Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit [Pml. nr. 187/2023] të 23 majit 2023 të Gjykatës Supreme të Kosovës

Nr. të lëndës KI39/24

Parashtruesit: Xhylinaze Rama

Shkarko:

llogo_gjkk_png_2

 

Prishtinë, më​​ 21 tetor​​ 2024

Nr. ref.:RK 2564/24

 

 

 

 

 

 

AKTVENDIM PËR PAPRANUESHMËRI

 

 

rastin nr. KI39/24

 

Parashtrues

 

Xhylinaze Rama

 

 

Vlerësim i kushtetutshmërisë​​ 

Aktgjykimit​​ [Pml.​​ nr.​​ 187/2023]​​ të 23 majit 2023 të​​ Gjykatës​​ Supreme të​​ Kosovës

 

 

GJYKATA KUSHTETUESE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS

 

 

e përbërë nga:

 

Gresa Caka-Nimani, kryetare

Bajram Ljatifi, zëvendëskryetar

Selvete Gërxhaliu-Krasniqi, gjyqtare

Safet Hoxha, gjyqtar

Radomir Laban, gjyqtar

Remzie Istrefi-Peci, gjyqtare​​ 

Nexhmi Rexhepi, gjyqtar

Enver Peci, gjyqtar dhe

Jeton Bytyqi, gjyqtar

 

 

Parashtruesi i kërkesës

 

  • Kërkesa është dorëzuar nga​​ Xhylinaze Rama​​ nga​​ Vitia​​ (në tekstin e mëtejmë:​​ parashtruesja e kërkesës).

 

 

 

Vendimi i kontestuar

 

  • Parashtruesja​​ e​​ kërkesës konteston​​ Aktgjykimin​​ [Pml.​​ nr.​​ 187/2023]​​ e​​ 23 majit 2023 të Gjykatës Supreme të Kosovës​​ (në tekstin e mëtejmë:​​ Gjykata​​ Supreme)​​ ​​ lidhje me​​ Aktgjykimin​​ [PAKR.​​ nr.​​ 733/22]​​ e​​ 3 marsit 2023​​ të Gjykatës​​ së​​ Apelit të​​ Kosovës​​ (në tekstin e mëtejmë: Gjykata​​ e Apelit) dhe Aktgjykimin [PKR.​​ nr.​​ 222/2021]​​ e​​ 24 nëntorit 2022 të​​ Gjykatës Themelore në Gjilan (në tekstin e mëtejmë: Gjykata Themelore).​​ 

​​ 

  • Parashtruesja e​​ kërkesës​​ aktgjykimin e kontestuar​​ e​​ ka​​ pranuar më​​ 11 korrik 2023.

 

Objekti i çështjes

 ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​​​ 

  • Objekt​​ i çështjes​​ është​​ vlerësimi i kushtetutshmërisë së​​ aktgjykimit​​ të kontestuar,​​ përmes së cilit pretendohet se parashtrueses së kërkesës i janë shkelur të drejtat dhe liritë e​​ saj​​ themelore të garantuara me​​ Kushtetutën e Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Kushtetuta).​​ Parashtruesja​​ e​​ kërkesës nuk ka qartësuar saktësisht se cilat të drejta dhe liri themelore të garantuara me Kushtetutë i janë cenuar përmes aktit të kontestuar.

 

Baza juridike

 

  • Kërkesa bazohet në​​ paragrafët​​ 1 dhe 7 të​​ nenit​​ 113​​ [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara]​​ të Kushtetutës,​​ në​​ nenet 22​​ (Procedimi i kërkesës)​​ dhe​​ 47​​ (Kërkesa​​ individuale)​​ të Ligjit​​ nr. 03/L-121​​ për Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës​​ (në tekstin e mëtejmë: Ligji)​​ dhe në rregullin​​ 25​​ (Parashtrimi i kërkesave dhe përgjigjeve)​​ të Rregullores së punës​​ së​​ Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës​​ (në tekstin e mëtejmë: Rregullorja e punës).​​ 

 

Procedura në Gjykatën Kushtetuese

 

  • Më​​ 16 shkurt 2024,​​ parashtruesja​​ e​​ kërkesës​​ e​​ dorëzoi kërkesën në​​ Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Gjykata).​​ 

 

  • ​​ 21 shkurt 2024, Kryetarja e Gjykatës,​​ përmes​​ Vendimit​​ [nr.​​ GJR.​​ KI39/24],​​ caktoi gjyqtaren​​ Remzie​​ Istrefi-Peci​​ gjyqtare​​ raportuese​​ dhe​​ përmes​​ Vendimit [nr.​​ KSH.​​ KI39/24],​​ caktoi​​ Kolegjin shqyrtues, të përbërë nga gjyqtarët:​​ Selvete Gërxhaliu-Krasniqi​​ (kryesuese),​​ Safet Hoxha​​ dhe​​ Radomir Laban​​ (anëtarë).

