Aktgjykim

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit [AA. nr. 37/22] të 18 janarit 2023, të Gjykatës Supreme të Kosovës

Nr. të lëndës KI43/23

Parashtruesit: Armend Hamiti

Shkarko:

`

 

Prishtinë, më 6 mars 2024

Nr. Ref.:AGJ 2408/24

 

AKTGJYKIM

 

 

rastin nr.​​ KI43/23

 

Parashtrues

 

 ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​​​ Armend Hamiti​​ 

 

 

Vlerësim i kushtetutshmërisë së​​ 

Aktgjykimit​​ AA.​​ nr. 37/22 të 18 janarit 2023,​​ të Gjykatës Supreme të Kosovës

 

 

GJYKATA KUSHTETUESE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS

 

 

e përbërë nga:

 

Gresa Caka-Nimani, kryetare

Bajram Ljatifi, zëvendëskryetar

Selvete Gërxhaliu-Krasniqi, gjyqtare

Safet Hoxha, gjyqtar

Radomir Laban, gjyqtar​​ 

Remzije Istrefi-Peci, gjyqtare​​ 

Nexhmi Rexhepi, gjyqtar dhe

Enver Peci, gjyqtar

 

 

Parashtruesi i kërkesës

 

  • Kërkesa është parashtruar nga​​ Armend Hamiti​​ me vendbanim në Komunën e Prishtinës​​ (në tekstin e mëtejmë: parashtruesi i kërkesës), i përfaqësuar nga​​ Diamant Zekaj, avokat nga Prishtina.

 

Vendimi i kontestuar

 

  • Parashtruesi i kërkesës e konteston kushtetutshmërinë e Aktgjykimit​​ [AA. nr.​​ 37/22] të​​ 18 janarit 2023,​​ të Gjykatës Supreme të Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Gjykata Supreme)​​ në​​ lidhje me​​ Vendimin [KPK/ Nr. 1513/2022] të​​ 29 nëntorit 2022, të​​ Këshillit Prokurorial të​​ Kosovës (në​​ tekstin e mëtejmë: KPK).

 

  • Parashtruesi i kërkesës vendimin e kontestuar e ka pranuar më​​ 24 janar 2023.

 

Objekti i çështjes

 

  • Objekt i çështjes është vlerësimi i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të kontestuar, përmes së cilit pretendohet se parashtruesit të kërkesës i janë shkelur të drejtat dhe liritë themelore të tij,​​ të garantuara me​​ nenin​​ 31​​ [E Drejta për Gjykim të​​ Drejtë​​ dhe të​​ Paanshëm] të​​ Kushtetutës së​​ Republikës​​ ​​ Kosovës (në​​ tekstin e mëtejmë: Kushtetuta), në​​ lidhje me nenin 6 (E drejta për një​​ proces të​​ rregullt) të​​ Konventës Evropiane për të​​ Drejtat e Njeriut (në​​ tekstin e mëtejmë: KEDNJ).​​ 

 

  • Parashtruesi i kërkesës para Gjykatës kërkon vendosjen e masës së përkohshme, përkatësisht​​ të​​ evitohen dëmet e pariparueshme për​​ të​​ njëjtin.

 

Baza juridike

 

  • Kërkesa bazohet në paragrafin 1 dhe 7 nenit 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës, nenet 22 ​​ (Procedimi i kërkesës), 27 (Masat e përkohshme) dhe 47 (Kërkesa individuale) të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës, nr. 03/L-121 (në tekstin e mëtejmë: Ligji) dhe në rregullat​​ 25​​ (Parashtrimi i kërkesave dhe përgjigjeve) dhe​​ 44​​ (Kërkesa për masë të përkohshme) të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, nr. 01/2023​​ (në tekstin e mëtejmë: Rregullorja e punës).

 

  • Me 7 korrik 2023, Rregullorja e punës së Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës Nr. 01/2023, u publikua në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës dhe hyri në fuqi pesëmbëdhjetë (15) ditë pas publikimit te saj. Rrjedhimisht, gjatë shqyrtimit të kërkesës, Gjykata​​ Kushtetuese i referohet dispozitave të Rregullores së lartcekur.​​ Lidhur me këtë,​​ konform rregullit 78 (Dispozitat kalimtare) të Rregullores së punës Nr. 01/2023, përjashtimisht, dispozita të caktuara të Rregullores së punës Nr. 01/2018, do të vazhdojnë të zbatohen në lëndët e regjistruara në Gjykatë përpara shfuqizimit të saj, vetëm nëse dhe për aq sa janë më të favorshme për palët.

 

Procedura në Gjykatën Kushtetuese

 

  • Më 14 shkurt​​ 2023, parashtruesi i kërkesës e dorëzoi kërkesën e tij përmes postës, të cilën Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Gjykata) e pranoi më​​ 16 shkurt​​ 2023.

 

  • ​​ 2 mars 2023, Gjykata njoftoi parashtruesin e kërkesës, Gjykatën Supreme dhe​​ KPK-në, për regjistrimin e kërkesës dhe ua dërgoi​​ nga​​ një​​ kopje​​ të kërkesës këtyre dy të fundit.​​ 

 

  • ​​ 7 mars​​ 2023, Kryetarja​​ e Gjykatës përmes Vendimit [Nr.GJR.KI43/23] caktoi gjyqtarin Nexhmi Rexhepi -​​ Gjyqtar​​ raportues​​ dhe Kolegjin shqyrtues të përbërë nga gjyqtarët:​​ Bajram Ljatifi (kryesues),​​ Safet Hoxha​​ dhe​​ Remzije Istrefi-Peci​​ (anëtarë).

  • ​​ 14 mars 2023, Gjykata kërkoi nga​​ përfaqësuesi i pretenduar ligjor i​​ parashtruesit të​​ kërkesës​​ ​​ ​​ dorëzojë​​ autorizimin specifik​​ për Gjykatën Kushtetuese, që​​ dëshmon se përfaqëson atë​​ para Gjykatës.

 

  • ​​ 23 mars 2023, përfaqësuesi ligjor i parashtruesit të​​ kërkesës dorëzoi autorizimin specifik të​​ lartcekur.

 

  • ​​ 17​​ janar​​ 2024,​​ Kolegji shqyrtues shqyrtoi raportin e gjyqtarit raportues dhe​​ njëzëri​​ i rekomandoi Gjykatës​​ pranueshmërinë e kërkesës.​​ 

 

  • Në​​ të​​ njëjtën ditë,​​ Gjykata vendosi njëzëri që​​ të shpallë​​ kërkesën​​ të​​ pranueshme​​ dhe të konstatojë se​​ Aktgjykimi i Gjykatës Supreme​​ [AA. nr.​​ 37/22] i​​ 18 janarit 2023, nuk​​ është​​ në​​ përputhshmëri me paragrafin 1 të​​ nenit 31 [E Drejta për Gjykim të​​ Drejtë​​ dhe të​​ Paanshëm] të​​ Kushtetutës, në​​ lidhje me​​ paragrafin 1 të​​ nenit 6 (E drejta për një​​ proces të​​ rregullt) të​​ KEDNJ-së.​​ 

 

Përmbledhja e fakteve

 

  • Nga shkresat e​​ lëndës​​ rezulton se​​ parashtruesi i kërkesës ushtron profesionin e Prokurorit në​​ Departamentin për Krime të​​ Rënda në​​ Prokurorinë​​ Themelore në​​ Prishtinë​​ (në​​ tekstin e mëtejmë: Prokuroria Themelore).​​ 

 

  • ​​ 16 mars 2022, një​​ portal publikoi një​​ lajm lidhur me parashtruesin e kërkesës, i cili përmbante disa fotografi të​​ një​​ takimi mes tij dhe​​ Sh.K, i cili ishte i​​ dënuar për vepra të​​ ndryshme penale.​​ 

 

  • Më​​ 15 prill 2022, Kryeprokurori i​​ Prokurorisë​​ Themelore në​​ Prishtinë, në cilësinë e Autoritetit kompetent (në​​ tekstin e mëtejmë: Autoriteti kompetent),​​ pas​​ shkrimit​​ medial​​ të​​ portalit​​ të​​ lartcekur​​ lidhur me parashtruesin e kërkesës,​​ parashtroi kërkesë​​ për fillimin e hetimeve disiplinore​​ kundër të​​ njëjtit, me pretendimin se​​ ai ka​​ kryer shkelje disiplinore në​​ bazë​​ të​​ nënparagrafit 2.10 të​​ paragrafit 2 të​​ nenit​​ 6​​ (Shkeljet disiplinore​​ për​​ prokurorë), të​​ Ligjit​​ Nr.06/L-057​​ për Përgjegjësinë​​ Disiplinore të​​ Gjyqtarëve dhe Prokurorëve, i ndryshuar dhe​​ plotësuar​​ me Ligjin Nr. 08/L-003​​ (në​​ tekstin e mëtejmë: Ligji për Përgjegjësinë​​ Disiplinore)​​ dhe parimeve të​​ përgjithshme të​​ përcaktuara në​​ nënpikën c të​​ pikës 3​​ (Integriteti)​​ të​​ Kodit të​​ Etikës dhe Sjelljes Profesionale për Prokurorë.​​ 

 

  • ​​ 21 prill 2022, KPK​​ nxori​​ Vendimin [KPK/nr.521/2022] për themelimin e Panelit Hetimor për zhvillimin e hetimeve disiplinore​​ ​​ rastin konkret, të​​ përbërë​​ nga:​​ XH.B.,​​ N.T.​​ dhe​​ P.K.​​ 

 

  • ​​ 2o maj 2022, parashtruesi i kërkesës parashtroi​​ kërkesë​​ ​​ Agjencinë​​ për Parandalimin e Korrupsionit​​ (në​​ tekstin​​ e mëtejmë: APK)​​ ​​ ​​ vlerësojë​​ nëse inicimi i procedurës disiplinore nga​​ Autoriteti kompetent,​​ paraqet konflikt të​​ interesit.​​ 

 

  • ​​ 1 korrik 2022,​​ Kryesuesi i KPK-së​​ përmes Vendimit [KPK/ Nr.​​ 776/2022] plotësoi dhe ndryshoi Vendimin [[KPK/ Nr. 521/2022] e 21 prillit 2022​​ ​​ KPK-së, ashtu që​​ zëvendësoi anëtarin e Panelit Hetimor​​ ​​ P.K.​​ me anëtarin rezervë​​ (i dyti sipas radhës)​​ ​​ N.R., me arsyen së​​ i njëjti, si dhe anëtari i parë​​ rezervë​​ ndodheshin​​ ​​ pushim vjetor.

 

  • ​​ 8 korrik 2022, KPK përmes Vendimit [KPK/​​ Nr.785/2022], aprovoi kërkesën​​ e Panelit Hetimor​​ [AD.nr.03/2022], për zgjatje​​ ​​ afatit të​​ hetimit për periudhën kohore shtesë​​ për dy muaj, duke filluar nga data 21 korrik 2022 deri më​​ 21​​ shtator 2022.

 

  • ​​ 6 shtator 2022, KPK përmes Vendimit [KPK/ Nr. 1095/2022], bazuar në​​ paragrafin 3 të​​ nenit 11 të​​ Ligjit për Përgjegjësinë​​ Disiplinore dhe paragrafëve 6 dhe 9 të​​ nenit 6 të​​ Rregullores Nr. 05/2019 për Procedurën Disiplinore të​​ Prokurorëve​​ (në​​ tekstin e mëtejmë: Rregullorja Nr. 05/2019),​​ ndërpreu​​ parashkrimin​​ dhe suspendoi procedurën disiplinore ndaj parashtruesit të​​ kërkesës, deri në​​ marrjen e një​​ vendimi nga​​ APK.

 ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​​​ 

  • Më​​ 18 tetor 2022,​​ APK lëshoi​​ opinion lidhur me kërkesën e parashtruesit të​​ kërkesës, ku konstatoi​​ se inicimi i procedurës disiplinore ndaj parashtruesit të​​ kërkesës, nga eprori i tij, në​​ cilësi të​​ Autoritetit Kompetent, nuk bie ndesh me dispozitat e Ligjit​​ për​​ Nr.​​ 06/L-011​​ për Parandalimin e Konfliktit të​​ Interesit​​ në Ushtrimin e Funksionit Publik​​ (në​​ tekstin e mëtejmë: LPKI).

 

  • Më​​ ​​ 24 tetor​​ 2022, parashtruesi i kërkesës paraqiti kërkesë​​ për anulimin e vendimeve​​ të​​ KPK-së, gjegjësisht​​ (i)​​ Vendimit​​ [KPK. Nr. 776/2022]​​ të​​ 1 korrikut 2022 dhe​​ (ii)​​ Vendimit​​ [KPK. Nr. 1095/2022] të​​ 6 shtatorit 2022,​​ si​​ dhe​​ konstatoi kalimin e​​ afatit të​​ hetimeve në​​ rastin​​ e tij [AD. nr. 03/2022].​​ Më​​ specifikisht, parashtruesi i kërkesës, në​​ kërkesën e tij drejtuar KPK-së, lidhur me​​ (i)​​ Vendimin​​ ​​ [KPK. Nr. 776/2022] e 1 korrikut 2022 për zëvendësimin e anëtarit të​​ Panelit Hetimor, parashtruesi i kërkesës​​ u shpreh​​ se vendimi​​ është​​ marrë​​ nga organi jokompetent (Kryesuesi i KPK-së) dhe si i tillë​​ është​​ i kundërligjshëm, ndërsa,​​ sa i përket​​ (ii)​​ Vendimit [KPK. Nr. 1095/2022] të​​ 6 shtatorit 2022, për ndërprerje të​​ parashkrimit dhe suspendim të​​ procedurës disiplinore,​​ i njëjti​​ theksoi​​ se​​ vendimi i tillë​​ nuk​​ është​​ bërë​​ konform kërkesës së​​ Ligjit për​​ Përgjegjësinë​​ Disiplinore​​ për shkak se​​ ky​​ ligj nuk përcakton ndërprerje të​​ parashkrimit​​ dhe suspendim të​​ procedurës disiplinore​​ kur procedura pezullohet​​ për​​ çështje administrative - në​​ rastin konkret në​​ pritje të​​ përgjigjes së​​ një​​ organi administrativ, por që​​ kjo dispozitë​​ ligjore përcakton ndërprerjen e parashkrimit dhe suspendimin e procedurës disiplinore​​ vetëm në​​ rastin​​ kur shkelja e supozuar disiplinore përmban elemente të​​ veprës penale, dhe si e tillë​​ referohet te Prokurori i Shtetit.​​ Ndërsa,​​ lidhur me afatin ligjor të​​ ndërmarrjes​​ së​​ veprimeve hetimore nga Paneli Hetimor, parashtruesi i kërkesës​​ duke​​ u bazuar​​ në​​ paragrafin 8 të​​ nenit​​ 12​​ të​​ Ligjit të​​ lartcekur pohoi​​ se Paneli Hetimor​​ është​​ jashtë​​ afatit kohor për të​​ vazhduar hetimet.

 

  • Më​​ 28 tetor 2022, në​​ seancën e katërt dëgjimore, parashtruesi i kërkesës kërkoi​​ ​​ ​​ përjashtohet Paneli Hetimor, me pretendimin se të​​ gjithë​​ anëtarët e panelit​​ janë​​ nga Mitrovica​​ – vendi i lindjes së​​ parashtruesit të​​ kërkesës.​​ 

 

  • ​​ 31 tetor 2022,​​ KPK përmes Vendimit [KPK/ Nr. 1291/2022], i protokolluar më​​ 2 nëntor 2022,​​ refuzoi kërkesën e parashtruesit të​​ kërkesës për përjashtimin e tre anëtarëve të​​ Panelit​​ Hetimor, si dhe obligoi​​ Panelin që​​ ​​ vazhdojë​​ me zhvillimin e hetimeve dhe të​​ dorëzojë​​ raportin me shkrim brenda afatit të​​ përcaktuar.

