KI116/22, Parashtrues: Conzorciumi për Rindërtimin e Kosovës CRK. Sh.p.k., vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme [CMLnr.11/2021] të 8 shkurtit 2022
KI116/22, Aktvendim për papranueshmëri i 24 shtatorit 2024, publikuar më 28 tetor 2024
Fjalët kyç: kërkesë individuale, kërkesë e parakohshme, e drejta e parablerjes, kërkesë e papranueshme
Nga shkresat e lëndës rezulton se ndërlidhet me kontratën e koncesionit të lidhur më 2 shkurt 2001 ndërmjet parashtruesit të kërkesës dhe Misionit të Administratës së Përkohshme të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK) për komercializimin e NSH “Fapol” në Podujevë, për periudhën 10 vjeçare, deri më datë 2 shkurt 2011. Më vonë palët lidhin Aneks kontratën me të cilën vazhdohet Kontrata e koncesionit deri më 30 qershor 2012. Detyrimet kryesore për parashtruesin e kërkesës nga Kontrata dhe Aneks kontrata, ishin investimet që duhet t’i bëj parashtruesi i kërkesës në të holla, punësimin në NSH të numrit të caktuar të punëtorëve si dhe pagesën e qirasë vjetore. Ndërkohë, parashtruesi i kërkesës paraqiti kërkesëpadi për të ushtruar të drejtën e blerjes së aseteve të Fapol Podujevë. Më 16 gusht 2017, Kolegji i Specializuar i DHPGJS-së vendosi në merita të çështjes dhe përcaktoi: (i) pranohet tërheqja e padisë ndaj shitjes me likuidim të aseteve të Fapol Podujevë filluar në 2014, me shenjën C-I-14-0017; (ii) padia e filluar më 2017 me shenjën C-I-17-0016 është e bazuar, ashtu që parashtruesit të kërkesës i njihet e drejta e parablerjes në njësinë “Fapol Podujevë”. Ky vendim më vonë u vërtetua me Aktgjykimin e Kolegjit të Apelit të DHPGJS-së [AC-I-17-0559] të 16 janarit 2018. Pala e paditur AKP paraqiti propozim për përsëritje të procedurës kundër Aktgjykimit të Kolegjit të Specializuar të DHPGJS-së [I-C-I-17-0016] të 16 gushtit 2017 të vërtetuar me Aktgjykimin e Kolegjit të Apelit të DHPGJS-së [AC-I-17-0559] të 16 janarit 2018. Kolegji i Apelit të DHPGJS-së e hodhi poshtë propozimin e AKP-së duke theksuar se vendimet e Kolegjit të Apelit të DHPGJS-së janë të prera dhe nuk i nënshtrohen asnjë apeli tjetër. Parashtruesi i kërkesës i ishte drejtuar të AKP-së, me një parashtresë duke kërkuar zbatimin e Aktgjykimit i Kolegjit të Specializuar të DHPGJS-së [I-C-I-17-0016] i 16 gushtit 2017 dhe Aktgjykimit e Kolegji i Apelit të DHPGJS-së [AC-I-17-0559] të 16 janarit 2018. AKP-ja e refuzoi të pabazuar kërkesën e parashtruesit të kërkesës me arsyetimin se parashtruesi i kërkesës nuk kishte përmbushur kushtet e kontratës lidhur me investimet në të holla, punësimin në NSH të numrit të caktuar të punëtorëve si dhe pagesën e qirasë vjetore. Pas ankesës së AKP-së, Kolegji i Apelit të DHPGJS-së kishte vendosur që padia e parashtruesit të kërkesës duhet të kthehet në rigjykim në shkallën e parë të DHPGJS-së dhe të vërtetohet dhe saktësohet identiteti i palës në dobi të të cilës duhet të zbatohen Aktgjykimi i Kolegjit të Specializuar të DHPGJS-së [C-I-17-00016] të 16 gushtit 2017 dhe Aktgjykimin e Kolegjit të Apelit të DHPGJS-së [AC-I-17-0059] të 16 janarit 2018. Ndërkohë, Parashtruesi i kërkesës paraqiti propozim për përmbarim tek përmbaruesi i privat F.H., me qëllim të përmbarimit të dhunshëm të aktgjykimeve të formës së prerë dhe të ekzekutueshme të DHPGJS-së përkatësisht Aktgjykimin e Kolegjit të Specializuar të DHPGJS-së [I-C-I-17-0016] të 16 gushtit 2017 dhe Aktgjykimin e Kolegji i Apelit të DHPGJS-së [AC-I-17-0559] të 16 janarit 2018. AKP-ja paraqiti prapësim kundër Urdhrit Përmbarimor [P.nr.109/2018] të datës 19.03.2018. Gjykata Themelore përmes Aktvendimit [PPP.nr.408/18] e refuzoi të pabazuar prapësimin e AKP-së të paraqitur kundër Urdhrit Përmbarimor [P.nr.109/2018] të 19 marsit 2018. AKP-ja paraqiti ankesë kundër vendimit të lartpërmendur të Gjykatës Themelore duke pretenduar