Vendim

Vlerësim i kushtetutshmërisë së vendimeve ose akteve të paspecifikuara të autoriteteve publike

Nr. të lëndës KI 138/20

Parashtruesit: Sejdi Namani

Shkarko:

KI138/20, Parashtrues: Sejdi Namani, Vlerësim i kushtetutshmërisë së vendimeve ose akteve të paspecifikuara të autoriteteve publike

KI138/20, Vendim për refuzim të kërkesës i 18 shkurtit 2021

Fjalët kyç: Kërkesë individuale, kërkesë e paplotësuar, vendim për refuzim

Parashtruesi i kërkesës nuk kishte kontestuar asnjë akt konkret të ndonjë autoriteti publik dhe nuk kishte qartësuar saktësisht se cilat të drejta dhe liri themelore të garantuara me Kushtetutë pretendonte se i ishin cenuar nëpërmjet ndonjë akti të një autoriteti publik.

Parashtruesi i kërkesës kishte qenë punësuar si mësimdhënës, në Shkollën Fillore të Mesme të Ulët “ Nazim Gafurri” në Prishtinë, dhe më 30 mars 2015, Drejtoria Komunale e Arsimit në Komunën e Prishtinës, përmes Vendimit nr.119, i kishte shqiptuar parashtruesit të kërkesës masën disiplinore, largim i përkohshëm nga puna. Më 30 shtator 2015, Drejtoria Komunale e Arsimit në Prishtinë, përmes Vendimit nr. 329, i kishte ndërprerë përfundimisht marrëdhënien e punës parashtruesit të kërkesës. Pas ngritjes së Aktakuzës kundër parashtruesit të kërkesës, më 2 korrik 2018, Gjykata Themelore në Prishtinë, përmes Aktgjykimit Nr. PM nr. 4/16, kishte liruar parashtruesin e kërkesës nga akuza, për kryerjen e veprës penale për të cilën edhe ishte akuzuar. Parashtruesi i kërkesës kishte parashtruar ankesë në Komisionit për Zgjidhjen e Kontesteve dhe Ankesave në Komunën e Prishtinës, me kërkesë për shqyrtimin e Vendimit për largim nga puna dhe kjo e fundit refuzoi si të pabazuar ankesën e parashtruesit të kërkesës. Kundër këtij të fundit parashtruesi parashtroi ankesë në Inspektoratin e Punës, i cili përmes Vendimit Nr.01/37-153/19-A, miratoi pjesërisht si të bazuar ankesën e parashtruesit, duke vendosur si në vijim:1. Sa i përket ankesës për kthim  në vendin e tij të punës ankesa është e bazuar; 2. Ndërsa sa i përket kompensimit të pagave është e pabazuar.

Marrë parasysh faktin se kërkesa e parashtruesit nuk ishte e kompletuar, Gjykata i kërkoi parashtruesit të kërkesës që të plotësojë kërkesën e tij, duke: a) specifikuar aktet e autoriteteve publike të cilat i konteston; b) qartësuar saktësisht pretendimet e tij për shkelje të të drejtave të garantuara me Kushtetutë; dhe c) dorëzuar kopjet e dokumenteve dhe informatave të tjera që mbështesin pretendimet e tij. Parashtruesi i kërkesës nuk iu përgjigj kërkesës së Gjykatës.

Andaj, Gjykata konsideroi se kërkesa e parashtruesit nuk i përmbush kriteret procedurale për shqyrtim të mëtejmë, për shkak të moskompletimit të saj me dokumentacion mbështetës, ashtu siç kërkohet me nenet 48 dhe 22.4 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese dhe me rregullat 32 (2) (h) dhe 35 (5) të Rregullores së punës së Gjykatës, prandaj vendosi që kërkesa të refuzohet me procedurë të shkurtër.

Parashtruesit:

Sejdi Namani

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Vendim

Vendim për refuzim të kërkesës

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Administrative