 

  • Më​​ 1 nëntor 2022,​​ Paneli Hetimor​​ nxori​​ Raportin​​ për lëndën​​ [AD.nr.03/2022], në​​ ​​ cilin konstatoi se parashtruesi i kërkesës​​ ka shkelur​​ nënparagrafin​​ 1.3, të​​ paragrafit 1 të​​ nenit 6, dhe nënparagrafin​​ 2.10 të​​ paragrafit 2 të​​ nenit​​ 6,​​ ​​ Ligjit për Përgjegjësinë​​ Disiplinore, me arsyetimin si në​​ vijim:​​ 

 

“-​​ Është​​ vërtetuar fakti i takimit midis prokurorit​​ [parashtruesit të​​ kërkesës]​​ dhe të​​ pandehurit​​ [Sh.K];

-​​ Nga provat e administruara rrjedh se nga ky takim nuk​​ është​​ iniciuar asnjë​​ rast i dëshmitarit bashkëpunues;​​ 

- ​​​​ Lidhur me këtë​​ takim nuk​​ është​​ njoftuar Kryeprokurori​​ [K.M];

-​​ I pandehuri​​ [Sh.K.]​​ është​​ vërtetuar se i njëjti ka qenë​​ i përfshirë​​ në​​ disa vepra penale për​​ çka edhe i njëjti​​ është​​ i dënuar dhe se​​ po ashtu​​ i njëjti më​​ vonë​​ është​​ gjetur me një​​ fotografi se ka qenë​​ i ulur edhe me një​​ person tjetër​​ ​​ [M.M],​​ për të​​ cilin prokurori​​ [parashtruesi i kërkesës]​​ kishte ngritur Aktakuzë.”

 

  • Paneli Hetimor​​ në​​ fund të​​ raportit të​​ tij,​​ i propozoi KPK-së​​ që​​ të​​ aprovohet propozimi i​​ Autoritetit​​ Kompetent​​ si dhe​​ parashtruesit të kërkesës​​ t’i shqiptohet sanksioni disiplinor​​ “Vërejtje publike me shkrim”.

 

  • Më​​ 29 nëntor 2022,​​ KPK përmes Vendimit [KPK/ Nr. 1513/2022] aprovoi si të​​ bazuar Raportin e Panelit Hetimor​​ [AD.nr.03/2022], të​​ 1 nëntorit 2022 dhe i shqiptoi parashtruesit të​​ kërkesës sanksionin disiplinor “Vërejtje publike me shkrim”.​​ Në​​ vendimin e saj, KPK konstatoi si në​​ vijim:​​ “[...] pas dëgjimit të​​ Panelit Hetimor, subjektit të​​ hetimit disiplinor, avokatit mbrojtës të​​ subjektit të​​ hetimit disiplinor dhe shqyrtimit, analizimit, krahasimit të​​ provave të​​ cekura në​​ Raportin​​ e Panelit si dhe fjalës përfundimtare, erdhi në​​ përfundim se prokurori A.H. ​​ [parashtruesi i kërkesës], me këtë​​ veprim ka vepruar në​​ shkelje të​​ Ligjit Nr. 06/L-057 për Përgjegjësinë​​ disiplinore të​​ Gjyqtarëve dhe Prokurorëve, që​​ shprehimisht përcakton rastet kur prokurori “Përfshihet në​​ sjellje qoftë​​ kur​​ është​​ në​​ detyrë​​ apo privatisht të​​ cilat e dëmtojnë​​ reputacionin e prokurorit të​​ shtetit dhe besimin e publikut në​​ besueshmërinë​​ e prokurorit të​​ shtetit” në​​ lidhje me informatat e mundshme që​​ prokurori ka mundur t’i merr nga një​​ “informatorë” në​​ të​​ njëjtat​​ është​​ dashur t’ia raportojë​​ tek udhëheqësi i departamentit apo vet kryeprokurori, gjë​​ të​​ cilën nuk e ka bërë. Takimet e prokurorit me një​​ informator (nëse ishin vlerësuar sikur të​​ lejuara), kanë​​ mundur të​​ mbahen në​​ zyrë​​ të​​ prokurorit, për të​​ cilën gjë​​ do të​​ mbahej shënim zyrtar, me të​​ cilin do të​​ njoftohej edhe kryeprokurori, mirëpo një​​ gjë​​ e tillë​​ nuk ka ndodhur”. ​​​​ 

 

  • ​​ ​​ njëjtën​​ ditë, parashtruesi i kërkesës parashtroi ankesë​​ ​​ KPK ndaj​​ Vendimit [KPK/ Nr. 1291/2022] të​​ 31 tetorit 2022, të​​ protokolluar më​​ 2 nëntor 2022,​​ me pretendimin​​ se KPK​​ ​​ vendimin e saj,​​ nuk e ka trajtuar fare kërkesën e​​ tij​​ ​​ 24 tetorit,​​ për anulimin e vendimeve [KPK. Nr. 776/2022] të​​ 1 korrikut 2022 dhe [KPK. Nr. 1095/2022] të​​ 6 shtatorit 2022, dhe konstatimin e kalimit të​​ afatit të​​ hetimeve në​​ rastin​​ e tij [AD. nr. 03/2022].​​ ​​ konkretisht, në​​ ankesën e tij, parashtruesi i kërkesës pretendoi se:​​ 

 

  • Vendimi [KPK.nr.776/2022], i 1 korrikut 2022 për zëvendësimin e anëtarit të​​ Panelit Hetimor​​ është​​ i kundërligjshëm sepse​​ është​​ marrë​​ nga organi jokompetent, gjegjësisht Kryesuesi i KPK dhe jo nga KPK si organ kolegjial në​​ kundërshtim me​​ nënparagrafin 1.5 të paragrafit 1 të nenit 7​​ (Detyrat dhe përgjegjësitë e Këshillit)​​ dhe paragrafin 2 të nenit 11 (Kryesuesi dhe zëvendës-kryesuesi i Këshillit)​​ të​​ Ligjit Nr. 06/L-056 për Këshillin Prokurorial të Kosovës (në​​ tekstin e mëtejmë: Ligji për KPK-në),​​ dhe nenin 12​​ (Themelimi i panelit hetimor)​​ të​​ Rregullores Nr. 05/2019. Parashtruesi i​​ kërkesës​​ theksoi se vendimi n​​ fjal​​ nuk​​ është​​ bazuar n​​ paragrafin 5​​ të​​ nenit 13​​ (Konflikti i interesit dhe përjashtimi)​​ t​​ Rregullores Nr. 05/2019, andaj, nuk mund t​​ tentohet t​​ thirret n​​ këtë​​ nen sepse nuk​​ është​​ pjes​​ e​​ këtij​​ vendimi​​ dhe se i​​ njëjti​​ aplikohet​​ vetëm​​ në situatat që kanë të​​ bëjnë​​ me konflikt të interesit;​​ 

  • Vendimi [KPK. Nr. 1095/2022] i 6 shtatorit 2022​​ për ndërprerjen e parashkrimit dhe suspendimin e procedurës disiplinore ndaj parashtruesit të​​ kërkesës​​ është​​ bazuar në​​ nenin 11​​ (Vepra Penale)​​ ​​ Ligjit për Përgjegjësinë​​ Disiplinore, i cili përcakton ndërprerjen e parashkrimit dhe suspendimin e procedurës disiplinore vetëm në​​ rast të​​ referimit të​​ çështjes te Prokurori kompetent nëse shkelja e supozuar përmban elemente të​​ veprës penale, dhe jo për shkak të​​ pritjes së​​ përgjigjes nga APK në​​ lidhje me​​ konfliktin potencial të​​ interesit të​​ anëtarëve të​​ Panelit Hetimor, andaj, vendimi në​​ fjalë​​ sipas parashtruesit të​​ kërkesës​​ nuk mund të​​ prodhojë​​ pasoja juridike;​​ 

  • Duke qenë​​ se vendimet e lartcekura, sipas parashtruesit të​​ kërkesës janë​​ ​​ kundërligjshme, afati ligjor për përfundimin e hetimeve në​​ procedurë​​ disiplinore sipas paragrafit 8 të​​ nenit 12​​ (Procedura hetimore)​​ ​​ Ligjit për Përgjegjësinë​​ Disiplinore prej 3 (tre) muajve, duke përfshirë​​ afatin shtesë​​ prej 2 (dy) muajve​​ ​​ tjerë, ka skaduar sepse kanë​​ kaluar më​​ shumë​​ se 6 (gjashtë) muaj nga 21 prilli 2022 kur​​ është​​ hapur hetimi, prandaj, ka përfunduar periudha ligjore për ndërmarrjen e veprimeve hetimore, respektivisht,​​ Raporti i Panelit​​ Hetimor mban datën 1 nëntor 2022, pra, jashtë​​ afatit kohor të​​ theksuar si më​​ lart;

  • Paneli​​ Hetimor ka dorëzuar raportin më​​ 1 nëntor 2022, pra, brenda periudhës që​​ ka qenë​​ duke u trajtuar kërkesa për përjashtimin e panelit, e cila​​ është​​ dorëzuar më​​ 28 tetor 2022, ndërsa​​ vendimi për refuzimin e përjashtimit të​​ panelit i​​ është​​ dorëzuar parashtruesit të​​ kërkesës më​​ 2 nëntor 2022;​​ 

  • Parashtruesi i kërkesës e kundërshtoi edhe Raportin e Panelit Hetimor me pretendimin se i​​ është​​ mohuar e drejta për të​​ propozuar dëshmitarë​​ dhe fakte​​ shtesë​​ dhe se asnjëherë​​ nuk​​ është​​ pyetur apo dëgjuar përkitazi me meritat e rastit.​​ Lidhur me këtë, theksoi se raporti në​​ fjalë​​ nuk​​ është​​ i balancuar edhe me dëshminë​​ ë​​ parashtruesit të​​ kërkesës, nuk përmban faktet që​​ është​​ kërkuar përjashtimi i Panelit Hetimor dhe as nuk përmban vendimin e KPK-së​​ për refuzimin e përjashtimit të​​ anëtarëve të​​ këtij paneli;

  • Në​​ lidhje me meritat e Raportit të​​ Panelit Hetimor, parashtruesi pretendoi se:​​ “[...]​​ raportimi i një​​ portali asnjëherë​​ nuk mund të​​ vlerësohet si provë​​ por si indikacion për nxjerrjen e provave​​ dhe se​​ Paneli Hetimor​​ kishte​​ ​​ tendenca për të​​ konfirmuar qëndrimet e shkrimit të​​ publikuar nga portali, i cili sipas tij,​​ kishte qëllim dëmtimin e integritetit të​​ tij personal dhe profesional, si dhe dëmtimin e integritetit të​​ procesit për përzgjedhjen​​ e Kryeprokurorit të​​ Shtetit.​​ Tutje, i​​ njëjti pohoi se në​​ asnjë​​ rast nuk ka pretenduar se takimi me Sh.K. ishte bërë​​ për shkak të​​ inicimit të​​ një​​ rasti të​​ dëshmitarit bashkëpunues siç thuhet në​​ raport, por theksoi deklaratën e tij se të​​ lartcekurit i kishte dhënë​​ këshillë​​ juridike se ku duhet të​​ dorëzojë​​ informatat e tij, respektivisht, në​​ Prokurorinë​​ Speciale të​​ Republikës së​​ Kosovës, andaj​​ për këtë, nuk e ka informuar eprorin e tij, Kryeprokurorin e Prokurorisë​​ Themelore. Më​​ pas, parashtruesi i kërkesës kundërshtoi edhe pjesën e raportit ku përmendet takimi i Sh.K. me M.M.,​​ ku​​ ndaj​​ këtij të​​ fundit,​​ i njëjti kishte ngritur aktakuzë, duke theksuar se:​​ Kjo përgjegjësi objektive, pa u ndërlidhur me veprimet e z. Hamiti [parashtruesit të​​ kërkesës],​​ është​​ përgjegjësi e kohërave të​​ lashta, që​​ nuk zë​​ vend në​​ sistemet ku sundimi i ligjit​​ është​​ bazament i funksionimit të​​ institucioneve. Nëse për këtë​​ mbahet përgjegjës një​​ Prokuror i Shtetit, kjo krijon precedent të​​ rrezikshëm: Me secilin person që​​ takohet një​​ Prokuror i Shtetit dhe ai person ​​ më​​ pas takohet me një​​ person tjetër, rastin e të​​ cilit Prokurori në​​ fjalë​​ e ka në​​ punë, vetë​​ Prokurori i Shtetit bënë​​ shkelje disiplinore”.

 

  • ​​ 27 dhjetor 2022, parashtruesi i kërkesës parashtroi ankesë​​ ​​ Gjykatën Supreme kundër Vendimit [KPK/ Nr. 1513/2022] të​​ 29 nëntorit 2022​​ ​​ KPK-së,​​ për shkak të​​ zbatimit​​ ​​ gabuar të​​ ligjit dhe gabimeve faktike të​​ qarta apo të​​ dukshme,​​ ​​ cilat sipas parashtruesit​​ ndikojnë​​ ​​ ​​ drejtat substanciale të​​ palës.​​ I njëjti përsëriti pretendimet të​​ cilat i parashtroi në​​ ankesën drejtuar KPK-së​​ si më​​ lart.

 

  • Më​​ 18 janar 2023, Gjykata Supreme përmes Aktgjykimit [AA. nr. 37/2022]​​ refuzoi si të​​ pathemeltë​​ ankesën e parashtruesit të​​ kërkesës të​​ paraqitur kundër Vendimit [KPK/ Nr. 1513/2022] të​​ 29 nëntorit 2022.​​ ​​ Në arsyetim të​​ Aktgjykimit të saj, Gjykata Supreme​​ ndër të​​ tjera,​​ konstatoi​​ se:

 

“[...] Gjykata Supreme e Kosovës, i pranon si të​​ themelta konstatimet faktike dhe qëndrimin juridik të​​ Këshillit Prokurorial​​ ​​ Kosovës dhe e vlerëson si të​​ drejtë​​ dhe të ligjshëm​​ vendimin e tij, i cili nuk​​ është​​ i përfshirë​​ me zbatimin e gabuar të​​ ligjit dhe as me shkelje të​​ dispozitave procedurale të​​ Ligjit për Përgjegjësinë​​ Disiplinore të​​ Gjyqtarëve dhe Prokurorëve dhe Kodit të​​ Etikës Profesionale për Prokurorë, drejtë​​ dhe në​​ mënyrë​​ ​​ plotë​​ ka vërtetuar gjendjen faktike, si dhe drejtë​​ ka aplikuar të​​ drejtën materiale, kur ka vendosur si në​​ dispozitiv të​​ vendimit të​​ tij. Ndaj, nuk qëndrojnë​​ pretendimet ankimore se vendimi i atakuar​​ është​​ përfshirë​​ me shkeljet e pretenduara si në​​ ankesë. Sipas vlerësimit të​​ kësaj Gjykatë, dispozitivi i vendimit të​​ goditur​​ është​​ i qartë, në​​ harmoni me arsyet e vendimit, duke qenë​​ kështu në​​ përputhje logjike dhe juridike edhe arsyetimi me dispozitivin. KPK ka dhënë​​ ​​ gjitha arsyet për faktet relevante për vendosje të​​ drejtë​​ dhe të​​ plotë, në​​ kontekst dhe përkitazi me përgjegjësinë​​ disiplinore të​​ prokurorit, duke bërë​​ vlerësimin e të​​ gjitha rrethanave dhe vërtetimin e të​​ gjitha fakteve me rëndësi për çështjen konkrete, mbi bazën e të​​ cilave ka krijuar pasqyrë​​ ​​ qartë​​ nga e cila ka konstatuar përgjegjësinë​​ disiplinore të​​ Prokurorit të​​ iniciuar nga Autoriteti Kompetent, për çka edhe ia ka shqiptuar masën përkatëse të​​ sanksionit disiplinor.​​ 

 

Gjykata Supreme e Kosovës, e miraton edhe qëndrimin se masa disiplinore nga KPK,​​ është​​ proporcionale në​​ raport me shkeljen e kryer nga ana e subjektit hetimor dhe​​ është​​ ​​ zbatim të​​ përgjegjësive ligjore që​​ ka KPK në​​ procedurën disiplinore ndaj Prokurorëve sipas Ligjit për Përgjegjësinë​​ Disiplinore të​​ Gjyqtarëve dhe Prokurorëve. [...]

