Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Kosovës, Rev. nr. 208/2022 të 19 tetorit 2022 

Nr. të lëndës KI60/23

Parashtruesit: Avdi Shala

Shkarko:

Prishtinë, më​​ 4 mars​​ 2024

Nr. Ref.:RK​​ 2381/24

 

 

 

 

AKTVENDIM PËR PAPRANUESHMËRI

 

 

 

rastin nr. KI60/23

 

Parashtrues

 

Avdi Shala

 

 

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme të​​ Kosovës,​​ Rev.​​ nr.​​ 208/2022​​ të 19 tetorit​​ 2022

 

 

GJYKATA KUSHTETUESE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS

 

 

e përbërë nga:

 

Gresa Caka-Nimani, kryetare​​ 

Bajram Ljatifi, zëvendëskryetar​​ 

Selvete Gërxhaliu-Krasniqi, gjyqtare​​ 

Safet Hoxha, gjyqtar​​ 

Radomir Laban, gjyqtar​​ 

Remzije Istrefi-Peci, gjyqtare​​ 

Nexhmi Rexhepi, gjyqtar dhe

Enver Peci, gjyqtar

 

 

Parashtruesi i kërkesës

 

  • Kërkesa është parashtruar nga​​ Avdi Shala,​​ me vendbanim në Komunën e Prishtinës​​ (në​​ tekstin e mëtejmë: parashtruesi i​​ kërkesës),​​ i​​ përfaqësuar nga Adelina Isufi,​​ avokate.​​ 

 

 

 

 

Vendimi i kontestuar

 

  • Parashtruesi i​​ kërkesës konteston​​ Aktgjykimin [Rev.​​ nr.​​ 208/2022] e​​ 19 tetorit​​ 2022​​ të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Gjykata Supreme),​​ në lidhje me​​ Aktgjykimin [Ac.​​ nr.​​ 2209/17] të 28 tetorit 2021​​ të Gjykatës së​​ Apelit të Republikës së​​ Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Gjykata e Apelit) dhe Aktgjykimin​​ [C.​​ nr. 1182/16] të 31 marsit 2017​​ ​​ Gjykatës Themelore në Prishtinë (në​​ tekstin e mëtejmë: Gjykata Themelore).​​ 

 

  • ​​ 11 nëntor​​ 2022, parashtruesi i ​​ kërkesës​​ e​​ pranoi​​ vendimin e kontestuar.​​ 

 

Objekti i çështjes

 

  • Objekti i çështjes së kërkesës​​ është vlerësimi i kushtetutshmërisë së​​ Aktgjykimit​​ të kontestuar, përmes​​ së cilit parashtruesi i kërkesës pretendon se i​​ janë shkelur të drejtat dhe liritë ​​ themelore të garantuara me​​ nenin 31​​ [E Drejta për Gjykim të​​ Drejtë​​ dhe të​​ Paanshëm]​​ të​​ Kushtetutës së Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Kushtetuta),​​ në ndërlidhje me​​ nenin 6​​ (E drejta për një proces të rregullt)​​ të​​ Konventës​​ Evropiane​​ për​​ të​​ Drejtat e Njeriut​​ (në​​ tekstin e mëtejmë: KEDNJ).​​ 

 

Baza juridike

 

  • Kërkesa bazohet në paragrafët 1 dhe 7 të nenit 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës,​​ në​​ nenet 22 (Procedimi i​​ kërkesës)​​ dhe 47 (Kërkesa individuale)​​ të Ligjit​​ nr. 03/L-121 për Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Ligji) dhe rregullin 25​​ (Parashtrimi i kërkesave dhe përgjigjeve)​​ të Rregullores së punës të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Rregullorja e punës).

 

  • ​​ 7 korrik 2023, Rregullorja e punës së Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës​​ nr. 01/2023, u publikua në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës dhe hyri në​​ fuqi 15​​ (pesëmbëdhjetë)​​ ditë pas publikimit të​​ saj. Rrjedhimisht,​​ gjatë shqyrtimit të kërkesës, Gjykata Kushtetuese i referohet dispozitave të Rregullores së lartcekur. Lidhur me këtë, konform​​ rregullit 78 (Dispozitat kalimtare) të Rregullores së punës​​ nr. 01/2023, përjashtimisht, dispozita të caktuara të Rregullores së punës​​ nr. 01/2018, do të vazhdojnë të zbatohen në lëndët e regjistruara në Gjykatë përpara shfuqizimit të saj, vetëm nëse dhe për aq sa janë më të favorshme për palët.​​ 

 

Procedura në Gjykatën Kushtetuese

 

  • Më​​ 9 mars​​ 2023,​​ parashtruesi i​​ kërkesës​​ e dorëzoi​​ kërkesën​​ në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës​​ (në tekstin e mëtejmë: Gjykata).​​ ​​ 

 

  • Më 31 mars​​ 2023,​​ Kryetarja e Gjykatës, përmes Vendimit [nr.​​ GJR.​​ KI60/23]​​ caktoi gjyqtarin Enver Peci​​ gjyqtar raportues​​ dhe​​ Kolegjin shqyrtues,​​ të përbërë nga gjyqtarët:​​ Gresa Caka-Nimani​​ (kryesuese),​​ Bajram Ljatifi​​ dhe Remzije Istrefi-Peci​​ (anëtarë).