 

  • Më 11 mars 2024, gjyqtari Jeton Bytyqi dha betimin para Presidentes së Republikës së Kosovës, me ç’​​ rast filloi mandati i tij në Gjykatë.

 

  • ​​ 19 mars 2024, Gjykata​​ e​​ njoftoi parashtruesen​​ e kërkesës​​ për regjistrimin e kërkesës​​ dhe​​ një kopje të kërkesës ia dërgoi Gjykatës Supreme.​​ 

 

  • Më 19 mars 2024,​​ Gjykata gjithashtu​​ njoftoi​​ Gjykatën​​ Themelore​​ ​​ Gjilan​​ (në tekstin e mëtejmë:​​ Gjykata​​ Themelore),​​ për regjistrimin e kërkesës dhe kërkoi që t’​​ ia dorëzojë​​ Gjykatës fletëkthesën përmes​​ së cilës dëshmohet se​​ kur parashtruesja e​​ kërkesës​​ e​​ kishte pranuar​​ aktgjykimin​​ e kontestuar​​ të Gjykatës Supreme.​​ 

 

  • Më 22 mars 2024, parashtruesja e kërkesës dorëzoi në Gjykatë​​ dokumente​​ shtesë, ku përfshihet​​ Aktgjykimi [P.​​ nr.​​ 1189/2022] i 4 prillit 2023 i Gjykatës Themelore në Gjilan, përmes të cilit asaj i ishte shqiptuar vërejtje gjyqësore.

 

  • Më​​ 27 mars 2024,​​ Gjykata​​ Themelore​​ ia​​ dorëzoi​​ Gjykatës​​ fletëkthesën që tregon se parashtruesja​​ e​​ kërkesës​​ aktin​​ e​​ kontestuar e kishte pranuar më​​ 11 korrik 2023.

 

  • Më 29 maj 2024, parashtruesja e kërkesës dorëzoi në Gjykatë një shkresë së​​ bashku me disa mesazhe të​​ rrjeteve sociale, dhe kërkoi nga Gjykata që të merret me urgjencë me rastin e saj.

 

  • Më​​ 4 shtator 2024, Kolegji shqyrtues shqyrtoi raportin​​ e gjyqtares​​ raportuese dhe njëzëri i rekomandoi Gjykatës papranueshmërinë e kërkesës.

 

Përmbledhja e fakteve

 

  • Bazuar në shkresat e lëndës,​​ rezulton qe i biri i​​ parashtrueses së kërkesës​​ ​​ A.R është privuar nga jeta nga B.R. pas një konflikti fizik në mes të akuzuarit dhe të dëmtuarit A.R dhe B.B. Parashtruesja e kërkesës si palë e dëmtuar kishte dëshmuar në rast në cilësinë e dëshmitares, duke treguar se si ka ardhur deri tek konflikti në mes të djalit të saj​​ te ndjerë A.R.​​ dhe të akuzuarit B.R.​​ Si palë e dëmtuar​​ dhe​​ në cilësinë e dëshmitarit kishte dëshmuar edhe bashkëshorti i parashtrueses së kërkesës​​ I.R​​ njëherit babai i të​​ viktimës​​ A.R.​​ 

 