 

[...] ankesa dhe pretendimet në të subjektit hetimor [parashtruesit të kërkesës], që janë paraqitur ndaj vendimit të KPK, nuk mbështeten në fakte dhe prova përkatëse. KPK ka vepruar në përputhshmëri me dispozitat e Ligjit në fuqi për Përgjegjësinë Disiplinore të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve, ka argumentuar se është bërë shkelje disiplinore nga paraqitësi i ankesës [parashtruesi i kërkesës], i ka shqiptuar masën disiplinore në harmoni me parimin e proporcionalitetit dhe kritereve të parapara ligjore (neni 7 par.2) dhe ka marrë parasysh, pra, edhe seriozitetin, pasojat, rrethanat në të cilat është kryer shkelja, etj. Ndaj, nga këtu, pretendimet e ankesës për aplikim të gabuar të dispozitave ligjore dhe të drejtës materiale janë të pathemelta dhe si të tilla të paqëndrueshme juridikisht”.​​ 

 

Pretendimet e parashtruesit të kërkesës

 

  • Gjykata rikujton se parashtruesi i kërkesës pretendon se me Aktgjykimin e kontestuar i​​ është​​ shkelur e drejta e tij e garantuar me​​ nenin​​ 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të​​ Paanshëm]​​ të Kushtetutës, në lidhje me nenin 6 (E drejta për një proces të rregullt) të KEDNJ-së.

 

  • Fillimisht,​​ parashtruesi i kërkesës shprehet se​​ [...]​​ mungesa e zbatimit të​​ garancioneve të​​ përcaktuara në​​ nenin 6 të​​ KEDNJ​​ ka qenë​​ vendimtare që​​ parashtruesi i kërkesës ti ekspozohet një​​ vendimi arbitrar nga KPK i cili​​ vendim, duke mos zbatuar garancitë​​ nga neni 6 i KEDNJ,​​ është​​ konfirmuar nga Gjykata Supreme”.

 

  • Parashtruesi i kërkesës, sa i përket​​ aplikimit të​​ nenit 6 të​​ KEDNj-së​​ në​​ procedurën disiplinore,​​ i referohet praktikës së​​ Gjykatës​​ Evropiane për të​​ Drejtat e​​ Njeriut​​ (Në​​ tekstin e mëtejmë:​​ GJEDNJ), e cila thekson se:​​ “[...] neni​​ 6 i KEDNj​​ është​​ i zbatueshëm edhe në​​ rastet disiplinore përpara organeve profesionale, në​​ rastet kur e drejta për të​​ ushtruar një​​ profesion vihet në​​ rrezik​​ (Reczkoeicz kundër Polonisë, par.183-185). Kështu, zbatueshmëria e nenit 6 të​​ KEDNj në​​ rastet disiplinore përcaktohet në​​ bazë​​ të​​ sanksioneve disiplinore që​​ rrezikon të​​ pësojë​​ individi si pasojë​​ e shkeljeve të​​ pretenduara disiplinore (Marusiy kundër Kroacisë, par.72-73). Kështu, rezultati i procedurës disiplinore, [përderisa ekziston rreziku i ndalimit të​​ ushtrimit të​​ profesionit] nuk ndikon në​​ zbatueshmërinë​​ e nenit 6 të​​ KEDNj (Peleki kundër Greqise, par.39)”.​​ Lidhur me këtë, parashtruesi i kërkesës përveç​​ masës disiplinore “Vërejtje publike me shkrim”, ai ​​ [...]​​ i​​ është​​ ekspozuar edhe shkarkimit të​​ tij, që​​ do të​​ nënkuptonte përfundimin e mandatit të​​ tij prej prokurori. Kjo​​ pasi sipas procedura disiplinore kundër parashtruesit të​​ kërkesës, ka mundur të​​ përfundojë​​ edhe me shkarkim​​ nga detyra e tij [Ligji Nr.06/L-057 për Përgjegjësinë Disiplinore të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve, neni 7.1..]”.​​ ​​ këtë​​ kontekst, sipas parashtruesit të​​ kërkesës kjo situatë:​​ [...]​​ paraqet aktivizim të​​ nenit 6 të​​ KEDNJ-së​​ [...]​​ pasi vet zhvillimi i procedurës disiplinore e vë​​ në​​ pikëpyetje të​​ drejtën e subjektit për të​​ vazhduar ushtrimin e profesionit të​​ tij (Marusic​​ kundër Kroacisë, Nr. 79821112, par. 74-75)”​​ si dhe sanksioni disiplinor paraqet​​ “[...] pengesë​​ të​​ tij për avancim në​​ karrierën e tij profesionale”.

 

  • Lidhur me të​​ drejtën për gjykim të​​ drejtë​​ dhe të​​ paanshëm, parashtruesi i kërkesës​​ thekson​​ se kjo e drejtë:​​ [...]​​ ndërthen pas vetes kërkesa​​ procedurale​​ [...]​​ duhet domosdoshmërisht të​​ jetë​​ efektive”.​​ Tutje,​​ parashtruesi i kërkesës shton se​​ [...]​​ gjatë​​ një​​ procedure gjyqësore, palët kanë​​ të​​ drejtë​​ që​​ të​​ paraqesin pretendimet e tyre që​​ ata i konsiderojnë​​ të​​ rëndësishme për​​ çështjen konkrete. E drejta për gjykim të​​ drejtë​​ dhe të​​ paanshëm mund të​​ konsiderohet si efektive vetëm në​​ rastet kur pretendimet e tyre "dëgjohen" përkatësisht konsiderohen siç​​ duhet nga gjykata (Donadze kundër Gjeorgjisë, § 35)”.​​ ​​ këtë​​ kontekst, parashtruesi i kërkesës​​ shton​​ se:​​ Aktgjykimi i atakuar ka bërë​​ që​​ kjo e drejtë​​ të​​ jetë​​ vetëm formale dhe jo efektive [...] pasi përtej ankesës së​​ parashtruar, pretendimet ankimore të​​ parashtruesit të​​ kërkesës "nuk jane dëgjuar" siç​​ kërkohet nga KEDNj dhe praktika e GjEDNj. Nën këto rrethana, Gjykata Supreme e Republikës së​​ Kosovës përmes Aktgjykimit të​​ atakuar, në​​ thelb, i ka mohuar parashtruesit të​​ kërkesës qasjen në​​ drejtësi dhe të​​ drejtën që​​ pretendimet e tij "të ​​​​ dëgjohen" nga gjykata,​​ me​​ ç'rast​​ ka bërë​​ shkelje të​​ nenit 31 të​​ Kushtetutës së​​ Republikës së​​ Kosovës dhe nenit 6.1 të​​ KEDNj”.

 

  • Parashtruesi i kërkesës​​ tutje​​ përsërit pretendimet e tij të​​ specifikuara në​​ ankesën drejtuar Gjykatës Supreme, të​​ cilat ia bashkëngjet kësaj kërkesë, në​​ lidhje me:​​ (i) kundërligjshmërinë e vendimit të KPK-së për zëvendësimin e anëtarit të Panelit Hetimor nga ana e Kryesuesit të KPK-së; (ii) kundërligjshmërinë e ndërprerjes së parashkrimit dhe suspendimit të procedurës disiplinore në kundërshtim me nenin 11 të Ligjit për​​ Përgjegjësinë​​ Disiplinore; (iii) tejkalimin e afatit ligjor për ndërmarrjen e veprimeve hetimore nga ana e Panelit Hetimor; (iv) procedimin e kundërligjshëm të procedurës disiplinore nga Paneli Hetimor ende pa marrë vendim KPK-ja për kërkesës për përjashtim të anëtarit të këtij paneli; (v) mohimin e së​​ drejtës për t’u dëgjuar; dhe (vi)​​ vendimin arbitrar të​​ KPK-së.​​ ​​ 

 

  • Në​​ këtë​​ kontekst, i njëjti thekson se​​ Gjykata Supreme,​​ përmes​​ Aktgjykimit të​​ atakuar​​ [...]​​ vetëm​​ ka "noterizuar" qëndrimet e vendimit të​​ KPK-së, të​​ atakuar përmes ankesës, dhe nuk ka shqyrtuar fare pretendimet ankimore të​​ parashtruesit të​​ kërkesës”.​​ Parashtruesi i kërkesës shprehet se:​​ [...]​​ përmes Aktgjykimit, ka parë​​ përsëri vendimin e KPK por nuk ka parë​​ arsyetim mbi pretendimet e tij.​​ Ekzaminimi i këtyre pretendimeve nga Gjykata Supreme domosdoshmërisht do të​​ sjellte rezultat tjetër mbi objektin e procedurës disiplinore”.

 

  • Më tej,​​ parashtruesi i kërkesës shton se:​​ Gjykata Supreme jo që​​ nuk ka ekzaminuar pretendimet e parashtruesit të​​ ankesës, por i ka injoruar tërësisht të​​ njëjtat.​​ [...]​​ paradoksalisht, Gjykata Supreme në​​ Aktgjykimin e atakuar ka dhënë​​ përgjigje për​​ çështje të​​ cilat fare nuk kanë​​ qenë​​ pretendim i palëve në​​ procedurë​​ [Aktgjykimi i atakuar, faqe 6, paragrafi i fundit] por nuk ka dhënë​​ përgjigje në​​ asnjë​​ prej pretendimeve ankimore të​​ parashtruesit​​ të​​ kërkesës”.​​ 

 

  • Në këtë drejtim, i përfaqësuesi i parashtruesit të kërkesës po ashtu thekson si në vijim:​​ “[...] përkundër faktit se parashtruesi i kërkesës ka pasur mundësi të​​ shfrytëzoj të​​ drejtën e tij për mbrojtje gjyqësore, përkatësisht për të​​ parashtruar ankesë​​ në​​ Gjykatën Supreme të​​ republikës së​​ Kosovës, Aktgjykimi i atakuar ka bërë​​ që​​ kjo e drejtë​​ të​​ jetë​​ vetëm formale dhe jo efektive. Kjo pasi përtej ankesës së​​ parashtruar, pretendimet ankimore të​​ parashtruesit të​​ kërkesës “nuk janë​​ dëgjuar” siç kërkohet nga KEDNj dhe praktika e GJEDNJ. Në​​ këto rrethana,​​ Gjykata Supreme e Republikës së​​ Kosovës përmes Aktgjykimit të​​ atakuar, në​​ thelb, i ka mohuar parashtruesit të​​ kërkesës qasjen në​​ drejtësi dhe të​​ drejtën që​​ pretendimet e tij “të​​ dëgjohen” nga gjykata me ç’rast ka bërë​​ shkelje të​​ nenit 31 të​​ Kushtetutës së​​ Republikës së​​ Kosovës”.

 

  • Në​​ fund, parashtruesi i kërkesës​​ pohon se:​​ “Aktgjykimi i kontestuar i Gjykatës Supreme i ka mohuar palës të​​ drejtën që​​ kërkesat e tij të​​ natyrës civile të​​ dëgjohen meritorisht nga një​​ gjykatë​​ e pavarur dhe e paanshme e themeluar me ligj, duke cenuar kështu të​​ drejtën e tij kushtetuese për një​​ gjykim të​​ drejtë​​ dhe të​​ paanshëm”.

 

Kërkesa për masë të përkohshme

 

  • Parashtruesi i kërkesës​​ në kërkesën e tij para​​ Gjykatës​​ kërkoi​​ nga Gjykata që të vendosë masën e përkohshme​​ për të​​ evituar dëmet e pariparueshme ndaj tij, me arsyetimin​​ si në​​ vijim:​​ “[...]​​ vendimi i atakuar paraqet pengesë​​ për parashtruesin e kërkesës për avancim në​​ detyrë, në​​ kuptim të​​ emërimit të​​ tij si Kryeprokuror i Shtetit, Kryeprokuror i ndonjë​​ prokurorie apo edhe emërimit të​​ tij si Prokuror në​​ një​​ departament më​​ të​​ lartë​​ se sa ku​​ është​​ aktualisht i angazhuar. Lënia në​​ fuqi e Aktgjykimit të​​ kontestuar, deri në​​ vendosjen meritore nga ana e Gjykatës Kushtetuese, i pamundëson të​​ njëjtit që​​ të​​ jetë​​ pjesë​​ e proceseve të​​ ndryshme avancuese. Këtu,​​ veçanërisht, duhet theksuar procesin për përzgjedhjen e Kryeprokurorit të​​ Shtetit, në​​ të​​ cilin proces parashtruesi i kërkesës​​ është​​ kandidat dhe i cili proces nuk ka përfunduar ende. [...] Në​​ këtë​​ situatë, zhvillimi i procesit për Kryeprokuror të​​ Shtetit dhe përfundimi i tij pa parashtruesin e kërkesës, si njëri ndër kandidatët në​​ këtë​​ garë, do të​​ sjellte pasoja të​​ parikuperueshme për parashtruesin e kërkesës. Kuptohet, do të​​ ishte problematike më​​ pastaj, pas vendosjes meritore nga Gjykata Kushtetuese, kthimi i gjithë​​ procesit për Kryeprokuror të​​ Shtetit në​​ pikën zero, për shkak të​​ anulimit të​​ Aktgjykimit të​​ atakuar”.​​ 

 

 

Dispozitat relevante kushtetuese dhe ligjore

 

KUSHTETUTA E REPUBLIKËS SË KOSOVËS

 

 ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​​​ Neni 31

​​  ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​​​ [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm]

 

1.Çdokujt i garantohet mbrojtje e barabartë e të drejtave në procedurë para gjykatave, organeve​​ të tjera shtetërore dhe bartësve të kompetencave publike.

 

2.​​ Çdokush gëzon të drejtën për shqyrtim publik të drejtë dhe të paanshëm lidhur me vendimet për të drejtat dhe obligimet ose për cilëndo akuzë penale që ngrihet kundër saj/tij brenda një afati të arsyeshëm, nga një gjykatë e pavarur dhe e paanshme, e themeluar me ligj.

​​ [...]”

 

KONVENTA EVROPIANE PËR TË DREJTAT E NJERIUT​​ 

 

Neni 6

(E drejta për gjykim të drejtë)

 

“1. Çdo person ka të drejtë që çështja e tij të dëgjohet drejtësisht, publikisht dhe brenda një afati të arsyeshëm nga një gjykatë e pavarur dhe e paanshme, e krijuar me ligj, e cila do të vendosë si për mosmarrëveshjet në lidhje me të drejtat dhe detyrimet e tij të natyrës civile, ashtu edhe për bazueshmërinë e çdo akuze penale në ngarkim të tij. Vendimi duhet të jepet publikisht, por prania në sallën e gjykatës mund t’i ndalohet shtypit dhe publikut gjatë tërë procesit ose gjatë një pjese të tij, në interes të moralit, të rendit publik ose sigurisë kombëtare në një shoqëri demokratike, kur kjo kërkohet nga interesat e të miturve ose mbrojtja e jetës private të palëve në proces ose në shkallën që çmohet tepër e nevojshme nga gjykata, kur në rrethana të veçanta publiciteti do të dëmtonte interesat e drejtësisë [...].”

