Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim i kushtetutshmërisë së  Aktgjykimit Pzd.nr.26/2023 të 16 marsit 2023 të Gjykatës Supreme

Nr. të lëndës KI206/23

Parashtruesit: Kastriot Islami

Shkarko:
llogo_gjkk_png_2

Prishtinë, më 19​​ gusht 2024​​ 

Nr. ref.: RK 2514/24

 

 

 

 

 

AKTVENDIM PËR PAPRANUSHMËRI

 

​​ 

 

rastin nr.​​ KI206/23

 

Parashtrues

 

Kastriot Islami

 

Vlerësim i kushtetutshmërisë​​ ​​ Aktgjykimit​​ Pzd.nr.26/2023​​ ​​ 16​​ marsit 2023​​ të Gjykatës Supreme​​ 

 

GJYKATA KUSHTETUESE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS

 

 

e përbërë nga:

 

Gresa Caka-Nimani, kryetare

Bajram Ljatifi, zëvendëskryetar

Selvete Gërxhaliu-Krasniqi, gjyqtare

Safet Hoxha, gjyqtar

Radomir Laban, gjyqtar

Remzije Istrefi-Peci, gjyqtare

Nexhmi Rexhepi, gjyqtar

Enver Peci, gjyqtar, dhe

Jeton Bytyqi, gjyqtar

 

 

 

Parashtruesit e​​ kërkesës

 

  • Kërkesa është dorëzuar nga​​ ​​ Kastriot Islami, të cilin në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Gjykata), e përfaqëson​​ Arbenita Aliu, avokate nga Prishtina ​​​​ (në tekstin e mëtejmë: parashtruesi i kërkesës).

 

Vendimi i kontestuar

 

  • Parashtruesi i kërkesës konteston Aktgjykimin [Pzd.nr.26/2023] të​​ 16 marsit 2023​​  ​​​​ të Gjykatës​​ Supreme të Republikës së Kosovës ​​​​ (në tekstin e mëtejmë: Gjykata​​ Supreme) në lidhje me​​ Aktgjykimin [PAKR.nr.342/22] të Gjykatës së Apelit të Republikës së Kosovës të 28 shtatorit 2022 ​​ (në tekstin e mëtejmë: Gjykata e Apelit) dhe Aktgjykimin [PKR.nr.24/2016] të Gjykatës Themelore në Ferizaj të 1 qershorit 2022 (në tekstin e mëtejmë: Gjykata Themelore).

 

 

  • Parashtruesi i kërkesës​​ Aktgjykimin​​ e kontestuar e ka pranuar më​​ 14 prill​​ 2023.​​ 

 

Objekti i çështjes​​ 

 

  • Objekt i çështjes është vlerësimi i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të kontestuar, përmes të cilit pretendohet se parashtruesit të kërkesës i janë shkelur të drejtat dhe liritë themelore të garantuara me nenet 3 [Barazia para Ligjit], 29 [E drejta e Lirisë dhe Sigurisë], 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm],​​ dhe​​ 54 [Mbrojtja Gjyqësore e të Drejtave] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Kushtetuta)​​ ​​ në lidhje me nenet 6 (3) (a) dhe (d) (E drejta për një proces të rregullt), 13 (E drejta për zgjidhje efektive) dhe 8 (E drejta për respektimin e jetës private dhe familjare) të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (në tekstin e mëtejmë: KEDNJ).​​ 

 

Baza juridike ​​​​ 

 

  • Kërkesa bazohet në paragrafët 1 dhe 7 të nenit 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës, në nenet 22 (Procedimi i kërkesës) dhe 47 (Kërkesa individuale) të Ligjit nr. 03/L-121 për Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Ligji) dhe në rregullin 25 (Parashtrimi i kërkesave dhe përgjigjeve) të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Rregullorja e punës).​​ 

 

Procedura në Gjykatën Kushtetuese​​ 

 

  • Më​​ 25 shtator 2023, parashtruesi​​ i​​ kërkesës​​ dorëzoi​​ kërkesën në Gjykatë.​​ 

 

  • Më​​ 26 shtator 2023, Kryetarja e Gjykatës, përmes Vendimit [GJR. Nr. KI206/23], caktoi gjyqtaren raportuese​​ Selvete Gërxhaliu-Krasniqi​​ dhe Vendimit [KSH. Nr. KI206/23], Kolegjin shqyrtues, të përbërë nga gjyqtarët: ​​​​ Gresa Caka-Nimani (kryesuese), Bajram Ljatifi dhe Safet Hoxha (anëtarë).

 

  • Më​​ 9 tetor 2023, Gjykata e njoftoi parashtruesin e kërkesës dhe​​ Gjykatën Supreme​​ për regjistrimin e kërkesës.​​ Më​​ 23 shkurt 2024, Gjykata gjithashtu kërkoi nga Gjykata​​ Themelore në Ferizaj​​ (në tekstin e mëtejmë: Gjykata​​ Themelore) që të njoftojë Gjykatën lidhur me datën kur parashtruesi i kërkesës e kishte pranuar aktin e kontestuar.​​ 

 

  • Më​​ 28 shkurt 2024, Gjykata​​ Themelore​​ ia dorëzoi Gjykatës fletëkthesën që tregon se parashtruesi i kërkesës aktin e kontestuar e kishte pranuar më​​ 14 prill 2023.

 

  • Më​​ 11 mars 2024, gjyqtari Jeton Bytyqi dha betimin para Presidentes së Republikës së Kosovës, me ç ‘rast filloi mandati i tij në Gjykatë.

 

  • Më​​ ​​ 16 korrik​​ 2024, Kolegji shqyrtues shqyrtoi raportin​​ e gjyqtares​​ raportuese​​ dhe njëzëri​​ ​​ i rekomandoi Gjykatës papranueshmërinë e kërkesës.

​​ 

Përmbledhje e fakteve

 

  • Më 28​​ janar 2016,​​ Prokuroria​​ Themelore në​​ Ferizaj – Departamenti i Krimeve të​​ Rënda​​ (në tekstin e mëtejmë: Prokuroria Themelore)​​ ka​​ ngritur aktakuzë PP.​​ I. nr.59/2015, kundër​​ parashtruesit të kërkesës​​ për shkak të​​ veprës penale Vrasje në​​ tentativë, në​​ pajtim me​​ nenin​​ 178, lidhur me nenin 28 te Kodit Penal të​​ Republikës së​​ Kosovës​​ dhe të​​ veprës penale Lëndim i lehtë​​ trupor, në​​ pajtim me nenin 188, paragrafi 2, të​​ Kodit Penal të​​ Republikës së​​ Kosovës .

 

  • Më 1​​ qershor 2022,​​ Gjykata​​ Themelore përmes Aktgjykimit [PKR.nr.24/16] ​​ vendosi që parashtruesit të kërkesës t’i​​ shqiptohet dënimi​​ me burgim në kohëzgjatje prej 2​​ (dy)​​ vitesh​​ e​​ 6 (gjashtë)​​ muajsh.​​ 

 

  • Më 28 shtator​​ 2022,​​ Gjykata e Apelit përmes Aktgjykimit​​ [PAKR.NR. 342/2022]​​ e refuzoi​​ pabazuar ankesa​​ e​​ parashtruesit të kërkesës​​ dhe e vërtetoi​​ Aktgjykimin e​​ Gjykatës Themelore​​ [PKR.24/2016] i datës 1 qershor​​ 2022.​​ 

 

  • Më 5 nëntor​​ 2022, Gjykata Supreme përmes Aktgjykimit [Pml.nr.458/2022] vendosi​​ ta​​ refuzoi të​​ pabazuar kërkesën për mbrojtje të​​ ​​ ligjshmërisë​​ ​​ parashtruesit të kërkesës,​​ ​​ paraqitur kundër​​ vendimeve të lartpërmendura të gjykatave të instancës më të ulët.​​ 

 

  • Më 1​​ shkurt 2023, parashtruesi i kërkesës paraqiti kërkesë për zbutje të jashtëzakonshme të​​ dënimit në​​ Gjykatën​​ ​​ Supreme, duke pretenduar se me shqiptimin e këtij dënimi gjykatat e instancës më të ulët​​ nuk​​ kanë​​ marrë​​ parasysh fare rrethanat e rastit konkret që​​ kanë​​ ​​ bëjnë​​ me​​ lartësinë​​ e​​ dënimit​​ ​​ shqiptuar.​​ 

 

  • Më 16 mars 2023, Gjykata Supreme përmes Aktvendimit [Pzd.nr.26/2023] e​​ refuzoi të​​ pabazuar kërkesën​​ për zbutje të jashtëzonshme të dënimit e parashtruesit të kërkesës​​ të paraqitur kundër​​ vendimeve të lartpërmendura të gjykatave të instancës më të ulët.​​ 

 

Pretendimet e parashtruesit të kërkesës​​ 

 

  • Parashtruesi​​ i​​ kërkesës​​ pretendon se i janë shkelur të drejtat dhe liritë themelore të garantuara me nenet 3 [Barazia para Ligjit],​​ 29 [E Drejta e Lirisë dhe Sigurisë],​​ 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm]; dhe 54 [Mbrojtja Gjyqësore e të​​ Drejtave] ​​ të Kushtetutës ​​ në lidhje me nenet 6 (3) (a) dhe (d) (E drejta për një proces të rregullt); 13 (E drejta për zgjidhje efektive); dhe 8 (E drejta per respektimin e jetes private dhe familjare) të KEDNJ.

 

  • Parashtruesi i kërkesës​​ në përgjithësi​​ pretendon​​ se Gjykata Supreme​​ kërkesën​​ për​​ mbrojtje të​​ ​​ ligjshmërisë​​ dhe në Kërkesën​​ për​​ zbutje​​ të​​ jashtëzakonshme​​ të​​ dënimit​​ kishte hudhur poshtë​​ të​​ dyja​​ kërkesat​​ duke mos marrë​​ fare parasysh arsyetimet të cilat i ka paraqitur pala​​ mbrojtëse përkatësisht​​ parashtruesi i ​​ kërkesës.​​ ​​ 

 

  • Parashtruesi i kërkesës kërkon nga Gjykata: (i) të konstatojë se gjykatat e instancave më të ulëta kanë bërë lëshime me të cilat janë shkelur të drejtat dhe liritë e parashtruesit të kërkesës, e të cilat të drejta dhe liri janë të mbrojtura me Kushtetutë; (ii) të konstatojë se me aktgjykimet e kontestuara është shkelur e drejta e parashtruesit të kërkesës për gjykim të drejtë dhe të paanshëm dhe; (iii) për shkak të shkeljeve të së drejtës për gjykim të drejtë dhe të paanshëm të tri aktgjykimet e cekura në këtë kërkesë, të anulohen.

 

Vlerësim​​ i pranueshmërisë së kërkesës

 

  • Gjykata së pari​​ shqyrton​​ nëse kërkesa e parashtruesit të kërkesës​​ i ka përmbushur kriteret e pranueshmërisë, të përcaktuara me Kushtetutë, të parashikuara me Ligj dhe të specifikuara më tej me Rregullore të punës.

 

  • Në këtë​​ drejtim, Gjykata i referohet paragrafëve 1 dhe 7 të nenit 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës, i cili përcakton:

 

“1.​​ Gjykata Kushtetuese vendos vetëm për rastet e ngritura para gjykatës në mënyrë ligjore nga pala e autorizuar.

 

​​ […]

 

7.​​ Individët janë të autorizuar të ngrenë shkeljet nga autoritetet publike të të drejtave dhe lirive të tyre individuale, të garantuara me Kushtetutë, mirëpo vetëm pasi të kenë shteruar të gjitha mjetet juridike të përcaktuara me ligj.”

 

  • Në vazhdim, Gjykata​​ gjithashtu shqyrton nëse parashtruesi i kërkesës i ka përmbushur kriteret e pranueshmërisë, siç përcaktohen me Ligj.​​ Në lidhje me këtë, Gjykata i referohet nenit 47 (Kërkesa individuale), nenit 48 (Saktësimi i kërkesës) dhe 49 (Afatet) të Ligjit, të cilët përcaktojnë:​​ 

 

Neni 47

(Kërkesa individuale)

 

“1. Çdo individ ka të drejtë të kërkojë nga Gjykata Kushtetuese mbrojtje juridike në rast se pretendon se të drejtat dhe liritë e tija individuale të garantuara me Kushtetutë janë shkelur nga ndonjë autoritet publik.

 

2. Individi mund ta ngritë kërkesën në fjalë vetëm pasi që të ketë shteruar të gjitha mjetet juridike të përcaktuara me ligj.”

 

Neni 48

(Saktësimi i kërkesës)

 

Parashtruesi i kërkesës ka për detyrë që në kërkesën e tij të qartësoj saktësisht​​ se​​ cilat​​ të drejta dhe liri pretendon se i janë cenuar dhe cili është akti konkret i autoritetit publik të cilin parashtruesi dëshiron ta kontestoj.

