Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Kosovës, Rev. nr. 327/2021, të 6 prillit 2022

Nr. të lëndës KI105/22

Parashtruesit: Driton Morina

Shkarko:

Prishtinë, më​​ 10​​ tetor 2023​​ 

Nr.ref.:​​ RK 2286/23

 

 

 

 

 

AKTVENDIM PËR PAPRANUESHMËRI​​ 

 

 

 

rastin nr. KI105/22

 

Parashtrues

 

Driton Morina

 

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme të​​ Kosovës,​​ Rev.nr.327/2021​​ të​​ 6​​ prillit​​ 2022

 

 

GJYKATA KUSHTETUESE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS

 

 

e përbërë nga:

 

Gresa Caka-Nimani, kryetare

Bajram Ljatifi, zëvendëskryetar

Selvete Gërxhaliu-Krasniqi, gjyqtare

Safet Hoxha, gjyqtar

Radomir Laban, gjyqtar

Remzije Istrefi-Peci, gjyqtare

Nexhmi Rexhepi, gjyqtar dhe

Enver Peci, gjyqtar​​ 

 

 

Parashtruesi i kërkesës

 

  • Kërkesa është parashtruar nga​​ Driton Morina,​​ me vendbanim në Komunën e​​ Pejës​​ (në tekstin e mëtejmë: parashtruesi i kërkesës), i përfaqësuar nga Ekrem Agushi, avokat në Komunën e Prishtinës.

 

 

 

Vendimi i kontestuar

 

  • Parashtruesi i kërkesës konteston​​ Aktgjykimin [Rev.​​ nr.​​ 327/2021] e​​ 6​​ prillit​​ 2022​​ të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Gjykata Supreme) në lidhje me Aktgjykimin [Ac.​​ nr.​​ 4489/2020]​​ e​​ 9 dhjetorit 2020 të Gjykatës se Apelit të Republikës se Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Gjykata e Apelit) dhe Aktgjykimin​​ [C.​​ nr. 2008/2016]​​ e​​ 5 shtatorit 2017 të Gjykatës Themelore në Prishtinë (në tekstin e mëtejmë: Gjykata Themelore).​​ 

 

Objekti i çështjes

 

  • Objekti i çështjes së kërkesës​​ është vlerësimi i kushtetutshmërisë së​​ Aktgjykimit​​ të kontestuar, përmes​​ së cilit parashtruesi i kërkesës pretendon se i​​ janë shkelur të drejtat dhe liritë themelore të garantuara me​​ nenin 31​​ [E​​ Drejta​​ për​​ Gjykim​​ të​​ Drejtë​​ dhe të​​ Paanshëm];​​ nenin​​ 54 [Mbrojtja Gjyqësore e të Drejtave]​​ të Kushtetutës së Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Kushtetuta)​​ në ndërlidhje me​​ nenin 6​​ (E drejta për një proces të rregull)​​ dhe nenin 13​​ (E drejta për zgjidhje efektive)​​ të​​ Konventës​​ Evropiane​​ për​​ të​​ Drejtat e Njeriut​​ (në​​ tekstin e mëtejmë: KEDNJ).​​ 

 

Baza juridike

 

  • Kërkesa bazohet në paragrafët 1 dhe 7 të nenit 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës, nenet 22 (Procedimi i​​ kërkesës)​​ dhe 47 (Kërkesa individuale)​​ të Ligjit Nr. 03/L-121 për Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Ligji) dhe rregullin 25​​ (Parashtrimi i kërkesave dhe përgjigjeve)​​ të Rregullores së punës të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Rregullorja e punës).

 

  • Me 7 korrik 2023, Rregullorja e punës së Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës Nr. 01/2023, u publikua në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës dhe hyri ne fuqi 15 ditë pas publikimit te saj. Rrjedhimisht gjatë shqyrtimit të kërkesës, Gjykata Kushtetuese i referohet dispozitave të Rregullores së lartcekur. Lidhur me këtë, konform Rregullit 78 (Dispozitat kalimtare) të Rregullores së punës Nr. 01/2023, përjashtimisht, dispozita të caktuara të Rregullores së punës Nr. 01/2018, do të vazhdojnë të zbatohen në lëndët e regjistruara në Gjykatë para shfuqizimit të saj, vetëm nëse dhe për aq sa janë më të favorshme për palët.

 

Procedura në Gjykatën Kushtetuese

 

  • Më​​ 18 korrik​​ 2022,​​ parashtruesi​​ i​​ kërkesës​​ e dorëzoi​​ kërkesën​​ në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës​​ (në tekstin e mëtejmë: Gjykata).​​ 

 

  • Më 25 korrik 2022, Kryetarja e Gjykatës, përmes Vendimit [Nr.GJR.KI105/22]​​ caktoi gjyqtaren Selvete Gërxhaliu Krasniqi gjyqtare raportuese dhe kolegjin shqyrtues të përbërë nga gjyqtarët:​​ Gresa Caka-Nimani (kryesuese),​​ Bajram Ljatifi​​ dhe Remzije Istrefi Peci​​ (anëtarë).

 

  • ​​ 26 korrik​​ 2022, Gjykata njoftoi​​ përfaqësuesin për regjistrimin e kërkesës.

 

  • Më 26 korrik 2022, Gjykata ia dërgoi një kopje të kërkesës Gjykatës Supreme.​​ 

 

  • ​​ 31 tetor 2022, parashtruesi i kërkesës​​ dorëzoi​​ në Gjykatë një dokument shtesë në mbështetje të kërkesës se tij, përkatësisht procesverbalin e seancës për shqyrtim përgatitor të Gjykatës Themelore, të 15 marsit 2017.​​ 

 

  • Më 5 janar 2023, parashtruesi i kërkesës​​ dorëzoi​​ në Gjykatë një dokument shtese në mbështetje të kërkesës se tij, përkatësisht një kopje të Aktgjykimit KI116/21 të Gjykatës Kushtetuese.​​ 

 

  • ​​ 31 gusht​​ 2023, Kolegji shqyrtues shqyrtoi raportin e gjyqtares raportues dhe njëzëri​​ i rekomandoi Gjykatës papranueshmërinë e kërkesës.​​ 

 

Përmbledhja e fakteve

 

  • Nga shkresat e lëndës rezulton​​ se parashtruesi i kërkesës ishte i punësuar​​ në Bankën për Biznes (në tekstin e mëtejmë: punëdhënësi)​​ në pozitën e Menaxherit të Departamentit të Operativave sipas kontratës​​ [nr.​​ 1/2] të 2 janarit 2008 për një periudhë​​ të caktuar, përkatësisht nga 2 janari 2008 e deri me 31 dhjetor 2008.​​ 

 

  • Më 31 dhjetor 2008,​​ punëdhënësi​​ përmes kontratës​​ [nr.2198] ia​​ vazhdoi​​ parashtruesit të kërkesës​​ marrëdhënien​​ e punës​​ për një periudhë të​​ caktuar nga 1 janar 2009 deri me 31 dhjetor 2009.​​ 

 

  • Më 14 dhjetor 2009,​​ punëdhënësi​​ respektivisht Këshilli i Personelit​​ nxori​​ Vendimin​​ [nr.​​ 897]​​ për​​ mosvazhdimin​​ e kontratës së punës të​​ parashtruesit të​​ kërkesës​​ me arsyetimin se​​ marrëdhënia e tij e​​ punës mbaron më 31 dhjetor​​ 2009.​​ 

 

  • Më 21 dhjetor 2009,​​ punëdhënësi​​ përmes Drejtorit të Përgjithshëm duke iu referuar​​ nenit 11 të Ligjit të punës dhe​​ nenit 7 pika (a) të​​ kontratës se punës se parashtruesit të kërkesës​​ i dërgoi këtij të fundit​​ njoftim lidhur​​ me​​ mosvazhdimin e marrëdhënies së punës​​ duke arsyetuar se marrëdhënie e tij e punës përfundon me 31 dhjetor 2009.​​ 

 

  • Më 24​​ dhjetor 2009,​​ parashtruesi i kërkesës​​ përmes një​​ ankesë​​ kërkoi nga Bordi i Drejtorëve të Bankës për Biznes,​​ respektivisht punëdhënësi​​ që​​ ta anulojë vendimin për​​ mosvazhdimin​​ e marrëdhënies se punës.​​ 

 

  • Më 12 janar 2010,​​ komisioni i shkallës së dytë të punëdhënësit​​ nxori Vendimin​​ [nr.​​ 222]​​ për refuzimin e ankesës dhe konstatoi se vendimi i Këshillit të Personelit është në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe kontratën e punës.

 

  • Në një datë të paspecifikuar, parashtruesi i kërkesës​​ paraqiti padi​​ kundër​​ vendimit​​ [897] të 14 dhjetorit 2009 dhe vendimit​​ [nr.222]​​ të 12 janarit 2010​​ në Gjykatën Komunale në​​ Prishtinë.

