Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesë për vlerësim të kushtetutshmërisë së Aktvendimit të Gjykatës së Apelit në Prishtinë – Departamenti për Çështje Administrative  AA. nr. 557/2019, të 05 nëntorit 2019

Nr. të lëndës KI 15/20

Parashtruesit: Merita Dervishi

Shkarko:

KI 15/20, Merita Dervishi, Kërkesë për vlerësim të kushtetutshmërisë së Aktvendimit të Gjykatës së Apelit në Prishtinë – Departamenti për Çështje Administrative  AA. nr. 557/2019, të 05 nëntorit 2019

KI15/20, aktvendim për papranueshmëri i 12 prillit 2021, publikuar më 25 maj 2021 

Fjalët kyç: kërkesa individuale, ratione materiae, qartazi e pabazuar

Parashtruesja e kërkesës parashtroi kërkesë në Gjykatën Themelore përmes të cilës  kërkoi përsëritjen e procedurës gjyqësore. Gjykatat e rregullta refuzuan kërkesën e parashtrueses si të pabazuar. Duke pasur parasysh këtë, parashtruesja e kërkesës parashtroi kërkesë për mbrojtje të ligjshmërisë në Zyrën e Prokurorit të Shtetit, e cila u refuzua si e pabazuar.

Në lidhje me këtë, parashtruesja e kërkesës iu drejtua Gjykatës duke deklaruar se gjykatat e rregullta kanë shkelur të drejtat e saj të garantuara me nenin 31 të Kushtetutës. Përveç kësaj, parashtruesja e kërkesës pretendoi që Zyra e Prokurorit të Shtetit duke refuzuar kërkesën për mbrojtjen e ligjshmërisë ka shkelur nenet 31 dhe 32 të Kushtetutës në lidhje me nenet 6 dhe 13 të KEDNJ-së.

Duke analizuar pretendimet e parashtrueses së kërkesës, Gjykata konkludoi se kërkesa për përsëritjen e procedurës nuk është në pajtim ratione materiae me Kushtetutën, ndërsa pretendimet se me njoftim janë shkelur të drejtat kushtetuese nga nenet 31 dhe 32 të Kushtetutës në lidhje me nenet 6 dhe 13 të KEDNJ-së, janë të pabazuara.

Parashtruesit:

Merita Dervishi

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri