Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktvendimit Ac.nr.1882/23 të 18 prillit 2023 të Gjykatës së Apelit

Nr. të lëndës KI131/23

Parashtruesit: Mehdi Shehu

Shkarko:

KI131/23, Parashtrues: Mehdi Shehu, vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktvendimit Ac.nr.1882/23 të 18 prillit 2023 të Gjykatës së Apelit

KI131/23, Aktvendim për papranueshmëri i 17 janarit 2024, publikuar më 13 mars 2024

Fjalët kyç: kërkesë individuale, e drejta për gjykim të drejtë dhe të paanshëm, mbrojtja e pronës, procedurë paraprake, kërkesë e papranueshme    

Nga shkresat e lëndës rezulton se esenca e këtij rasti ndërlidhet me padinë e parashtruesit të kërkesës në cilësi të paditësit-propozuesit të masës së sigurimit kundër të paditurit-kundërshtarit të sigurimit M.Sh., për shkak të vërtetimit të së drejtës së kalimit (servitut) në ngastrat kadastrale me numër P-70705029-01779-1 Gjakovë Qytet dhe P70705029-01779-2 Gjakovë Qytet. Së bashku me padi parashtruesi i kërkesës kishte  paraqitur edhe propozim për caktimin e masës së sigurisë me të cilin ka kërkuar që kundërshtarit të sigurimit M.Sh., nga Gjakova, t’i ndalohet ndërmarrja e çfarëdo veprimi duke përfshirë tjetërsimin të gjendjes ekzistuese faktike të paluajtshmërisë e cila evidentohet në njësinë kadastrale me numër P-70705029-01779-3 Gjakovë Qytet, derisa të përfundojë në formë të prerë kontesti i paditësit për vërtetimin e të drejtës së kalimit (servitutit) në parcelën e sipërcituar. Gjykata Themelore refuzoi propozimin për caktimin e masës së sigurimit të kërkesëpadisë së parashtruesit të kërkesës, me të cilën kishte kërkuar që “kundërshtarit të sigurimit M.Sh., t’i ndalohet ndërmarrja e çfarëdo veprimi duke përfshirë tjetërsimin të gjendjes ekzistuese faktike të paluajtshmërisë e cila evidentohet në njësinë kadastrale me numër P-70705029-01779-3 Gjakovë Qytet, derisa të përfundojë në formë të prerë kontesti i paditësit për vërtetimin e të drejtës së kalimit (servitutit) në parcelën e sipërcituar. Gjykata Themelore theksoi se parashtruesi i kërkesës nuk i ka plotësuar kushtet  e përcaktuara me nenet 297, 300 dhe 304 të LPK-së që ndërlidhen me bërjen të besueshme të së drejtës subjektive, precizimin e sendit ndaj të cilit kërkohet caktimi i masës siguruese si dhe ofrimin e provave se pa caktimin e masës siguruese pala kundërshtare do të mund të pamundësonte apo vështirësonte dukshëm realizimin e kërkesës. Parashtruesi i kërkesës paraqiti ankesë në Gjykatën e Apelit duke pretenduar shkelje esenciale të dispozitave të procedurës kontestimore, të konstatimit të gabuar dhe jo të plotë të gjendjes faktike dhe të zbatimit të gabuar të së drejtës materiale, me propozim që të aprovohet ankesa si e bazuar ndërsa aktvendimi ankimor të prishet dhe çështja të kthehet në rivendosje në gjykatën e shkallës së parë. Gjykata e Apelit refuzoi të pabazuar ankesën e parashtruesit të kërkesës dhe vërtetoi aktvendimin e gjykatës së shkallës së parë.  Gjykata e Apelit vlerësoi se përfundimi dhe qëndrimi juridik i gjykatës së shkallës së parë është i drejtë dhe i ligjshëm, pasi që aktvendimi i atakuar nuk është i përfshirë në shkelje thelbësore të dispozitave të procedurës kontestimore dhe e drejta materiale është zbatuar në mënyrë të drejtë.

Në procedurë në Gjykatën Kushtetuese, parashtruesi i kërkesës në thelb ngriti pretendime specifike për shkelje të neneve 31 dhe 46 të Kushtetutës në ndërlidhje me nenin 1 të Protokollit nr. 1 dhe nenin 6  të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Parashtruesi i kërkesës Parashtruesi i kërkesës pretendoi që me mos vendosjen e masës së sigurisë ndaj shtëpisë së rrënuar ku ai është pronar legjitim në ½ pjesë ideale si dhe për shkak të mos miratimit të propozimit për dalje në vend të ekspertit të  gjeodezisë, në dëm të tij janë cenuar parimi i barazisë së armëve dhe e drejta për mbrojte të pronës.

Si çështje paraprake, Gjykata konstatoi se parashtruesi i kërkesës (i) gëzon një të “drejtë civile” që vë në lëvizje garancitë procedurale të nenit 31 të Kushtetutës në lidhje me nenin 6 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut; (ii)  kërkesa e parashtruesit të kërkesës përkitazi me pretendimin për shkelje të nenit 31 të Kushtetutës, në lidhje me nenin 6 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut është ratione materiae në pajtim më Kushtetutën; dhe, se (iii) garancitë procedurale të nenit 31 të Kushtetutës në lidhje me nenin 6 të KEDNJ-së janë të aplikueshme në rastin e tij.

Në vlerësimin e të gjitha pretendimeve të lartpërmendura të parashtruesit  të kërkesës, Gjykata konstatoi se refuzimi i propozimit të parashtruesit të kërkesës për dalje në vend të ekspertit të gjeodezisë nga gjykatat e rregullta (i) nuk nënkupton se ky i fundit ka qenë në pabarazi substanciale kundrejt palës kundërshtare; (ii) ose që për shkak të refuzimit të propozimit të parashtruesit të kërkesës, palës kundërshtare i është akorduar pozitë dominuese apo që kjo e fundit ka ushtruar ndikim të konsiderueshëm në vlerësimin e gjykatave të rregullta.

Për pasojë dhe bazuar në sqarimet e dhëna në Aktvendimin e publikuar, Gjykata konkludoi se pretendimet e parashtruesit të kërkesës për shkelje të neneve 31 [E Drejta për Gjykim të dhe 46 [Mbrojtja e Pronës] të Kushtetutës në lidhje me nenin 6 (1) (E drejta për një proces të rregullt)  dhe nenin të Protokollit nr.1 (Mbrojtja e pronës) të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, janë qartazi të pabazuara në baza kushtetuese, siç specifikohet në rregullin 34 (2) të Rregullores së punës.

Parashtruesit:

Mehdi Shehu

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesa është qartazi e pabazuar

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Civile