KI112/23, Parashtrues: Snezhana Neshevic, Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit [AC.nr.203/14] të Gjykatës së Apelit të Republikës së Kosovës, të 17 dhjetorit 2018
KI112/23, Vendim për refuzim të kërkesës, i 17 janarit 2024, publikuar më 22 shkurt 2024;
Fjalët kyçe: vendim për refuzim, procedurë e shkurtër, përsëritje e kërkesës;
Parashtruesja e kërkesës kishte dorëzuar kërkesëpadi në Gjykatën Themelore në Pejë përmes së cilës kërkoi që të njihej si pronare legjitime e pronës së paluajtshme në sipërfaqe prej 1.11.98 ha. Gjykata Themelore, më pas Gjykata e Apelit, refuzuan kërkesëpadinë përkatësisht ankesën e parashtrueses së kërkesës me arsyetimin se kërkesëpadia e saj ishte parashkruar. Parashtruesja e kërkesës kishte dorëzuar kërkesë në Gjykatën (KI59/19) me pretendimin se vendimet e gjykatave të rregullta cenuan të drejtat e saj kushtetuese të garantuara me nenet 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm] dhe 46 [Mbrojtja e Pronës], të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, në lidhje me nenet 6 (E drejta për një proces të rregullt) dhe 1 të Protokollit numër 1, të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Gjykata më 22 prill 2020 e refuzoi kërkesën e parashtrueses së kërkesës si qartazi të pabazuar. Megjithatë, parashtruesja e kërkesës më 31 maj 2023 dorëzoi përsëri kërkesë (KI112/23) në Gjykatën për çështjen e njëjtë. Gjykata sqaroi se vendimet e saj janë përfundimtare, të paapelueshme dhe detyruese për të gjithë. Gjykata ritheksoi se parashtruesit e kërkesave nuk mund të bëjnë kërkesa të përsëritura për çështje të cilat janë vendosur njëherë nga Gjykata dhe nuk mund të kërkojnë rihapjen e vendimeve dhe gjykimin e serishëm të së njëjtës çështje. Gjykata konstatoi se kërkesa e parashtrueses së kërkesës ishte përsëritje e kërkesës së mëhershme për të cilën kishte vendosur Gjykata, dhe sipas rregullit 54 të Rregullores së punës e refuzoi kërkesën me procedurë të shkurtër.
Snezhana Neshevic
KI - Kërkesë individuale
Vendim
Vendim për refuzim të kërkesës
Civile