Vendim

Kërkesë për vlerësim të kushtetutshmërisë së aktit të paspecifikuar të autoritetit publik të paspecifikuar

Nr. të lëndës KI 100/20

Parashtruesit: Skënder Hana

Shkarko:

KI100/20, Parashtrues i kërkesës: Skënder Hana, Kërkesë për vlerësim të kushtetutshmërisë së aktit të paspecifikuar të autoritetit publik të paspecifikuar 

KI100/20, Vendim për Refuzim të Kërkesës i miratuar më 11 nëntor 2020, i publikuar më 1 dhjetor 2020

Fjalët kyç: kërkesë individuale, procedurë e shkurtër,  kërkesë e papranueshme

Në rrethanat e rastit konkret, parashtruesi i kërkesës nuk konteston kushtetutshmërinë e ndonjë akti të ndonjë autoriteti publik në Republikën e Kosovës. Kërkesa nuk ka objekt të çështjes sepse parashtruesi i kërkesës nuk ka specifikuar ndonjë akt të ndonjë autoriteti publik në Republikën e Kosovës.

Gjykata konstatoi se parashtruesi i kërkesës nuk ka ofruar informata, të cilat Gjykata u përpoq t’i merrte nga parashtruesi i kërkesës. Prandaj, Gjykata konkludoi që kërkesa është e paplotë dhe se nuk është e qartë përkundër kërkesës ndaj parashtruesit të kërkesës për ta plotësuar ose sqaruar kërkesën.

Gjykata vlerësoi se kërkesa e parashtruesit nuk i plotëson kushtet procedurale për shqyrtim të mëtutjeshëm për shkak se nuk është e plotësuar me dokumentacionin e nevojshëm, siç parashihet me nenin 22 paragrafi 4 dhe nenin 48 të Ligjit, si dhe rregullat 32 (2) (h) dhe 35 (5) të Rregullores së punës.

Parashtruesit:

Skënder Hana

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Vendim

Mosshkelje e të drejtave kushtetuese