 

  • Më​​ 20 dhjetor 2012, Gjykata Komunale​​ në​​ Prishtinë​​ përmes Aktgjykimit [C.​​ nr.​​ 121/2010]​​ refuzoi kërkesëpadinë e parashtruesit të​​ kërkesës me arsyetimin se​​ sipas Rregullores së UNMIK-ut 2001/27, kontrata e punës shkëputet me skadimin e kohëzgjatjes së punësimit dhe ne rastin e parashtruesit​​ bazë juridike për shkëputjen e kontratës ka qenë​​ skadimi i kontratës se punës.​​ 

 

  • Gjykata Komunale në Prishtinë përmes Aktgjykimit [C.​​ nr.​​ 121/2010] arsyetoi si në vijim:​​ 

 

Bindjen e saj gjykata e ka krijuar bazuar ne faktin se kontrata e​​ punës​​ ishte lidhur​​ me afat te caktuar dhe se ne te​​ njëjtën​​ kontrate ne nenin 7 pika (a)​​ është​​ parapare se​​ "marrëdhënia​​ e​​ punës​​ shkëputet​​ pa​​ paralajmërim​​ ditën​​ kur skadon​​ Kontrata​​ e​​ punës",​​ ndërsa​​ ne Nenin 2 pika (b) te​​ kontratës​​ është​​ përcaktuar​​ se "punëmarrësi pranohet në​​ pune me kohë të caktuar nga​​ data 01.01.2009​​ deri​​ me 31.12.2009 ",​​ andaj gjykata​​ vlerëson​​ se ne rastin konkret e paditura iu ka përmbajtura në​​ tërësi​​ kontratës​​ se​​ punës​​ dhe​​ shkëputjen​​ e ka bere ne​​ përputhje​​ me​​ këtë kontratë​​ respektivisht nuk ka bere​​ ndonjë​​ shkelje te dispozitave​​ kontraktuese apo dispozitave ligjore të​​ sipër cekura,​​ ndërsa​​ ne​​ anën tjetër​​ paditësi​​ ne momentin e​​ nënshkrimit të kontratës​​ ka qene i​​ vetëdijshëm se ka lidhur kontratën​​ e​​ punës me afat të​​ caktuar dhe se e ka pranuar​​ këtë​​ kontrate​​ në bazë të​​ vullnetit​​ të lire të​​ tij, prandaj gjykata​​ vlerëson​​ se​​ janë të​​ pabazuara pretendimet e​​ paditësit se marrëdhënia​​ e​​ punës në rastin konkret duhet të​​ konsiderohet si​​ marrëdhënie pune pa afat të caktuar.”​​ 

 

  • Më​​ 14 janar 2013, parashtruesi i kërkesës paraqiti ankesë​​ në​​ Gjykatën e​​ Apelit​​ duke pretenduar​​ (i) shkelje qenësore të dispozitave kontestimore, (ii) konstatim të gabuar dhe jo të plotë të gjendjes faktike​​ dhe​​ (iii)​​ zbatim​​ të gabuar të së drejtës materiale. Parashtruesi​​ i kërkese pretendonte​​ se janë shkelur dispozitat e procedurës kontestimore nga fakti se aktgjykimi nuk përmban arsye për faktet vendimtare, kurse arsyet e paraqitura janë të paqarta dhe kundërthënëse me provat.​​ Parashtruesi i kërkesës,​​ ndër të tjera,​​ pretendonte​​ se​​ ndërprerja e marrëdhënies së punës është​​ zhvilluar pa​​ procedurë​​ disiplinore​​ dhe se janë zbatuar gabimisht dispozitat e Ligjit Themelor të Punës në Kosovë dhe kontratës së punës dhe gabimisht është konstatuar​​ gjendja faktike.​​ 

 

  • Më​​ 1 shkurt​​ 2016, Gjykata​​ e Apelit​​ përmes Aktgjykimit [AC.​​ nr.​​ 1162/2013]​​ refuzoi si të pabazuar ankesën e parashtruesit të kërkesës dhe vërtetoi aktgjykimin e kontestuar,​​ me arsyetimin se​​ nuk është përfshirë në shkelje qenësore të dispozitave të procedurës kontestimore, e drejta materiale është aplikuar drejt dhe gjendja faktike është vërtetuar në mënyrë të drejtë e të plotë.​​ 

 

  • Gjykata e Apelit përmes Aktgjykimit [AC.​​ nr.​​ 1162/2013] kishte arsyetuar si në vijim:​​ 

 

Nga kjo rezulton se drejte ka vendosur gjykata e​​ shkallës​​ se parë​​ kur e ka refuzuar​​ kërkesëpadinë​​ e​​ paditësit si të pabazuar. Ngase me nenin 11.1 të​​ po​​ kësaj​​ rregullore është​​ përcaktuar​​ se​​ shkëputja​​ e​​ kontratës​​ se​​ punës behët​​ konform​​ nenit 11.1 pika d) e cila dispozitë​​ e parasheh se kontrata e​​ punës​​ shkëputet me skadimin e kohëzgjatjes​​ se​​ punësimit. Duke marr parasysh​​ edhe nenin 7 të​​ Kontratës​​ se​​ punës lidhur​​ mes të​​ ndërgjyqësve​​ përcaktohet​​ se kjo kontrate​​ shkëputet​​ pa​​ paralajmërim​​ ditën kur skadon​​ kontrata e​​ punës e parapare me nenin 2, b) të​​ kësaj​​ kontrate.​​ Meqë me këtë​​ nen të​​ kësaj kontrate është​​ përcaktuar​​ koha kur​​ punëmarrësi​​ është​​ pranuar në​​ marrëdhënie pune në​​ kohë të caktuar dhe këtë​​ r​​ periudhën​​ prej dt. 01.01.2009 deri me 31.12.2009. Andaj,​​ me të​​ drejtë​​ gjykata e shkallës​​ se​​ parë​​ e ka refuzuar​​ kërkesëpadinë​​ e​​ paditësit si të​​ pabazuar.

 

  • Më 27 mars 2016, parashtruesi i kërkesës paraqiti​​ revizion​​ në Gjykatën Supreme kundër Aktgjykimit [AC.​​ nr.​​ 1162/2013] të Gjykatës se Apelit​​ me pretendimin për shkelje thelbësore të dispozitave të procedurës kontestimore dhe zbatimit të gabuar të se drejtës​​ materiale,​​ me propozim që të​​ ndryshohen të​​ dy aktgjykimet e lartpërmendura dhe kërkesëpadia e paditësit të aprovohet si​​ e bazuar, ose që të​​ njëjtat aktgjykime të prishen dhe lënda të kthehet në rigjykim në gjykatën e shkallës se parë.

 

  • Më 15 gusht 2016, Gjykata Supreme​​ përmes Aktvendimit​​ [Rev.nr.151/2016]​​ aprovoi​​ ankesën e parashtruesit​​ si të​​ bazuar duke vendosur si në vijim:

 

Pranohet si i bazuar revizioni i paditësit, prishet aktgjykimi i Gjykatës se Apelit në Prishtinë AC.nr.1162/2013 date 01.02.2016, dhe​​ aktgjykimi i Gjykatës​​ Komunale në Prishtinë C.nr.121/2010 date 20.12.2012, dhe lënda i kthehet në rigjykim gjykatës se shkalles se parë

 

  • Gjykata Supreme përmes Aktvendimit [Rev.nr.151/2016] të 15 gusht 2016 arsyetoi se:

 

Shkeljet thelbësore​​ të​​ dispozitave te procedurës kontestimore, konsistojnë në faktin se​​ dispozitivi​​ dhe arsyetimi i aktgjykimit të​​ gjykatës sa shkallës se parë është në kundërshtim me përmbajtjen​​ e provave në​​ shkresat e​​ lëndës, nga se gjykata e​​ shkallës​​ se parë, në kundërshtim​​ me vendimin e të​​ paditurës nr.897 date 14.12.2009,​​ për​​ mos vazhdimin e kontratës sa punës, gabimisht konstaton se kontrata e punës nuk i është vazhduar​​ ne pajtim me nenin 7 pika a) të​​ saj, ku parashihet shkëputja e kontratës se punës pa paralajmërim ditën kur skadon kontrata e punës, e jo për shkak të mos përmbushjes se detyrimeve te punës i gjykatës se shkallës se parë është në kundërshtim me atë çka thuhet ne këtë vendim te paditurës.​​ , nga i cili, rezulton se paditësit nuk i është vazhduar kontrata e punës jo për​​ arsye të​​ skadimit të​​ kohëzgjatjes se kontratës se​​ punës, por​​ r katër​​ arsye​​ tjera të​​ cekura në​​ arsyetim të​​ vendimit

 

  • Sipas Gjykatës Supreme parashtruesit të kërkesës nuk​​ i​​ ishte vazhduar marrëdhënia​​ e punës jo si rezultat i skadimit të kohëzgjatjes se kontratës se punës​​ por​​ “për shkak të kryerjes se punës me jo profesionalizëm te nevojshëm, sjelljes jo korrekte me koleget ne pune, mos ndërmarrjes se masave te duhura për te ndalur abuzimet ne operacione dhe shikimit të llogarive te huaja pa autorizim.”

 

  • Më 26 janar 2010, parashtruesi i kërkesës​​ veç se kishte paraqitur​​ padi​​ ​​ shkallen e parë,​​ të cilën e precizoj me 5 shtator 2017​​ ​​ seancën e shqyrtimit kryesore​​ të Gjykatës Themelore​​ në mbështetje të kërkesës se tij​​ duke pretenduar se i është ndërprerë marrëdhënia e punës pa bazë ligjore.

