dispozita relevante Kushtetuese dhe Ligjore

 

Kushtetuta e Republikës së Kosovës

 

Neni 31​​ 

[E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm]

 

“1. Çdokujt i garantohet mbrojtje e barabartë e të drejtave në procedurë para gjykatave, organeve të tjera shtetërore dhe bartësve të kompetencave publike.

2. Çdokush gëzon të drejtën për shqyrtim publik të drejtë dhe të paanshëm lidhur me vendimet për të drejtat dhe obligimet ose për cilëndo akuzë penale që ngrihet kundër saj/tij brenda një afati të arsyeshëm, nga një gjykatë e pavarur dhe e paanshme, e themeluar me ligj.”

 

 

Neni 46

[Mbrojtja e Pronës]

 

  • E drejta e pronës është e garantuar.

 

  • Shfrytëzimi i pronës rregullohet me ligj, në pajtim me interesin publik.​​ 

 

  • Askush nuk do të privohet në mënyrë arbitrare nga prona. Republika e Kosovës ose autoriteti publik i Republikës së Kosovës mund të bëj ekspropriimin e pronës nëse ky ekspropriim është i autorizuar me ligj, është i nevojshëm ose i përshtatshëm për arritjen e qëllimit publik ose përkrahjen e interesit publik, dhe pasohet me sigurimin e kompensimit të menjëhershëm dhe adekuat për personin ose personat prona e të cilave ekspropriohet.

 

  • Kontestet që lindin nga akti i Republikës së Kosovës ose autoritetit publik të Republikës së Kosovës për të cilat pretendohet se përbëjnë ekspropriimin, do të zgjidhen nga gjykata kompetente.​​ 

 

[...]

 ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​​​ Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut

 

Neni 6

(E drejta për një proces të rregullt)

 

“1.Çdo person ka të drejtë që çështja e tij të dëgjohet drejtësisht, publikisht dhe brenda një afati të arsyeshëm nga një gjykatë e pavarur dhe e paanshme, e krijuar me ligj, e cila do të vendosë si për mosmarrëveshjet në lidhje me të drejtat dhe detyrimet e tij të natyrës civile, ashtu edhe për bazueshmërinë e çdo akuze penale në ngarkim të tij. Vendimi duhet të jepet publikisht, por prania në sallën e gjykatës mund t’i ndalohet shtypit dhe publikut gjatë tërë procesit ose gjatë një pjese të tij, në interes të moralit, të rendit publik ose sigurisë kombëtare në një shoqëri demokratike, kur kjo kërkohet nga interesat e të miturve ose mbrojtja e jetës private të palëve në proces ose në shkallën që çmohet tepër e nevojshme nga gjykata, kur në rrethana të veçanta publiciteti do të dëmtonte interesat e drejtësisë.”

[...]

 

LIGJI PËR PROCEDURËN KONTESTIMORE

 

PËRSËRITJA E PROCEDURËS

 

Neni 232

 

​​ Procedura e përfunduar me aktgjykim dhe aktvendim të formës së prerë të gjykatës mund të përsëritet sipas propozimit të palës:​​ 

[...]

g) në qoftë se pala merr dijeni për fakte të reja ose gjen prova të reja, ose e fiton mundësinë që t’i përdorë ato, në bazë të të cilave për palën do të mund të merrej vendim përfundimtar më i favorshëm, sikur faktet dhe provat e tilla të ishin përdorur në procedurën e mëparshme.

 

 

Neni 233

[...]

233.2 Nga shkaqet e treguara në nenin 232 pika g) e këtij ligji përsëritja e procedurës mund të kërkohet vetëm po që se pala, pa fajin e saj, nuk ka mundur ti parashtroj këto​​ rrethana para se të ketë marrë fund procedura e mëparshme me vendim gjyqësor të formës së prerë.

 

Neni 234

 

234.1 Propozimi për përsëritjen e procedurës paraqitet brenda afatit prej tridhjetë (30) ditësh, dhe atë:

[...]

g) në rastin nga neni 232, pika g) të këtij ligji – nga dita në të cilën pala ka mundur t’i parashtrojë në gjykatë faktet e reja, gjegjësisht mjetet provuese të reja.

​​ 234.2 Po që se afati i caktuar në paragrafin 1 të këtij neni do të fillonte të rrjedhë para së vendimi të ketë marrë formë të prerë, ky afat do të llogaritet nga momenti në të cilin vendimi bëhet i formës së prerë, në qoftë se kundër tij nuk është paraqitur ankesa, gjegjësisht nga dita e dorëzimit të vendimit të formës së prerë të gjykatës së lartë të dhënë në shkallë të fundit.​​ 

234.3 Pas kalimit të afatit prej pesë vjetësh nga dita kur vendimi bëhet i formës së prerë, propozimi për përsëritjen e procedurës nuk mund të paraqitet, përveçse kur përsëritja kërkohet nga shkaqet e përmendura në nenin 232, pika a dhe b të këtij ligji.

 

Neni 235

 

Mbi propozimin për përsëritjen e procedurës vendosë gjykata e shkallës së dytë, dhe atë gjyqtari individual i cili nuk ka marrë pjesë në dhënien e vendimit të shkallës së dytë në procedurën e mëparshme.​​ 

 

Neni 236

 

236.1 Propozimi për përsëritjen e procedurës i paraqitet gjithmonë gjykatës që e ka dhënë vendimin e shkallës së parë.​​ 

236.2 Në propozim duhet treguar sidomos: baza ligjore në mbështetje të të cilës kërkohet përsëritja e procedurës, rrethanat nga të cilat rezulton se propozimi është paraqitur në afatin ligjor dhe mjetet provuese me të cilat arsyetohen thëniet e propozuesit.

 

Neni 237

 

237.1 Propozimin për përsëritjen e procedurës të paraqitur pas afatit ligjor, atë jo të plotë, apo të palejueshëm, e hedhë poshtë gjykata e shkallës së parë me anë të aktvendimit pa mbajtur seancë gjyqësore.

[...]

 

Vlerësimi i​​ kërkesës​​ së​​ parashtruesve​​ për​​ lejimin e plotësimit të​​ kërkesës

 

  • Në lidhje me kërkesën e parashtruesve të kërkesës për plotësimin e kërkesës së tyre, Gjykata rikujton se parashtruesit të kërkesës, tashmë të përfaqësuar nga një përfaqësues tjetër ligjor,​​ më 7 gusht 2023​​ dorëzuan​​ kërkesë për lejimin e plotësimit në kërkesën e tyre të parashtruar në Gjykatë më 22 maj 2023. Në vijim të kësaj, Gjykata rikujton se në dorëzimin e kërkesës së tyre më 22 maj​​ 2023, parashtruesit e kërkesës​​ kishin​​ autorizuar​​ që​​ të​​ përfaqësoheshin​​ nga​​ avokati,​​ z. Fitim Shabani.​​ Megjithatë,​​ më 7 gusht 2023,​​ kërkesa e tyre për plotësime të kërkesës së tyre,​​ u dorëzua​​ nga një përfaqësues tjetër i Kompanisë Ligjore​​ “Legalis” të cilin parashtruesit e kërkesës,​​ më 7 gusht 2023 e kishin autorizuar​​ që​​ ti përfaqësonin ata​​ në​​ Gjykatë. ​​ 

 

  • Sa i përket çështjes së ndërrimit​​ të përfaqësuesit ligjor përgjatë zhvillimit të procedurës para Gjykatës, dhe para se kjo e fundit të nxjerrë vendim në lidhje me kërkesën, kjo​​ çështje,​​ në kuptim të së drejtës​​ ​​ tyre​​ për​​ përfaqësim​​ është në vullnetin e palëve që​​ ata​​ të ndërrojnë përfaqësuesin e tyre ligjore përderisa me kohë​​ njoftojnë​​ Gjykatën dhe dorëzojnë​​ autorizimin përkatës për përfaqësim të​​ tyre.​​ Thënë këtë, Gjykata e​​ respekton​​ këtë​​ vendim të parashtruesve të kërkesës për t’u përfaqësuar nga një përfaqësues tjetër ligjor​​ sipas zgjedhjes së​​ tyre.​​ 

 

  • Në​​ vijim, Gjykata rikujton se parashtruesit e kërkesës përmes kërkesës së​​ tyre, të​​ 7 gushtit 2023​​ për​​ lejimin e plotësimit të​​ kërkesës, për dallim nga kërkesa e parashtruar më 22 maj 2023: (i) në mënyrë specifike kontestojnë Aktvendimin​​ [CN. Nr. 2/2023] të 13 shkurtit 2023 të​​ Gjykatës Supreme, si vendim i fundit i nxjerrë nga kjo gjykatë​​ në kuadër të propozimit të tyre për përsëritje të procedurës në​​ Gjykatën Supreme; (ii) në lidhje me këtë Aktvendim të kontestuar të Gjykatës​​ Supreme, parashtruesit e kërkesës kanë elaboruar më tej pretendimin e tyre për shkelje të nenit 31 të Kushtetutës, e që në​​ mënyrë​​ specifike ndërlidhet me hedhjen poshtë të ankesës së tyre ndaj Aktvendimit [CPP. Nr. 2/2022] të 27 dhjetorit 2022 të Gjykatës Supreme,​​ të nxjerrë në kuadër të procedurës për përsëritje të procedurës në Gjykatë Supreme, duke pretenduar interpretim arbitrar dhe qartazi të gabuar të dispozitave ligjore në​​ lidhje me paraqitjen e ankesës apo dy-shkallshmërisë​​ së​​ procedurës për përsëritje të​​ procedurës; (iii) të​​ njëjtit kanë elaboruar më tej pretendimin e tyre në lidhje me​​ ​​ Aktvendimin​​ [CPP. Nr. 2/2022] të 27 dhjetorit 2022,​​ të​​ Gjykatës​​ Supreme​​ e që ndërlidhet me konstatimin e saj për hedhje​​ si të palejuar​​ të propozimit të tyre për përsëritje të procedurës në Gjykatë Supreme ​​ për shkak se i​​ njëjti ​​​​ nuk është dorëzuar brenda afatit ligjor prej tridhjetë (30) ditësh; (iv)​​ theksojnë​​ që kërkesa tyre para Gjykatës nuk është përsëritje e kërkesës KI37/21; dhe (v) në kuptim të pretendimit​​ të tyre për shkelje të nenit 46 të​​ Kushtetutës, specifikojnë me tej se gjatë​​ procedurës kontestimore në​​ lidhje me kërkesëpadinë​​ e tyre “Pavarësisht se gjykata e shkallës së parë dhe të dytë në disa raste kanë vënë një ekuilibër të drejtë në mes të barrës së të provuarit nga ana e parashtruesve të kërkesës dhe Komunës së Kaçanikut, Gjykata Supreme e ka përmbysur këtë, përmes interpretimeve të saja thellësisht arbitrare dhe të gabueshme”.

 

  • Në dritën e kësaj kërkese për plotësim të kërkesës së tyre, parashtruesit e kërkesës​​ duke iu referuar dispozitave të Ligjit dhe të Rregullores së Punës pohojnë se “aktet e mësipërme janë të heshtura sa i përket të drejtës/mundësisë së parashtruesit/parashtruesve për të paraqitur komente në përgjigjen e palës kundërshtare, sikundër edhe në të drejtën e parashtruesit për të plotësuar apo për të sqaruar kërkesën e vet fillestare.”​​ 

 

  • Në​​ vijim, parashtruesit e kërkesës duke iu referuar praktikës gjyqësore të Gjykatës [rasteve KI48/18, me parashtrues​​ Arban Abrashi dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, Aktgjykim, i 23 janarit 2019; KI31/18, me parashtrues​​ Komuna e Pejës, Aktgjykim, i 12 prillit 2019; dhe KI34/17 me parashtruese​​ Valdete Daka, Aktgjykim, i ​​ qershorit 2017] pohojnë se:​​ “Gjykata Kushtetuese në shumë raste ka pranuar përgjigje nga pala kundërshtare, dhe si dhe ka lejuar paraqitjen e komenteve dhe sqarime plotësuese nga parashtruesit e kërkesës, në disa raste edhe kur nuk ka pasur përgjigje nga pala kundërshtare në procedurë.” ​​​​ 

 

  • Në​​ lidhje me këtë​​ të​​ fundit, Gjykata ndaj​​ pohimit​​ të​​ parashtruesve​​ të​​ kërkesës se Gjykata në​​ shumë​​ raste ka​​ lejuar​​ paraqitjen e komenteve dhe sqarimeve plotësuese ndaj kërkesave të​​ tyre, duke iu referuar edhe praktikës gjyqësore të​​ Gjykatës, përkatësisht rasteve KI48/18, KI38/18 dhe KI34/17 sqaron se:​​ (i) në​​ lidhje me rastin KI48/18, në​​ procedurë​​ para Gjykatës,​​ parashtruesit e kërkesës​​ janë​​ njoftuar ne lidhje me përgjigjet e palës kundërshtare, dhe në​​ vijim të​​ kësaj i lejoi atyre​​ që​​ të​​ paraqesin​​ komente ndaj​​ përgjigjes​​ së​​ palës kundërshtare (shih​​ paragrafët​​ 8-18​​ të​​ Aktgjykimit); (ii) në​​ lidhje me rastin KI31/18, në​​ procedurë​​ para Gjykatës,​​ parashtruesja e kërkesës dorëzoi​​ dokumente​​ shtesë,​​ përkatësisht, dorëzoi kërkesën për​​ trajtimin e kërkesës me urgjencë​​ pasi që​​ ndaj saj kishte filluar procedura e përmbarimit, për të​​ cilën​​ procedurë,​​ Gjykata i kishte​​ kërkuar​​ ​​ informata se në​​ cilën fazë​​ të​​ procedurës gjendet procedura e përmbarimit (shih​​ paragrafët​​ 21-29​​ të​​ Aktgjykimit); dhe​​ (iii)​​ në​​ lidhje me rastin KI34/17, ashtu​​ siç​​ është​​ ​​ reflektuar​​ në​​ procedurën​​ para Gjykatës,​​ parashtruesja​​ e kërkesës​​ më 31 mars 2017​​ plotësoi kërkesën e saj me​​ pretendime​​ shtesë,​​ pas​​ njoftimit​​ të​​ Gjykatës për regjistrim, të​​ 17 marsit 2017,​​ përkatësisht brenda​​ pesëmbëdhjetë​​ (15)​​ ditëve​​ pas njoftimit për regjistrim të​​ kërkesës së​​ saj (shih​​ paragrafët​​ 9-15 të​​ Aktgjykimit).