LIGJI Nr. 06/L - 057 PËR PËRGJEGJËSINË DISIPLINORE TË GJYQTARËVE DHE PROKURORËVE

Neni 6
(Shkeljet disiplinore për prokurorë)

“1. Prokurori kryen shkelje disiplinore nëse ai ose ajo:​​ 

1.1. dënohet për një vepër penale;​​ 

1.2. shkel ligjin; ose​​ 

1.3. shkel detyrat e tij zyrtare si prokuror.​​ 

2. Shkelje e detyrave të prokurorit, sipas këtij ligji, përfshin veprimet e mëposhtme, në qoftë se prokurori i kryen me dashje ose nga pakujdesia e rëndë:​​ 

2.1. në mënyrë të vazhdueshme nuk ndërmerr ndonjë veprim prokurorial që kërkohet me ligjin në fuqi ose nuk ushtron funksionet prokuroriale brenda afateve kohore të parapara me ligj, përveç nëse serioziteti i mos veprimit apo niveli i shkeljes paraqet bazë për inicimin e procedurës disiplinore për një shkelje të vetme;​​ 

2.2. nuk merr parasysh provat dhe faktet fajësuese dhe shfajësuese gjatë hetimit të krimit dhe nuk siguron që hetimi është zhvilluar në respektim të plotë të të drejtave të të pandehurit;​​ 

2.3. komunikon me personat e paautorizuar informacionin konfidencial të marrë gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare;​​ 

2.4. nuk siguron se dëshmitë dhe faktet gjatë hetimeve mblidhen në përputhje me ligjin;​​ 

2.5. nuk merr parasysh të drejtat e dëshmitarëve ose palëve të dëmtuara, veçanërisht për të marrë masa për të mbrojtur jetën, sigurinë dhe privatësinë e tyre në përputhje me legjislacionin në fuqi;​​ 

2.6. nuk vepron në përputhje me vendimet apo udhëzimet e ligjshme të kryeprokurorit;​​ 

2.7. nuk merr pjesë në procedura disiplinore dhe nuk i përgjigjet hetimeve disiplinore, përveç kur lejohet me ligj;​​ 

2.8. ofron informata të rrejshme ose çorientuese në çështjet që lidhen me procedurat disiplinore dhe procedurat administrative prokuroriale, përfshirë ngritjen në detyrë dhe transferimet, përveç nëse ndryshe nuk parashihet me ligj;​​ 

2.9. në vazhdimësi nuk merr pjesë, pa justifikim të arsyeshëm, në programet e detyrueshme trajnuese të përcaktuara me ligj ose me rregulloret dhe politikat përkatëse;​​ 

2.10. përfshihet në sjellje, qoftë kur është në detyrë apo privatisht, të cilat dëmtojnë reputacionin e prokurorit të shtetit ose që mund të dëmtojnë besimin e publikut në paanshmërinë ose besueshmërinë e prokurorit të shtetit;​​ 

2.11. pranon çfarëdo lloj dhurate apo shpërblimi që mund të ndikoj apo duket se ndikon në vendimet dhe veprimet zyrtare;​​ 

2.12. keqpërdor pozitën zyrtare në çfarëdo forme për përfitime të paligjshme për veten ose personat e tjerë ose për qëllime tjera në kundërshtim me ligjin;​​ 

2.13. anëtarësohet në ndonjë subjekt politik, ose ndonjë organizatë tjetër politike, kërkon ose mban ndonjë post politik, kandidon ose zgjidhet në ndonjë post politik, apo angazhohet në ndonjë aktivitet politik.”​​ 

 

Neni 7​​ 

(Sanksionet disiplinore)​​ 

 

“1. Për shkelje disiplinore, Këshillat përkatës mund t’u shqiptojnë gjyqtarëve dhe prokurorëve një ose më shumë nga sanksionet disiplinore në vijim:​​ 

1.1. vërejtje jopublike me shkrim;​​ 

1.2. vërejtje publike me shkrim;​​ 

1.3. zvogëlim i përkohshëm i pagës deri në pesëdhjetë përqind (50%) për një periudhë deri në një (1) vit;​​ 

1.4. transferim i përkohshëm ose i përhershëm në një gjykatë apo prokurori tjetër të nivelit më të ulët;​​ 

1.5. propozim për shkarkim.​​ 

2. Masat disiplinore shqiptohen vetëm në përputhje me parimin e proporcionalitetit dhe duke marrë parasysh:​​ 

2.1. numrin dhe seriozitetin e shkeljeve disiplinore të kryera nga një gjyqtar apo prokuror; 2.2. pasojat e shkeljes disiplinore;​​ 

2.3. rrethanat në të cilat është kryer shkelja disiplinore;​​ 

2.4. performancën dhe sjelljen e përgjithshme të gjyqtarit apo prokurorit;​​ 

2.5. sjelljen dhe nivelin e bashkëpunimit të gjyqtarit apo prokurorit gjatë procedurës disiplinore.

 

Neni 11​​ 

(Vepra penale)

 

“1. Në rastet kur shkelja e supozuar disiplinore përmban elemente të veprës penale, Autoriteti Kompetent sipas detyrës zyrtare ia referon çështjen Prokurorit të Shtetit si dhe e njofton Këshillin, dhe Avokatin e Popullit.​​ 

2. Në rastet kur Prokurori i Shtetit vendos të mos ndjekë penalisht shkeljen, ai duhet të informojë me shkrim Autoritetin Kompetent lidhur me vendimin, i cili më pas vepron në përputhje me nenin 9, paragrafi 5, të këtij ligji.​​ 

3. Referimi i çështjes tek Prokurori i Shtetit e ndërpret parashkrimin dhe e suspendon procedurën disiplinore.​​ 

4. Në qoftë se referimi i çështjes tek Prokurori i Shtetit rezulton në dënim penal apo lirim nga akuza, Prokurori i Shtetit e njofton me shkrim Autoritetin Kompetent mbi rezultatin e procedurës penale, dhe Autoriteti Kompetent vepron në përputhje me nenin 9 të këtij Ligji, në qoftë se rasti disiplinor apo rasti penal përmban elemente të shkeljes disiplinore.”​​ 

Neni 12

(Procedura hetimore)

 

“[…]

5. Brenda pesëmbëdhjetë (15) ditëve të punës nga marrja e kërkesës për fillimin e hetimeve disiplinore, Këshilli themelon një panel hetimor për kryerjen e hetimeve. Në rastet e përcaktuara në paragrafin 3 të këtij neni, Këshilli mund të hedhë poshtë kërkesën, pa formuar panelin hetues, në qoftë se konsideron që është prima facie pa vlerë apo pa rëndësi serioze, jo substanciale, nuk ka lidhje me shkeljen disiplinore apo është parashkruar. Paneli hetimor, për sa i përket një gjyqtari, përkatësisht kryetarit të gjykatës, përbëhet nga tre (3) gjyqtarë të një gjykate tjetër. Paneli hetimor, për sa i përket një prokurori, përkatësisht kryeprokurori për prokurorët, përbëhet nga tre prokurorë të një organi tjetër prokurorial. Këshilli përcakton kryesuesin e panelit hetimor nga radhët e anëtarëve të panelit hetimor. Procedura për përzgjedhjen dhe caktimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve për të shërbyer në panel hetimor, përcaktohet nga këshillat. Këshilli siguron ndihmë administrative dhe profesionale për panelin hetimor.

[...]

8. Paneli hetimor duhet t’i përfundoj hetimet brenda tre (3) muajve nga dita kur është themeluar nga Këshilli. Në rrethana të jashtëzakonshme, Këshilli mund t’i zgjasë hetimet për një periudhë shtesë deri në dy (2) muaj. Me t’i përfunduar hetimet, paneli hetimor duhet të paraqesë tek Këshilli, gjyqtari apo prokurori që është nën hetime, dhe tek Autoriteti Kompetent që ka kërkuar fillimin e hetimeve disiplinore, një raport me shkrim mbi të gjitha faktet dhe provat e mbledhura. Pas dorëzimit të raportit paneli hetimor pushon funksionin e vet në momentin kur rasti bëhet i formës së prerë.​​ 

[…]

LIGJI NR. 06/L-056 PËR KËSHILLIN PROKURORIAL TË KOSOVËS

Neni 11
(Kryesuesi dhe zëvendës-kryesuesi i Këshillit)

 

“[...]

2. Kryesuesi i Këshillit ka këto autorizime:

2.1. kryeson të gjitha takimet e Këshillit;​​ 

2.2. miraton rendin e ditës dhe pikave që do t’i dërgohen Këshillit për konsiderim dhe vendim;​​ 

2.3. përfaqëson Këshillin;

2.4. mbikëqyr dhe menaxhon punën e Këshillit dhe komisioneve të tij;​​ 

2.5. procedon buxhetin e hartuar nga Këshilli për shpenzimet e veprimeve dhe të personelit të Këshillit dhe të prokurorit të shtetit;

2.6. paraqet raport me shkrim së paku një (1) herë në vit para Kuvendit mbi performancën, veprimet, shpenzimet dhe nevojat e Prokurorit të Shtetit;​​ 

2.7. Me pëlqimin e Këshillit, propozon anëtarët e komisioneve të përhershme siç ceket me këtë ligj, dhe ndërmerr detyra të tjera sipas udhëzimit të Këshillit.​​ 

[...]”

 

 

LIGJI NR. 08/L-167 PЁR PROKURORIN E SHTETIT

 

Neni 28​​ 

(Kriteret për Kryeprokuror të Shtetit dhe Kryeprokurorë)

 

“1.​​ Kandidati për Kryeprokuror të Shtetit dhe Kryeprokuror duhet të plotësojë kushtet e​​ përgjithshme si në vijim:

[...]

1.6. të mos ketë të shqiptuar masë disiplinore, me përjashtim të qortimit apo vërejtjes jo-publike në pesë (5) vitet e fundit.”

 

Neni 29

(Kriteret e përgjithshme për Zëvendës-Kryeprokuror të Shtetit dhe Zëvendës Kryeprokuror)

 

“1. Për të ushtruar funksionin e Zëvendës-Kryeprokurorit të Shtetit dhe Zëvendës-Kryeprokurorit kandidati duhet t’i plotësojë këto kushte:

[...]

1.6. të mos ketë të shqiptuar masë disiplinore, me përjashtim të qortimit apo vërejtjes jo-publike në pesë (5) vitet e fundit.

 

RREGULLORE (NR. 05/2019) PËR PËRGJEGJËSINË DISIPLINORE TË PROKURORËVE

 

Neni 6
(Shqyrtimi fillestar nga Autoriteti Kompetent)

 

“[...]

6. Referimi i​​ çështjes tek prokurori e ndërpret​​ parashkrimin dhe e suspendon​​ procedurën​​ disiplinore.

[...]

Procedura disiplinore rifillon në​​ momentin e marrjes se vendimit te​​ formës​​ se prerë​​ nga ana e prokurorit apo​​ gjykatës​​ lidhur me​​ çështjen​​ ​​ fjale.”​​ 

 

Neni 12

(Themelimi i panelit hetimor)

 

“1. Këshilli themelon panel hetimor për të​​ hetuar shkeljet e supozuara disiplinore nga lista e​​ përpiluar​​ sipas nenit 11​​ ​​ kësaj rregulloreje. Paneli përbëhet prej tre (3) prokurorësh, të​​ zgjedhur me short, të​​ cilët vijnë​​ nga prokuroritë​​ e tjera dhe jo nga prokuroria ku shërben prokurori që​​ hetohet.

2. Këshilli e përcakton kryesuesin e panelit hetimor nga radhët e anëtarëve të​​ panelit.

3. këshilli cakton edhe dy anëtarë​​ rezervë​​ për çdo panel hetues.

4. Së​​ paku njëri nga anëtarët e panelit mund të​​ jetë​​ prokurorë​​ nga lëmia përkatëse, ashtu sikurse edhe prokurori, ndaj të​​ cilit fillon hetimi.

5. Paneli hetimor mbështetet nga zyrtarët e Këshillit të​​ cilët ofrojnë​​ ndihmë​​ profesionale dhe administrative. Zyrtarët mbështetës duhet të​​ kenë​​ integritet të​​ lartë​​ profesional të​​ dhe moral, të​​ ruajnë​​ fshehtësinë​​ zyrtare dhe veprojnë​​ ​​ pajtim me dispozitat e Ligjit nr. 06/L-011 për parandalimin e konfliktit të​​ interesit në​​ ushtrimin e funksionit publik. Zyrtari ka për obligim në​​ çfarëdo kohe kur beson se mund të​​ ekzistojë​​ konflikti i interesit ta njoftojë​​ eprorin e tij si dhe kryesuesin e panelit hetimor.”

 

Neni 13

(Konflikti i Interesit dhe​​ Përjashtimi)​​ 

 

“1. Kryesuesi dhe​​ anëtaret​​ e​​ Këshillit​​ dhe të​​ Panelit Hetimor para dhe gjatë​​ gjithë​​ zhvillimit​​ ​​ procedurës​​ hetimore dhe disiplinore, apo​​ ​​ momentin kur paraqiten rrethanat​​ ​​ cilat mund të​​ rezultojnë​​ me konflikt te interesit,​​ janë​​ ​​ obliguar te​​ njoftojnë​​ me shkrim​​ Këshillin, respektivisht Kryesuesin e Panelit Hetimor.​​ 

2. Në​​ çdo​​ kohë​​ palët​​ mund​​ ​​ i drejtohen​​ Këshillit, respektivisht Kryesuesit të​​ Panelit dhe​​ ​​ kërkojnë​​ përjashtimin​​ e​​ anëtarit​​ ​​ Këshillit​​ ose të​​ Panelit Hetimor kur paraqiten rrethanat të​​ cilat mund​​ ​​ rezultojnë​​ me konflikt​​ ​​ interesit.​​ Kërkesa​​ duhet​​ ​​ jetë e arsyetuar mirë​​ dhe​​ ​​ shpjegojë​​ bazën​​ mbi​​ ​​ cilin​​ ngritët​​ dyshimi.​​ 

3. Në​​ ​​ gjitha rastet kur paraqitet konflikti i interesit,​​ ndërpret​​ procedurën, deri sa​​ ​​ vendoset​​ për​​ konfliktin e interesit.​​ 

4. Kryesuesi i​​ Këshillit,​​ Këshilli, apo Kryesuesi i Panelit vendos lidhur me​​ kërkesat​​ rreth konfliktit​​ ​​ interesit.​​ Nëse​​ kërkesa​​ rezulton me​​ përjashtim​​ ​​ anëtarit​​ te​​ Këshillit, Kryesuesit​​ ​​ Këshillit, Kryesuesit apo​​ anëtarit​​ ​​ panelit, ai/ajo​​ zëvendësohet, respektivisht në​​ rastet e​​ anëtarëve​​ ​​ Këshillit,​​ përjashtohet​​ nga procedura.​​ 

5.​​ Kryesuesi i​​ Këshillit,​​ Këshilli, respektivisht, kryesuesi i panelit vendos​​ për​​ çështjen​​ jo më​​ vonë​​ se pesë​​ (5) ditë​​ nga dita e pranimit të​​ kërkesës.”

 

KODI I ETIKËS DHE SJELLJES PROFESIONALE PËR PROKURORË​​ [i miratuar nga Këshilli Prokurorial i Kosovës më 31 korrik 2012]​​ 

 

3. Integriteti

 

“3.1. Integriteti është cilësi e prokurorit, e cila duhet të jetë e dukshme dhe e njohur gjatë tërë kohës në harmoni me veprimet e tij, të bazuara në karakterin e lartë moral dhe profesional. Të vepruarit me integritet për një prokuror do të thotë të punojë dhe të jetë përgjegjës për veprimet dhe mosveprimet e tij në jetën profesionale dhe private.​​ 

3.2. Shkelja e integritetit mund të përfshijë një veprim ose mosveprim, qoftë gjatë ushtrimit të detyrës dhe në jetën private, që është në kundërshtim me ligjin, politikat dhe strategjitë e sistemit prokurorial, udhëzimet administrative, ose një veprim që përbën vepër penale.​​ 

 

Zbatimi

[...]

 

c. Prokurori përjashton çdo sjellje që mund të ngjallë dyshime lidhur me paanshmërinë e motiveve të tij dhe nuk përfshihet në sjellje që dëmtojnë nderin dhe dinjitetin e Prokurorit të Shtetit, si dhe mund të dëmtojnë besimin e publikut;”

Vlerësimi i pranueshmërisë së kërkesës

 

  • Gjykata së pari shqyrton nëse janë përmbushur kriteret e pranueshmërisë të përcaktuara me Kushtetutë dhe të specifikuara më tej me Ligj dhe Rregullore të punës.

 

  • Në këtë drejtim, Gjykata i referohet paragrafëve 1 dhe 7 të nenit 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës, i cili përcakton:

 

“1.​​ Gjykata Kushtetuese​​ vendos​​ vetëm për rastet e ngritura para gjykatës në mënyrë ligjore nga pala e autorizuar.

​​ […]

7.​​ Individët janë të autorizuar të ngrenë shkeljet nga autoritetet publike të të drejtave dhe lirive të tyre individuale, të garantuara me Kushtetutë, mirëpo vetëm pasi të kenë shteruar të gjitha mjetet juridike të përcaktuara me ligj.”

 

  • Gjykata gjithashtu i referohet nenit 47 [Kërkesa individuale], nenit 48 [Saktësimi i kërkesës] dhe nenit 49 [Afatet] të Ligjit të cilët përcaktojnë:

 

Neni 47

[Kërkesa individuale]

 

​​ Çdo individ ka të drejtë të kërkojë nga Gjykata Kushtetuese mbrojtje juridike në rast se pretendon se të drejtat dhe liritë e tija individuale të garantuara me Kushtetutë janë shkelur nga ndonjë autoritet publik.

 

Individi mund ta ngritë kërkesën në fjalë vetëm pasi që të këtë shteruar të gjitha mjetet juridike të përcaktuara me ligj.

 

Neni 48

[Saktësimi i kërkesës]

 

“Parashtruesi i kërkesës ka për detyrë që në kërkesën e tij të qartësoj  ​​​​ saktësisht se cilat të drejta dhe liri pretendon se i janë cenuar dhe cili është akti konkret i autoritetit publik të cilin parashtruesi dëshiron ta kontestoj.”