  • Më​​ 24 dhjetor 2021,​​ Prokuroria Themelore në​​ Gjilan –​​ Departamenti​​ për Krime të​​ Rënda (në​​ tekstin e mëtejmë: Prokuroria)​​ ngriti​​ aktakuzën [PP.​​ I.​​ nr.​​ 128/2021] ndaj të​​ akuzuarit B.​​ R.​​ nga Vitia, për shkak të veprave penale,​​ vrasje e rëndë nga neni 173,​​ paragrafi 1 nënparagrafi 1.5 të​​ Kodit Penal të Republikës së Kosovës​​ (në tekstin e mëtejmë: KPRK)​​ dhe​​ mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366,​​ paragrafi 1 të KPRK-ës, sepse​​ me datën 13.07.2021, ne ora 10:59 minuta, ne Viti, rruga "Kemal Azizi", me dashje ka privuar nga jeta tani te ndjerin A.R, dhe ka tentuar ta privoj nga jeta te dëmtuarin B.B, në atë mënyrë qe pas një konflikti fizik, ne mes tani të akuzuarit dhe dy te dëmtuarve, përball Restorant-Picerisë "D&D", ne Viti, të njëjtit takohen përsëri mbi urën e lumit "Morava", përball shkollës "Hoxhe Junuzi", ne Viti, me ç ‘rast ndalen të dëmtuarit, e me pas nga vetura e llojit "OPEL", ngjyre e bardhe me targa te Zvicrës, del i dëmtuari A, me shkop dore ne dore, niset ne drejtim te veturës "BMW X5", me tabele te regjistrimit BE-856-674, ngjyre e bardhe, e ndaluar pas veturës se tij, ne atë moment, nga kjo veture del i akuzuari me revole ne dore e prodhimit "Tisas Zig14", me numër serik T0620-19BL03 846, cal. 9mm, me të vërejtur te akuzuarin me revole, i dëmtuari A.​​ ik dhe hynë në veturën e tij, e që i akuzuari afrohet te vetura, tek xhami i derës se shoferit, ku ishte i ulur tani i ndjeri A., dhe shtënë ne drejtim te tij duke e goditur me katër plumba, ne pjesën anësore të epërme te krahut te majtë, pastaj niset ne drejtim te dëmtuarit B.B, i cili ishte ulur ne ulësen e përparme te pasagjerit dhe shtënë një herë në drejtim te tij, e me pas afrohet tek dera e pasagjerit ku ishte duke dalur i dëmtuari B.B, dhe shtënë përsëri me revole pese herë në drejtim të tij, duke e goditur në abdomen, në shpatullën e djathte, kofshën e majte, dhe te djathte, e deri sa ishte duke u larguar, i akuzuari e godet edhe me shkelma ne pjese te ndryshme te trupit, pasi qe i dëmtuari A.​​ goditet me arme nga i akuzuari, ne atë gjendje e nis veturën, i cili për pasojë e godet veturën e llojit "BMW", ngjyre e zeze, me ç ‘rast lëndimet trupore pësojnë​​ B.I​​ dhe​​ H.I, e nga inercioni automjeti i​​ llojit​​ "BMW", e godet automjetin e​​ llojit​​ "Golf IV", me targa 06-379-BR, të​​ dëmtuarit​​ M.A, te cilit i shkakton​​ dëme​​ materiale, ne​​ këtë​​ mënyrë nga veprimet e të​​ akuzuarit i ndjeri​​ A.​​ ndërron jetë​​ duke u transportuar​​ rrugës​​ për​​ ne Spitalin Regjional te Gjilanit,​​ ndërsa​​ te​​ dëmtuarit​​ B​​ i shkakton​​ lëndime të​​ natyrës së rëndë​​ trupore.

 

  • ​​ 24 nëntor 2022,​​ Gjykata Themelore​​ përmes Aktgjykimit [PKR.​​ nr.​​ 222/2021], shpalli fajtor të akuzuarin B.R.​​ për veprën penale vrasje e rëndë nga neni 173,​​ paragrafi 1, nënparagrafi 1.5 të KPRK-së dhe për veprën penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366,​​ paragrafi 1 të KPRK-së, si dhe i shqiptoi dënimin me burgim me kohëzgjatje prej 30 (tridhjetë) viteve, në të cilin dënim i është llogaritur edhe koha e kaluar në paraburgim prej 13 korrikut​​ 2021 e tutje.​​ Palët e dëmtuara B.B, I.R, XH.R dhe B.I për realizimin e kërkesës pasurore juridike udhëzohen në kontest të rregullt juridiko civil.

 

  • ​​ një​​ datë​​ ​​ pasaktësuar,​​ kundër aktgjykimit të​​ Gjykatës Themelore,​​ paraqiti​​ ankesë​​ përfaqësuesja e autorizuar e palës së​​ dëmtuar​​ për shkak të​​ vendimit për dënim, me propozimin që aktgjykimi i ankimuar të ndryshohet dhe të akuzuarit t’i shqiptohet dënim më i ashpër se sa që ka shqiptuar gjykata e shkallës së parë.​​ Gjithashtu edhe​​ mbrojtësit e të​​ dënuarit​​ B.R​​ paraqiten ankesë,​​ për shkak të​​ shkeljes esenciale të​​ dispozitave të​​ procedurës penale, vërtetimit të​​ gabuar dhe jo të​​ plotë​​ ​​ gjendjes faktike, shkeljes së ligjit penal dhe vendimit për dënim, me propozimin që aktgjykimi i ankimuar të anulohet dhe çështja t’i kthehet gjykatës së shkallës së parë në rigjykim apo të ndryshohet përkitazi me cilësimin juridik të veprës penale dhe të akuzuarit ti shqiptohet dënim më i butë.

 

  • Më 3 mars 2023,​​ Gjykata e Apelit​​ përmes Aktgjykimit [PAKR.​​ nr.​​ 733/22], aprovoi pjesërisht ankesën e mbrojtësve të dënuarit dhe sipas detyrës zyrtare ka ndryshuar aktgjykimin e shkallës së parë, vetëm përkitazi me cilësimin juridik të veprës penale dhe vendimin për dënimin, ashtu që veprën penale vrasja e rëndë nga neni 173,​​ par.1​​ nënparagrafi​​ 1.5 të KPRK-së, për të cilën është shpallur fajtor, e cilëson si veprën penale vrasje e rëndë nga neni 173,​​ par.1​​ nënparagrafi​​ 11 të​​ KPRK-së, dhe ia shqipton dënimin me burgim në​​ kohëzgjatje prej 24 (njëzetekatër) vite, duke marrë​​ si të​​ vërtetuar dënimin e shqiptuar​​ me burgim në kohëzgjatje 2 (dy) vite, për veprën penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366,​​ par.1 KPRK-së, dhe e gjykoi me dënim unik në kohëzgjatje prej 25 (njëzetepesë) vite, në të cilin dënim i është llogaritur edhe koha e kaluar në paraburgim prej 13 korrikut​​ 2021 e deri në plotfuqishmërinë e aktgjykimit.

 

  • Në një​​ datë të pasaktësuar,​​ mbrojtësit e të dënuarit​​ B.R.​​ kishin​​ parashtruar kërkesë për mbrojtje të ligjshmërisë​​ në Gjykatën Supreme, për shkak të shkeljes esenciale të dispozitave të procedurës penale, shkeljes së ligjit penal dhe shkeljeve tjera të dispozitave të procedurës penale të cilat kanë ndikuar në ligjshmërinë e vendimit gjyqësor, me propozimin që kërkesa të aprovohet si e bazuar dhe aktgjykimet e kundërshtuara të anulohen si dhe çështja ti kthehet gjykatës së shkallës së parë në rivendosje apo të ndryshohen përkitazi me cilësimin juridik dhe vendimin për dënimin, ashtu që të dënuarit t’i shqiptohet një dënim më i butë.

 

  • ​​ 23 maj 2023,​​ Gjykata Supreme​​ përmes​​ Aktgjykimit​​ [Pml.​​ nr.​​ 187/2023], aprovoi pjesërisht kërkesën e përbashkët të​​ mbrojtësve të​​ dënuarit, duke ndryshuar aktgjykimin e Gjykatës Themelore dhe atë​​ ​​ Gjykatës së​​ Apelit, sa i përket cilësimit juridik të​​ veprës penale dhe vendimit për dënimin, ashtu që​​ Gjykata Supreme gjen se në​​ veprimet e të​​ dënuarit, të​​ përshkruara në​​ dispozitiv të​​ aktgjykimit nën pikën 1, pasqyrohen elementet e veprës penale vrasja nga neni 172 të​​ KPRK-së​​ dhe për këtë​​ e gjykon me 19 (nëntëmbëdhjetë) vite burgim, ndërsa duke ia marrë​​ si të​​ vërtetuar dënimin me burgim në​​ kohëzgjatje prej 2 (dy) vite të​​ shqiptuar për veprën penale mbajtja në​​ pronësi, kontroll ose​​ posedim​​ ​​ paautorizuar të​​ armëve nga neni 366,​​ par. 1 KPRK-së, konform dispozitës së​​ nenit 76,​​ par.2​​ nën paragrafit​​ 2.2 të​​ KPRK-së, i shqipton dënim unik me burgim në​​ kohëzgjatje prej 20 (njëzetë)​​ vite në të cilin dënim llogaritet koha e kaluar në paraburgim nga 13 korriku​​ 2021 e tutje.