 

  • ​​ 31​​ mars 2023, Gjykata njoftoi​​ parashtruesin​​ e​​ kërkesës dhe Gjykatën Supreme​​ ​​ për​​ regjistrimin e kërkesës.​​ 

 

  • Më 31 mars 2023, Gjykata​​ e​​ njoftoi Gjykatën Themelore për regjistrimin e rastit dhe kërkoi që të dorëzojë​​ fletëkthesën se kur e ka pranuar parashtruesi i kërkesës vendimin e kontestuar. ​​ 

 

  • Më 21 gusht 2023, Gjykata pranoi​​ fletëkthesën​​ se kur e ka pranuar parashtruesi i kërkesës vendimin e kontestuar.​​ 

 

  • ​​ 22 gusht 2023,​​ Gjykata​​ kërkoi nga Gjykata Themelore​​ që të dorëzojë​​ dosjen e plotë​​ të lëndës brenda afatit​​ prej 7 (shtatë) ditësh.​​ 

 

  • ​​ 11 shtator 2023,​​ Gjykata Themelore​​ dorëzoi​​ dosjen e plotë të lëndës.​​ 

 

  • ​​ 17 janar​​ ​​ 2024, Kolegji shqyrtues shqyrtoi raportin e gjyqtarit​​ raportues dhe njëzëri​​ i rekomandoi Gjykatës papranueshmërinë e kërkesës.​​ 

 

Përmbledhja e fakteve

 

  • Nga​​ shkresat e lëndës rezulton​​ se​​ parashtruesi i kërkesës në​​ vitin 2009 ishte emëruar anëtar​​ i​​ Komisionit për Hetimin e Aksidenteve dhe Incidenteve Aeronautike (në tekstin e mëtejmë: KHAIA)​​ për një mandat pesëvjeçar, përkatësisht deri më​​ 6 nëntor 2014.​​ 

 

  • Sipas shkresave të lëndës rezulton se parashtruesi i kërkesës edhe pas përfundimit​​ ​​ mandatit të​​ tij ka vazhduar të​​ punojë​​ deri më​​ 5 shkurt 2015, derisa përmes postës elektronike ishte njoftuar​​ se nuk i vazhdohet​​ mandati.​​ 

 

  • Ndërkohë,​​ KHAIA nga muaji shkurt 2014 deri në​​ muajin shkurt 2016 kishte shpallur dhe rishpallur konkursin për pozitën ​​ e anëtarit të​​ KHAIA-së. Parashtruesi i kërkesës kishte aplikuar në konkursin e shpallur dhe​​ ishte​​ ftuar për intervistë.

 

  • Më 15 prill 2016, KHAIA,​​ përmes vendimit [nr.​​ 05/84],​​ përzgjodhi​​ kandidatët ​​ A. D. dhe M. B., si​​ anëtarë​​ ​​ KHAIA-së,​​ ndërsa parashtruesi i kërkesës ishte refuzuar.​​ 

 

  • Më 27 prill 2016,​​ parashtruesi i kërkesës​​ kishte paraqitur​​ ankesë​​ kundër vendimit të​​ lartcekur,​​ por nuk kishte pranuar përgjigje. ​​ 

 

  • Më 25 maj 2016, parashtruesi i kërkesës​​ ushtroi​​ padi në Gjykatën Themelore kundër vendimit [nr.​​ 05/48] të KHAIA-së​​ të 15 prillit 2016,​​ duke kërkuar​​ anulimin e tij,​​ me arsyetimin se përgjatë procesit të përzgjedhjes​​ ​​ anëtarëve është shkelur​​ paragrafi 9 i nenit 31 të​​ Ligjit​​ nr. 03/l-051 për Aviacionin Civil​​ si rezultat ​​ i mos vazhdimit të mandatit të tij.​​ 

 

  • Më 21 korrik 2016, e paditura​​ paraqiti përgjigje në​​ padi në Gjykatën Themelore. ​​ 

 

  • Më 14 dhjetor 2016, parashtruesi i kërkesës plotësoi​​ padinë​​ e 25 majit 2016​​ të dorëzuar në Gjykatën Themelore. ​​ 

 

  • Më 19 dhjetor 2016, parashtruesi dorëzoi​​ dokumente shtesë​​ ​​ mbrojte të​​ rastit​​ ​​ tij përgjatë zhvillimit të seancës shqyrtuese në Gjykatën Themelore. ​​ ​​ 

 

  • Më 3 mars 2017, Gjykata Themelore zhvilloi​​ shqyrtimin e rastit të parashtruesit të​​ kërkesës.​​ 

 

  • Më 31 mars 2017, Gjykata Themelore,​​ përmes​​ Aktgjykimit​​ [C.​​ nr. 1182/16],​​ refuzoi​​ padinë,​​ si të​​ pabazuar,​​ me arsyetimin se emërimi i​​ kandidatëve​​ sipas vendimit kontestues ka rezultuar​​ ​​ jetë​​ marrë​​ në pajtim me kriteret e përcaktuar në konkurs dhe me dispozitat e Ligjit për​​ Aviacionin Civil.​​ 

  • Më 8 maj 2017,​​ parashtruesi i kërkesës​​ kundër aktgjykimit të lartcekur​​ paraqiti ankesë në Gjykatën e Apelit,​​ duke pretenduar shkelje​​ esenciale​​ të​​ dispozitave procedurale, vërtetim të​​ gabuar dhe jo të plotë të gjendjes faktike si dhe zbatim të gabuar të​​ së drejtës materiale,​​ duke propozuar​​ ​​ ​​ aprovohet ankesa si e bazuar,​​ dhe rasti​​ ​​ kthehet​​ ​​ rigjykim. ​​ 

 

  • ​​ 28 tetor 2021, Gjykata e Apelit,​​ përmes Aktgjykimit [Ac.​​ nr.​​ 2209/17],​​ refuzoi​​ ankesën e parashtruesit të kërkesës si të pabazuar,​​ dhe vërtetoi​​ Aktgjykimin [C.​​ nr. 1182/16] e 31 marsit 2017 të Gjykatës Themelore,​​ me arsyetimin​​ se​​ drejtë​​ ishte vërtetuar gjendja faktike dhe drejtë​​ ishte​​ zbatuar e​​ drejta materiale. Ndër të​​ tjera, Gjykata e Apelit arsyetoi​​ se KHAIA nuk ishte e detyruar që me automatizëm t​​ ia vazhdojë​​ mandatin parashtruesit të kërkesës​​ në kuptim të​​ nenit 39,​​ paragrafi 1​​ i Ligjit për Aviacionin Civil.​​ 

 

  • Më 3 dhjetor 2021, kundër Aktgjykimit të​​ lartcekur, parashtruesi i kërkesës paraqiti revizion​​ për shkak të shkeljeve të​​ dispozitave të​​ procedurës​​ kontestimore​​ dhe​​ për shkak të zbatimit të gabuar të​​ ​​ drejtës materiale.​​ 

 

  • Më 19 tetor 2022, Gjykata Supreme,​​ përmes Aktgjykimit​​ [Rev.​​ nr.​​ 208/2022],​​ refuzoi​​ revizionin si të​​ pabazuar,​​ me arsyetimin se aktgjykimi i atakuar​​ nuk është i përfshirë në shkelje thelbësore të dispozitave të procedurës kontestimore dhe as në zbatimin e gabuar të së​​ drejtës materiale. ​​ 

 

Pretendimet e parashtruesit​​ të kërkesës

 

  • Parashtruesi i kërkesës pretendon se gjykatat e rregullta kanë shkelur të drejtat e tij të​​ garantuara me​​ nenin 31​​ [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm] të Kushtetutës, në lidhje me nenin 6​​ [E drejta për një​​ proces të rregullt] të KEDNj-së si rezultat i​​ tejzgjatjes​​ së procedurave gjyqësore përkitazi me gjykimin e rastit të tij.​​ 

 

  • Sa​​ i​​ përket​​ së drejtës për gjykim të drejtë dhe të paanshëm, parashtruesi i​​ kërkesës pretendon se​​ Gjykata e Apelit​​ prej​​ momentit të ushtrimit të ankesës​​ (2017) mori vendim në vitin 2021,​​ duke e zvarritur çështjen e tij​​ në kundërshtim me parimin e nxjerrjes së vendimit brenda kohës së arsyeshme.

 

  • Në këtë aspekt, parashtruesi i kërkesës​​ pretendon se​​ “se pas ushtrimit të ankesës kundër​​ vendimit të​​ Gjykatës​​ Themelore në Prishtinë,​​ Gjykata e Apelit nuk kishte vendosur lidhur me ankesën për më​​ shumë​​ se 5 vite, andaj nuk mund të​​ konsiderohet afat i arsyeshëm kur është fjala për një proces nga marrëdhënia e punës.

