Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim i kushtetutshmërisë së  Aktvendimit të Gjykatës Supreme të Kosovës [Rev. nr. 305/2022] të 5 gushtit 2022

Nr. të lëndës KI157/22

Parashtruesit: Abedin Ismaili

Shkarko:

KI157/22, Parashtrues i kërkesës: Abedin Ismaili, Vlerësim i kushtetutshmërisë së  Aktvendimit të Gjykatës Supreme të Kosovës [Rev. nr. 305/2022] të 5 gushtit 2022

KI157/22, Aktvendim për papranueshmëri i 21 janarit 2024, publikuar më 14 shkurt 2024

Fjalët kyçe: kërkesë individuale, e drejtë në pagesën e pagave jubilare

Thelbi i procedurës gjyqësore të parashtruesit të kërkesës para gjykatave të rregullta ndërlidhet me çështjen e realizimit të të drejtës në pagesën e tri pagave jubilare, ktë cilat Korporata energjetike e Kosovës (në tekstin e mëtejmë: KEK), sipas mendimit të parashtruesit të kërkesës do të duhej t’ia paguante për arsye se tek ai si punëdhënës ka punuar për më shumë se 30 vite. Rrjedhimisht, parashtruesi i kërkesës më 24 janar 2019 kishte parashtruar kërkesën [nr. 61] përmes së cilës kërkoi njohjen e tyre, dhe pagesën  e tri pagave jubilare. Më 24 janar 2019 KEK-u i dërgoi përgjigje parashtruesit të kërkesës [nr. 501] përmes së cilës e refuzoi kërkesën e tij, duke theksuar se ajo ”është ushtruar pas afatit ligjor”. 

Duke pasur parasysh këtë, parashtruesi i kërkesës ngriti procedurë gjyqësore në të cilën kërkoi nga punëdhënësi që t’i paguaj pagat jubilare. Procedura gjyqësore para gjykatave të rregullta përfundoi në atë mënyrë që kërkesëpadia e tij u refuzua. 

Pikërisht kjo bëri që parashtruesi i kërkesës t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese, duke pretenduar se gjykatat e rregullta i kanë shkelur të drejtat dhe liritë themelore të tij të garantuara me nenin 3 [Barazia para Ligjit],  nenin 24 [Barazia para Ligjit], nenin 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm], në lidhje me nenin 6 (E drejta për një proces të rregullt) të KEDNj-së, nenin 54 [Mbrojtja Gjyqësore e të Drejtave] dhe nenin 102 [Parimet e Përgjithshme të Sistemit Gjyqësor] të Kushtetutës në lidhje me nenin 13 (E drejta për zgjidhje efektive) të KEDNj-së.

Këto pretendime të parashtruesit të kërkesës Gjykata i ka analizuar veç e veç, duke aplikuar principet dhe standardet e GJEDNJ-së, me ç’ rast gjeti se ishin të pabazuara sipas paragrafit (2) të rregullit 34 të Rregullores së punës.

Parashtruesit:

Abedin Ismaili

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesa është qartazi e pabazuar

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Civile