 

Pretendimet e parashtrueses​​ së kërkesës

 

  • Parashtruesja e kërkesës, si pretendim kryesor para Gjykatës,​​ ka​​ ngritur​​ çështjen e​​ vlerësimit të dënimit të dënuarit nga Gjykata Supreme, duke pretenduar se e njëjta në mënyrë jo të drejtë e ka ulur dënimin nga 30 vite burgim në 20 vite.​​ 

 

  • Parashtruesja e kërkesës pretendon se Gjykata Supreme ka bërë shkelje ligjore, pasi që siç thekson ajo “... kur është mbajtur​​ seanca në Gjykatën Supreme​​ ka qenë gjendja më e rënduar emocionale shpirtërore, në atë gjykatë vetëm pse më kanë rrjedhur​​ lotët njëri prej gjykatësve ka urdhëruar sigurimin me më largu prej gjykatës mos me marrë pjesë në seancë​​ ...​​ jam shumë e lënduar prej Gjykatës Supreme”.

  • Më tej,​​ parashtruesja e kërkesës pretendon se nuk ka mundur të parashtrojë kërkesë kundër aktgjykimit të Gjykatës Supreme,​​ pasi që sipas saj,​​ “arsyeja ime që nuk kam paraqitë ankesë për këtë vendim të Gjykatës Supreme është se kam qenë e vetme pa përkrahjen e askujt, kam qenë në gjendje të rënduar emocionale, shpirtërore, jam trajtuar në Viti te Dr.F.P neurolog ... ende jam me terapi deri në qershor masnej kam vizitë prapë. Kjo është arsyeja pse nuk jam ankuar gjatë afatit kohor”.

 

Vlerësimi i pranueshmërisë së kërkesës

 

  • Gjykata së pari​​ shqyrton​​ nëse kërkesa e parashtrueses së kërkesës​​ i ka përmbushur kriteret e pranueshmërisë, të përcaktuara me Kushtetutë, të parashikuara me Ligj dhe të specifikuara më tej me Rregullore të punës.

 

  • Në këtë​​ drejtim, Gjykata i referohet paragrafëve 1 dhe 7 të nenit 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës, i cili përcakton:

 

“1.​​ Gjykata Kushtetuese vendos vetëm për rastet e ngritura para gjykatës në mënyrë ligjore nga pala e autorizuar.

 

​​ […]

 

7.​​ Individët janë të autorizuar të ngrenë shkeljet nga autoritetet publike të të drejtave dhe lirive të tyre individuale, të garantuara me Kushtetutë, mirëpo vetëm pasi të kenë shteruar të gjitha mjetet juridike të përcaktuara me ligj”.

 

  • Në vazhdim, Gjykata​​ gjithashtu shqyrton nëse parashtruesi i kërkesës i ka përmbushur kriteret e pranueshmërisë, siç përcaktohen me Ligj.​​ Në lidhje me këtë, Gjykata i referohet nenit 47​​ (Kërkesa individuale), nenit 48​​ (Saktësimi i kërkesës)​​ dhe 49​​ (Afatet)​​ të Ligjit, të cilët përcaktojnë:​​ 

Neni 47

(Kërkesa individuale)

 

“1. Çdo individ ka të drejtë të kërkojë nga Gjykata Kushtetuese mbrojtje juridike në rast se pretendon se të drejtat dhe liritë e tija individuale të garantuara me Kushtetutë janë shkelur nga ndonjë autoritet publik.

 

2. Individi mund ta ngritë kërkesën në fjalë vetëm pasi që të ketë shteruar të gjitha mjetet juridike të përcaktuara me ligj”.

 

Neni 48

(Saktësimi i kërkesës)

 

Parashtruesi i kërkesës ka për detyrë që në kërkesën e tij të qartësoj saktësisht​​ se​​ cilat​​ të drejta dhe liri pretendon se i janë cenuar dhe cili është akti konkret i autoritetit publik të cilin parashtruesi dëshiron ta kontestoj.

 

​​ Neni 49​​ 

​​ (Afatet)

 

“Kërkesa parashtrohet brenda afatit prej katër (4) muajsh. Afati fillon të ecë nga dita kur parashtruesit i është dorëzuar vendimi gjyqësor...”.

 

  • Gjykata më tej i referohet edhe rregullit​​ 29​​ (Llogaritja e periudhës kohore)​​ dhe rregullit 34​​ (Kriteret e pranueshmërisë)​​ të Rregullores së punës:

 

Rregulli​​ 29

(Llogaritja e periudhës kohore)

 

Periudha kohore, e përcaktuar në Kushtetutë, në Ligj dhe në këtë​​ Rregullore, llogaritet si më poshtë:​​ 

[...]