 

  • Parashtruesi i​​ kërkesës​​ tutje pretendon se​​ Në këtë proces gjyqësor nga marrëdhënia e punës, paditësi​​ është dëmtuar me kohën e gjatë në​​ pritje,​​ për​​ zgjidhjen​​ përfundimtare të rastit të​​ tij.​​ Legjislacioni i​​ vendit, duke pasur parasysh​​ pikërisht​​ natyrën e​​ kontesteve të​​ punës, pasojave që mund të shkaktohen e të​​ cilat​​ në​​ kohë​​ janë të​​ pariparueshme,​​ i​​ ka​​ dhënë​​ prioritet duke​​ përcaktuar​​ shprehimisht në​​ Ligjin e​​ Procedurës​​ Kontestimore​​ neni 475, duke theksuar​​ se​​ këto​​ lëndë​​ duhet të​​ vendosen me​​ prioritet në​​ një kohë​​ sa më​​ të​​ arsyeshme.

 

  • Parashtruesi i kërkesës përgjatë pretendimeve të tij,​​ thekson:​​ “Po ashtu,​​ Gjykata Supreme e Kosovës në Aktgjykimin Rev.​​ nr.​​ 208j2022 të datës 19.10.2022, në​​ arsyetimin e saj ka potencuar faktin se nuk kemi të​​ bëjmë me shkelje të nenit 6 të Konventës Evropiane për të​​ Drejtat e Njeriut, ngase sipas Gjykatës ka qenë një proces i rregullt, i drejtë, i paanshëm dhe brenda një afati të arsyeshëm. Konsiderojmë se sipas vendimit të shkallës së​​ parë dhe vendimit shkallës së​​ dytë, nuk është dhënë​​ vlerësim i drejtë në afat të arsyeshëm lidhur me pretendimet e ngritura, kështu duke mohuar mohim të të drejtave të​​ njeriut të​​ garantuara me ligj”.

 

  • Parashtruesi i​​ kërkesës në​​ vazhdim thekson se​​ Në këtë rast,​​ siç do të shihni efekti i vendimit të gjykatës e kanë humbur efektin pavarësisht se cili kishte me qenë​​ rezultati final. Nga inicimi i procedurës me padi 24.05.2016, deri me​​ vendosjen nga​​ Gjykata​​ Supreme 19.10.2022, kanë kaluar 6 vite e 5 muaj. Pas kësaj kohe edhe sikur pala të​​ kishte​​ fituar të ‘drejtën formale'​​ ajo nuk do të​​ kishte as një efekt për paditësin, në​​ kthimin në punë, e për më​​ tepër për ngritje profesionale. Kjo për​​ faktin se​​ pozita për të​​ cilën është zhvilluar procedura ka qenë​​ me​​ kohëzgjatje prej 5 viteve.​​ 

 

 

Dispozita relevante​​ kushtetuese dhe​​ ligjore​​ 

 

 

KUSHTETUTA E REPUBLIKËS SË KOSOVËS

 

 

 

Neni 31

 

[E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm]

 

  • Çdokujt i garantohet mbrojtje e barabartë e të drejtave në procedurë para gjykatave, organeve të tjera shtetërore dhe bartësve të kompetencave publike.

 

  • Çdokush gëzon të drejtën për shqyrtim publik të drejtë dhe të paanshëm lidhur me vendimet për të drejtat dhe obligimet ose për cilëndo akuzë penale që ngrihet kundër saj/tij brenda një afati të arsyeshëm, nga një gjykatë e pavarur dhe e paanshme, e themeluar me ligj.
    [...]

 

 

 

KONVENTA EUROPIANE PËR TË DREJTAT E NJERIUT

 

Neni 6

(E drejta për një proces të rregullt)

 

1. Çdo person ka të drejtë që çështja e tij të dëgjohet drejtësisht, publikisht dhe brenda një afati të arsyeshëm nga një gjykatë e pavarur dhe e paanshme, e krijuar me ligj, e cila do të vendosë si për mosmarrëveshjet në lidhje me të drejtat dhe detyrimet e tij të natyrës civile, ashtu edhe për bazueshmërinë e çdo akuze penale në ngarkim të tij. Vendimi duhet të jepet publikisht, por prania në sallën e gjykatës mund t’i ndalohet shtypit dhe publikut gjatë tërë procesit ose gjatë një pjesë​​ të tij, në interes të moralit, të rendit publik ose sigurisë kombëtare në një shoqëri demokratike, kur kjo kërkohet nga interesat e të miturve ose mbrojtja e jetës private të palëve në proces ose në shkallën që çmohet tepër e nevojshme nga gjykata, kur në rrethana të veçanta publiciteti do të dëmtonte interesat e drejtësisë.

[...]

 

 

Ligji Nr. 03/L-006 për Procedurën Kontestimore

 

[...]​​ 

Neni 474

(pa titull)

 

Në qoftë se në këtë kapitull nuk ekzistojnë dispozita të posaçme, në kontestet nga marrëdhënia e punës zbatohen dispozitat tjera të këtij ligji.​​ 

​​ 

Neni 475

(pa titull)​​ 

 

Në kontestet nga marrëdhënia e punës, e sidomos me rastin e caktimit të afateve dhe konvokimit të seancave gjyqësore, gjykata gjithmonë do të ketë parasysh nevojën e zgjidhjes së ngutshme të kontesteve nga marrëdhënia e punës.

