Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Njoftimit të Senatit të Universitetit të Prishtinës, ref. nr 4/449, te dates 03.12.2010

Nr. të lëndës KI 06/11

Parashtruesit: Prof. dr. Shaban Hasi

Parashtruesi i kërkesës paraqiti kërkesën në përputhje me nenin 113.7 të Kushtetutës së Kosovës, duke pretenduar se me Njoftimin e Senatit të Universitetit të Prishtinës, ref. nr 4/449, të datës 03. 12. 2o10, i janë shkelur të drejtat e garantuara me Kushtetutë neni 49 i Kushtetutës ( e drejta në punë dhe zgjedhja e profesionit ) dhe neni 25 (E drejta për jetën).
Parashtruesi i kërkesës kërkon vlerësimin e Kushtetutshmërisë së njoftimit ref. nr. 4/449, të datës 03.12.2010, i nënshkruar nga Rektori i UP-së, z. Mujë Rugova, me anë të të cilit Fakulteti i Mjekësisë (shërbimi financiar), zyrtari ligjor i UP-së, Zyra akademike dhe profesorët z. Shaban Hasi e z. Lutfi Dervishi njoftohen se çështja e zgjedhjes së këtyre dy profesorëve refuzohet sepse të përmendurit janë në procedurë gjyqësore dhe njëkohësisht obligohet shërbimi financiar i UP-së që të përmendurit t’i largojë nga lista e pagave, Duke shqyrtuar dokumentacionin e paraqitur në kërkesë, Gjykata konstaton se parashtruesi i saj nuk ka përmbushur kushtin e shterjes së mjeteve të parapara juridike, sepse nuk ka ofruar dëshmi që përpos një ankese në Senatin e UP-së të ketë ushtruar ndonjë mjet tjetër juridik apo të ketë marrë ndonjë vendim meritor nga ndonjë organ administrativ, apo gjykatë e rregullt, para se t’i drejtohej me kërkesë Gjykatës Kushtetuese, Gjykata Kushtetuese ka konstatuar se në pajtim me nenin 113.7 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, nenin 47.2 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese dhe rregullin 36.1(a) të Rregullores së punës, hedhë poshtë kërkesën si të papranueshme.

Parashtruesit:

Prof. dr. Shaban Hasi

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Nuk janë shterur mjetet juridike

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Civile