 

(d) Kur periudha shprehet me muaj, ajo përfundon me kalimin e ditës së njëjtë kalendarike të muajit me ditën gjatë të cilës ka ndodhur ngjarja ose veprimi për të cilin duhet të llogaritet periudha kohore.

 

[...]

 

(g)​​ përjashtimisht, nëse periudha përfundon të shtunën, të dielën ose në ndonjë festë zyrtare, ajo do të vazhdojë deri në fund të ditës së parë të punës që vjen pas saj.

 

Rregulli 34​​ 

(Kriteret e pranueshmërisë)

 

“(1) Gjykata mund ta konsiderojë një kërkesë të pranueshme nëse:​​ 

 

[...]

​​ 

(c) kërkesa parashtrohet brenda katër (4) muajve​​ nga dita kur vendimi i mjetit të fundit efektiv juridik i është dorëzuar parashtruesit;​​ dhe

 

  • Për sa i përket përmbushjes së këtyre kritereve, Gjykata fillimisht thekson se parashtruesja e​​ kërkesës është palë e autorizuar,​​ e​​ cila e​​ konteston një akt të një​​ autoriteti​​ publik, përkatësisht​​ Aktgjykimin​​ [Pml.​​ nr.​​ 187/2023]​​ e​​ 23 majit 2023​​ të Gjykatës​​ Supreme, pasi i ka shteruar të gjitha mjetet juridike të përcaktuara me ligj.

 

  • Megjithatë, bazuar në nenin 49 (Afatet) të Ligjit, Gjykata në vijim duhet të vlerësojë​​ nëse kërkesa e tanishme është dorëzuar brenda afatit ligjor katër (4) mujor të përcaktuar me nenin 49 të Ligjit dhe rregullin 34​​ (1) (c) të Rregullores së punës.

 

  • Në këtë drejtim, Gjykata rikujton​​ se​​ rregulli i afatit​​ katër​​ mujor është autonom dhe duhet kuptuar dhe aplikuar bazuar në​​ faktet e​​ secilit​​ rast​​ veç e veç​​ për të​​ siguruar​​ ushtrimin efektiv të së drejtës për të paraqitur kërkesën​​ para Gjykatës.​​ Gjykata thekson se qëllimi i afatit ligjor prej katër (4) muajve, të përcaktuar në nenin 49 të Ligjit dhe rregullin 34​​ (1) (c) të Rregullores së punës,​​ i shërben sigurisë juridike dhe siguron që çështjet që ngrenë çështje kushtetuese​​ të trajtohen brenda një periudhe të arsyeshme si dhe parandalon autoritetet dhe personat e tjerë të afektuar që të mos mbahen në një gjendje pasigurie për një periudhë të gjatë (shih, ndër të tjera,​​ rastet e Gjykatës​​ KI61/23, me parashtrues,​​ Hedie Bylykbashi,​​ Aktvendim për​​ papranueshmëri, i 25 majit 2023, paragrafi 33;​​ KI24/23, me parashtrues,​​ Sami Nuredini,​​ Aktvendim për​​ papranueshmëri, i 27 prillit 2023, paragrafi 21; dhe​​ rastin e GjEDNj-së,​​ Lekić​​ kundër Sllovenisë, kërkesat​​ nr. 10865/09, 45886/07 dhe 32431/08 Aktgjykim i 11 dhjetorit 2018, paragrafi 64). Ky rregull gjithashtu i jep kohë parashtruesit potencial nëse do të paraqes një kërkesë në Gjykatë, dhe, nëse po, të vendosë për argumentet specifike që do​​ t’i paraqes si dhe rrjedhën e fakteve, pasi që me kalimin e kohës bëhet i vështirë shqyrtimi i çështjeve të ngritura nga parashtruesi i kërkesës (shih, rastin e​​ Gjykatës​​ KI115/20, me parashtrues​​ Muharrem Rama,​​ Aktvendim për papranueshmëri,​​ i​​ 3 nëntorit 2021, paragrafët 55 dhe 56; dhe​​ rastin e GjEDNj-së,​​ Sabri Güneş​​ kundër Turqisë,​​ kërkesa nr.​​ 27396/06,​​ Aktgjykim i 29 qershorit 2012,​​ paragrafët​​ 52 dhe 55).

