Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesë për njohjen e statusit të veteranit të UÇK-së

Nr. të lëndës KI 32/11

Parashtruesit: Lulzim Ramaj

Parashtruesi paraqiti kërkesën në përputhje me nenin 113.7 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës duke pretenduar që për shkak se organizata e UÇK-së nuk ia ka njohur statusin e veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) organizata e UÇK-së i ka shkelur nenet 21 [Parimet e Përgjithshme] dhe 24 [Barazia para Ligjit], të parashikuara me Kapitullin II [Të Drejtat dhe Liritë Themelore] të Kushtetutës. Parashtruesi më tej pohon për shkelje të nenit 1 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, nenit 29 të Deklaratës Universale për të Drejtat e Njeriut dhe nenit 2 të Konventës Ndërkombëtare për të Drejtat Civile dhe Politike.

Parashtruesi dorëzoi një peticion pranë Gjykatës Supreme më 13 dhjetor 2010, për shkak të heshtjes administrative të Organizatës Qendrore të Veteranëve të UÇK-së. Parashtruesi pohon që nuk ka marrë asnjë vendim nga Gjykata Supreme.

Peticioni i parashtruesit ende është në procedurë pranë Gjykatës Supreme. Prandaj, duket që kërkesa e tij është parakohshme.
Prandaj Gjykata ka konstatuar qe Kërkesa refuzohet si qartazi e pabazuar, dhe është e papranueshme, në përputhje me nenin 113.7 të Kushtetutës dhe nenin 47 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese.

Parashtruesit:

Lulzim Ramaj

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Nuk janë shterur mjetet juridike

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

administrative