Vendim

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktvendimit [PN.nr.1350/22] të Gjykatës së Apelit të 29 dhjetorit 2022  

Nr. të lëndës KI101/23

Parashtruesit: Faik Kurrumeli dhe të tjerët

Shkarko:

KI101/23, Parashtrues: Faik Kurrumeli dhe të tjerët, vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktvendimit [PN.nr.1350/22] të Gjykatës së Apelit të 29 dhjetorit 2022  

KI101/23, Vendim për Tërheqje të Kërkesës i 17 janarit 2024, publikuar më 7 shkurt 2024

Fjalët kyç: kërkesë individuale, sekuestrim i pronës, vendim për tërheqje të kërkesës   

Rrethanat e rastit konkret ndërlidhen me Urdhrin e Gjykatës Themelore në Pejë-Departamenti për Krime të Rënda për sekuestrim të përkohshëm të objekteve ndërtimore në pronësi të parashtruesve të kërkesës në zonën II të parkut kombëtar “Sharri” në Brezovicë, komuna Shtërpcë, bazuar në kërkesën e Prokurorisë Themelore në Ferizaj. Parashtruesit e kërkesës paraqitën ankesë në Gjykatën e Apelit duke pretenduar shkelje ligjore me propozim që Gjykata e Apelit të aprovoi ankesën dhe çështjen ta kthejë në rivendosje apo të ndryshojë aktvendimin ankimor duke lënë jashtë fuqie urdhrin për sekuestrim. Gjykata e Apelit përmes  e hodhi të palejuar ankesën e parashtruesve të kërkesës të paraqitur kundër Urdhrit të Gjykatës Themelore.

Parashtruesit e kërkesës dorëzuan kërkesën në Gjykatën Kushtetuese duke pretenduar shkelje të nenit 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm] dhe 46 [Mbrojtja e Pronës] të Kushtetutës të Kushtetutës për shkak se gjykatat e rregullta në mënyrë arbitrare kishin sekuestruar objektet ndërtimore në pronësi të tyre. Ndërkohë, gjatë fazës së shqyrtimit të kërkesës, parashtruesit e kërkesës njoftuan Gjykatën se dëshirojnë të tërheqin kërkesën e tyre.

Pas shqyrtimit të kërkesës së parashtruesve të kërkesës, Gjykata vlerësoi se nuk ka ndonjë arsye bindëse për vazhdimin e shqyrtimit të kushtetutshmërisë së vendimeve të kontestuara dhe e miratoi kërkesën e parashtruesve për tërheqje të kërkesës, në pajtim me nenin 23 të Ligjit dhe me rregullin 31 të Rregullores së punës.

Parashtruesit:

Faik Kurrumeli dhe të tjerët

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Vendim

Vendim për tërheqjen e palës nga kërkesa

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Penale