 

 

  • Gjykata​​ po ashtu,​​ me këtë rast​​ rikujton​​ dhe i referohet​​ përmbajtjes se​​ ​​ nenit 50 (Kthimi në gjendjen e mëparshme)​​ te Ligjit​​ i cili​​ përcakton:​​ 

 

Neni 50

(Kthimi në gjendjen e mëparshme)

 

​​ Nëse parashtruesi pa fajin e tij nuk ka qenë në gjendje të parashtrojë kërkesën brenda afatit të përcaktuar, Gjykata Kushtetuese ka për detyrë që në bazë të kërkesës së parashtruesit ta kthejë atë në gjendjen e mëparshme. Parashtruesi ka për detyrë të paraqesë kërkesën për kthimin në gjendjen e mëparshme brenda pesëmbëdhjetë (15) ditëve që nga mënjanimi i pengesës dhe të arsyetojë kërkesën në fjalë. Kthimi në gjendjen e mëparshme nuk lejohet nëse ka kaluar një vit ose më shumë nga dita kur ka përfunduar afati i përcaktuar me këtë ligj.

 

  • Bazuar ne përmbajtjen e nenit 50 te Ligjit,​​ pasi që​​ ​​ bëhet​​ kërkesa​​ konkrete​​ për​​ kthim në​​ gjendje të​​ mëparshme duhet të​​ plotësohen​​ edhe​​ kushtet ne vijim: (i) parashtruesi i kërkesës duhet të​​ dëshmojë​​ se pa fajin e tij/saj nuk ka qenë​​ ​​ gjendje të​​ parashtrojë​​ kërkesën brenda afatit te përcaktuar, përkatësisht afatit 4 (katër) mujor te përcaktuar në​​ nenin 49 te Ligjit; (ii) parashtruesi ka për detyrë​​ ​​ paraqesë kërkesën për kthimin në​​ gjendjen​​ e mëparshme brenda afatit prej pesëmbëdhjete (15) ditëve që​​ nga mënjanimi i pengesës; (iii) parashtruesi i kërkesës duhet te arsyetoje kërkesën e tij; dhe (iv) nuk ka kaluar nje vit ose me shumë​​ nga dita kur ka​​ përfunduar​​ afati i​​ përcaktuar​​ me​​ këtë​​ Ligj​​ për​​ paraqitjen e kërkesës në​​ Gjykatë.​​ Këto​​ kushte​​ janë​​ kumulative (shih, rastin e Gjykatës, K1163/20, parashtrues "Inter Eminex", Aktvendim​​ për​​ Papranueshmëri, i 18 shkurtit 2021, paragrafi 48).​​ Thënë këtë, afati​​ katër​​ ​​ (4) mujor​​ fillon të​​ rrjedhë​​ nga​​ dita​​ e​​ pranimit të​​ vendimit të​​ fundit​​ në kuadër të procesit të shterimit të mjeteve juridike​​ (shih,​​ rastin e Gjykatës​​ KI59/18, me parashtrues​​ Strahinja Spasić,​​ Aktvendim për​​ papranueshmëri, i 27 marsit​​ 2019, paragrafi 51;​​ dhe​​ rastin e GjEDNj-së,​​ Chapman kundër Belgjikës, kërkesa nr.​​ 39619/06,​​ Vendim​​ i​​ 5 marsit 2013, paragrafi 34).

 

  • Ne rastin konkret,​​ Gjykata​​ thekson që​​ parashtruesja e kërkesës nuk ka bërë kërkesë konkrete për të kërkuar kthim në gjendje të mëparshme (shih​​ rastin KI217/21 Parashtrues Enver Zhjeqi,​​ Kërkesë​​ për kthim ne gjendjen e mëparshme lidhur me kërkesën KI02/20, te cilën Gjykata Kushtetuese, përmes Vendimit te 29 prillit 2020, e refuzoi me procedurë të shkurtër dhe Kërkesë për vlerësim​​ ​​ kushtetutshmërisë​​ ​​ Aktgjykimit te Gjykatës Supreme te Kosovës, Pml. nr. 245/2019, te 17 shtatorit 2019, Aktvendim për papranueshmëri i ​​ 6 tetorit 2022)​​ . Gjykata vëren që ​​ në shkresa të lëndës parashtruesja ka bashkëngjitur disa udhëzime të lëshuara nga mjekët,​​ e të cilat mbajnë datat 29 shtator 2023 përkatësisht 13 nëntor 2023 dhe 25 janar 2024, ndërsa kërkesën e saj pranë Gjykatës e dorëzoi më 16 shkurt 2024.