 

Vlerësimi i pranueshmërisë së kërkesës​​ 

 

  • Gjykata fillimisht shqyrton nëse parashtruesi i kërkesës i ka përmbushur kriteret e pranueshmërisë, të përcaktuara me Kushtetutë, të parashikuara me Ligj dhe të specifikuara më tej me Rregullore të punës.​​ 

 

  • Në këtë drejtim, Gjykata fillimisht iu referohet paragrafëve 1 dhe 7 të nenit 113 të Kushtetutës, të cilët përcaktojnë:​​ 

 

“(1) Gjykata Kushtetuese vendos vetëm për rastet e ngritura para gjykatës në mënyrë ligjore nga pala e autorizuar.

 

[...]

 

(7) Individët janë të autorizuar të ngrenë shkeljet nga autoritetet publike të të drejtave dhe lirive të tyre individuale, të garantuara me Kushtetutë, mirëpo vetëm pasi të kenë shteruar të gjitha mjetet juridike të përcaktuara me ligj”.

 

  • Në vazhdim, Gjykata shqyrton nëse parashtruesi i kërkesës i ka përmbushur kriteret e pranueshmërisë, siç parashikohen në Ligj. Në këtë drejtim, Gjykata i referohet neneve 47 [Kërkesa individuale], 48 [Saktësimi i kërkesës] dhe 49 [Afatet] të Ligjit, të cilët parashikojnë:​​ 

 

Neni 47

[Kërkesa individuale]

 

1.“Çdo individ ka të drejtë të kërkojë nga Gjykata Kushtetuese mbrojtje juridike në rast se pretendon se të drejtat dhe liritë e tija individuale të garantuara me Kushtetutë janë shkelur nga ndonjë autoritet publik.

 

2.Individi mund ta ngritë kërkesën në fjalë vetëm pasi që të këtë shteruar të gjitha mjetet juridike të përcaktuara me ligj”.

 

 

Neni 48

[Saktësimi i kërkesës]

 

“Parashtruesi i kërkesës ka për detyrë që në kërkesën e tij të qartësoj saktësisht se cilat të drejta dhe liri pretendon se i janë cenuar dhe cili është akti konkret i autoritetit publik të cilin parashtruesi dëshiron ta kontestoj”.

 

Neni 49

[Afatet]

 

“Kërkesa parashtrohet brenda afatit prej katër (4) muajve. Afati fillon të ecë që nga dita kur parashtruesit i është dorëzuar vendimi gjyqësor​​ [...]”.

 

  • Për sa i përket përmbushjes së këtyre kritereve, Gjykata konstaton se parashtruesi i kërkesës është palë​​ e​​ autorizuar, e cila​​ konteston një akt të një autoriteti​​ publik, përkatësisht Aktgjykimin​​ e Gjykatës​​ Supreme​​ [Rev. nr. 208/2022] të 19​​ tetorit​​ 2022,​​ pasi i ka shteruar të gjitha mjetet juridike të përcaktuara me ligj. Parashtruesi i​​ kërkesës gjithashtu ka qartësuar të drejtat dhe liritë që ai​​ pretendon se i janë shkelur, në pajtim me kërkesat e nenit 48 të Ligjit dhe e ka dorëzuar kërkesën në pajtim me afatet e përcaktuara në nenin 49 të Ligjit.​​ 

 

  • Përveç kësaj, Gjykata shqyrton nëse parashtruesi i​​ kërkesës ka përmbushur kriteret e pranueshmërisë të përcaktuara në rregullin 34​​ [Kriteret e pranueshmërisë] të Rregullores së punës. Rregulli 34​​ (2) i Rregullores së punës përcakton kriteret në bazë të së cilave Gjykata mund të shqyrtojë kërkesën, duke përfshirë kriterin që kërkesa të mos jetë qartazi e pabazuar. Specifikisht, rregulli 34​​ (2) përcakton që:

 

"(2) Gjykata mund ta konsiderojë kërkesën të papranueshme, nëse kërkesa​​ është qartazi e pabazuar, kur​​ parashtruesi/ja​​ nuk dëshmon dhe nuk mbështetë në mënyrë të mjaftueshme pretendimin e tij/saj".

 

  • Nga shkresat e lëndës, Gjykata​​ vëren​​ se thelbi i pretendimeve të parashtruesit të kërkesës bie në fushëveprimin e nenit 31 të Kushtetutës dhe nenit 6.1 të KEDNj-së, meqë ankesa e tij ndërlidhet me tejzgjatjen e procedurës në gjykatat e rregullta, respektivisht me të drejtën për një gjykim të drejtë në kohë të arsyeshme.

 

  • Në këtë kontekst dhe në vijim, Gjykata do t’i trajtojë pretendimet e parashtruesit të ​​ kërkesës lidhur me shkeljet e pretenduara të nenit 31.2 të Kushtetutës, në lidhje me nenin 6.1 të KEDNj-së, bazuar në nenin 53 [Interpretimi i Dispozitave për të Drejtat e Njeriut] të Kushtetutës, sipas të cilit gjykatat janë të detyruara të interpretojnë të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, në harmoni me vendimet e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (në tekstin e mëtejmë: GJEDNj).

 

  • Përkitazi​​ me këtë, Gjykata rikujton përmbajtjen e paragrafit 2 të nenit 31 të Kushtetutës dhe të paragrafit 1 të nenit 6 të KEDNj-së, që përcaktojnë:

 

Neni 31.2 i Kushtetutës

[...]

 

2. “Çdokush gëzon të drejtën për shqyrtim publik të drejtë dhe të paanshëm lidhur me vendimet për të drejtat dhe obligimet ose për cilëndo akuzë penale që ngrihet kundër saj/tij brenda një afati të arsyeshëm, nga një gjykatë e pavarur dhe e paanshme, e themeluar me ligj”.

 

[...]

 

Neni 6.1 i KEDNj-së

 

1) “Çdo person ka të drejtë që çështja e tij të dëgjohet drejtësisht, publikisht dhe brenda një afati të arsyeshëm nga një gjykatë e pavarur dhe e paanshme, e krijuar me ligj,​​ ...”.

[...]

 

  • Fillimisht, Gjykata vë në dukje se neni 6.1 i KEDNj-së kërkon nga shtetet kontraktuese që të organizojnë sistemet e tyre ligjore, në mënyrë të atillë që autoritetet kompetente të përmbushin kërkesat e nenit në fjalë, duke përfshirë edhe detyrimin për të dëgjuar çështjet brenda një kohe të arsyeshme, dhe nëse është e nevojshme, t’i bashkojnë procedurat, t’i pezullojnë ato apo edhe të hedhin poshtë vendimet për procedura të reja (për më tepër, shih​​ rastin e GJEDNJ-së,​​ Luli dhe të​​ tjerët kundër Shqipërisë, kërkesa​​ nr. 64480/09, 64482/09, 12874/10, 56935/10, 3129/12 dhe 31355/09,​​ Aktgjykimi i 1 prillit 2014,​​ paragrafi 91).

 

  • Sa i përket shtrirjes në kohë të procedurave, Gjykata merr parasysh kriteret e përcaktuara në​​ Aktgjykimin e GJEDNJ-së në rastin​​ Tomažič kundër Sllovenisë, e 2 qershorit 2008, kërkesa​​ nr. 38350/02, paragrafi 54, ku përcaktohet:​​ “Sa i përket arsyeshmërisë së zgjatjes së procedurave, [GJEDNJ] thekson se kjo duhet të vlerësohet në dritën e rrethanave të rastit dhe duke pasur parasysh kriteret në vijim: i. kompleksitetin e rastit, ii. sjelljen e parashtruesit të kërkesës dhe autoriteteve relevante, si dhe iii. çfarë ishte në pyetje për parashtruesin në këtë mosmarrëveshje”.

 

  • Sipas​​ kuptimit të nenit 6,​​ paragrafit 1 të KEDNj-së, llogaritja e procesit, shtrirjes në kohë të procedurave, fillon në momentin kur gjykata kompetente vihet në lëvizje me kërkesë të palëve për vendosjen e një të drejte apo interesi legjitim të pretenduar (shih, rastin​​ Erkner dhe Hofauer kundër Austrisë,​​ GJEDNJ, të 23 prillit 1987, paragrafi 64, shih gjithashtu rastin​​ Poiss kundër Austrisë​​ GJEDNJ,​​ të 23 prillit 1987, paragrafi 50).​​ Ky proces konsiderohet i përfunduar me nxjerrjen e një vendimi gjyqësor përfundimtar nga një instancë kompetente gjyqësore e fundit (shih,​​ rastin​​ Eckle kundër Republikës Federale të Gjermanisë,​​ GJEDNJ​​ të​​ 15 korrikut 1982, paragrafi 74).

 

  • Gjykata fillimisht e sheh të nevojshme të theksojë se parashtruesi i kërkesës kishte iniciuar kontestin gjyqësor në​​ gjykatat e rregullta përmes ushtrimit të​​ padisë​​ më​​ 25 maj 2016 fillimisht​​ në​​ Gjykatën Themelore, i cili kontest gjyqësor përfundon​​ me Aktgjykimin [Rev.​​ nr.​​ 208/2022] e Gjykatës Supreme, më​​ 19 tetor​​ 2022.