 

Neni 49

[Afatet]

 

“Kërkesa parashtrohet brenda afatit prej katër (4) muajve. Afati fillon të ecë që nga dita kur parashtruesit i është dorëzuar vendimi gjyqësor.”

 

  • Për sa i përket përmbushjes së këtyre kërkesave, Gjykata konstaton se parashtruesi i kërkesës është:​​ (i)​​ palë e autorizuar, i cili konteston një akt të një autoriteti publik përkatësisht​​ Aktgjykimin​​ [AA. nr. 37/22] e 18 janarit 2023, të Gjykatës Supreme të Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Gjykata Supreme) në​​ lidhje me​​ Vendimin [KPK/ Nr. 1513/2022] e 29 nëntorit 2022, të​​ Këshillit Prokurorial të​​ Kosovës (në​​ tekstin e mëtejmë: KPK;​​ (ii)​​ ka saktësuar të drejtat dhe liritë që pretendon se i janë shkelur;​​ (iii)​​ ka shteruar të gjitha mjetet​​ juridike të përcaktuara me ligj, si dhe​​ (iv)​​ e ka dorëzuar kërkesën brenda afatit të përcaktuar ligjor.

 

  • Në vijim, Gjykata do të vlerësojë nëse në rrethanat e rastit konkret​​ është​​ i​​ aplikueshëm neni 31 i Kushtetutës, në lidhje me nenin 6 të KEDNJ-së.​​ Përkatësisht, Gjykata do të vlerësojë nëse kërkesa e parashtruesit të kërkesës, e cila ndërlidhet me procedurën​​ disiplinore të​​ zhvilluar ndaj tij, në kuptim të pretendimeve për shkelje të së drejtës për gjykim të drejtë dhe të paanshëm është​​ ratione materiae​​ me Kushtetutën.

 

Në lidhje me aplikueshmërinë e nenit 31 të Kushtetutës​​ në lidhje me​​ nenin​​ 6 të KEDNJ-së në procedurën disiplinore​​ para një organi publik

 

  • Fillimisht,​​ Gjykata rikujton që​​ ​​ rastin konkret, parashtruesit të​​ kërkesës i​​ është​​ shqiptuar masa​​ disiplinore “Vërejtje publike me shkrim” nga KPK, i cili vendim​​ është​​ vërtetuar nga Gjykata Supreme.​​ 

 

  • Sa i përket aplikimit të​​ nenit​​ 31​​ të​​ Kushtetutës, në​​ lidhje me nenin 6 të KEDNJ-së në procedurën disiplinore, Gjykata rikujton pretendimet e parashtruesit të​​ kërkesës i cili i referohet praktikës së​​ GJEDNJ-së,​​ e cila​​ përcakton se ky nen është i zbatueshëm​​ edhe në rastet disiplinore përpara organeve profesionale, në rastet kur e drejta për të ushtruar një profesion vihet në rrezik, e që​​ si rezultat i procedurës disiplinore edhe mund të​​ ndalohet ushtrimi i profesionit.​​ Gjykata vëren se parashtruesi i kërkesës këtë e arsyeton në rastin e tij me faktin se gjatë procedurës disiplinore të zhvilluar ndaj tij, i njëjti​​ [...]​​ i është ekspozuar edhe shkarkimit të tij, që do të nënkuptonte përfundimin e mandatit të tij prej prokurori [...]”​​ si​​ dhe me​​ atë që sanksioni disiplinor paraqet pengesë për avancim në karrierën e tij.

 

  • Në​​ këtë​​ kontekst, Gjykata thekson​​ se​​ GJEDNJ ka praktikë​​ të​​ konsoliduar gjyqësore​​ që paragrafi 1 i nenit 6 të​​ KEDNJ-së si e​​ “e drejtë civile​​ aplikohet në​​ procedurat disiplinore në të cilat vihet në rrezik e drejta për të vazhduar ushtrimin e një profesioni (shih rastet e GJEDNJ-së,​​ Philis kundër Greqisë (nr. 2),​​ nr.​​ 19773/92, Aktgjykim i 27 qershorit 1997, paragrafi 45;​​ Vilho Eskelinen dhe të tjerët kundër Finlandës [DhM],​​ nr. 63235/00, Aktgjykim i​​ 19 prillit 2007, paragrafi 62). Ky parim është zbatuar në lidhje me procedimet e zhvilluara para organeve të ndryshme disiplinore profesionale dhe në veçanti në lidhje me gjyqtarët në rastin​​ Baka kundër Hungarisë [DhM], nr. 20261/12, Aktgjykim i 23 qershorit 2016, paragrafët 104-105, me prokurorët në​​ Polyakh dhe të tjerët kundër Ukrainës, nr. 58812/15 dhe 4 të tjerë, Aktgjykim i 17 tetorit 2019, paragrafi 160, dhe avokatët praktikues në​​ Malek kundër Austrisë, nr. 60553/00, Aktgjykim i 12​​ shtatorit​​ 2003, paragrafi 39, dhe​​ Helmut Blum kundër Austrisë, nr. 33060/10, Aktgjykim i 5 prillit 2016, paragrafi 60 (shih po ashtu rastin e GJEDNJ-së, dhe​​ Reckoëitcz kundër Polonisë,​​ nr.​​ 43447/19, Aktgjykim​​ i 22 nëntorit 2021,​​ paragrafi 183).

 

  • Gjykata rikujton se ndaj parashtruesit të kërkesës është iniciuar procedura disiplinore për kryerjen e shkeljes​​ disiplinore në bazë të nën-paragrafit 2.10 të paragrafit 2 të nenit 6, të Ligjit​​ për Përgjegjësinë Disiplinore, i cili përcakton se:​​ 2. Shkelje e detyrave të prokurorit, sipas këtij ligji, përfshin veprimet e mëposhtme, në qoftë se prokurori i kryen me dashje ose nga pakujdesia e rëndë:​​ [...] 2.10. përfshihet në sjellje, qoftë kur është në detyrë apo privatisht, të cilat dëmtojnë reputacionin e prokurorit të shtetit ose që mund të dëmtojnë besimin e publikut në paanshmërinë ose besueshmërinë e prokurorit të shtetit.”​​ 

 

  • Gjykata vëren se bazuar në​​ nenin 7 të​​ Ligjit për Përgjegjësinë​​ Disiplinore, për shkeljet​​ disiplinore​​ të përcaktuara në paragrafin 2 të nenit 6 të tij,​​ KPK​​ mund t’i shqiptojë prokurorëve,​​ ndër tjerash, edhe sanksionin disiplinor “propozim për shkarkim”, i cili përbën​​ masën​​ disiplinore më​​ të​​ rëndë​​ përmes të cilës​​ vihet në​​ rrezik e drejta për të​​ ushtruar profesionin. Për më​​ tepër, Gjykata thekson se sipas kufizimeve të​​ përcaktuara në​​ nenet 28​​ (Kriteret për Kryeprokuror të Shtetit dhe Kryeprokurorë) dhe 29 (Kriteret për​​ Zëvendës-Kryeprokuror të Shtetit dhe​​ Zëvendës​​ Kryeprokurorë)​​ të​​ Ligjit 08/L-167 për Prokurorin e Shtetit​​ (në tekstin në vijim: Ligji për Prokurorin e Shtetit),​​ prokurori që ka të shqiptuar masë disiplinore, me përjashtim të qortimit apo vërejtjes jo-publike në 5 (pesë) vitet e fundit, nuk​​ të konkurrojë për t’u përzgjedhur në pozitat: (i) Kryeprokuror i Shtetit; (ii) Kryeprokuror; (iii) Zëvendës Kryeprokuror i Shtetit; si dhe (iv) Zëvendës Kryeprokuror.​​ 

 

  • Rrjedhimisht, Gjykata konstaton se e drejta në gjykim të drejtë dhe të paanshëm si e drejtë civile, e garantuar në nenin 31 të Kushtetutës në lidhje me nenin 6 të KEDNJ-së është e aplikueshme në rastin e parashtruesit të kërkesës marrë parasysh rrezikun që i është kanosur për ushtrimin e profesionit dhe pengesën për avancim profesional për periudhën 5 (pesë) vjeçare si rezultat i shqiptimit të masës disiplinore​​ “Vërejtje publike me shkrim”.

 

Konkluzion në lidhje me pranueshmërinë e kërkesës

 

  • Në fund dhe pas shqyrtimit të kërkesës së parashtruesit të kërkesës, Gjykata konsideron se kërkesa nuk mund të konsiderohet as si qartazi e pabazuar në baza kushtetuese, siç parashihet me paragrafin (2) të rregullit 34​​ të Rregullores së punës, dhe për pasojë, kërkesa shpallet e pranueshme për shqyrtim në merita.

 

Meritat e kërkesës

 

  • Gjykata rikujton që rrethanat e rastit konkret ndërlidhen me​​ Aktgjykimin​​ [AA. nr. 37/22] e 18 janarit 2023, të Gjykatës Supreme, përmes të​​ cilit​​ vërtetohet​​ Vendimi​​ [KPK/ Nr. 1513/2022] i 29 nëntorit 2022, të KPK-së​​ për​​ shqiptimin e​​ masës​​ disiplinore “Vërejtje​​ publike me shkrim” ndaj parashtruesit të​​ kërkesës.​​ Procedura disiplinore u​​ iniciua​​ nga​​ Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në cilësinë e​​ eprorit të​​ parashtruesit të​​ kërkesës,​​ respektivisht,​​ autoriteti kompetent,​​ si rezultat i publikimit të​​ një​​ lajmi​​ në një portal, i cili përmbante disa fotografi të një takimi në​​ mes të​​ parashtruesit të​​ kërkesës dhe Sh.K, i cili ishte i dënuar për vepra të ndryshme penale.​​ Më 21 prill 2022, KPK themeloi Panelin Hetimor për zhvillimin e hetimeve disiplinore në rastin konkret, të cilin më​​ pas, më​​ 1 korrik 2022, Kryesuesi i KPK-së​​ përmes Vendimit​​ [KPK/ Nr. 776/2022] e ndryshoi duke zëvendësuar njërin anëtar për shkak që​​ i njëjti gjendej në​​ pushim vjetor. Më 2o maj 2022, parashtruesi i kërkesës parashtroi kërkesë​​ në​​ APK që​​ të vlerësojë nëse inicimi i procedurës disiplinore nga Autoriteti kompetent, paraqet konflikt të interesit. Si pasojë e kësaj më 6 shtator 2022, KPK përmes Vendimit [KPK/ Nr. 1095/2022], bazuar në paragrafin 3 të nenit 11 të Ligjit për Përgjegjësinë Disiplinore dhe paragrafëve 6 dhe 9 të nenit 6 të Rregullores Nr. 05/2019 ndërpreu parashkrimin dhe suspendoi procedurën disiplinore ndaj parashtruesit të kërkesës, deri në marrjen e një vendimi nga APK. Më 18 tetor 2022, APK lëshoi opinion lidhur me kërkesën e parashtruesit të kërkesës, ku konstatoi​​ se inicimi i procedurës disiplinore ndaj parashtruesit të kërkesës, nga eprori i tij, në cilësi të Autoritetit Kompetent, nuk bie ndesh me dispozitat e LPKI.​​ Më ​​ 24 tetor 2022, parashtruesi i kërkesës kërkoi nga KPK që​​ të​​ anulojë​​ vendimet e saj, respektivisht (i) Vendimin [KPK/Mr. 776/2022] ​​ për zëvendësimin e anëtarit të​​ Panelit Hetimor; dhe (ii) Vendimin [KPK/Nr. 1095/2022] për parashkrimin dhe suspendimin e procedurës disiplinore ndaj tij, si dhe më​​ 28 tetor 2022 në​​ seancë​​ dëgjimore kërkoi përjashtimin e të​​ gjithë​​ anëtarëve të​​ Panelit Hetimor. Në​​ anën tjetër, më 31 tetor 2022, KPK përmes Vendimit [KPK/ Nr. 1291/2022], refuzoi kërkesën e parashtruesit të kërkesës për përjashtimin e tre anëtarëve të Panelit Hetimor, si dhe obligoi Panelin që të vazhdojë me zhvillimin e hetimeve dhe të dorëzojë raportin me shkrim brenda afatit të përcaktuar, i cili panel më​​ 1 nëntor 2022, dorëzoi Raportin për lëndën [AD.nr.03/2022], në të cilin konstatoi se parashtruesi i kërkesës ka​​ shkelur​​ nën-paragrafin 1.3, të paragrafit 1 të nenit 6, dhe nën-paragrafin 2.10 të paragrafit 2 të nenit 6,​​ të Ligjit për Përgjegjësinë Disiplinore, dhe të​​ cilin raport, më 29 nëntor 2022,​​ ​​ KPK e aprovoi si të​​ bazuar​​ përmes Vendimit [KPK/ Nr. 1513/2022] dhe i shqiptoi parashtruesit të kërkesës sanksionin disiplinor “Vërejtje publike me shkrim, të​​ cilin vendim e vërtetoi edhe Gjykata Supreme.

 

  • Gjykata​​ rithekson se​​ parashtruesi i kërkesës​​ pretendon se mungesa e zbatimit​​ të garancioneve të përcaktuara në nenin 6 të KEDNJ-së, për të​​ cilin nen argumenton​​ bazuar në​​ praktikën gjyqësore të​​ GJEDNJ-së​​ se​​ është​​ i zbatueshëm “[...]​​ edhe në rastet disiplinore përpara organeve profesionale, në rastet kur e drejta për të ushtruar një profesion vihet në rrezik”,​​ ka qenë vendimtare që parashtruesi i kërkesës t’i ekspozohet një vendimi arbitrar nga KPK, i cili vendim, është konfirmuar nga Gjykata Supreme.​​ 

 

  • Në​​ këtë​​ kontekst, Gjykata vëren se në​​ esencë, parashtruesi i kërkesës konsideron se KPK dhe Gjykata Supreme​​ nuk kanë arsyetuar vendimet e tyre, respektivisht,​​ nuk ka​​ shqyrtuar fare pretendimet ankimore të​​ tij​​ dhe​​ nuk ka dhënë përgjigje në asnjë prej​​ tyre, duke cenuar kështu të drejtën e tij kushtetuese për një gjykim të drejtë dhe të paanshëm. Gjykata po ashtu​​ rikujton​​ se pretendimin e​​ parashtruesit të kërkesës​​ shkeljen e të​​ “drejtës së​​ tij për t’u dëgjuar” e ngrit në​​ kuadër të​​ drejtës së​​ tij për “vendim të​​ arsyetuar gjyqësor” duke qenë​​ se në​​ lidhje me këtë​​ i njëjti thekson se: “[...]​​ përtej ankesës së​​ parashtruar, pretendimet ankimore të​​ parashtruesit të​​ kërkesës “nuk janë​​ dëgjuar” siç kërkohet nga KEDNj dhe praktika e GJEDNJ.

 

  • Duke pasur​​ parasysh se pretendimet e parashtruesit të​​ kërkesës lidhen me garancitë​​ kushtetuese procedurale, andaj duke pasur parasysh natyrën e rastit,​​ Gjykata​​ rithekson se kërkesa e parashtruesit​​ vlerësohet vetëm në​​ raport me këto garanci procedurale.