 

  • Në këtë kontekst, në rrethanat e rastit konkret, Gjykata rikujton që parashtruesja e kërkesës e konteston Aktgjykimin [Pml. nr. 187/2023] e 23 majit 2023 të Gjykatës Supreme, por duke mos specifikuar se cilat të drejta dhe liri kushtetuese pretendon se i janë shkelur.​​ Nga​​ fletëkthesa e dorëzuar në Gjykatë nga Gjykata​​ Themelore, vërtetohet​​ që parashtruesja e kërkesës​​ Aktgjykimin​​ e kontestuar​​ të Gjykatës Supreme​​ e ka pranuar më 11 korrik 2023, dhe se​​ kërkesën e saj në Gjykatë​​ e ka dorëzuar​​ më 16 shkurt 2024, më shumë se 7 muaj pas pranimit të aktit të kontestuar.​​ 

 

  • Thënë këtë, afati katër ​​ (4) mujor fillon të rrjedhë nga dita e​​ pranimit të​​ vendimit të fundit në kuadër të procesit të shterimit të mjeteve juridike (shih,​​ rastin e Gjykatës​​ KI59/18, me parashtrues​​ Strahinja Spasić,​​ Aktvendim për​​ papranueshmëri, i 27 marsit​​ 2019, paragrafi 51;​​ dhe​​ rastin e GjEDNj-së,​​ Chapman kundër Belgjikës, kërkesa nr.​​ 39619/06, Vendim i 5 marsit 2013, paragrafi 34).​​ 

 

  • Në këtë kuptim, Gjykata thekson se kur parashtruesit i njihet e drejta për të pranuar kopjen e vendimit përfundimtar të gjykatave të rregullta, bazuar në​​ objektin dhe qëllimin e nenit 49 (Afati) të Ligjit, afati prej 4 (katër) muajsh fillon të rrjedhë në datën e marrjes së kopjes së vendimit (shih,​​ rastin e Gjykatës,​​ KI144/22, me parashtruese​​ Sebahate Dervishi, ​​ Aktvendim për papranueshmëri, i 16 nëntorit 2022, paragrafi 52; dhe shih,​​ rastin e GjEDNj-së,​​ Ëorm kundër Austrisë, kërkesa nr.​​ 83/1996/702/894, Aktgjykim i 29 gushtit 1997, paragrafi 33).

 

  • Ky kriter është përcaktuar edhe​​ përmes pikës (c) të paragrafit (1) të rregullit 34 (Kriteret e pranueshmërisë) të Rregullores së punës, që përcakton se kërkesa parashtrohet brenda katër (4) muajve nga dita kur vendimi i mjetit të fundit efektiv juridik i është dorëzuar parashtruesit të kërkesës.​​ 

 

  • Si përfundim, nga arsyet e shtjelluara si më​​ sipër, Gjykata konstaton se kërkesa nuk​​ është​​ dorëzuar brenda afatit ligjor të​​ përcaktuar​​ me nenin 49 të​​ Ligjit, por​​ nuk ​​ plotëson kushtet e përcaktuar ne nenin 50 te Ligjit,​​ ​​ dhe rregullin​​ 34​​ (1) (c) të​​ Rregullores së​​ punës dhe rrjedhimisht, Gjykata nuk mund të​​ shqyrtojë​​ meritat e rastit,​​ përkatësisht,​​ nëse​​ përmes​​ aktgjykimit​​ të​​ kontestuar janë​​ shkelur të drejtat​​ kushtetuese të​​ parashtrueses së​​ kërkesës.

 

PËR KËTO ARSYE

 

Gjykata Kushtetuese, në pajtim me nenin 113.7 të Kushtetutës, të nenit​​ 49​​ dhe 50​​ të Ligjit dhe në pajtim me rregullin​​ 34​​ (1) (c)​​ të Rregullores së punës, më​​ 4 shtator 2024,​​ njëzëri

 

VENDOS

 

  • TË DEKLAROJË kërkesën të papranueshme;

 

  • T'UA KUMTOJË​​ këtë​​ aktvendim palëve;

 

  • TË PUBLIKOJË​​ këtë​​ aktvendim në Gazetën Zyrtare, në pajtim me​​ paragrafin 4 të​​ nenit​​ 20 të Ligjit;

 

  • Ky​​ aktvendim hyn në fuqi në ditën e shpalljes në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës, në pajtim me paragrafin 5 të nenit 20 të Ligjit..

 

 

 

 

 

Gjyqtarja​​ raportuese​​ Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese

 

 

 

 

Remzie​​ Istrefi-Peci ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​​​ Gresa Caka-Nimani

1

 

Parashtruesit:

Xhylinaze Rama

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesa është paraqitur pas afatit

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Penale