 

  • Në vijim, në shqyrtimin e​​ kërkesës së​​ parashtruesve të​​ kërkesës për lejimin e plotësimit të​​ kërkesës së​​ tyre, Gjykata fillimisht i referohet dispozitave përkatëse të Ligjit për Gjykatën dhe Rregulloren e saj të punës. ​​ 

 

  • Paragrafi 4 i nenit 22 [Procedimi i kërkesës] të Ligjit përcakton që :​​ Nëse kërkesa ose përgjigja në kërkesë nuk është e qartë ose e kompletuar, gjyqtari raportues njofton palët apo pjesëmarrësit përkatës për këtë dhe ia cakton një afat prej jo më shumë se pesëmbëdhjetë (15) ditëve për të qartësuar ose plotësuar kërkesën, përkatësisht përgjigjen në kërkesë. Gjyqtari raportues ka të drejtë të kërkojë prova shtesë, nëse kjo është e nevojshme për të vlerësuar lejueshmërinë dhe themelësinë e kërkesës.”

 

  • Në vijim të kësaj, Gjykata vë në pah se më 7 korrik 2023, Rregullorja e punës së Gjykatës​​ Nr. 01/2023, u publikua në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës dhe hyri në fuqi 15 ditë pas publikimit të saj. Rrjedhimisht gjatë shqyrtimit të kërkesës, Gjykata i referohet dispozitave të Rregullores së lartcekur. Megjithatë, konform Rregullit 78 (Dispozitat kalimtare) të Rregullores së punës Nr. 01/2023, përjashtimisht, dispozita të caktuara të Rregullores së punës Nr. 01/2018, do të vazhdojnë të zbatohen në lëndët e regjistruara në Gjykatë përpara shfuqizimit të saj, vetëm nëse dhe për aq sa janë më të favorshme për palët. Thënë këtë, Gjykata i​​ referohet​​ rregullit 33​​ (Regjistrimi i kërkesës dhe afati i dorëzimit) të​​ Rregullores së punës Nr. 01/2018, i​​ cili ka përcaktuar që:​​ 

 

(2)Nëse një kërkesë nuk përmban të gjitha dokumentet e nevojshme, Gjyqtari raportues nëpërmjet Sekretariatit e njofton parashtruesin e kërkesës, kontaktet e të cilit janë të njohura, se kërkesa duhet të plotësohet me dokumentet e specifikuara në kërkesë dhe përcakton saktë se këto dokumente duhet të dorëzohen brenda afatit prej pesëmbëdhjetë (15) ditë, nga dita e parashtrimit të kërkesës.

​​ (3) Përveç nëse kërkohet nga Gjykata ose, nëse merret leje me shkrim nga Gjykata, pala nuk mund të dorëzojë asnjë dokument pas pesëmbëdhjetë (15) ditësh nga dita e parashtrimit të kërkesës. Gjykata mund të urdhërojë një afat më të shkurtër, kur një kërkese i nevojitet trajtim i përshpejtuar.”

[...]

 

  • Në vijim, Gjykata po ashtu​​ i referohet rregullit 26 (Regjistrimi i kërkesës dhe afati i dorëzimit të përgjigjeve) të Rregullores​​ së punës Nr. 01/2023, i cili përcakton që:​​ 

 

(3)​​ Nëse një kërkesë nuk përmban të gjitha dokumentet e nevojshme, gjyqtari/ja raportues/e, nëpërmjet Sekretarisë, e njofton parashtruesin e kërkesës se kërkesa duhet te plotësohet me informata apo dokumente të specifikuara dhe përcakton saktë se informatat apo dokumentet duhet te dorëzohen brenda afatit prej pesëmbëdhjetë (15) ditësh, nga dita e parashtrimit te kërkesës.​​ 

(4) Përveç nëse kërkohet nga Gjykata ose nëse merret leje me shkrim nga Gjykata, pala parashtruese nuk mund të dorëzojë asnjë dokument pas afatit prej pesëmbëdhjetë (15) ditësh nga dita e parashtrimit te kërkesës. Gjykata mund te urdhërojë një afat me te shkurtër kur një kërkesë i nevojitet trajtim i përshpejtuar.”

 

  • Bazuar në dispozitat e lartcekura të dy Rregulloreve të punës së Gjykatës, kjo e fundit thekson se në thelb, rregullat e të dy Rregulloreve përcaktojnë që parashtruesit e kërkesës​​ nuk mund të dorëzojë asnjë dokument pas afatit prej pesëmbëdhjetë (15) ditësh nga dita e parashtrimit te kërkesës.​​ 

 

  • Prandaj, Gjykata marrë​​ për bazë faktin, që kërkesa është dorëzuar më 22 maj 2023, dhe Gjykata ka njoftuar përfaqësuesin e parashtruesve të kërkesës më 2 qershor 2023 për regjistrimin e kërkesës në Gjykatë,​​ konstaton se​​ kërkesa​​ e parashtruesve të​​ kërkesës,​​ për plotësimin e kërkesës, e 7 gushtit 2023​​ është dorëzuar jashtë ​​ afateve procedurale dhe bie jashtë fushëveprimit të rregullave të sipërcekura​​ (shih në​​ mënyrë​​ të​​ ngjashme edhe​​ kërkesën​​ e Gjykatës në​​ rastin KI133/20, me parashtrues​​ Raiffeisen Bank, Aktgjykim, i 30 marsit 2022).​​ 

 

  • ​​ këtë​​ kuptim, Gjykata rithekson se afatet e përcaktuara​​ me Rregulloren e punës, në kuptim të procedurës së shqyrtimit të kërkesës para Gjykatës, i shërbejnë sigurisë juridike,​​ ​​ nënkupton që​​ palët në procedurë​​ para Gjykatës​​ janë paraprakisht të njoftuara në lidhje me​​ (i)​​ kushtet e dorëzimit të një kërkese në Gjykatë,​​ (ii)​​ të drejtës së palës kundërshtare për të paraqitur përgjigje dhe​​ (iii)​​ afatit të dorëzimit të informatave dhe parashtresave tjera brenda afateve të përcaktuar me Ligj dhe Rregullore të punës.

 

  • Rrjedhimisht, Gjykata do të vazhdojë më shqyrtimin e pretendimeve të parashtruesve të kërkesës, ashtu​​ siç​​ janë​​ specifikuar​​ në kërkesën e​​ tyre të​​ dorëzuar më 22 maj ​​ 2023​​ ​​ Gjykatë.

 

Vlerësimi i pranueshmërisë së kërkesës

 

  • Gjykata së pari vlerëson nëse parashtruesi i kërkesës i ka përmbushur kriteret e pranueshmërisë, të përcaktuara në Kushtetutë dhe të parashikuara më tej në Ligj dhe në Rregullore të punës.​​ 

 

  • Në këtë drejtim, Gjykata i referohet paragrafëve 1 dhe 7 të nenit 113 [Juridiksioni dhe Palët e​​ Autorizuara] të Kushtetutës, në lidhje me paragrafin 4 të nenit 21 [Parimet e Përgjithshme] të Kushtetutës, që përcaktojnë:​​ 

 

 

 

Neni 113

[Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara]

 

“1. Gjykata Kushtetuese vendos vetëm për rastet e ngritura para gjykatës në mënyrë ligjore nga pala e autorizuar.

[...]

7. Individët janë të autorizuar të ngrenë shkeljet nga autoritetet publike të të drejtave dhe lirive të tyre individuale, të garantuara me Kushtetutë, mirëpo vetëm pasi të kenë shteruar të gjitha mjetet juridike të përcaktuara me ligj.”

[...]

 

  • Gjykata në vazhdim shqyrton nëse parashtruesi i kërkesës i ka përmbushur kriteret e pranueshmërisë, siç përcaktohen më tutje në Ligj, përkatësisht me nenet 47, 48 dhe 49 të Ligjit, që përcaktojnë:​​ 

 

Neni 47

[Kërkesa individuale]

 

“1. Çdo individ ka të drejtë të kërkojë nga Gjykata Kushtetuese mbrojtje juridike në rast se pretendon se të drejtat dhe liritë e tija individuale të garantuara me Kushtetutë janë shkelur nga ndonjë autoritet publik.

2. Individi mund ta ngritë kërkesën në fjalë vetëm pasi që të ketë shteruar të gjitha mjetet juridike të përcaktuara me ligj.”

 

Neni 48

[Saktësimi i kërkesës]

 

“Parashtruesi i kërkesës ka për detyrë që në kërkesën e tij të qartësoj saktësisht se cilat të drejta dhe liri pretendon se i janë cenuar dhe cili është akti konkret i autoritetit publik të cilin parashtruesi dëshiron ta kontestoj.”

 

Neni 49

[Afatet]

 

“Kërkesa parashtrohet brenda afatit prej katër (4) muajve. Afati fillon të ecë që nga dita kur parashtruesit i është dorëzuar vendimi gjyqësor. Në të gjitha rastet e tjera, afati fillon të ecë në ditën kur vendimi ose akti është shpallur publikisht...”.

 

  • Përkitazi me përmbushjen e kritereve të lartcekura,​​ përkatësisht kriterin për të​​ qenë​​ palë​​ e autorizuar​​ para Gjykatës, kjo e fundit vë​​ në​​ dukje se parashtruesit e kërkesës​​ Artan Tusha, Ajshe Tusha, Hatixhe Tusha, Nadire Tusha dhe Nurhane Vladi-Tusha, si në​​ autorizimin e tyre​​ për përfaqësim nga​​ z. Fitim​​ Shabani,​​ të​​ dhënë​​ më​​ 3 maj 2023​​ ashtu edhe në​​ autorizimin e tyre​​ për​​ përfaqësim​​ nga Kompania​​ Ligjore​​ “Legalis”,​​ të​​ dhënë​​ më​​ 7 gusht 2023 në​​ Gjykatë​​ kanë​​ specifikuar se janë​​ trashëgimtarë​​ të​​ të​​ ndjerit Isa Tusha, palë​​ në​​ procedurë​​ para Gjykatës Supreme, si në​​ procedurën kontestimore ashtu edhe në​​ procedurën për propozimin e ripërsëritjes​​ së​​ procedurës në​​ Gjykatë​​ Supreme. Gjykata vë​​ po ashtu në​​ dukje se të​​ gjithë​​ parashtruesit e kërkesës kanë​​ autorizuar Kompaninë​​ ligjore​​ “Legalis”,​​ që​​ ti përfaqësojë​​ ata në​​ procedurë​​ para Gjykatës.​​ Thënë​​ këtë, Gjykata konsideron se​​ parashtruesit e kërkesës janë palë e autorizuar, në kuptim​​ të nenit 113.7 të Kushtetutës.​​ 

 

  • Në​​ vijim të​​ kësaj, Gjykata, konstaton​​ se parashtruesit e kërkesës​​ kontestojnë kushtetutshmërinë e​​ akteve​​ të një autoriteti publik, përkatësisht​​ (i) Aktgjykimin [Rev. nr. 43/2019] ​​ të 24 dhjetorit 2020 të Gjykatës Supreme, të​​ nxjerrë​​ në​​ procedurë​​ kontestimore dhe (ii)​​ Aktvendimin​​ [CN. Nr. 2/2023] të 13 shkurtit 2023 të Gjykatës Supreme në lidhje me​​ Aktvendimin [CPP. Nr. 2/2022] të 27 dhjetorit 2022 të Gjykatës Supreme, të​​ nxjerra në​​ kuadër të​​ procedurës për lejimin e ripërsëritjes së​​ procedurës në​​ Gjykatë​​ Supreme.​​ 

 

  • Tutje, Gjykata​​ konstaton se parashtruesit e kërkesës​​ i kanë shteruar të gjitha mjetet juridike në dispozicion, sipas nenit 113.7 të Kushtetutës dhe nenit 47.2 të Ligjit; i kanë specifikuar të drejtat e garantuara me Kushtetutë, të cilat pretendojnë se i janë shkelur, në pajtim me kërkesat e nenit 48 të Ligjit; dhe kërkesën e kanë parashtruar brenda afatit ligjor prej 4 (katër) muajve, siç parasheh neni 49 i Ligjit.

 