 

  • ​​ Gjykata​​ vëren​​ se statusi i parashtruesit si prokuror i jep atij rol qenësor në administrimin e drejtësisë brenda sistemit juridik të Republikës së Kosovës. Si i tillë, ai është i mveshur me autorizimet ligjore të cilat kanë për qëllim parësor parandalimin dhe ndëshkimin e veprave penale në një anë, si dhe mbrojtjen e qytetarëve nga veprimet e kundërligjshme në anën tjetër. Roli formal që i është dhënë funksionit​​ të​​ prokurorit, në çdo kohë e rrethanë, bart në vetvete detyrën e garantimit të lirive individuale dhe po ashtu edhe​​ atë​​ të sundimit të ligjit, duke siguruar në mënyrë efektive​​ dhe sistematike​​ funksionimin e dukshëm dhe të duhur të sistemit të drejtësisë në vend, si dhe fitimin,​​ gëzimin​​ dhe ruajtjen​​ e besimit të publikut në këtë sistem. (shih rastin e GJEDNJ-së​​ Kayasu kundër Turqisë​​ nr. 64119/00 dhe​​ 76292/01, paragrafi 91,​​ Aktgjykim i 13 nëntorit 2008, ​​ si dhe referencat​​ e​​ tjera aty)

 

  • Gjatë vlerësimit të​​ meritave të pretendimeve për vendim të​​ paarsyetuar gjyqësor, Gjykata gjithashtu do të zbatojë​​ standardet​​ e praktikës gjyqësore GJEDNJ-së, në harmoni me të cilën, Gjykata në bazë të nenit 53 [Interpretimi i Dispozitave për të Drejtat e Njeriut] të Kushtetutës është e detyruar të interpretojë të drejtat dhe liritë themelore të garantuara me Kushtetutë në harmoni me praktikën gjyqësore të GJEDNJ-së

 

  • Në vijim, Gjykata do të shqyrtojë​​ pretendimet e parashtruesit të kërkesës​​ ​​ lidhje me​​ mungesën e​​ arsyetimit të vendimeve gjyqësore, duke përfshirë​​ edhe pretendimin e tij për mosadresimin e të​​ drejtën​​ ​​ tij për t’u dëgjuar. Fillimisht, Gjykata do të​​ elaborojë​​ (i) parimet e përgjithshme lidhur me të​​ drejtën për një​​ vendim të​​ arsyetuar dhe më​​ pas (ii) do të​​ aplikojë​​ ​​ njëjtat në​​ rrethanat e rastit konkret.

 

  • Parimet e përgjithshme lidhur me të drejtën për një vendim të arsyetuar

  • Garancitë e mishëruara në nenin 6, paragrafin 1 të KEDNJ-së, përfshijnë edhe detyrimin e gjykatave që të paraqesin arsyetim të mjaftueshëm për vendimet e tyre. (shih rastin e GJEDNJ-së,​​ H. kundër Belgjikës, nr.​​ 8950/80,​​ Aktgjykim i 30 nëntorit 1987, paragrafi 53​​ dhe rastin e Gjykatës​​ KI143/22, parashtrues​​ Hidroenergji sh.p.k,​​ Aktgjykim, i 15 dhjetorit 2022,​​ paragrafi 113). Vendimi i arsyetuar gjyqësor u tregon palëve se rasti i tyre është shqyrtuar me të vërtetë.

 

  • Përkundër​​ faktit që gjykata e brendshme ka një liri të caktuar të vlerësimit lidhur me përzgjedhjen e argumenteve dhe vendosjes për pranueshmërinë e dëshmive, ajo është e detyruar të justifikojë veprimet e saj duke arsyetuar të gjitha vendimet e saj (shih rastet e GJEDNJ-së:​​ Suominen kundër Finlandës,​​ nr. 37801/97, Aktgjykim i 24 korrikut 2003, paragrafi 36; si dhe rastin​​ Carmel Saliba kundër Maltës,​​ nr. 24221/13, ​​ Aktgjykim i 24 prillit 2017, paragrafi 73​​ dhe rastin e Gjykatës​​ KI143/22, parashtrues​​ Hidroenergji sh.p.k,​​ Aktgjykim, i 15 dhjetorit 2022,​​ paragrafi 114).​​ 

 

  • Gjykata më e ulët ose autoriteti shtetëror, nga ana tjetër, duhet të japin arsye dhe arsyetime të tilla të cilat do t'u mundësojnë palëve të shfrytëzojnë në mënyrë efektive çdo të drejtë ekzistuese të ankesës (shih rastin e GJEDNJ-së​​ Hirvisaari kundër Finlandës,​​ nr. 49684/99, Aktgjykim, ​​ i 25 dhjetorit 2001, paragrafi 30​​ dhe rastin e Gjykatës​​ KI143/22, parashtrues​​ Hidroenergji sh.p.k,​​ paragrafi 115).

 

  • Neni 6 paragrafi 1 i detyron gjykatat të japin arsye për vendimet e tyre, por kjo nuk do të thotë se kërkohet përgjigje e detajuar lidhur me secilin argument​​ (shih rastet e GJEDNJ-së,​​ Van de Hurk kundër Holandës,​​ nr. 16034/90,​​ Aktgjykim i 19 prillit 1994, paragrafi 61;​​ Garcia Ruiz kundër Spanjës,​​ nr. 30544/96,​​ Aktgjykim, ​​ i 29 ​​ janarit 1999, paragrafi 26;​​ Perez kundër Francës,​​ nr. 47287/99,​​ Aktgjykim i 12 shkurtit 2004, paragrafi 81​​ dhe rastin e Gjykatës​​ KI143/22, parashtrues​​ Hidroenergji sh.p.k,​​ cituar më lart, paragrafi 116).

 

  • Nga natyra e vendimit që merr gjykata varet nëse Gjykata është e detyruar ta arsyetojë atë, dhe kjo mund të vendoset vetëm në dritën e rrethanave të rastit në fjalë: është e nevojshme të merren parasysh, ndër të tjera, llojet e ndryshme të parashtresave që një palë mund t'i paraqesë gjykatës, si dhe dallimet që ekzistojnë midis sistemeve juridike të vendeve në lidhje me dispozitat ligjore, rregullat zakonore, pozicionet juridike dhe paraqitjen dhe hartimin e aktgjykimeve (shih rastet e GJEDNJ​​ Ruiz Torija kundër Spanjës,​​ nr. 18390/91, Aktgjykim i 9 dhjetorit 1994, paragrafi 29;​​ Hiro Balani kundër Spanjës,​​ nr. 18064/91,​​ Aktgjykim​​ i 9 dhjetorit 1994, paragrafi 27​​ dhe rastin e Gjykatës​​ KI143/22, parashtrues​​ Hidroenergji sh.p.k,​​ cituar më lart,​​ paragrafi 117).

 

  • Megjithatë, nëse parashtresa e një pale është vendimtare për rezultatin e procedurës, ajo kërkon që t'i përgjigjet në mënyrë specifike dhe pa vonesë (shih rastet e GJEDNJ-së,​​ Ruiz Torija kundër Spanjës, të cituar më lart, paragrafi 30;​​ Hiro Balani kundër Spanjës, të cituar më lart, paragrafi 28​​ dhe rastin e Gjykatës​​ KI143/22, parashtrues​​ Hidroenergji sh.p.k,​​ cituar më lart,​​ paragrafi 118).

 

  • Prandaj, gjykatat janë të obliguara që:

 

        • ​​ të shqyrtojnë argumentet kryesore të palëve (shih rastet e GJEDNJ-së, ​​ Buzescu kundër Rumanisë,​​ nr. 61302/00, Aktgjykim i 24 gushtit 2005, paragrafi 67;​​ Donadze kundër Gjeorgjisë,​​ nr. 74644/01,​​ Aktgjykim i 7 qershorit 2006,​​ ​​ paragrafi 35); dhe​​ 

 

        • të shqyrtojnë​​ me shumë rigorozitet dhe kujdes të veçantë kërkesat në lidhje me të drejtat dhe liritë e garantuara me Kushtetutë, KEDNJ dhe Protokollet e saj (shih rastet e GJEDNJ-së:​​ Fabris kundër Francës,​​ 16574/08, Aktgjykim, i 7 shkurtit 2013,​​ paragrafi 72;​​ Ëagner dhe JMËL kundër Luksemburgut,​​ nr. 76240/01, Aktgjykim i 28 qershorit 2007, paragrafi 96).

 

  • Neni​​ 6, paragrafi​​ 1, nuk kërkon që Gjykata Supreme të japë një arsyetim më të detajuar kur ajo thjesht zbaton një dispozitë të caktuar ligjore lidhur me bazën ligjore për refuzimin e ankesës sepse ajo ankesë nuk ka një perspektivë për sukses (shih rastet e GJEDNJ-së,​​ Burg dhe të tjerët kundër Francës,​​ nr.​​ 34763/02; vendim i 28 janarit 2003;​​ Gorou kundër Greqisë​​ (nr. 2), ​​ nr. 12686/03,​​ vendim​​ i 20 marsit 2009,​​ paragrafi 41​​ dhe rastin e Gjykatës​​ KI143/22, parashtrues​​ Hidroenergji sh.p.k,​​ cituar më lart,​​ paragrafi 120).

 

  • Në mënyrë të ngjashme, në një rast ku bëhet fjalë për një kërkesë që të lejohet parashtrimi i ankesës, që është një parakusht për procedurën e një gjykatë më të lartë, si dhe për një vendim të mundshëm, neni 6, paragrafi 1, nuk mund të interpretohet në atë kuptim që të urdhëron një arsyetim të detajuar të vendimit për refuzimin e kërkesës për parashtrimin e ankesës (shih rastet e GJEDNJ-së,​​ Kukkonen kundër Finlandës​​ (nr. 2), nr.​​ 47628/06, Aktgjykim i 13 prillit 2009,) paragrafi 24;​​ Bufferne kundër Francës, nr.​​ 54367/00, Vendimi i 26 shkurtit 2002​​ dhe rastin e Gjykatës​​ KI143/22, parashtrues​​ Hidroenergji sh.p.k,​​ cituar më lart,​​ paragrafi 121),

 

  • Përveç kësaj, kur refuzon një ankesë, gjykata e apelit, në parim, thjesht mund të pranojë arsyetimin e vendimit të dhënë nga gjykata më e ulët (shih rastin e GJEDNJ-së, ​​ García Ruiz kundër Spanjës, cituar më lart, paragrafi 26; shih, në kundërshtim me këtë,​​ Tatishvili kundër Rusisë, nr.​​ 1509/02, Aktgjykim i 9 korrikut 2007, paragrafi 62). Megjithatë, koncepti i procedurës së drejtë nënkupton që gjykata vendase që ka dhënë një shpjegim të ngushtë për vendimet e saj, qoftë duke përsëritur arsyetimet e dhëna më parë nga një gjykatë më e ulët ose në ndonjë mënyrë tjetër, në fakt merrej me çështje të rëndësishme brenda juridiksionit të saj, që do të thotë se nuk i pranoi thjesht dhe pa përpjekje shtesë konkluzionet e arritura nga gjykata më e ulët (shih rastin e GJEDNJ-së,​​ Helle kundër Finlandës,​​ nr.​​ (157/1996/776/977),​​ Aktgjykim i 19 dhjetorit 1997, paragrafi 60​​ dhe rastin e Gjykatës​​ KI143/22, parashtrues​​ Hidroenergji sh.p.k,​​ cituar më lart,​​ paragrafi 122). Kjo kërkesë është aq më e rëndësishme nëse pala në kontest nuk ka pasur mundësi t'i paraqesë argumentet e saj gojarisht në procedurën para gjykatës vendase.

 

  • Megjithatë, gjykatat e apelit (në shkallën e dytë) të cilat kanë juridiksion për të hedhur poshtë ankesat e pabazuara dhe për të zgjidhur çështjet faktike dhe juridike në procedurën kontestimore, janë të obliguara të arsyetojnë se përse refuzuan të vendosin për ankesën (shih rastin e GJEDNJ-së,​​ Hansen kundër Norvegjisë, nr. 15319/09, Aktgjykim i 2 janarit 2015, paragrafët 77–83​​ dhe rastin e Gjykatës​​ KI143/22, parashtrues​​ Hidroenergji sh.p.k,​​ cituar më lart,​​ paragrafi 123).

 

  • Zbatimi i parimeve të përgjithshme në rrethanat e rastit konkret

 

  • Gjykata​​ rikujton​​ se Gjykata Supreme​​ përmes Aktgjykimit​​ [AA. nr.​​ 37/22] të​​ 18 janarit 2023,​​ refuzoi​​ si të​​ pathemeltë​​ ankesën e parashtruesit të​​ kërkesës dhe vërtetoi Vendimin​​ [KPK/ Nr. 1513/2022] e 29 nëntorit 2022, të​​ KPK-së, i cili konstatoi se​​ te​​ parashtruesi i kërkesës​​ janë​​ gjetur elemente të​​ përgjegjësisë​​ disiplinore, në​​ kundërshtim me nënparagrafin 1.3 të​​ paragrafit 1 dhe nënparagrafit 2.10 të​​ paragrafit 2 të​​ nenit 6 të​​ Ligjit​​ për Përgjegjësinë Disiplinore, si dhe i shqiptoi të​​ njëjtit sanksionin disiplinor “Vërejtje publike me shkrim”

  • ​​ këtë​​ kontekst,​​ Gjykata​​ thekson​​ përmbajtjen e nënparagrafit 1.3 të paragrafit 1 të​​ nenit 6​​ (Shkeljet disiplinore për prokurorë)​​ të Ligjit për Përgjegjësinë Disiplinore, i cili përcakton se​​ prokurori kryen shkelje disiplinore nëse ai ose ajo, ndër të​​ tjera:​​ “1.3. shkel detyrat e tij zyrtare si prokuror”,​​ si dhe​​ nënparagrafin 2.10 të paragrafit 2 të po këtij nenit, i cili përcakton shkeljet e detyrave të prokurorit, sipas​​ këtij​​ ligji, në qoftë se prokurori i kryen me dashje ose nga pakujdesia e​​ rëndë,​​ ndër të tjera, kryen veprimin si në​​ vijim: “2.10.​​ përfshihet​​ në sjellje, qoftë kur​​ është​​ në detyrë apo privatisht, të cilat​​ dëmtojnë​​ reputacionin e prokurorit të shtetit ose që mund të​​ dëmtojnë​​ besimin e publikut në​​ paanshmërinë​​ ose​​ besueshmërinë​​ e prokurorit të shtetit;” .

 

  • Gjykata po ashtu​​ nënvizon​​ dispozitat ligjore për fillimin e procedurës​​ hetimore për përgjegjësinë​​ disiplinore të​​ një​​ prokurori, ku sipas paragrafit 4 të​​ nenit 12 (Procedura hetimore)​​ të​​ Ligjit për​​ Përgjegjësinë​​ Disiplinore,​​ 4. Kërkesa për fillimin e hetimeve disiplinore i paraqitet me shkrim Këshillit dhe gjyqtarit ose prokurorit i cili është subjekt i hetimit”, ndërsa sipas paragrafit 5 të​​ po këtij neni,​​ “5. Brenda pesëmbëdhjetë (15) ditëve të punës nga marrja e kërkesës për fillimin e hetimeve disiplinore, Këshilli themelon një panel hetimor për kryerjen e hetimeve”.​​ ​​ Për më​​ tepër, paragrafi 8 i nenit 12 të​​ Ligjit për​​ Përgjegjësinë​​ Disiplinore përcakton se:​​ Paneli hetimor duhet t’i përfundoj hetimet brenda tre (3) muajve nga dita kur është themeluar nga Këshilli. Në rrethana të jashtëzakonshme, Këshilli mund t’i zgjasë hetimet për një periudhë shtesë deri në dy (2) muaj. Me t’i përfunduar hetimet, paneli hetimor duhet të paraqesë tek Këshilli, gjyqtari apo prokurori që është nën hetime, dhe tek Autoriteti Kompetent që ka kërkuar fillimin e hetimeve disiplinore, një raport me shkrim mbi të gjitha faktet dhe provat e mbledhura. Pas dorëzimit të raportit paneli hetimor pushon funksionin e vet në momentin kur rasti bëhet i formës së prerë.,​​ ndërsa sipas paragrafëve 1 dhe 3 të nenit 14 (Procedurat Disiplinore) të këtij ligji, KPK-ja​​ pas pranimit të raportit me shkrim të Panelit​​ Hetimor​​ apo pranimit të marrëveshjes vullnetare për shkeljen e supozuar disiplinore, mban seancë në​​ periudhën​​ kohore prej 30 (tridhjetë) ditësh si dhe më pas vendos nëse është kryer shkelja e supozuar disiplinore, dhe, në rast se konstaton se gjyqtari ose prokurori ka kryer shkeljen e supozuar disiplinore, shqipton sanksionin disiplinor.

