Vendim

Kërkesa për vlerësimin e kushtetutshmërisë së vendimeve të Komunës së Mitrovicës, Gjilanit dhe Vitisë për kushtëzimet e qytetarëve në qasje në shërbimet komunale me pagesësn e obligimeve ndaj ndërmarrjeve publike

Nr. të lëndës KI 58/12, KI 66/12, KI 94/12

Parashtruesit: Selatin Gashi, Halit Azemi dhe grupi i këshilltarë

Parashtruesit e kërkesave kanë pretenduar se me vendimet e kuvendeve komunale u janë shkelur të drejtat e njeriut si në vijim: Neni 21,1, neni 24 (1)dhe 124 (6) i Kushtetutës dy nga parashtruesit nuk kanë cekur ndonjë dispozitë kushtetuese, por kanë theksuar se janë shkelur të drejtat e njeriut në marrjen e dokumenteve personale, Më 3 dhjetor 2012, Gjykata mbajti seancë publike ku morën pjesë dhe u dëgjuan parashtruesit e kërkesave, Më 30 prill 2013, Komuna e Gjilanit ka njoftuar zyrtarisht Gjykatën Kushtetuese se në seancën e mbajtur më 23 prill 2013, ka nxjerrë vendimin për shfuqizimin e vendimit për kufizimin e ofrimit të shërbimeve me pagesën e faturave për mbeturina dhe ujë” duke i dërguar nëpërmes postës elektronike zyrtare kopjen e Vendimit 01 nr 16-35734 të 23 prillit 2013, Gjykata konsideron se nxjerrja e vendimeve nga ana e kuvendeve komunale për shfuqizimin e vendimeve paraprake për kufizimin e ofrimit të shërbimeve të caktuara administrative në komunat respektive prej nga vijnë parashtruesit e kërkesave dhe me të cilat pretendohen shkeljet e të drejtave të njeriut, gjatë kohës sa këto kërkesa kanë qenë në shqyrtim në Gjykatë, por gjithsesi para se Gjykata të marrë një vendim përfundimtar, tregon se pozita e parashtruesve të kërkesës ka ndryshuar në mënyrë të konsiderueshme dhe kërkesa tanimë nuk ka arsyetim, ndërsa qëllimi që kanë kërkuar të arrijnë, është arritur plotësisht, Në dritën e kësaj, Gjykata konsideron se nuk ka më merita për të shqyrtuar më tutje këtë çështje dhe vendos ta heqë nga Lista kërkesën në pajtim me rregullin 32,4 të Rregullores së punës

Parashtruesit:

Selatin Gashi, Halit Azemi dhe grupi i këshilltarë

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Vendim

Array

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

administrative