shkelje esenciale të dispozitave procedurale dhe konstatim të gabuar dhe jo të plotë të gjendjes faktike. Gjykata e Apelit aprovoi të themeltë ankesën e AKP-së dhe anuloi aktvendimin e Gjykatës Themelore dhe çështjen e kishte kthyer tek e njëjta gjykatë për procedim të sërishëm. Gjykata Themelore aprovoi prapësimin e AKP-së dhe anuloi Urdhrit Përmbarimor [P.nr.109/2018] të datës 19.03.2018. Gjykata Themelore vlerësoi se AKP-ja nuk ka vënë në dyshim zbatimin e aktgjykimeve të DHPGJS-së por që nga përgjigja e ARBK-së lidhur me të drejtën e parablerjes së ndërmarrjes “Fapol” janë paraqitur subjekte ekonomike të ndryshme me numra të biznesit dhe pronarë të ndryshëm identiteti i të cilëve duhet të verifikohet. Parashtruesi i kërkesës paraqiti ankesë kundër vendimit të lartpërmendur në Gjykatën e Apelit duke pretenduar shkelje esenciale të dispozitave procedurale të LPP-së. Gjykata e Apelit e refuzoi të pathemeltë ankesën e parashtruesit të kërkesës vërtetoi Aktvendimin e Gjykatës Themelore. Parashtruesi i kërkesës iu drejtua Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit me propozim për ngritjen e kërkesës për mbrojtje të ligjshmërisë në Gjykatën Supreme. Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit kishte njoftuar parashtruesin e kërkesës për aprovim të propozimit dhe se kishte paraqitur kërkesë për mbrojtje të ligjshmërisë në Gjykatën Supreme. Gjykata Supreme e refuzoi të pabazuar kërkesën e Prokurorit të Shtetit për mbrojtje të ligjshmërisë duke vlerësuar se parashtruesi i kërkesës bazuar në rregullat e ofertimit të AKP-së kishte pasur ndalesë të ofertimit për shkak të mos përmbushjes së kushteve të kontratës në raport me AKP-në.
Në procedurë në Gjykatën Kushtetuese, parashtruesi i kërkesës në thelb pretendoi se parashtruesi i kërkesës në mënyrë specifike pretendon se në rastin e tij është cenuar parimi res iudicata për shkak të mos ekzekutimit të vendimeve të Aktgjykimit të Kolegjit të Specializuar të DHPGJS-së [C-I-17-00016] të 16 gushtit 2017 dhe Aktgjykimin e Kolegjit të Apelit të DHPGJS-së [AC-I-17-0059] të 16 janarit 2018.
Në vlerësimin e pretendimeve të parashtruesit të kërkesës, Gjykata vlerësoi (i) Kolegji i Apelit të DHPGJS-së në parim nuk kundërshton zbatimin e Aktgjykimin e Kolegjit të Specializuar të DHPGJS-së C-I-17-00016 të 16 gushtit 2017 dhe Aktgjykimin e Kolegjit të Apelit të DHPGJS-së AC-I-17-0059 të 16 janarit 2018; (ii) mirëpo, Kolegji i Apelit të DHPGJS-së ka konstatuar se duhet të vërtetohet dhe saktësohet identiteti i palës në dobi të të cilës duhet të zbatohen Aktgjykimi i Kolegjit të Specializuar të DHPGJS-së C-I-17-00016 të 16 gushtit 2017 dhe Aktgjykimin e Kolegjit të Apelit të DHPGJS-së AC-I-17-0059 të 16 janarit 2018; (iii) Kolegji i Apelit të DHPGJS-së ka urdhëruar shkallën e parë të DHPGJS-së në procedurë të rigjykimit të ftohet edhe përfaqësuesi i Agjencisë Kosovare për Regjistrim të Biznesit (ARBK) me qëllim të heqjes së konfuzionit të krijuar dhe vërtetimit të plotë të gjendjes faktike në rastin e parashtruesit të kërkesës. Në këtë drejtim, Gjykata se çështjet e shtjelluara më sipër janë çështje tipike të konstatimit të gjendjes faktike dhe interpretimit e zbatimit të ligjit-çka në pajtim me karakterin subsidiar të kërkesës individuale- duhet të ndriçohen dhe zgjidhen në kuadër të procedurës që pritet të zhvillohet në DHPGJS.
Për pasojë dhe bazuar në sqarimet e dhëna në Aktvendimin e publikuar, Gjykata konstatoi se kërkesa e parashtruesit të kërkesës është e parakohshme dhe se bazuar në nenin 113.7 të Kushtetutës, në nenin 47 të Ligjit si dhe në rregullin 34 (1) (b) të Rregullores së punës duhet të refuzohet si e papranueshme.
Conzorciumi për Rindërtimin e Kosovës CRK. Sh.p.k.
KI - Kërkesë individuale
Aktvendim për papranueshmëri
Nuk janë shterur mjetet juridike
Civile