 

​​ Neni 49​​ 

​​ (Afatet)

 

“Kërkesa parashtrohet brenda afatit prej katër (4) muajsh. Afati fillon të ecë nga dita kur parashtruesit i është dorëzuar vendimi gjyqësor...”.

 

  • Gjykata më tej i referohet edhe rregullit 29 (Llogaritja e periudhës kohore) dhe rregullit 34 (Kriteret e pranueshmërisë) të Rregullores së punës:

 

Rregulli 29

(Llogaritja e periudhës kohore)

 

 ​​ ​​ ​​ ​​ ​​​​ Periudha kohore, e përcaktuar në Kushtetutë, në Ligj dhe në këtë Rregullore, llogaritet si më poshtë:​​ 

[...]

 

(d) Kur periudha shprehet me muaj, ajo përfundon me kalimin e ditës së njëjtë kalendarike të muajit me ditën gjatë të cilës ka ndodhur ngjarja ose veprimi për të cilin duhet të llogaritet periudha kohore.

 

[...]

 

(g) përjashtimisht, nëse periudha përfundon të shtunën, të dielën ose në ndonjë festë zyrtare, ajo do të vazhdojë deri në fund të ditës së parë të punës që vjen pas saj.

 

Rregulli 34​​ 

(Kriteret e pranueshmërisë)

 

“(1) Gjykata mund ta konsiderojë një kërkesë të pranueshme nëse:​​ 

 

[...]

​​ 

(c) kërkesa parashtrohet brenda katër (4) muajve nga dita kur vendimi i mjetit të fundit efektiv juridik i është dorëzuar parashtruesit​​ ;dhe

 

  • Për sa i përket përmbushjes së këtyre kritereve, Gjykata fillimisht thekson se parashtruesi i kërkesës është palë e autorizuar, i cili konteston një akt të një​​ autoriteti​​ publik, përkatësisht Aktgjykimin​​ [Pzd.nr.26/2023]​​ e​​ të​​ 16 marsit 2023​​ të Gjykatës​​ Supreme, pasi i ka shteruar të gjitha mjetet juridike të përcaktuara me ligj.

 

  • Megjithatë, bazuar në nenin 49 (Afatet) të Ligjit, Gjykata në vijim duhet të vlerësojë nëse kërkesa e tanishme është dorëzuar brenda afatit ligjor katër (4) mujor të përcaktuar me nenin 49 të Ligjit dhe rregullin 34 (1) (c) të Rregullores së punës.

 

  • Në këtë drejtim, Gjykata rikujton rregulli i afatit katër-mujor është autonom dhe duhet kuptuar dhe aplikuar bazuar në faktet e secilit rast veç e veç për të siguruar ushtrimin efektiv të së drejtës për të paraqitur kërkesën para Gjykatës. ​​ Gjykata thekson se qëllimi i afatit ligjor prej katër (4) muajve, të përcaktuar në nenin 49 të Ligjit dhe rregullin 34 (1) (c) të Rregullores së punës, i shërben sigurisë juridike dhe siguron që çështjet që ngrenë çështje kushtetuese të trajtohen brenda një periudhe të arsyeshme si dhe parandalon autoritetet dhe personat e tjerë të afektuar që të mos mbahen në një gjendje pasigurie për një periudhë të gjatë (shih, ndër të tjera,​​ rastet e Gjykatës​​ KI61/23, me parashtrues,​​ Hedie Bylykbashi,​​ Aktvendim për Papranueshmëri, i 25 majit 2023, paragrafi 33;​​ KI24/23, me parashtrues,​​ Sami Nuredini,​​ Aktvendim për Papranueshmëri, i 27 prillit 2023, paragrafi 21; dhe​​ rastin e GJEDNJ-së,​​ Lekić kundër Sllovenisë, kërkesat nr. 10865/09, 45886/07 dhe 32431/08 Aktgjykim i 11 dhjetorit 2018, paragrafi 64). Ky rregull gjithashtu i jep kohë parashtruesit potencial nëse do të paraqes një kërkesë në Gjykatë, dhe, nëse po, të vendosë për argumentet specifike që do i paraqes si dhe rrjedhën e fakteve, pasi që me kalimin e kohës bëhet i vështirë shqyrtimi i çështjeve të ngritura nga parashtruesi i kërkesës (shih, rastin e Gjykatës​​ KI115/20, me parashtrues​​ Muharrem Rama,​​ Aktvendim për papranueshmëri, 3 nëntorit 2021, paragrafët 55 dhe 56; dhe rastin e GJEDNJ-së,​​ Sabri Güneş kundër Turqisë,​​ kërkesa nr. 27396/06, Aktgjykim i 29 qershorit 2012, paragrafët 52 dhe 55).