  • Në​​ këtë​​ aspekt, dhe fillimisht, Gjykata rikujton që rrethanat e rastit konkret ndërlidhen me​​ atë​​ se​​ parashtruesit e kërkesës në​​ vitin​​ 2007,​​ në​​ Gjykatën Komunale​​ në​​ Kaçanik​​ , në​​ kuadër​​ të​​ procedurës kontestimore kishin​​ parashtruar​​ kërkesëpadi për​​ (i)​​ vërtetimin​​ e pronësisë​​ së​​ një​​ pjese të​​ ngastrës kadastrale dhe​​ (ii)​​ kompensimin për eksproprijimin e një​​ sipërfaqeje të​​ ngastrës​​ së​​ lartcekur kadastrale. Procedura e zhvilluar kontestimore, kishte rezultuar në​​ nxjerrjen e Aktgjykimit nga Gjykata Komunale, përmes së​​ cilës pjesërisht ishte aprovuar kërkesëpadia e parashtruesve të​​ kërkesës, dhe Komuna e​​ Kaçanikut​​ ishte obliguar që​​ të​​ paguajë​​ një​​ shumë​​ të​​ caktuar​​ për kompensim për​​ shpronësim. Aktvendimi i Gjykatës Komunale ishte aprovuar nga Gjykata e Qarkut në​​ Prishtinë, dhe si rezultat i aprovimit të​​ revizionit nga ana e Gjykatës Supreme, lënda ishte kthyer në​​ rigjykim​​ në​​ Gjykatën Komunale. Në​​ procedurë​​ të​​ rigjykimit, Gjykata Themelore sërish pjesërisht kishte aprovuar kërkesëpadinë​​ e parashtruesve, dhe si rezultat i aprovimit të​​ ankesës së​​ palës së​​ paditur nga ana e​​ Gjykatës së​​ Apelit,​​ çështja​​ ishte kthyer sërish​​ në​​ rigjykim​​ në​​ Gjykatën Themelore. Në​​ procedurë​​ të​​ dytë​​ të​​ rigjykimit, Gjykata Themelore​​ përmes Aktgjykimit [C. nr. 58/17] ​​ 20 dhjetorit 2017,​​ pjesërisht aprovoi kërkesëpadinë​​ e parashtruesve të​​ kërkesës,​​ dhe ky vendim u vërtetua edhe përmes​​ Aktgjykimit [Ac. nr. 593/18]​​ të​​ 20 gushtit 2019 të​​ Gjykatës së​​ Apelit.​​ Si​​ rezultat i paraqitjes së​​ revizionit nga ana e​​ Komunës​​ së​​ Kaçanikut​​ në​​ Gjykatë​​ Supreme,​​ përmes të​​ cilit kjo e fundit kishte​​ pretenduar​​ se kërkesëpadia e parashtruesve ishte​​ parashkruar.​​ Si rrjedhojë, Gjykata Supreme përmes Aktgjykimit të​​ kontestuar​​ [Rev. nr. 43/2019] e​​ kishte pranuar​​ si të bazuar revizionin e Komunës së Kaçanikut dhe​​ kishte ndryshuar​​ Aktgjykimin [Ac. nr. 593/18] të 20 gushtit 2019, të​​ Gjykatës së Apelit dhe Aktgjykimin [C. nr. 58/17] të 20 dhjetorit 2017 të Gjykatës Themelore,​​ duke​​ refuzuar kërkesëpadinë​​ e parashtruesve të​​ kërkesës. Gjykata Supreme, ndër tjerash, kishte​​ arsyetuar​​ se​​ kërkesëpadia​​ e tyre ishte parashkruar, ashtu​​ siç​​ përcaktohet më​​ nenin 379 të LMD-së në lidhje me​​ nenet 28 dhe 29 të​​ LTHMPJ-së.

 

  • Në​​ vijim, Gjykata​​ po ashtu​​ rikujton se parashtruesit e kërkesës​​ [Isa Tusha, Miradije Tusha dhe Naser Tusha]​​ kishin parashtruar kërkesë​​ në​​ Gjykatë,​​ e regjistruar më​​ numër KI37/21, përmes të​​ cilës kontestuan​​ Aktgjykimin e lartcekur​​ [Rev. nr. 343/2019],​​ të​​ Gjykatës Supreme​​ duke pretenduar se i njëjti​​ kishte shkelur të​​ drejtat e tyre të​​ garantuara me​​ nenet​​ 31 dhe 46 të​​ Kushtetutës. Si​​ rrjedhojë, Gjykata​​ më​​ 8 shtator 2021, kërkesën e parashtruesve​​ të​​ kërkesës​​ në​​ rastin KI37/21 e​​ shpalli​​ si të​​ papranueshme​​ për arsye se e​​ njëjta​​ ishte qartazi e pabazuar​​ në​​ bazë​​ kushtetuese.

 

  • Tutje,​​ Gjykata​​ rikujton,​​ më 11 tetor 2021,​​ në​​ Gjykatën Supreme, parashtruesit e kërkesës​​ ​​ [Miradije Tusha dhe Naser Tusha] dhe Isa Tusha​​ parashtruan​​ propozim për ripërsëritje​​ të​​ procedurës​​ në​​ Gjykatën Supreme.​​ 

 

  • Në​​ kuadër​​ të​​ këtij propozimi​​ për​​ ripërsëritje​​ të​​ procedurës, Gjykata Supreme, përmes Aktvendimit [CPP. Nr. 2/2022] të​​ 27 dhjetorit 2022,​​ pasi e shpalli vetën kompetente si gjykatë​​ për të​​ vendosur në​​ lidhje me​​ propozimin​​ e tyre, të​​ njëjtin​​ e​​ hodhi​​ poshtë​​ si të​​ pasafatshëm.​​ Si rezultat i këtij​​ vendimi, parashtruesit e kërkesës​​ kundër​​ këtij​​ Aktvendimi të​​ Gjykatës Supreme​​ paraqitën ankesë​​ në​​ Gjykatën Supreme, dhe kjo e fundit përmes Aktvendimit​​ të​​ kontestuar [CN. Nr. 2/2023] të 13 shkurtit 2023​​ ankesën​​ e tyre​​ e​​ hodhi​​ si të​​ palejuar, duke​​ konstatuar​​ se​​ dispozitat​​ e LPK-së​​ në​​ rrethanat konkrete ​​ nuk parashohin​​ mundësinë​​ e paraqitjes së​​ ankesës.

 

  • Në​​ dritën​​ e të​​ lartcekurave, parashtruesit e kërkesës, përmes kërkesës së​​ tyre specifikojnë​​ se kontestojnë​​ (i) Aktgjykimin [Rev. nr. 43/2019] ​​ të 24 dhjetorit 2020 të Gjykatës Supreme, të​​ nxjerrë​​ në​​ procedurë​​ kontestimore dhe (ii)​​ Aktvendimin​​ [CN. Nr. 2/2023] të 13 shkurtit 2023 të Gjykatës Supreme në lidhje me​​ Aktvendimin [CPP. Nr. 2/2022] të 27 dhjetorit 2022 të Gjykatës Supreme, të​​ nxjerra në​​ kuadër të​​ procedurës për lejimin e ripërsëritjes së​​ procedurës në​​ Gjykatë​​ Supreme, për të​​ cilat​​ pretendojnë​​ se të​​ njëjtat kanë​​ shkelur të​​ drejtat e tyre të​​ garantuara me nenet 31 dhe 46 të​​ Kushtetutës.

 

  • Në​​ vijim, të​​ pretendimeve të​​ lartcekura të​​ parashtruesve të​​ kërkesës, Gjykata fillimisht do të​​ shqyrtojë​​ dhe vlerësojë​​ kërkesën e tyre që​​ ndërlidhet me (i)​​ Aktgjykimin [Rev. nr. 43/2019] ​​ të 24 dhjetorit 2020 të Gjykatës Supreme, për të​​ vazhduar më​​ shqyrtimin dhe​​ vlerësimin​​ e (ii)​​ Aktvendimit​​ [CN. Nr. 2/2023] të 13 shkurtit 2023 të Gjykatës Supreme në lidhje me​​ Aktvendimin [CPP. Nr. 2/2022] të 27 dhjetorit 2022 të Gjykatës Supreme, të​​ nxjerra në​​ kuadër të​​ procedurës për lejimin e ripërsëritjes së​​ procedurës në​​ Gjykatë​​ Supreme.