 

  • Në​​ këtë​​ aspekt, Gjykata​​ vëren​​ se padia në Gjykatën Themelore ishte ushtruar më​​ 25 maj 2016. Pas kësaj date, Gjykata Themelore​​ gjithashtu​​ kishte​​ pranuar​​ përgjigjen në​​ padi nga​​ paditësi të​​ parashtruar më​​ 21 korrik 2016 dhe kishte​​ ndërmarrë​​ hapa​​ tjerë​​ proceduralë,​​ respektivisht​​ në​​ mbajtjen e seancës së shqyrtimit​​ kryesor​​ më​​ 9 shkurt​​ 2017 dhe 3 mars 2017,​​ ku dhe vendosi përkitazi me padinë, duke e refuzuar të njëjtën si të pabazuar. Në këtë kuptim, Gjykata vlerëson se përkitazi me padinë e parashtruesit të​​ kërkesës Gjykata Themelore vendosi në kohëzgjatje prej afërsisht​​ 10​​ (dhjetë)​​ muaj e 6​​ (gjashtë)​​ ditë.​​ ​​ 

 

  • Tutje, Gjykata​​ vëren​​ se parashtruesi i kërkesës, brenda afatit ligjor, kishte ushtruar ankesë në Gjykatën e Apelit, e cila lidhur me ankesën vendosi më 28 tetor 2021. ​​ Shikuar momentin e ushtrimit të ankesës dhe datën e vendosjes për ankesën, Gjykata​​ vëren​​ se ky proces gjyqësor zgjati afërisht 4​​ (katër)​​ vite, 5​​ (pesë)​​ muaj e 21​​ ditë.​​ 

 

  • Gjykata​​ vëren​​ gjithashtu se parashtruesi i​​ kërkesës më pas,​​ më​​ 3 dhjetor 2021,​​ kishte paraqitur revizion në Gjykatën Supreme. Gjykata respektive në fjalë përkitazi me​​ këtë​​ mjet juridik vendosi më 19 tetor 2022,​​ që nënkupton se lidhur me kërkesën u vendos në afat prej​​ 10 (dhjetë) muaj e 17 ditë.​​ 

 

  • Gjykata rikujton pretendimin e parashtruesit të kërkesës se Gjykata e Apelit prej momentit të ushtrimit të ankesës (2017), mori vendim në vitin 2021, duke e zvarritur çështjen e tij në kundërshtim me parimin e nxjerrjes së vendimit brenda kohës së arsyeshme.

 

  • Në këtë aspekt, parashtruesi i kërkesës​​ pretendon​​ se pas ushtrimit të ankesës kundër vendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, Gjykata e Apelit nuk kishte vendosur lidhur me ankesën për më shumë​​ se 5 vite, andaj nuk mund të​​ konsiderohet afat i arsyeshëm kur është fjala për një proces nga marrëdhënia e punës”.

 

  • Gjykata thekson se një vonesë gjatë një faze të dhënë të procedurës mund të tolerohet, me kusht që e gjithë kohëzgjatja e procedurës të mos jetë shumë e gjatë (shih,​​ rastin e GJEDNJ-së,​​ Pretto dhe të tjerë kundër Italisë,​​ kërkesa 7984/77,​​ Aktgjykim i 8 dhjetorit 1983, paragrafi 37).

 

  • Gjykata shqyrton procedurat në tërësi​​ në rrethanat e rastit konkret, që do të thotë se megjithëse gjykatat​​ e rregullta mund të konsiderohen përgjegjëse për disa defekte procedurale që shkaktuan vonesa në procese,​​ ato mund të kenë përmbushur​​ ​​ detyrën e tyre për të shqyrtuar çështjen në mënyrë të shpejtë sipas nenit​​ 31 të Kushtetutës në​​ lidhje​​ me nenin 6 të KEDNJ-së​​ (shih,​​ rastin e GJEDNJ-së,​​ Nicolae Virgiliu Tănase kundër Rumanisë, kërkesa 41720/13,​​ ​​ Aktgjykim i 25 qershorit 2019, paragrafi 213).​​ 

 

  • Në këtë kontekst, Gjykata vlerëson se çështja e parashtruesit të​​ kërkesës në të tri instancat gjyqësore ishte zgjidhur në kohëzgjatje prej afërisht 6 (gjashtë) vite,​​ ​​ 4​​ muaj​​ e 12 ditë.​​ 

 