 

  • Më​​ 5 shtator 2017, Gjykata Themelore në​​ rigjykim përmes​​ Aktgjykimit​​ [C.​​ nr.​​ 2008/2016]​​ refuzoi​​ kërkesëpadinë e parashtruesit të kërkesës duke arsyetuar si në vijim:​​ 

 

Meqenëse Neni 11.1 i Rregullores se sipër cekur, ne piken (d) parasheh se​​ "kontrata e punës shkëputet me skadimin e kohëzgjatjes se punësimit ",​​ andaj duke u bazuar​​ në​​ këtë​​ dispozite ligjore si dhe ne Nenin 7 pika (a) të​​ Kontratës​​ se​​ punës​​ nr.2198​​ datës​​ 31. 2. 2008​​ e​​ cila ka​​ parapare se​​ "kontrata​​ shkëputet​​ pa​​ paralajmërim​​ ditën​​ kur skadon​​ kontrata e punës”​​ respektivisht me date 31.12.2009, gjykata ka gjetur se vendimi i​​ Këshillit​​ ​​ Personelit të​​ paditurës​​ me nr. 897​​ i​​ datës​​ 14.12.2009​​ dhe​​ vendimi i Komisionit të​​ shkallës​​ se​​ dytë të​​ se​​ paditurës​​ nr.222​​ i​​ datës​​ 12.01.2010,​​ për​​ mos vazhdimin e​​ kontratës​​ se​​ paditësit,​​ anulimin e të​​ cilëve​​ e ka​​ kërkuar​​ paditësi,​​ janë​​ të​​ drejtë​​ dhe të​​ ligjshëm, andaj gjykata e ka​​ refuzuar​​ kërkesëpadinë​​ dhe ka vendosur si në​​ diapozitiv të​​ aktgjykimit

 

  • Më 2 tetor 2017, parashtruesi i kërkesës paraqiti​​ ankesë​​ në Gjykatën e Apelit​​ duke pretenduar​​ shkelje esenciale të​​ dispozitave​​ të​​ procedurës kontestimore, vërtetimit​​ të gabuar dhe jo të​​ plotë të gjendjes faktike dhe zbatimit të​​ gabuar të​​ se drejtës materiale me propozim​​ që​​ aktgjykimi i​​ ankimuar​​ ​​ ndryshohet.​​ 

 

  • Më​​ 9 dhjetor 2020,​​ Gjykata e Apelit​​ përmes Aktgjykimit [Ac.​​ nr.​​ 4489/2020]​​ refuzoi​​ ankesën e parashtruesit të kërkesës dhe​​ vërtetoi Aktgjykimin [C.​​ nr.​​ 2008/2016]​​ e Gjykatës Themelore​​ ​​ 5 shtatorit 2017.​​ 

 

  • Më 13 janar 2021,​​ parashtruesi i kërkesës paraqiti revizion në Gjykatën Supreme kundër Aktgjykimit [Ac.​​ nr.​​ 4489/2020] të Gjykatës se Apelit​​ duke pretenduar shkelje thelbësore​​ ​​ dispozitave​​ ​​ procedurës kontestimore, zbatim​​ ​​ gabuar të​​ ​​ drejtës materiale dhe vërtetim të gabuar të gjendjes faktike.​​ 

 

  • Më​​ 6​​ prill 2022,​​ Gjykata Supreme​​ përmes Aktgjykimit [Rev.​​ nr.​​ 327/2021]​​ refuzoi si të pabazuar revizionin e parashtruesit të kërkesës duke arsyetuar se​​ gjykata e shkallës së dytë​​ “ka dhënë arsye të mjaftueshme dhe bindëse për marrjen e një vendimi të drejtë e të ligjshëm dhe ka vlerësuar drejt se marrëdhënia e punës ka qenë e lidhur konform Rregullores së UNMIK-ut​​ 2001/27,​​ dhe se​​ mosvazhdimi​​ i kontratës së punës është bërë në përputhje me kontratën dhe Rregulloren e UNMIK-ut.​​ 

 

Pretendimet e parashtruesit​​ të kërkesës

 

  • Parashtruesi i kërkesës pretendon​​ që Aktgjykimi [Rev.​​ nr.​​ 327/2021] i​​ 6 prillit 2022​​ i Gjykatës Supreme​​ është nxjerrë në shkelje të të​​ drejtave dhe lirive themelore të tyre të garantuara me nenin​​ 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm] dhe nenit 54 [Mbrojtja Gjyqësore e të Drejtave] të Kushtetutës në lidhje me nenin 6 [E drejta për një proces të rregullt] dhe nenin 13 [E drejta për​​ zgjidhje efektive] të KEDNJ-së.​​ 

 

  • Parashtruesi i kërkesës pretendon se​​ i është​​ ndërprerë​​ marrëdhënia​​ e​​ punës pa bazë ligjore​​ duke mos ia lejuar vazhdimin e kontratës dhe duke mos ia bërë pagesën pas asaj kohe, si dhe​​ gjykatat e rregullta​​ gjatë shqyrtimit të​​ rastit​​ të tij​​ kanë shkelur dispozitat​​ e procedurës kontestimore sepse arsyetimi i vendimeve të​​ tyre bie ndesh me provat e rastit.​​ 

  • Parashtruesi i kërkesës pretendon se​​ gjykata e​​ shkallës​​ se parë dhe ajo e shkallës se dytë​​ gjatë​​ procedurës se zhvilluar lidhur me këtë çështje kontestuese kane bere shkelje qenësorë​​ nga​​ dispozitat e nenit 182 al.1 lidhur me nenin 199 te LPK-se, me arsyetim gjate ri procedurës​​ se​​ zhvilluar gjykata e shkalles se pare nuk ka vepruar ne pajtim me vërejtjet dhe udhëzimet e​​ Gjykatës Supreme te Kosovës, të paraqitura në​​ aktvendimin, Rev.nr. 151/2016 i dt. 15.08.2026 dhe për rrjedhoje i ka përsëritur të gjitha shkeljet qenësorë nga dispozitat e​​ nenit 182 al.2 pika n) e LPK-së të​​ cilat janë theksuar në faqen e tret (3) të arsyetimit të aktvendimit, ku gjykata e shkalles se parë në arsyetimin e aktgjykimit ka paraqit arsye kundërthënëse me përmbajtjen e provave qe gjenden​​ në​​ shkresat e​​ lëndës, nga se gjykata e​​ shkallës​​ ​​ parë​​ ​​ kundërshtim​​ me​​ përmbajtjen e vendimit të​​ se​​ paditurës, nr.897 i dt.​​ 14.12. 2009 paraqet arsye​​ kundërthënëse duke theksuar se kontrata e punës​​ nuk​​ është​​ vazhduar​​ ​​ pajtim me nenin 7​​ pika a të​​ saj ku parashihet se​​ shkëputja​​ e​​ kontratës​​ se punës pa paralajmërime ditën kur skadon kontratat e punës e jo për shkak të mos përmbushjes se detyrimeve te punës.​​ Ky arsyetim e gjykatës se​​ shkallës​​ se​​ parë​​ është​​ ​​ kundërshtim të plotë me përmbajtjen e vërtet​​ ​​ vendimit​​ ​​ paditurës, nga përmbajtja e​​ ​​ cilit rrjedh se paditësit nuk ju është vazhduar kontrata e punës jo për arsye​​ ​​ skadimit​​ ​​ kontratës se punës por ndërprerja e kontratës se punës është bëre për arsye tjera të theksuara​​ ​​ përmbajtjen e vendimit. Nuk është e nyejt për paditësin te thuhet se nuk është vazhduar kontrata e punës për shkak te skadimit te saj, ose për shkak të arsyeve te cilat e paditura i ka theksuar ne vendim e saj siç janë kryerja e punës me profesionalizëm sjellja jo korrektë me koleget e punës,​​ mos ndërmarrja e masave​​ ​​ duhura për të ndaluar abuzimeve te operacioneve dhe shikim i llogarive te huaja pa autorizim. Kot shkelje disiplinore nuk janë vërtetuar pasi që Gjykata e shkallës se parë dhe ajo e shkallës se​​ dytë​​ fare nuk i​​ kanë​​ vlerësuar vërejtjet dhe udhëzimet e gjykatës Supreme​​ ​​ Kosovës​​ ​​ cilat për gjykatën e​​ shkallës​​ se​​ parë​​ dhe gjykatën e​​ shkallës​​ se​​ dytë​​ kanë​​ qenë​​ ​​ detyrueshme.”​​ 

 

  • Parashtruesi i kërkesës tutje thekson​​ se:​​ “gjykatat instanciale gjatë​​ ri procedurës kanë​​ bërë​​ shkelje qenësore​​ nga​​ dispozitat e nenit 182 al. 2 pika n) e LPK-së,​​ ​​ cilat shprehen​​ ​​ faktin se lidhur me​​ njoftimin​​ e​​ ​​ paditurës për mos vazhdimin e kontratës se punës​​ nr.​​ 914 e​​ dt.​​ 21.12. 2009 dhe vendimin e​​ të​​ paditurës për mos vazhdimin e kontratës se punës nga ana e te paditures,nr.897 i dt.14.12.2012​​ paraqesin arsye kundërthënëse me përmbajtjen e vërtet, me arsyetim se vendimi për​​ mos vazhdimin​​ e kontratës se punës (i nxjerre para njoftimit) dhe njoftimi për mos vazhdimin e kontratës se punës​​ nga e paditura, nuk janë nxjerrë nga Komisioni Disiplinor i Shkalles se Pare, sikurse është​​ përcaktuar me dispozitat e neneve 11, 13, 14, 15, 16, 17, 18, 19, 20 dhe 21 te Rregullores mbi​​ Përgjegjësin ne Pune, e dt. 23.09.2009 por vendimin për mos vazhdimin e kontratës se punës për shkaqet e theksuar me larte si dhe njoftimin për mos vazhdimin e kontratës se punës, i ka nxjerrë Drejtor i përgjithshëm BpB-se-V.L​​ , pa kompetence lëndore dhe pa zbatimin e procedurës se rregullt disiplinore, i cili përveç​​ kësaj ne kohen e nënshkrimit te këtyre​​ akteve kontestuese nuk ka​​ qene ne pozitën e kryetarit te bordi e as anëtarit i Komisionit​​ Disiplinore të shkallës se dytë.​​ Nga sa u tha me larte, rrjedh se e paditura me vendimin e​​ formës​​ se​​ prere te komisionit te shkalles​​ se dyte ia ka​​ ndërprere​​ marrëdhënien​​ e​​ punës​​ paditësit​​ pa baze ligjore dhe si rrjedhoje e​​ këtij​​ vendimi jo ligjore​​ paditësit​​ ju​​ është​​ pa​​ mundësuar​​ pjesëmarrja​​ ne vazhdimin e​​ kontratës dhe ne mënyrë​​ joligjore nuk ju​​ është​​ bere pagesa e te ardhurave personale sepse me veprime jo ligjore ju është​​ pa​​ mundësuar​​ paditësit​​ qe te realizoj si pasoje e vendimit kontestues jo ligjore te​​ paditurës.​​ Gjithashtu, ne vendim nuk​​ janë​​ theksuar​​ anëtaret​​ e​​ Këshillit​​ te Personelit dhe​​ pjesëmarrja e tyre​​ nuk​​ është​​ vërtetuar​​ me​​ nënshkrim​​ personal, po ky vendim kontestuese​​ është​​ nënshkruar​​ vetëm nga​​ V.L​​ ,​​ kurse vendimi i komisionit​​ është​​ rrjedhoje shkeljeve të​​ nda​​ të​​ dispozitave nga neni​​ 9, 10, 11, 13 dhe 21 të​​ Rregullores​​ për​​ Përcaktimin​​ e​​ Përgjegjësisë​​ në Punë​​ e dt.23. 09.2009 e cila​​ ka​​ qenë​​ ne fuqi ne kohen e marrjes se​​ këtyre​​ vendimeve. Duke qene se vendimi ankimore nuk përmban​​ arsye dhe lidhur me aktin e te​​ paditurës​​ për​​ politika ne pune, sepse me​​ këtë akt ne piken​​ 3,​​ 1​​ nënpika​​ c)​​ janë​​ para pare detyrat e​​ këshillit​​ për​​ pune te personelit,​​ mirëpo​​ nuk​​ është para pare mundësia​​ ligjore​​ për​​ te marre vendim​​ për​​ ndërprerjen të marrëdhënies se punës​​ pa zbatim të procedurës disiplinore​​ sikurse është rregulluar me rregulloren e cekur.”

 

  • Në lidhje me këtë, parashtruesi i kërkesës thekson:​​ “Nisur nga një gjendje e​​ tillë​​ e çështjes, rrjedhë se gjykatat instanciale në arsyetimin e aktgjykimeve të tyre lidhur me përmbajtjen e vërtet të dokumenteve të shqyrtuara​​ kanë​​ paraqit arsye plotësisht kundërthënëse, ndërsa​​ ​​ gjitha arsyet e paraqitura nuk i​​ arsyetojnë faktet vendimtare për të​​ ardhur deri të përfundimi se kërkesëpadia e paditësit është e pabazuar.

 

  • Parashtruesi i kërkesës tutje thekson:​​ Nga sa u paraqit me​​ lartë​​ rrjedhe gjykata e​​ shkallës​​ se​​ dytë​​ nuk i ka vlerësuar​​ drejtë​​ arsyet​​ e paraqitura​​ ​​ ankesën e paditësit për sa i përket shkeljeve​​ ​​ dispozitave​​ ​​ procedurës kontestimore, dhe në​​ këtë mënyrë ne arsyetimin e aktgjykimit te saj ka paraqit arsye te cilat nuk janë ne pajtueshmëri me përmbajtjen e dokumenteve të shqyrtuara, kurse arsyet e paraqitura nuk i​​ arsyetojnë faktet vendimtare për nxjerre aktgjykim, me te cilin ankesa e paditësit është refuzuara si e pabazuar, andaj shikuar çështjen vetëm nga ky aspekt juridik, i autorizuari paditësit vlerëson se Kolegji i Gjykatës Supreme​​ të​​ Kosovës revizionin e paditësit do ta pranoni si te bazuar dhe aktgjykimet e goditura do ti prishë dhe çështjen do t'ia​​ kthejë​​ rigjykim gjykatës se​​ shkallës​​ se​​ parë​​ ose​​ shkallës​​ ​​ dytë.

 

  • Parashtruesi i kërkesës​​ në vazhdim​​ thekson “Si rrjedhoje e shkeljeve​​ të​​ dispozitave te procedurës kontestimore, gjykata e shkalles se pare​​ dhe ajo e shkalles se dyte​​ kane ka bere zbatim te gabuar​​ ​​ se drejtës materiale kur kërkesëpadia e paditësit është refuzuar si te pabazuar, përkatësisht aktgjykimi ankimor vërtetohet, me arsyetim se​​ ne situatën konkret sikurse u theksua ne arsyetimin e paraqitur lidhur me shkeljet e dispozitave të procedurës kontestimore, paditësi me te paditurën ka lidhur kontrate e pare te punës, nr.112 me dt. 02.01.2008 ne kohëzgjatje filluar prej 02.01.2008 deri me dt. 31.12.2008 dhe kontratën e dyte nr. 2198 me dt.31.12.2008 ne kohëzgjatje prej 01.01.2009 e deri me 31.12.2009 me mundësi vazhdimi, mirëpo e paditura pa i dhëne paditësit mundësin e vazhdimit te kontratës dhe pa kurrfarë paralajmërimi-njoftimi, si dhe pa zbatimin e procedurës disiplinore nxjerre vendimin kontestuese​​ për ndërprerjen e marrëdhënies se punës jo për shkak te mos vazhdimit te kontratës se punës, por​​ për shkak te shkeljes se detyrave te punës te përshkruar ne arsyetimin e vendimit kontestuese, te​​ cilat nuk janë vërtetuar ne procedurën rregullt sikurse janë​​ përcaktuar me rregulloren e te​​ paditurës për përgjegjësinë ne pune me mos vazhdim te kontratës se punës i behet ndërprerja e​​ marrëdhënies se punës ne mënyrë jo ligjore, duke iu shkaktuar​​ dem materiale ne shumen e cila është​​ vërtetuar​​ me​​ ekspertizën e ekspertit financiar​​ R. B.​​ dhe​​ plotësimin​​ e saj ne​​ seancën e​​ shqyrtimit kryesor.

 

  • Parashtruesi i kërkesës thekson se​​ Sipas vlerësimit​​ të​​ paditësit autoriteti publik - gjykatat e cekura me lartë​​ kanë​​ shkelur​​ dispozitën​​ e​​ nenit 113 (7) të​​ Kushtetutës se R. Kosovës me te cilën është parashikuar se "individët janë të autorizuar ti ngritin shkeljet nga autoritetet publike të drejtave dhe lirive të tyre individuale, të garantuara me kushtetute, mirëpo pasi te kenë shtjerr të gjitha mjetet juridike te përcaktuara me ligj". Në situatën konkrete paditësi i ka shteruar të gjitha mjetet juridike e cila ka te beje vetëm me shpërblimin e demit jo material për shkak të vuajtjeve psikike të shkaktuara me ndërprerjen jo të ligjshme dhe ne mënyre​​ injoruese të​​ marrëdhënies se punës nga e paditura - BpB në​​ Prishtinë.​​ Përveç kësaj, gjykatat e cekura​​ kanë​​ bërë​​ interpretim​​ ​​ gabuar​​ ​​ dispozitës​​ se nenit 200 al. 1 të LMD-së​​ i cili ka​​ qenë​​ ligj i​​ zbatueshëm​​ deri me dt.20.12. 2012 kur ka​​ hyrë në​​ fuqi​​ LMD-ja e R.​​ Kosovës,​​ këtë​​ sepse kjo dispozite ligjore ka para pare se "për​​ dhimbjet​​ fizike,​​ për​​ dhimbjet e​​ përjetuara​​ shpirtërore​​ për​​ shkak të​​ zvogëlimit​​ të​​ aktivitetit të​​ përgjithshëm​​ jetësor,​​ shëmtimit,​​ shkeljes të autoritetit, nderit, të lirive ose të drejtave të​​ personalitetit, vdekjes se​​ anëtarit të​​ ngushtë.”​​ 

 

  • Në lidhje me​​ shkelje​​ e pretenduar të nenit 133.7 të Kushtetutës, parashtruesi i kërkesës​​ theksoi:​​ “Në​​ situatën konkrete paditësi i ka shteruar të gjitha mjetet juridike e cila ka të bëjë vetëm me shpërblimin e dëmit​​ jo material​​ për shkak të vuajtjeve psikike të shkaktuara me ndërprerjen jo të ligjshme dhe në mënyrë injoruese të marrëdhënies së punës nga e paditura - BpB në Prishtinë. Përveç kësaj, gjykatat e cekura kanë bërë interpretim të gabuar të dispozitës së nenit 200 al.l te LMD-së, i cili ka qenë ligj i zbatueshëm deri më dt.20.12. 2012 kur ka hyrë në fuqi LMD-ja e Kosovës, këtë sepse kjo dispozitë ligjore ka paraparë se "për dhimbjet fizike, për dhimbjet e përjetuara shpirtërore për shkak të zvogëlimit të aktivitetit të përgjithshëm jetësor, shëmtimit, shkeljes të autoritetit, nderit, të lirive ose të drejtave të personalitetit, vdekjes së anëtarit të ngushtë, si dhe frikës gjykata nëse gjen se rrethanat e rastit, e sidomos dhimbje të shkallës së lartë dhe frikës si dhe kohëzgjatja e tyre e arsyetojnë këtë që gjykata të gjykojë shpërblimin e drejtë në të holla, pavarësisht nga shpërblimi i dëmit material.”