 

  • Në​​ lidhje me Aktgjykimin​​ [Rev. nr. 43/2019] ​​ të 24 dhjetorit 2020, të​​ Gjykatës Supreme

 

  • Gjykata​​ fillimisht​​ sqaron se​​ parashtruesit e kërkesës​​ në​​ kërkesën e tyre të​​ dorëzuar në​​ Gjykatë​​ specifikojnë​​ se kontestojnë​​ Aktgjykimin​​ [Rev. nr. 343/2019]​​ të​​ 24 dhjetorit 2020​​ të​​ Gjykatës Supreme, i cili ishte​​ objekt​​ i vlerësimit të​​ kërkesës KI37/21, për të​​ cilin​​ pretendojnë​​ se i njëjti ka shkelur drejtat e​​ tyre të​​ garantuara me nenet​​ 31 dhe 46 të​​ Kushtetutës.​​ 

 

  • Në​​ dritën​​ e të lartcekurave, Gjykata thekson se pretendimet e​​ parashtruesve​​ të​​ kërkesës që​​ ndërlidhen me Aktgjykimin​​ [Rev. nr. 43/2019] ​​ të 24 dhjetorit 2020, të Gjykatës Supreme, ​​ i cili ishte​​ objekt​​ i​​ vlerësimit​​ të​​ kushtetutshmërisë​​ nga Gjykata përmes kërkesës KI37/21​​ janë​​ pretendime të​​ cilat​​ përbëjnë​​ përsëritje​​ të​​ kërkesës,​​ tashmë​​ të​​ gjykuar dhe të​​ vendosur nga Gjykata.​​ 

 

  • Në​​ lidhje​​ më​​ këtë, Gjykata i referohet nenit 116 (1) [Efekti Juridik i Vendimeve] te Kushtetutës, i cili parasheh se:​​ "Vendimet e​​ Gjykatës​​ Kushtetuese janë​​ të​​ detyrueshme për gjyqësorin dhe të​​ gjithë​​ personat dhe institucionet e Republikës së​​ Kosovës"​​ (shih rastet e Gjykatës, rastin KI102/1g, parashtrues​​ Bedri Gashi, Vendimi për refuzim te kërkesës të​​ datës 5 dhjetor 2019, paragrafët 21 dhe 22, dhe gjithashtu, rastin KI105/16, parashtrues​​ Feti Gashi, i cituar me lart, paragrafi 22).

 

  • ​​ Tutje,​​ Gjykata​​ i referohet edhe rregullit 54 (2) (b) te Rregullores se punës, i cili parasheh:​​ ''(2) Gjykata mund te vendose ta refuzoje një kërkesë me procedure te shkurtër në​​ qoftë​​ se: [...] (b) kërkesa është përsëritje e një kërkese te mëparshme të​​ vendosur nga Gjykata; ose [...]”

 

  • Në​​ këtë​​ kuptim,​​ Gjykata, përmes praktikës​​ së saj gjyqësore​​ në​​ vazhdimësi​​ ka theksuar se​​ ​​ ankimimi individual në​​ kuptim të​​ nenit 113 (7) të​​ Kushtetutës nuk duhet të​​ shikohet nga parashtruesit e kërkesës si një mundësi për të​​ kërkuar në​​ mënyrë​​ të​​ përsëritur nga Gjykata që​​ të​​ rihapë​​ vendimet e saj dhe të​​ gjykojë​​ sërish​​ çështjen​​ e njëjtë​​ (shih, në​​ këtë​​ kuptim,​​ rastet e Gjykatës: KI105/16, parashtrues​​ Feti Gashi, Vendimi​​ për refuzim të​​ kërkesës,​​ i​​ ​​ 10 majit​​ 2017, paragrafi 21 dhe KI96/23, me parashtrues​​ Muhamet Miftari,​​ Vendim për refuzim të​​ kërkesës, i 31 gushtit 2023).

 

  • Rrjedhimisht, Gjykata​​ konstaton​​ se pretendimet e parashtruesve të​​ kërkesës​​ se përmes Aktgjykimit​​ [Rev. nr. 43/2019] ​​ të 24 dhjetorit 2020, të Gjykatës Supreme iu janë​​ ​​ shkelur të​​ drejtat e​​ tyre​​ të​​ garantuara me nenet​​ 31 dhe 46 të​​ Kushtetutës​​ përbëjnë​​ përsëritje​​ të​​ kërkesës tashmë​​ të​​ gjykuar dhe të​​ vendosur nga Gjykata​​ në​​ rastin KI37/21, dhe duhet të​​ refuzohen ashtu​​ siç​​ është​​ përcaktuar me​​ ​​ pikën b, paragrafin (2) të​​ rregullit 54 të​​ Rregullores së​​ punës.

 

  • ​​ lidhje me​​ Aktvendimet e Gjykatës Supreme, të​​ nxjerra në​​ kuadër​​ ​​ procedurës për lejimin e përsëritjes së​​ procedurës në​​ Gjykatën Supreme

 

  • Në​​ dritën e konstatimit​​ të​​ lartcekur, Gjykata në​​ vijim do të​​ shqyrtojë​​ dhe vlerësojë​​ Aktvendimet e​​ kontestuara të​​ Gjykatës Supreme, ​​ të​​ nxjerra​​ në​​ kuadër të​​ procedurës që ndërlidhet me propozimin për ripsërsëritje të procedurës në Gjykatë Supreme.

 

  • Gjykata​​ fillimisht​​ rikujton që​​ parashtruesit e kërkesës pretendojnë​​ se Aktvendimi kontestuar [CN. Nr. 2/2023] të 13 shkurtit 2023 të Gjykatës Supreme në lidhje me​​ Aktvendimin [CPP. Nr. 2/2022] të 27 dhjetorit 2022 të Gjykatës Supreme, të​​ nxjerra në​​ kuadër të​​ procedurës për lejimin e ripërsëritjes së​​ procedurës në​​ Gjykatë​​ Supreme​​ kanë​​ shkelur të​​ drejtën e tyre për gjykim të​​ drejtë​​ dhe të​​ paanshëm, të​​ garantuar me nenin​​ 31 të​​ Kushtetutës.  ​​​​ Në​​ kuptim të​​ pretendimit të​​ tyre për shkelje të​​ nenit 31 të​​ Kushtetutës, parashtruesit e kërkesës​​ specifikisht:

 

  • pretendojnë interpretim të gabuar të dispozitave të LPK-së që ndërlidhet me konstatimin​​ e Gjykatës Supreme të​​ dhënë​​ përmes Aktvendimit​​ [CPP. Nr. 2/2022] të 27 dhjetorit 2022​​ se propozimi i tyre për përsëritje të procedurës në Gjykatë Suprem ishte i pasafatshëm; dhe

  • ​​ ​​ lidhje me​​ konstatimin e Gjykatës Supreme përmes Aktvendimit​​ [CN. Nr. 2/2023] të 13 shkurtit 2023​​ se ankesa kundër Aktvendimit​​ [CPP. Nr. 2/2022] të 27 dhjetorit 2022​​ ishte e palejuar,​​ theksojnë​​ se​​ dispozitat e​​ LPK-së​​ garantojnë dyshkallshmëri të vendimeve në procedurë për ripërsëritje​​ të procedurës. Në​​ lidhje​​ këtë​​ ​​ fundit, parashtruesit e kërkesës nuk kanë​​ specifikuar se pretendojnë​​ shkelje të​​ ​​ drejtës së​​ tyre për mjet juridik, të​​ garantuar me nenin​​ 32 të​​ Kushtetutës.

 

  • Në​​ dritën​​ e pretendimit të​​ parashtruesve të​​ kërkesës për shkelje të​​ së​​ drejtës​​ së​​ tyre për gjykim të​​ drejtë​​ dhe të​​ paanshëm, të​​ garantuar me nenin 31 të​​ Kushtetutës, në​​ ndërlidhje me nenin 6 (E drejta për një​​ proces të​​ rregullt) të​​ garantuar me​​ Konventën​​ Evropiane​​ për të​​ Drejtat ​​​​ e Njeriut (në​​ tekstin e mëtejmë: KEDNJ)​​ e që​​ ndërlidhet me Aktvendimin e kontestuar, të​​ Gjykatës Supreme, përmes të​​ cilit propozimi i tyre për ripërsëritje​​ të​​ procedurës në​​ Gjykatën Supreme ishte​​ hedhur​​ si i pasafatshëm, Gjykata duhet që​​ fillimisht të​​ vlerësojë​​ plotësimin​​ e kritereve të përcaktuara përmes pikës (b) të paragrafit 3 te rregullit 34 të Rregullores së punë ​​ s, sipas të cilës, Gjykata mund të konsiderojë një kërkesa të papranueshme nëse e njëjta nuk është​​ ratione materiae​​ në pajtim me Kushtetutën.​​ 

 

  • Gjykata, bazuar në​​ praktikën​​ e saj tashmë​​ ​​ konsoliduar gjyqësore, e​​ cila​​ bazohet në​​ praktikën gjyqësore të​​ GJEDNJ-së, thekson se​​ gjykatat e rregullta në​​ procedurën sipas​​ propozimit/kërkesës për përsëritje te procedurës vendosin vetëm lidhur me​​ çështjen​​ nëse kërkesa për përsëritje të​​ procedurës plotëson kushtet procedurale për miratimin e saj,​​ dhe jo për "të​​ drejtat dhe detyrimet​​ civile" të​​ parashtruesit të​​ kërkesës brenda kuptimit​​ ​​ ​​ drejtës për gjykim të​​ drejtë​​ ​​ nenit 31 të​​ Kushtetutës dhe nenit 6 të​​ KEDNJ-së.​​ 

 

  • ​​ këtë​​ kuptim, Gjykata​​ përmes praktikës së​​ saj gjyqësore​​ ka vlerësuar se​​ neni 31 i Kushtetutës, i ndërlidhur me​​ nenin 6 të​​ KEDNJ-se konsiderohet i pazbatueshëm​​ ​​ rastet e​​ ​​ procedurës, përmes të​​ cilës​​ është​​ refuzuar propozimi/kërkesa për​​ përsëritje​​ ​​ procedurës​​ (shih rastin e Gjykatës: KI63/21, me parashtrues​​ Hysen Metahysa, Aktvendim për Papranueshmëri i 11 nëntorit 2021, paragrafi 72; shih gjithashtu rastin e GJEDNJ-së:​​ KI07/17,​​ Pashk Mirashi, Aktvendim për papranueshmëri, i 12 qershorit 2017, paragrafi 64; KI80/15, 81/15 dhe 82/15,​​ Rrahim Hoxha, Aktvendim për papranueshmëri, i 27 dhjetorit 2016, paragrafi 31; shih, ndër të​​ tjera edhe rastet e GJEDNJ-se,​​ Oberschlick kundër Austrisë, nr. 23727/94, Vendim, i 21 marsit 1994,​​ Doësett kundër Mbretërisë së Bashkuar, nr. 8559/08, Vendim, i 4 janarit 2011; dhe​​ Sablon kundër Belgjikës, nr. 36445/97, Aktgjykim i 10 prillit 2001, paragrafi 86).​​ 

 

  • Përveç​​ kësaj, Gjykata​​ duke iu referuar​​ praktikës​​ gjyqësore të​​ GJEDNJ-se,​​ gjegjësisht rastit​​ Bochan kundër Ukrainës​​ (nr.2)​​ [DHM],​​ kërkesa nr.​​ 22251/08, Aktgjykim, i​​ 5 shkurtit 2015,​​ përmes të​​ cilit​​ kishte vënë​​ në​​ dukje​​ se: “[...]​​ në​​ linjë ​​​​ me parimet e lartcekura,​​ mbështetur​​ në​​ praktikën e​​ vazhdueshme​​ dhe mirë​​ të​​ konsoliduar, Konventa nuk garanton të​​ drejtën për​​ rihapjen​​ e një​​ rasti të​​ përfunduar.​​ Ankesat e jashtëzakonshme që kanë për synim rihapjen e procedurave gjyqësore të përfunduara si rregull nuk përfshijnë përcaktimin e “të drejtave dhe obligimeve civile” ose të “akuzës penale” dhe si​​ rrjedhojë​​ neni 6 nuk është i zbatueshëm në to.”​​ [paragrafi​​ 44​​ i Aktgjykimit në​​ rastin​​ Bochan​​ kundër Ukrainës, dhe​​ referencat​​ e përdorura në​​ këtë​​ rast,​​ ndër​​ të​​ tjera, rastet e GJEDNJ-së​​ X kundër Austrisë, nr.​​ 7761/77, Vendim i​​ 8 majit 1978, paragrafi​​ 171;​​  Surmont, De Meurechy​​ dhe Të​​ Tjerët​​ kundër Belgjikës, nr.​​ ​​  13601/88 dhe13602/88,​​ Vendim​​ i​​ korrikut​​ 1989,​​ paragrafi. 284; J.F.​​ kundër Francës, nr.​​ 39616/98,​​ Vendim, i​​ 20​​ prillit​​ 1999; Zaëadzki​​ kundër Polonisë, nr. 34158/96,​​ Vendim, i​​ 6 korrikut​​ 1999; Sonnleitner​​ kundër Austrisë, nr.​​ 34813/97,​​ Vendim, i​​ 6​​ janarit​​ 2000; Sablon​​ kundër Belgjikës, nr36445/97,​​ Vendim, i​​ 10​​ prillit​​ 2001, paragrafi 86Gorizdra​​ kundër Moldavisë, nr53180/99,​​ Vendim, i​​ 2​​ korrik​​ 2002;​​ Hurter​​ kundër Zvicrës​​ nr48111/07, 15​​ maj​​ ​​ 2012; Dybeku​​ kundër​​ Shqipërisë, nr557/12, ​​ Vendim i​​ 11​​ marsit​​ 2014,​​ paragrafi​​ 30).