 

  • Afati katër ​​ (4) mujor fillon të rrjedhë nga dita e vendimit të fundit në kuadër të procesit të shterimit të mjeteve juridike (shih,​​ rastin e Gjykatës​​ KI59/18, me parashtrues​​ Strahinja Spasić,​​ Aktvendim për Papranueshmëri, i 27 marsit​​ 2019, paragrafi 51;​​ dhe​​ ​​ rastin e GJEDNJ-së,​​ Chapman kundër Belgjikës, kërkesa nr.39619/06, Vendim, i 5 marsit 2013, paragrafi 34).

​​ 

  • Në këtë kuptim, Gjykata thekson se kur parashtruesit i njihet e drejta për të pranuar kopjen e vendimit përfundimtar të gjykatave të rregullta, bazuar në​​ objektin dhe qëllimin e nenit 49 (Afati) të Ligjit, afati prej 4 (katër) muajsh fillon të rrjedhë në datën e marrjes së kopjes së vendimit (shih,​​ rastin e Gjykatës,​​ KI144/22, me parashtruese​​ Sebahate Dervishi, ​​ Aktvendim për papranueshmëri, i 16 nëntorit 2022, paragrafi 52; dhe shih,​​ rastin e GJEDNJ-së,​​ Worm kundër Austrisë, kërkesa nr.​​ 83/1996/702/894, Aktgjykim i 29 gushtit 1997, paragrafi 33).

 

  • Ky kriter është përcaktuar edhe​​ përmes pikës (c) të paragrafit (1) të rregullit 34 (Kriteret e pranueshmërisë) të Rregullores së punës, që përcakton se kërkesa parashtrohet brenda katër (4) muajve nga dita kur vendimi i mjetit të fundit efektiv juridik i është dorëzuar parashtruesit të kërkesës.

​​ 

  • Në këtë kontekst, në rrethanat e rastit konkret, Gjykata rikujton që parashtruesi i kërkesës e konteston Aktgjykimin [Pzd.nr.26/2023] e​​ 16 marsit 2023​​ të Gjykatës​​ Supreme. Fletëkthesa e dorëzuar në Gjykatë nga Gjykata​​ Themelore, vërteton që parashtruesi i kërkesës e ka pranuar vendimin e kontestuar më​​ 14 prill 2023. Parashtruesi i kërkesës e ka dorëzuar kërkesën e tij në Gjykatë më​​ 25 shtator 2023, më shumë se​​ një (1) muaj​​ pas pranimit të aktit të kontestuar.​​ 

 

  • Si përfundim, nga arsyet e shtjelluara si më sipër, Gjykata konstaton se kërkesa nuk është dorëzuar brenda afatit ligjor të përcaktuar me nenin 49 të Ligjit dhe rregullin 34 (1) (c) të Rregullores së punës dhe rrjedhimisht, Gjykata nuk mund të shqyrtojë meritat e rastit, përkatësisht, nëse përmes Aktgjykimit të kontestuar janë shkelur të drejtat kushtetuese të parashtruesit të kërkesës.

 

PËR KËTO ARSYE

 

Gjykata Kushtetuese, në pajtim me nenin 113.7 të Kushtetutës, të neneve 27, ​​ 49 të Ligjit dhe në pajtim me rregullat 34 (1) (c) të Rregullores së punës, më​​ ​​ 16 korrik 2024​​ njëzëri

 

VENDOS

 

  • TË DEKLAROJË kërkesën të papranueshme;

 

  • T'UA KUMTOJË​​ këtë Aktvendim palëve;

 

  • TË PUBLIKOJË​​ këtë Aktvendim në Gazetën Zyrtare, në pajtim me paragrafin 4 të nenit 20 të Ligjit;

 

  • Ky Aktvendim hyn në fuqi në ditën e shpalljes në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës, në pajtim me paragrafin 5 të nenit 20 të Ligjit.

 

 

Gjyqtarja raportuese ​​ Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese

 

 

 

Selvete Gërxhaliu-Krasniqi ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​​​ Gresa Caka-Nimani

 

1

 

Parashtruesit:

Kastriot Islami

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Penale