 

  • Në fund parashtruesi i kërkesës kërkon nga Gjykata që (i) të deklarojë kërkesën të pranueshme; (ii) të konstatojë se Aktgjykimi i​​ Gjykatës Supreme [Rev.​​ nr.​​ 327/2021]​​ ​​ 6 prillit​​ 2022, ka pasur shkelje të nenit 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm] dhe nenit 54​​ [Mbrojtja Gjyqësore e të Drejtave]​​ të Kushtetutës​​ në lidhje me nenin​​ 6 [E drejta për një proces të rregullt]​​ dhe​​ nenin​​ 13​​ [E drejta për zgjidhje efektive]​​ të KEDNJ-së;​​ (iii) të deklarojë të pavlefshëm Aktgjykimin e Gjykatës Supreme, [Rev.nr.327/2021] të 6​​ prillit 2022; dhe (iv) të kthejë rastin në​​ rigjykim në shkallë të parë.​​ 

Dispozita relevante​​ kushtetuese dhe​​ ligjore

 

KUSHTETUTA E REPUBLIKËS SË KOSOVËS

 

Neni 31

[E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm]

 

1. Çdokujt i garantohet mbrojtje e barabartë e të drejtave në procedurë para gjykatave, organeve të tjera shtetërore dhe bartësve të kompetencave publike.

 

2. Çdokush gëzon të drejtën për shqyrtim publik të drejtë dhe të paanshëm lidhur me vendimet për të drejtat dhe obligimet ose për cilëndo akuzë penale që ngrihet kundër saj/tij brenda një afati të arsyeshëm, nga një gjykatë e pavarur dhe e paanshme, e themeluar me ligj.
[...]

 

 ​​ ​​​​ 

KONVENTA EUROPIANE PËR TË DREJTAT E NJERIUT

 

Neni 6

(E drejta për një proces të rregullt)

 

1. Çdo person ka të drejtë që çështja e tij të dëgjohet drejtësisht, publikisht dhe brenda një afati të arsyeshëm nga një gjykatë e pavarur dhe e paanshme, e krijuar me ligj, e cila do të vendosë si për mosmarrëveshjet në lidhje me të drejtat dhe detyrimet e tij të natyrës civile, ashtu edhe për bazueshmërinë e çdo akuze penale në ngarkim të tij. Vendimi duhet të jepet publikisht, por prania në sallën e gjykatës mund t’i ndalohet shtypit dhe publikut gjatë tërë procesit ose gjatë një pjese të tij, në interes të moralit, të rendit publik ose sigurisë kombëtare në një shoqëri demokratike, kur kjo kërkohet nga interesat e të miturve ose mbrojtja e jetës private të palëve në proces ose në shkallën që çmohet tepër e nevojshme nga gjykata, kur në rrethana të veçanta publiciteti do të dëmtonte interesat e drejtësisë.

[...]

 

LIGJI Nr. 03/L-006 PËR PROCEDURËN KONTESTIMORE

 

Neni 182

[...]

n) në qoftë se aktgjykimi ka të meta për shkak të të cilave nuk mund të ekzaminohen, e sidomos në qoftë se dispozitivi i aktgjykimit është i pakuptueshëm apo kontradiktor me vetvete ose me arsyet e aktgjykimit, apo nëse aktgjykimi nuk ka fare arsye apo në të nuk janë treguar fare arsyet për faktet vendimtare, ose ato arsye janë të paqarta, ose kontradiktore, ose nëse për faktet vendimtare ekzistojnë kundërthënie midis asaj që në arsyet e aktgjykimit thuhet për përmbajtje të dokumentit ose të procesverbalit për thëniet e dhëna në procedurë dhe të vet atyre dokumenteve ose të procesverbalit;
[...]

 

UNMIK -​​ RREGULLORE NR. 2001/27 PËR LIGJIN THEMELOR TË PUNËS NË KOSOVË

 

 

Neni 10

Kontrata e punës

 

10.1 Kontrata e punës mund të lidhet: (a) për një kohë të pacaktuar ose (b) për një kohë të caktuar.

 

Neni 11

Shkëputja e kontratës së punës


11.1 Kontrata e punës shkëputet:​​ 

(a) me rastin e vdekjes së punonjësit;​​ 

(b) me marrëveshje me shkrim ndërmjet punonjësit dhe punëdhënësit;​​ 

(c) në rastet e rënda të sjellës së keqe nga punonjësit;​​ 

(ç) për shkak të përmbushjes së pakënaqshme të detyrave të punës nga ana e punonjësit;​​ 

(d) me skadimin e kohëzgjatjes së punësimit dhe​​ 

(dh) sipas fuqisë ligjore.

 

11.2 Kontrata e punës shkëputet nga punëdhënësi në rastet e rënda të sjelljes së keqe ose të përmbushjes së pakënaqshme të detyrave të punës nga punonjësi.​​ 

 

11.3 Raste të rënda të sjelljes së keqe paraqesin:​​ 

(a) kundërshtimi i paarsyetuar për kryerjen e detyrave të përcaktuara në kontratën e punës; (b) vjedhja, shkatërrimi, dëmtimi ose shfrytëzimi i paautorizuar i pasurisë së punëdhënësit; (c) zbulimi i fshehtësive afariste;​​ 

(ç) përdorimi e drogave dhe i alkoolit në punë dhe​​ 

(d) sjellja e natyrës tepër të rëndë pas së cilës do të ishte e paarsyeshme që të pritet vazhdimi i marrëdhënies së punës edhe më tej.

 

11.4 Përmbushja e pakënaqshme e detyrave të punës përfshin sa vijon:​​ 

(a) mungesën e paarsyeshme nga puna dhe​​ 

(b) gabimet e përsëritura, të cilat si të tilla nuk janë të mjaftueshme për ta arsyetuar largimin nga puna por ato me shpeshtësinë dhe peshën e tyre çrregullojnë ecurinë normale të marrëdhënies së punës.

 

11.5 Në rastet kur zbatohet neni 11.2:​​ 

(a) punëdhënësi do ta njoftojë punonjësin me shkrim për qëllimin e tij për ta ndërprerë kontratën e punës. Ai njoftim përfshinë edhe shkaqet për shkëputjen e kontratës së punës dhe (b) punëdhënësi do ta mbajë një takim me punonjësin me ç’rast punëdhënësi ia shpjegon me gojë punonjësit shkaqet e shkëputjes së kontratës. Në rast se punonjësi është anëtar i ndonjë sindikate ka të drejtë që në atë takim të jetë i pranishëm edhe një përfaqësues i sindikatës.

 

11.6 Kontrata e punës shkëputet sipas fuqisë ligjore në rastet kur punëdhënësi konstaton se punonjësi për shkaqe shëndetësore nuk mund ta kryejë më punën ose shërbimet për të cilat ai ose ajo është punësuar dhe kur nuk ka punë tjetër të cilën ai ose ajo do të ishte në gjendje ta kryente. Punëdhënësi duhet ta paralajmërojë punonjësin një muaj përpara shkëputjes së kontratës.​​ 

 

11.7 Kontrata e punës mund të shkëputet nga punëdhënësi për shkak të ndryshimeve ekonomike, teknologjike ose strukturale në ndërmarrje.​​ 

 

    • Në rastet e shkëputjes së kontratës së punës, punëdhënësi, me kërkesë të punonjësit, e pajisë atë me një vërtetim ku figuron emri i punonjësit, natyra e punës ose lloji i punës ose i shërbimeve për të cilat ai ose ajo është punësuar,​​ periudha kohore e punësimit, lartësia bazë e pagës/rrogës me pagesat dhe të ardhurat tjera si dhe një vlerësim për përmbushjen e detyrave të punës gjatë kohës së punësimit.

 

Vlerësimi i pranueshmërisë së kërkesës​​ 

 

  • Gjykata fillimisht shqyrton nëse parashtruesi i kërkesës i ka përmbushur kriteret e pranueshmërisë, të përcaktuara me Kushtetutë, të parashikuara me Ligj dhe të specifikuara më tej me Rregullore të punës.​​ 

 

  • Në këtë drejtim, Gjykata fillimisht iu referohet paragrafëve 1 dhe 7 të nenit 113 të Kushtetutës, të cilët përcaktojnë:​​ 

 

“(1) Gjykata Kushtetuese vendos vetëm për rastet e ngritura para gjykatës në mënyrë ligjore nga pala e autorizuar.

 

[...]

 

(7) Individët janë të autorizuar të ngrenë shkeljet nga autoritetet publike të të drejtave dhe lirive të tyre individuale, të garantuara me Kushtetutë, mirëpo vetëm pasi të kenë shteruar të gjitha mjetet juridike të përcaktuara me ligj”.

 

  • Në vazhdim, Gjykata shqyrton nëse parashtruesi i kërkesës i ka përmbushur kriteret e pranueshmërisë, siç parashikohen në Ligj. Në këtë drejtim, Gjykata i referohet neneve 47 [Kërkesa individuale], 48 [Saktësimi i kërkesës] dhe 49 [Afatet] të Ligjit, të cilët parashikojnë:​​ 

 

Neni 47

[Kërkesa individuale]

 

1.“Çdo individ ka të drejtë të kërkojë nga Gjykata Kushtetuese mbrojtje juridike në rast se pretendon se të drejtat dhe liritë e tija individuale të garantuara me Kushtetutë janë shkelur nga ndonjë autoritet publik.

 

2.Individi mund ta ngritë kërkesën në fjalë vetëm pasi që të këtë shteruar të gjitha mjetet juridike të përcaktuara me ligj”.

 

 

Neni 48

[Saktësimi i kërkesës]

 

“Parashtruesi i kërkesës ka për detyrë që në kërkesën e tij të qartësoj saktësisht se cilat të drejta dhe liri pretendon se i janë cenuar dhe cili është akti konkret i autoritetit publik të cilin parashtruesi dëshiron ta kontestoj”.

 

Neni 49

[Afatet]

 

“Kërkesa parashtrohet brenda afatit prej katër (4) muajve. Afati fillon të ecë që nga dita kur parashtruesit i është dorëzuar vendimi gjyqësor.[...]”.

 

  • Për sa i përket përmbushjes së këtyre kritereve, Gjykata konstaton se parashtruesi i kërkesës është palë e autorizuar, i cili konteston një akt të një autoriteti​​ publik, përkatësisht Aktgjykimin​​ e Gjykatës​​ Supreme [Rev. nr. 327/2021] të 6 prillit 2022,​​ pasi​​ i ka shteruar të gjitha mjetet juridike të përcaktuara me ligj. Parashtruesi i kërkesës gjithashtu ka qartësuar të drejtat dhe liritë që ai pretendon se i janë shkelur, në pajtim me kërkesat e nenit 48 të Ligjit dhe e ka dorëzuar kërkesën në pajtim me afatet e përcaktuara në nenin 49 të Ligjit.​​ 

 

  • Përveç kësaj, Gjykata shqyrton nëse parashtruesi i kërkesës ka përmbushur kriteret e pranueshmërisë të përcaktuara në rregullin 34​​ [Kriteret e pranueshmërisë] të Rregullores së punës. Rregulli 34​​ (2) i Rregullores së punës përcakton kriteret në bazë të së cilave Gjykata mund të shqyrtojë kërkesën, duke përfshirë kriterin që kërkesa të mos jetë qartazi e pabazuar. Specifikisht, rregulli 34​​ (2) përcakton që:

 

"(2) Gjykata mund ta konsiderojë kërkesën të papranueshme, nëse kërkesa është qartazi e pabazuar,​​ kur​​ parashtruesi/ja​​ nuk dëshmon dhe nuk mbështetë në mënyrë të mjaftueshme pretendimin e tij/saj".

 

  • Gjykata rikujton se​​ në substancë pretendimi kryesor i​​ parashtruesit të kërkesës​​ është shkelja e të drejtave të garantuara me nenin 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm] të Kushtetutës në lidhje me nenin 6 (E drejta për një​​ proces të rregullt) të KEDNJ-së me arsyetimin se​​ i është ndërprerë marrëdhënia e punës në mënyrë joligjore dhe se gjykatat e rregullta përmes vendimeve të tyre gabimisht kishin konstatuar gjendjen faktike dhe kishin aplikuar të drejtën​​ materiale​​ nga neni 11. 1 i Ligjit Themelor të Punës.​​ 

 

  • Gjykata rikujton se parashtruesi i kërkesës​​ fillimisht​​ kishte kontratë për një periudhë të caktuar​​ kohore nga​​ 2 janari 2008 deri me 31 dhjetor 2008, e cila me pas iu ishte vazhduar për një periudhë tjetër të caktuar kohore​​ nga 1 janari 2009 deri me 31 dhjetor 2009.​​ Ndërsa, marrëdhënia e tij e punës ishte ndërprerë nga punëdhënësi​​ përmes Vendimit​​ [nr.897] me arsyetimin se marrëdhënia e tij e punës mbaron më 31 dhjetor 2009.​​ 

 

  • Gjykata rikujton se parashtruesi i kërkesës konteston vendimin për ndërprerjen e punësimit nga ana e punëdhënësit, duke iniciuar kontest gjyqësor fillimisht në Gjykatën Komunale në Prishtinë.​​ 

 

  • Në këtë drejtim, Gjykata fillimisht iu referohet pjesës relevante të Aktgjykimit [C.​​ nr.​​ 121/2010]​​ të Gjykatës Komunale në Prishtinë, të 16 majit 2007, e cila vendosi si në vijim:

 

“[...]​​ kontrata​​ e punës ishte lidhur me afat të caktuar dhe se në të njëjtën kontrate në​​ nenin 7 pika (a) është parapare se "marrëdhënia e punës shkëputet pa paralajmërim ditën kur skadon Kontrata e punës", ndërsa ne Nenin 2 pika (b) të kontratës është përcaktuar se "punëmarrësi pranohet në punë​​ me kohë të caktuar nga data 01.01.2009 deri me 31.12.2009 ", andaj gjykata vlerëson se ne rastin konkret e paditura iu ka përmbajtur​​ në tërësi kontratës se punës dhe shkëputjen e ka bere ne përputhje me këtë kontratë respektivisht nuk ka bere ndonjë shkelje te dispozitave kontraktuese apo dispozitave ligjore të sipër cekura, ndërsa ne anën tjetër paditësi ne momentin e nënshkrimit të kontratës ka qene i vetëdijshëm se ka lidhur kontratën e punës me afat të caktuar dhe se e ka pranuar këtë kontrate në bazë të vullnetit të lire të tij, prandaj gjykata vlerëson se janë të pabazuara pretendimet e​​ paditësit se marrëdhënia e punës në​​ rastin konkret duhet të​​ konsiderohet si marrëdhënie punë​​ pa afat të​​ caktuar.”

 

  • Gjykata gjithashtu vëren se përkitazi me pretendimet e lartcekura të parashtruesit të kërkesës, më konkretisht pretendimi për ndërprerjen e marrëdhënies se punës pa bazë​​ ligjore,​​ Gjykata vëren se të njëjtat ishin trajtuar në mënyrë të detajuar​​ nga gjykatat e rregullta edhe në​​ procedurën e rigjykimit.​​ 

 

  • Në këtë kontekst, dhe specifikisht lidhur me pretendimet e parashtruesit t kërkesës​​ Gjykata fillimisht rikujton se Gjykata Themelore përmes Aktgjykimit [C.​​ nr.​​ 2008/2016]​​ të 5 shtatorit 2017,​​ duke trajtuar pretendimet e parashtruesit të kërkesës, ndër të tjera, kishte theksuar si në vijim:

 

“Duke vlerësuar pretendimet e paditësit, respektivisht të autorizuarit të tij dhe kundërshtimet e të autorizuarit të paditurës, gjykata për të vendosur ne këtë çështje juridike, iu referua nenit 11.1 të Rregullores se UNMIK-ut 2001/27 "Për Ligjin Themelore Punës në Kosovë" (Ligj i aplikueshëm ne kohen e ndërprerjes se marrëdhënies se punës), i cili përcakton kushtet për shkëputjen e kontratës se punës)”

 

“Meqenëse Neni 11.1 i Rregullores se sipër cekur, ne piken (d) parasheh se "kontrata e punës shkëputet me skadimin e kohëzgjatjes se punësimit ", andaj duke u bazuar në këtë​​ dispozite ligjore si dhe ne Nenin 7 pika (a) të Kontratës se punës nr.2198 datës 31. 2. 2008 e cila ka parapare se "kontrata shkëputet pa paralajmërim ditën kur skadon kontrata e punës” respektivisht me date 31.12.2009, gjykata ka gjetur se vendimi i Këshillit të Personelit të paditurës me nr. 897 i datës 14.12.2009 dhe vendimi i Komisionit të shkallës se dytë të se paditurës nr.222 i datës 12.01.2010, për mos vazhdimin e kontratës se paditësit, anulimin e të cilëve e ka kërkuar paditësi, janë të drejtë dhe të ligjshëm, andaj gjykata e ka refuzuar kërkesëpadinë dhe ka vendosur si në diapozitiv të aktgjykimit”. “ [...]Bindjen e saj gjykata e ka krijuar bazuar në faktin se kontrata e punës ishte lidhur me afat të caktuar [...]”​​ 

 

  • Gjykata gjithashtu rikujton se Gjykata e Apelit përmes Aktgjykimit​​ [Ac.nr.4489/2020] të 9 dhjetorit 2021,​​ kishte theksuar si në vijim:

 