 

  • Gjykata​​ rithekson​​ pretendimet e parashtruesit të kërkesës për mungesën e arsyetimit të vendimeve gjyqësore, gjegjësisht mosadresimin e pretendimeve ankimore të tij nga ana e KPK-së dhe Gjykatës Supreme, siç janë: (i) kundërligjshmëria e vendimit të KPK-së për zëvendësimin e anëtarit të Panelit Hetimor nga ana e Kryesuesit të KPK-së​​ në​​ kundërshtim​​ me​​ bazën ligjore të​​ tij, respektivisht,​​ nënparagrafin 1.5​​ ​​ paragrafit 1 të​​ nenit 7 të​​ Ligjit​​ për​​ Këshillin​​ Prokurorial​​ dhe paragrafin 5 të​​ nenit 12 të​​ Ligjit për Përgjegjësinë​​ Disiplinore dhe nenin 12 të​​ Rregullores Nr. 05/2019​​ dhe​​ mungesa e referencës​​ në​​ paragrafin 5 të​​ nenit 13 të​​ Rregullores Nr. 05/2019,​​ në​​ bazën​​ ligjore​​ të​​ këtij vendimi;​​ (ii) kundërligjshmëria e ndërprerjes së parashkrimit dhe suspendimit të procedurës disiplinore në kundërshtim me​​ nenin​​ 11 të Ligjit​​ për​​ Përgjegjësinë​​ Disiplinore; (iii) tejkalimi i afatit ligjor për ndërmarrjen e veprimeve hetimore​​ nga ana e Panelit Hetimor​​ në​​ kundërshtim me paragrafin 8 të​​ nenit 12 të​​ Ligjit për Përgjegjësinë​​ Disiplinore; (iv) procedimi i kundërligjshëm i procedurës​​ disiplinore nga Paneli Hetimor ende pa marrë vendim KPK-ja për kërkesën​​ e​​ përjashtimit​​ të anëtarëve​​ të këtij paneli; (v) mohimi​​ i​​ të​​ drejtës​​ së​​ tij​​ për t’u dëgjuar, respektivisht për të propozuar dëshmitarë dhe fakte shtesë,​​ dhe se​​ sipas tij,​​ asnjëherë​​ “nuk është pyetur apo dëgjuar”​​ përkitazi me meritat e rastit; si dhe (vi) arbitraritetin e vendimit të KPK-së, i cili sipas tij,​​ është​​ nxjerrë​​ me​​ qëllim dëmtimin e integritetit të tij personal dhe profesional, si dhe dëmtimin e integritetit të procesit për përzgjedhjen e Kryeprokurorit të Shtetit, për të cilën pozitë parashtruesi i kërkesës ishte kandidat.​​ 

 

  • Në​​ këtë​​ kontekst, Gjykata vë​​ theksin në​​ dispozitat ligjore relevante në​​ lidhje me pretendimet e​​ lartcekura të​​ parashtruesit të​​ kërkesës, gjegjësisht:​​ 

 

  • nënparagrafin 1.5 të paragrafit 1 të​​ nenit 7 të​​ Ligjit për​​ KPK-në, i cili përcakton se:​​ 1. Këshilli ushtron detyrat dhe përgjegjësitë si në vijim: [...] 1.5. siguron zbatimin dhe mbikëqyrë kriteret për pranim në prokurori, të cilat duhet të bëhen në pajtim me parimet e meritës, mundësive të barabarta, barazisë gjinore, mosdiskriminimit dhe përfaqësimit të barabartë, në bazë të konkursit publik dhe pas verifikimit të zotësisë së veprimit të kandidatëve;”​​ dhe nenin 11 të​​ tij, i cili përcakton autorizimet e Kryesuesit të​​ KPK-së;

  • nenin 11 të​​ Ligjit për Përgjegjësinë​​ Disiplinore, i cili përcakton, ndër të​​ tjera në​​ paragrafin 3 të​​ tij, se: ​​ 3. Referimi i çështjes tek Prokurori i Shtetit e ndërpret parashkrimin dhe e suspendon procedurën disiplinore.”;

  • paragrafin 5 të​​ nenit 12 të​​ Ligjit për Përgjegjësinë​​ Disiplinore, i cili përcakton, ndër të​​ tjera, se:​​ Paneli hetimor, për sa i përket një prokurori, përkatësisht kryeprokurori për prokurorët, përbëhet nga tre prokurorë të një organi tjetër prokurorial. Këshilli përcakton kryesuesin e panelit hetimor nga radhët e anëtarëve të panelit hetimor. Procedura për përzgjedhjen dhe caktimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve për të shërbyer në panel hetimor, përcaktohet nga këshillat. Këshilli siguron ndihmë administrative dhe profesionale për panelin hetimor”​​ ;

  • paragrafin 8 të​​ nenit 12 të​​ Ligjit për Përgjegjësinë​​ Disiplinore, i cili përcakton se:​​ 8. Paneli hetimor duhet t’i përfundoj hetimet brenda tre (3) muajve nga dita kur është themeluar nga Këshilli. Në rrethana të jashtëzakonshme, Këshilli mund t’i zgjasë hetimet për një periudhë shtesë deri në dy (2) muaj. Me t’i përfunduar hetimet, paneli hetimor duhet të paraqesë tek Këshilli, gjyqtari apo prokurori që është nën hetime, dhe tek Autoriteti Kompetent që ka kërkuar fillimin e hetimeve disiplinore, një raport me shkrim mbi të gjitha faktet dhe provat e mbledhura. Pas dorëzimit të raportit paneli hetimor pushon funksionin e vet në momentin kur rasti bëhet i formës së prerë.”;

  • nenin 12 të​​ Rregullores Nr. 05/2019, i cili përcakton ndër të​​ tjera, në​​ paragrafin 1 të​​ tij se:​​ 1. Këshilli themelon panel hetimor për të​​ hetuar shkeljet e supozuara disiplinore nga lista e përpiluar​​ sipas nenit 11​​ të​​ kësaj rregulloreje. Paneli përbëhet prej tre (3) prokurorësh, të​​ zgjedhur me short, të​​ cilët vijnë​​ nga prokuroritë​​ e tjera dhe jo nga prokuroria ku shërben prokurori që​​ hetohet.[...]”; si dhe

  • paragrafët 3, 4​​ dhe 5​​ të​​ nenit 13 të​​ Rregullores Nr.​​ 05/2019, ​​ të cilët​​ përcaktojnë​​ se:​​ 

[...]​​ 

3.​​ Në​​ të​​ gjitha rastet kur paraqitet konflikti i interesit, ndërpret procedurën, deri sa të​​ vendoset për konfliktin e interesit.​​ 

4. Kryesuesi i Këshillit, Këshilli, apo Kryesuesi i Panelit vendos lidhur me kërkesat rreth konfliktit të​​ interesit. Nëse kërkesa rezulton me përjashtim të​​ anëtarit te Këshillit, Kryesuesit të​​ Këshillit, Kryesuesit apo anëtarit​​ ​​ panelit, ai/ajo zëvendësohet, respektivisht në​​ rastet e​​ anëtarëve​​ ​​ Këshillit, përjashtohet nga procedura.​​ 

​​ 5. Kryesuesi i Këshillit, Këshilli, respektivisht, kryesuesi i panelit vendos për çështjen jo më vonë se pesë (5) ditë nga dita e pranimit të kërkesës.”

 

  • Nga elaborimi i mësipërm i pretendimeve të​​ parashtruesit të​​ kërkesës si dhe dispozitave ligjore të​​ lartcekura në​​ ndërlidhje me këto pretendime, Gjykata konsideron se parashtruesi ngrit pretendime thelbësore në​​ lidhje me trajtimin e çështjes së​​ tij gjatë​​ rrjedhës së​​ procedurës hetimore për shkelje të​​ supozuar disiplinore.​​ 

 

  • ​​ këtë​​ aspekt,​​ Gjykata vë në pah​​ pjesë​​ ​​ caktuara nga​​ arsyetimi​​ i​​ Gjykatës Supreme​​ ​​ lidhje me pretendimet ankimore të​​ parashtruesit të​​ kërkesës:

 

“Këshilli Prokurorial i Kosovës në seancën disiplinore të mbajtur më dt. 29.11.2022 ka dëgjuar Kryesuesin e Panelit Hetimor, i cili ka elaboruar pretendimet, mirëpo, në asnjë nga katër seancat dëgjimore të mbajtura nga Paneli Hetimor, e as në seancën disiplinore të KPK-së, subjekti i hetimit disiplinor [parashtruesi i kërkesës] si dhe as përfaqësuesi i tij, Avokati mbrojtës, nuk kanë dhënë deklaratë lidhur me rastin konkret, nuk janë lëshuar në diskutim rreth objektit të trajtimit por gjithmonë kanë paraqitur pakënaqësi ndaj vendimeve të KPK-së, qoftë për vendimin për ndërrimin e anëtarit të Panelit hetimor dhe zëvendësimin me anëtarin rezervë, qoftë për vendimin për zgjatje të afatit të hetimit disiplinor, qoftë për vendimin për pezullim të hetimit ose për përjashtimin e anëtarëve të Panelit Hetimor, ku as Paneli, as KPK nuk kanë pasur mundësi të marrin një deklaratë pasi që asnjëherë nuk është deklaruar lidhur me rastin në fjalë, përpos përgjigjes me shkrim drejtuar Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë – Autoritetit Kompetent, lidhur me shkrimin në “Paparaci”.[...]​​ 

[...] Gjykata Supreme e Kosovës, i pranon si të​​ themelta konstatimet faktike dhe qëndrimin juridik të​​ Këshillit​​ Prokurorial​​ ​​ Kosovës dhe e vlerëson si të​​ drejtë​​ dhe të ligjshëm​​ vendimin e tij, i cili nuk​​ është​​ i përfshirë​​ me zbatimin e gabuar të​​ ligjit dhe as me shkelje të​​ dispozitave procedurale të​​ Ligjit për Përgjegjësinë​​ Disiplinore të​​ Gjyqtarëve dhe Prokurorëve dhe Kodit të​​ Etikës Profesionale për Prokurorë, drejtë​​ dhe në​​ mënyrë​​ ​​ plotë​​ ka vërtetuar gjendjen faktike, si dhe drejtë​​ ka aplikuar të​​ drejtën materiale, kur ka vendosur si në​​ dispozitiv të​​ vendimit të​​ tij. Ndaj, nuk qëndrojnë​​ pretendimet ankimore se vendimi i atakuar​​ është​​ përfshirë​​ me shkeljet e pretenduara si në​​ ankesë. Sipas vlerësimit të​​ kësaj Gjykatë, dispozitivi i vendimit të​​ goditur​​ është​​ i qartë, në​​ harmoni me arsyet e vendimit, duke qenë​​ kështu në​​ përputhje logjike dhe juridike edhe arsyetimi me dispozitivin. KPK ka dhënë​​ ​​ gjitha arsyet për faktet relevante për vendosje​​ ​​ drejtë​​ dhe të​​ plotë, në​​ kontekst dhe përkitazi me përgjegjësinë​​ disiplinore të​​ prokurorit, duke bërë​​ vlerësimin e të​​ gjitha rrethanave dhe vërtetimin e të​​ gjitha fakteve me rëndësi për çështjen konkrete, mbi bazën e të​​ cilave ka krijuar pasqyrë​​ ​​ qartë​​ nga e cila ka konstatuar përgjegjësinë​​ disiplinore të​​ Prokurorit të​​ iniciuar nga Autoriteti Kompetent, për çka edhe ia ka shqiptuar masën përkatëse të​​ sanksionit disiplinor.​​ 

 

Gjykata Supreme e Kosovës, e miraton edhe qëndrimin se masa disiplinore nga KPK,​​ është​​ proporcionale në​​ raport me shkeljen e kryer nga ana e subjektit hetimor dhe​​ është​​ ​​ zbatim të​​ përgjegjësive ligjore që​​ ka KPK në​​ procedurën disiplinore ndaj Prokurorëve sipas Ligjit për Përgjegjësinë​​ Disiplinore të​​ Gjyqtarëve dhe Prokurorëve. [...]

 

[...] ankesa dhe pretendimet në të subjektit hetimor [parashtruesit të kërkesës], që janë paraqitur ndaj vendimit të KPK, nuk mbështeten në fakte dhe prova përkatëse. KPK ka vepruar në përputhshmëri me dispozitat e Ligjit në fuqi për Përgjegjësinë Disiplinore të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve, ka argumentuar se është bërë shkelje disiplinore nga paraqitësi i ankesës [parashtruesi i kërkesës], i ka shqiptuar masën disiplinore në harmoni me parimin e proporcionalitetit dhe kritereve të parapara ligjore (neni 7 par.2) dhe ka marrë parasysh, pra, edhe seriozitetin, pasojat, rrethanat në të cilat është kryer shkelja, etj. Ndaj, nga këtu, pretendimet e ankesës për aplikim të gabuar të dispozitave ligjore dhe të drejtës materiale janë të pathemelta dhe si të tilla të paqëndrueshme juridikisht”.​​ 

  • Bazuar​​ në këtë arsyetim të Gjykatës Supreme si më lart, Gjykata vëren se kjo e fundit​​ ka konstatuar,​​ në mënyrë të përgjithësuar,​​ se:​​ [...] ankesa dhe pretendimet në të subjektit hetimor [parashtruesit të kërkesës], që janë paraqitur ndaj vendimit të KPK, nuk mbështeten në fakte dhe prova përkatëse”,​​ përderisa nuk ka adresuar​​ disa prej pretendimeve​​ specifike të parashtruesit të kërkesës apo ka ofruar ndonjë argument specifik në lidhje me provat e paraqitura nga ana e tij.

 

  • Thënë ndryshe, Gjykata Supreme nuk ka​​ adresuar pretendimet​​ e parashtruesit të kërkesës në lidhje me:​​ 

 

  • ligjshmërinë e vendimit të KPK-së për zëvendësimin e anëtarit të Panelit Hetimor nga ana e Kryesuesit të KPK-së​​ ​​ raport me​​ nënparagrafin 1.5 të paragrafit 1 të​​ nenit 7 të​​ Ligjit​​ KPK-në​​ dhe paragrafin 5 të​​ nenit 12 të​​ Ligjit për Përgjegjësinë​​ Disiplinore dhe nenin 12 të​​ Rregullores Nr. 05/2019;​​ 

  • ligjshmërinë e ndërprerjes së parashkrimit dhe suspendimit të procedurës disiplinore në raport me nenin 11 të Ligjit​​ për​​ Përgjegjësinë​​ Disiplinore;​​ 

  • tejkalimin e​​ afatit ligjor për ndërmarrjen e veprimeve hetimore nga ana e Panelit Hetimor, gjegjësisht mandatin e këtij paneli​​ në​​ raport me​​ paragrafin 8 të​​ nenit 12 të​​ Ligjit për Përgjegjësinë​​ Disiplinore;​​ si dhe​​ 

  • procedimin raportit të Panelit Hetimor në KPK përderisa​​ e njëjta​​ ende nuk​​ kishte​​ marrë vendim lidhur me kërkesën e përjashtimit të anëtarëve​​ të këtij paneli​​ në raport me​​ detyrimin e për ndërprerjen e procedurës deri sa të vendoset për konfliktin e interesit,​​ të specifikuar në​​ paragrafët 3, 4 dhe 5 të Rregullores Nr. 05/2019.

 

  • Në kontekst të pretendimit të fundit, Gjykata vë në pah se Paneli Hetimor ka dorëzuar raportin e tij final në KPK më 1 nëntor 2022, respektivisht ende pa marrë vendimin e KPK-së në lidhje me kërkesës e parashtruesit për përjashtim të anëtarëve të Panelit Hetimor, i cili zyrtarisht është protokolluar më 2 nëntor 2022, pavarësisht detyrimit të Kryesuesit të KPK-së, KPK-së dhe Kryesuesit të Panelit Hetimor që​​ Në​​ të​​ gjitha rastet kur paraqitet konflikti i interesit, ndërpret procedurën, deri sa të​​ vendoset për konfliktin e interesit​​ ​​ përputhje me paragrafin 3 të​​ nenit​​ 13 të Rregullores Nr. 05/2019.

 

  • Përkitazi​​ me​​ mosarsyetimin e​​ pretendimit​​ ankimor për​​ (v)​​ mohim​​ të së drejtës për t’u dëgjuar,​​ Gjykata vëren se Gjykata Supreme gjatë përshkrimit të gjendjes faktike iu referua seancave dëgjimore gjatë procedurës disiplinore para Panelit Hetimor dhe seancës dëgjimore të KPK-së, ku parashtruesi i kërkesës ka refuzuar të deklarohet për meritat e rastit dhe ka ngritur vetëm aspekte procedurale të mbarëvajtjes së procedurës disiplinore të zhvilluar ndaj tij, dhe se vetë vendimet në lidhje me këtë procedurë janë mbështetur në deklaratën/përgjigjen me shkrim të parashtruesit të kërkesës së drejtuar Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë. Andaj, lidhur me këtë të fundit, Gjykata konstaton se pretendimi në fjalë është​​ mjaftueshëm​​ i​​ arsyetuar.​​ 

 

  • Ndërsa, sa i përket mosadresimit të pretendimit ankimor të parashtruesit të kërkesës për​​ (vi)​​ vendim arbitrar të KPK-së, Gjykata konsideron se Gjykata Supreme në arsyetimin e saj ka pranuar vlerësimin dhe arsyetimin e KPK-së, e cila​​ ​​ Vendimin e saj [nr. 1513/2022] të 29 nëntorit 2022,​​ konstatoi se: “[...]​​ pas dëgjimit të Panelit Hetimor, subjektit të hetimit disiplinor, avokatit mbrojtës të subjektit të hetimit disiplinor dhe shqyrtimit, analizimit, krahasimit të provave të cekura në Raportin e Panelit si dhe fjalës përfundimtare, erdhi në përfundim se prokurori A.H. ​​ [parashtruesi i kërkesës], me këtë veprim ka vepruar në shkelje të Ligjit Nr. 06/L-057 për Përgjegjësinë disiplinore të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve​​ [...]”, çka e bën vendimin në fjalë​​ në këtë​​ të mos karakterizohet me mungesë të arsyetimit të vendimit gjyqësor.​​ ​​ 

 

  • Në këtë kontekst,​​ meqë Gjykata Supreme pranoi​​ arsyetimin e KPK-së, Gjykata po ashtu vë në pah edhe përmbajtjen e vendimit të lartcekur të KPK-së, i cili vetëm përshkruan rrjedhën e procedurës hetimore ndaj parashtruesit të kërkesës për shkelje disiplinore, si dhe administron provat e rastit konkret duke konstatuar shkeljen disiplinore, pa adresuar pretendimet​​ e​​ parashtruesit të​​ kërkesës, të​​ cilat i kishte ngritur​​ gjatë procedurës hetimore​​ përmes​​ (i)​​ Kërkesës për anulimin e vendimeve dhe konstatimin e kalimit të​​ afatit të​​ hetimeve në​​ rastin AD.nr.03/2022 të​​ 24 tetorit 2022 si dhe​​ (ii)​​ Ankesës kundër Vendimit [1291/2022] të​​ KPK-së​​ për refuzim të​​ përjashtimit të​​ anëtarëve të​​ Panelit Hetimor,​​ të​​ 31 tetorit 2022,​​ të​​ protokolluar më ​​​​ 2 nëntor 2022.​​ 

 

  • Nga sa më sipër, Gjykata vlerëson se Gjykata Supreme nuk kishte dhënë shpjegim ndaj​​ 4 (katër) prej 6 (gjashtë)​​ pretendimeve qendrore​​ në lidhje me​​ rastin e parashtruesit të kërkesës, siç kërkohet me garancitë procedurale të nenit 31 të Kushtetutës në lidhje me​​ paragrafin 1 të​​ nenit​​ 6 të KEDNJ-së, përfshirë​​ të metat procedurale të cilat parashtruesi i ka pretenduar. ​​ 

 

  • Duke qenë se parashtruesi i kërkesës nuk ka pranuar përgjigje ndaj​​ 4 (katër)​​ pretendimeve thelbësore, Gjykata vlerëson se Aktgjykimi i Gjykatës Supreme nuk i ofron​​ garancitë e mishëruara në nenin 31 të Kushtetutës dhe nenin 6 të KEDNJ-së që ngërthejnë detyrimin që gjykatat të japin arsye të mjaftueshme për vendimet e tyre (shih,​​ rastin e GJEDNJ-së,​​ H. kundër Belgjikës,​​ cituar më lart,​​ paragrafi 53; si dhe shih rastet e Gjykatës​​ KI230/19,​​ parashtrues​​ Albert Rakipi,​​ cituar më lart, paragrafi 139 dhe​​ KI87/18,​​ parashtrues​​ IF Skadiforsikring,​​ cituar më lart, paragrafi​​ 44 dhe rastin KI202/21, me parashtrues​​ Kelkos Energy, SH.P.K., të cituar më lart, paragrafi 134,​​ KI143/22, parashtrues​​ Hidroenergji sh.p.k,​​ cituar më lart,​​ paragrafi 133).

 

  • Gjykata rikujton se GJEDNJ-ja në jurisprudencën e saj të konsoliduar ka përcaktuar se gjykatat me juridiksion apeli ​​ nuk kanë nevojë të japin arsyetim të detajuar në rastet kur pajtohen me arsyetimin e dhënë nga gjykata e instancës së parë, përkundër faktit që të njëjtat po ashtu duhet të jenë mjaftueshëm të arsyetuara (shih rastin e GJEDNJ-së,​​ Garcia Ruiz kundër Spanjës, cituar më lart, paragrafi 31).​​ Në​​ këtë​​ drejtim, Gjykata sqaron se shkallë​​ e parë​​ e vendimmarrjes në​​ procedurën disiplinore ndaj prokurorëve në​​ sistemin prokurorial sipas​​ paragrafit 3 të​​ nenit 14 (Procedurat Disiplinore) të​​ Ligjit për​​ Përgjegjësinë​​ Disiplinore, përcakton si në​​ vijim:​​ 3. Këshilli vendos nëse është kryer shkelja e supozuar disiplinore dhe, në rast se konstaton se gjyqtari ose prokurori ka kryer shkeljen e supozuar disiplinore, shqipton sanksionin disiplinor sipas dispozitave të këtij Ligji.”​​ Mirëpo, në rrethanat e rastit nën shqyrtim, Gjykata vëren se Gjykata Supreme vetëm ka vërtetuar​​ vendimin e KPK-së si​​ shkallë më të ulët duke aprovuar edhe qëndrimin dhe arsyetimin e tyre në këtë​​ Aktgjykim.​​ 

 

  • Rrjedhimisht, duke marrë për bazë atë që edhe Gjykata Supreme nuk adresoi pretendimet e parashtruesit të kërkesës,​​ pretendime të cilat ai i kishte ngritur edhe para​​ KPK-së siç është cekur më lart, Gjykata ​​ vlerëson se kriteret thelbësore të së drejtës për një vendim të arsyetuar-në një mënyrë ose tjetrën-përcaktojnë se Gjykata Supreme ka pasur për obligim që t’i adresojë pretendimet qendrore të parashtruesit të kërkesës dhe jo që t’i shpërfillë ato në tërësi ose që disa prej tyre t’i adresojë vetëm me një arsyetim të shkurtër dhe të përgjithësuar (shih,​​ mutatis mutandis, rastin e​​ Gjykatës,​​ KI202/21, me parashtrues​​ Kelkos Energy, SH.P.K., i cituar më lart, paragrafi 135​​ dhe​​ KI143/22, parashtrues​​ Hidroenergji sh.p.k,​​ cituar më lart,​​ paragrafi 135).

  • Nga sa më sipër, Gjykata rithekson se Gjykata Supreme ka pasur për obligim që t’i adresojë çështjet thelbësore të parashtruesit të kërkesës, çka në rrethanat e rastit konkret nuk ka ndodhur.

 

  • Gjykata rikujton se Gjykata Supreme lidhur me​​ ankesën​​ e parashtruesit të kërkesës për​​ shqiptimin e sanksionit disiplinor​​ “Vërejtje publike me shkrim”​​ ka aprovuar dhe vërtetuar qëndrimin e​​ KPK-së, si​​ shkallë më të ulët​​ e vendosjes në​​ këtë​​ çështje, duke theksuar se​​ KPK ka​​ vepruar në përputhshmëri me dispozitat e Ligjit në fuqi për Përgjegjësinë Disiplinore të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve, ka argumentuar se është bërë shkelje disiplinore nga paraqitësi i ankesës [parashtruesi i kërkesës], i ka shqiptuar masën disiplinore në harmoni me parimin e proporcionalitetit dhe kritereve të parapara ligjore (neni 7 par.2) dhe ka marrë parasysh, pra, edhe seriozitetin, pasojat, rrethanat në të cilat është kryer shkelja, etj.

 

  • Në këtë drejtim, Gjykata konsideron se Gjykata Supreme përtej përshkrimit të​​ gjendjes faktike​​ dhe​​ provave relevante, e njëjta​​ nuk ka​​ arsyetuar​​ pretendimet qendrore të ngritura nga parashtruesi i kërkesës.​​ 

 

  • Në fund, Gjykata rithekson se drejtësia procedurale kërkon që pretendimeve thelbësore të ngritura nga palët në gjykatat e rregullta duhet dhënë përgjigje në mënyrën e duhur, posaçërisht nëse kanë të bëjnë me pretendimet vendimtare që në rastin konkret i referohen​​ ligjshmërisë​​ së​​ vendimeve të​​ KPK-së​​ në​​ lidhje me procedurën hetimore për shkelje disiplinore dhe mandatit të​​ Panelit Hetimor​​ (shih rastin e Gjykatës​​ KI202/21,​​ Kelkos Energy, SH.P.K., i cituar më lart, paragrafi 140​​ dhe​​ KI143/22, parashtrues​​ Hidroenergji sh.p.k,​​ cituar më lart,​​ paragrafi 139).

 

  • Rrjedhimisht, Gjykata konstaton që Aktgjykimi i kontestuar i Gjykatës Supreme nuk i plotëson kriteret e një gjykimi të drejtë dhe të paanshëm, të garantuar me nenin 31 të Kushtetutës, në lidhje me nenin 6 të KEDNJ-së për shkak të mungesës së vendimit të arsyetuar.​​ 

 

Kërkesa për masë të përkohshme

 

  • Gjykata i referohet nenit 116.2​​ [Efekti Juridik i Vendimeve]​​ të Kushtetutës dhe nenit 27 [Masat​​ e përkohshme]​​ të Ligjit, që përcaktojnë:​​ 

 

Neni 116

[Efekti Juridik i Vendimeve]

 

“[...]

 

2.​​ Përderisa procedura të mos përfundojë para Gjykatës Kushtetuese, ajo mund të suspendojë përkohësisht veprimin ose ligjin e kontestuar, derisa të merret vendimi i Gjykatës, nëse konsideron që aplikimi i veprimit a ligjit të kontestuar, mund të shkaktoj dëme të pariparueshme.

 

[...]”

Neni 27​​ 

[Masat e përkohshme]

 

“1. Gjykata Kushtetuese sipas detyrës zyrtare ose me kërkesë të palës mund të vendos përkohësisht masa te përkohshme ndaj një çështjeje që është objekt i procedurës, nëse këto masa janë të nevojshme për të evituar rreziqe ose dëme të pariparueshme, ose nëse marrja e këtyre masave të përkohshme është në interes publik.​​ 

 

2. Kohëzgjatja e masave të përkohshme duhet të jetë e arsyeshme dhe proporcionale.”

 

  • Gjykata po ashtu i referohet rregullit 45 (2) (b) [Vendimmarrja lidhur me kërkesën për masë të përkohshme] të Rregullores së punës që specifikon:​​ “(2) arsyetimin për pranimin ose refuzimin e kërkesës për masë të përkohshme bazuar në kriteret e përcaktuara në nenin 27 (Masat e përkohshme) të Ligjit”.​​ 

 

  • Gjykata veçse ka vendosur për meritat e kërkesës dhe ka konstatuar shkelje të nenit 31 të Kushtetutës në lidhje me nenin 6 të KEDNJ-së, prandaj, vendosja e masës së përkohshme është e panevojshme.

​​ 

  • Për këto arsye, kërkesa për masë të përkohshme duhet të refuzohet.

 

Përfundim

 

  • Si përmbledhje, Gjykata konstaton se Aktgjykimi [AA. nr. 37/22], i​​ 18 janarit 2023​​ i Gjykatës Supreme nuk e plotëson kushtin​​ për “gjykim të drejtë​​ në pajtim me paragrafin 1 të nenit 31 të Kushtetutës në lidhje me​​ paragrafin 1 të nenit​​ 6 të KEDNJ-së për shkak të mungesës së​​ arsyetimit adekuat të vendimit​​ gjyqësor në lidhje me pretendimet ankimore si në vijim: (i)​​ ligjshmërinë e vendimit të KPK-së për zëvendësimin e anëtarit të Panelit Hetimor nga ana e Kryesuesit të KPK-së; (ii) ligjshmërinë e ndërprerjes së parashkrimit dhe suspendimit të procedurës disiplinore; (iii) tejkalimin e afatit ligjor për ndërmarrjen e veprimeve hetimore nga ana e Panelit Hetimor, gjegjësisht mandatin e këtij paneli; si dhe (iv) procedimin raportit të Panelit Hetimor në KPK përderisa e njëjta ende nuk kishte marrë vendim lidhur me kërkesën e përjashtimit të anëtarëve të këtij paneli.​​ Ndërsa, në lidhje me pretendimet e tjera ankimore përkitazi me (v) të drejtën e parashtruesit të kërkesës për t’u​​ dëgjuar​​ si dhe (vi) vendimin arbitrar të KPK-së, Gjykata konstaton se të njëjtat janë mjaftueshëm të arsyetuara ashtu që nuk përbëjnë shkelje të së drejtës për gjykim të drejtë dhe të paanshëm.

 

  • Përveç kësaj,​​ Gjykata konsideron se duke marrë parasysh faktin se Gjykata tashmë ka vendosur për meritat e kërkesës dhe ka konstatuar shkelje të nenit 31 të Kushtetutës në lidhje me nenin 6 të KEDNJ-së, rrjedhimisht, vendosja e masës së përkohshme është e panevojshme.

 

  • Sikurse është sqaruar më sipër, vlerësimi i Gjykatës ka të bëjë vetëm me​​ aspektin e garancive procedurale kushtetuese në rastin e parashtruesit të kërkesës, andaj ky aktgjykim​​ nuk​​ paragjykon​​ epilogun e procedurave të mëtejme.​​ 

 

 

 

 

PËR KËTO ARSYE

 

Gjykata Kushtetuese, në pajtim me​​ nenet 113.7 dhe 116.1 të Kushtetutës​​ të Kushtetutës, me nenet 20, 27​​ dhe 47​​ të Ligjit dhe me​​ rregullat​​ 45 (2) (b)​​ dhe​​ 48 (1) (a) të Rregullores​​ së punës, në seancën e mbajtur më​​ 17​​ janar​​ 2024,​​ njëzëri:

 

VENDOS

 

  • TË DEKLAROJË kërkesën të pranueshme;

 

  • TË KONSTATOJË se ka pasur shkelje të​​ paragrafit 1 të​​ nenit 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm] të Kushtetutës të Republikës së Kosovës​​ në lidhje me paragrafin 1 të​​ nenit 6 (E drejta për një proces të rregullt) të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut;

 

  • TË SHPALLË të pavlefshëm Aktgjykimin [AA. nr. 37/22] e Gjykatës Supreme të​​ ​​ 18 janarit 2023;

​​ 

  • TË KTHEJË​​ për rishqyrtim Aktgjykimin​​ [AA. nr. 37/22] e Gjykatës Supreme të​​ 18 janarit 2023, në pajtim me Aktgjykimin e kësaj Gjykate;

 

  • TË REFUZOJË​​ kërkesën për vendosjen e masës së përkohshme;

 

  • TË URDHËROJË​​ Gjykatën Supreme​​ që ta njoftojë Gjykatën, në pajtim me​​ paragrafin 5 të rregullit​​ 60​​ (Zbatimi i vendimeve) të Rregullores së punës, deri më​​ 17 korrik2024, për masat e ndërmarra për zbatimin këtij Aktgjykimi;

 

 

  • T’UA KUMTOJË këtë Aktgjykim palëve dhe, në pajtim me​​ paragrafin 4 të nenit​​ 20​​ të Ligjit, ta publikojë në Gazetën Zyrtare​​ të Republikës së Kosovës;

 

  • TË KONSTATOJË​​ që ky​​ Aktgjykim​​ hyn në fuqi në ditën e shpalljes në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës në pajtim me paragrafin 5 të nenit 20 të Ligjit.​​ 

 

 

 

 

 

Gjyqtari raportuesKryetarja e Gjykatës Kushtetuese​​ 

 

 

 

 

Nexhmi Rexhepi​​    ​​  Gresa Caka-Nimani​​ 

 

 

 

 

Parashtruesit:

Armend Hamiti

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktgjykim

Shkelje e të drejtave kushtetuese

Neni 31 - E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Tjetër