 

  • GJEDNJ​​ kishte specifikuar se: “Kjo​​ sepse, për aq kohë sa çështja mbulohet nga parimi i res judicata të një​​ vendimi​​ përfundimtar në procedurat vendore, në parim nuk mund të arsyetohet se një kërkesë apo ankesë​​ e jashtëzakonshme vijuese që​​ synon ​​ rishikimin e këtij vendimi shpie në​​ një ​​​​ pretendim të argumentuar për ekzistencën e një të drejte të njohur sipas ligjit vendor apo se rezultati i proceduarve në​​ të​​ cilat​​ është​​ vendosur​​ që​​ të​​ rishqyrtojë​​ të​​ njëjtën​​ çështje​​ apo jo​​ është​​ përcaktuese për “të​​ vendosur në​​ lidhje me të​​ drejtat dhe detyrimet civile ose të​​ një​​ akuze penale”.​​ (paragrafi​​ 44, i Aktgjykimit në​​ rastin​​ Bochan kundër Ukrainës).

 

  • Tutje,​​ GJEDNJ ka​​ specifikuar se:​​ [...]​​ megjithatë, nëse një​​ ankesë​​ e jashtëzakonshme përfshin apo në​​ të​​ vërtetë​​ rezulton në​​ rishikim​​ e rastit, neni 6​​ [i Konventës]​​ zbatohet​​ në​​ procedurat e “rishikimit” në​​ mënyrën e​​ rregullt​​ .​​ (shih rastinSablon​​ kundër Belgjikës, të​​ cituar më​​ lart,​​ paragrafët​​ 88-89,​​ Vanyan​​ kundër Rusisë, nr53203/99,​​ 15 dhjetor 2005, paragrafi56, Zasurtsev​​ kundër Rusisë, nr67051/01, 27​​ prill​​ 2006, paragrafi 62Alekseyenko​​ kundër Rusisë, nr74266/01, 8​​ janar​​ 2009, paragrafi 55​​ Rizi​​ kundër Shqipërisë​​ nr49201/06, 8​​ nëntor​​ 2011, paragrafi 47,).

 

  • Gjykata, pikërisht duke​​ pasur parasysh pretendimin e parashtruesve​​ ​​ kërkesës në​​ kontekstin e garancive procedurale të​​ nenit​​ 31 të​​ Kushtetutës dhe nenit 6 të​​ KEDNJ-së,​​ vëren​​ se procedura gjyqësore e​​ zhvilluar në​​ Gjykatën Supreme, në​​ kuadër të​​ ​​ cilës propozimi për përsëritje të​​ procedurës në​​ këtë​​ gjykatë​​ ishte refuzuar si i pasafatshëm​​ kishte te bënte​​ vetëm​​ me vlerësimin e përmbushjes se kërkesave procedurale të​​ cilat duhet t'i përmbushë një​​ kërkesë​​ për përsëritje te procedurës, në​​ mënyrë​​ ​​ ​​ jetë​​ e pranueshme, dhe​​ ​​ rezultojë​​ ​​ rihapjen procedurës gjyqësore.​​ 

 

  • Gjykata, vë​​ në​​ dukje se në rastin​​ Bochan kundër Ukrainës, GJEDNJ, po ashtu ​​ kishte specifikuar se përderisa nenin 6, paragrafi 1 i KEDNJ-së në parim nuk është i zbatueshëm në rastet e ankesave të jashtëzakonshme që synojnë rihapjen e procedurave gjyqësore të përfunduara, natyra, fushëveprimi dhe veçoritë specifike të një procedure përkitazi me kërkesën e jashtëzakonshme në një sistem specifik juridik në fjalë mund të jenë të tilla ku procedura në kuadër të një ankese të hyjë në fushëveprimin e nenit 6 të KEDNJ-së ku garancitë e gjykimit të drejtë mund të aplikohen ndaj palëve ndërgjyqëse. Në vijim të kësaj, Gjykata specifikoi se​​ “[GJEDNJ] duhet të shqyrtojë në këtë mënyrë natyrën, fushëveprimin dhe veçoritë specifike të ankesës së jashtëzakonshme në fjalë në rrethanat e rastit konkret.“​​ (shih paragrafin 50 të rastit të lart cituar​​ Bochan kundër Ukrainës).​​ Në​​ kuptim të​​ kësaj të​​ fundit, Gjykata​​ duke marrë​​ për bazë​​ fushëveprimin dhe​​ veçoritë​​ e mjetit të​​ jashtëzakonshëm​​ juridik​​ në​​ rrethanat e rastit konkret,​​ përkatësisht​​ propozimit për lejimin e ripërsëritjes​​ së​​ procedurës,​​ vëren se ky mjet i jashtëzakonshëm juridik i referohet mundësisë së rihapjes së procedurës nën kushtet​​ e​​ përcaktuara me ligj, pas përfundimit të procedurës​​ gjyqësore​​ me vendim përfundimtar gjyqësor.​​ 

 

  • Prandaj, Gjykata​​ bazuar në​​ praktikën​​ e vet​​ gjyqësore​​ dhe​​ ​​ atë​​ ​​ GJEDNJ -së​​ ​​ rithekson se​​ neni 31 i Kushtetutës dhe neni 6 i KEDNJ-se nuk zbatohen në​​ kërkesat për përsëritjen e procedurës.

 

  • Rrjedhimisht, si​​ rezultat​​ i këtij​​ konstatimi​​ Gjykata​​ konsideron se​​ kërkesa e parashtruesve të​​ kërkesës që​​ ndërlidhet​​ pretendimet e parashtruesit të​​ kërkesës ne lidhje me procedurën gjyqësore te zhvilluar nga gjykatat sipas​​ propozimit të​​ tyre​​ për rishikimin e procedurës​​ duhet të​​ shpallen të​​ papranueshme, për shkak se është e papajtueshme​​ ratione materiae​​ me Kushtetutën,​​ ashtu​​ siç​​ është​​ përcaktuar me rregullin​​ 34​​ (3) (b) të​​ Rregullores së​​ punës.

 

R KËTO ARSYE

 

Gjykata Kushtetuese, në pajtim me paragrafin 7 të nenit 113 të Kushtetutës, nenin​​ 20 ​​ të Ligjit dhe në pajtim me pikën (b) të paragrafit 3​​ të rregullit 34​​ dhe pikën (b) të​​ paragrafit​​ 2 të rregullit 54​​ të Rregullores së punës,​​ më 13 shkurt 2024, njëzëri

 

VENDOS

 

  • TË DEKLAROJË, kërkesën​​ të papranueshme;

 

  • T'UA KUMTOJË,​​ këtë Aktvendim palëve;

 

  • TË PUBLIKOJË,​​ këtë Aktvendim në Gazetën Zyrtare, në pajtim me paragrafin 4 të nenit 20 të Ligjit;

 

  • Ky​​ Aktvendim hyn në fuqi në ditën e shpalljes në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës, në pajtim me paragrafin 5 të nenit 20 (Vendimet) të Ligjit.​​ 

 

 

 

 

Gjyqtari raportues ​​ Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese

 

 

 

Safet Hoxha   ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​​​    ​​ ​​​​ Gresa Caka-Nimani​​ 

 

 

 

1

Parashtruesit:

Emine Shabani

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesa është qartazi e pabazuar

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Civile