“Gjykata e shkalles se dyte vlerëson se me të drejtë​​ gjykata e shkallës se parë​​ ka ardhur në​​ përfundimin se paditësit marrëdhënia e punës​​ i kishte skaduar sipas vete​​ kontratës​​ se lidhur me të​​ paditurën​​ nr. 2198, e​​ datës​​ 31.12.2008, e cila ishte lidh​​ për kohe të​​ caktuar duke filluar nga data 01.0 1.2009 e deri me date 31.12.2009,​​ për shkak​​ se kjo gjykate me​​ vlerësimin​​ e te​​ njëjtës​​ kontrate konstaton se, me​​ dispozitën​​ e​​ nenit 7 pika a) të​​ kësaj kontrate,​​ punëdhënësi, këtu​​ e paditura dhe​​ punëmarrësi,​​ këtu paditësi me vullnetin e tyre të lirë kishin përcaktuar se Kontrata e lidhur ne mes tyre shkëputet pa paralajmërim ditën kur skadon Kontrata e Punës e parapare me nenin 2a të kësaj kontrate”

 

Përcaktimi i​​ bërë​​ me nenin​​ 2 b të​​ se njëjtës​​ kontratë, me te cilën ishte caktuar kohëzgjatja e kontratës nga data 01.01.2009 gjer me date 31.12.2009 me mundësi vazhdimi edhe për një​​ vit,​​ ne asnjë rrethane për te paditurën nuk ka paraqit detyrim që paditësit domosdoshmërisht t'ia vazhdoj kontratën edhe për një vit pas skadimit te saj pasi që ka qenë në vullnetin e saj që duke marre për baze punën dhe performancen që​​ paditësi​​ ka treguar gjatë periudhës kohore të​​ vitit 2009, të​​ vlerësoj se paditësit a do ja vazhdoj apo jo​​ kontratën​​ e​​ lidhur, gjë që në​​ rastin konkret nuk ja ka vazhduar dhe me kohe​​ paditësin​​ e ka njoftuar se nuk do i vazhdohet pas skadimit te saj.

 

  • Gjithashtu, Gjykata i referohet​​ pjesëve relevante të​​ Aktgjykimit [Rev.​​ nr.​​ 327/2021] të 6 prillit 2022 të Gjykatës Supreme si instancë përfundimtare në këtë çështje civile, dhe​​ vëren se e njëjta ka shpjeguar në detaje arsyet e refuzimit të disa prej kërkesave të ngritura në revizion nga parashtruesi i kërkesës, duke arsyetuar se:

 

“Gjykata Supreme e Kosovës i ka vlerësuar​​ si të​​ pabazuara thëniet e revizionit​​ ​​ paditësit, se aktgjykimi i goditur është​​ marrë​​ me shkelje thelbësore të dispozitave nga neni 182 par. 2 pika​​ (n) të LPK-së, nga arsyeja se gjykata e​​ shkallës se dytë në​​ procedurë të​​ vendosjes sipas​​ ankesës, në​​ aktgjykimin e saj jep arsye të​​ mjaftuara​​ dhe​​ bindëse për marrjen e një vendimi të drejtë​​ e të​​ ligjshëm, të​​ cilat​​ janë​​ ​​ pranuara​​ edhe nga kjo Gjykate. Gjykata e​​ shkallës se dytë ka vlerësuar​​ drejt se​​ marrëdhënia​​ e​​ punës​​ ​​ mes​​ paditësit dhe të ka qenë e lidhur konform​​ nenit 10.1 pika (b) të​​ Rregullores se UNMK-ut 2001/27 të​​ Ligjit Themelor të​​ punës​​ ku​​ është përcaktuar​​ se kontrata e​​ punës mund të lidhet në​​ kohë​​ ​​ caktuar.”

 

  • Tutje, Gjykata vëren se përkitazi me këtë arsyetim/vlerësim të cilin parashtruesi e konteston,​​ gjykatat e rregullta erdhën në këtë përfundim pasi kishin​​ administruar provat siç ishin: kontrata e punës​​ me [nr.​​ 1/2] të 2 shkurtit 2008;​​ kontrata e punës [nr.​​ 897] të 14 dhjetorit 2009​​ dhe dokumentet tjera relevante lidhur me konstatimin e gjendjes faktike​​ sa i​​ përket kohëzgjatjes se kontratës se punës.​​ 

 

  • Në këtë aspekt, Gjykata konsideron se gjykatat e rregullta, në rrethanat e rastit konkret, kishin trajtuar dhe arsyetuar pretendimet e parashtruesit të kërkesës. Të njëjtat, kishin trajtuar pretendimet thelbësore të parashtruesit të kërkesës dhe kishin sqaruar se​​ (i)​​ se kontrata e punës se parashtruesit te kërkesës ishte me afat të caktuar, respektivisht nga 1 janari 2009 deri me 31 dhjetor 2009; (ii) kontrata e punës se parashtruesit të kërkesës nuk paraqiste detyrim për punëdhënësin​​ t'ia vazhdojë​​ kontratën edhe​​ për një vit pas përfundimit te ligjshëm të saj; (iii)​​ punëdhënësin​​ kishte zbatuar​​ drejtë​​ dispozitat​​ ​​ rrjedhin nga Rregullorja e​​ UNMIK-ut 2001/27 për Ligjin Themelor të Punës në Kosovë, të 8 tetorit 2001.​​ 

 

  • Gjykata​​ vëren se kontrata e punës së parashtruesit të​​ kërkesës e lidhur me punëdhënësin​​ ishte krijuar duke u mbështetur në​​ dispozitat e​​ Rregullores së UNMIK-ut 2001/27 për Ligjin Themelor të Punës në Kosovë të 8 tetorit 2001.​​ 

 

  • Në këtë kontekst, Gjykata vëren se neni 11.1, paragrafi d) i Rregullores së UNMIK-ut 2001/27 për Ligjin Themelor të Punës në Kosovë, të 8 tetorit 2001, përcaktonte shprehimisht se “Kontrata e punës shkëputet me skadimin e kohëzgjatjes së punësimit​​ ...”

 

  • Gjykata ka parasysh pretendimin e​​ parashtruesit të kërkesës se “Gjykata e shkallës se parë dhe ajo e shkallës se dytë fare nuk i kanë vlerësuar​​ vërejtjet dhe udhëzimet e gjykatës Supreme të Kosovës të cilat për gjykatën e shkallës se parë dhe gjykatën e shkallës se dytë kanë qenë të detyrueshme”.​​ Sipas parashtruesit të kërkesës gjykatat e rregullta gjatë procedurës se rigjykimit nuk kishin respektuar Aktvendimin [Rev.​​ nr.​​ 151/2016] e 15 gushtit 2016 të Gjykatës Supreme.​​ 

 

  • ​​ lidhje me këtë,​​ Gjykata ve në​​ pah​​ arsyetimin​​ e​​ Aktgjykimit [Ac.​​ nr.​​ 4489/2020] të 9 dhjetorit 2021​​ të Gjykatës se Apelit që​​ duke trajtuar këtë pretendim specifik të parashtruesit të​​ kërkesës kishte theksuar si në vijim:​​ 

 

“Pretendimi ankimor i te autorizuarit te paditësit se gjykata ka bere shkelje thelbësore të dispozitave te procedurës kontestimore nga neni 182.1 e lidhur me nenin 199 të LPK, ngase në ri procedurë gjykata nuk ka vepruar në përputhje me udhëzimet e dhëna nga Gjykata Supreme e Kosovës me aktvendimin Rev.nr. 151/2016, i datës 15.08.2016, sipas vlerësimit të Gjykatës se Apelit është pretendim​​ i pabazuar. Tek ky përfundim kjo gjykate vjen për faktin se vendimi i shkalles se pare C. nr. 121/2010, i datës 01.02.2016 dhe shkalles se dyte AC.nr. 1162/2013, i datës 01.02.2016, nga Gjykata Supreme ishin prishur nga shkaku se kjo gjykate kishte konstatuar se aktgjykimi i gjykatës se shkalles se pare është përfshirë në shkelje thelbësore të dispozitave të procedurës kontestimore nga neni 182.2 pika n) të LPK me arsyetimin​​ se​​ dispozitivi dhe arsyetimi i të njëjtit janë ne kundërshtim me provat shkresore, me çka nga kjo rrjedh se aktgjykimi i shkalles se pare nuk ishte prish për konstatim të gabuar dhe jo të plote të gjendjes faktike.

 

Sipas vlerësimit​​ ​​ gjykatës se shkalles se dytë, sikur aktgjykimi i gjykatës se​​ shkallës​​ se pare C.nr.. 121/2010. i datës 01.02.2016 dhe shkalles se dyte AC.nr. 1162/2013, i datës 01.02.2016, nga Gjykata Supreme do te ishin prishur për konstatim te gabuar dhe jo te plote te gjendjes faktike për te cilën gjykatës se shkalles se pare do ishin dhënë edhe udhëzime të qarta se cilat prova duhet nxjerre ne ri procedurë, dhe nëse gjykata e shkalles se pare nuk do te kishte vepruar sipas udhëzimeve të​​ Gjykatës​​ Supreme duke mos​​ dhënë​​ asnjë​​ sqarim se pse nuk ka vepruar sipas​​ udhëzimeve​​ te​​ dhëna,​​ atëherë​​ kjo do te​​ përfaqësonte shkelje nga neni 182. 1​​ e lidhur​​ me nenin 199 të LPK, shkak ky i cili do të​​ kishte​​ për​​ pasoje anulimin e aktgjykimit të ankimuar.​​ 

 

Në rastin konkret është vlerësim i kësaj gjykate​​ që​​ me aktgjykimin e ankimuar, gjykata e shkallës se pare duke marre për baze pikërisht vërejtjet​​ e Gjykatës Supreme të Kosovës, që në ri procedurë të evitohen të metat nga neni 182.2 pika n) të LPK, me aktgjykimin e ankimuar ka evituar këto të meta, pasi që aktgjykimi i atakuar është mjaft i qartë si ne pjesën e dispozitivit ashtu edhe të arsyetimit, e ne përputhje të plotë me përmbajtjen e kërkuar​​ me dispozitat e nenit 160 të​​ LPK, pra rrjedhimisht dispozitivi i aktgjykimit te ankimuar​​ është​​ ne​​ përputhje​​ me arsyet e​​ dhëna dhe provat shkresore​​ respektivisht​​ përmbajtjen​​ e tyre.

