Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit [CML.nr.3/22] të Gjykatës Supreme, të 30 janarit 2023

Nr. të lëndës KI155/23

Parashtruesit: Zeqije Hoxha

Shkarko:

KI155/23: Parashtrues Zeqije Hoxha, Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit [CML.nr.3/22] të Gjykatës Supreme, të 30 janarit 2023

KI155/23, Aktvendim për papranueshmëri, i 30 janarit 2023, publikuar më 22 shkurt 2024;

Fjalët kyçe: kërkesa trashëgimore; prona; jashtë afatit ligjor;

Parashtruesja e kërkesës paraqiti padi për vërtetim të pronësisë në Gjykatën Themelore, përmes së cilës kërkonte pjesën e trashëgimisë që i takonte babait të saj. Gjykata Themelore argumentoi se sipas nenit 138 të Ligjit për Trashëgiminë të Kosovës [nr.2004/26], e drejta për të kërkuar pasurinë trashëgimore duhet parashtruar brenda 1 viti nga dita që trashëgimtari ka marrë dijeni për të drejtë e vet, dhe në çdo rast jo më vonë se 10 vjet. Në rastin konkret, Gjykata Themelore ia refuzoi kërkesëpadinë parashtrueses së kërkesës me arsyetimin se ishte parashtruar jashtë afatit ligjor. Gjykata e Apelit refuzoi ankesën e parashtrueses së kërkesës dhe konstatoi se vendimi i Gjykatës Themelore ishte i drejtë. Prokurori i Shtetit paraqiti kërkesë për mbrojtje të ligjshmërisë në Gjykatën Supreme kundër vendimit të Gjykatës së Apelit, me pretendimin se vendimet e Gjykatës Themelore dhe të Apelit ishin në kundërshtim me nenin 46 të Kushtetutës në lidhje me nenin 1 të Protokollit numër 1 të KEDNJ-së. Gjykata Supreme refuzoi si të pabazuar kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë dhe arsyetoi se vendimet e instancave më të ulëta ishin të drejta dhe në përputhje me ligjin.

Parashtruesja e kërkesës paraqiti kërkesë në Gjykatë me pretendimin se vendimet e gjykatave të rregullta ishin në kundërshtim me nenin 31 dhe 46 të Kushtetutës në lidhje me nenin 6 dhe nenin 1 të Protokollit numër 1 të KEDNJ-së. Parashtruesja e kërkesës theksoi se e drejta në pronë është absolute dhe nuk mund të parashkruhet asnjëherë.

Gjykata ritheksoi se është detyrë e gjykatave të rregullta të interpretojnë rregullat procedurale, përfshirë afatet për paraqitjen e ankesave apo parashtresave tjera. Respektimi i rregullave procedurale është i rëndësishëm sepse siguron zgjidhjen efektive të kontestit dhe gjykimin brenda një afati të arsyeshëm kohor. Në rastin konkret, Gjykata theksoi se parashtruesja e kërkesës i paraqiti kërkesat e saj trashëgimore jashtë afateve ligjore dhe nuk bëhet fjalë për mohim të procesit të rregullt gjyqësor. Në lidhje me pretendimin për shkeljen e të drejtës së pronës, Gjykata ritheksoi se e drejta e pronës nuk garanton të drejtën për të fituar pronën, për shembull, me anë të trashëgimisë. Gjykata theksoi se në rastin konkret nuk bëhet fjalë për ndonjë pronë ekzistuese të parashtrueses së kërkesës e as për ndërhyrje në gëzimin paqësor të pronës së saj. Gjykatat e rregullta nuk i trajtuan në merita pretendimet e saj trashëgimore, për shkak se ato ishin paraqitur jashtë afateve ligjore, dhe kjo ishte përgjegjësi e parashtrueses së kërkesës.

Parashtruesit:

Zeqije Hoxha

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesa është qartazi e pabazuar

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Civile