  • Megjithatë,​​ Gjykata vëren se fazat e ndryshme të​​ procedurës​​ gjyqësore​​ të zhvilluar në gjykatat e rregullta​​ ishin karakterizuar nga vonesa​​ të shkaktuar në​​ instancën e shkallës së​​ dytë, të cilat​​ ndoshta mund të ishin shmangur,​​ por​​ ato nuk janë mjaft serioze për të​​ konkluduar se​​ kohëzgjatja​​ ​​ tërësi e procedurave​​ ishte e tepruar. Prandaj, kufiri i lejuar​​ i procedurës si tërësi​​ nuk u tejkalua​​ dhe rrjedhimisht nuk e sheh kohëzgjatjen e tyre të paarsyeshme​​ (shih,​​ rastin e GJEDN-së,​​ Pretto dhe të tjerët​​ kundër Italisë,​​ cituar më​​ lart,​​ paragrafi 37).​​ 

 

 

  • Gjykata vë në dukje se parashtruesit e kërkesave kanë të drejtë të ndjekin të gjithë hapat proceduralë të vënë në dispozicion të tyre nga ligjet në fuqi. Megjithatë, ata duhet të kenë parasysh, gjithashtu pasojat në rast se mjetet ligjore të shfrytëzuara mund të ndikojnë në shtyrjen në kohë të procedurave (shih,​​ rastin​​ McFarlane kundër Irlandës, GJEDNj, kërkesa​​ nr. 31333/06,​​ Aktgjykim i 10 shtatorit 2010,​​ paragrafi 148, shih, gjithashtu, Gjykata Kushtetuese, rasti​​ KI127/15,​​ parashtrues:​​ Mile Vasović, Aktvendim i 5 qershorit 2017, paragrafi 51; si dhe​​ KI135/20,​​ parashtruese​​ Hava Behxheti,​​ Aktvendimi për papranueshmëri,​​ i 31 dhjetorit 2020). ​​​​ 

 

  • Për më tepër, Gjykata rikujton se sjellja e parashtruesve të kërkesave përbën një fakt objektiv që nuk mund t’u atribuohet gjykatave dhe që duhet marrë parasysh në konstatimin nëse procedurat vazhduan më gjatë se sa afati i arsyeshëm që kërkojnë dispozitat e nenit 31 të Kushtetutës dhe të nenit 6 të KEDNj-së​​ (shih, GJEDNj, rasti​​ Eckle kundër Gjermanisë, kërkesa​​ nr. 8130/78,​​ Aktgjykim i 15 korrikut 1982, paragrafi 82).

  • Gjykata dëshiron të vë në dukje se veprimet procedurale të ndërmarra nga parashtruesit e kërkesave nuk mund t’i atribuohen si vonesa gjykatave, sepse shtrirja në kohë e procedurave,​​ efektivisht llogaritet nga momenti i vënies në lëvizje të gjykatës së juridiksionit përkatës, kur mëson për mjetin juridik të ushtruar nga palët, deri në datën e vendosjes përfundimtare për çështjen.

 

  • Rrjedhimisht, në dritën e rrethanave të këtij rasti, Gjykata, duke marrë parasysh sjelljen e​​ parashtruesit​​ të kërkesës dhe të autoriteteve relevante, arrin në konkluzion se gjykatat respektive, që nga momenti i vënies në lëvizje të tyre, kanë qenë aktive duke vendosur brenda limitëve kohore të arsyeshme. Prandaj, Gjykata konkludon se pretendimet e parashtruesit të​​ kërkesës për shkelje të së drejtës për gjykim të drejtë dhe të paanshëm të garantuar me nenin 31 të Kushtetutës dhe nenin 6 të KEDNj-së, janë qartazi të pabazuara në baza kushtetuese.​​ 

 

Përfundim

 

  • Si përmbledhje, Gjykata konkludon se kërkesa e parashtruesit​​ të kërkesës duhet të deklarohet, në tërësinë e saj, si qartazi e pabazuar në baza kushtetuese, siç përcaktohet në paragrafin (2) të rregullit 34​​ të Rregullores së punës.​​ 

PËR KËTO ARSYE

 

Gjykata Kushtetuese, në mbështetje të nenit 113.7 të Kushtetutës, të nenit 20 të Ligjit dhe të rregullave 34 (2) dhe​​ 48 (1)​​ (b)​​ të Rregullores së punës, më​​ 17 janar 2024, njëzëri​​ 

 

VENDOS

 

    • TË DEKLAROJË kërkesën të papranueshme;​​ 

 

    • T’UA KUMTOJË këtë vendim palëve;​​ 

 

    • TË PUBLIKOJË këtë vendim në Gazetën Zyrtare, në pajtim me nenin 20.4 të Ligjit;​​ 

 

    • Ky aktvendim hyn në fuqi në ditën e shpalljes në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës në pajtim me paragrafin 5 të nenit 20 të Ligjit;

 

 

 

 

 

Gjyqtari raportues   Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese

 

 

 

 

Enver Peci ​​     ​​  ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​​​ Gresa Caka-Nimani

 

 

 

 

 

 

1

 

Parashtruesit:

Avdi Shala

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesa është qartazi e pabazuar

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Administrative