 

  • Prandaj, siç mund të vërehet nga arsyetimi i mësipërm, Gjykata vëren se gjykatat e rregullta dhe respektivisht Gjykata e Apelit i ka​​ adresuar të gjitha pretendimet e parashtruesit të kërkesës, në përputhje me legjislacionin në fuqi, duke arsyetuar çështjen se​​ gjykata e shkallës​​ ​​ ​​ ulët​​ kishte dhënë arsye bindëse dhe të​​ hollësishme duke adresuar​​ Aktvendimin [Rev.​​ nr.​​ 151/2016] e 15 gushtit 2016 të Gjykatës Supreme, duke aplikuar dispozitat ligjore​​ që ato i kishte konsideruar si relevante përkitazi me rrethanat e rastit konkret.​​ 

 

  • Gjykata më tej dëshiron të theksojë​​ se​​ Aktvendimi [Rev.​​ nr.​​ 151/2016]​​ i​​ 15 gushtit 2016​​ i​​ Gjykatës Supreme​​ nuk ka përcaktuar se punëdhënësi​​ duhet që të ripërtërijë marrëdhënien e punës me parashtruesin e kërkesës pas përfundimit të kontratës me afat të caktuar.​​ 

 

  • Gjykata vëren se parashtruesi i kërkesës pretendon se gjykatat e rregullta në rastin e tij gabimisht kanë konstatuar gjendjen faktike dhe gabimisht kanë zbatuar/interpretuar​​ dispozitat ligjore​​ ​​ rastin e tij.

 

  • Në këtë kontekst, Gjykata rikujton se ajo vet nuk mund të shndërrohet në gjykatë të faktit dhe t’u tregojë gjykatave të rregullta se cila do të ishte mënyra më e përshtatshme e zbatimit të së drejtës materiale, sepse një kompetencë e tillë, si rregull, i takon gjykatave të juridiksionit të rregullt që ta bëjnë. Gjykata thekson se ajo mund të ndërhyjë vetëm atëherë kur arsyetimi i vendimeve të gjykatave të rregullta është tejet arbitrar dhe i pajustifikueshëm, çfarë në rrethanat konkrete nuk kemi të bëjmë me vendime qartazi arbitrare ose të pajustifikuara.

 

  • Gjykata​​ rikujton qëndrimin e saj të përgjithshëm se vërtetimi i drejtë dhe i plotë i gjendjes faktike, si dhe interpretimet përkatëse të dispozitave ligjore a ligjit, si rregull hyjnë brenda juridiksionit të gjykatave të rregullta. Roli i Gjykatës Kushtetuese është që të sigurojë respektimin e standardeve dhe të drejtave të garantuara me Kushtetutë, dhe, rrjedhimisht, ajo nuk mund të veprojë si gjykatë “e shkallës së katërt”​​ (shih, në lidhje me doktrinën e “shkallës së katërt”, rastin e GJEDNJ-së,​​ Garcia Ruiz kundër​​ Spanjës , nr. 30544/96, Aktgjykim i 21 janarit 1999, paragrafi 28).

 

  • Në lidhje me këtë, Gjykata thekson se interpretimi i së drejtës materiale dhe procedurale është detyrë parësore dhe bie brenda juridiksionit të gjykatave të rregullta (çështje e ligjshmërisë). Roli i Gjykatës Kushtetuese është vetëm të përcaktojë nëse efektet e interpretimit të tillë janë në përputhje me normativat dhe standardet kushtetuese.

 

  • Në dritën e fakteve të mësipërme, Gjykata e konsideron të nevojshme të vë në pah se parashtruesit të kërkesës i është mundësuar zhvillimi i procedurës bazuar në parimin e kontradiktoritetit; se ai ka mundur që gjatë fazave të ndryshme të procedurës të paraqes argumente dhe dëshmi që ai i konsideronte të rëndësishme për rastin e tij; dhe se të gjitha argumentet, shikuar objektivisht, që ishin relevante për zgjidhjen e rastit të tij janë dëgjuar e shqyrtuar në mënyrë të rregullt nga gjykatat; se arsyet faktike e ligjore ndaj vendimeve të goditura ishin shtruar hollësisht; dhe se, në përputhje me rrethanat e rastit, procedurat, shikuar në tërësinë e tyre, ishin të drejta. Si rrjedhojë, Gjykata konstaton se parashtruesit e kërkesës kanë gëzuar garancitë procedurale të ngërthyera në konceptin e gjykimit të drejtë dhe të paanshëm (shih,​​ mutatis mutandis, ndër të tjera, rastin e Gjykatës​​ KI118/17, parashtrues​​ Sani Kervan dhe të tjerët, Aktvendim për papranueshmëri, i 16 shkurtit 2018, paragrafi 35; po ashtu shih rastin e GJEDNJ-së​​ Garcia Ruiz kundër Spanjës,​​ nr. 30544/96, Aktgjykim i​​ 21 janarit 1999, paragrafi 29).

 

  • Në këtë drejtim, për ti shmangur keqkuptimet nga ana e parashtruesit të kërkesës, duhet pasur parasysh se​​ drejtësia​​ që kërkohet me nenin 31 të Kushtetutës në lidhje me nenin 6 të KEDNJ-së, nuk është drejtësi​​ substanciale,​​ por drejtësi​​ procedurale.​​ Në terma praktik, dhe në parim, kjo shprehet me procedurë kontradiktore, ku palët dëgjohen dhe vendosen në të njëjtat kushte para Gjykatës. (Shih gjithashtu rastin e Gjykatës nr.​​ KI42/16​​ parashtrues​​ Valdet Sutaj, Aktvendim për papranueshmëri, i 7 nëntorit 2016, paragrafi 41 dhe referencat tjera të përmendura aty; dhe​​ KI49/19, cituar më lart, paragrafi 55).

 

  • Gjykata, në fund, gjithashtu thekson se pakënaqësia e parashtruesit të kërkesës me rezultatin e procedurës nga gjykatat e rregullta nuk mund vetvetiu të ngrejë pretendim të argumentueshëm për shkeljen e të drejtave dhe lirive themelore të garantuara me Kushtetutë (shih, rastin e GJEDNJ-së,​​ Mezotur-Tiszazugi Tarsulat​​ kundër Hungarisë, nr. 5503/02, Aktgjykim i 26 korrikut 2005, paragrafi 21).​​ 

 

  • Prandaj, bazuar në si më sipër, Gjykata duke u mbështetur edhe në standardet e vendosura në praktikën e vet gjyqësore në raste të ngjashme dhe praktikën gjyqësore të GJEDNJ-së, konstaton se parashtruesi i kërkesës nuk ka dëshmuar dhe nuk ka mbështetur në mënyrë të mjaftueshme pretendimet e tij se procedurat pranë gjykatave të rregullta në ndonjë mënyrë ishin të padrejta apo arbitrare dhe se përmes Aktgjykimit​​ të kontestuar i është shkelur e drejta për gjykim të drejtë dhe të paanshëm, e garantuar me nenin 31 të Kushtetutës në​​ lidhje me nenin 6 të KEDNJ-së.

 

  • Rrjedhimisht, kërkesa është qartazi e pabazuar në baza kushtetuese dhe deklarohet e papranueshme në pajtim me rregullin​​ 34​​ (2) të Rregullores së punës.

 

 

PËR KËTO ARSYE

 

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës, në pajtim me nenin 113.1 dhe 113.7 të Kushtetutës, nenin 20 të Ligjit dhe rregullin 34​​ (2) të Rregullores së punës,​​ më 31 gusht 2023,​​ njëzëri

 

VENDOS​​ 

 

    • TË DEKLAROJË kërkesën të papranueshme;

 

    • T’UA KUMTOJË këtë​​ aktvendim palëve;​​ 

 

    • TË PUBLIKOJË këtë​​ aktvendim në Gazetën Zyrtare, në pajtim me nenin 20.4 të Ligjit;​​ 

    • Ky aktvendim hyn në fuqi në ditën e shpalljes në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës në pajtim me paragrafin 5 të nenit 20 të Ligjit;

 

 

 

 

 

Gjyqtarja​​ raportuese ​​  ​​  ​​  Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese​​ 

 ​​ 

 

 

 

Selvete Gërxhaliu Krasniqi ​​​​ ​​ Gresa Caka-Nimani​​ 

 

 

1

 

Parashtruesit:

Driton Morina

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesa është qartazi e pabazuar

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Civile, Administrative