Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Kosovës, PML.nr.258/2018, të 6 nëntorit 2018

Nr. të lëndës KI 08/19

Parashtruesit: Gafurr Haziri

Shkarko:

KI08/19, Parashtrues: Gafurr Haziri, Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Kosovës, PML.nr.258/2018, të 6 nëntorit 2018

KI08/19, Aktvendim për papranueshmëri, i 10 nëntorit 2020, publikuar më 05 janar 2021

Fjalët kyç: kërkesë individuale, e drejta për gjykim të drejtë dhe të paanshëm, kërkesë  qartazi e pabazuar

Gjykata Themelore në Gjilan-Dega në Viti përmes Aktgjykimit P.nr.353/2015, kishte shpallur parashtruesin e kërkesës fajtor për kryerjen e veprës penale ”rrezikim i trafikut publik” nga neni 378, paragrafi 6 në lidhje me paragrafin 1 të KPRK dhe e  dënoi atë me gjobë në vlerë prej 200 (dyqind) euro. Gjykata Themelore, në Aktgjykimin e saj theksoi se vendimin e saj e bazoi ndër të tjera edhe në dy ekspertizat e komunikacionit (njëra ekspertizë private dhe tjetra me kërkesë të Gjykatës Themelore) të zhvilluara lidhur me këtë çështje si dhe në bazë të super-ekspertizës. Pas ankesës së parashtruesit në Gjykatën e Apelit, Gjykata e Apelit refuzoi si të pabazuar ankesën e parashtruesit të kërkesës.

Parashtruesi i kërkesës i ishte drejtuar Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit me kërkesë për mbrojtje të ligjshmërisë, kundër Aktgjykimit të Gjykatës së Apelit, dhe kjo e fundit përmes njoftimit e kishte refuzuar kërkesën e parashtruesit të kërkesës për ngritjen e kërkesës për mbrojtje të ligjshmërisë.

Parashtruesi i kërkesës pretendoi se me vendimin e kontestuar i janë shkelur të drejtat  e garantuara me nenin 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm] të Kushtetutës.

Në thelb, parashtruesi i kërkesës para Gjykatës Kushtetuese pretendoi se Gjykata Themelore e kishte shpallur parashtruesin e kërkesës fajtor, edhe pse sipas tij me prova materiale është vërtetuar se i njëjti nuk është fajtor për këtë vepër penale.

Gjykata Kushtetuese konsideroi se parashtruesi i kërkesës nuk i ka mbështetur pretendimet se procedurat përkatëse në ndonjë mënyrë ishin të padrejta apo arbitrare dhe që me vendimin e kontestuar janë shkelur të drejtat dhe liritë e garantuara me Kushtetutë. Gjykata Kushtetuese konkludoi se në pajtim me nenin 113.7 të Kushtetutës, me nenin 20 të Ligjit, dhe në pajtim me rregullin 39 (2) të Rregullores së punës, kërkesa e parashtruesit të kërkesës ishte qartazi e pabazuar.

Parashtruesit:

Gafurr Haziri

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri