Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit [Rev.E.nr.7/2022] të Gjykatës Supreme të Kosovës të 10 gushtit 2022

Nr. të lëndës KI20/23

Parashtruesit: N.T.P “Duglas”

Shkarko:

KI20/23, Parashtrues, N.T.P “Duglas”, Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit [Rev.E.nr.7/2022] të Gjykatës Supreme të Kosovës të 10 gushtit 2022

KI20/23, Aktvendim për papranueshmëri i 30 gushtit 2023, publikuar 27 shtator 2023

Fjalët kyç: kërkesë individuale, person juridik,  procedurë kontestimore, qartazi e pabazuar

Parashtruesi i kërkesës dhe Komuna e Prishtinës kanë lidhur kontratë për furnizimin dhe montimin e dollapëve në shkollat fillore të Komunës së Prishtinës. Pas përfundimit të punës së kontraktuar përfaqësuesi i Komunës së Prishtinës përmes televizionit dhe mediave të shkruara ka paraqitur fakte për cilësinë e punës së kryer të cilat sipas pretendimeve të parashtruesit të kërkesës e kanë dëmtuar kompaninë.

Duke pasur parasysh këtë, parashtruesi i kërkesës kishte parashtruar padi në Gjykatën Themelore Prishtinë – Departamenti për Çështje Ekonomike kundër Komunës së Prishtinës, duke kërkuar nga Gjykata Themelore që të vërtetohet se ndaj parashtruesit të kërkesës është shkaktuar dëm i pariparueshëm jo material – moral me pasojë cenimin e reputacionit; autoritetit, dinjitetit dhe nderit, duke i shkaktuar vuajtje shpirtërore dhe degraduar para opinionit public nga ana e të paditurës Komuna e Prishtinës në shumën prej 200.000,00 €, me kamatë vonesë 8% .

Gjatë procedurave të rregullta gjyqësore, gjykatat e rregullta e kishin refuzuar kërkesëpadinë e parashtruesit të kërkesës.

Duke pasur parasysh këtë rrjedhë procedurash para gjykatave të rregullta, parashtruesi ka paraqitur kërkesën në Gjykatë duke pretenduar shkelje të të drejtave dhe lirive themelore të garantuara me nenin nenin 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm] të Kushtetutës, në lidhje me nenin 6 (E drejta për një proces të rregullt) të KEDNj-së, dhe nenin 46 [Mbrojtja e Pronës] të Kushtetutës në lidhje me nenin 1 (Mbrojtja e Pronës) të Protokollit Shtesë Nr.1 të KEDNj-së.

Duke shqyrtuar pretendimet e parashtreusit të kërkesës, Gjykata zbatoi praktikën e saj si dhe parimet e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, duke arritur në përfundimin se pretendimet e parashtruesit të kërkesës ishin të pabazuara.

Rrjedhimisht, Gjykata refuzoi kërkesën e parashtruesit si qartazi të pabazuar në baza kushtetuese në përputhshmëri me rregullin 34.2 të Rregullores së punës.

Parashtruesit:

N.T.P “Duglas”

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesa është qartazi e pabazuar

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Administrative