Aktvendim

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Kosovës, Pml. nr. 5/19, të 22 janarit 2019

Nr. të lëndës KI 109/19

Shkarko:
Përmbledhje

KI109/19, Parashtrues: Mehmet Qerimi, Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Kosovës, Pml. nr. 5/19, të 22 janarit 2019

KI109/19, Aktvendim për papranueshmëri, i 26 shkurtit 2020, publikuar më 23 mars 2020

Fjalët kyçe: kërkesë individuale, e drejta për gjykim të drejtë dhe të paanshëm, kërkesë  e paafatshme

Parashtruesi i kërkesës para Gjykatës Kushtetuese, kontestoi Aktgjykimin [Pml. nr. 5/2019] e Gjykatës Supreme të Kosovës, me të cilin u refuzua si e pabazuar kërkesa për mbrojtje të ligjshmërisë e parashtruar nga parashtruesi i kërkesës kundër Aktvendimit [PN. nr. 789/2017] të 14 gushtit 2018, të Gjykatës së Apelit të Kosovës.

Parashtruesi i kërkesës kishte paraqitur kërkesë për rishikimin e procedurës penale në Gjykatën Themelore në Ferizaj, duke pretenduar se janë paraqitur prova të reja të cilat do të ndikojnë në pafajësinë e tij si dhe kishte kërkuar shtyrjen e ekzekutimit të Aktgjykimit [PA1. nr. 1421/2015] të Gjykatës së Apelit, i cili kishte vërtetuar  Aktgjykimin [P. nr. 783/13] e Gjykatës Themelore në Ferizaj, me të cilin ishte shpallur fajtor për kryerjen e veprës penale  [Vjedhje] nga neni 252 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe ishte  dënuar me burgim në kohëzgjatje prej 8 (tetë) muajsh

Parashtruesi i kërkesës pretendoi se vendimi i kontestuar ishte nxjerrë në shkelje të të drejtave dhe lirive themelore të tij të përcaktuara me nenin 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm] dhe nenin 54 [Mbrojtja Gjyqësore e të Drejtave] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

Parashtruesi i kërkesës në esencë  pretendoi se gjykatat e rregullta kanë bërë vërtetim të gabuar dhe jo të plotë të gjendjes faktike si dhe shkelje të ligjit penal.

Gjykata konstatoi se kërkesa e parashtruesit ishte e papranueshme, sepse nuk ishte parashtruar brenda afatit ligjor të paraparë me nenin 49 të Ligjit dhe rregullin 39 (1) (c), të Rregullores së punës.

 

Parashtruesit:

Mehmet Qerimi

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim

Kërkesa është paraqitur pas afatit

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Penale